Pas lirimit nga burgu, Fredi Beleri do t’i drejtohet Himarës, pritet edhe një miting! Eurodeputeti do mbaje një fjalim para qytetarëve

Gjykata e Fierit mori në (2 shtator) vendimin për të liruar me kusht nga burgu Fredi Belerin, duke pranuar kështu kërkesën e tij.

Fredi Belerit i kishin mbetur edhe 6 javë për të përfunduar dënimin.

Ndërkohë mësohet se pasi të lërë qelinë, Fredi Beleri do t’i drejtohet qytetit të Himarës, ku edhe do të mbajë një fjalim para mbështetësve të tij.

Gjykata pranoi kërkesën tonë, urdhëroi lirimin para kohe. I kishin mbetur 6 javë për të bërë. Respekte për gjykatën. U tregua e pavarur. I kishin mbetur edhe dy muaj. Pronari që i ka çelësat e burgut dha leje pas zgjedhjeve që të dali”, tha avokati i tij, pas vendimit.

Ish-kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, ndodhej në qeli që prej 12 majit të vitit 2023, dy ditë para zgjedhjeve, pasi u akuzua për korrupsion në zgjedhje.

Kujtojmë që në muajin korrik, miratoi kërkesën duke i dhënë leje Fredi Belerit për të shkuar në Strasburg për t’u betuar si eurodeputet.

Rrugëtimi i Fredi Beleri në burg

Beleri, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të fundit lokale në Shqipëri me akuzën e blerjes së votave, u gjet fajtor nga Gjykata e Posaçme dhe dënimi ndaj tij u konfirmua në Apel.

Edhe pse i arrestuar Beleri fitoi zgjedhjet në Himarë në maj 2023 dhe qe kryetar i zgjedhur i bashkisë deri në korrik 2024, kur pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Posaçme të Apelit, Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve e shpalli mandatin e tij të pavlefshëm.

Për shkak të arrestimit Beleri nuk kreu dot betimin si kryebashkiak dhe gjykata refuzoi ta lejonte atë të merrte mandatin.

Gjatë kohës që Beleri përballej me akuza në Shqipëri ai mori mbështetje nga Athina zyrtare dhe partia e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis e kandidoi në listën e saj për deputetë të Parlamentit Europian. Beleri u shpall fitues, ndërsa ishte dënuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë në Shqipëri.

Dy vëllezër në grupe kundërshtare, Nuredin Dumani SMS Dashnorit: Duan të na vrasin, më thuaj ç’di për Talo Çelën

Intriga, aleanca, tradhti, vrasje dhe shumë para. Kjo është panorama mes grupeve kundërshtare në Elbasan gjatë periudhës nga fundi i vitit 2018 deri në momentin kur Nuredin Dumanit i bëhet atentat.

Dosja e SPAK mbi grupin Çopja është voluminoze dhe paraqet të gjitha zhvillimet e bujshme mes tyre dhe grupit të Erion Alibejt, luftë e cila shpërtheu pikërisht në 29 dhjetor 2018 ku edhe u vranë Indrit Alibej, Erdal Durunay dhe Arben Dylgjeri.

Në këtë moment, Erion Alibej fillon hetimet personale për të zbuluar se kush e kreu atentatin. Nga ana tjetër, Çopjat ndjehen të sigurt se nuk kanë lënë gjurmë në ngjarje. Madje, Franc Çopja shprehet sipas komunikimeve në SKY se ka shkuar për ngushëllim në shtëpinë e Erion Alibejt duke hedhur edhe 50 euro.

Por, situata do të ndryshojë disa muaj më pas ku Erion Alibej përmes njerëzve të tij mëson se pas atentatit janë si financues vëllezërit Çopja, ndërsa si organizator Mikael Qosja ose siç njihet ndryshe, Kel Kamami, sipas dosjes.

Në dosje shpjegohet edhe atentati me detaje, si edhe rolet që kanë patur Mikael Qosja, Talo Çela, Besmir Haxhia, Altin Ndoci, Eljo Bitri si edhe Dashnor Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit.

Në dosjen e parë nga albeu.com, është edhe një moment interesant kur Nuredin Dumani, atëhere i kërkuar nga policia, kërkon të komunikojë me vëllanë e tij, Dashnor Dumani.

Dumani, përmes një celulari të kriptuar, i shkruan një të njohuri të tij dhe i thotë që t’ia çojë vëllait, Dashnorit, celularin që ky i njohur kishte, në mënyrë që dumanët të flisnin me njeri-tjetrin.

Në bisedën e zbardhur nga SPAK, Nuredin Dumani i thotë të vëllait se Talo Çela ka dhënë detaje duke orientuar policinë për vendin ku duhej kërkuar për ata, ndërsa një moment i thotë se disa persona në Durrës kërkonin t’i vrisnin prandaj edhe duhej të tregonte se çfarë dinte për Talo Çelën.

Ndërkohë që fliste me të vëllanë duke kërkuar informacion për Talo Çelën. Nuredin Dumani e pyet të vëllanë se “nga dilnin makinat për të bërë punë”, duke kërkuar informacion për bazat e Talo Çelës dhe se ku mund të ishin njerëzit që mbështesnin grupin e tij.

Dashnor Dumani i thotë se makinat dilnin nga Elbasani duke mos dhënë detaje të tjera të operacioneve të grupit të tyre.

Veprimtaria kriminale e vëllezërve Çopja sipas SPAK

Më 1 gusht 2024, SPAK përmes një njoftimi zyrtar zbuloi aktivitetin e organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja.

Të paktën 4 atentate me 6 të vrarë, 3 vrasje të mbetura në tentativë, 14 të porositura, dhe grabitja e 4.6 milionë eurove në Rinas në prillin e vitit 2019 janë vetëm disa prej krimeve më të rënda të cilat SPAK ka zbardhur dhe thotë se kanë për autorë organizatën kriminale të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja Elbasani.

Me kërkesë të SPAK, më 29 korrik GJKKO lëshoi 33 urdhërarreste nga të cilat gjatë megaoperacionit “Plumbi i Artë 2” të zhvilluar më 31 korrik 2024 në disa qytete u arrit të ekzekutoheshin 13, ndërsa dy të tjerë gjenden të arrestuar jashtë Shqipërisë, 20 të tjerë arritën të largoheshin.

Vetë Franc Çopja ndodhet ndodhet i arrestuar në Belgjikë, ndërsa Hajdar Çopja ndodhet i arrestuar në Dubai.

SPAK ka zbuluar dhe si vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja e nisën aktivitetin e tyre kriminal vreth viteve 2006 – 2007, duke shpërndarë në sasi të vogla kokainë, derisa arritën të zgjeroheshin edhe ne vende të tjera të Evropës e jo vetëm dhe një nga grupet më të rrezikshme kriminale në Elbasan.

SPAK thotë se për të zotëruar tregun dhe për të krijuar hegjemoninë e tyre ndaj grupeve të tjera, kjo organizatë kriminale në vitin 2018 filloi eliminimin e kundërshtarëve, nëpërmjet vrasjeve me pagesë të personave, të cilët kishin një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës në Evropë dhe më gjerë.

Një ndër to është vrasja e 29 dhjetorit 2018, e njohur si Masakra e Bradasheshit, kur u eliminua Endrit Alibej dhe 2 persona të tjerë, vrasje e cila u pasua me urdhërimin dhe të eliminimit të disa personave të afërm të tij.

Jo vetëm kaq ata rritën dhe potencialin e tyre ekonomik dhe si rrjedhojë dhe pozitat e tyre në raport me grupet e tjera ndryshoi pasi ata krijuan kontakte të cilat ju dhanë më pas mundësi për të krijuar lidhje të drejtpërdrejta me eksponentë të rëndësishëm të trafikut të narkotikëve.

4 tentativa vrasjeje ishin në drejtim të vëllait të Endrit Elibejt, bashkëpunëtorit të drejtësisë Erion Alibej por që të gjitha dështuan nga nëntori 2019 në nëntor 2020. Ndërkohë që në 2 raste të tjera ka qenë i penduari tjetër i drejtësisë Nuredin Dumani që i ka shpëtuar atentateve.

Vëllezërit Çopja janë autorë edhe të vrasjes së Klevin Bahos dhe plagosjes e vëllait të tij Aldo (Aleksandër) Baho” në vitin 2019. Gjithashtu SPAKA ka vertetuar se ata janë autorë edhe te vrasjes se Andi Zylyfi dhe plagosjes së Ardit Uruçi, 13 dhjetorin 2019, në fshatin Përparim në Peqin, si dhe vrasjen e Klevis Kapllanit shtatorin e vitit 2020, në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë.

Ndërsa kanë mbetur në tentativë vrasjet e Kei Pikut 16 Janarin e vitit 2020 ne Elbasan; Irfan Azizit, nëntorin e vitit 2020, në Urë Vajgurore dhe një punonjësi policie marsin e vitit 2018, në Fier.

Organizata ka arritur të rekrutojë edhe dy punonjës të policisë së shtetit dhe një punonjëse në gjykatën e Elbasanit që u jepte informacione sekrete.

Organizata kriminale e vëllezërve Çopja sipas SPAK ka investuar në Shqipëri një pjesë të të ardhurave të cilat rrjedhin nga trafiku ndërkombëtar të drogës, kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme (nëpërmjet blerjes së pronave të ndryshme si apartamente, vila, bare e restorante dhe sipërfaqe toke), në qytetet Tiranë, Elbasan dhe të Durrësit. Gjithashtu organizata ka pastruar paratë kryesisht në sektori i ndërtimit, ku nëpërmjet personave të tretë ka injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme cash për realizimin e punimeve të godinave të banimit në proces ndërtimi si dhe në ndërtimin e godinave/komplekseve të banimit prej fillimit.

SPAK thotë se Franc Çopja, në raste të përsëritura ka realizuar transferimin e vlerave monetare të konsiderueshme cash nëpërmjet përdorimit të zyrave të këmbimit valutor (Exchange) brenda dhe jashtë vendit, duke ia dërguar personave të tij të besuar me qëllim, edhe për kryerjen e pagesës së vrasjeve të porositura si dhe kryerjen e investimeve për llogari të tyre në Shqipëri dhe jashtë saj.

Habit Trump: Kryeministri kanadez mund të jetë djali i Fidel Kastros!

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka “trazuar ujërat” sërish duke pretenduar se kryeministri kanadez Justin Trudeau është djali i ish-liderit të Kubës, Fidel Kastro.

“Thonë se është djali i Fidel Kastros dhe mund të jetë”, u shpreh Trump në një intervistë. Përveç kësaj, Trump vuri në dukje se nëna e Trudeau, Margaret, flinte me të gjithë Rolling Stones, diçka që vetë këngëtari Mick Jagger e përmendi gjatë një koncerti në Kanada.

Në librin e tij të ri, “Save America”, ai rithekson këtë informacion. “ Justin Trudeau dhe unë shkuam shumë mirë, por ndryshimi i natyrshëm ishte se ai ishte shumë bujar dhe unë, për ta thënë butë, jo”, shkroi Trump.

Marrëdhënia e tij me Trudeau

“Do të jetë shumë interesante të shohim se si do të bëjmë në të ardhmen, por më parë duhet të arrij në Shtëpinë e Bardhë”, vazhdoi ai. “Nëna e tij ishte e bukur dhe e egër. Në vitet 1970, ajo shkoi të festonte me Rolling Stones, por ishte lidhur disi edhe me Fidel Castron. Ajo tha se ai ishte ‘mashkulli më seksi që ka takuar ndonjëherë’ dhe shumë njerëz thonë Justin është djali i saj”, pohoi ai.

“Ai betohet se nuk është, por si mund ta dija unë! Castro kishte flokë të mirë, nuk kishte ‘baba’, Justin ka flokë të mirë dhe ai u bë komunist ashtu si Kastro,” vazhdoi Trump. Thashethemet kishin qarkulluar më parë, duke bërë që qeveria kanadeze ta mohonte atë në 2018.

Për më tepër, Associated Press publikoi një kontroll faktesh duke e identifikuar pretendimin si të rremë. Në raportin e tyre, ata sqaruan se Margaret, e cila u martua me kryeministrin kanadez Pierre Trudeau në moshën 22 vjeçare, lindi djalin e tyre Justin nëntë muaj pas martesës së tyre në vitin 1971, kur Pierre ishte 51 vjeç.

Raporti gjithashtu vuri në dukje se Justin Trudeau lindi katër vjet përpara se Margaret të bënte udhëtimin e saj të parë në Kubë. Megjithatë, teoria fitoi popullaritet pasi Trudeau lavdëroi Fidel Castron pas vdekjes së tij në 2016, duke e përshkruar atë si një “revolucionar legjendar më të madh se jeta”.

“Nënë e bij moderatore”/RITA dhe ROZA do të prezantojnë bashkë emisionin në televizionin e njohur

Një tjetër surprizë që pritet të vijë si risi në ekranet tona është edhe formati që Roza Lati do të sjellë së bashku me të ëmën, Ritën. Për javë me radhë Roza mbeti jashtë ekranit, ku asnjë ide e saj nuk është pranuar.

Por ka qenë pikërisht Rita, ajo që ka përmbyllur edhe idenë e një formati të ri, që do të ketë të ftuar, por edhe shumë lojëra dhe humor.

Kjo do të Jetë hera e parë që Rita dhe Roza do të jenë së bashku në ekran, si moderator. Kujtojmë se të dyja pas përfundimit të “Big Brother”, u ftuan shpesh në televizion të dyja dhe atmosfera e krijuar ishte shumë e zjarrtë.

Mes batutave dhe situatave të ndryshme, nënë e bijë ia dolën që të konsiderohen për të sjellë një format së bashku.

Fundjava do t’i besohet Rozës dhe Ritës, ku njëra do të jetë në rolin e moderatores, teksa tjetra, veç moderimit do të krijojë edhe situatat gazmore mes të ftuarve dhe lojërave të ndryshme.

Netanyahu humb popullin! Protesta masive në gjithë Izraelin, kërkohet armëpushim në Gaza

Vrasja e gjashtë pengjeve izraelite nga Hamasi, ka sjellë revolta të mëdha, teksa protestat kanë shpërthyer në të gjithë Izraelin.

Demonstruesit i bëjnë thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu që të arrijë një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh me Hamasin.

Vendet e protestës përfshijnë Tel Aviv, Jerusalemin, Haifa, Ra’anana, Be’er Sheva, Kfar Saba, Kiryat Bialik, Afula, Ness Ziona, Binyamina dhe kryqëzime dhe ura të ndryshme në mbarë vendin, sipas organizatorëve të protestës.

Në Tel Aviv, organizatorët vlerësuan një numër prej 300,000 personash që morën pjesë në demostratë. Ndërkohë Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant kritikoi qeverinë izraelite se po i jepte përparësi kontrollit të një zone kyçe kufitare mbi një marrëveshje për lirimin e pengjeve, duke e quajtur atë një “turp moral” gjatë një takimi të kabinetit të dielën, ka mësuar CNN.

Protestuesit në Tel Aviv kanë bllokuar disa korsi në autostradën Ayalon teksa bëjnë thirrje për lirimin e pengjeve në Gaza. Policia është kundërpërgjigjur duke gjuajtur me uji me shkumë dhe duke i larguar me forcë demonstruesit e ulur në mes të rrugës.

Disa u panë gjithashtu duke përdorur bombola tymi dhe duke valëvitur flamujt izraelitë. Në Haifa, policia thotë se arrestoi dy protestues të cilët dyshohet se ndezën pishtarë.

Përplasen dy automjete në aksin Korçë-Pogradec, një nga makinat përfundon në kanal, arratiset një prej shoferëve

Një aksident rrugor raportohet se ka ndodhur mbëmjen e sotme në aksin Korçë – Pogradec.

Sipas informacioneve dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, ku njëri prej tyre përfundon në kanal.

Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar ndërsa, një nga shoferët është larguar nga vendngjarja.

Policia po heton për rrethanat e aksidentit, si edhe ka nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit që është larguar.

Kriset miqësia mes Efit dhe Mikelës

Miqësia e Efit dhe Mikelës mund të ketë marrë fund! Dy gocat nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, si dhe prej kohësh nuk kanë postuar foto së bashku në rrjetet sociale.

Mikela dhe Efi kanë qenë shoqe të ngushta prej vitesh dhe nëse ju kujtohet, ato u bënë pjesë e “BBVA 2” si një konkurrente e vetme, por më vonë, Efi vijoi rrugëtimin pa Mikelën. Më tej, partneri i Mikelës dhe Efi u bënë ortakë në një studio tatuazhesh.

Por, mesa duket gjërat mund të kenë marrë një rrjedhë tjetër. Megjithëse nuk ka një konfirmim apo mohim nga gocat, pasi mund të kemi të bëjmë me: një hatërmbetje momentale ose ndonjë tentativë për të tërhequr vëmendjen

Ndërkohë, Mikela është në pritje të një bebusheje dhe aktualisht po punon te “Piranjat”, ndërsa Efi vijon me rubrikën dedikuar pasionit të saj, tatuazheve në “E Diell”.

Ilir Daja largohet nga Ballkan, ja ekipi i superligës shqiptare që do të marrë

Ilir Daja ka mbyllur aventurën si trajner i Ballkanit në Kosovë. Tekniku kryeqytetas, i ka komunikuar largimin lojtarëve, menjëherë pas humbjes me Malishevën në kampionat.

Një vendim që në fakt pritej, pasi diskutohej prej kohësh. Daja mori drejtimin e Ballkanit në vitin 2022 dhe menjëherë fitoi titullin e parë kampion.

Në vitin e dytë të 57-vjeçarit, Ballkani dominoi elitën e futbollit të Kosovës dhe arriti një sukses historik duke u futur për herë të parë në grupet e Conference League.

Në vitin e tretë, Daja, fitoi titullin dhe Kupën e Kosovës, por largimet e shumta, bënë që të dështojë në ecurinë europiane.

Trajneri nga Tirana, largohet kështu nga Ballkani, pas një periudhe shumë të suksesshme. Nga Kosova, thuhet se tekniku është në bisedime të avancuara për të marrë drejtimin e Dinamos në Shqipëri.

Publikohet videoja, dy grupet qëllojnë me armë në Prishtinë, skenat si në filma

IndeksOnline pak më parë raportoj për një gjuajtje me armë zjarri, në rrugën ‘’Gazmend Zajmi’’, në Prishtinë.

Burimet e IndeksOnline mësojnë se të përfshira në këtë incident kanë qenë dy grupe, të cilat qe një kohë ishin në hasmëri mes vete, Capat dhe Sekiraqët.

Një person ka mbetur i vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur, të cilët aktualisht janë duke u trajtuar në QKUK.

“Pesë persona i kemi duke u trajtuar në Klinikën Emergjente. Ekipet mjekësore janë duke u marrë me pacientët. Për gjendjen e tyre pas ekzaminimeve.” thanë nga Emergjenca për IndeksOnline.

IndeksOnline ka siguruar pamje ekskluzive, të cilat duken si pamje të ndonjë filmi.

https://www.instagram.com/_u/indeksonline/?utm_source=ig_embed&ig_rid=307501aa-cebe-4ed5-9166-95822412bd8f&ig_mid=E068726F-3874-4897-9DE3-626B68C44D96

Kursi i këmbimit për ditën e sotme, ja çfarë po ndodh me euron dhe dollarin

Sot, më 2 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 89.6 lekë dhe shitet 90.7 lekë.

Euro sot blihet me 99.4 lekë, ndërsa në shitje me 100.1 lekë.

Paundi britanik sot blihet me 117.7 lekë dhe shitet me 119 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 105.4 lekë, në shitje me 106.5 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 66.4 lekë dhe në shitje me 67.5 lekë.

Për më tepër ndiqni tabelën e mëposhtme.