Sara Hoxha jep lajmin e mirë për fansat, “Big Brother VIP 4” më shpejt sesa e prisnim

Pas mbylljes së tre sezoneve të suksesshme që mbajti mbërthyer shqiptarët para ekranit, Big Brother VIP 4 po vjen.

Lajmin e ka bërë vetë me dije producentja e Big Brother, Sara Hoxha në një formë krejt të veçantë.

Ajo ka ndarë në rrjetet sociale kafen e saj të mëngjesit, ku shkruhet “Big Brother VIP 4”.

Mesa duket ekipi ka nisur punën për edicionin e katër të Big Brother që siç dihet, ky format sjell çdo vit risi dhe surpriza.

Por se çfarë do të jetë ndryshe këtë vit dhe kush do jenë personazhet që shqiptarit do i shohin 24/24 për disa muaj, na mbetet vetëm të presim…

Çudira Nga Fushë Kruja, Pronari I Hotelit I Takson 2 € Qytetarët Nëse Kalojnë Në Rrugën Para Tij

Banorët e Fushë Krujës po përballen me një situatë të vështirë pas izolimit që ka shkaktuar ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar, e cila nuk ka nyje lidhëse me rrugën e vjetër. Tani, përveç këtij izolimi, ata janë detyruar të paguajnë një taksë për të përdorur një rrugë që kalon përpara një hoteli.

Një biznes privat, Hoteli Europa Park, ka vendosur një taksë prej 2 eurosh për ata që kalojnë në rrugën para hotelit të tij. Ky tarifim i ri, që duket se është vendosur pa miratimin e institucioneve përkatëse, ka shkaktuar shqetësime të mëdha në mesin e banorëve dhe biznesmenëve të Fushë Krujës.

Sipas denoncimeve, ky tarifim është një barrë e re për banorët, që tashmë janë përballur me probleme të shumta pas ndërtimit të autostradës. Nyja e vetme lidhëse për Fushë Krujën është ndodhur 23 km nga qyteti, dy kilometra më poshtë se gjatësia e autostradës. Kjo ka shkaktuar falimentimin e disa bizneseve dhe ka izoluar banorët.

Ata kërkojnë zgjidhje nga autoritetet dhe janë të shqetësuar për pasojat e kësaj takse të re. Në këtë situatë, ata presin që institucionet përkatëse të ndërhyjnë për të adresuar problemet që i janë krijuar.

Shqiptari rr eh dhe bën për spitaI dy policë italian

Një shqiptar, tashmë i arrestuar nga policia në Itali, ka reaguar dhunshëm ndaj punonjësve të policisë, të cilët tentuan të ushtrojnë një kontroll ndaj tij.

Mediat italiane raportojnë se 34-vjeçari shqiptar ka goditur me një dërrasë druri dhe më pas me grushta e shkelma të paktën dy policë, që kanë përfunduar në spital, ku janë konstatuar lëndime trupore dhe në pjesën e fytyrës.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën historike të Perugias, ku policia nisi të gjurmojë 34-vjeçarin, të cilit iu kërkuan dokumentet e identifikimit.

Shqiptari ka reaguar dhunshëm ndaj policëve, duke i qëlluar me një dërrasë dhe me grushta e shkelma, ndërsa dyshohet se ishte nën efektin e pijeve alkoolike.

Policia përdori ndaj tij spray me piper dhe në momentin që është neutralizuar, iu gjet në trup një sasi prej 21.19 gram hashash.

“300 km larg Tiranës”/ I shpallur në kërkim prej javësh për sherrin në Pejë, Stresi zbulon vendndodhjen e tij nga arratia: Jemi të pafajshëm

Reperi Stresi ka reaguar sërish nga arratia lidhur me akuzat për përfshirje në sherrin e ndodhur në Pejë. Përmes rrjeteve sociale, ai ka deklaruar se ndodhet rreth 300 km larg Tiranës dhe se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Stresi theksoi se është i pafajshëm në lidhje me ngjarjen dhe se është i bashkëngjitur në këtë pozicion me Noizy-n dhe DJ Crax-in.

Ai ka shprehur besimin se, pasi të përfundojë çështja, ata do të rikthehen me projekte të mëdha dhe ambicioze. Sipas tij , vendimi për ekstradimin e Noizy-t është absurd dhe e paarsyeshme, duke shtuar se ky proces do të përfundojë në Shqipëri.

Noizy, së bashku me mikun e tij Bahtjar Bajraktari, i njohur si DJ Crax, u arrestuan në Shëngjin nën akuzën se, bashkë me disa individë të tjerë, kanë dhunuar Muhamet Isenin, një personazh i njohur në TikTok, në një lokal në Pejë.

Vendos Broja, ja ku do të shkojë lojëtari jonë i Kombëtares

Oferta të shumta kanë ardhur për Armando Brojën, teksa sulmuesi i Kombëtares shqiptare kërkon me çdo kusht largimin e tij nga Chelsea.

Dhe klubi i Premier League është i gatshëm ta shesë 22-vjeçarin, teksa së fundmi e ka larguar dhe nga ekipi i parë, për t’u stërvitur me skuadrën e U21.

Ofertat për të nuk mungojnë, ku së fundmi në garë është futur dhe Stuttgart, me klubin gjerman që ka kërkuar huazimin e Brojës.

Por mediat pranë “Bluve” duket se kanë zbuluar dëshirën e yllit të Kombëtares tonë.

Sipas tyre, dëshira e vetme e Brojës është Everton.

Gjithsesi, edhe pse dëshira e Brojës është të qëndrojë në Premier League, klubi nga Liverpul e ka të pamundur të transferojë 22-vjeçarin duke parë pretendimet e larta të Chelseat.

Sipas mediave, Everton do të provojë dhe njëherë të fundit për Brojën, kësaj radhe me formën e huazimit.

Duket se “Blutë” e Londrës po dorëzohen sa i përket sulmuesit të Kombëtares kuqezi dhe janë tashmë të gatshëm të dëgjojnë çdo ofertë që do të vijë për të.

U godit nga rrufeja teksa po qëndronte buzë detit, ndërron je të 42-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin Alba Adriatica të Teramos në Itali, ku përpara 10 ditësh, 42-vjeçarja Pamela Di Lorenzo u godit nga rrufeja teksa qëndronte buzë detit me një shoqen e saj.

Ajo u dërgua menjëherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u futur më pas në gjendje koma. Por 10 ditë pas ngjarjes tragjike, Di Lorenzo ndërroi jetë në spitalin e Teramos.

Pamela jetonte në Alba me bashkëshortin dhe djalin e saj të mitur.

Ajo ishte në plazh me një shoqe kur ra rrufeja, teksa pranë tyre ishte edhe një turist francez. Pamela ishte në gjendje më të rëndë ndër tre personat që kishin marrë goditjen e fortë elektrike atë mëngjes. Ajo kishte kaluar në arrest kardiak, ndërsa dy të tjerë që ishin pranë saj u plagosën më lehtë.

23-υj.eçarja nga veriu kërkon Iidhje

Një vajzë e re ka telefonuar tek ‘Aldo Morning Shoë’ dhe ka kërkuar që moderatori ti gjejë burrë.

Kur Aldo e ka pyetur për moshën dhe ajo i thotë që është 23 vjeçe, moderatori i ka thënë që është tu rp që ajo kërkon grua në emision pasi mund ta gjeje vetë.

Vajza i ka treguar se ka qenë për 4 vite e lidhur por i dashuri i saj iku në Londër dhe nuk pranoi që ta merrte me vete.

“Epo prit, se kam një parandjenjë që ai do të të marrë në telefon, dhe do të bashkoheni prapë”, i ka thënë Aldo ndërsa me ironi e humor duke shtuar edhe që t’i bëjë të fala kur ta telefonojë.

ÇlFTl e ‘b. ën’ në mes të αutobuzit, shoferi ndalon dhe u bën gj ëmën

Një çift nuk është përmbajtur, duke iu dhënë njeri-tjetrit në një autobus urban.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Itali.

Siç raporton “Il Messaggero”, ndodhia e pazakontë u shënua rreth orës 6:30 të dielën në mëngjes, në autobusin e linjës 280.

Një djalë nga Roma 17-vjeçar dhe një vajzë me origjinë sarde 28 vjeçe, e cila jeton në Romë, hipën në autobus pasi kishin kaluar një natë jashtë në klab.

Duke konsumuar aIkooI. Kështu, në mjetin e transportit urban, vendosën ta çonin argëtimin në një tjetër nivel…

Ndoshta autobusi nuk ishte shumë i mbushur me njerëz, e kjo ndoshta ka bërë që ata të humbnin kontrollin dhe duke kaluar në një marrëdhënie të plotë seks.uale, përpara udhëtarëve të tjerë.

Në atë pikë, shoferi ndaloi dhe lajmëroi karabinierët.

Efektivët, pasi mbërritën në vendngjarje, i ftuan të dy të mbledhin veten.

Ndaj çiftit ka nisur për procedim penal në gjendje të lirë për akte të tu.rpshme në publik. 

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 14 Gusht 2024

Dashi

Do të jetë një ditë mjaft pozitive për të bërë paqe me personat me të cilët keni debatuar gjatë javëve të fundit. Këshillohet që të jeni më të komunikueshëm dhe të stimuloni kompromiset, pasi vetëm zgjidhje të tilla do ju lejojnë arritjen e objektivit tuaj pa humbur kohë.

Demi

Duhet të jeni shumë të përqendruar në vendin e punës, pasi edhe shpërqendrimi më i vogël, mund të shkaktojë pengesa. Parashikohet një mbrëmje e mbushur plot të reja, sidomos në fushën e ndjenjave.

Binjakët

Bëni kujdes në dashuri, pasi konfuzioni dhe pasiguria shpesh do ju bëjnë shumë impulsiv. Këshillohet që të jeni të drejtpërdrejtë në diskutimet me partnerin/en. Rigjetja e stabilitetit është shumë e mundur, por duhet të jeni ju që të hidhni hapin e parë. Në vendin e punës parashikohen përgjigje të rëndësishme.

Gaforrja

Kjo ditë do të jetë e mbushur me aktivitete të cilat do të kërkojnë që të nxirrni në pah kreativitetin tuaj. Këshillohet që të përvishni mëngët dhe të shfrytëzoni në maksimum këtë periudhë për tu shfaqur më aktiv në vendin e punës.

Luani

Në dashuri kjo është një periudhë e cila ju sheh në krizë. Partneri/ja juaj, nuk arrin që të kuptojë nevojat që keni dhe kjo për shkak se nuk jeni të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë ndaj tij/saj. Do të jeni shumë krenar dhe të mbushur me pasiguri. Këshillohet që të hapeni më shumë.

Virgjëresha

Ky është një moment shumë i mirë për të rimenduar të gjitha vendimet e marra nxitimthi. Do të keni një intuitë të spikatur dhe idetë tuaja do të rezultojnë bindëse dhe interesante, por duhet të siguroheni që të jeni të bindur, para se të nisni aktivitete të reja.

Peshorja

Do të jeni të detyruar të rregulloni ndonjë gabim që keni bërë lidhur me bashkëpunëtorët tuaj, por mos u dekurajoni, pasi kjo nuk do të jetë gjë tjetër veçse shfaqje e profesionalitetit dhe talentit tuaj. Në dashuri mundohuni që të jeni më romantik për të rindezur pasionin.

Akrepi

Do të jeni të frymëzuar dhe kjo gjë do të stimulojë krijimtarinë dhe strategjitë tuaja lidhur me projekte të rëndësishme për karrierën tuaj. Megjithatë duhet të mbani parasysh edhe një keqkuptim të mundshëm në dashuri ose në familje.

Shigjetari

Do të hapet para jush një fazë mjaft e rëndësishme për dashurinë dhe ndjenjat. Këshillohet që të jeni ju që të hidhni një hap vendimtar ndaj partnerit/es dhe do të merrni konfirmime të rëndësishme. Këshillohet që me shpenzimet të tregoheni të kujdesshëm.

Bricjapi

Do ta gjeni veten të përfshirë në një çështje urgjente e cila do ju lodhë si nga pikëpamja fizike edhe psikologjike. Përhumbja në stres është shumë e mundshme në këtë moment, por duhet të ruani përqendrimin, shkruan noa.al. Këshillohet që të jeni të durueshëm dhe të silleni me diplomaci, në mënyrë që të shmangni tensionet e kota.

Ujori

Nuk do të jeni të kënaqur me disa sjellje të bashkëpunëtorëve tuaj. Nuk ndiheni të vlerësuar plotësisht, ose ndoshta jeni të lodhur nga rregullimi i gabimeve të të tjerëve. Megjithatë kjo e mërkurë, ju fton të mos dekurajoheni, par shkak se vlerësimet janë fare pranë. Fusha e ndjenjave është mjaft e favorshme.

Peshqit

Shmangni tensionet e kota në familje, pasi në këtë moment është e rëndësishme që të sheshoni çdo keqkuptim. Parashikohen ndryshime të rëndësishme dhe aktivitete të reja. Në dashuri, këshillohet të mos merrni vendime drastike.