Pas skandalit, jep dorëheqjen ministri i Kulturës në Itali

Ministri italian i Kulturës Gennaro Sangiuliano, i paraqiti sot dorëheqjen e parevokueshme kryeministres Giorgia Meloni.

Ai u përfshi në një skandal për një lidhje jashtëmartesore, ku mediat italiane e akuzonin se kishte përfshirë në udhëtimet zyrtare.

Ministri italian në këtë letër falenderon Melonin për mbështetjen e dhënë, ndërsa paralajmëroi një betejë ligjore mbi akuzat e hedhura ndaj tij me lajme të rreme.

Ndërsa vetë Meloni ka paralajmëruar se ministri i ri i Kulturës do të jetë Alessandro Giuli.

Ai e kishte dorëzuar dorëheqjen edhe të mërkurën por kryeministrja Meloni e kishte refuzuar.