E rëndë në Greqi, 45-vjeçari shqiptar vetëv*ret në qeli!

Një 45-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e djeshme teksa ndodhej në qeli në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në stacionin e policisë së Mouzakit në Karditsa.

45-vjecari ishte ndaluar pas një incidenti në sheshin e Mavromatiout dhe po mbahej në qeli.

Ai ka përdorur çarçafin e krevatit, të cilin e ka lidhur tek kangjellat dhe është vetëvarur, autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

Detaje të REJA: Festa FAMILJARE që përfundoi në gja*derdhje, si djali i pronarit të ujit “Lajthiza” PLAG0SI të afërmit e tij!

Detaje të reja nga festa në orët e vona në një nga restorantet më luksoze në rrugën e Kavajës, brenda një kompleksit të banimit “Deligjorgji” në Tiranë përfundoi me 3 të plagosur me armë zjarri, anëtarë të së njëjtës familje, motra dhe vëllezërit.

Festa në rreth shoqëror e familjar përfundoi me gjakderdhje, pasi në mesin e të ftuarve VIP ishte dhe një person i armatosur.

Edison Elezaj 32 vjeç djali i biznesmenit Hajri Elezaj, i njohur si pronar i ujit “Lajthiza”, kishte me vetë një armë zjarri që policia thotë se ishte pa leje.

Gjatë festës pas mesnate, arma është shkrepur dhe për pasojë mbetën të plagosur 3 familjarë, motra me dy vëllezërit.

Vajza 36 vjeç binjake me vëllain, dhe më i vogli mes tyre, 34 vjeç u paraqitën rreth orës 01:35 në një spital privat në Tiranë me dëmtime të shkaktuara nga arma e zjarrit thotë policia në një njoftim zyrtar.

Vëllezërit kanë lënë spitalin pasi kanë marrë mjekim, ndërsa vajza 36-vjecarja është ende nën kujdesin e mjekëve, por jashtë rrezikut për jetën.

 “Rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm, ata kanë qenë duke festuar së bashku me persona të tjerë nga rrethi i tyre shoqëror dhe familjar, në një lokal në Rrugën e Kavajës”, thotë policia.

Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, apo se përse djali i biznesmenit Elezaj duhej të festonte me armë në brez, por policia thotë në një njoftim zyrtar se 32-vjeçari “dyshohet se aksidentalisht, me një armë zjarri të cilën e mbante pa leje ka bërë një shkrepje të pavullnetshme”.

32-vjecari  Edison Elezaj i identifikuar nga policia si personi që qëlloi me armë është shpallur në kërkim.

Festa zhvillohej në “Savoy Garden” një nga restorantet me luks në Tiranë, i cili frekuentohet nga shumë personazhe VIP.

Ai është hapur në vitin 2022, dhe sipas regjistrit tregtar është në bashkëpronësi nga Elira Ndreaj me 51% të aksioneve dhe nga Ermir Ndreaj me 41% të aksioneve, i njohur si pronar i “Cinco Cavallit“.

DETAJE/ Djali i pronarit të ujit “Lajthiza” pIagos me armë zjarri, një vajzë dhe dy vëllezër në një festë!

Një festë për pak sa nuk është kthyer në tragjedi orët e para të mëngjesit të sotëm, kur një plumb plagosur tre persona të së njëjtës familje, motër dhe vëllezër.

Personi që ka qëlluar është Edison Elezaj, 32 vjeç, djali i biznesmenit Hajri Elezaj, i njohur si pronar i “Ujit Lajthiza“.

Edison Elezaj mbante armë pa leje, mbeten të dyshimta rrethanat e plagosjes së tre personave në një lokal te “Rruga e Kavajës” në Tiranë.

Skandali qëndron në faktin se policia po fsheh dhe manipulon ngjarjen, duke dalë në konkluzionin se Edison Elezaj, ka qëlluar aksidentalisht, shkruan prapaskena.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.07.2024, rreth orës 01:35, janë paraqitur në një spital privat, për ndihmë mjekësore, shtetasit E. P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç, me dëmtime të shkaktuara dyshohet nga armë zjarri.

Këta shtetas, rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm, kanë qenë duke festuar së bashku me persona të tjerë nga rrethi i tyre shoqëror dhe familjar, në një lokal në Rrugën e Kavajës.

Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. E., 32 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht, me një armë zjarri të cilën e mbante pa leje, ka bërë një shkrepje të pavullnetshme, dhe si pasojë e saj janë dëmtuar shtetasit e mësipërm.

Shtetasit D. P., dhe A. P., pas marrjes së ndihmës mjekësore janë larguar për në banesë, ndërsa shtetasja E. P., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe kapjen e shtetasit E. E.

Në vitin 2013 Hajri Elezaj është dënuar me 6 muaj burg si i përfshirë në skandalin e kontrabandës së naftës Virgin. 

Disa javë më parë, kompania “Lajthiza” e Hajri Elezit është denoncuar në media se në kundërshtim me vendimet e gjykatës, po tenton zaptimin e 7 burimeve të Mirditës për të ndërtuar fabrikë uji dhe hidrocentral.

Krimi Ekonomik i Tiranës bastis “Global Cosmetics & Production”, sekuestrohen mijëra produkte “L’Oréal” kontrabandë!

Ergys Mezini dhe Tea Karanxha, respektivisht pronari i “Global Cosmetics & Production” dhe pronarja e “Global Beauty & Cosmetics“, janë referuar në Prokurorinë e Tiranës nën dyshimin e tregtimit të mallrave kontrabandë.

Në biznesin “Global Cosmetics & Production” nën administrim të shtetasit Ergys Mezini, në rrugën “Nasi Pavllo” është ushtruar kontroll nga agjentët e Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës dhe janë gjetur produkte kozmetike kontrabandë.

Konkretisht, janë konstatuar dhe sekuestruar 60 shishe shampo 300mg të markës “L’Oreal“, 20 kuti me maska floku po të markës “L’Oreal”, 260 tubetë me bojë flokësh të markës “L’Oreal”, si dhe 32 kremëra flokësh po të markës “L’Oreal”.

Krimi Ekonomik i Tiranës bastis "Global Cosmetics &

Këto produkte reklamoheshin në rrjete sociale dhe pranë bizneseve të ndryshme, kryesisht nga parukeri, nga biznesi “Global Cosmetics & Production” në pronësi të Ergys Mezinit. Megjithatë, siç duket të gjitha janë kontrabandë.

Nisur nga këto rrethana, agjentët e Krimit Ekonomik kanë ushtruar kontroll dhe në biznesin e shtetases Tea Karanxha. Kjo e fundit është pronare e “Global Beauty & Cosmetics” dhe ka lidhje biznesi me subjektin “Global Cosmetics & Production” të Ergys Mezinit.

Bizneset kanë të njëjtën adresë të ushtrimit të aktivitetit në rrugën “Nasi Pavllo” dhe gjatë kontrollit, janë gjetur mallra kontrabandë.

Rezulton se Tea Karanxha nëpërmjet biznesit të saj “Global Beauty & Cosmetics” tregtonte produkte kozmetike të kontrabanduara dhe të padeklaruara pranë organeve përkatëse në Republikën e Shqipërisë, shkruan newsbomb.

Konkretisht, në biznesin e saj janë konstatuar nga agjentët e Krimit Ekonomik të Tiranës diferenca të mëdha në inventarin e kryer nga hetimi tatimor. Gjithashtu, janë konstatuar dhe sekuestruar rreth 3.000 copë mallra të ndryshme kozmetike kontrbandë.

Dyshimet e Policisë së kryeqytetit janë se pas Ergys Mezinit dhe Tea Karanxhës, në bizneset që ata administronin, pastroheshin para të personave të tjerë që veprojnë në territorin e Bashkimit Europian. Hetimi i thelluar i Prokurorisë së Tiranës, nisur dhe nga provat e mbledhura nga Krimi Ekonomik, pritet të zbardhin këtë veprimtari me mallra kontrabandë.

FOTO/ Nga “armike” në shoqe, katër ish-banoret e Big Brother Albania VIP shijojnë pushimet së bashku!

Françeska Murati ishte një nga banoret më të përfolura në Big Brother Albania VIP 3, me “Miss London 2023” që krijoi shumë “armiq” brenda në lojë, mes tyre dhe Roza Lati e Erjola Doçi, me të cilat zgjodhi të dilte në nominim kokë më kokë disa javë përpara fundit të spektaklit.

Gjithsesi, pavarësisht përplasjeve të shumta që kanë pasur me njëra-tjetrën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ish-banoret kanë lënë çdo gjë prapa, duke krijuar një miqësi mjaft të fortë menjëherë pas përfundimit të Big Brother.

Së fundmi, Françeska, RozaErjola dhe Rike kanë zgjedhur që një pjesë të këtyre pushimeve ta kalojnë nën shoqërinë e njëra-tjetrës.

Të katërta ato janë bërë bashkë dhe kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë si destinacionin e tyre për këtë verë.

Gjithsesi, për Françeskën dhe Rozën këto nuk ishin pushimet e para së bashku, pasi të dyja ato duket se janë kthyer në mikesha të ngushta, të cilat kanë qëndruar shumë pranë njëra-tjetrës gjatë muajve të verës.

VIDEO / Thumanë-Kashar shndërrohet në pistë “F1”, motora e makina “fluturojnë” me 215 km/h

Aksi Thumanë-Kashar ka vetëm pak ditë që është hapur për qarkullim, ndërsa makinat janë parë të “fluturojnë” me shpejtësi të lartë.

Ndonëse ky aks ka një shpejtësi të lejuar prej 130 kilometra në orë, makinat janë kapur nga radari i policisë rrugore me shpejtësi shumë më të lartë se norma e lejuar.

Nga 160 km/h deri te një motor dhe një makinë që ecin me 210 dhe 2015 kilometra në orë, dhjetra mjete janë kapur nga radari.

Policia nuk ka dhënë detaje mbi numrin e gjobave të vendosura në këtë aks, ndërsa ka një mesazh sensibilizues për shoferët.

“Për të përmirësuar sigurinë në rrugët tona dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë, Policia e Trafikut ka instaluar radarë të shpejtësisë në aksin e ri rrugor, autostrada Thumanë-Kashar.

Këto radarë janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurtë për të gjithë.

Mesazhi ynë për ju:
Respektoni kufijtë e shpejtësisë dhe kontribuoni në sigurinë e rrugëve tona. Çdo shkelje e shpejtësisë mund të ketë pasoja të rënda për ju dhe për të tjerët.

Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një mjedis më të sigurtë rrugor. Faleminderit për mirëkuptimin”, njofton policia.

“Ça do, ça do?”/ PërpIasen me poIicinë, e pësojnë keq tre persona në Vlorë, ja momenti i debatit mes tyre

Kundërshtuan forcat e policisë, shoqërohen tre persona ne komisariatin Vlorës.

Policia e Vlorës ka ndaluar një mjet ne zonën pranë ujit të ftohtë për kontroll, ndërkohë që është kundërshtuar nga drejtuesi.

Në moment kanë zbritur nga makina dy persona të tjerë të afërm të drejtuesit dhe kanë shtyre forcat e policisë.

Është kërkuar përforcim të forcave shqiponja ku kanë shoqëruar të tre personat ne komisariat.

Premier Liga me “sytë” nga Muçi, dy klube të elitës angleze kërkojnë yllin e Kombëtares shqiptare

Ernest Muçi mund të bëjë shumë shpejt realitet ëndrrën e tij për të luajtur në kampionatin anglez të futbollit.

Mediat turke raportojnë se më në fund klubi i Besiktas ka marrë oferta zyrtare nga dy klube të Premier League, të cilat janë të gatshme të nënshkruajnë me futbollistin shqiptar.

Raportohet se oferta e parë që i ka ardhur klubit turk është nga një klub i cili ka ofruar 15 milionë euro për Muçin dhe një rrogë prej 3 milionë eurosh në sezon për vetë futbollistin për ta bindur.

Besiktas ishte gati të pranonte këtë ofertë, kur brenda ditës i ka ardhur edhe një tjetër, ajo e Aston Villës e cila kërkonte Muçin si “paketë” bashkë me Semih Kiliçsoj. Për Kiliçsoj, klubi anglez është gati të paguajë 30 milionë euro, ndërsa vlerëson Muçin 12 milionë euro.

Negociatat mes palëve vazhdojnë, por duket se Besiktas është shumë i interesuar për të shitur Muçin duke parë lëvizjet që ka bërë në merkato dhe planin që ka për të kthyer përsëri brazilianin Talisca në ekip.

Historike/ Arbitrja shqiptare Emanuela Rusta, drejton gjysmëfinalen e Europianit U-19 për vajza

Kampionati Europian U-19 për vajza që po zhvillohet në Lituani ka mbërritur në momenti kulminant, ku të mërkurën do të zbulohen dhe dy ekipet që do të shkojnë në finalen e madhe.

Angli–Spanjë dhe Holandë–Francë janë dy gjysmëfinalet e Kampionatit Europian U-19 për vajza, teksa UEFA ka përcaktuar edhe arbitrat e ndeshjes për dy superfida.

Drejtësi në takimin Holandë–Francë do të vendosë arbitrja shqiptare Emanuela Rusta. Asistentet e saj do të jenë Fie Bruun dhe Giulia Tempestilli. Në rolin e arbitres së katërt është emëruar Silvia Gasperotti, ndërsa Marta Frias Acedo do t’i vijë në ndihmë arbitres kryesor Emanuela Rusta nga dhoma e VAR-it.

Arbitrja shqiptare Emanuela Rusta ka gjykuar disa ndeshje në arenën evropiane ku vlen për t’u veçuar takimi SL Benfica W–Barcelona W, në UEFA Women’s Champions League si edhe ndeshja Zvicër–Hungari, e vlefshme për Kampionatin Europian për vajza.

Ndërsa të mërkurën për herë të parë do të vendosë drejtësi në një sfidë gjysmëfinale ku do të përcaktohet nëse Holanda apo Franca do të kalojë në finalen e madhe të Kampionatin Europian U-19 për vajza.

Gjysmëfinalja Holandë–Francë e vlefshme për Kampionatin Europian U-19 për vajza do të luhet të mërkurën më datë 24 korrik, në ora 17:00, në stadiumin “Darius & Girenas Stadium” në Lituani.

Të pasmet në shkëmb dhe bikini që i lë pak vend imagjinatës, Ivana nuk përmbahet me postimet e fundit

Ivana Knoll si gjithnjë qëndron në qendër të vëmendjes si një prej modeleve më seksi të “Instagram”-it.

Muza kroate, e cila njihet për postimet e saj të nxehta në rrjetet sociale, së fundmi ka menduar ‘i hedhë edhe më shumë “benzinë zjarrit”.

Ivana ka publikuar disa foto në bregdet, teksa shfaqet duke u mbështetur në shkëmbinj, ndërkohë që spikat me linjat e saj trupore.