Horoskopi për ditën e sotme, e enjte 18 korrik 2024

Dashi

Do të jeni shumë të organizuar dhe strategjik dhe kjo gjë do ju lejojë që të zgjidhni brenda një kohe të shkurtër të gjithë ato probleme të cilat nuk ju kanë lejuar të arrini një objektiv të përcaktuar. Horoskopi i 4 tetorit, ju fton që në dashuri të jeni më të përkushtuar.

Demi

Kjo ditë do të jetë mjaft konfuze dhe do ju bëjë tejet nervoz, ndaj për këtë arsye është më mirë që të ruani një profil të ulët në punë. Këshillohet që në çështjet e familjes të ruani qetësinë.

Binjakët

Parashikohet një ditë mjaft e favorshme për të zyrtarizuar një raport. Këshillohet që të ndiqni instinktin në vendin e punës, pasi intuita juaj e shkëlqyer do ju çojë drejt suksesit.

Gaforrja

Kjo ditë do të jetë mjaft paqësore dhe relaksuese, megjithatë nuk do të jeni plotësisht të kompletuar. Kjo e enjte do të sjellë mundësi të shumta për të planifikuar me detaje gjithë ato projekte që keni nisur prej kohësh.

Luani

Do të jeni të fortë, karizmatikë dhe të motivuar. Megjithatë kur bëhet fjalë për ndjenjat, prireni që të mbylleni në veten tuaj. Keni frikë të gaboni, të lëndoheni, por kjo situatë mund të rezultojë e rrezikshme. Një histori e bukur mund të lindë, por duhet të gjeni kurajën të bëni përpara.

Virgjëresha

Duhet të jeni më të matur lidhur me situatën tuaj ekonomike, pasi ky është momenti që nuk përjashton të papritura të vogla, me të cilat do të përballeni. Kjo është një periudhë shumë e mirë për të rinovuar një marrëveshje apo për të eksperimentuar në vendin e punës.

Peshorja

Kjo është periudha gjatë së cilës do të jeni më të fortë dhe do të rezultoni fitues, sidomos nga pikëpamja profesionale, ku mund të merrni më shumë përgjegjësi. Duhet të jeni gati të përfshiheni në aventura të reja romantike, pasi sharmi juaj do të jetë maksimal.

Akrepi

Parashikohen ditë të cilat ju shohin mjaft të angazhuar, por mos u druani pasi ky është momenti më i mirë për tu rikthyer në lojë dhe për të çuar përpara propozime të reja në vendin e punës. Në dashuri ka disa zgjedhje që duhet të bëni, të cilat do ju lejojnë që të përkufizoni totalisht një raport.

Shigjetari

Parashikohet një javë e cila do ju lejojë që të merrni lajme të mëdha dhe konfirmime të rëndësishme në vendin e punës. Megjithatë së fundmi mund të provokoni shumë partnerin/en, çka mund të krijojë disa keqkuptime.

Bricjapi

Tashmë që po arrini një objektiv ambicioz, do të rigjeni sigurinë në vete dhe kapacitetet tuaja, shkruan noa.al. Duhet të jeni të gatshëm për tu hapur më shumë në raportin në çift, pasi në mbrëmje parashikohen takime mjaft të favorshme.

Ujori

Duhet të sforcoheni dhe të kontrolloni impulset tuaja, sidomos nëse në vendin e punës po përballeni me disa çështje mjaft delikate dhe të rëndësishme për karrierën tuaj. Horoskopi i kësaj dite këshillon që të jeni të kujdesshëm dhe të bëni kujdes në familje.

Peshqit

Do të keni një intuitë të mprehtë, e cila do ju lejojë që ta shfrytëzoni në avantazhin tuaj dhe kjo gjë do ju lejojë që të merrni rezultate mjaft të favorshme në vendin e punës. Përfitoni nga koha e lirë, për ta kaluar me personat që i keni përzemër. Orët e mbrëmjes do ju gjejnë më të qetë dhe të relaksuar.

“Legen, ti këllirë laj gojën”, shpërthejnë në ofendime Dhuli e Bido: Ti punon për Vorio Epirin, zhduku nga studio

Ndërsa në studion e Top Story po diskutohej për çështjen e Himarës dhe zgjedhjet e 4 gushtit, studiuesi Ardit Bido dhe përfaqësuesi i Fredi Belerit, Skerdjan Dhuli, kanë shpërthyer në ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Bido i tha se ai punon për Vorio Eprin, ndërsa Dhuli iu kthye duke i thënë se duhet të lajë gojën para se të thotë diçka të tillë për të.

Por debati ka shkuar edhe më tep më përdorimin e fjalëve fyese, kur Dhuli i tha Bidos, “këllirë”, e ky i fundit kërkoi largimin e tij nga emisioni.

Pjesë nga debati:

Dhuli: Në emisionin e parafundit kam thënë, në këtë studio, kam thënë që unë do ta preferoja kandidatin lab. Këtë e kam propozuar dhe në rrethet tona të diskutimit. Pse e kam propozuar të tillë? Edhe me riskun se mund ta humbisnim atë garë. Çfarë rrezikonte kjo? Rrezikonte që atë garën elektorale ta kthente në një betejë shqiptaro-greke.

Bido: Dhe tani zgjodhët një vorio-epiriotist.

Dhuli: Jo, kjo s’ka lidhje.

Bido: Që mos të kthehet në shqiptaro-greke, të mbështesim Vorio Epirin. Ju të djathtët, konservatorët.

Dhuli: Po mirë mo burrë i dheut, ki durim, duro. Do ta mundim prapë Edi Ramën ne atje, duro.

Bido: Munde me shqiptarë, munde me njerëz që janë patriotë të asaj zone, që kanë treguar se i fitojnë votat. Pse po tenton sot me Vorio-Epir, pse ju sot po mbështesni Vorio-Epirin? Kjo është pyetja.

Dhuli: Kush po e mbështet Vorio-Epirin?

Bido: Ju!

Dhuli: Thirri mendjes se ke ikur fare nga mend e kokës. Ke ikur fare. Thirri mendjes. Zbrit në tokë.

Bido: Ti je krenar që ke nënën Greqi pas? Se për gjithë himariotët po flet ai robi.

Dhuli: Po unë s’jam grek. Ai flet për ata himariotë që ndihen grekë.

Bido: Ai është që deklaroi se 70% e himariotëve janë grekë. Ai që mbështesje ti dhe që mbështet ti.

Dhuli: Ai flet për ata që deklarohen grekë, jo për mua. Po ti s’je i vëmendshëm, se e ke mendjen tek Edi Rama kur flas unë. Beleri që flet tani është Beleri i grekëve, nuk është më Beleri im.

Bido: Pra ai ka 30 vite që punon për Vorio-Epirin, sot gënjen publikun dhe bën fushatë.

Dhuli: Vorio-Epiri është një idiotësi e paimagjinueshme, që çuditërisht vjen në studiot tona dhe me këtë marrin klikime lloj-lloj fantazmash.

Bido: Sot, ju të djathtët, që jeni shumica e opozitës. Jeni më shumë se dyfishi i votave greke në Bashkinë Himarë. Ju sot, opozita, zgjodhët të mbështesnit një person që punon për vorio-epirin. Nuk zgjodhët një himariot, shqiptar apo grek të Himarës që nuk punon për shtet të huaj dhe nuk është anti-shqiptar.

Dhuli: Ti s’e kupton këtë, se s’ke lidhje me atë zonë fare. Flet në ajër kot.

Bido: S’kam unë lidhje me atë zonë?

Dhuli: Belerin kryetar bashkie e bënë shqiptarët, s’e bënë grekët. Kam thënë që oligarkëve që iu shërben ti, do t’iu shembet trau i Kakomesë. Është premtimi i parë që duhet të shembet.

Bido: Unë s’mbështes asnjë parti. Unë jam kundër vorio-epiriotistëve si ty.

Dhuli: Kujt i thua vorio-epiriotist ti? S’mund të më thotë vorio-epiriotist e të dalë kaq kollaj.

Bido: PD mbështet një irredentist

Dhuli: Për ty të mundësh Ramën është tradhti

Bido: Ore kujdes gjakun e paraardhësve të ty se po punon për Vorio-Epirin

Dhuli: Unë punoj për Vorio Epirin? Më ke flet mo?

Bido: Me ty që mbështet kandidatë të Vorio Epirit

Dhuli: Ti dëgjo këtu, ti këllirë laj gojën kur të më thuash mua për Vorio Epirin

Bido: Si the mo? Me kë po flet? Tani ti do çohesh do ikësh nga emisioni se nuk më flet mua në këtë mënyrë

Dhuli: Legen, qepe gojën se nuk jam shoku jot.

Tentuan të shpëtonin një familje nga fIakët, humbin jetën 2 zjarrfikës

Dy zjarrfikës kanë humbur jetën në itali teksa po shuanin një zjarr.

Aksidenti ndodhi pasditen e së mërkurës së 17 korrikut në komunën Nova Siri, në rrethin Cozzuolo, ku një zjarr shpërtheu mes bimësisë.

Siç raportohet dy policët tentuan të shpëtonin një familje, shtëpia e së cilës ishte e rrezikuar nga flakët. Por ata ranë nga një shkëmb dhe u përfshinë nga flakët.

“Dy zjarrfikës nga Komanda Matera humbën jetën pasditen e sotme nga një zjarr në pyll teksa po kryenin punën e tyre, punë që çdo ditë bën të mundur sigurimin e jetës së shumë njerëzve dhe mbrojtjen e mjedisit. Një tragjedi e papritur që trondit gjithë familjen e zjarrfikësve. Nuk ka fjalë për të përshkruar vuajtjet që ndien çdo zjarrfikës në këto rrethana dramatike. Shprehim ngushëllimet dhe ndjenjat tona të afërsisë me familjet e kolegëve tanë të rënë në aktivitetet e shpëtimit,” thuhej në deklaratë.

“TritoIin e vuri Nuredin Dumani”, flet Alda Nikolli: Isha e Iidhur me të, më përdori, kishte të dashur tjetër

Shpërthimi në derën e motrave Nikolli në Elbasan ku u lëndua një 29-vjeçar dhe u shkatërruan disa apartamente është një krim ende pa autor.

Por, Alda Nikolli është e bindur se pas këtij krimi fshihet Nuredin Dumani. Ajo tregon se me të penduarin e drejtësisë kishte krijuar një marrëdhënie prej 2 muajsh, krisja e të cilës pasoi me kërcënime.

“Nuredin Dumanin e kam njohur nëpërmjet kunatit tim Amarildo Xhanejt, që ndodhet në burgun 313. Mendova që donte të njiheshim, por paska pasur qëllim të na përdorë si mua dhe motrën time Xhovanën. Unë nuk e dija që Nuredini kishte të dashur jashtë, Mirjetën. E cila më kërcënoi, më tha më fakto që flet me Nuredinin. Kur ja faktova me një voice, 5 minuta më vonë Nuredini më mori në telefon dhe më kërcënoi. Më pas bllokoi adresat, më la të qetë dy ditë e pastaj veproi”, tregon ajo.

Ajo tregon se Nuredin Dumani pasi dështoi nga tentativa për të dëmtuar statusin e të penduarit të drejtësisë të Amarildo (xhanej) Nikollit nga të dhënat që merrte nga kunata e tij pasi kjo e fundit iu drejtua SPAK duke treguar komunikimet me të, ai veproi hapur në burg.

Erjola Braha, sipërmarrësja shqiptare që po sjell biznesin italian të verërave në Ballkan! CEO e “Alehandro Group” rrëfehet për “Forbes

“Alehandro Group”, një nga kompanitë më të mëdha shqiptare të tregtimit të verërave, me seli në Tiranë, por e njohur ndërkombëtarisht, po sjell një vlerë të shtuar në të gjithë zonën e Ballkanit.

Sipërmarrësja me origjinë shqiptare, Erjola Braha, apo siç njihet në rrethet e enologjisë si “gruaja e verës”, po sjell biznesin e saj italian të verërave në Shqipëri.

Pas krijimit të Alehandro Group, Erjola Braha është sot një grua me një përvojë njëzet vjeçare, një ambasadore e dhjetëra ekselencave të verërave kombëtare dhe të huaja. Kjo edhe falë partneriteteve të konsoliduara me disa nga prodhuesit kryesorë në botë, si Château Lafite Rothschild, Edmond Rothschild, Louis Roederer, Ornellaia, Marchese Mazzei në Villa Sandie dhe të tjerë.

Në një intervistë për Forbes Italia, Erjola ka treguar se ka promovuar një sërë Masterclassesh në vendet më të mira në Tiranë, Vlorë dhe në pjesën tjetër të vendit për të përhapur kulturën e verës dhe ndërgjegjësimin se i ashtuquajturi “stili italian” mbetet një filozofi me vlerë të madhe.

Ajo ka prezantuar teknologji të reja informacioni dhe sisteme të qëndrueshme për të përmirësuar shpërndarjen dhe promovimin e verërave, duke e bërë Alehandro Group një shembull inovacioni në këtë sektor.

Po ashtu, Erjola ka treguar se një ëndërr e saj po realizohet tashmë, pasi është pranë hapjes së një akademie për trajnimin e të rinjve në sektorin e verërave.

Raporti: Si agjenturat e huaja sabotuan turizmin

Operacioni: PPT

Tashmë nuk ka dyshim se Shqipëria ndodhet para një lufte hibride shumë të sofistikuar që synon shkretimin e turizmit. Agjencitë inteligjente kanë zbërthyer një plan që vepron prej vitesh, por që u bë publik vetëm gjatë 48 orëve të fundit.

Agjentura ruse në bashkëpunim me atë serbe dhe të një vendi tjetër që për momentin nuk është bërë publik, gjatë viteve të fundit, ka vënë në zbatim operacionin e koduar PPT (plazhet pa turistë). Raportohet se këtij plani i është bashkë ngjitur se fundmi edhe Greqia, që siç dihet, mban ende në fuqi ligjin e luftës!

1- Agjentë të maskuar si turistë

Sipas raporteve të besueshme të SHISH, agjentë të huaj të infiltruar si turiste gjatë dy tre viteve të fundit kanë folur me pronarë hotelesh, veçanërisht në Jug të Shqipërisë, Vlorë, Sarandë, Ksamil duke u qarë hallin për çmimet e ulëta. Shumë lirë! Gjynah! Këtu është me mire se në Maldive. Parajsa mbi tokë! Mos u bëni budallenj rrisni çmimet! Dhe..ne që fjalën e të huajt e dëgjojmë me shumë se fjalën e prindit rritem çmimet pa e ditur se po bëheshim bashkëpunëtorë të armiqve tradicional të Kombit shqiptar, që historikisht na kanë hapur varrin.. me duart tona.

2- Biznesi i Shezlongëve

Të pakënaqur me sabotimin e hoteleve, agjentura ruse në bashkëpunim me atë serbe kanë penetruar deri në qeveri dhe veçanërisht në ministrinë e Turizmit për të nxitur me ligj një biznes krejt të veçantë të pa dëgjuar në pellgun e Mesdheut dhe në historinë botërore të turizmit. Ata kanë nxitur, mbështetur dhe sponsorizuar biznesin e shezlongjeve- janë mbi 1400 biznese të shezlongjeve nga Velipoja në Ksamil. Operacioni “Pikaso” (Le të ketë shezlongë,” po le të jenë më të shtrenjtë se një vepër e Picasso!) ka vite që është në zbatim. Hapesirat e plazheve krahas hoteleve u janë dhënë individëve që nuk kanë asnjë aftësi tjetër veç aftësisë për te thithur si magnet idetë e armiqve tanë.

Pa e kuptuar zyrtarët tanë duke menduar se bëjnë mrekulli kanë bërë marrëzi! Tani, çdo pushues duhet të paguajë nga 10 deri në 100 euro për të qëndruar në hije! Nga informacionet e një shërbimi partner perëndimor mësohet se agjenti që ka dhënë këtë ide i është lidhur pension i përjetshëm.

3- Supermarketet

Agjenturat e huaja me një plan të mirëmenduar kanë shtrirë tentakulat e tyre edhe te Autoriteti i Konkurrencës dhe Agjencia Kombëtar e Ushqimit duke bërë te mundur që djathi në supermarket tona të jetë më i shtrenjtë se në Paris, sallami më i shtrenjtë se në Romë dhe buka më e shtrenjtë se në Gjermani. Kështu, tregtaret shqiptare janë bërë bashkëpunëtor të pavetëdijshëm në këtë komplot të madh, duke ofruar mallra me çmime aq të larta sa turistët të mendojnë 12 herë para se të futen sërish në supermarketet tona.

4- Uji i zi/bardhë!

Agjentët e huaj me metoda të sofistikuara, vijon raporti i SHISH, kanë bindur autoritetet të mos bëjnë asnjë progres në trajtimin e ujërave të zeza dhe furnizimin me ujë të pijshëm. Impiantet e trajtimit të ujerave të zeza te ndërtuara dhe vënë në funksionin para 10 vitesh nuk punojnë ndërsa ka një plan të detajuar që premtimi i lashtë për ujë të pijshëm 24 orë të mbetet gjithë jetën premtim. Operacioni “rubinetat e thata” është në veprim prej 33 vitesh dhe parashikohet të mbyllet në vitin 2124!

5- Rrugë të florinjta

Megjithëse ka zëra se agjenturat e huaja në bashkëpunim me agjentët lokal kanë rritur kostot e ndërtimit të rrugëve, në dorë të SHISH ka rënë një email me subjekt: “te mësojmë kosovarët”

Në tekst thuhet se Kosova ka ndërtuar dy prej autostrada e me të mira në rajon, por kosovaret nuk janë mësuar të paguajnë në rrugë, sepse qeveria në Prishtinë nuk pranon të vendose tarifa. Është detyrë e Shqipërisë, që përmes tarifave në rrugë në monedhën që ata përdorin (euro) të mësojë shqiptarët e Kosovës se si paguhet, ndërkohë që vozit në rrugë. Objektivi është që udhëtimi me makinë të bëhet me i shtrenjtë se udhëtimi me avion.

6- Goditja e madhe

Së fundi, në një goditje spektakolare, agjentët e huaj në bashkëpunim me krimin e organizuar shqiptar dhe atë ndërkombëtar kanë zhvlerësuar euron. Euro e dobësuar është garanci shtesë që të ketë sa më pak të huaj dhe shqiptare të Kosovës. Bashkëpunimi për këtë pikë shtrihet sa nga drejtoria e pastrimit të parave aq edhe te sistemi i drejtësisë dhe ai bankar.

7- Greqia

Raporti vëren se veçanërisht pas çështje Beleri, Greqia, që vjet kapi 36 milionë turistë, është hedhur në sulm për të dëmtuar sezonin turistik në Shqipëri. Është dora greke (pavarësisht se nuk ka prova) që Shqipëria po telendiset këto ditë nga UNESCO për Butrintin, Beratin, Gjirokastrën.

***

IKështu të dashur lexues nëse shikoni ndonjë të huaj që pi koktejl në Jug, buzëqesh me pamje të lumtur dhe thotë sa lirë është këtu me siguri është agjent rus, serb ose grek. Nëse këto fjalë i thotë ndërkohë që plazhi është bosh, me siguri është poliagjent që po shijon rezultatet e operacionit PPT (plazhet pa turistë).

‘Ç mendet’ moti në Elbasan, shirat e rrëmbyeshëm shkuIin pemët dhe dëmtojnë disa biznese

Përkeqësimi i papritur i motit është shoqëruar me stuhi në Elbasan e cila ka zgjatur për rreth një orë.

Si pasojë e mbizotërimit të motit me stuhi të shoqëruar me erë të fortë në qytet janë shkulur pemë si edhe janë dëmtuar disa tenda biznesesh.

Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

Ndërkohë po punohet për normalizimin e situatës së krijuar nga moti i keq.

Burime zyrtare nga Bashkia e Elbasanit konfirmuan se nga ana e ekipeve të shërbimit zjarrfikës po punohet me intensitet të lartë në të gjitha zonat ku janë shkaktuar probleme nga moti i keq.

Ndërhyrjet emergjente paraprakisht janë përqendruar në zonat ku janë shkulur pemë të mëdha që kanë shkaktuar bllokim të qarkullimit në disa segmenteve rrugore .

Merr fund “divorci” me koreanët, Jasir Asani kthehet në fushë dhe ndihmon skuadrën të arrijë gjysmëfinalet e Kupës

“Divorci” mes Jasir Asanit dhe klubit të Guangju ka marrë fund. Sulmuesi shqiptar është kthyer sot përsëri pas shumë muajsh në fushën e lojës me skuadrën e tij në Korenë e Jugut, duke e ndihmuar që të arrijë gjysmëfinalet e Kupës.

Asani kishte luajtur për herë të fundit me Guangju më 6 prill të këtij vitit, vetëm 9 minuta, në atë që ishte ndeshja e tij e vetme me klubin që nga nëntori i vitit 2023, kur mbaroi sezoni i kaluar. Asokohe Asani kishte kerkuar largimin pasi kishte oferta për t’u kthyer në Europë, por u ndesh me kundërshtinë e klubit.

Kjo solli një betejë të hapur mes palëve, nga e cila doli më i dëmtuar sulmuesi shqiptar i cili praktikisht ishte tifoz në gjithë pjesën e parë të vitit, duke luajtur vetëm me Kombëtaren shqiptare. Por pas Europianit, gjërat janë sheshuar me sa duket dhe Asani është kthyer përsëri në Korenë e Jugut, duke qenë sot titullar në ndeshjen ndaj Seongham.

Ai u zëvendësua në minutën e 75 të sfidës që skuadra e tij e fitoi me shifrat 3-2 pas shtesave, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Koresë së Jugut./PANORAMASPORT.AL

Lazio e shpalli ‘non grata’, asnjë ofertë për Elseid Hysaj

Lazio e ka përjashtuar nga planet Elseid Hysajn, por për mbrojtësin ende nuk ka mbërritur asnjë ofertë në klub dhe tashmë për bardheblutë kjo është kthyer në një problem serioz. Hysaj prej vitesh luan në Serinë A dhe tashmë është e paqartë se ku do ta vazhdojë karrierën.

Siç raportojnë mediat italiane, vetëm disa klube nga Arabia Saudite dhe Katari kanë shprehur interesim për Hysajn dhe po marrin informacione nga klubi i Lazios. Asnjëri prej tyre nuk ka bërë hapin konkret, duke shkaktuar jo pak telashe për italianët.

Paga e lartë e Hysajt e pengon klubin të bëjë një lëvizje për të afruar futbollistët e tjerë në krahët e mbrojtjes. Italianët kanë një marrëveshje me futbollistin shqiptar për ta lënë të largohet si lojtar i lirë nëse i vjen një ofertë që i intereson, pasi në këtë mënyrë i ‘heqin qafe’ pagën e tij që i kalon 2 milionë euro në sezon deri në verën e 2025.

Por fakti që Hysaj vazhdon pushimet i qetë dhe deri tani nuk ka oferta interesante në adresën e tij, ka bërë që situata të mos ndryshojë dhe Lazio të presë transferimin e mbrojtësit shqiptar, përpara se të ndërmarrë hapin konkret për t’iu afruar një tjetri.S.DH/ReportTv.al

“Do vë në zbatim programin e Belerit”, Petro Gjikuria nis fushatën në Himarë. Berisha dhe Meta i dërgojnë figura të dorës së dytë

Kandidati për kryetar bashkie në Himarë nga radhët e opozitës, Petro Gjikuria ka nisur fushatën në Himarë.

Ndalesa e parë, ku po zhvillon prezantimin me banorët e zonës ishte Himara fshat. Prezent ishte edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

Ndërsa Berisha dhe Meta kishin nisur si të deleguar figura të dorës së dytë. Në takim ishte i pranishëm sekretari i përgjithshëm i Partisë se Lirisë Tedi Blushi, kryetarja e Partisë Demokratike Himarë, Afroviti Dhimojani, si dhe sekretari për çështjet ligjore i Partisë Demokratike, Ivi Kaso.

Gjikuria tha se do të vërë në zbatim programin e Fredi Belerit.

“Çfarë ka bërë Goro si kryetar bashkie, të gjithë këta e kanë lënë bashkinë e Himarës në gjendjen që është sot. Solli Tavon me katapultim. Bashkia nuk ka nevojë për një politikan, por një person që do të punojë për të zgjidhur problemet. Thonë edhe se Fredi nuk është me mua, është gënjeshtër shumë e madhe, prania e Petro Belerit dëshmon të kundërtën. Do të vë në zbatim programin e Fredi Belerit”, tha ai.

Tedi Blushi në fjalën e tij, pati një mesazh kërcënues për kryeministrin Edi Rama.

“Nga ky shesh i bëj thirrje Edi Ramës: Hiqi kthetrat e zeza nga Himara! Mos e provoko nervin dhe karakterin e himarjotëve! Mos guxo t’i përçash se fundin do ta kesh shumë të keq”, tha Blushi.