Pas disa vitesh të ma. rtuar, b. υrri mbrëmë më kërkoi të b. ëja një gjë që dh. èmb shύmë..!!

Një grua në prag div.orci, e ka ndarë dh.imbjen dhe tr.onditjen në një letër prèkèse.

Kjo është historia e rrëfyer nga ajo dhe ka prekur mijra njerëz.“Mirëmbrëma të gjithëve!

Pas 11 vitesh martese, burri më tha mbrëmë se dëshiron të ndahet me mua.Thotë që nuk ka më asnjë ndjenjë dashurie dhe se nuk gjen asnjë motiv brenda zèmrës së tij për të vijuar jetën me mua.

E pranoj, që kemi pasur disa pro.bleme dhe ke.qkuptime gjatë këtyre viteve, por kemi qenë besnikë ndaj njëri-tjetrit. E këtu në Londër të jesh besnik është diçka e madhe dhe unë gjithnjë e kam vlerësuar faktin se jam në krah të tij.

Jemi një çift pa fëmijë, aq shumë e doja një fëmijë, por tani pas lajmit që ai do ndárjèn, them:

Faleminderit Zot sepse pas një ndárje, vik.tima e vetme mbetet fëmija.Gjithmonë ka qenë i rë.ndë në komunikim, por e kam duruar sepse unë e dashuroj burrin time.

Para 11 viteve kisha dhe raste të tjera për të zgjedhur, me poste e me shkollë, por zgjodha burrin vetëm sepse më ngjiti ze.mra që kur e pashë në një fotografi.

Ai atë kohë jetonte në Kukës, unë e mora këtëj dhe e bëra me dokumenta.Por me kri.zën që ka kaput vendin në vitet e fundit, ai herë ka pasur punë e herë jo. Po ashtu edhe unë.

Kemi qenë të dy të rë.nduar, si emocionalisht ashtu edhe ekonomikisht.Kjo situatë më ka shka.ktuar edhe dep.resion, e zènkát me burrin vitin e fundit kanë qenë edhe për copën e djathit.

Por prapë them se e dua dhe një martesë është përgjithmonë! Divòrcí nuk është zgjidhje!

Burri më tha se dëshiron të ndáhet sepse ndjehet prej shumë kohësh i vetmuar.Do ta nisë jetën pa mua sepse kështu po lèndòhemi të dy.

Jam e lë.nduar se si mund të përfundojë kështu martesa jonë? Vërtet nuk kam qenë shumë e dashur këto kohë, por as ai nuk ka qenë.Çfarë më këshilloni, ta pranoj nd.arjen?

Nuk preferoj as të lutem, sepse një kthim i tillë do të ishte vetëm për hatrin tim…Jam e lën.duar dhe akoma më shumë ndjehem bosh…”, shkruan ajo.

Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 21 Korrik 2024

Dashi

Mund të ketë më në fund të reja të rëndësishme për karrierën tuaj aktuale. Jini të gatshëm për të çuar përpara propozime të cilat do ju lejojnë që të bëni përparime të ndjeshme në vendin e punës. Këshillohet që të tregoni më shumë kujdes për shëndetin.

Demi 

Pritet të ketë të reja të rëndësishme, të cilat do ju lejojnë që të ecni përpara me projektet dhe aktivitetet tuaja. Edhe në dashuri kjo do të jetë një periudhë mjaft e frytshme, ndaj mos jini të ndrojtur.

Binjakët

Rishikoni më mirë vendimet tuaja të së kaluarës, për të përpunuar strategji të reja lidhur me të ardhmen. Do të keni një intuitë shumë të mirë, por duhet të mundoheni të mos lini pas dore anën më strategjike të projekteve tuaja. Përgatituni që të përballeni me debate të vogla në lidhjen në çift.

Gaforrja

Kjo është një periudhë shumë e mirë për të analizuar të gjithë projektet e kohëve të fundit. Do të jeni shumë të lodhur dhe për këtë arsye duhet ti organizoni gjërat më së miri, pasi keni nevojë për të pushuar. Shmangni angazhimet e tepërta.

Luani

Në këtë moment duhet të mendoni më shumë për veten dhe nevojat tuaja kryesore. E keni lënë veten shumë pas dore dhe për këtë arsye duhet ti kushtoni më shumë vëmendje. Në vendin e punës, parashikohen konfirmime të rëndësishme.

Virgjëresha

Mundohuni të mos përfshiheni në çështje që nuk ju interesojë, sidomos nëse gjatë ditëve të fundit jeni ndjerë shumë të lodhur. Ky është një moment shumë i mirë për të rikuperuar energjitë dhe për të pasur më shumë dëshirë për të bërë gjëra. Megjithatë duhet të çliroheni nga gjithë ato situata që mund t’iu vendosin në siklet.

Peshorja

Kjo është një periudhë shumë e rëndësishme, për të bërë ndryshime themelore në stilin tuaj të jetës. Shmangni ndjekjen e së njëjtës rutinë dhe mundohuni të përfshiheni në nisma të reja. Në dashuri do të jeni mjaft të përkushtuar dhe pasionant.

Akrepi

Mundohuni të jeni më racional dhe shmangni joshjen nga persona shumë tendencioz ndaj jush, pasi në këtë moment keni nevojë për më shumë qartësi, sidomos në dashuri. Në vendin e punës parashikohen zhvillime mjaft të rëndësishme.

Shigjetari

Kjo e diel do të jetë mjaft e favorshme për takime, sidomos nëse gjatë ditëve të fundit jeni ndier të nënvlerësuar. Këshillohet që në vendin e punës të jeni më të përqendruar, pasi një zgjidhje shumë e nxituar, mund t’iu dëmtojë.

Bricjapi

Do të jeni shumë më kurajoz dhe të vendosur në vendin e punës. Këshillohet që të veproni me diplomaci në mënyrë që të arrini objektivat tuaj pa shpenzuar shumë kohë dhe energji.

Ujori

Në këtë moment keni nevojë për të gjetur disa aspekte të jetës tuaj, të cilat mendonit se i kishit harruar prej kohësh. Një takim interesant mund të rizgjojë emocionet tuaja.

Peshqit

Mundohuni që ta lini mbrëmjen e lirë, në mënyrë që të dilni dhe të kënaqni veten. Duhet të relaksoheni më shumë dhe ti jepni vetes më shumë kohë për të qenë në paqe me partnerin/en dhe familjen. Kjo e diel favorizon arratisjet e vogla romantike.

Detaje nga ATENTATl me 3 të v*arë në Memaliaj, mes tyre babai i Andrea Kalemit!

Një nga tre viktimat e atentatit të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Memaliaj është Shyqo Kalemi, babai i Andrea Kalemit i njohur dhe si Adriatik Kalemi i cili dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022.

Dy djemtë e tij, Andrea Kalemi dhe Zamir Kalemi kanë arritur ti shpëtojnë atentateve gjatë vitit 2023 dhe së fundmi në janar të këtij viti. 

Andrea Kalemit i ka shpëtuar një atentati më 10 gusht 2023 në ishullin Pax të Greqisë.

Ai u qëllua të paktën 10 herë në sy të tre fëmijëve dhe bashkëshortes së tij nga një person i cili kishte fytyrën të mbuluar dhe është larguar pa u vënë re nga askush.

Në dhjetor 2023 u qëllua me thikë në burgun e Koridhalos në Greqi.

Në 12 janar 2024  tek rrethrrotullimi i Selitës në Tiranë iu bë atentat Zamir Kalemit. 

Persona ende të panjohuar qëlluan me kallashnikov drejt makinës së djalit të Shyqos, vëllait të Andrea Kalemit.

40 vjeçari Zamir Kalemi arriti ti shpëtojë atentatit duke u plagosur në këmbë.

“Kam pasur Iidhje me një grua tjetër”, flet bashkëshorti i 27-vjeçares që tentoi të mbytej me 4 fëmijët në Bunë!

Bashkëshorti i 27-vjeçares e cila pak ditë më parë tentoi të hidhej nga lumi Buna bashkë me 4 fëmijët e mitur, ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Ajet Isufi është shprehur se nuk e di se përse gruaja e tij ka marrë këtë akt, teksa ka hedhur poshtë akuzat që ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Ai është shprehur se prindërit e 27-vjeçares hedhin akuza të pabaza, teksa kërkoi që të zbardhet e vërteta.

Po ashtu ai për “Shkodra Blog”, ka treguar se ka pasur një lidhje jashtëmartesore, por që gruaja e kishte falur dhe se ishin kthyer bashkë për hir të katër fëmijëve.

Po ashtu, Isufi tha se gruaja ishte kthyer në shtëpie e prindërve, deri sa të gjente një shtëpi dhe do të jetonin bashkë dhe se marrëdhënia me ishte rregulluar.

S’ka shans unë ta kem dhunuar. Të mi sjellin faktet mua, ta gjejnë armën se ku e kam. Ai është vjehrri im. Të zbardhen sa më shpejt gjërat. Akti ka ndodhur në familjen Bajrami, ai e ka mërzitur vajzën dhe e ka çuar drejt vdekjes me katër engjëjt e mi.

Ne nuk kemi pasur proces divorci. Unë kam pasur kontakt me një grua tjetër, por nuk kam qenë ndarë. Gruaja e dinte, e kemi falur njëri-tjetrin për hir të katër fëmijëve.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fshkblog%2Fvideos%2F1202506140942009%2F&show_text=false&width=560&t=0

Kishte një javë që kishte ikur. Tha do iki ke babi dhe nëna deri sa të ktheheshim Shkodër. Kam pasur probleme me familjen se s’kanë dashur të më shohin me këtë femër që jam.

Edhe në Tiranë, aty u mashtrua nga një shoqe. I thash ik te nëna te baba sa të gjejmë shtëpinë. Kaq ka qenë muhabeti. Kur ka ikur mua s’më ka thënë asgjë.  Vetëm nga shoqja kur iku ishte e mërzitur, se ajo i kishte thënë që fëmijët më kanë prishem mobiliet më kanë zhargavitur murin dhe më ke 600 euro borxh.

E kam shkëputur marrëdhënie me atë tjetrën. I kam thënë jam me gruan. Pretendoj që kam një fëmijë me atë tjetrën, por do bëhet testi ADN. Edhe me qenë i imi do e çoj në jetimore”, ka thënë ai ndër të tjera.

VIDEO

U divorcua dy vite më parë, Rudina Hajdari shijon pushimet krah partnerit të ri

Ish-deputetja Rudina Hajdari duket se ka nisur një lidhje, pas divorcit me ish-bashkëshortin me të cilin ka edhe një vajzë.

Hajdari tashmë e distancuar nga politika, po shijon lidhjen e saj të re.

Ish-deputetja dhe pse larg politikës, ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpërndan foto nga përditshmëria e saj.

Së fundmi vetë Hajdari ka postuar foto me të dashurin, teksa krahas fotos shkruan “e bekuar”. Çifti po shijo dashurinë në jug të Shqipërisë.

Kujtojmë që në 2022 Hajdari është ndarë me partnerin e saj Muçjo Demirajn, me të cilin ka një vajzë, Sihanën.

Atë kohë në një intervistë Hajdari pati lënë të nënkuptohej se shkak i divorcit ishte bërë distanca, pasi bashkëshorti i saj jetonte në SHBA, ndërsa ajo në Shqipëri.

“U kapën 800 robër grekë në Shqipëri”, ish-shefi i Shërbimit Sekret zbulon dokumentet e CIA-s: Plani i fshehtë Beograd-Athinë për të na pushtuar në 1952

Ish-shefi i Shërbimeve Sekrete dhe diplomati i njohur, Irakli Koçollari zbuloi detaje nga disa prej dokumenteve amerikane pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai u shpreh në emisionin Top Talk se kishte një plan sekret Beograd-Athinë për të pushtuar Shqipërinë në vitin 1952 dhe u ndalua nga ndërhyrja e amerikanëve.

Çfarë mund të bënte Shqipëria, pas Luftës së Dytë Botërore, në raport me Greqinë?

Koçollari: Asokohe forcat tona të kufirit i kanë dhënë një goditje shumë të rëndë forcave greke pasi ata menduan se do ta kishin shumë të lehtë. Në vitin 1949 janë kapur rreth 800 robër nga pala greke, pa folur këtu sa u vranë dhe iu dorëzuan palës greke një vit më vonë. Ka marrë goditje shumë të fortë Greqia, është periudhë që fatkeqësisht nuk është pasqyruar shumë në histori. Ka historianë, që është e turpshme në fakt, që thotë se fajtorë për ato provokime kemi qenë ne, kur vetë amerikanët thonë “jo, shqiptarët kanë mbajtur qëndrim korrekt”.

Kanë qenë qëllimet e palës greke për të realizuar ato qëllime të mbrapshta në territoret e Shqipërisë së Jugut. Kjo është në vitin 1949. Pas atij viti është një rast tjetër shumë interesant i dalë nga dokumentet sekrete të DASH-it. Në vitin 1952, gjejmë dokumente që bëjnë të njohur se një përfaqësi e vogël e ushtarakëve jugosllavë kanë shkuar në Greqi pasi ata kishin hartuar një plan për goditje ushtarake të Shqipërisë nga Veriu.

Ishte shtator 1952. Duke menduar që grekët kanë pretendime të caktuara të tyre ndaj territoreve shqiptare, në mënyrë konfidenciale kanë shkuar dhe takuar grekët dhe u kanë thënë “në qoftë se ne do të godasim ushtarakisht, deri ku është vija që ju e pretendoni, që të mos e shkelim atë vijë”.

Amerikanët e kanë marrë vesh këtë. Po atë kohë amerikanët kanë thirrur në Departamentin e Shtetit ambasadorin grek në Uashington dhe ambasadorin jugosllav. U kanë thënë “ne mësojmë që ka një plan të tillë. SHBA e njeh Shqipërinë si anëtare e Lidhjes së Kombeve, jemi për ruajtjen e statukuosë së atij vendi dhe do të reagojmë nëse preket sovraniteti i atij vendi”.

Luftëtari shqiptar Nelson Hysa fiton titullin europian WBO dhe vendos rekord: Renditet i 11-ti në botë

Nelson Hysa fitoi titullin europian WBO për peshat e rënda vetëm pak ditë më parë, pasi mundi gjermanin Thorsten Fuchs.

Gjiganti shkodran triumfoi me KO që në raundin e parë, duke regjistruar fitoren e 18-të në karrierë në po kaq ndeshje. Prej së cilave 16 me KO.

Ky sukses ka bërë që Hysa të arrijë renditjen më të mirë të një boksieri shqiptar në histori. Në renditjen botërore të peshave të rënda, kampioni kuqezi renditen në vendin e 11-të.

Luftëtari shqiptar Nelson Hysa fiton titullin europian WBO dhe vendos

Pas tij ndodhen emra të njohur si Bakhadir Jalolov, kampion bote i boksit amator, por jo vetëm. 39-vjeçari i ka marrë vendin në renditje ish-kampionit të botës, amerikanit Deontay Wilder, i cili ka regjistruar 42 fitore.

Një sukses i jashtëzakonshëm për Hysën dhe boksin shqiptar që arrin të tilla nivele. Të gjithë presin suksese të tjera nga “luftëtari” i pamposhtur shqiptar, për t’u afruar me vendet e para.

Hysa po përgatitet për një tjetër ndeshje titulli. Objektivi i radhës është mbrojtja e gjerdanin WBO. Shumë shpejt do të caktohet kundërshtari dhe data e sfidës së ardhshme.

Në datën 19 tetor, Hysa, së bashku me boksierët më të mirë shqiptarë, do të shfaqin forcën dhe potencialin e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të nxehtit ek*trem po i vjen fundi? Sinoptikanët japin lajmin e mirë, ja kur pritet të ulen temperaturat

Vala e të nxehtit afrikan që solli në Shqipëri temperatura deri në 43 gradë C, tashmë është drejt largimit. Temperaturat kanë nisur të bien dhe nuk pritet të kalojnë mbi 40 gradë.

“Sa i përket të dielës kemi një tjeter rënie duke bërë që maksimumet të jenë jo më shumë se vlera 39 gradë C. Vija bregdetare do ketë vlerat maksimale nga 36-38 gradë C”,- tha meteorologu Hakil Osmani.

Disa zona të vendit kryesisht në gjysmën lindore të territorit dhe në veri këtë të shtunë dhe të dielë do të përfshihen nga rrebeshe shiu, që parashikohen edhe për javën e ardhshme.

“Do të ketë edhe ditë ku gjatë pasditeve të kemi rrebeshe shiu, më të fokusuara në shtrirjen lindore. Edhe Tirana, Elbasani e Berati mbeten të rrezikuara nga rrebeshet afatshkurtra të shiut.”.

Temperaturat do të bien lehtë dhe gradualisht edhe përgjatë javës së ardhshme. “Të paktën deri të enjten do kemi maksimume rreth vlerës 37, në zonë e Beratit edhe 38. Pjesa tjetër do t’i ketë temperaturat poshtë 36 gradë C.”. Gjithsesi korriku do të mbyllet si një muaj i nxehtë i ndikuar nga një valë intensive me temperatura të larta.

“Beleri agjent i grekëve”, ish-shefi i Shërbimeve Sekrete pIas ‘b*mbën’: Kur ndodhi ngjarja e Peshkëpisë u tha se…

Ish-shefi i Shërbimeve Sekrete dhe diplomati i njohur, Irakli Koçollari, thotë se Fredi Beleri ka qenë agjent grek.

Duke folur në një program televiziv, ai e lidh këtë me profesionin e Fredi Belerit, hidraulikut që u tha se shkoi në Qipro për të mësuar zanatin.

“Kur dëgjova në këtë kohë njëri nga ata që ishte kandidat dhe tani shkoi u bë anëtar i Parlamentit Europian. Në kohën kur kanë ndodhur këto ngjarje, ai ka qenë duke bërë një kurs hidrauliku në Qipro. E dini çfarë më kujtoi kjo?

Në këtë kohë nuk ka budallenj. Në periudhën e Luftës së ftohtë 1947-60 kur këto vende dërgonin grupe agjentësh në Shqipëri dhe kjo është e provuar, agjentët që ata mblidhnin dhe i trajtonin, për të justifikuar mungesën e tyre në lagje apo opinion gjatë kohës që trajnoheshin, thonin “ka shkuar për një kurs për hidraulik apo për marangoz në Qipro ose në Maltë”. Çuditërisht të njëjtën gjë dëgjova edhe në këtë rast. Një hall i madh e ka zënë kryeministrin grek që shkon te një i dënuar për fyerje të simboleve kombëtare të një vendi fqinj, kryeministri grek ka një hall të madh”, thotë Koçollari.

Serbia nuk mjaftohet me vrasjen e FATON HAJRIZIT, kërkon ekstradimin e vëllait të tij!

Dje në Loznicë është mbajtur funerali i policit serb, Nikola Krasmanoviç, i cili u vra nga Faton Hajrizi.

Shumë bashkëqytetarë dhe njerëz nga e gjithë Serbia morën pjesë në ceremoninë mortore, e cila u mbajt në fshatin Jarebicë.

Në funeral mori pjesë edhe ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç.

Krasmanoviç u vra mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa kolegu i tij Vjekoslav Iliç mbeti i plagosur rëndë kur gjatë një kontrolli rutinë ndaluan një automjet me targa të Tutinës, ku ndodhej edhe Faton Hajrizi, i cili më pas qëlloi Krasmanoviçin dhe Iliçin.

Hajrizi po udhëtonte në Serbi me dokumentet e vëllait të tij, Artani, të cilit ia kishte vjedhë pak para se të arratisej nga Gjermania. Pas vrasjes së oficerit të policisë, Hajrizi ishte në arrati, por u identifikua nga një qytetar, i cili lajmëroi Policinë. Sipas qytetarit, Fatoni e kishte pyetur se cila ishte rruga për në Mal të Zi.

Menjëherë pas telefonatës forca të shumta policie shkuan në vendngjarje, ku dhe ekzekutuan Faton Hajrizin ditën e djeshme. Sipas Policisë, Hajrizi hapi zjarr ndaj tyre dhe ata qëlluan për vetëmbrojtje.

Daçiç gjatë një deklaratë për shtyp njoftoi se kërkoi edhe ekstradimin e vëllait të Fatonit, Artan Hajrizit nga Gjermania.

Ndërkohë ngjarja e ndodhur në Serbi ka shkaktuar reagime në Kosovë.

Sipas Ministres së Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, Serbia po organizon arratisjen e të burgosurve të Kosovës në territorin e Serbisë. Haxhiu ka bërë thirrje të nis një hetim ndërkombëtar.

Sipas saj, shteti i Serbisë po organizon arratisjen e të burgosurve, paraburgosurve dhe të kërkuarve nga drejtësia e Kosovës, në këmbim të një “ambienti mburojë ndaj pandëshkueshmërisë e ndjekjes penale të kriminelëve nga organet e Republikës së Kosovës”.

“Një mbështetje e tillë është padyshim e qëllimshme, e organizuar dhe e lidhur me qëllimin për të dëmtuar rendin publik, kushtetues e ligjor të Republikës së Kosovës”, ka thënë Haxhiu, pa ofruar ndonjë dëshmi për këto pretendime.

Përveç Hajrizit, i cili ka pasur një histori të arratisjeve nga burgjet e Kosovës, në ditët e fundit në Kosovë është arratisur edhe një i burgosur tjetër, Ujkan Metaj.

Haxhiu, gjithashtu, e ka dënuar përdorimin e etnisë nga ana e Qeverisë së Serbisë në rastin e vrasjes së policit serb.

“Kjo retorikë e Qeverisë në Beograd është paralajmërim për ngjarje të ardhshme të gatuara në Beograd e që kanë një perspektivë të qartë shoviniste dhe etno-politike”, shkroi ajo.

Thirrje për mospolitizim të rastit ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.