Fëmija 2-vjeçar dërgohet pa shenja je te në spitaI

Një rast i rëndë ka ndodh në familjen Uka nga Podujeva. Fëmija i tyre 2-vjeçar ka ndërruar jetë, për arsye që ende nuk dihen zyrtarisht.

Siç mësohet, rasti ka ndodh dje – dhe fëmija fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Nga aty, mjekët e kanë referuar familjen ta çojë të voglin e tyre në Pediatri në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Aty fëmija ka mbërritur pa shenja jetë, siç ka konfimruar edhe Policia.

“Nga QKUK është raportuar se një person ka mbërritur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes janë takuar dhe intervistuar dy persona”. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Shqipëria kthen pleqtë në punë se nuk ka më të rinj

Shqipëria po shndërrohet në vendin me normat më të lartë të punësimit për të moshuarit mbi moshën 65 vjeç të pensionit. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se aktualisht 16.3% e të moshuarve mbi 65 vjeç në Shqipëri janë në punë. Kjo shifër e rendit Shqipërinë në një nga vendet me normën më të lartë të punësimit të të moshuarve në Europë dhe që nga vitit 2010, për të cilin “Instituti i Statistikave” disponon të dhënat ky tregues është rritur ndjeshëm.

“Scan Intel” ka analizuar normën e punësimit të të moshuarve në moshë pensioni në vendet e Europës, nga ku rezulton se Shqipëria renditet mes vendeve me normën më të lartë, pas Islandës dhe Estonisë. Mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues është 6.4%, ndërkohë për Serbinë norma e të punësuarve mbi 65 vjeç është 9%. Rumania dhe Belgjika janë vendet që renditen në fund të grafikut me shkallën më të ulët.

Por përse kjo normë e lartë dhe mbi të gjitha në rritje? Mund të vijë si pasojë e mos plotësimit të nevojave të pensionistëve vetëm nga pensioni, por gjithashtu mund të përmendim edhe të vetëpunësuarit e kësaj grupmoshe në sektorin e bujqësisë. Një arsye tjetër mund të jetë edhe mungesa e fuqisë punëtore në sektorë të veçantë ku shumë persona vijojnë të punojnë edhe pasi dalin në pension.

Detaje të reja/ Ate ntati ndaj boksierit Kajoshi, vëllai i shënjestrës i dh*noi autorit…

Alban Bruçi është autori i dyshuar i atentatit ndaj boksierit të Vllaznisë, Arjon Kajoshi. Dyshohet se Alban Bruçi ka qëlluar me armë zjarri nga Range Rove ku udhëtonte boksieri si shenjë hakmarrje.

Raportohet se babai i autorit të dyshuar është dhunuar me grushte në 3 qershor dhe autor i dyshuar është vëllai i boksierit, Arlind Kajoshi. Ky i fundit është në kërkim nga policia prej asaj kohe. Atentati ndaj Arjon Kajoshit ndodhi mesditën e sotme rreth orës 12:30 në lagjen Partizani në Shkodër kur i riu po kthehej nga stërvitja. Nga të shtënat me armë nuk ka pasur të lënduar, ndërsa mjeti është në pronësi të shtetasit me iniciale S. K..

“Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K. Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njoftoi policia.

Çfarë po ndodh?/ Pas 14-vje çares edhe një 15-vje çare bëhet në.në, mjeku apeIon për kujdes

Gjatë 24 orëve të fundit në maternitetin e Korçës kanë lindur dy nëna minorene, njëra prej të cilave është 14-vjeçarja së cilës policia i ka arrestuar bashkëjetuesin.

Rasti i dytë ka të bëjë me një 15-vjeçare nga qyteti i Korçës, rast për të cilin policia ka nisur hetimet e nevojshme. Përgjegjësi i maternitetit të Korçës, Mishel Papakozma, bën me dije se shëndeti i dy nënave dhe bebeve të tyre është i mirë.

“Të dyja kanë kryer lindje normale, një djalë dhe një vajzë. Gëzojnë shëndet të plotë edhe bebet, edhe nënat”, tha Papakozma. “Nuk janë raste të shpeshta, sepse këto janë lindje në një moshë jo optimale, por janë gjëra që ndodhin”.

Nga ana tjetër Papakozma ngre shqetësimin për vajzat e kësaj moshe kur tha se nuk është kjo mosha e duhur për t’u bërë nëna. “Ka shumë komplikacione. Është herët në këtë moshë për martesë dhe për të lindur fëmijë”, tha Papakozma.

Efi Dhedhes i jep fund miqësisë me Mikela Pupën pas sherrit! Çfarë ndodhi mes dy shoqeve, partneri i ish-banores së BBV…

Efi Dhedhes dhe Mikela Pupa u bënë të njohura për publikun në emisionin ‘Përputhen’ nga ku vajzat krijuan miqësi të ngushtë së bashku teksa e quanin njëra-tjetrën motër. Nisën rrugëtimin bashkë në “Big Brother Vip Albania”, aty ku filluan hatërmbetjet pasi Efi zgjodhi të vazhdonte lojën pa Mikelën.

të ngushta, nuk i kemi parë më aq shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës. Kjo ka bërë që ndjekësit të aludojnë se ç’mund të kishte ndodhur mes tyre dhe miqësisë aq të ngushtë që kishin me njëra-tjetrën. Për këtë ka folur vetë Mikela, e cila ka sqaruar njëherë e mirë situatën.

Ajo i është përgjigjur fansave të cilët e kanë pyetur në Instagram rreth miqësisë me Efin, duke i thënë se vazhdojnë të jenë njësoj shoqe por s’takohen më aq shpesh, pasi janë të dyja të lidhura. Tashmë, ato dalin secila me partnerin dhe nuk u ngel shumë kohë të takojnë aq shpesh njëra-tjetrën.

“Mua s’më dukesh njësoj si më përpara me Efin”- i shkruan një ndjekës ndërsa Mikela ia kthen: “Se nuk jemi më njësoj. Ishim single, tani jemi të lidhura”. Ajo madje ka treguar edhe bisedën e fundit me Efin, ku ajo e pyet ç’dhuratë dëshiron Mikela për ditëlindje. Nga komunikimi i tyre, kuptojeni vetë sa “të ngrohta” apo “të ftohta” janë me njëra-tjetrën.

Mikela Pupa është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë e një vajze. Ish-banorja e “Big Brother Vip 2” është shpesh aktive në rrjete sociale ku ka vendosur të ndajë detaje nga përditshmëria, puna dhe bashkëjetesa me partnerin e saj Diklo. Së fundmi ajo ka zgjedhur të shuaj kureshtjen e ndjekësve të saj të cilët e kanë pyetur për jetën personale dhe periudhën e shtatzënisë.

Mes këtyre pyetjeve ishte edhe sesi ajo është njohur me partnerin e saj. Mikela tregon se gjithçka nisi në studion e Tattoo ku ai punon me Efin dhe fillimisht ishin thjesht miq. Më pas, Mikela thotë se kanë dalë nëpër takime, por askush nga miqtë nuk ishte në dijeni se mes tyre po lindte diçka. Tashmë që jeta e dy vajzave ka marrë drejtime të ndryshme, të dyja janë distancuar nga njëra-tjetra, duke lënë pas një miqësi të gjatë. Mbetet për t’u parë nëse nga dyshja do të ketë një mundësi të dytë, apo gjithçka është mbyllur mes tyre.

Heidi Baiçi dhe Romeo Veshaj drejt ndarjes? Zbulohet arsyeja e krizës së çiftit të BBV! Nga nisja e bashkëjetesës në Tiranë, tek ftohja e marrëdhënies së tyre

Romeo dhe Heidi kanë qenë kryefjala e ditëve të fundit. Shkak kanë qenë pikërisht zërat për një krizë në raportin e tyre. Atëherë kur dukeshin më të dashuruar se kurrë, duket se diçka ka ndodhur me çiftin. Vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donald festuan ditëlindjen e tyre pak ditë më parë, çfarë nxori në pah edhe krisjen mes dyshes.

Në 29 vjetorin e lindjes së tyre të dy moderatorët morën urime të veçanta nga familjarët dhe miqtë. Por Heidi Baçi, e dashura e Romeos me të cilën u njoh brenda shtëpisë së “Big-Brother Vip”, nuk u pa ta uronte moderatorin në rrjetet sociale. Kjo ngriti dyshimet se çifti i njohur ndoshta po kalon një krizë në marrëdhënien e tyre.

Po ashtu, prej disa kohësh ata nuk kanë postuar foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërkohë që më parë kanë qenë më aktiv dhe të pandarë në profilet e tyre. Dyshja shpesh herë ndanin në profilet e tyre çaste të bukura nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ku nuk mungonin as momentet romantike e gazmore.

Megjithatë, ata ende vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale si dhe fotot që ata kanë bërë së bashku gjenden në profilet e tyre. Mesa duket krisja mes çiftit është reale dhe shkak ka qenë pikërisht rruga e ndryshme që kanë zgjedhur. Planet e çiftit kanë sjellë edhe përplasjet e para, ku teksa Romeo duket një hap më larg televizionit, e ndërsa Heidi ka zgjedhur që të investohet tek ekrani.

Angazhimi i fundit televiziv për aktorin do të jetë në tetor, ku dhe do të shfaqet “Tenxherja me kapakun”, një komedi me Elvana Gjatën. Më pas, Romeo ka preferuar që ta shohë veten larg ekranit të madh, duke preferuar që të angazhohet në biznes, apo edhe në produksionin e një filmi. Vendim ky i marrë edhe pas përplasjeve që ka pasur me produksionin e Top Media. Nga ana tjetër Heidi, duket se është më e interesuar të bëjë karrierë, këtë herë si moderatore, duke vendosur në vend të parë karrierën dhe jo lidhjen. Natyrisht që në këto muaj që kanë bashkëjetuar, dyshja ka pasur këndvështrime të ndryshme për shumë tema, duke bërë që të ketë edhe një ftohje mes tyre. Që në kohën e “Big Brother”, të dy kishin treguar se i mendojnë gjërat tërësisht ndryshe, duke pasur të tjera qëllime, por gjithçka u duk se u zgjidh kur dolën.

Më të dashuruar se kurrë, dyshja madje bënte plane edhe për martesë. Por gjithçka tashmë ka ngrirë në këtë çift, pas disa përplasjeve që kanë pasur. Megjithatë, kjo është vetëm një periudhë ftohje dhe çifti ende nuk e ka thënë fjalën e fundit. Aktualisht Heidi është ende në Shqipëri, ku edhe gjithnjë e më shpesh po shihet në ambientet e Top-it, ku edhe po pret që të ketë një hapësirë. Ish-finalistja e “Big Brother”, ka qenë në audicionet e “Portokalli”, ku edhe ka aspiruar që të ketë një vend përkrah Nevinës në moderimin e këtij formati.

Megjithatë, ende nuk ka një përgjigje, nëse do të jetë ajo moderatore në sezonin e ri. Kujtojmë që romanca mes çiftit filloi teksa të dy ata u bën pjesë e reality show-t të BBV, ata u përfolën mjaft nga publiku si dhe fituan dashurinë e tyre. Pas daljes nga shtëpia e famshme çifti filloi bashkëjetesën, ata u panë gjatë verës në vende të ndryshme me pushime. Shpesh dyshja u shfaq krahë Borës dhe Donaldit ku u duk se marrëdhënia mes tyre ishte e mirë. Këtë e ka shprehur edhe vetë Heidi në një intervistë teksa ka thënë që është e lumtur që i do shumë Romeon dhe Borën.

“Jam shumë e lumtur që i dua shumë”, tha Heidi asokohe, por mungesa e një urimi për Romeon, ka bërë që shumë të mendojnë që ata nuk janë më bashkë. Ish-banorja e “BigBrother Vip” Heidi ka festuar ditëlindjen e saj pak ditë më parë, ku urimin më të veçantë e mori nga partneri Romeo Veshaj i cili shkruante: “Edhe 100 vite të qeshura vajza me flokët e arta! Të dua! Mirëpo në mes postimeve të ditëlindjes Heidi u shfaq me një unazë në duar ndërsa etiketonte aktorin në InstaStory dhe shkruante: “Të dua”.

Ky postim ngriti dyshimet se Romeo mund t’i ketë bërë një propozim partneres së tij ditën e ditëlindjes së saj, megjithatë deri më tani çifti nuk na ka dhënë asnjë detaj. Kujtojmë që në një intervistë, Heidi ka thënë se është duke e pritur propozimin e Veshajt. Ndoshta kjo unazë, është edhe propozimi i shumë pritur që vetë finalistja e “Big Brother” ishte duke pritur. Megjithatë, çifti deri më tani ka preferuar që mos të deklarojë asgjë në lidhje me planet e tyre në jetën private.

Ndryshojnë rregullat për të marrë pasaportën shqiptare, çfarë parashikon drafti! Ja sa vite duhet të jetojnë apo punojnë huajt nga BE dhe SHBA në vendin tonë për t’u bërë shtetas të përhershëm

Qeveria propozon ndryshime në ligjin “Për të huajt” ndërkohë që drafti është hedhur për konsultim publik.

Kushtet e lejeve të qëndrimit për shtetasit e huaj në Shqipëri do të ndryshojnë. Në ligjin e depozituar për konsultim publik, parashikohet që shtetasit nga vendet e BE-së dhe SHBA-së duhet të jetojnë apo punojnë në vendit tonë për të paktën 5 vite, për t’u bërë shtetas të përhershëm. Por në ndryshimet e reja parashikohen dhe përjashtime. Një person i huaj nga vendet e Bashkimit Evropian, zona Shengen apo SHBA që janë në prag të pensionit dhe kanë kontribuuar për të paktën 12 muaj në vendin tonë, mund të pajisen me lejen e përhershme.

Lehtësim do të ketë edhe në rastet kur një person që ka punuar për 2 vite, shpall paaftësinë për të punuar. Në këto raste përfshihen aksidentet në punë apo një sëmundje që mund t’i ketë ardhur për shkak të profesionit. Kushte për leje qëndrimi do të ketë dhe për studentët e huaj. Ata do të mund të lëvizin në vendin tonë për një vit, ndërsa do t’i lejohet dhe e drejta e punësimit duke respektuar limitin maksimal të 15 orëve në javë. Studentët e huaj, gjithashtu, do të mund të zgjasin afatin e tyre të qëndrimit në Shqipëri, deri në përfundimin e shkollës. Shqipëria do u japë të drejtë shtetasve të vendeve të Bashkimit Evropian që të qëndrojnë në territorin shqiptar pa leje qëndrimi apo leje unike, për më shumë se tre muaj.

Kjo është një nga risitë e propozuara në ligjin për të huajt nga Ministria e Brendshme, i hedhur së fundmi për konsultim publik.

“Propozimi për përjashtimin e tyre nga ky detyrim është në linjë edhe me rekomandimet e lëna në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2023”.

Një shtetas i BE-së mund të banojë në Shqipëri pa leje qëndrimi apo leje unike nëse plotëson një nga këto kritere, si të jetë i punësuar ose i vetëpunësuar; të ketë burime të mjaftueshme financiare për veten dhe anëtarët e familjes që të mos bëhen barrë për sistemin e ndihmës sociale si dhe të kenë policë të sigurimit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë. Po ashtu përfitojnë nga kjo lehtësi edhe ata që do ndjekin në Shqipëri një kurs studimi. Pa leje qëndrimi mund të banojnë në Shqipëri për më shumë se tre muaj edhe anëtarët e familjarit që po qëndron në vendin tonë duke plotësuar një nga kushtet e mësipërme.

“Shtetasit e vendeve të Bashkimit Evropian, për periudha qëndrimi më të gjata se tre muaj, kanë detyrimin të regjistrohen pranë zyrës së gjendjes civile, në territorin e së cilës kanë vendqëndrimin, jo më vonë se tre muaj nga data e mbërritjes. Zyra e gjendjes civile i pajis ata me një certifikatë regjistrimi”.

Shtetasit e Bashkimit Evropian që kanë banuar ligjërisht për një periudhë të vazhdueshme prej pesë vjetësh në Republikën e Shqipërisë kanë të drejtën e qëndrimit të përhershëm. Sipas censit të vitit 2023, në Shqipëri jetojnë rreth 15 mijë banorë me shtetësi të huaj.

Nxori υi..gjërinë në shitje për shυmën ma rramendëse, ia bΙen ροΙitikani i njohur

Një modele nga Azerbajxhani ka vendosur që të nxjerrë në shitje vir gjë rinë e saj për 2 milionë paund, për t’i siguruar nënës së saj një shtëpi dhe që kjo e fundit të ndihet krenare për të.

E mesa duket ajo ka shënuar në she një pasi “blerësi” ishte një politikan i njohur nga Tokio.

Siç shkruan “Mirror”, Mahbuba, e cila njihet me emrin Maria, u shpreh në lidhje me shitjen e vi rg jërisë

së saj se kishte edhe arsye të tjera pas këtij vendimi, si dëshira për të jetuar në SHBA dhe për të vazhduar atje karrierën e saj si modele.

E po ashtu, edhe për të bërë realitet ëndrrën e të hapurit një str ehë.

“Unë dua të shes vi rgjë rinë time sepse dua të kem një shtëpi për vete dhe për nënën time, kështu që më në fund

mund të jetojmë mirë dhe gjithashtu të udhëtojmë bashkë në të gjithë botën. Dua të jetoj në SHBA dhe të vazhdoj karrierën time si modele.

Më pëlqejnë qentë dhe ëndërroj të hap një str ehë.

Nëna ime bëri gjithçka për mua deri tani, dhe tani është radha ime, për ta bërë atë krenare”, tha 23 vjeça rja në një deklaratë.

Modelja e nxori vi rgj ërinë në an kand, në sajtin “Cinderella Escorts” me seli në Gjermani, si dhe në profilin e saj, ku shkruante se kërkonte një “sugar daddy”.

Nga of ertat që i erdhën në vendin e tretë renditej një futbollist i njohur nga Mynihu dhe në vendin e dytë një avokat nga Londra.

”Më lironi dhëndrin, ka dashur vajza dhe ne ishim dakord”/ Flet nëna e të mi turës: Edhe unë jam martuar 12-vj eçe, për ne nuk është problem mosha

Pas deklaratës së të miturës e cila u bë nënë 14-vjeçe, ka reaguar edhe nëna e saj e cila gjithasht kërkon lirimin e 21-vjeçarin.

Ajo shprehet se edhe vet është martuar e mitur, madje në moshën 12-vjeçe dhe kjo nuk është problem për ta.

Teksa thekson se dhëndri i saj duhet të dalë nga burgu, e ëma e vajzës konfirmon se ata kanë qenë ne dijeni për marrëdhënien e çiftit dhe kanë qenë dakord.

Luljeta Jenuzi nëna e të miturës:

‘’Ka dashuruar vajza edhe ne kemi rënë dakord, dua që dhëndri të dalë sa më shpejt.  

Ne kështu jemi martuar, të vogla. Edhe unë jam martuar 12 vjeç. Për ne nuk është problem mosha, ne në racën tonë martohemi të vogla. 

Vajzën tonë e kemi martuar me dëshirë. Ne jemi nga Elbasani dhe e kemi martuar vajzën në Korçë me dëshirë.  

Dua të dalë dhëndri sa më shpejt. Ai punon dhe mban nusen.  Kur ka lindur është njoftuar policia për rastin.   Në spital e ka shoqëruar vajzën bashkëshorti’’, shprehet Jonuzi.

“Lironi burrin, unë e…”/ Me Iot në sy, flet 14-vje çarja që u bë n ënë në Korçë

Një 14 vjeçare është bërë nënë ditën e djeshme në Korçë. Për shkak të moshës së saj të mitur, policia ka arrestuar menjëherë partnerin e saj 21 vjeçar.

E mitura ka dhënë një intervistë, ku shprehet se ka një vit e martuar, ndërsa më herët kishte jetuar në Elbasan.

E mitura gjatë intervistës ka kërkuar ndërsa qante lirimin e bashkëshortit të saj duke u shprehur se e do. “Jam 14 vjeç.

Kam një vit që jam martuar. Më para jetoja në Elbasan. Bashkëshortin e arrestuan dje, se kam lindur e vogël.

Dua ta lirojnë. E dua”,- tha e mitura ndërsa qan.