“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.
Teksa ende “Big Brother VIP 3” vijon të jetë në qendër të vëmendjes, le të hedhim një sy se çfarë ka ndodhur me rrjetet sociale të ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, rezulton me 1 mijë ndjekës më pak dhe numëron 101K. Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, aktori nuk ka ndryshuar numrin e ndjekësve dhe numëron sërish 470K.
Sa i përket finalistes Heidi Baci, ajo ka plot 7 mijë ndjekës më shumë të shtuar në llogarinë e saj të Instagramit. Nga 242K që kishte herën e fundit, tashmë Heidi numëron 249K ndjekës.
Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i ‘reality show-t’, ka humbur 1000 ndjekësve dhe numëron 364K. Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, ka fituar 2 mijë ndjekës dhe ka tani 140K.
Nëse hedhim një sy ish-banoreve të tjera më të komentuara të këtij edicioni, përmendim Roza Latin me 2 mijë ndjekës më pak dhe numëron tani 849K, ndërsa Rike Roçi ka fituar 1 mijë ndjekës dhe tani numëron 185K.
Turqia i jep garanci sigurie Kosovës përballë kërcënimeve që mund të shfaqen në rajon. Këtë mesazh solli në Prishtinë ministri i Jashtëm i Ankarasë, Hakan Fidan, që u prit nga homologia, Donika Gërvalla.
Kjo e fundit, në konferencën për shtyp akuzoi Serbinë se qëndron pas përpjekjeve për destabilizim të Kosovës.
“Ne e shohim Serbinë si një rrezik real për stabilitetin rajonal. Kërcënimet për bllokimin e pikave kufitare sot janë vetëm një dëshmi e shtuar e synimeve hegjemoniste dhe veprimeve konkrete destablizuese të Serbisë. Sovraniteti i Kosovës nuk është i diskutueshëm. Jemi të vendosur që në bashkëpunim me partnerët tanë strategjikë, përfshirë edhe Turqinë, ta vazhdojmë ta ruajmë paqen në Kosovë”, tha Gërvalla.
Ministri Fidan shprehu gatishmërinë e Ankarasë për të marrë një rol në dialogun Prishtinë-Beograd.
Ai nuk dha shumë detaje për marrëveshjen e firmosur në fushën e sigurisë, por nënvizoi se nuk ka gjë më natyrale se sa mbështetja e Turqisë për Kosovën.
“Ne si Turqi duhet të jemi të gatshëm të ndihmojmë për të gjitha aspektet e sigurisë. Për ne s’ka gjë më normale sesa ta mbështesim Kosovën, kjo do të vazhdojë edhe në shumë fusha tjera. Kosovarët nuk janë vetëm miqtë tanë, por janë edhe vëllezërit dhe motrat tona. Lidhjet e palëkundura mes nesh t’i pasurojmë në marrëdhëniet tona dypalëshe në mënyrë më të mirë të mundshme. Qëllimi ynë është që të sjellim një vizion strategjik gjithëpërfshirës. Sigurinë, politikën, ekonominë i konsiderojmë tri shtyllat kryesore të bashkëpunimit tonë”, tha Fidan.
Gërvalla e konsideroi të papranueshme tërheqjen e pjesshme dhe jo të plotë nga ana e Serbisë të letrës së dërguar në Bashkimin Europian me të cilën refuzonte marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve dhe aneksin e Ohrit.
Ndërkohë, gjatë qëndrimit në Prishtinë, ministri i jashtëm i Turqisë është takuar me presidenten Vjosa Osmani, gjithashtu edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Ukraina ka lëshuar për herë të parë dronin e saj vdekjeprurës “Fryma e Dragoit” për herë të parë në fushë betejë. Arma e re që hedh metal të shkrirë në 2204.444 °C mbi armiqtë ka tmerruar trupat ruse dhe pritet të bëjë kërdi në mungesë të armatimit të mjaftueshëm perëndimor.
Shpikja e tyre e re ka bërë që trupat ruse në mediat sociale të shprehin hapur frikën nga efikasiteti brutal i këtij droni.
Bombat termite, të cilat hedhin copa metali të shkrirë mbi objektivat e tyre janë përdorur tashmë disa herë në luftë nga forcat e Vladimir Putinit, por ato zakonisht vendosen në raketa ose municione thërrmuese që shpërndahen pa dallim përmes avionëve bombardues me kosto shumë më të lartë.
Ekspertët besojnë se duke i lidhur me sukses armët në pjesën e poshtme të dronëve, Kievi ka zhvilluar një mënyrë me kosto efektive për të kryer sulme djegëse shkatërruese që mund të sjellin avantazhe të reja në fushën e betejës.
Pamjet që u shfaqën për herë të parë të hënën tregojnë një dron të vogël në fluturim mbi një zonë pyjore në Ukrainën lindore, në të cilën forcat ruse supozohet se fshihen.
Piloti i tij ndez bombën e termitit dhe një breshëri copash të zjarrta shpërthejnë nga poshtë dronit që skanon vijën pyjore, duke spërkatur metalin e shkrirë mbi pozicionet ruse.
Dy video të tjera u publikuan më pas me shpejtësi, një nga Brigada e 60-të e Mekanizuar e Ukrainës dhe një tjetër nga ‘Grupi Khorne’, një element i Brigadës së 116-të të Mekanizuar të Ukrainës, ku shihet që të dyja ndezin pyllin dhe duket sikur ferri ka zbritur në tokë.
Kanë përfunduar punimet për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut, përmes së cilës akset kryesore rrugore të vendit do të monitorohen 24 orë në javë, nëpërmjet 150 kamerave që do të vendosen.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet në Facebook, ndërsa shkruan se “do të fillojmë me monitorimin e 200 kilometrave të para, ku përfshihen akset rrugore Tiranë-Elbasan dhe të gjithë aksin nga Tirana në Vlorë.”
Në këtë Qendër Monitorimi, për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ekipi i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ekipi Kombëtar i Emergjencave, për Ministrin e Mbrojtjes, ekipin e Emergjencave Civile dhe për Ministrinë e Brendshme, ekipi i Policisë Rrugore, i cili në koordinim do të veprojë i plotë do të përpunojë në kohë reale të dhënat që do të vijnë përmes kamerave, shkruan më tej Rama.
Këngëtarja Gjyste Vula dikur ishte një nga emrat më të lakuar të mediave rozë, jo vetëm për karrierën e saj muzikore, por edhe për stilin e guximshëm.
Veshjet e saj provokuese dhe kujdesi i veçantë për paraqitjen e saj, kanë qenë herë pas here në vëmendjen e fansave.
Tashmë, duket se të njëjtin drejtim ka marrë edhe vajza e saj adoleshente, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale, veçanërisht në profilin e “Instagram”-it.
Rosana Vulaj është e bija e këngëtares së njohur, e cila ka filluar të tërheqë vëmendje për pozat e saj provokuese, shpeshherë duke publikuar foto me bikini minimaliste që nuk lënë shumë vend për imagjinatë.
Ndërkohë që Gjyste Vula kishte arritur të krijonte një emër përmes stilit të saj, vajza e saj duket se po ndjek të njëjtën rrugë, duke i qëndruar besnike stilit të hapur dhe pa komplekse që e karakterizonte edhe të ëmën.
Duket se skena e famës është e trashëguar në familje, dhe me këtë stil jetese, vajza e Gjystes ka të gjitha mundësitë të vazhdojë të jetë kryefjala e mediave, ashtu si e ëma dikur.
Një telefonatë ka mbërritur në sallën operative të Policisë së Shtetit, ku lajmërohet se një vajzë është marrë me forcë në makinë.
Ngjarja besohet të ketë ndodhur në zonën e quajtur “Rruga e Qelqit” në Kombinat, ndërsa telefonuesi mësohet se ka dhënë detaje sa i takon makinës në të cilët besohet se mbahet me forcë vajza, mosha dhe identiteti i së cilës ende nuk dihet.
Ndërkaq Komisariati nr. 6 ka nisur shërbimet ku po krehet zona në kërkim të një mjeti tip “Benz”. Në bordin e një makine janë verifikuar dhe dy vajza të tjera.
Çdo vit revista prestigjioze amerikane, publikon listën me 100 personat më me ndikim. Këtë vit ‘Time’ ka renditur emrin e shqiptares Mira Murati, në mesin e 100 personave më me ndikim në teknologjinë që po bën revolucion në botë inteligjencën artificiale.
‘TIME 100 AI’ nderon figurat që po bëjnë hapat gjigantë të transformimit teknologjik. Mes tyre është shefi i Google, Sundar Pichai, ndërsa Mira Murati është në listën e inovatorëve.
Shefja e teknologjisë në gjigantin OpenAI, sipas shkrimit të “Time”, ka qenë një prej figurave udhëheqëse në rritjen meteorike të kompanisë.
Ajo ka qenë një prej personave kyç në zhvillimin e modeleve ChatGPT dhe DALL-E, të cilat bënë që bota të mësojë se çka është inteligjenca artificiale.
Murati është vlerësuar si udhëheqëse në kompani, edhe për versionin e ri të robotit me të cilin po komunikojnë njerëzit, GPT-40, falë edhe interaksioneve me zë në kohë reale.
Një valë stuhish të fuqishme ka prekur disa zona të veriut të Italisë, duke përmbytur Milanon dhe duke shkaktuar frikë për jetën e një personi që u rrëmbye nga ujërat në rajonin e Piemontes.
Ndërkohë, një lum doli nga shtrati në Val di Suza, duke shembur dy ura, duke bllokuar rrugët provinciale dhe duke izoluar rreth 50 persona në dy fshatra.
Janë dy rajonet më të prekura, ai i Lombardisë dhe ai i Venetos, ku ka pasur përmbytje që kanë shkaktuar dëme në qytetin e Milanos, ku disa shërbime metrosh u ndërprenë për shkak të ujërave.
Shkencëtarët paralajmërojnë se kriza e klimës po rrit frekuencën e eventeve të motit ekstrem, si valët e të nxehtit, të thatësirës dhe përmbytjeve.
Ata thonë se stuhitë po bëhen më të dhunshme për shkak se ajri i ngrohtë mund të mbajë më shumë lagështirë.
Jugu i Italisë ndërkohë ka vuajtur së fundmi nga një thatësirë e ashpër, që ka shkaktuar probleme në agrikulturë dhe turizëm, sidmos në ishullin e Sicilisë, por edhe në atë të Sardenjës.
Alketa Vejsiu ka reaguar ashper per doreheqjen nga detyra te Alfred Pezes, nga drejtimi i RTSH.
Ajo thekson se bashke me Pezen, duhet te largohen edhe persona te tjere te derguar nga ai ne RTSH.
Vejsiu kujton se Peza e ka prekur ne plagen e saj me te madhe, madje, edhe babai i saj u nda nga jeta me merakun e vendimit te drejtorit te RTSH qe i shkarkoi nga detyra te afermen.
“S’më është bërë kurrë qejfi për askënd, për ty Po. Do prehet dhe babi në paqe tani se me merak iku për shkakun tënd, se nuk e kurseve as në shtrat të vdekjes. Për ty gjë e vogël, për dikë gjithë jeta, dinjiteti në kosh. Se ashtu të donte qejfi ty. Harrove që para ligjeve të jetës, por edhe të vdekjes jemi te barabarte njësoj. Ligësia jote s’do hiqet kurrë nga kujtesa ime emocionale”, shprehet Vejsiu.
Më tej moderatorja e njohur shton se edhe shefja e burimeve njerëzore ne RTSH, Anila Agalliu duhet dhe disa të tjerë duhet të largohen me Alfred Pezën.
“Te hoqën apo u dorëzove vete? Të kisha thëne Alfred Peza, what comes around goes around! karma is a bitch!
Sot është një dite shume e gëzuar për mua. Mijëra te tjerëve qe ju ke hequr bukën, te paktën Zoti ju dha te drejte!
Ç’fitove? Apo thjesht xhaketa me shamiçken e shefit te kënaqi ca kohe të prije koka sipas qejfit? Ti me ke prekur mua ne plagën me të hidhur të jetës. S’më është bërë kurrë qejfi për askënd, për ty Po. Do prehet dhe babi në paqe tani se me merak iku për shkakun tënd, se nuk e kurseve as në shtrat të vdekjes. Për ty gjë e vogël, për dikë gjithë jeta, dinjiteti në kosh. Se ashtu të donte qejfi ty. Harrove që para ligjeve të jetës, por edhe të vdekjes jemi te barabarte njësoj. Ligësia jote s’do hiqet kurrë nga kujtesa ime emocionale
Anila Agalliu e Burimeve Njerëzore, ti duhet gjithashtu te japësh dorëheqjen! Fredi Lokomotiva, ti dhe ca vagonë te tjerë duhet të ikni me trenin e tij. Hajde Rruge te Mbare!”, shkruan Alketa Vejsiu.
REAGIMI I PARE I ALKETA VEJSIUT:
“S’do ia fal kurrë drejtorit aktual atë që i bëri gruas së babait tim në ditët më të vështira. Edlira mori leje pa të drejtë page dhe ndërsa i shërbente një të sëmuri që luftonte me jetën në spital, edhe pasi lajmëroi, e hoqën nga puna në mënyrën më të shëmtuar që mund të ekzistojë.
32 vite punë në atë televizion. I ka hedhur në gjyq dhe pretendon shumë paga dhe do ta fitojë gjyqin, si shumë të tjerë që kishin të njëjtin fat dhe kanë ndjekur të njëjtën rrugë ligjore. Koston e mban shteti shqiptar për shkeljet e drejtoreshës së DBNJ, Anila Agalliu, e cila nuk dënjon të kthejë as përgjigje, harron që është e përkohshme aty dhe nuk është në biznesin e saj privat që të bëjë ç’të dojë.
Unë i shmang polemikat, por më duhet të mbaj qëndrim publik sot. Kam lexuar shumë për Fredin këtë kohë. Të gjithë ata që e atakojnë (sulmojnë) nuk e kanë dritaren time, kështu që po flas edhe për ata. Mos i shkel kurrë njerëzit që të shtruan rrugën ku ecën ti sot, Fred, me kostumin e një drejtori që s’di ta mbash e nuk të shkon fare, se ti nuk di të jesh njeri dhe ky është kriteri i parë i njerëzve që sjellin progres. Atë pozicion pak njerëz mund ta dinë ta mbajnë. Ti thjesht nuk je i denjë! Të rroftë xhaketa me shamiçkë.
Rastin e kësaj gruaje të mirë që hoqën nga puna do e bëj unë publik, edhe pse mori leje pa të drejtë page, për emergjencë (fatkeqësi) e paparashikuar me ligj dhe kjo më mirëkuptoni, nuk është revoltë banale për çështje page, se atë do ta ketë sa të ketë jetën, por çështje dinjiteti dhe të drejtë për atë nepotizmin që ulet këmbëkryq në shumë institucione duke i hequr mundësitë meritës dhe kontributeve të shumë njerëzve. Të shkosh në pension me dinjitet, meqë ka punuar me korrektesë për 32 vjet, është trofe i rëndësishëm, që ti ia vodhe. Karma is a bitch! Mos harro Alfred Peza! Të gjithë marrin atë që meritojnë! Ka Zot”, shkruante Alketa Vejsiu ne janar te vitit 2024.
Aktorja e njohur turke, Ebru Özkan ka një lidhje shumë të veçantë me shqiptarët. Jo vetëm për raportin nga ekrani, por aktorja është e dashuruar dhe e martuar me një shqiptar.
Bashkëshorti i saj është Ertan Shabani, shqiptari me origjinë nga Shkupi i cili është gjithashtu aktor i njohur në Turqi. Çifti i famshëm i kinematografisë turke janë prindër të një vajze.
Aktori Ertan Shaban u shpërngul në Turqi në fillim të viteve 2000 dhe filloi aktrimin. Ai mori pjesë në dhjetëra seriale dhe prodhime të kinematografisë turke dhe tani renditet në një ndër aktorët më në zë.
Ertan Shabani është i martuar me Ebru Özkan që nga viti 2016.
Roli i fundit i Ebru Özkan është ‘Leyla Türk’, në serialin “I paepuri”.