Rama tjetër thirrje emigrantëve: Të punosh në Itali e Greqi, s’është më mirë se në Ksamil e Theth

Teksa ka publikuar një artikull të revistës Monitor, Edi Rama i bën thirrje emigrantëve që të kthehen të punojnë në Shqipëri.

Rama shprehet se Monitor nuk është një media fort e pëlqyer sipas këndvështrimit të qeverisë dhe sërish dëshmon se pagat në turizëm në vendin tonë për punonjësit kanë arritur deri në 1000 euro në muaj.

“Të punosh në turizëm në Greqi a në Itali a kudo tjetër në Europë, si emigrant shqiptar, nuk është më një zgjedhje më e mirë se sa të punosh në Shqipëri, nga Thethi e deri në Ksamil. Pagat e rritura shumë ndjeshëm dhe taksat e shpenzimet shumë më të ulëta se sa kudo gjetkë, e bëjnë sot punën në sektorin e turizmit shqiptar një zgjedhje më të mirë se sa në vende të tjera rrotull”, shkruan Rama.

Postimi i kryeministrit:
Revista “Monitor” është larg së qeni një burim mediatik gjithnjë i pëlqyeshëm për qeverinë. Prandaj edhe zgjodha ta postoj këtu artikullin e saj si një zë krejt i pavarur, i cili konfirmon atë çka po përpiqem të përsëris prej disa kohësh:

Të punosh në turizëm në Greqi a në Itali a kudo tjetër në Europë, si emigrant shqiptar, nuk është më një zgjedhje më e mirë se sa të punosh në Shqipëri, nga Thethi e deri në Ksamil. Pagat e rritura shumë ndjeshëm dhe taksat e shpenzimet shumë më të ulëta se sa kudo gjetkë, e bëjnë sot punën në sektorin e turizmit shqiptar një zgjedhje më të mirë se sa në vende të tjera rrotull.

Disa fragmente nga artikulli i “Monitorit” dhe citime të vetë operatorëve turistikë:

Sezoni turistik i këtij viti po përballet me një ndryshim të rëndësishëm në sektorin e turizmit: rritjen e pagave që ka ndihmuar në zgjidhjen e një problemi të vazhdueshëm—mungesën e fuqisë punëtore. Rritja e pagave ka bërë që sektori turistik të tërheqë më shumë punonjës sezonale dhe të përmirësojë cilësinë e shërbimeve.

Ky përmirësim ka ndihmuar në stabilizimin e shërbimeve dhe ka ofruar një eksperiencë më të mirë për turistët.

“Nuk është zgjidhur 100%, por jemi shumë më mirë se sezonet e mëparshme, kjo sigurisht nga rritja e pagave në turizëm; pra, sot po të marrësh disa nga punët më të vështira si sanitare në hotele, pagat janë më të larta se punonjësit e bankave, duke arritur deri në 1000 euro në muaj”…

“Të gjitha hotelet dhe bizneset që e kanë marrë seriozisht këtë sezon janë detyruar t’i rrisin pagat, sepse ky sektor nuk mund të vazhdojë ashtu si ka vazhduar këto vite, ku ne marrim staf, i trajnojmë për 2-3 muaj, i japim pagat dhe ata largohen. Tashmë ne jemi me kontrata fikse dhe paga shumë të kënaqshme, dhe deri më tani për këtë vit po shohim që kjo zgjidhje është e duhura”…

Një kamerier në jug të vendit këtë sezon veror po paguhet mesatarisht 900-1000 euro në muaj, ndërsa një sanitare mund të fitojë deri në 700 euro në muaj. Këto paga janë raportuar edhe në zonat e tjera bregdetare, ku operatorët turistikë theksojnë se pagesat më të larta janë për shefat e kuzhinës dhe menaxherët e bareve. Në disa raste, pagat për këto pozicione arrijnë deri në 3000 euro në muaj.

“Për të adresuar mungesën e stafit të kualifikuar, kemi ndërmarrë masa duke rritur pagat, të cilat këtë vit arrijnë deri në 1000 euro për kamerierët. Baksishet, të cilat përbëjnë një burim të veçantë të ardhurash për ta, nuk janë përfshirë në këtë shumë. Rritja e pagave është bërë e nevojshme pasi për vite kemi vuajtur nga mungesa e fuqisë punëtore”…

Tashmë edhe emigrantët po zgjedhin të rikthehen gjatë sezonit, jo vetëm për pushime, por edhe për të punuar me paga që krahasohen me ato në shtetet europiane. Disa prej tyre kanë vendosur që këtë sezon të punojnë në Shqipëri.

“Ata zgjedhin të punojnë në profesione si kuzhinier, shef kuzhine, apo menaxher, ku pagat janë shumë të larta. Niveli i jetesës në Shqipëri, që është më i ulët se në vendet e tjera europiane, është një faktor i rëndësishëm në këtë zgjedhje”…

DO HABlTENl: WEBFAQJA KU MUND TË GJENI KLONlN TUAJ

E vërteta është se, ka disa njerëz nëpër botë me të cilët mund të përngjani aq shumë sa që lirisht mund të quheni ‘binjakë të panjohur’.

Ka shumë shembuj të ndryshëm nëpër internet ku njerëzit rastësisht janë takuar me personat të cilët ngjajnë shumë, dhe kanë bërë foto me ta.

Kështu, Niamh Geaney nga Dublini dhe dy shokët e tij ishin aq të interesuar për të gjetur personat me të cilët përngjajnë sa që krijuar një projekt të quajtur

‘Binjakët e huaj’, duke bërë që shumë njerëz të kërkojnë për identikun e tyre në internet.

Shumë shpejtë, Geaney gjeti personin me të cilin ngjanë shumë vetëm pak kilometra larg tij.

E gjitha çfarë duhet të bëni në këtë webfaqe është që të ngarkoni një fotografi të fytyrës tuaj, dhe më pas të zgjidhni veçoritë tuaja kyçe nga një listë e veçorive.

Më pas do të shfaqen disa fotografi të njerëzve me të cilët përngjani, të cilët mund t’i shikoni dhe ndoshta t’ua vizitoni profilin në Facebook.

Është një ndjenjë qesharake. E gjitha çfarë duhet të bëni është të klikoni http://twinstrangers.net/, për t’u regjistruar.

Fshatari shqiρtar shkon të punojë në arë, s’u be son sγve nga ajo që zb uΙon

Me siguri të gjithë e keni parasysh atë momentin kur nga gardëroba nxjerr një xhup që s’e kishe veshur prej kohësh dhe rastësisht në xhepin e tij gjen ndonjë lek.

Shpesh, e njëjta gjë u ndodh dhe fermerëve kur shkojnë të punojnë në ara, teksa rastësisht gjatë gërmimit në sipërfaqe të tokës dalin objekte të ndryshme.

E njëjta gjë i ka ndodhur dhe një djali nga Lushnja, i cili ditën e sotme ka zbuluar një objekt, që tashmë mund të cilësohet “i rrallë” dhe e ka ndarë me ndjekësit e JOQ.al.

Djali ka gjetur një celular Nokia 3310 që duket se ka qëndruar nën dhé prej kohësh.

E kot nuk e kanë cilësuar si “të pavdekshëm”, pasi dhe pasi ka kaluar kaq kohë, i ka rezistuar vjetërsisë.

Nuk besojmë se mund të punojë, por ai që e ka hedhur kohë më parë, tani do donte ta kishte si një objekt që i përket së shkuarës.

ΗARROl që ka taύoIinë xhami, gazetαrja hαρ k. ëmbët dhe bëhet gαzi i bo tës

Harron që ka tavolinë xhami, gazetarja hap këmbët dhe bëhet gazi i botës.

Gafat në transmetim live janë nga më të ndryshmet, por nuk mungojnë as ato pas skenave dhe gjatë xhirimeve.

Videoja më virale për momentin është gazetarja italiane e lajmeve në TG5, Costanza Calabrese.

Gafat në transmetim live janë nga më të ndryshmet, por nuk mungojnë as ato pas skenave dhe gjatë xhirimeve.

38-vjeçarja ishte ulur para një tavoline qelqi gjatë transmetimit të lajmeve, por me sa duket nuk e paska mësuar që xhami është i tejdukshëm.

Costanza kishte hapur këmbët teksa ishte e veshur me fund dhe teleshikuesit kanë mundur të shohin pjesën ndërmjet këmbëve të saj.

E MBANl MEND V. AJZËN SHQIΡËTARE QË U MA.RTUA ME NJË N.JERl ME N GJΥRË. E DHlMBSHME AJO ÇFARË KA ND0DΗUR ME TË

Një vajzë shqiptare shkoi për studime në Londër dhe atje njohu dashurinë e jetës, Henrin. Sic tregon ajo pas shumë vitesh si miq Henri i kishte bërë pyetjen “Të besdis ngjyra ime”. Përgjigja e saj ishte një puthje.

Pas dy vitesh marrëdhënie, ajo mbeti shtatzënë por prindërit i kërkuan ta abortonte pasi nuk mund të pranon një dhëndër me ngjyrë.

Pas disa vitesh ajo erdhi në Shqiperi për t’u treguar prindërve nipin e tyre me shpresën që dashuria prej gjyshërish do t’i zbuste por kur panë që kishte trashëguar ngjyrën e Henrit i thanë se s’kishin për ta pranuar kurrë. “Coje djalin ta rrisë i ati dhe atëherë do jesh vajza jonë”.

Henri e shtyu të përpiqej seriozisht të krijonte një urë komunikimi me ta, sepse e shikonte që gruaja e tij po vuante. Por ata nuk pranojnë në asnjë lloj mënyre. Por edhe komentet në Facebook janë për t’u habitur, shqiptarët janë shumë racist dhe e quajnë turp këtë që ka bërë kjo vajzë shqiptare.

“Tre mundësi ke: të varesh, të hidhesh ose ta djegësh veten me benzinë, përndryshe ka pas mjaft djem që jan ma të bukurit në planet. Turp, pa fytyrë, mjerë prindërit çfarë paskan rritur.”, shkruan një komentuese.

“Mos mendo t’ia mbushësh mendjen prindërve, moj maniake seksuale. Për një zezak i shkele të gjitha, pe botën me sy, atje që marrin zezak për burrë, o burra edhe ti. Nuk është fundi i botës, lëre zezakun se nuk ta duan prindërit, nuk je as e para as e fundit.

Gjithsesi të gjitha ato femra që marrin zezak kur janë të reja ndahen në moshën 60-65 vjeçare, se atëherë i bie era më shumë zezakëve, racë majmuni. Çka është më e dhimbshmja, pse zezak, atë fëmijën nuk ta do as prindërit as shtëpia, as shoqëria.

Mos femra shqiptare, se nuk janë zhdukur nuk janë mbaruar ende shqiptarët, shqiptarët janë raca më e bukur në botë! Pse zgjidhni majmunin!”, shkruan një burrë.

Por ka edhe nga ata që e mbështesin zgjedhjen e saj. “Epo në fakt, raca shqiptare që rreh gratë, vret babain dhe nënën dhe shumë maskarallëqe të tjera, janë të përkryer.

Shajnë të gjithë ata që janë të sharë.

Njeriun e krijoi Zoti e askush nuk ka të drejtë të shajë askënd.

Me ngjyrë a pa ngjyrë, të mëdhenj e të vegjël ne jemi njerëzit e Zotit”, shkruan një tjetër.

Horoskopi, e premte, 16 gusht 2024

Dashi

Kjo ditë e premte 16 pritet të sjellë dinamizëm dhe vendosmëri. Do të jeni të gatshëm për të marrë iniciativën në projekte të reja, por kujdes që të mos përballeni me konflikte të panevojshme.

Demi

Fokusi juaj do të jetë në aspektet financiare dhe mund të keni disa vendime të rëndësishme për të marrë. Përpiquni të mos bëni shpenzime të pamenduara.

Binjakët

Do të ndiheni më të hapur për komunikim dhe për të shprehur ndjenjat tuaja. Është një ditë e mirë për të zgjidhur çështje që kanë mbetur pezull.

Gaforrja

Energjia juaj do të jetë e ulët dhe do të kërkoni momente qetësie. Është një ditë për të reflektuar dhe për t’u kujdesur për veten.

Luani

Do të keni mundësi të ndriçoni në aspektin profesional. Është një ditë e favorshme për të bërë përparime në karrierë.

Virgjëresha

Përqendrohuni në çështjet e shëndetit dhe mirëqenies. Kjo është një ditë për të rregulluar rutinën tuaj dhe për të bërë ndryshime të vogla që sjellin përfitime të mëdha.

Peshorja

Marrëdhëniet tuaja do të përfitojnë nga kjo ditë, veçanërisht ato romantike. Do të keni mundësi për të përmirësuar dialogun dhe për të zgjidhur keqkuptimet.

Akrepi

Një ditë për t’u fokusuar në stabilitetin emocional dhe për të ruajtur ekuilibrin në jetën personale. Puna do të kërkojë përqendrim, por shpërblimet janë të garantuara.

Shigjetari

Ditë e favorshme për aventurë dhe eksplorim të ideve të reja. Mund të ndiheni të frymëzuar për të ndjekur projekte që kërkojnë kreativitet dhe entuziazëm.

Bricjapi

Fokusoni vëmendjen tuaj në çështjet familjare. Kjo është një kohë e mirë për të zgjidhur çështje të vjetra dhe për të krijuar një mjedis të harmonishëm në shtëpi.

Ujori

Kjo ditë do të sjellë energji pozitive dhe mundësi për të bërë ndryshime në jetën tuaj personale. Bëni kujdes me vendimet financiare.

Peshqit

Një ditë për introspeksion dhe reflektim. Përpiquni të mos merrni vendime të nxituara, por të dëgjoni intuitën tuaj për të zgjidhur çështjet e brendshme.

Ilir Meta godet tavolinën me grusht: Tentuan të bllokonin llogaritë bankare! Kemi parimet e Bajo Topullit! Doni t’i provoni?!

Partia e Lirise duket se ka pasur probleme me veprimet financiare.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa fliste pasdite në mbledhjen e Kryesisë, ka humbur qetësinë, teksa tregonte se është tentuar që t’i mbyllnin llogaritë bankare.

Duke përplasur disa herë dorën mbi tavolinë dhe duke ngritur zërin Meta tha se edhe nëse ia bllokojnë llogaritë, nuk bllokojnë dot Partinë e Lirisë.

“Gjëja më e rëndë që ka ndodhur sot është se çuditërisht, prej disa kohësh, kishim problem me pagesat e pagave të atyre që punonin në PL dhe unë autorizova z.Ponari që të bëjë veprimet si një njohës i këtyre fushave. Edhe ai vete te banka paraqet autorizimin. Ata sillen korrekt. Shkon te banka tjetër dhe i përgjigjet zonja. Dhe mbi të del një superzonjë që e pyet kush është.Ca je ti, i thotë, duhet të vijë presidenti, pasi të shkojë në gjykatë. Pasi të marrë vërtetim që është presidenti i Partisë të shkojë dhe te noteri. Petriti u tregua tolerant. Mirë bëri. Ai më tregoi se çfarë kishte ndodhur”, u shpreh kreu i PL.

Më tej, Meta tha se nuk e përmend emrin e bankës, pasi do të falimentonte për 24 orë. “Unë nuk e tregoj emrin e bankës se mund ta falimentoj për 24 orë. Ta bëj më keq se Suden’, tha kreu i PL.

“Unë jam detyruar t’ua them juve, pa ekspozuar bankën… në emër të kujt i bëhet kjo bllokadë? Ja dhe e bllokuan llogaritë, do bllokojnë PL? Ilir Metën? Do fshehin aferat?Të Lulzim Bashës dhe Ramës? Kjo qenie e pështirë që ka marrë peng njerëz, PL… ne kemi parimet e Bajo Top! Kaq! Ta dinë mirë ata”, tha Meta ndër të tjera.

“Jua thash këtë për të kuptuar se ku ka arritur mafia, në përpjekje për të bllokuar PL. As kanë shanse.

Ata na e kanë hedhur se kishin korruptuar njerëzit tanë më të afërt, por tani beteja është ballore, e pamëshirshme. Kemi parimet e Bajo Topulli, doni t’i provoni? Kur të doni! Që sot! Që tani”, tha Meta më tej.

Nga arratia, reagon për herë të parë Antonela Berisha: Të dashur ndjekës…

Antonela Berisha vijon të mbetet në kërkim nga policia pas ngjarjes së ndodhur në një restorant në Tiranë ku ajo bashkë me motrën e saj akuzohen se dhunuan Klea Prengën.

Pas lajmit të publikuar dy ditë më parë, ku ajo shfaqej duke reklamuar linjën e saj të veshjeve, ish-konkurrentja e Big Brother Vip ka zgjedhur të reagojë përmes llogarisë së biznesit!

Në njoftimin e bërë në Story thuhet se të gjitha postimet e veshjeve janë foto të koleksioneve të mëparshme dhe nuk janë shkrepur këto ditë— teksa anashkalohet sërish një koment për dhunën ndaj Prengës.

Pagat deri në 1 mijë euro në turizëm, Rama: Të punosh në Greqi apo Itali si emigrant, nuk është më zgjidhje më e mirë se Shqipëria

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë thirrjen për emigrantët shqiptarë, të kthehen dhe të punojnë e investojnë në vendin e tyre.

Në një reagim në rrjetet sociale ku shprehet se pagat kanë shkuar deri në 1 mijë euro në sektorin e turizmit, Rama thotë se të punosh në turizëm në Greqi, Itali a kudo tjetër në Europë, si emigrant shqiptar, nuk është më një zgjedhje më e mirë se sa të punosh në Shqipëri, nga Thethi e deri në Ksamil.

“Të punosh në turizëm në Greqi a në Itali a kudo tjetër në Europë, si emigrant shqiptar, nuk është më një zgjedhje më e mirë se sa të punosh në Shqipëri, nga Thethi e deri në Ksamil.Pagat e rritura shumë ndjeshëm dhe taksat e shpenzimet shumë më të ulëta se sa kudo gjetkë, e bëjnë sot punën në sektorin e turizmit shqiptar një zgjedhje më të mirë se sa në vende të tjera rrotull.”-shkruan Rama.

Pse duhet të ndezim qirinj më 15 Gusht? Prifti dhe besimtarët tregojnë ritet e veçanta të ‘Pashkës së Verës’

Besimtarët ortodoksë kremtuan festën e Shën Mërisë në Manastirin e Zvërnecit, konsideruar si “Pashka e Verës”. Banorët të Vlorës por dhe pushues ndezën qirinj dhe u lutën për mbarësi.

Besimtarët ortodoksë kremtuan festën e Shën Mërisë në Manastirin e Zvërnecit, ku ndezën qirinj dhe ndoqën meshën e shenjtë.

Festa nisi mbrëmjen e 14 gushtit dhe kulmoi më 15 gusht, që është dita kur Shën Mëria iu bashkua të birit të saj, Jezusit. At Jani Tereziu shpjegon se kjo festë, ndër më të rëndësishmet për besimtarët ortodoksë, quhet ndryshe edhe “Pashka e Verës”.

“Në gjuhën tonë e themi Pashka e Verës, ishte Nëna e Perëndisë që e solli në tokë për shpëtimin tonë, ishte e vetmja rrugë për të shpëtuar njerëzimin. Nëna e perëndisë ka rëndësinë e vet në besimin tonë, ashtu siç kanë nënat në shtëpitë tona rolin e rëndësishëm dhe ashtu si fëmijët më parë shkojnë te nëna, ashtu t’i drejtohemi edhe ne Shën Mërisë si nëna jonë të na ndihmojë të gjithëve për paqe e harmoni e shëndet në jetët tona”, shprehet At Jani Tereziu.Kremtimeve ju bashkuan jo vetëm besimtarë ortodoksë të zonës, qytetarë nga rrethe të tjera, por edhe turistë që ndodhen në Vlorë për pushime.

Lutjet e tyre janë për më shumë mbarësi në familje: “Kënaqemi kur vijmë këtu mbushemi me frymëzim për veten për fëmijët!” “Lutemi për fëmijët, për njerëzimin, për të afërmit”-, shprehen besimtarët.

Pas ritualeve fetare besimtarët e krishtere festojnë në familjet e tyre festën e Shën Mërisë.