Demonstruesit pro-Palestinës kanë nisur një sulm ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu duke lëshuar gjallesa në afërsi të hotelit tij.
Përpara fjalimit të tij në Kongres, Netanyahu dhe delegacioni i tij po qëndrojnë në hotelin Watergate në Uashington D.C.
Të mërkurën, një grup anti-izraelit postoi një video që tregon larvat dhe buburrecat që zvarriten në një tryezë të sallës së konferencave, së bashku me flamujt e SHBA-së dhe Izraelit. Pamjet tregojnë gjithashtu krijesat në korridoret e hoteleve dhe zonat e përbashkëta.
Lëvizja Rinore Palestineze ka marrë përgjegjësinë për aktin, duke deklaruar se synon të përçajë Netanyahun dhe ekipin e tij.
Ish-zëvendës-kryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia.
Gazetari i familjes Berisha, Çim Peka ,ka publikuar disa foto në rrjetet sociale ku shfaqet me Ahmetajn, duke paralajmëruar kështu një intervistë të re me ish-numrin dy të qeverisë Rama.
“Premtimi i mbajtur, po vjen”, shkruan Çim Peka krahas fotove me Arben Ahmetajn, ku shfaqen duke realizuar intervistën.
Arben Ahmetaj dha një intervistë televizive dhe rreth 5 muaj më parë ku hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të Qeverisë së tij, si ndaj Erion Veliajt, po ashtu edhe ndaj Belinda Ballukut.
Ndërkohë, Ahmetaj u prononcua përmes një kamere të fshehtë edhe për emision “Report” të televizionit shtetër italian RAI, ku foli rreth lidhjeve të kryeministrit Edi Rama me krimin e organizuar.
Ahmetaj është shpallur në kërkim nga SPAK për akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjen e pasurisë. Po ashtu, ai është nën hetim edhe për dosjen “Buka”.
Egla Ceno u shpall fituese e edicionit të tretë të “BBV”.
Mirëpo kudo nëpër rrjet është parë që shumë individë nuk janë pajtuar me këtë gjë dhe kanë ngritur aludime se fitorja nuk i ka takuar Eglës por është marrë ‘me mik’.
“Vendosa të them të vërtetën edhe pse dhemb, e vërteta dhemb. Të them të vërtetën pse si tek e fitova unë Big-un. Sepse ka pasur disa komente tuaja që kanë zbuluar të vërtetën kështu që nuk do të fshihem më dhe po e konfirmoj. Unë e fitova Big-un sepse Ledion Liço, prezantuesi është djali i burrit të tezes xhaxhait të hallës së tezes së babait nga ana e nënës, kurse Lori me Sarën që janë shumë të rëndësishme janë gocat e xhaxhait të tezës së nënës. Kështu që nuk kishte se si mos ta fitoja unë Big-un. Po e them këtë gjë edhe pse do të më kushtojë shumë sepse nuk mund t’i tregoj sekretet e Bigut po e them se ju më zbuluat dhe është më mirë të them të vërtetën. Ja pra, kjo është arsyeja se përse unë e fitova Big-un.”
Nga 1 Shtatori, ishulli i Sazanit, një prej destinacioneve turistike më të njohura në vend do të mbyllet për vizitorët. Vendimi, është pjesë e përgatitjeve për transferimin e ishullit tek kompania ndërtuese e Jared Kushner, dhëndri i ish presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Ishulli i Sazanit, i cili ka një histori të pasur dhe një natyrë të jashtëzakonshme, ka tërhequr turistë vendas dhe të huaj për vite me radhë. Me ujëra kristal të pastra dhe peizazhe të bukura, ishulli ka qenë një vend i preferuar për pushime, eksplorime dhe aktivitetet detare. Megjithatë, urdhri i ri që e mbyll ishullin për vizitorët shënon një pikë kthese në historinë e tij të fundit si destinacion turistik.
Kompania amerikane Affinity Partners e Jared Kushner planifikon të zhvillojë një projekt të madh në ishull. Ndërsa detajet e sakta të projektit ende nuk janë bërë publike, përflitet se plani mund të përfshijë ndërtimin e një kompleksi luksoz, me hotel, vilë private, dhe ndoshta një marinë për jahte.
Ky projekt pritet të sjellë një ndryshim të madh në peizazhin e ishullit. Ndërkohë projekti ka nxitur debate në opinionin publik, pasi mund të dëmtojë ekosistemin e ishullit dhe të humbasë trashëgiminë kulturore dhe historike që ai mbart.
Sazani ka qenë një zonë e mbyllur për shumë dekada gjatë periudhës komuniste, duke shërbyer si bazë ushtarake, dhe hapja e tij për publikun ishte një mundësi unike për të eksploruar këtë pjesë të veçantë të historisë shqiptare.
STUDIMI PJESA 3 / Flamuj grekë në institucionet shtetërore shqiptare, tabela dhe shkolla dygjuhëshe dhe greqishtja gjuhë zyrtare nëse vetëdeklarohen më shumë se 20% grekë. Historia e 32 viteve e përpjekjes greke për shtimin e minoritetit me shqiptarë dhe vllehë. Ligjet dhe neni i imponuar në Kushtetutën shqiptare. Si hoqi dorë Greqia nga Korça dhe u përqendrua në zonën Çamëri-Sarandë-Delvinë-Himarë? Cili është roli i Fredi Belerit dhe Anastas Janullatosit në projektin politik grek?
NGA ARDIT BIDO*
*Profesor i asociuar në marrëdhënie ndërkombëtare, me fushë të ngushtë studimi raportet politikë-fe dhe pakica-marrëdhënie ndërkombëtare
Kërkesat greke për Himarën dhe Konispolin pas vitit 1991
Ndër aktet e para, përveç presionit diplomatik ndaj Shqipërisë për të njohur Himarën si minoritare, pas vitit 1991, ishte edhe veprimtaria e Kishës Ortodokse, të sapovendosur nën drejtimin e Anastas Janullatosit. Ai do të qe mbajtës i pasaportës diplomatike greke, pa qenë e qartë në çfarë statusi, pasi legjislacioni grek njeh të drejtën e mbajtjes së pasaportës diplomatike vetëm për nëpunësit publikë të shtetit grek, e konkretisht nëpunësit e lartë politikë, gjyqësorë, diplomatikë e ushtarakë. Kjo vinte pas 70 vjetësh që Shqipëria nuk kishte parë asnjë peshkop grek në kishën e saj, teksa më shumë se 90% e ortodoksëve në Shqipëri janë shqiptarë etnikë pa fluiditet të identitetit. Menjëherë, kishat, jo vetëm në minoritetin grek, jo vetëm në Himarë, Dhërmi dhe Palasë, por edhe në fshatra ortodokse të Sarandës dhe Delvinës, filluan të meshojnë vetëm në greqisht. Këtu përfshihen edhe fshatrat e komunës Xarrë, fshatrat Muzinë, Pecë, Sopik, fshatrat shqiptare pa fluiditet të identitetit në ish-Bashkisë Himarë: Ilias, Vuno, Pilur, Kudhës dhe Qeparo. Po ashtu, edhe në kishën e qytetit të Sarandës, shumica e ortodoksëve të së cilës janë shqiptarë nga bregu, meshohet në greqisht.
Në vitin 1994, do të ndodhte një prej akteve më të rënda në marrëdhëniet shqiptaro-greke, kur një grup paraushtarak grek, që të dyja vendet e evidentuan si grup terrorist, hyri në pikën kufitare të Peshkëpisë dhe pasi mbajti peng të gjithë ushtarët, vrau kapitenin Fatmir Shehu dhe ushtarin Arsen Gjini. Shteti grek do të akuzonte për këtë akt një person të quajtur Fredi Beleri. Ai u arrestua nga policia greke si pjesë e shtatë personave që ishin nisur me armë dhe pajisje komunikimi në drejtim të kufirit me Shqipërinë, një vit më vonë. Shteti shqiptar nisi hetimin ndaj tij dhe e pushoi. Pas reformës në drejtësi, kur SPAK-u rinisi hetimin për rastin, dosja ishte zhdukur nga gjykata, ndërsa Greqia refuzoi të dërgonte të dhënat e saj të hetimit që kishte kryer ndaj Belerit.
Prej vitit 1991, shteti grek nisi të japë viza si homogjenë për minoritarët grekë dhe kjo e drejtë përfshiu edhe banorët e Himarës, Dhërmiut, Palasës dhe Qeparoit Fshat, krahas fshatrave të njohura të minoritetit grek në Shqipëri e kuçovllehtë. Në vitin 1998, Greqia nisi të japë kartat e veçanta të homogjenit për banorët e këtyre fshatrave dhe kuçovllehtë e Korçës dhe Konispolit. Shteti grek nisi menjëherë përdorimin e mekanizmave për të rritur prezencën përtej minoritetit të njohur grek. Studiuesit grekë Kostandinos Ciceliqis dhe Dhimitris Hristopulos, përcaktojnë se Greqia nisi të tentojë greqizimin e vllehve të Shqipërisë përmes “tregtisë së vizave dhe pasaportave” falë fuqisë superiore që kishte shteti grek. Kështu, kushdo që vërtetonte se qoftë dhe një i afërm i tij, dinte sadopak gjuhën vllahe, merrte viza dhe mund të lëvizte lirisht në Greqi, duke krijuar “situata klienteliste”, duke rrezikuar dëmtimin e shtyllës shoqërore dhe kombëtare shqiptare, sipas tyre. Ajo që autorët grekë quajnë situatë klienteliste me tregti vizash dhe interesa të tjera ekonomikë, do të ndikonte që ai grupim i vllehve që kishte identitet fluid, kuçovllehtë, të nisnin procesin e rinegocimit të identitetit të tyre kombëtar, sikurse do të ndodhte edhe në popullsinë me identitet fluid të Himarës, Dhërmiut dhe Palasës.
Ndërkaq, kjo politikë do të pasurohej edhe me propagandën në bashkitë Himarë dhe Xarrë që përqendrohej te fakti se të gjithë ortodoksët e zonës ishin grekë; propagandë e drejtuar nga priftërinj të Kishës Ortodokse. Në vitin 1994, disa arkimandritë grekë u dëbuan, sepse bënin propagandë në këtë zonë. Shteti shqiptar refuzoi në mënyrë të prerë që mitropolitë e KOASH-it të drejtoheshin nga grekë, deri në vitin 1998, kur në një marrëveshje të pashkruar, u arrit dakordësia mes qeverisë së kohës, Patriarkanës Ekumenike dhe kryepeshkopit Anastas, që krah tij të pranohej një peshkop arvanitas për në Berat, si shqiptar dhe dy peshkopë shqiptarë. Mirëpo, kryepeshkopi Anastas vendosi që një prej peshkopëve ta mbante ndihmës, duke e lënë bosh Mitropolinë e Gjirokastrës, të cilën vijoi ta drejtonte vetë.
Në vitin 2006, duke shfrytëzuar ndryshimin e qeverisë, kursin e ri politik ndaj Athinës dhe mospasjen të shkruar të marrëveshjes së sipërpërmendur, Kryepeshkopi e keqinterpretoi atë si “marrëveshje dy shqiptarë dhe dy grekë”, duke emëruar edhe një peshkop grek dhe një shqiptar, si ekuilibër që do ta vijonte edhe më tej, duke bërë që Kisha të drejtohej nga katër grekë e katër shqiptarë. Kjo bëhej që peshkopët grekë të kishin shumicën në organin më të lartë drejtues të Kishës, në ndryshim nga marrëveshja e vitit 1998, që përcaktonte se krah Kryepeshkopit pranoheshin tre shqiptarë, një prej të cilëve prej origjinës së tij arvanitase. Në krye të Mitropolisë së Gjirokastrës u vendos Dhimitër Dikbasani, një shtetas grek, që edhe pas 32 vjetësh në Shqipëri, nuk meshon e as predikon në shqip, edhe pse ⅔ e grigjës së mitropolisë së tij janë shqiptarë etnikë. Në vitin 2010, pas vdekjes së një të riu në Himarë në pamje të parë për motive etnike, KOASH-i do të reagonte, duke bërë edhe thirrje që “të sigurohen liritë e çdo qytetari dhe në përgjithësi të drejtat e njeriut”, çka u interpretua si kërkesë për njohjen e banorëve të Himarëssi si pakicë etnike greke . Për ushtarin ortodoks Arsen Gjini, të vrarë në vitin 1994, nuk dihet të ketë pasur ndonjë reagim.
Në vitin 2003, për herë të parë, në Himarë fitoi PBDNJ-ja dhe kryetar i Bashkisë u zgjodh Vasil Bollano. Zgjedhjet vijuese do të shihnin përçarje të votës së vetidentifikimit shqiptar në zonë mes PS-së dhe PD-së, duke i mundësuar fitoren kandidatit të PBDNJ-së edhe në një palë zgjedhje të tjera në vitin 2007, edhe pse përfaqësonte pakicën e vetidentifikuar si greke në ish-Bashkinë Himarë dhe shumicën dërrmuese të votave i fitonte në Himarë dhe Dhërmi.
Kërkesat greke për shkollim dygjuhësh do të ndiqnin të njëjtin kurs. Kështu, në vitin 2006, pas debatit mbi mungesën e shkollës greke, pala shqiptare lejoi hapjen e një shkolle, të financuar dhe të menaxhuar zyrtarisht nga shteti grek në Himarë, duke shtuar edhe një institucion shtetëror të huaj, në vend që të lejonte greqishten të mësohej si gjuhë e huaj në tri fshatrat e identitetit fluid, apo të lëndëve mbi historinë lokale, që do të ndiqnin jo thjesht kurrikulat shqiptare, por edhe do të shmangnin një shkollë të drejtuar nga shteti grek.
Kërkesat për tabelat rrugore në greqisht vijuan në cikle përplasjeje. Kryetari Vasil Bollano tentoi të hiqte tabelat e orientimit automobilistik në bashki, duke kërkuar vendosjen e tabelave dygjuhëshe. Mirëpo, shteti shqiptar i riktheu tabelat vetëm në shqip, por duke vendosur tabela për kishat e zonës, që në padijeni i shënonte si për shembull “Kisha e A. Theodoros”, për “Kisha e Agios Theodoros”, në vend të “Kisha e Shën Theodhorit”. Ky gabim gjuhësor do të rregullohej vetëm në vitin 2015, kur si kundërreagim, tabelat në vetë muret e kishave do të zëvendësoheshin nga KOASH-i me tabela vetëm në gjuhën greke, përfshi edhe në fshatra vetëm shqipfolëse të zonës.
Prej vitit 1991, në kishat e minoritetit grek në Finiq dhe Dropull, KOASH-i i ka vendosur tabelat vetëm në gjuhën greke dhe jo dygjuhëshe, duke mos respektuar faktin se ato vendbanime janë në një shtet të pavarur që ka një gjuhë tjetër zyrtare. Krahas minoritetit, edhe në fshatrat Palasë dhe Dhërmi, tabelat kryesore të kishave janë vetëm në greqisht. Në raste të tjera, në këto fshatra janë vendosur tabela trigjuhëshe greqisht-shqip-anglisht, me gjuhën greke gjuhë të parë. Situata e tabelave bëhet edhe më e dukshme në fshatrat shqipfolëse. Kisha e Shën Petros në Vuno ka tabelë vetëm në greqisht, ndërsa kishëza në plazhin e Lukovës është dygjuhëshe shqip dhe greqisht, pavarësisht se këto fshatra janë tërësisht shqipfolëse. Shumë kisha janë pa tabela fare. Që gjuha e përdorur në tabelat e kishave ka kahje të dukshme progreke, përforcohet nga fakti se vetëm gjuha greke është e kudondodhur në këtë territor. Kështu, në asnjë vendbanim të pesë bashkive të jugut të thellë nuk ka asnjë kishë me tabela vetëm në gjuhën shqipe e as përdorim të gjuhës vllahe, në një kohë kur numërohen së paku 20 vendbanime të banuara thuajse tërësisht nga ortodoksë shqiptarë pa fluiditet të identitetit dhe dy vendbanime me shumicë vllahe.
Ndërkaq, toponomastika lokale do të pësonte ndryshime po ashtu. Shteti shqiptar i njeh Dhërmiun dhe Gjilekën si fshatra më vete, ku Gjileka përmban lagjen “Gjilekë” dhe lagjen “Kondraq”, ndërsa Dhërmiu vetëm lagjen “Dhërmi”. Kur përfundoi investimi në rrugë në vitin 2007, padijenia e autoriteteve qendrore e lidhur edhe me nxitjen e pakicës së vetidentifikuar në zonë, vendosi tabelën “Kondraq” në hyrje të fshatit Gjilekë, toponimit më të dukshëm shqiptar të zonës, në një rast unik në Shqipëri, ku nuk ka tabelë me emrin e fshatit, por ka tabelë me emrin e lagjes. Në vitet vijuese, Gjilekës do t’i hiqej edhe emërtesa e plazhit. Plazhi i Gjilekës do të riemërtohej nga bizneset e zonës, nxitur nga pakica e vetidentifikuar si greke, “Drimadhes”, që është emri grek i gjithë fshatit Dhërmi. Ndërkaq, plazhit të Dhërmiut nuk iu ndryshua emri. Me përfundimin e investimit në rrugë, që lidh plazhin e Gjilekës me plazhin e Dhërmiut, emërtesa e vendbanimit të ri nuk ishte më “Plazhi Gjilekë”, madje as “Drimadhë”, por “Drymades”, në një rast unik në Shqipëri që në tabelë vendoset forma angleze e shqiptimit grek të një fshati ngjitur me fshatin përkatës. Pak më poshtë, në zonën e Bashkisë Finiq, fshatrat shqiptare ortodokse Pecë dhe Sopik, si dhe fshati bektashian shqiptar Çlirim, do të merrnin tabela dygjuhëshe, ndërsa Muzina do të mbetej pa tabelë, edhe pse qëndron përgjatë rrugës.
Përhapja e influencës greke, legjislacioni shqiptar e grek dhe “testet” e viteve 2011 e 2015
Ajo që autorët grekë quajtën tentativa për dëmtimin e shtyllës shoqërore dhe kombëtare shqiptare përmes tregtisë së vizave të viteve ‘90, në fakt ishte përpjekja e shtetit grek për të zgjeruar hartën e minoritetit në Shqipëri. Ky zgjerim tenton të shkojë përtej 99 fshatrave të njohura nga shteti shqiptar si minoritare (ku përfshihen fshatrat Frashtan, Llugar dhe Koshovicë) dhe 103 të njohura nga shteti grek (bashkë me Himarën, Dhërmiun, Palasën dhe Qeparoin Fshat), drejt Korçës, Konispolit dhe fshatrave të tjera të bregut të Sarandës dhe Himarës. Kjo do të krijonte një hapësirë kompakte minoritare në territorin që, deri në vitin 1920, shteti grek e njihte si “Epiri i Veriut”. Kështu, “dëmtimi i shtyllës shoqërore dhe kombëtare” sipas Ciceliqisit, do të përvijohej nga “tregtia e vizave” te dhënia e pensioneve mujore fillimisht për këto 103 fshatra, e më pas te dhënia e shtetësisë çdokujt që faktonte se ishte nga një prej 103 fshatrave.
Pikënisja ndodhi me Kushtetutën e vitit 1998, kur me këshillimin edhe të anëtarit grek të ekipit këshillues të Këshillit të Evropës, më vonë ministër i Jashtëm i Greqisë, Jorgos Katrugalos, shteti shqiptar do të vendoste në Kushtetutë se shtetësia shqiptare mund të hiqej vetëm me kërkesë të shtetasit. Për ndryshim, Greqia dhe shumica e vendeve evropiane kanë kushte të heqjes së shtetësisë së tyre në rast të cenimit të interesit kombëtar. Kështu, shteti grek nuk kishte më pengesa për t’i dhënë shtetësinë greke kujtdo që donte, sepse shteti shqiptar nuk mund të hiqte atë shqiptare. Greqia nisi të japë masivisht shtetësinë greke për personat nga Shqipëria që vlerësonte si grekë në vitin 2006, pas miratimit edhe të ligjit për shtetësinë në Shqipëri. Dhënia e shtetësisë greke me mundësinë e heqjes së saj u përdor në vijimësi si mjet presioni nga Greqia për të ndjekur politikat kombëtare greke në dëm të shtetit shqiptar, që nuk mund të heqë shtetësinë e kujtdo që e ka fituar që nga lindja. Kështu, kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, me vetidentifikim kombëtar shqiptar, që e kishte përfituar shtetësinë greke brenda ligjeve të shtetit grek, iu hoq shtetësia greke me arsyetimin se “dëmtoi” helenizmin në Himarë.
Përcaktimi për shtetësinë në Kushtetutë do të pasohej në vitin 2011 nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese, që shfuqizonte kolonën e kombësisë nga Regjistri i Gjendjes Civile. Tanimë, shteti shqiptar, jo vetëm nuk mund të kundërvepronte ndaj “shkopit” dhe “karotës” së shtetësisë greke për jominoritarët, por nuk mund as të ankohej moralisht, pasi nuk njihte kombësinë për asnjë shtetas të vet në mënyrë nominale, por vetëm statistikore. Kjo prodhonte dy rrjedhoja. Së pari, çdo rezultat në census do të duhej të pranohej nga shteti shqiptar që nuk kishte më si t’u referohej Regjistrave të Gjendjes Civile zyrtarisht. Së dyti, shteti grek kishte dorë të lirë të shpërfaqte haptazi tanimë zgjerimin e fshatrave të tëra që i quante minoritare në Shqipëri, e njëherazi t’i kërkonte shtetit shqiptar të mos etiketonte zona minoritare apo fshatra me shumicë minoritare.
Zgjerimi edhe gjeografik i zonave me shumicë të përbërë nga pakica greke, do të tentohej të vihej në provë në censusin e vitit 2011, si një test i përqindjes së grekëve jashtë zonave të njohura si minoritare dhe për këtë u zgjodh një plan i dyfishtë. PBDNJ-ja dhe Omonia deklaruan bojkotin e censusit, nisur nga një nen i ligjit që përcaktonte se deklarimi i rremë për kombësinë do të dënohej me gjobë. Mirëpo, ky ishte justifikim pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi në mungesë të kolonës së kombësisë në Regjistrin e Gjendjes Civile, deklarimi i rremë nuk mund të provohej. Bojkoti gjysmak u krye për të testuar se sa grekë do të deklaroheshin përmes mekanizmave të ndryshëm në zonat me identitet fluid të Himarës, Xarrës dhe ndër kuçovllehtë e Korçës, pa qenë Greqia e detyruar të pranonte rezultatin real të censusit. Kështu, nëse bojkoti i minoritetit grek u krye pjesërisht në bashkitë e sotme të Finiqit dhe të Dropullit, krejt e kundërta ndodhi në Korçë, Himarë e Konispol.
Në Himarë dhe Konispol, konsullata e Gjirokastrës dhe Omonia bënin propagandë për deklarimin grekë, edhe pse në Finiq bënin thirrje për bojkot. Në Korçë, konsulli grek doli në fushatë të hapur për të bërë thirrje për t’u deklaruar grekë, edhe pse zyrtarisht Greqia po “protestonte” ndaj censusit dhe mbështeste bojkotin e Omonias dhe PBDNJ-së. Madje, deklaratat e tij u bënë pikërisht në aktivitet të Omonias, që teorikisht thërriste për bojkot, por vetëm në Finiq dhe Dropull. Konsulli theksoi se kjo betejë “nuk përfundonte me censusin, por me njohjen si pakicë”.
Rezultatet e censusit prodhuan statistikat e trajtuara më sipër. Në Korçë, grekët nuk tejkaluan dot 3% të popullsisë së qytetit, çka rrëfeu se nuk mund të realizohej asnjë ndikim i mëtejshëm nga shteti grek. Prej vitit 2011, Greqia nuk ka organizuar asnjë eveniment qendror në Korçë, në ndryshim nga vitet përpara vitit 2011.
Në Bashkinë Himarë, u pa se të deklaruarit si grekë përbënin 11,5% të popullsisë së bashkisë së mëvonshme ose përafërsisht 14,5% e popullsisë nëse korrektohet me mospjesëmarrjen, në korrelacion me sa ishin pasardhësit e pendëbardhëve dhe minoritarëve grekë. Fakti që nuk ka pasur bojkot në Himarë, konfirmohet nga vetë shifrat, ku popullsia banuese kishte të njëjtin trend me vitin 2001 dhe të njëjtin trend ulës me vitin 1989, mes tri njësive administrative. Pas ish-Komunës Vranisht, ish-Bashkia Himarë ka rënien më drastike të popullsisë në Bashkinë Himarë, duke bërë që në vitin 2001, banorët e njësisë Himarë të ishin të njëjtë në numër me ata të njësisë Lukovë, e cila e gjendur afër një qendre të madhe urbane si Saranda, që ka pësuar rritje popullsie, kishte tkurrjen më të vogël nga tri njësitë. Kështu, përpara nisjes së emigrimit, këto shifra përputhen me Regjistrin e Gjendjes Civile, duke bërë që ish-Bashkia Himarë të ketë 48% më shumë banorë se ish-komuna Lukovë. Në analizën e vitit 1993 të Kalivretakisit, ky raport kishte rënë në 23%. Në censusin 2001, zgjedhjet 2003 dhe zgjedhjet 2007, popullsia e dy njësive administrative ishte e barabartë. Edhe në zgjedhjet 2011, nëse heqim 1000 emigrantë të ardhur me 22 autobusë vetëm në qytet, raporti mbetet po ashtu i barabartë mes votuesve të Himarës dhe Lukovës. Fakti që edhe në censusin 2011, banorët e njësive administrative Himarë dhe Lukovë janë sërish në të njëjtat nivele, rrëfen se censusi 2011 nuk ka pasur bojkot nga popullsia.
Ndërkaq, në Bashkinë e Konispolit, rezultoi se 80% e ortodoksëve shqiptarë të zonës u vetëdeklaruan si grekë, krahas të gjithë grekëve dhe vllehve me fluiditet të identitetit etnik të ish-Komunës Xarrë. Këtu, propaganda shtetërore greke, me ndërthurje të njerëzve me ndikim të zonës edhe të partive të mëdha politike shqiptare, si dhe me ndikimin e priftërinjve të KOASH-it, solli rezultatin e pritur. Ky veprim, që për madhësinë e deklarimit të rremë, siç u faktua më sipër, duket i mirëkoordinuar, u shpërblye një vit pas censusit, kur qeveria greke i përfshiu të gjitha fshatrat e ish-Komunës Xarrë, si dhe fshatin Çiflik të ish-Bashkisë Konispol (së bashku me fshatrat ortodokse shqiptare Muzinë, Pecë dhe Sopik të Bashkisë Finiq) në ato që ajo vendos se janë zona minoritare në Shqipëri, përmes vendimit 4000/3/2012, që u jep automatikisht letra homogjeni, të drejtën për pensione dhe shtetësi, nëse vërtetojnë se kanë lindur në ato fshatra. Thënë ndryshe, çdo person me prejardhje ortodokse nga këto fshatra me shumicë ortodokse shqiptare (apo vllahe në rastin e Shkallës) mjaftonte të vërtetonte se kishte origjinën qoftë të gjyshit nga ato fshatra dhe do të mund të merrte shtetësinë greke, një pension mujor për moshën e tretë, lehtësi administrative për universitete dhe spitale si për çdo homogjen. Ndërkaq, shteti grek e ruan të drejtën që ta heqë shtetësinë greke, pensionin mujor dhe këto privilegje, në çastin që ai individ dëmton interesat e Greqisë.
Në vitin 2013, kur qeveria shqiptare nisi përgatitjet për reformën territoriale, Himara u rikthye në qendër të vëmendjes. Polemika nuk ishte nëse Himara e vogël do të qëndronte e vogël, por me çfarë do të bashkohej. Edhe pse e quanin minoritare, PBDNJ-ja dhe Omonia kërkuan të bashkohej me ish-Komunën Lukovë që ka shumicë shqiptare, por jo me ish-Komunën Horë-Vranisht. Nëse do të ishte kështu, numri i të vetidentifikuarve si grekë sipas analizës më sipër, do të shkonte në 19,75%. Projektligji i miratuar nga komisioni përkatës, parashihte që fshatrat shqiptare ortodokse Pecë dhe Muzinë, si dhe fshati me shumicë vllahe, Kardhikaq, të bashkoheshin me Bashkinë Delvinë, ndërsa fshati shqiptar ortodoks i Sopikut të bashkohej me Bashkinë Konispol, krahas fshatit me shumicë shqiptare myslimane të Pandelejmonit dhe atij me shumicë greke të Vagalatit. Pak minuta para votimit, këto fshatra, që Greqia i njeh si fshatra greke minoritare me vendimin nr. 4000/2/2012, kaluan me Bashkinë Finiq, që ka shumicë minoritare.
Testi i dytë pas censusit do të vinte në vitin 2015, në zgjedhjet bashkiake, ku PBDNJ-ja doli me kandidat Fredi Belerin në Himarë dhe Anastas Gudën në Konispol. Anastas Guda doli i treti me 17% të votave, duke dalë në fushatë me priftërinjtë e fshatrave të zonës, aty ku veç pak vite më parë, një prej tyre, me emrin Kozma Papa, bënte thirrje për ngritjen e flamurit të Vorio Epirit në Sopik e në fshatrat e tjera shqiptare të zonës. Ndërkaq, Beleri mori 27% të votave, duke përfituar nga fakti që opozita zgjodhi një kandidate pa peshë në politikën lokale, që ishte në fakt pjesë e Omonias dhe kishte origjinë joortodokse.
Zhvillimet në prag të censusit
Kushtetuta që i mundësoi Greqisë epërsinë në çështjen e shtetësisë, pasuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që hoqi individualizimin e kombësisë, paradoksi që Greqia krijon “zona minoritare” në Shqipëri, përfshi fshatra ortodokse shqiptare, dhe Shqipëria e ka të ndaluar të ketë zona minoritare, u pasua në vitin 2017 me legjislacionin për pakicat. Ligji përcakton se nëse 20% e banorëve të zonës i përkasin një pakice dhe/ose ajo zonë është tradicionalisht e banuar nga një pakicë, atëherë lind e drejta kolektive e minoritetit. Kjo e drejtë përmban shkolla dygjuhëshe, tabela dygjuhëshe, ngritjen e flamurit grek krah atij shqiptar në çdo institucion shtetëror dhe vënien e greqishtes gjuhë të dytë zyrtare.
Ky ligj njeh për herë të parë të drejta kolektive të pakicave, të ndërthurura me vlerën numerike 20%. Konventa Kuadër e Këshillit të Evropës për pakicat nuk njeh asnjë të drejtë kolektive, por vetëm të drejta individuale për pakicat. Ndërkaq, ligji ka edhe përkufizim të çfarë përbën pakicë, që nuk gjendet në asnjë akt të së drejtës ndërkombëtare, duke krijuar një përkufizim ligjor vetëm në Shqipëri. Për më tepër, ky përkufizim duket se është një përshtatje e elementeve përbërëse të pakicës aq përgjithësuese, sa fut edhe elementin fetar, që në Shqipëri nuk ka asnjë vend për shkak të përbërjes fetare të shqiptarëve. Së fundmi, ai njeh si pakica kombëtare të gjitha pakicat kombëtare, etnolinguistike dhe etnike në Shqipëri, pa bërë ndarje mes tyre.
Në vitet 2018-2020, kishat në fshatra ortodokse vetëm shqipfolëse u bënë njëgjuhëshe greke, siç u sqarua më lart, si një evidentim i tradicionalitetit të rremë të greqishtes përtej tri fshatrave me prejardhje greqishtfolëse. Kjo nuk ishte hera e parë që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të tentonte t’u paraprinte interesave grekë në Shqipëri, duke krijuar fait accompli që më pas Greqia do t’i përdorte për interesat e saj. Më herët, në vitin 2004, ajo kishte ndërtuar Manastirin në Grykën e Këlcyrës, bashkë me varreza bosh për ushtarët e rënë grekë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 2006, disa varrmihës, nën mbikëqyrjen e priftit të fshatit Kosinë të Përmetit, do të merrnin eshtrat e banorëve të fshatit për t’i varrosur në këtë varrezë, që ishte pjesë e KOASH-it. Në vitin 2009, shteti grek vendosi kusht për votën e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO ngritjen e dy varrezave greke për ushtarët e saj të rënë gjatë Luftës, ku manastiri i Këlcyrës quhej “varrezë ekzistuese” për ushtarët grekë, pavarësisht se ishte pjesë e KOASH-it.
Në vitin 2022, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të propozonte një reformë të re territoriale, ku Bashkia Himarë përbëhej vetëm nga Njësia Administrative Himarë. Në këtë rast, personat e vetidentifikuar si grekë në këtë bashki do të ishin shumë mbi 20%, çka do ta bënte një bashki dygjuhëshe me flamur grek në çdo institucion dhe tabela e shkolla greqisht, sipas legjislacionit në fuqi për pakicat.
Nëse rezultati i zgjedhjeve 2015 rrëfeu bashkëpunimin e parë mes Belerit dhe opozitës, ai do të bëhej haptazi tetë vjet më vonë në zgjedhjet e vitit 2023. Mirëpo, këtë herë kishte edhe disa ndryshime të tjera rrënjësore. Prej së paku katër vjetësh, Fredi Beleri kishte akses të ndërhynte për shtetësi greke, bursa për universitetet shtetërore greke dhe akses në spitalin e Janinës. Ai përmblodhi votat e opozitës së drejtuar nga Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike, si dhe votat tradicionale të PBDNJ-së në ish-Bashkisë Himarë, duke fituar bindshëm në fshatrat Himarë dhe Dhërmi, por duke humbur në të gjitha fshatrat ortodokse shqiptare pa fluiditet të identitetit në njësisë administrative Himarë. Fitorja i erdhi nga numri i lartë i emigrantëve dhe nga vota ndëshkuese për palën tjetër në ish-Komunën Lukovë.
Kështu, tri nga pesë fshatrat ortodokse shqiptare të njësisë Lukovë (Nivicë, Lukovë dhe Shën Vasil), për herë të parë në historinë e tyre votuan në shumicë të kombinuar një kandidat të propozuar nga PBDNJ-ja, për tri arsye kryesore. Së pari, kompaktësimi i votave të opozitës. Së dyti, problemet e pronave që i çoi të votonin cilindo kandidat që do të zgjidhte opozita, ku banorët pretendojnë pronësinë në plazhet e Kakomesë dhe Krorëzës përkatësisht, dhe vetëm pak muaj para zgjedhjeve u gjendën të paditur nga shteti për anulimin e akteve të tokës në këto plazhe. Së treti, kapitalizimi i mekanizmave shtetërorë grekë në duart e Belerit. Fakti që këto mekanizma janë shtetërorë, vërtetohet sepse shtetësitë greke për të cilat ka ndërhyrë Beleri në Tiranë dhe në Himarë, jepen vetëm nga shteti grek; bursat janë për universitete shtetërore e jepen vetëm nga shteti grek; letrat e homogjenëve jepen vetëm nga shteti grek; ndërsa, spitali i Janinës është spital shtetëror grek.
Gjithsesi, faktori kryesor duket se ka qenë mbështetja e shtetit, strukturave politike e shtetërore ose qarqeve të caktuara në Greqi. Pjesëmarrja në zgjedhje rrëfen për numër të lartë emigrantësh që janë kthyer në njësinë administrative Himarë vetëm për të votuar, në masë 62% më shumë se njësia administrative Lukovë, nga popullsia që është e barabartë mes dy njësive, siç pamë më sipër. Rritja përbën dyfishim të pjesëmarrjes së emigrantëve në zgjedhje, krahasuar me rastin më të lartë të mëparshëm dhe trefishim në krahasim me mesataren e pjesëmarrjes së emigrantëve në zgjedhje në njësinë Administrative Himarë. Kjo rrëfen një mobilizim përtej mundësive të një kandidati, çka rrëfehet edhe nga fakti se në fushatën e tij me emigrantët në Greqi ka qenë përherë i shoqëruar nga eksponentë të lartë politikë grekë.
Kështu, tentativa e Kishës Ortodokse me tabelat njëgjuhëshe dhe mobilizimi i mekanizmave shtetërorë grekë në duart e kandidatit Fredi Beleri, erdhën pak përpara censusit të vitit 2023. Nëse krahasojmë Konispolin me Himarën, Fredi Beleri nevojitej kryetar i Bashkisë së Himarës, ku himarjotët as në vitin 2011 nuk e tejkaluan shifrën tradicionale të vetidentifikimit si shqiptarë apo grekë në zonë, ndërkohë që nuk nevojitej asnjë kandidat në Bashkinë e Konispolit, ku testi i vitit 2011 kishte treguar se mund të arrihej 20% pa kryetar bashkie që do të punonte për këtë qëllim. Rreth Fredi Belerit u bashkuan të gjitha rrymat greke që pamë në qasjen ndaj çështjes së pakicës greke në Bashkinë Himarë. Edhe drejtuesit politikë grekë gjatë fushatës, edhe shteti grek që, përmes drejtuesve më të lartë politikë, e ktheu çështjen e arrestimit të tij nga SPAK-u si cenim të të drejtave të minoritetit, por edhe kryepeshkopi Anastas, që e vizitoi në burg, pavarësisht se nuk ka folur ende për ushtarin ortodoks, Arsen Gjini, për të cilin shteti grek pati akuzuar Fredi Belerin se e ka vrarë e as ka takuar asnjë ortodoks tjetër që është në burg.
Në dobi të interesit të vet kombëtar, shteti grek, struktura të tij ose grupe interesi, do të mund të kërkonin që, përmes letrave, bursave, pasaportave, që provuan se u funksionuan në ish-Komunën Xarrë në censusin e vitit 2011 dhe në zgjedhjet vendore në Bashkinë Himarë në vitin 2023, të realizonin për një ditë vetëdeklarimin e rremë për së paku 7% të shqiptarëve të Bashkisë Konispol dhe 5,5% të shqiptarëve të Bashkisë Himarë, për të mundësuar që nga Qafë Bota e deri në Llogara, nga Muzina dhe deri në Sarandë, të jetë një zonë minoritare. Kjo do të bënte që qyteti i Sarandës dhe ai i Delvinës të rrinin si ishuj njëgjuhësh në një pellg me flamurin grek të ngritur krah atij shqiptar në institucionet shtetërore të Shqipërisë, me tabela dygjuhëshe, me shkolla minoritare dhe me influencë me pasoja afatgjata të raportit të fluiditetit në atë zonë dhe marrëdhënieve shqiptaro-greke. Për këtë, nga intervistat e autorit në terren, rezulton se ka nisur edhe propaganda që kushdo që ka marrë letra greke, duhet të deklarohet grek, se nëse nuk deklarohen grekë, mund të humbasin statusin e dhënë nga vendimin 4000/3/2012, apo në të kundërt, se fshatrat që do të deklarohen si me shumicë greke dhe ende nuk janë përfshirë, do të përfshihen në atë vendim.
Historiani Pëllumb Xhufi kujtoi në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv grushtin kishtar që ndodhi në gusht të 1992-shit te Rruga e Kavajës në Tiranë, kur u hodh ideja që do zgjidhej kryetari i Kishës Autoqefale Shqiptare. Xhufi thotë se hirësia e tij Anastas Janullatos u zgjodh në kundërshtim me kanunet dhe procedurat e kishës më 2 gusht. E megjithatë 7 vjet më parë, thotë profesori, Janullatos deklaroi se do të largohet nga Shqipëria, por nuk e lanë grekët.
Dritan Hila: Profesor fortlumturia e tij, hirësia Anastas Janullatos ka bërë thirrje që ortodoksët mos kenë frikë të deklarojnë kombësinë në Cens2023 dhe kjo është me spec. A thua ti këtu po i persekuton njeri ortodoksët dhe ka bërë thirrje që ta deklarojnë besimin. Kur ka çështje të nxehta Janullatosi mban anën e grekëve, p.sh në rastin Beleri. A kemi ndonje lloj regresi nga ana e Kishës Autoqefale Shqiptare. A ka ardhur momenti që të bëhet një reformë sepse fakti që kjo është Autoqefale e kërkon dhe bashkëpronësinë e shtetit mbi të, apo jo?
Pëllumb Xhufi: Po e kërkon dhe kështu ka qenë. Mirëpo u bënë kaq shumë lëshime dhe tani është parimi: e drejta e fituar nuk hiqet. Këtu është problemi. Nuk e heq dot atë që e ke lënë të bëhet. Edhe këtu u shkel me të dyja këmbët që më 2 gusht të vitit 1992, ku në valën e gushtit u bë një grusht kishe, te Rruga e Kavajës. Nën presionin e shtetit grek, me prezencën e autoriteteve greke të ardhur enkas nga Greqia, në një ceremoni që u hoq si një ceremoni e zakonsheme e së dielës, del zoti Dule që atëherë ishte dhjak i kishës dhe thotë; jemi që jemi të zgjedhim kryetarin e kishës. Filloi rrëmuja në kishë pastaj, se kishte dhe shqiptarë që thoshin; çfarë është kjo. Kur bëhet zgjedhja e kryepeshkopit, nëse një person thotë, nuk është i denjë, nuk bëhet. Jo vetëm kjo, por e thonë kanunet e kishës që; një peshkop i ardhur me ndihmën e pushtetit shekullar është i paligjshëm. Në dy gusht u bënë zgjedhjet në kishe në kundërshtim me kanunet e kishës, në kundërshtim edhe me procedurën. Pasi u bë rrëmujë në kishe, grupi i ardhur nga Athina, Ambasada Greke në Tiranë me kryepeshkopin Janullatos shkuan te Hotel Tirana dhe e mbaruan aty procedurën. Në një vend qe quhet mëkati nga kisha, pra hoteli, ti shkon dhe zgjedh kryepeshkopin, i cili mori edhe shtetësinë nga Meta. Zoti Berisha heshti atëherë dhe Janullatos nisi detyrën. Vetëm kur filluan fërkimet pas masakrës se Peshkëpisë ku qe zoti Beleri, që na doli ne skenë sot mbas 30 vjetësh, atëherë i shkon zoti Berisha dhe i thotë; “Hirësi ne e bëmë me fjalë që ju të jeni i përkohshëm në krye të kishës.” Janullatosi u tha; “ Biri im të përkohshëm jemi të gjithë në këtë botë dhe unë do iki një dite.” Para një 7 vjetësh hirësia e tij bëri një deklaratë që mua më habiti, ishte shumë njerëzore. Ai deklaroi në një televizion grek që: “Ka ardhur koha që unë do largohem nga kreu i Kishës Autoqefale Shqiptare se nuk është e drejtë që një i huaj të drejtojë një kishë të një vendi tjetër. Si do na vinte në grekëve nëse në krye të kishës do na vinte një bullgar.” Unë e simpatizova pastaj dhe fakti që nuk ka ikur pas gati 7 vjetësh tregon që atë nuk e lënë të ikë. Ai është nën presion. Ai duhet të ikë: për faktin që shkoi takoi një të inkriminuar në burg dhe që mbajti anën e Kacifës, apo kur ndodhi aksidenti me himarjotin Guma që vranë në aksident. Ai foli pas Ministrisë së Jashtme dhe bëri një deklaratë fare të padenje për rolin që ka: “Tani nuk e dimë si do shkojë problemi i marrëdhënieve ndëretnike në Shqipëri.” Domethënë që do nise lufta ndëretnike në Shqipëri. Në vend që të qetësonte, ai e shpalli luftën që në atë moment. Një javë pasi vdiqa Aristotel Guma, një shofer autobusi që ishte grek, në ato kthesat e Ballshit, duke folur në telefon përplasi një autobus të tërë dhe vdiqën tre gra me mbiemrin Guma dhe ishin myslimane. Hirësia e tij nuk foli fare.”, tha ndër të tjera profesor Xhufi në DritareTv
Faton Hajrizi u vra pak ditë më parë nga policia serbe, pas dyshimeve për vrasjen e një efektivi në Serbi.
Ai ishte në kërkim nga autoritetet serbe, pasi më 18 korrik u raportua se e kishte vrarë një zyrtar policor serb dhe e kishte plagosur një tjetër, gjatë një kontrolli rutinor në Lloznicë të Serbisë, qytezë në afërsi me Bosnje-Hercegovinën.
Për vdekjen e tij ka shprehur ngushëllime edhe artisti i njohur dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania 2”, Luiz Ejlli.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve, teksa e ka cilësuar Hajrizin si “hero”.
“Në radhë të parë dua t’i shpreh ngushëllime familjarëve të heroit duhet të themi tani të Faton Hajrizit, gjithashtu dhe miqve dhe dashamirëve të tij”, u shpreh ai.
“Dhe me një shprehje të tijën dy duart përmbi kokë dhe kokën për atdhe ju pres sonte të gjithëve në sheshin ‘Adem Jashari’ në Skënderaj. Mos mungoni”, thotë ai më tej.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Bathores, ku një fëmijë 8-vjeç ra nga kati i dytë i banesës dhe ndërroi jetë.
8-vjeçari që humbi jetën tragjikisht do i mungoi familjes, shokëve dhe shokëve.
Në lidhje me këtë lajm të hidhur ka reaguar edhe shkolla Halit Coka që ndiqte 8-vjeçari.
Me anë të një postimi thuhet se Shaban Bruçi do i mungojë bankave të shkollës, teksa 8-vjeçarin e cilësojnë si një ky djalë shembullor, i zgjuar, i dashur dhe i papërtuar për të marrë dije.
“Me hidhërim të thellë njoftojmë se bangave të shkollës sonë, shokëve, mësuesve, nënës, motrës dhe dy vëllezëve, do ju mungojë Shaban Bruçi, ky djalë shembullor, i zgjuar, i dashur dhe i papërtuar për të marrë dije.
Një 20-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se është përfshirë në një skemë të madhe mashtrimi me objektiv sistemin arsimor në të gjithë vendin.
Ndaj të riut është vendosur masa e sigurisë ‘arrest bë burg’ nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale ‘Falsifikim kompjuterik’ dhe ‘falsifikim i dokumenteve’.
I arrestuari Ermes Hoxhalli kishte krijuar një identitet të rremë, duke u angazhuar me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe të institucioneve të tjera arsimore në të gjithë Shqipërinë.
Qindra studentë, mësues dhe zyrtarë arsimorë në të gjithë Shqipërinë morën pjesë në këto programe mashtruese ku iu premtonin nxënësve dhe mësuesve udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara.
Kaq mjaftoi që të krijonte një projekt kokë e këmbë të rremë, “Let’s talk together about US 2023”, nëpërmjet të cilit mashtroheshin të rinj gjimnazistë me premtimin se pjesëmarrësve do t’u sigurohej udhëtim në Shtetet e Bashkuara.
Mashtrimi vijoi për disa kohë, derisa një hetim i zhvilluar nga prokurorja e Tiranës, Eloida Goxhi, përfundoi këtë fillim-jave me arrestimin e “Klea Rama”, emri i vërtetë i së cilës është Ermes Hoxhalli, rreth 20 vjeç, nga Bilishti i Devollit, shkruan boldnews.
Sinjali në ambasadën e SHBA
Në maj të vitit 2023, personazhi “virtual” Klea Rama, ka lëshuar 19 çertifikata për nxënës dhe një mësues të shkollës “Ali Demi” në Vlorë, për pjesëmarrje në projektin “Let’s talk about US 2023”, të nënshkruara nga zyrtarja e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Amanda R.
Në një kohë më vonë, ky informacione mbërrin në Ambasadë. Diplomatja mohoi përfshirjen e kësaj në këtë projekt para prokurorisë shqiptare dhe eksperiza grafike tregoi se nënshkrimi i saj nuk ishte i njëjtë me ato që gjendeshin në çertifikatat e shpërndara nga koordinatorja e rreme e projektit, “Klea Rama”.
Kjo situatë nxiti hetime të mëtejshme, nga ku u zbulua se “Klea Rama”, duke u shtirur si mbesa e kryeministrit Edi Rama, kishte krijuar aksese komunikimit me zyrtarë të lartë në Ministrinë e Arsimit, të cilët, gjithësesi, nuk e kishin takuar asnjëherë personalisht.
Në listën e komunikimeve të “Klea Ramës” përfshiheshin zv.ministrja Nina Guga, drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, Rezarta Alla dhe drejtues të tjerë të Ministrisë.
Si u zbërthye mashtrimi
Në qershor të vitit 2024, personazhi “Klea Rama”, gjithnje duke u prezantuar si mbesa e kryeministrit, vihet në kontakt me drejtoreshën arsimore të Lezhës, Valentina Suta.
Në një komunikim, “Klea” i kërkon zyrtares lezhjane që të ndihmoj një mikun e saj, Ermes Hoxhalli, që të zbatojë një projekt për teatrot rinore. Në këtë komunikim, “Klea” jep gjeneralitetet e plota të Hoxhallit dhe informon drejtoreshën arsimore të Lezhës se ai është student në Akademinë e Arteve.
Drejtoresha e Arsimit në Lezhë i thote bashkëbisedueses që të komunikojë me drejtorin e Kulturës në Bashkinë e qytetit, por “Klea” i thotë që nuk mund të flasë drejtëpërdrejtë, pasi “xhaxhi Edi (Rama) nuk e lejon të flasë me zyrtarët, pasi mund të behet problem nëpër lajme”.
Ky ishte sinjali i parë dhe, mbi të gjitha, gabimi i parë i “Klea Ramës”, e cila deri në atë kohë ia kishte dalë më së miri të fshihej virtualisht.
Prokuroria e Tiranës, në përpjekje për të gjetur se kush fshihej pas identitetit të rremë “Klea Rama”, tashmë kishte një pikë mbështetjeje-Ermes Hoxhallin.
Në foto: 20-vjeçari nga Devolli Ermes Hoxhalli
Ai u mor në pyetje, me qëllimim se kush ishte mikesha e tij, “Klea”. Marrja në pyetje zbuloi të gjithë skemën.
Zbulohet identiteti i “Klea Ramës”
Ermes Hoxhalli deklaron se kishte komunikuar për herë të parë me “Klean” në vitin 2021, kur po bëhej një projekt në gjimnazin e Bilishti.
Më tej, ata kishin rivendosur kontaktet në 2023. Sipas tij, “Klea” e kishte bindur që kishte kredenciale të forta në qeveri dhe në Ambasadën Amerikane.
Ermesi deklaroi para prokurores se “Klea” kishte adresë E-mail të Departamentit të Shtetit dhe njihte ministren për Femijët, Bora Muzhaqi, e cila e kishte uruar për ditëlindje me një video të dedikuar në rrjete sociale.
Pasi kishte parë këto të dhena, Ermesi deklaroi se i interesante komunikimit me “Klean” për të ardhmen e tij, megjithëse nuk ishin takuar kurrë.
Në vijim, Ermesi deklaron se “Klea” e angazhonte për të pergatitur grafikisht çertifikatat që shpërndaheshin në kuadër të projektit “Let’s talk about Us 2023-2024”, e dokumenta të tjerë të ngjashëm.
Deklarimet e Ermes Hoxhallit u morën me rezervë në Prokurorinë e Tiranës.
Atij iu sekuestruat dy aparate telefonike që kishte në përdorim. Nga ekspertiza u kuptua se “Klea Rama” ishte, në fakt, Ermes Hoxhalli.
Në telefonin e tij u gjenden adresat e E-mail që përdoreshin nga “Klea Rama”, programe për bashkim fotosh, formate çertifikatash, logo të Departamentit të Shtetit, të kryeministrisë shqiptare dhe të Ministrisë së Arsimit, lloje të ndryshëm firmash, e të tjerë.
Në telefon u gjenden, ndër të tjera, edhe foto të këngëtares Amerikane, Gracie Abrams, të cilat “Klea Rama” i perdorte në profilet e saj në rrjete sociale.
Në vijim të veprimeve hetimore, prokurorja Eloida Goxhi, iu drejtuar Gjykates së Tiranës, e cila caktoi masën e sigurimit “arrest me burg” për Ermes Hoxhalli, nën dyshimet e kryerjes së veprave penale të “falsifikimit të dokumentave” dhe “falsifikimit kompjuterike”.
Si nisën hetimet
Kristi (emri është ndryshuar, për ruajtje anonimati) një maturant nga një qytet jugor i Shqipërisë po thurte ëndrra se si pas pak muajsh do të studionte falas për mjekësi në një universitet të Nju Jorkut. Një lajm i fundit në ekranin e televizionit, ia shkatërroi të gjitha.
Më 6 qershor, përmes një deklarate Ambasada e SHBA-ve në Tiranë njoftoi se projekti i njohur si “Let’s Talk Together About US24”, po mashtronte duke pretenduar se financohej nga qeveria amerikane, pasi ai nuk kishte asnjë lidhje me Ambasadën e SHBA dhe Departamentin e Shtetit të SHBA.
“U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve që garantojnë udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara, si dhe viza amerikane pa pagesë ose me kosto të ulët. Gjithashtu, i bëjmë thirrje kujtdo që të kontaktojë Ambasadën e SHBA nëse dyshon se ndonjë person ose organizatë përpiqet të paraqesë veten në mënyrë të gënjeshtërt si të lidhur me ambasadën”,-thuhej në deklaratë.
Po atë ditë, Policia e Shtetit njoftoi se po kryente hetime të përbashkëta me prokurorinë dhe zyrtarët e ambasadës së SHBA-së në Tiranë, “për zbulimin dhe goditjen e një skeme mashtrimi për ofrimin e mundësive/bursave për studentët, për studime në SHBA”.
Policia kontrolloi banesën e Valentina Lamajt, mësuese anglishteje në shkollën “Qemal Stafa” në Tiranë, e cila, dhe siç rezulton në faqen zyrtare të projektin të cilësuar si i rremë, është edhe drejtuese e ekzekutive e nismës.
Bashkë me mësuesen është vënë në hetim edhe drejtoresha e kësaj shkolle.
Në një bisedë telefonike me Faktoje.al, oficeri i policisë gjyqësore që po heton dosjen, J. M. tha se “Çështja është nën hetim e sipër e nuk mund të ndahet më tepër informacion, por për dy mësueset nuk ka masë sigurie dhe ato po hetohen në gjendje të lirë.”
Por çfarë ka mësuar Faktoje për këtë skemë që ambasada dhe policia e quan mashtruese?
Rrëfimet e nxënësve të përfshirë tregojnë se ky projekt ju është prezantuar nga shkolla që në tetorin e vitit të shkuar.
Projekti kishte një website https://www.lttausa.com/ i cili identifikohet me logon e Ministrisë së Arsimit dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, dhe njofton se “Projekti “Let’s Talk Together About US” është projekt i mbështetur dhe drejtuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit…”
Ata kanë publikuar një skemë drejtimi, e përbërë e gjitha nga mësues shkollash dhe në çdo publikim vihet re përdorimi i pandarë i logove të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Ministrisë së Arsimit.
Mësuesit dhe nxënësit e përfshirë në këtë projekt, i thanë Faktoje, se atyre ju ishte premtuar bursë studimi dhe udhëtim falas në SHBA, por për këtë duhet të përfshiheshin në një konkurs në nivel kombëtar duke garuar me projektet më të mira.
Nga muaji tetor deri në muajin maj, 126 nxënës me mesatare mbi 9 u përfshinë në konkurse dhe pas 3 fazave të vlerësimit u zgjodhën 44 finalistë.
Në këtë projekt u angazhuan si vlerësues apo koordinatorë 64 mësues. Në shkolla nuk hyri asnjë person i jashtëm, dhe procesi u menaxhua në formë piramidale, ku çdo shkollë që konkurroi, zgjodhi si koordinator një mësues.
“Ne 44 finalistëve na u more çdo e dhënë e mundshme si karta e identitetit, vërtetim mbi llogarinë bankare, certifikatë familjare, numër amze, firmë, rezultate shkollore me idenë se po përgatitnin aplikime për t’i dërguar jashtë. Nxënësit u renditën sipas pikëve dhe u shpall një listë prej 25 studentëve të përzgjedhur me pikët më të shumta, të cilët do të vizitonin Amerikën dhe prisnin përgjigjen e aplikimeve në universitetet e huaja”,-tha për Faktoje një prej nxënësve të përfshirë.
Ndërsa një prej mësueseve të Korçës, që sot deklaron veten të mashtruar, emrin e së cilës Faktoje po e mban anonim, thotë se nuk u paguan për këtë punë shtesë dhe mbledhjet vlerësuese që janë bërë në platformën “Zoom”.
“Mësueset e matematikës punuan për rreth 12 ditë nga ora 8 deri 8 të darkës dhe nuk i pyeti njeri se ishte e shtunë apo e diel. Çdo urdhër se si do veprohej vinte nga DRAP te ZA, nga ZA tek drejtorët e shkollave, nga drejtorët te mësuesit e nxënësit. Pra, e gjithë Ministria është e përfshirë”.
Mësuesja thotë se bashkë me nxënësit ndihet e frikësuar për të gjitha të dhënat personale që janë dorëzuar, “përveç mashtrimit e talljes që na u bë, dhe lodhjes që kaluam. Kujt t’i ankohesh kur vetë MAS është e përfshirë? Na doli që Ambasada Amerikane thotë që ne jemi jashtë kësaj. Mësuesve iu vjen vetëm një email. Ndërprisni projektin”.
Klea Rama, enigma e kësaj skeme…
Sipas të gjitha fakteve dhe dëshmive, në krye të kësaj piramide rezulton të jetë një person që e quan veten Klea Rama e që përdor për komunikim një numër celulari amerikan.
Në faqen zyrtare të projektit https://www.lttausa.com/p/kontakt.html Klea Rama rezulton të jetë drejtuesja e projektit për Shqipërinë, dhe ajo deklarohet si përfaqësuese e “Departamentit Amerikan të Shtetit”.
Nxënësit dhe mësuesit e përfshirë komunikonin me Klean përmes një grupi në Whatsapp, ku merrnin udhëzime për projektin si dhe zhvillonin biseda të ndryshme.
“Ajo na kishte thënë se ishte maturante si ne, jetonte në Nju Jork dhe e drejtonte projektin që andej. Shpesh hiqej si e afërme e kryeministrit. Ajo na jepte udhëzime dhe mësuesit e tjerë në nivel drejtues zbatonin porositë e Kleas ose na flisnin në emër të saj”,-i tha Faktojes një nga nxënësit.
Në një prej bisedave, teksa flitej për transformimin e Vlorës, Klea Rama i replikonte një nxënësi nga ky qytet: “Kështu është kur keni xhaxhin tim kryeministër”.
Zyra e kryeministrit e pyetur nga Faktoje për këtë rast, dha mohoi çdo lidhje dhe dijeni.
“Zonja në fjalë nuk ka asnjë lidhje me Kryeministrin Rama dhe se zyra e Kryeministrit nuk ka asnjë dijeni për këtë zonjë apo për projektin që ju citoni”,-tha zyra e z. Rama.
Siç ka mësuar Faktoje, Klea Rama, ose personi që identifikohet me këtë emër, ka vijuar komunikimet me nxënësit e përfshirë në projekt, edhe pas njoftimit të ambasadës se ajo po mashtronte, dhe DASH nuk ishte partner i saj. Por më pas, ajo ka fikur numrin e telefonit dhe është zhdukur nga të gjitha llogaritë në rrjetet sociale me të cilat nxënësit kishin folur me të deri në ato momente.
Premtime dhe shantazh pas “grisjes së maskës”
Menjëherë pasi ambasada amerikane dhe policia e shtetit e quajtën këtë projekt një skemë mashtruese, nxënësit e përfshirë reaguan menjëherë në grupin në Whatsapp, duke i kërkuar llogari Klea Ramës për këtë.
Ajo vijon të thotë se projekti është zyrtar me Ministrinë e Arsimit, dhe i quan njoftimet në media “kazan”.
Këto janë bisedat mes saj dhe maturantëve, të siguruara nga Faktoje:
Nxënës: Keni diçka zyrtare për të na treguar se ky projekt është legjitim?
Klea Rama: Be happy and smile. Don’t Worry! (Kënaquni dhe buzëqeshni. Mos u shqetësoni).
Nxënës: Kjo është shumë serioze për sa kohë është bërë mediatike. Dhe mendoj që kaluam të gjitha fazat e projektit dhe nuk pati asnjëherë një përfaqësues të huaj që të fliste për këtë çështje dhe asnjë faqe zyrtare e huaj.
Nxënës: Nuk është se e pamë në rrugë dhe aplikuam, mbi këtë projekt nga njohu vetë shkolla jonë.
Nxënës (dërgon foto nga ekrani i një televizioni që ka njoftuar veprimet e policisë): Këto u arrestuan, ju kërkoni akoma Amerikën.
Klea Rama: Kazan, janë kryer disa kontrolle dhe kaq.
Nxënës: Më falni, por cila është kazan, ambasada amerikane?
Nxënës: Meqë po i bëhet padrejtësi projektit, duhet të bëni një sqarim transparent për ne nxënësit, sepse ju besuam, dhe u angazhuam për kaq muaj e jo të na bëni ironi.
Klea Rama: Do flasim kur të mbarojë hetimi.
Kle Rama: Dhe një herë ju lutëm, projekti ka një miratim nga MAS. Po ju nis miratimin e MAS e ju lutem prisni mos dilni në teori të gabuara pa i parë të gjitha anët e medaljes.
*KLEA NIS NJË FOTO QË SHIHET VETËM NJË HERË E NUK KOPJOHET AS RUHET
Nxënës: Nuk shikoj as stemë e as vulë. Atë e shkruaj edhe unë.
Nxënës: As vulë e as firmë.
Nxënës: Nuk është puna tek lekët, sepse nuk kemi paguar asgjë, por ju na sorrollatët me muaj me provime dhe dokumente.
Klea Rama: Vajza, unë jam moshatare sa ju e si ju. Besoj e dini që asnjë projekt nuk zhvillohet pa miratimin e MAS. Ju lutem, ai është një email që ju është nisur të gjitha ZVAP-ve.Nxënës: Nëse është një projekt i miratuar nga MAS, rrjedhimisht institucioni qeveritar të paktën duhet të dalë me një reagim, gjë që nuk po e shohim të ndodhë.
Në vijim të bisedës, Klea nis një numër dhe emër prokurori dhe ju kërkon nxënësve të dërgojnë mesazhe duke deklaruar që s’kanë marrë para prej saj.
J. M. Është Prokurori. Ju lutem të gjithëve ti shkruani (emër mbiemër) dhe që asnjë nga organizatorët nuk ju ka kërkuar të dhëna materiale, lekë apo çdo gjë tjetër si kjo në këmbim të vizës amerikane apo çdo gjëje tjetër.”
Nxënës: Po na hidhni hi syve, duke mos na shpjeguar a keni lidhje me arsimin në Amerikë. Kërkuam një sqarim. Nuk i shkruaj asnjë prokurori apo avokati pa marrë një sqarim.
Nga verifikimet e Faktoje, rezultoi se prokurore e çështjes është Eloida Goxhi, ndërsa numri i telefonit të mësipërm i takon oficerit të policisë gjyqësore që po merret me hetimet përkatëse.
Pas kësaj, Klea zhduket nga whatssapp dhe Instagram, dhe përmes Snapchat, kontakton një nga nxënësit, të cilit i kërkon të përcjellë në grup një mesazh kërcënues në emër të saj, për këdo që nxjerr në media bisedat se do t’i kallëzojë penalisht.
“Për ata që kanë nxjerrë lajme do të nis një kallëzim penal. Nuk duhet të publikonit numrin personal dhe foto. Ai që e ka bërë është mirë t’i tërheqë mbrapsht, sepse është vepër penale”.
Hije dyshimi mbi përfshirjen e Ministrisë së Arsimit
Pikëpyetja më e madhe në këtë skemë është se për 9 muaj, nxënësit dhe mësuesit u përfshinë në një projekt që pretendonte të kishte mbështetjen e qeverisë amerikane, kur një partneritet i tillë nuk ekzistonte.
Të gjithë mësuesit dhe drejtuesit e shkollave që u kontaktuan nga Faktoje, thanë se ndiheshin të kërcënuar për të folur publikisht, por në këtë punë ishin përfshirë pasi emaileve zyrtare të përcjellja nga drejtoritë arsimore.
Një prej drejtuesve të shkollave që është marrë në pyetje edhe nga autoritet për këtë çështje, tha për Faktoje:
“Projektet vijnë të gjitha me miratim nga MAS ne bëjmë vetëm zbatim të tyre kjo gjë dihet ligjërisht. Emailet i kanë strukturat vetë kështu që…. Shkolla nuk certifikon projekte. Di vetëm që ne jemi viktima nëse është e vërtetë….realisht jemi të shokuar vetë. Fillon e mbaron puna kush e solli, pse e solli, ne bëjmë detyrën me shumë përkushtim”.
Një mësuese tjerët në Lezhë, e përfshirë në rolin e grumbullimit të dokumentacionit të nxënësve, tha për Faktoje: “Nuk kisha asnjë ide se ishte një mashtrim. Unë gjithmonë kam qenë e angazhuar në projekte në shkollën time dhe e dija që isha duke punuar për një detyrë të lënë nga ministria e arsimit. Gjithçka ka qenë zyrtare”.
Asnjë prej të kontaktuarve, në nivelin e mësuesve dhe drejtorëve të shkollave nuk i dha Faktojes ndonjë dokument që të vërtetonte komunikimin me eprorët e tyre.
Faktoje kontaktoi drejtoren e Zyrës Arsimore Tiranë, Erjeta Alhysa, pasi të paktën për momentin janë nën hetim dy arsimtaret e shkollës “Qemal Stafa” që ajo i ka në varësi.
Drejtoresha pranoi se “Edhe për këtë projekt, si për çdo projekt tjetër, ne kemi zbatuar urdhrat dhe udhëzimet që me email dhe me shkresa na kanë ardhur nga titullarët tanë. Nuk kemi bërë asgjë pa njoftim zyrtar dhe për këtë rast, ekziston ky urdhër. Ne nuk bëjmë projekte, ato i miraton Ministria.”
Faktoje e pyeti Ministrinë e Arsimit, nëse ka pasur ndonjë rol zyrtar/partneritet me projektin “Let’s Talk Together About US’24” e nëse mund ta dokumentonin këtë.
Por përgjigjja e dhënë nuk shpjegoni se si një projekt i tillë mashtrues u shtri në mbarë shkollat e vendit.
“Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron se po bashkëpunon ngushtësisht me institucionet ligjzbatuese për hetimin dhe zbardhjen e çështjes në fjalë. MAS është e angazhuar të ofrojë mbështetje të plotë dhe të gjitha të dhënat e nevojshme për të ndihmuar organet kompetente në zbardhjen e kësaj çështjeje”,
thuhet në përgjigjen e ministrisë, e cila inkurajon institucionet ligjzbatuese për zbardhjen sa më parë të çështjes dhe “siguron publikun për bashkëpunim dhe transparencë të plotë”.
Drejtorët e shkollave i thanë Faktoje, se pas njoftimit publik të ambasadës amerikane, ishin urdhëruar ta ndalonin projektin, përmes këtij email-i:
“Në vijim të emailit të mëposhtëm të dërguar nga znj.Sefa, për projektin “Let’s Talk Together About US’2024”, me porosi të eprorëve ju njoftojmë që të ndërpritet menjëherë zbatimi i këtij projekti. Njoftoni të gjitha strukturat tuaja të varësisë dhe çdo person të përfshirë në këtë projekt.”
Cili ishte qëllimi?
Nga grumbullimi i fakteve dhe dëshmive, rezulton se deri më tani, është mashtrim pretendimi se ky projekt mbështetej nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Klea Rama të përfaqësonte administratën amerikane.
Nxënësve ju ishte premtuar udhëtim falas në SHBA dhe bursa studimi.
Megjithëkëtë, nxënësit pranojnë se deri në këtë fazë, nuk ju janë kërkuar para siç konfirmohet edhe nga kjo bisedë e transkriptuar mes tyre dhe Klea Ramës:
Nxënës: Për pjesën e lekëve askush nuk na ka kërkuar asnjë qindarkë.
Nxënës: Kjo skema juaj na harxhoi mundin dhe kohën, lekët s’janë asgjë.Klea Rama: Le të flasë drejtësia, edhe mbi mua, edhe mbi atë që ju ka marrë lekë e ju ka harxhuar kohë.
Por pse u shqetësua ambasada amerikane?
Cili mund të ketë qenë qëllimi final i kësaj skeme mashtruese?
Eksperti kriminalist Ervin Karamuço, tha për Faktoje, se “Nuk përjashtohet mundësia që paratë të kërkoheshin në një fazë tjetër, kur nxënësit të ndjenin se ndodheshin fare pranë ëndrrës amerikane dhe duhet të paguanin diçka. Është po ashtu e mundur që këta fëmjë dhe prindërit e tyre të jenë përfshirë në këtë skemë për qëllime politike dhe Ministria të jetë keqpërdorur.”
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçës, ku një vajzë e mitur dyshohet se shfrytëzohej për prostitucion. Sipas policisë për këtë ngjarja në pranga kanë rënë dy persona, përkatësisht tutori i dyshuar Marsel Baçi (26 vjeç) dhe “klienti” Selam Hyka (41 vjeç). Gjatë një reagimi për mediat, kunata e Marsel Baçit, Asja Lozhani ka treguar anën tjetër të “medaljes”, duke hedhur poshtë pretendimet e familjes së 16-vjeçares që dyshohet se është shfrytëzuar prostitucion. Sipas kunatës së “tutorit” të dyshuar të ngjarjes në Maliq, vajza fliste me dëshirë me Marselin, madje i çonte edhe foto erotike.
“Marselin e kam kunat. Erdhën në orën 1 të natës, do e merrnin në pyetje nuk i thanë që do e arrestonin. Ajo i shkruante vet në Facebook. Kur erdha para 6 muajsh unë, ajo fliste me Marselin. Marseli thoshte nuk e dua po ajo i shkruante. Nuk besoj se Marseli e ka përdhunuar. Me ka thënë Marseli se i shkruante vet ajo. Ajo i shkruante edhe burrit tim. I çonte foto. Burri i thoshte se s’ke pune me mua. Fliste me të dy vëllezërit“, tha Asja Lozhani. Vajza 16-vjeçare ka qënë ajo që ka rrëfyer të gjithë ngjarjen në polici pas denoncimit që ka bërë nëna e saj. Dy të arrestuarit ndodhen në drejtorinë vendore të policisë së Korçës, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë.