Dh*noi për ν*ekje 42-vjeçarin, gazetari i njohur zbardh detaje tron ditëse, ja çfarë dyshohet

Në rubrikën “Opinion”, gazetari Igli Çelmeta ka zbardhur detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Pogradec, ku 42-vjeçari Eglantin Proga u dhunua brutalisht nga 29-vjeçari, Denis Meçe.

Proga humbi jetën si pasojë e dhunës, ndërsa Policia dha njoftimin e parë zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë, mëngjesin e së dielës, ku bëhej e ditur arrestimi i autorit të dyshuar dhe 3 personave të tjerë për “moskallëzim krimi”.

Çelmeta tha se kemi pasur raste kur policia jep njoftime zyrtare për ngjarje nga më banalet, ndërkohë që nuk dha njoftim zyrtar lidhur me një krim të tillë.
“Personi i dyshuar si autor i krimit ka lidhje me një personazh që ka lidhje politike, që ka pushtet në Pogradec, dhe kjo mund të jetë arsyeja sepse nuk patëm një njoftim zyrtar”, tha gazetari, duke ngritur dyshime për atë se çfarë ndodhi në raport me policinë.

Çelmeta tha se ajo që e bën akoma më të rëndë ngjarjen është fakti se viktima ka qëndruar rreth 30 minuta i shtrirë në rrugë dhe nuk i është dhënë ndihma e parë. “Në vitin 2024, në një qytet si Pogradeci të mos shkojë një ambulancë kur ka një person të shtrirë në rrugë, kjo është e pafalshme. Sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar nisjen e një inspektimi lidhur me veprimet e policisë, si u veprua në orët e para pas ngjarjes, çfarë ndodhi, pse nuk u raportua ngjarja”, tha Çelmeta.

Ai tha se nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore është vërtetuar se i ndjeri është dhunuar, nga pamjet filmike duken veprimet e dhunshme të 29-vjeçarit Meçe ndaj 42-vjeçarit.

“Policia ende nuk na ka dhënë arsyen e krimit, çfarë ka ndodhur, a është kërcënuar më parë viktima nga autori?

Autori i arrestuar i dyshuar për krimin njihet si personazh problematik, por për shkak se një i afërm i tij ka pushtet politik, ka dyshime se ka pasur një tentativë për të fshehur ngjarjen.

Rreth 5 orë e 30 minuta pasi ka ndodhur ngjarja, Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar, më pas janë shoqëruar edhe 3 persona të tjerë, ku njëri prej tyre është thyer para grupit hetimor dhe ka treguar”, tha Çelmeta.

Ai tha se dyshimet lidhur me policinë nisën pasi pse duhen kaq shumë kohë për të zbardhur ngjarjen, kur kamerat kanë fiksuar atë që ka ndodhur. Referuar një dëshmie të dhënë nga motra e viktimës, Çelmeta tha se asaj iu tha se vëllai ndërroi jetë pasi ishte rrëzuar, gjë që nuk ishte e vërtetë.

Gazetari tha se nuk arrinte të kuptonte sepse policia nuk e transportoi vetë në spital 42-vjeçarin por u la për 30 minuta në rrugë, në gjendje të rëndë.

“Ajo që dyshoj është se mund të ketë pasur konflikte të mëparshme, por kjo duhet të zbardhet nga grupi hetimor”, tha ai.

I bashkohet personazheve të tjerë, Egla Ceno kërkon lirimin e Noizyt (MESAZHI I SAJ)

Noizy dhe DJ Crax u arrestuan pak ditë më parë në Shëngjin pasi po kërkoheshin nga Policia e Kosovës për një incident të ndodhur në Pejë.

Në kërkim nga policia për ndihmë në këtë rast po kërkohet edhe reperi tjetër, Stresi.

Këtë kohë personazhe të famshme kanë reaguar në lidhje me ngjarjen, duke kërkuar që të lirohet Rigels Rajku (emri i vërtetë).

E së fundmi një reagim e ka bërë edhe fituesja e edicionit të tretë të Big Brother, Egla Ceno.

“Të lirohet Noizy”, ka shkruar ajo.

I bashkohet personazheve të tjerë, Egla Ceno kërkon lirimin e

Si rrallë herë, Çiljeta ndan momentin romantik me Alban Hoxhën

Pas pjesmarrjes në “Ferma VIP”, këngëtarja Çiljeta Xhilaga duket se i shtoi imazhit të saj vlera që publiku shqiptar nuk i njihte.

Ajo tani nuk është vetëm krijuese e hit-eve të pavdekshme, por shihet edhe si shembulli i një gruaje dhe nënë ideale.

Tashmë që të gjithë dinë më shumë për jetën e saj private, duket se këngëtarja e “ka lëshuar” pak dorën dhe nuk është më aq hermetike.

Së fundmi ajo ka ndarë një foto nga një darkë romantike me partnerin e saj, Alban Hoxhën.
“Ne”, shkruan këngëtarja.

Si rrallë herë, Çiljeta ndan momentin romantik me Alban

Lajm i mirë/ Ulet çmimi i naftës, ja sa po shitet në pikat e karburanteve

Çmimet e naftës janë ulur në fundjavë. Në pikat e karburanteve në vend, ajo tregtohet nga 174 deri në 179 lekë.

Çmimi është ulur rreth 5 lekë në çdo njësi, aty ku që nga maji një litër kushtonte 180 deri në 185 lekë.

Kjo është hera e dytë që çmimi pëson rënie dhe kjo tendencë lidhet me luhatjet e saj në tregjet ndërkombëtare, ku një fuçi sot tregtohet në bursën europiane për 80 dollarë, me rënie graduale që nga viti i kaluar kur çmimi ishte mbi 90 dollarë.

Stabilizimi i tregjeve ndërkombëtarë është faktori kryesor që ka çuar në qëndrueshmërinë e çmimit, jo vetëm në botë, por edhe në Shqipëri.

Po ashtu, mbyllja e koncesionit të markimit pas një periudhe më shumë se 10-vjeçare, mund të jetë një tjetër tregues që nafta të shitej më lirë se dje, edhe pse pesha e këtij koncesionari në gjithë vëllimin e taksave të karburanteve ka qenë e ulët.

Hapja e portave të tunelit të Porto Palermos, Ish-komandanti i bën paralajmërimin e fortë: NATO përgatitet për luftë

Ish-komandanti i Forcave të Armatosura, Artur Meçollari ka reaguar lidhur me hapjen e portave të tunelit të Porto Palermos ditën e djeshme.

Përmes një postimi në Facebook, Meçollari shkruan se teksa “NATO përgatitet për luftë, Shqipëria vijon tjetërsimin e bazave detare.

Ministria tha dje se hapja e portave u bë në kaudër të një projekti të Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e të gjithë kompleksit infrastrukturor në Gjirin e Panormës për funksione ushtarake dhe civile. Kjo sipas Meçollarit nuk është e vërtetë pasi është planifikuar ti jepet një oligarku.

“Ka qysh në janar 2023 që Shtabi i Përgjithshëm (gjeneralmajor Arben Kingji) ka miratuar dhe propozuar nxjerrjen nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes i pjesës më të madhe të bazës detare të Porto Palermos. Ish Ministri i Mbrojtjes (Niko Peleshi) ia ka dërguar Presidentit për miratim. Pra bëni dhe një sqarim.”, shkruan ish-komandanti ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

NATO përgatitet për luftë, Shqipëria vijon tjetërsimin e bazave detare.

Këto postime më kujtojnë atë telegramin e Koço Devoles “Gjyshja është pak sëmurë. Varrimi bëhet nesër”.

Po pse nuk thoni të vërtetën?

Do ja japim me koncesion një oligarku.

Jo po projekt i Ministrisë së Mbrojtjes. Etj. Etj.

Ka qysh në janar 2023 që Shtabi i Përgjithshëm (gjeneralmajor Arben Kingji) ka miratuar dhe propozuar nxjerrjen nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes i pjesës më të madhe të bazës detare të Porto Palermos. Ish Ministri i Mbrojtjes (Niko Peleshi) ia ka dërguar Presidentit për miratim. Pra bëni dhe një sqarim.

A e ka miratuar Presidenti Bajram Begaj nxjerrjen nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes të pjesës më të madhe të Porto Palermos?

Në janar 2023 u propozuan tek Presidenti për nxjerrjen nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes Baza Detare e Palermos, Ishulli i Sazanit, Shtëpia e Pushimit Durrës dhe Shtepia e Pushimit Jale.

Për kujtesë:

1) nxjerrja nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes i 80% të bazës detare të Porto Palermos në vitin 2016 është nën hetim nga SPAK;

2) rasti i bazës detare të Sarandës tregon se nuk mund të ndryshojë destinacioni, përveç për qëllime ushtarake, i një prone në Planin e Veprimit dhe Përhapjes;

3) me vendim të gjykatave Forca Detare ka sot nën sekuesstro Preventive 70 ha, që përfshinë dy baza detare, Sarandë dhe Shëngjin), të cilat aktualisht ruhen nga kompanua “Ilirian Guard”.

Me ketë histori korrupsioni dhe nën hetim nga SPAK, a keni legjitimitet të vijoni tjetërsimin e bazave detare????

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid02oZQcpcbvNRtfsMDPu2ArokCdC18r5b5k2foTnFpsKhuHp3SjjRGUtKmm2YRzVa1al%26id%3D100072162880365&show_text=true&width=500

0

Rrufeja v*ẹt gjashtë ρersona dhe ρIagos 10 të tjerë

Gjashtë persona u vranë dhe 10 u plagosën kur një goditje rrufeje shkaktoi shembjen e një pavioni të parkut në Kinën lindore, thanë mediat shtetërore të hënën.

Aksidenti ndodhi në qytetin Changzhou në provincën Jiangsu të dielën.

Gjithashtu 10 personat e plagosur ishin në gjendje të qëndrueshme dhe një hetim për aksidentin po kryhej. Kina po përballet me një mot të nxehtë ekstrem, me shira të dendur në lindje dhe jug, dhe pjesa më e madhe e veriut të zhytur në valë të njëpasnjëshme të të nxehtit.

Muajin e kaluar, shiu i dendur në provincën veriore të Shaanxi shkaktoi shembjen e një ure autostrade, duke vrarë të paktën 38 persona. Ndryshimet klimatike, për të cilat shkencëtarët thonë se përkeqësohen nga emetimet e gazrave serrë, po i bëjnë këto lloj fenomenesh ekstreme të motit më të shpeshta dhe më intensive.

Qenkan këputur fare! Çmimet e naftës ulen dhe me 5 lekë për litër, ja çfarë pritet

Çmimet e naftës kanë shënuar një tjetër rënie gjatë fundjavës. Sipas një vëzhgimi në pikat e karburanteve në vend, nafta po tregtohet me 5 lekë më pak për litër sesa më parë.

Në pikat e tregtimit të Kastrati, më i madhi në vend si për shumicën, ashtu dhe pakicën, nafta po tregtohet me 179 lekë për litër, nga 184 lekë për litër që ishte më parë. Eida petroleum e tregton karburantin me 177 lekë/litër.

Në të njëjtat nivele është dhe Gega Oil, ndërsa Bolb Oil ka çmim 175-177 lekë.

Kjo është hera e dytë që çmimet ndryshojnë këtë vit. Në maj karburanti kishte shënuar një ulje prej 5 lekë për litër.

Tendenca ulëse ka filluar që në nëntor-dhjetor të vitit të kalua, kur nafta shënoi dy ulje të njëpasnjëshme me rreth 10 lekë për litër.

Kjo ishte hera e parë që çmimet e karburanteve kishin tendencë uljeje në vend, që nga muaji maj 2023, kur çmimet ishin rritur disa herë radhazi, nga niveli më i ulët në mëse një vit prej rreth 170 lekësh, që u arrit në maj 2023.

Rënia e çmimeve të karburanteve në vend lidhet me luhatjet e saj në tregjet ndërkombëtare, ku një fuçi zbriti deri në 75 dollar në fillim të gushtit nga 88 dollarë për fuçi që ishte në korrik, duke reflektuar shqetësimet për një ngadalësim të ekonomisë globale, si rrjedhojë e të dhënave të dobëta të punësimit në SHBA-a, që u pasua nga një rënie e fortë e bursave në mbarë botën./Monitor

U dh*nua për v*ekje/ Flet motra e Egli Progës, ngre akuza të forta: Janë disa v* asës, çfarë na tha policia

E motra e viktimës së dhunës në Pogradec, Jona Proga, ka ngritur akuza të forta ndaj organeve ligjzbatuese, të cilat i bën palë në vrasjen e vëllait të saj.

Në një prononcim për mediat, ajo thekson se fillimisht familjes iu tha se viktima është rrëzuar, por shenjat në trupin e tij dëshmonin të kundërtën.

Ajo theksoi se ambulanca është vonuar, gjë e cila ishte fatale për fatin e vëllait të saj.

“Dallohej qartë që ishte i dhunuar por nuk thuhej nga askush që ishte bërë një vrasje. E kishin masakruar në tufë dhe hedhur në rrugë. E kishin braktisur dhe e kishin lënë, ambulance kishte shkuar me vonesë, ishte lajmëruar prej gjysmë ore. Policia nuk pranonte të lëvizte trupin. Ai mbase ishte gjallë dhe mund të shpëtonte. Egli ishte njeriu më i mirë, çuni më i dashur, ishte familjar dhe punonte shumë. Sa mbylli lokalin e tij mund ta kenë provokuar, mund ta kenë ngacmuar dhe pastaj e kanë vrarë. Ishte vrasje në bashkëpunim, ishte në bashkëpunim me shtetin që ka pritur, ka fshehur ngjarjen”, shprehet ajo.

Ajo thekson se vendi ku i vëllai u gjet i shtrirë e me plagë të shumta nuk u trajtua si skenë krimi, ndaj sipas saj ka shumë vrasës dhe jo vetëm një.

Ajo kërkon drejtësi dhe shprehet e vendosur se askush nuk do të mundet t’i shpëtojë përgjegjësisë.

“Aty kalonin makina, nuk kishte shirita, njerëzit pinin kafe. E bënë me gjakftohtësinë më të ftohtë. Ka shumë vrasës, nuk është një vrasës. Kjo sapo ka filluar dhe askush mos zgjasë duart të bëhet palë, nëqoftë se dikush guxon të bëhet pjesë e padrejtësisë e gënjen mendja. Kërkoj të hetohet çdo gjë në detaje. Çdo kafshë, çdo bastard që e ka parë këtë masakrim duhet të mbajë përgjegjësi!”, shton ajo.

30 mln euro abuzim dhe paracaktim i fituesit për Tunelin e Llogarasë/ PD kallëzon në SPAK Belinda Ballukun

Përmes kryetarit të tij Gazment Bardhi, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka kallëzuar në SPAK zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës e Energjisë, Belinda Balluku, e cila në bashkëpunim dyshohet se ka kryer veprat penale të“Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera, apo ankande publike” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuar nga nenet 258 dhe 260 të Kodit Penal.

Ky kallëzim ka lidhje me kosotot e fryra të ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, ku dyshohet se vlera e tij u shtua më 30 milion euro që i shkuan një kompanie turke, e cila nuk bëri asnjë punim.

Konkretisht, në kallëzimin e grupit parlamentar të PD evidentohen 10 faktet dhe provat si më poshtë:

1- Në datën 14.12.2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur tenderin me objekt “Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë”. Në këtë procedurë paraqiti ofertë shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a., me vlerë rreth 140 milionë euro. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vendosi anullimin e tenderit dhe “çuditërisht” shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a. e skualifikuar nga gara nuk bën ankim ndaj vendimit të skualifikimit nga procedura e prokurimit.

2- Në datën 24.06.2021, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë rishpalli tenderin me të njëjtin objekt. Në këtë garë morën pjesë pesë operatorë ekonomikë, nga ku rezulton se 4 operatorë u skualifikuan dhe vetëm Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë (BOE) INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK dhe ASL INSAAT TAAHHUT u kualifikua dhe u shpall fitues në datën 08.10.2021, me ofertë rreth 170 milionë euro.Shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a., nuk ka marrë pjesë në garë, ndërkohë që oferta fituese është 30 milion euro më shumë se oferta që kishte paraqitur shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a. në procedurën e parë.

3- Në datën 08.11.2021, operatorët fitues të tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, themeluan shoqërinë e thjeshtë “INTEKAR – ASL”. Dokumentacioni për regjistrimin e shoqërisë në Qendrën Kombëtare të Biznesit është bërë nga shtetasja Rovena Dorëzi, e cila rezulton të jetë e punësuar si juriste në shoqërinë “Gjoka Konstruksion” sh.a.

4- Nga verifikimi i pagesave nëpërmjet Degës së Thesarit Tiranë, rezulton se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka kryer 36 pagesa, me vlerë totale rreth 170 milionë euro.

5- Punimet e nënkontraktimit janë kryer nga shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a., logot dhe punonjësit e të cilës shfaqen në të gjitha inspektimet që janë kryer nga shtetasja Belinda Balluku, gjatë kryerjes së punimeve për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Përveç kësaj, nga verifikimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit shoqëria “INTEKAR – ASL” nuk rezulton të ketë asnjë licencë aktive, të cilat janë të domosdoshme për kryerjen e punimeve të ndërtimit të tunelit të Llogarasë.

6- Nga analiza e pasqyrave financiare për vitet 2021 – 2023, shoqëria ka deklaruar se ka fituar në total 23.5 milionë euro, ndërkohë që në detajimin e zërave të shpenzimeve rezulton se 97.5% – 99% janë pagesa të kryera për nënkontraktim, pra kompanisë “Gjoka Konstruksion” sh.a.

7- Ekzistojnë të dhëna, përfshirë dëshminë publike të një prej pjesëmarrësve në takim, se kompania fiktive turke u paracaktua si fituese në një takim në Ankara, Turqi, të zhvilluar në datën 3 Qershor 2021, pra 21 ditë para rishpalljes së tenderit.

8- Nga analiza e fakteve dhe të dhënave të mësipërme, del se punimet për ndërtimin e tunelit të Llogarasë u kryen efektivisht nga shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a., e cila kishte marrë pjesë në procedurën e parë të anulluar të prokurimit dhe kishte ofruar për ndërtimin e tunelit vlerën prej rreth 140 milionë euro. Në fakt, rezulton që shpenzimi për ndërtim u krye po me këtë vlerë, sepse shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a. që bërë punimet me nënkontraktim u pagua po me këtë shumë, por në këtë rast jo drejtpërdrejtë nga Buxheti i Shtetit por përmes një ndërmjetësi që ishte kompania turke “INTEKAR – ASL”, i cila përfitojë 30 milion euro pa bërë asnjë punë.

9- Diferencë prej 30 milionë euro është “tarifë suksesi” e shoqërisë “INTEKAR – ASL”, pa kryer asnjë punë, pasi të gjitha punimet janë realizuar nga shoqëria shqiptare “Gjoka Konstruksion” sh.p.k..

10- Nga kjo skemë, mbi të cilën rëndojnë dyshime serioze për korrupsion apo abuzim me detyrën, Buxhetit të Shtetit provohet se i është shkaktuar një dëm prej të paktën 30 milionë euro, për shkak se nuk pasqyrohet ndonjë shpenzim për këtë vlerë.
Dokumentacioni i plotë, sëbashku me shkeljet përkatëse, që kanë sjell abuziminme të paktën 30 milion euro ndaj Buxhetit të Shtetit, dhe që dyshohet se është vlera e “tarifës së korrupsionit”, i janë vënë në dispozicion Prokurorisë së Posaçme.

Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar nga SPAK që të nisë menjëherë hetimin e plotë dhe të gjithëanshëm mbi këtë çështje dhe të vendos përpara përgjegjësisë penale zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës e Energjisë Belinda Balluku, si dhe cdo person tjetër që do të rezultojë gjatë hetimeve që ka përgjegësi penale për këtë abuzim.

U ν*a nga nipi i Valter Gorës, del VIDEO e momenteve të fundit të jetës së Egli Progës

Janë publikuar momentet e fundit të jetës së 42-vjeçarit Egli Proga, babai i dy fëmijëve, i cili dy ditë më parë u dhunua brutalisht për vdekje nga 29-vjeçari Denis Mece.

Në videon e mëposhtme të kapura nga një kamer sigurie e një dyqani fruta-perimesh, janë momentet e Egli Progës pak para se të dhunohej për vdekje.

Në video dallohet në fillim 42-vjeçari që del nga një ambient biznesi, që duket se e zotëronte vetë, teksa përpiqet ta mbyllë me çelës dhe me shumë vështirësi.

Pas shumë përpjekjesh, ai arrin ta mbyllë derën dhe nis të ecë i lëkundur në trotuarin e rrugës, ku nuk mban dot ekuilibrin, pasi dyshohet nga gjendja e dehur. Në dorë mban edhe një çantë të vogël, teksa kalon dyqanin dhe aty kamera mbaron vëzhgimin vizual.

Vetëm pak momente më vonë, ai është sulmuar barbarisht nga Denis Mece, duke u goditur me sende të forta, të cilat i shkaktuan plagë të rënda dhe fraktura në kokë. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, pasi iu dha ndihma e parë në rrugë nga qytetarët, Proga fatkeqësisht ndërroi jetë.

Dyshohet se sherri mes Denis Meces dhe Egli Progës, ka nisur në lokalin e babait të këtij të fundit, ku 42-vjeçari ka qenë duke konsumuar alkool me disa persona të tjerë.

Ngjarja e rëndë fillimisht u tentua të fshihej, ku u raportua se babai i dy fëmijë Egli Proga kishte humbur jetën për shkak të konsumimit të tepërt të alkoolit.

Pas publikimit të detajeve në media, reagoi edhe Policia e Pogradecit, duke arrestuar autorin Denis Mece, nga fshati Buçimas, si dhe tre të tjerë për moskallëzim të krimit dhe veprime që pengonin zbulimin e të vërtetës.

Denis Mece është nipi i Valter Gorës, një ish-drejtor në poste të rëndësishme në Juglindje, i arrestuar për korrupsion dhe i përfshirë në shumë afera.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka urdhëruar hetim për Policinë e Korçës dhe komisariatin e Pogradecit, nëse ka patur apo jo tentativë për të fshehur ngjarjen.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëron inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, lidhur me ngjarjen në qytetin e Pogradecit.

Bazuar në Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale për kryerjen e vlerësimit të zbatimit të detyrave të strukturave në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, dhe në Komisariatin e Pogradecit, lidhur me ngjarjen ku, pas një konflikti, humbi jetën një 42-vjeçar.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të vlerësojë të gjithë tërësinë e veprimeve dhe reagimit të punonjësve të policisë, prej momentit të parë të marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, duke synuar nxjerrjen e përgjegjësisë dhe personave përgjegjës, nëse rezultojnë të tillë.

Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit shpreh edhe një herë angazhimin maksimal për zbatimin e ligjit dhe punën profesionale dhe me integritet të strukturave të policisë.” – thuhet në njoftimin e Policisë.