Kombëtarja zbret sonte në fushë përballë Ukrainës

Shqipëria luan sonte takimin e parë të vlefshëm për Ligën e Kombeve ndaj Ukrainës, në ora 20:45 në stadiumin “Epet Arena”. Në prag të kësaj sfide të rëndësishme për kuqezinjtë, të cilët duan ta nisin sa më mirë këtë edicion, trajneri Silvinjo dhe mesfushori Ylber Ramadani dolën pasditen e djeshme në konferencën zyrtare për media.

Trajneri Silvinjo u shpreh se objektivi kryesor i ekipit në këtë ndeshje është që të marrin një rezultat pozitiv dhe të luajnë njëjtë si në kualifikueset e Europianit, me shpirt e zemër në fushë. Ndër të tjera, tekniku brazilian vlerësoi Ukrainën si ekip shumë të fortë dhe me lojtarë cilësorë.

Sa kanë ndikuar ndryshimet që ka pësuar grupi? – Kjo ndodh shpeshherë në Kombëtare. Është një moment i vështirë, duke qenë se lojtarët pas Europianit kanë pasur pushimet, fazën përgatitore, kanë luajtur dy ose tre ndeshje dhe vijnë në Kombëtare. Duhet të punojmë për këtë situatë, edhe në Varshavë na ndodhi e njëjta gjë kur kemi humbur disa lojtarë. Është momenti i duhur dhe mundësi e mirë për lojtarët e tjerë. Janë gjëra që ndodhin në një Kombëtare dhe duhet të punojmë për këtë pjesë.

Arbër Hoxha? – Të gjithë lojtarët janë gati, kjo është ajo që duam ne. Kemi edhe një stërvitje të lehtë, të shohim. Nuk është e thjeshtë, Arbër Hoxha ende nuk ka nisur një ndeshje si titullar. Në mars e ftuam në Kombëtare, ka luajtur dy miqësore. Udhëtimi në Kombëtare është i tillë, por që hap pas hapi gjërat mund të ndryshojnë. Hoxha është shumë i rëndësishëm për Kombëtaren.

Ndeshja me Ukrainën? – Kur flasim për Ukrainën, flasim për grupin, një grup shumë i vështirë, me të katër ekipet që bënë një Europian të mirë. Jemi në një grup të vështirë në Nations League. Trajneri i Ukrainës është shumë i zoti, e organizon mirë skuadrën, ka lojtarë shumë të mirë, janë Sudakov, Mudryk etj. Janë teknikë, shumë fizikë dhe të organizuar, kanë bërë një Europian të mirë. Grupi ynë është shumë i vështirë. Ukrainën duhet ta përballojmë fizikisht, pasi është skuadër e vështirë dhe shumë teknike.

A jeni të kënaqur me merkaton e futbollistëve të Kombëtares? – Po, ne vazhdimisht i ndjekim lojtarët tanë. Ka qenë një moment i vështirë, duke qenë se pas Europianit kanë qenë pushimet dhe lojtarët kanë pasur edhe presionin e merkatos për të bërë lëvizjet e tyre. Jemi vazhdimisht pas tyre dhe jemi të gjithë të lumtur së bashku me stafin teknik. Kështu mund të përqendrohen më tepër në ekip. Por që jemi shumë të lumtur.

Rikthimi i entuziazmit te futbollistët që nuk luajtën në Europian? – Kjo është puna e Kombëtares. Kam pasur fatin të punoj edhe te Brazili. Kombëtarja është e hapur për të gjithë. Lojtarët vijnë me shumë dëshirë për të përfaqësuar kombin. Kur nuk ka dëshirë për këtë, nuk mund të japë shumë. Nuk jemi të shqetësuar. Kemi bërë 4 ditë stërvitje dhe janë shumë të motivuar. Jemi të kënaqur me motivimin e lojtarëve.

Skema – Për një vit e gjysmë kemi luajtur me skemën 4-3-3, më pas kemi përdorur edhe skemën 4-2-3-1. Ne i përshtatim skemat sipas karakteristikat që kemi te lojtarët. Mund të punojmë edhe me skemën 4-4-2. Seferi mund të bëjë rolin e një sulmuesi të distancuar. Uzuni mund të luajë sulmues qendror. Kemi lojtarë të fortë. Duke njohur karakteristikat e lojtarëve mund të përshtatim edhe skemat.

Ndeshja me Ukrainën? – Është e vështirë për të parashikuar një ndeshje. Do të jetë një ndeshje teknike, e hapur dhe me tranzicione të shpejta nga të dy palët, se ata nisen shumë mirë. Kanë lojtarë të shpejtë, teknikisht të fortë. Pastaj edhe ne jemi një ekip me kundërsulme, kemi cilësi teknike. Mendoj se është mundësia tw shohim një ndeshje të bukur. Ukraina është skuadër shumë e fortë. Është një grup i ekuilibruar dhe na pret një ndeshje e vështirë.

Sa kanë ndikuar ndryshimet që ka pësuar grupi? – Në Varshavë kemi pasur të njëjtën situatë, duke qenë se ishim pa Ismajlin dhe Gjimshitin. Tani jemi pa Ajetin dhe Gjimshitin, por kemi lojtarë të tjerë që mund të përshtaten. Kombëtarja është e hapur, një mundësi për të gjithë, të zbresim në fushë dhe të bëjmë më të mirën.

A do të jeni i kënaqur me një pikë nga kjo transfertë? – Në ndeshjen e fundit ndaj Moldavisë gjatë kualifikueseve për Euro 2024 ne na mjaftonte vetëm një barazim. Por nuk mendoj që ka ndonjë trajner që kënaqet vetëm me një barazim. Ne futemi në fushë për të fituar dhe punojmë vetëm për këtë gjë. Sigurisht që kemi lojtarë të rëndësishëm që na mungojnë, por që do të futemi një fushë për të luajtur fortë dhe për të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm nga kjo ndeshje.

Pas Europianit si e vlerësoni ekipin e Ukrainës? – Grupi është shumë i fortë dhe i vështirë. Të katër ekipet kanë luajtuar në Europian. Për të gjithë, Europiani është maksimumi, Nations League është ndryshe. Është tjetër strategji. Jam i shqetësuar, lojtarët vijnë pas pushimeve, kanë luajtur pak ndeshje. Kombëtarja funksionon ndryshe nga klubi. Edhe pse një periudhë pak delikate, lojtarët duhet të japin më të mirën dhe të futen në fushë për të dhënë maksimumin.

Ylber Ramadani tha se atmosfera brenda grupit është fantastike dhe të gjithë lojtarët janë të përqëndruar për të dhënë maksimumin. Mesfushori kuqezi nënvizoi se skuadra do të futet në fushë me objektivin për të bërë sa më mirë, pavarësisht se ndeshja ndaj Ukrainës do të jetë shumë e vështirë.

Atmosfera brenda grupit – Atmosfera e ekipit është fantastike. Jemi shumë të përqëndruar sepse na pret një ndeshje shumë e vështirë. Atmosfera është shumë e mirë.

Përballja me Ukrainën– Jemi shumë gati. E kemi studiuar Ukrainën shumë mirë. E dimë se ku është pika më e fortë dhe jemi duke punuar shumë dhe shpresojmë që të marrim rezultat pozitiv.

Pozitiv fakti që luani në fushë asnjëanëse? – Ne jemi profesionstë dhe si brenda apo jashtë shtëpisë, kur luajmë gjithmonë përqëndrohemi që të japim maksimumin. Nuk ka rëndësi fusha ku luajmë.

Mungesa e liderave dhe sa gati jeni të merrni më shumë përgjegjësi në të ardhmen? – Atë e vendos trajneri. Jemi stërvitur shumë gjatë javës, jemi përgatitur , e dimë se çfarë kundërshtari do të na presë në fushë. Ne jemi të përqëndruar që të japim maksimumin dhe të marrim rezultat.

Medon Berisha? – E shoh çdo ditë në stërvitje. Punon shumë, është profesionist. Është lojtar i ri, shumë i përqendruar dhe gati për të dhënë maksimumin e tij.

Lojtarët e rinj në radhët e Shqipërisë– Janë përshtatur shumë mirë dhe janë duke bërë shumë mirë në stërvitje. Po japin maksimumin.

Shanset e Shqipërisë në Ligën e Kombeve – E kam parë që thuhet se jemi më pak të kuotuarit, por forca jonë është grupi. Do të bëjmë më të mirën tonë për ta fituar këtë grup. Kemi lojtarë cilësorë dhe jemi ekip cilësor. Do të bëjmë gjithçka për të arritur në krye të grupit.

Kapiten? – Nuk e di, e di trajneri. Nëse do të jem, do të ishte kënaqësi dhe do ta bëja me gjithë nder.

Çfarë mësuat nga EURO 2024? – Do na shërbejë si eksperiencë sepse kemi luajtur me kundërshtarë të fortë të Europianit. Tani e dimë se në çfarë niveli kemi luajtur në Europian. Nivel i lartë. Kemi fituar më shumë eksperiencë dhe e dimë se si mund të luajmë së bashku dhe besoj se kjo do na shërbejë shumë.

Asllani – Bajrami apo Asllani – Laçi, me cilën dyshe ndihesh më rehat? – Nuk kam preferenca, me këdo të luaj nuk e kam problem. Përshtatem me të gjithë. Zgjedhjet taktike i di trajneri.

Si jeni përgatitur për Ukrainën & Gjeorgjinë? – jemi shumë të përgatitur. Kemi krijuar eksperiencë dhe do futemi në fushë për të dhënë më të mirën.

Këmbimi valutor, 7 shtator/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 7 shtator 2024, dollari amerikan, blihet me 89.3 lekë dhe shitet me 90.4 lekë.

Euro, blihet me 99.3 lekë dhe shitet 100 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 105.4 lekë, ndërsa në shitje me 106.4 lekë.

Paundi britanik, blihet me 117.6 lekë dhe shitet me 118.8 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.8 lekë, ndërsa në shitje me 67 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

U ma rtυa ραvarësisht ραralajmërimit të s hoqes, pas 13 vitesh zbυloi se bυ rri kishte familje tjetër

Sava, një telefonuese nga Tirana  mendon se nëse rrethi shoqëror është në dijeni të tradhtisë së njërit prej partnerëve në një çift, duhet të flasë. Sipas saj, kjo është e nevojshme që personi tjetër mos të humbasë kohën dhe investimin në një marrëdhënie.

Ajo rrëfen një ngjarje ku e bija e vuri në dijeni shoqen e saj se personi me të cilin po dilte, ishte i martuar. Shoqja nuk e dëgjoi dhe pas 13 vjetësh mësoi se burri i saj kishte edhe një familje tjetër në Francë.

Nexhi: Vajza ime kishte një shoqe dhe një ditë e sheh në xhiro me dikë, një vajzë e mrekullueshme. Pas nja 2-3 ditësh e takon, e kishim në lagje dhe shoqe klase kishin qenë dhe i thotë “moj po ti çne me filanin? Jam fejuar “,thotë, një vajzë shumë e lumtur, e mrekullueshme. “Si je fejuar?” i thotë. “Kunata, motra e tij, e kishim në punë dhe më hyri për këtë. Çfarë thua ti, si të hyri kunata? Po”, thotë. “Ai është i martuar”, i thotë vajza, “është në Francë”. Ia tha direkt troç, më mirë një gënjeshtër e hidhur se sa të humbasin vitet e jetës e çdo gjë.

Megjithatë ajo s’ia vuri shumë veshin, shumë e lumtur me këtë, u martua, ai ikte-vinte nga Franca. Kjo mbante prindërit e tij, kishin edhe një minimarket të vogël dhe kjo punonte natë-ditë aty, lindi edhe një gocë, ky ikte-vinte nga Franca. Kishte ca fotografi në shtëpi, e dinte edhe shtëpia që ai ishte i martuar në Francë e kishte fëmijë, familja e vet dhe askush nuk i thoshte.

Albana Çaushaj: Kanë dashur një shërbëtore në shtëpi prindërit e atij…

Nexhi: Po, po. Askush nuk i thoshte, thotë kjo “po mirë, po kjo fotografi këtu, e kujt është? Kjo është një kushërira jonë që i ka vdekur burri, që ka edhe fëmijët atje, ky ka dalë” e ku di unë, e gënjenin. Lindi edhe gocën, vajti goca 12-13 vjeç. Ai vazhdonte në Francë, kjo vazhdonte këtu.

Aldo: Kjo s’nuhaste gjë fare?

Nexhi: Fare. Njëherë për Vit të Ri se filloi pastaj të dyshonte, pas 13 vjetësh, pret biletën me gjithë gocën dhe shkon drejt e në Francë, drejt e në shtëpi. Kur shkon atje gjen gruan tjetër me fëmijë, normale që kthehet pastaj dhe aty mori fund çdo gjë. Po pas 13 vjetësh, ajo sot ka ndërtuar jetën e vet, është në Itali me dikë tjetër, por 13 vjet të jetës së saj shkuan kot./tvklan.al

G. rυaja: Β.υrri nυk më kënåq, ja ç farë i b.ëra…!

Historia e nje gruaje te martuar dhe me dy femije po marros rrjetin. Historia e saj eshte rrefyer per tabloidin britanik “The Sun”.

Ja rrëfimi i 33 vjeçares:Une jam e martuar dhe kam dy fëmijë me burrin tim.

Ai është shumë i mirë por jeta se.ksuale është e tm.errshme.Një natë takova një djalë në një lokal dhe më dha numrin e tij.

Kur e thirra pas disa ditës më ftoi për darkë në një vend. Pas asaj shkuam në banesën e tij dhe aty bëmë se.ks.

Më bëri të ndihem më e gjallë, andaj vazhdova ta takoja. 

Një ditë kur dolëm, ishin edhe miqtë e tij dhe njëri nga ta ishte shumë i pashëm.

I dashuri mu afrua dhe më pyeti nëse isha për një treshe. U ndjeva e tu.rpëruar por pranova sepse nuk doja t`ia prishja qejfin atij.Kjo doli të jetë një eksperiencë e imja e paharruar dhe nuk u ndjeva aspak e penduar. Por, unë isha mësuar që ai të më thërrasë për takimin e rradhës.

Megjithatë, nuk dëgjova nga ai për një javë edhe se i dërgova mesazhe.Një ditë ma ktheu dhe më kërkoi ndjesë që nuk më është përgjigjur por më tha se ka shumë gjëra që po i ndodhin aktualisht në jetë.

A duhet ta lë tashmë dhe të vazhdoj me burrin tim?Ja përgjigja e psikologes:PO, PO dhe PO! Ai është i zënë dhe e ka agjendën e ngjeshur, por që fatkeqësisht ju nuk përfshiheni aty.Kjo situatë duhet t`iu shtyejë edhe më shumë që të bisedoni me burrin tuaj dhe t`i tregoni që keni një krizë e cila duhet zgjidhur. 

Jetoi 8 υite në maηastir, mυrgesha b ie në DΑSΗURl me ρriftin…

Dikur ishte një murgeshë dhe kaloi plot 8 vite në një manastir, mirëpo tashmë është kthyer në një por/nostare. Kjo është historia e Yudi Pineda.

Vajza e cila ishte vetëm 10 vjeçe kur shkoi në një manastir për t’u trajnuar të bëhej një murgeshë. Kishin qenë murgeshat që shkuan në shkollën e saj dhe e bindën për t’u larguar.

Ajo ka treguar se atje brenda ndihej shumë e lumtur por pastaj ra në dashuri me një mësues fetar. Kjo e bëri që sapo mbushi moshën madhore, Yudi të largohej nga manastiri.

Ajo nisi punë në “Nestle” mirëpo pastaj takoi Juan Bustos, një person i cili po rekrutonte modele për chat line.

Tashmë 28 vjeçe vajza nga Ituango, Kolumbi ka rrëfyer se dëshiron të shkojë tri herë në javë në kishë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, ndonëse tashmë është pornostare. 

Yudi ka treguar: “Unë shkova në Uraba dhe isha në shkollë kur murgeshat erdhën për të na vizituar, dhe e dija atëherë se doja të bëja atë gjë.

Më pas u largova pasi u dashurova çmendurisht me një mësues fetar. Pastaj takova Juan Bustos, i cili po rekrutonte modele për portalin e tij të tipit “ëebcam” të rritur.

Fillimisht ndihesha keq, por tani jam mirë. Unë ndihem mirë edhe kur shkoj në kishë. Asnjëherë nuk i anashkaloj lutjet e së premtes, takimet e së shtunës apo meshat e së dielës”.

Pineda pranoi se prifti i saj u përpoq ta bënte të arsyetonte për të mos u bërë një pornostare, por ajo injoroi këshillën e tij. 

Horoskopi për ditën e sotme, e shtunë 7 shtator 2024

DASHI

Në dashuri tensionet më në fund po zbuten dhe dita premton momente qetësie. Në punë, energjia kthehet, duke ju lejuar të përballoni sfidat me vendosmëri më të madhe.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, në dashuri situata po evoluon, por është e rëndësishme të qëndroni të qetë. Në punë mund të ketë disa lajme: mbani një qëndrim të hapur dhe përgatituni të bëni zgjedhje të rëndësishme.

BINJAKËT

Në dashuri, gjithçka duket se po shkon mirë; është koha e duhur për të bërë plane afatgjata. Në punë, krijimtaria juaj është në kulmin e saj dhe mundësitë për sukses janë brenda mundësive tuaja.

GAFORRJA

Në dashuri, ka ende disa re në horizont, ndaj përpiquni të jeni të duruar. Në punë dita mund të sjellë disa sfida, por me qetësi do arrini t’i kaloni. Pak nga pak gjithçka do të funksionojë, jini të durueshëm.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, në dashuri, yjet ju buzëqeshin dhe marrëdhëniet forcohen. Në punë, vendosmëria juaj është një armë fituese: përdorni këtë ditë për të demonstruar vlerën tuaj.

VIRGJËRESHA

Gjithçka duket se po ecën në mënyrën më të mirë, veçanërisht për ata që kanë përpara projekte të rëndësishme. Në punë është një periudhë e artë për ide të reja dhe projekte novatore.

PESHORJA

Në dashuri, dita është e favorshme për reflektime të thella dhe për të marrë vendime të rëndësishme. Në punë, vazhdoni të ndiqni instinktet tuaja: rezultatet nuk do të vonojnë të vijnë. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit. Do të shihni që së shpejti gjithçka do të jetë mirë.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, në dashuri gjërat mund të mos jenë të qarta, ndaj është e rëndësishme të komunikoni hapur. Në punë, qëndroni të fokusuar dhe mos u hutoni nga çështje dytësore. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

SHIGJETARI

Në dashuri, emocione të reja janë gati të vijnë, përgatituni t’i përjetoni ato plotësisht. Në punë nuk do mungojnë kënaqësitë, sidomos për ata që merren me projekte personale.

BRICJAPI

Në dashuri është koha për të sqaruar çdo keqkuptim dhe për të rimarrë kontrollin e situatës. Në punë, aftësitë tuaja organizative vazhdojnë t’ju japin një avantazh. Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, në dashuri, përpiquni të mos jeni shumë impulsivë në vendime. Në punë, dita mund të jetë sfiduese, por me durimin dhe strategjinë e duhur do të arrini ta menaxhoni sa më mirë.

PESHQIT

Në dashuri, dita është pozitive dhe ofron mundësi për të forcuar lidhjet. Në punë, kreativiteti është sërish protagonist: shfrytëzojeni këtë moment për të çuar përpara projektet tuaja. Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë.

Italia përmbys me spektakël Francën. Kosova turpërohet nga Rumania

Italia mposhti Francën në transfertë pas një ndeshjeje spektakolare. “Gjelat” shënuan të parët me Barkola në sekondën e 13, ndërkohë që kombëtarja e drejtuar nga Luciano Spalletti përmbysi gjithçka me golat e Dimarcos, Fratesit dhe Raspadorit. 

Pas 3 pikëve të para të papritura, Italia do të sfidojë Izraelin ditën e hënë.

Ndërsa Kosova ka pësuar një humbje të rëndë në duelin e parë të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” u mposhtën 3-0 nga Rumania në duelin e zhvilluar në stadiumin Fadil Vokrri.

Përveç rezultatit zhgënjyes, edhe paraqitja e Kosovës la për të dëshiruar, që regjistroi vetëm 1 gjuajtje në portë kundrejt 8 të rumunëve.

Sfida u zhbllokua në minutën e 40, kur Denis Man gjeti golin e avantazhit, ndërkohë që në pjesën e dytë Rumania shënoi edhe dy herë të tjera me Razvan Marin në minutat 51 dhe 82.

Si të mos mjaftonte kjo, Kosova humbi edhe Mërgim Vojvodën i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 85.

Duelin e radhës Kosova do ta luajë më datën 9 shtator, në transfertë ndaj Qipros, ndërsa Rumania do të presë Lituaninë. 

Në duelet e tjera spikasin triumfet e Belgjikës, Islandës dhe Rumanisë, ndërkohë që dy sfida, ajo mes Sllovenisë dhe Austrisë si dhe Uells-Turqi u mbyllën në barazim. 

“Një makinë rrëmbeu një vajzë në Kombinat”/ Policia sqaron ngjarjen: Ja çfarë ndodhi

Disa qytetarë raportuan mbrëmjen e sotme se në zonën e njohur si “Rruga e Qelqit” në Kombinat kishte ndodhur një ngjarje rëndë, ku një vajzë ishte rrëmbyer dhe ishte futur me forcë në një makinë.

Ky alarm shkaktoi shqetësim dhe nxiti një reagim të menjëhershëm nga ana e Policisë së Shtetit.

Pas një hetimi të detajuar, Policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka konfirmuar se kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje mes një çifti për motive xhelozie dhe jo me një rast rrëmbimi.

“Në lidhje me një shkrim të publikuar në një portal, i cili flet për rrëmbimin e një shtetaseje, ju sqarojmë: Me marrjen e informacionit mbi këtë rast, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, janë angazhuar maksimalisht për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, dhe shoqërimin e personave të përfshirë.

Bazuar në inteligjencën informative është identifikimi i targës së automjetit tip “Benz”, dhe shoqërimi në ambientet e Policisë i drejtuesit të tij, shtetasit K. M., dhe shtetases A. C., të cilët kanë deklaruar se në “Rrugën e Qelqit”, kanë patur një mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, për motive xhelozie”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas skandalit, jep dorëheqjen ministri i Kulturës në Itali

Ministri italian i Kulturës Gennaro Sangiuliano, i paraqiti sot dorëheqjen e parevokueshme kryeministres Giorgia Meloni.

Ai u përfshi në një skandal për një lidhje jashtëmartesore, ku mediat italiane e akuzonin se kishte përfshirë në udhëtimet zyrtare.

Ministri italian në këtë letër falenderon Melonin për mbështetjen e dhënë, ndërsa paralajmëroi një betejë ligjore mbi akuzat e hedhura ndaj tij me lajme të rreme.

Ndërsa vetë Meloni ka paralajmëruar se ministri i ri i Kulturës do të jetë Alessandro Giuli.

Ai e kishte dorëzuar dorëheqjen edhe të mërkurën por kryeministrja Meloni e kishte refuzuar.

“Magjia ekziston, e ka zanafillën që në lashtësi”, teologu Miron Çako flet i bindur: Syri i keq është më i fortë se magjia

Teologu i njohur, Miron Çako ishte i ftuar në “Aldo Morning Show” për të folur rreth magjisë dhe okultizmit. Për shumë njerëz magjia nuk ekziston, ndërsa të tjerë, siç ndodhi gjatë programit, janë takuar me “anën e errët” të energjisë në mënyra të pashpjegueshme.

Teologu thotë se magjia e ka zanafillën që në lashtësi. Sipas Çakos, ajo ekziston dhe shfaqet në formën e demonëve të padukshëm të cilët thirren nga njerëz që kërkojnë shërbimin e tyre dhe lidhin shpirtin me ta.

Miron Çako: Magjia është një kontratë që bëhet me një fuqi okulte. Kur themi fuqi okulte, themi fuqi demoniake që janë engjëj të rënë, të cilët janë në eter, janë rreth nesh, mund të jenë edhe këtu prezent.

Aldo: Për një ateist quhet energji e keqe?

Miron Çako: Po, energji e keqe por edhe kjo energji nuk është diçka abstrakte. Energjia buron nga një qenie ose energji pozitive që buron nga Zoti, ose energji negative që buron nga demonët. Magjistarët me dashje, pa dashje, i ditur, i paditur, injorant, i shkolluar sepse ka edhe magjistarë të shkolluar sot, ka universitete për magjinë, pra nuk është aq i thjeshtë problemi, ata bëjnë një kontratë me djallin dhe në këtë kontratë bëjnë kërkesa të ndryshme, të vetes së tyre ose të klientëve të tyre dhe magjia vepron në të gjitha fushat: psikologjike, fizike, shoqërore.

Aldo: Pra fjalia është, që të mos hallakatemi nëpër rreshta: magjia ekziston?

Miron Çako: Patjetër ekziston, ekziston që nga lashtësia.

Teologu thotë se ka 4 kategori magjish që veprojnë. Një magji mund të dallohet kur dikush që mund të jetë shumë mirë në çdo aspekt, nis të ndiejë shqetësime të pashpjegueshme për të cilat nuk gjendet zgjidhje.

Miron Çako: Magjia ndahen në 4 kategori: magjia që bëhet me elementë, magjia që bëhet me kontakt, magjia që është hipnoza dhe magjia që është edhe falli. Janë këto 4 kategori magjish që fatkeqësisht veprojnë. Ne mund të gjejmë mbeturinat e një marrëveshjeje me djallin, por marrëveshja është bërë. Djalli ka marrë kërkesën për të hyrë te X persona, objekt dhe fillon punën e vet. Ndodh një çudi, për shembull njerëzit që e kanë këtë problem, janë shumë mirë në jetën e tyre, papritur ndodh një ndryshim në psiqikën e tyre, në shëndetin e tyre, në marrëdhëniet e tyre shoqërore që nuk ia gjen zgjidhjen.

Veç magjisë, teologu Miron Çako thotë se ekziston edhe syri i keq. Sipas teologut, syri i keq është edhe më i fortë se magjia pasi efekti i tij është i menjëhershëm.

Miron Çako: Përveç magjisë, ekziston edhe syri i keq. Syri i keq është më i keq se magjia sepse magjia të vjen gradualisht, kurse syri i keq të vjen një shigjetim menjëherë që ti po s’pate një mbrojtje, menjëherë goditesh,  shigjetohesh.

Aldo: Po kush e bën syrin e keq?

Miron Çako: Syrin e keq, janë njerëz të cilët kanë energji negative sepse kanë smirë. Këta që kanë smirë, inat për diçka të një tjetri, për objektin, për çfarë ka ai…

Aldo: Kështu si shprehje e kemi dëgjuar ne, “syri, syri”.

Miron Çako: Po, syri i keq është më i keq se magjia sepse ky njeri brenda vetes ka një demon ose një ushtri demonësh, varet sa ai ka, sa energji posedon dhe me anë të shikimit, me anë të mendimit dhe fjalëve, ai të shigjeton.

Teologu shton se magjia ka gjetur rrugën për t’u përhapur në forma që nuk vihen re. Ka formula magjike që përdoren në jetën e përditshme, filma e libra të cilët duken krejt të padëmshëm por i shtyjnë edhe fëmijët të praktikojnë magjinë.

Miron Çako: Një formulë që ne e kemi përdorur kur kemi qenë fëmijë, nuk e di, “abrakadabra”. Për shembull, “abrakadabra” është një formulë magjike që vjen nga romakët.

Aldo: Unë e mbaj mend nga “Pinoku”.

Miron Çako: Sot magjia është pjesë e jetës. Është pjesë e filozofisë, e psikologjisë.

Aldo: “Abrakadabra”, vërtet e ke që…

Miron Çako: Është formulë e romakëve.

Aldo: Kur ta them nga “Pinoku”, unë mbaj mend filmin.

Miron Çako: Atë desha të them, për shembull edhe filmi “Harry Potter” ose libri “Harry Potter” është një libër i mirëfilltë magjie. Ose këto filmat e animuar sot, aty futen formula magjike, personazhe magjikë, mitikë por s’janë mitikë që bëjnë edhe fëmijët sot padashur, duke parë një film të animuar, duke lexuar një libër, gjenden duke bërë magji. Është një lloj loje sot, janë forca okulte dhe disa grupe që po e demonizojnë këtë shoqëri.