Pushimet kthehen në tragjedi për familjen sllovake, vdes në spital 8-vjeçarja që e përplasi makina në Gjirin e Lalzit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në vendin tonë, ku ka mbetur e vdekur një vajzë e moshës 8-vjeçare nga Sllovakia.

Pushimet e familjes sllovene në vendin tonë, janë kthyer në tragjedi, kur një makinë ka përplasur vajzën e tyre 8-vjeçe, në afërsi të Gjirit të Lalzit.

Shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë një 18-vjeçar që drejtonte një “Audi” dhe kishte pak ditë që kishte marrë patentën.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë momentin e rëndë kur nëna sheh fëmijën e saj të shtrirë në rrugë, teksa vë duart në kokë dhe ulëret.

Policia ka konfirmuar vdekjen e 8-vjeçares në spital:

Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes 8 vjeçarja ka humbur jëtën në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

“Fëmija ynë del në emrin e tjetrit”/Gruaja i fsheh burrit celebrimin: Më martoi babai, ti je dashuria e jetës!

Enveri thotë se gruaja e tij dhe nëna e 5 fëmijëve së bashku, e ka tradhtuar. Ai e quan Zyben “mashtruese” në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Arsyeja është se ajo nuk i ka thënë që e ka kryer celebrimin në martesën e mëparshme. Kur djali i tyre i parë ka ardhur në jetë, ai është regjistruar në emër të ish-bashkëshortit të Zybes.

Enver: E vërteta është kjo: unë me atë jam martuar në 2000. Në 2002 kam lindur djalin, Valentini, në 14 shkurt. U gëzuam, u bëmë. Çfarë u gëzuam? Kur mora vesh unë pastaj, kjo nuk kishte bërë shkëputjen me atë botin, por u hodh djali në emër të botit, jo në emrin tim. U hodh në emër të botit!

Eni Çobani: Kjo është shumë e rëndë, Zybe! Çfarë do t’i thuash tani Enverit se kjo është shumë e rëndë?

Enver: Që 25 vjet mua…

Zybe: Kam mashtruar unë? Ore nuk të thashë që kam bërë celebrimet, fëmija është yni.

Enver: Nuk të dua më në shtëpi!

Zybe: Fëmija është yni, mori emrin nga ligji.

Eni Çobani: Si është joti dhe del emri i babait tjetër moj zonjë, më fal tani?

Zybe: Del emri te babai tjetër?

Eni Çobani: Po, ke emër tjetër babai se kam letrat unë këtu, të lutem. Shpjegoja tani Enverit se si duket, nuk e di Enveri tamam të vërtetën. Ke qenë e martuar zonjë, përpara Enverit?

Zybe: Po.

Eni Çobani: Ia ke thënë Enverit këtë? S’ia ke thënë Enverit.

Zybe: Po s’ia thashë…

Eni Çobani: Epo s’ia the por është shumë e rëndë kjo që mos t’i thuash burrit që ke qenë e martuar.

Zybe: Unë nuk i thashë vetëm për celebrimin.

Enver: Tha që e kam hequr divorcin. Doli pastaj që linda djalin, djali u hodh në emër të botit.

Eni Çobani: Po mirë, kjo më thotë që dashuria e jetës time ka qenë Enveri. E ke dashur Zyben që në fillim apo jo?

Enver: Moj ti unë e kam dashur por kjo nuk më donte mua.

Eni Çobani: Si është e vërteta, Zybe?

Zybe: Unë e doja që në fillim por mua më martoi babai pa dëshirën time.

Enver: E doje ti atë, jo të martoi babai ty po hë!

Zybe: E doja unë? Po në atë kohë do të martoheshim ne siç thoshte babai. Po ti thoshe hajde të të marr kështu unë ore!

Eni Çobani: Pra ti e ke dashur para martesës me zotërinë? Je lidhur me të para asaj martese?

Zybe: Po.

Zybja tregon se është martuar me cakranjotin për shkak të fjalës së babait. Ajo ka ndenjur vetëm 6 muaj me të dhe nuk ka patur fëmijë gjatë martesës. Celebrimi është kryer në ditën e katërt, por këtë nuk ia tha Enverit kur ai bëri përpjekjet për t’u martuar me të pas kthimit të saj.

Zybe: Unë kam ndenjur 6 muaj martesë me cakranjotin, jam martuar në Cakran. Atje vuajta, nuk mbante më ujë pilafi, nuk rrija dot, nuk duroja dot se më torturonin.

Ardit Gjebrea: Po djalin me kë e bëre, me atë apo me Enverin?

Zybe: Jo, djalin e kam bërë me Enverin.

Enver: Djali ka dalë me ADN. ADN-ja thotë është i imi se ka qenë me mua kjo.

Zybe: Nuk është i cakranjotit, mua këtë ma ka bërë ligji.

Ardit Gjebrea: Po cakranjotit çfarë i the ti, i kujt është djali?

Eni Çobani: E ngatërron, ka bërë ADN-në e cakranjotit, jo të zotërisë. Enver, s’është bërë ADN-ja jote akoma, prit njëherë, mos u ngatërro tani, të lutem.

Eni Çobani shpjegon se martesa ka ndodhur në maj 1998. Pas 6 muajsh martesë, Zybja kthehet në banesën e prindërve sepse nuk shkonte mirë me të. Në 1999, Enveri ishte ende i pamartuar dhe mëson për kthimin e Zybes që ishte pa fëmijë. Rreth vitit 2000, çifti bashkohet por Zybja i kishte thënë që ishte divorcuar me cakranjotin por ligjërisht gjithçka vazhdonte. Djali i parë erdhi në jetë në vitin 2002 dhe kur shkojnë të bëjnë regjistrimin, baba i tij caktohet cakranjoti për shkak se vazhdonte ende martesa ligjore./tvklan.al

Sot në krahët e portierit të Partizanit, Çiljeta Xhilaga: Që 24 vjeç kam dashur të jem ëndrra e vetëm një burri, jo e mijëra burrave

Çiljeta Xhilaga e ftuar në podcastin e Mira Kazhanit tregoi dashurinë e pakufijshme për dy djemtë dhe partnerin, Albanin.

Gjithashtu artistja u ndal dhe te një intervistë të dhënë shumë vite më parë, pikërisht kur ishte vetëm 24-vjeç dhe tregonte ëndrrën për të pasur një familje të shëndetshme.

“Po lexoja një ditë një itnervistë që kam dhënë në moshën 24-vjeçare. Po e lexoja me vëmendje, ka qenë një nga shkrimet më të mira që më është bërë aso kohe.

E bërë nga Dalina Buzi dhe duke qenë se Dalinën e kisha komshie dhe më njihte dhe bëri një tregim një përmbledhje e gjithë jetës time dhe po lexoja që kisha thënë që në moshën 24-vjeç nuk më pëlqen më vëmendja, dua të krijoj një familje dhe dua të jem ëndrra e një burri të vetëm dhe jo e mijëra burrave të tjerë dhe po qeshja me veten time.

Kjo ndjesi e familjes më ka ardhur që në moshë të vogël sepse unë jam rritur nga dy prindër që janë dashur gjith jetën”, tha Çiljeta ndër të tjera.

Studiuesi pretendon se ka gjetur varrin e Aleksandrit të Madh, ndodhet në…Venecia

Producenti i njohur dhe kërkuesi i historisë Josh Gates i cili punon për Discovery Channel, pretendon se ka zbuluar varrin e Aleksandrit të Madh.

Sipas teorisë së tij, është e kotë të kërkohet në sajte arkeologjike, pasi sarkofagu i Aleksandrit të Madh ndodhet në Katedralen e Shën Markut, në Venecia.

Atje, ai u transferua nga Aleksandria e Egjiptit, e cila, në bazë të dëshmive të forta arkeologjike, ishte vendvarrimi i gjeneralit të madh maqedonas.

Në kriptën e tempullit të Venedikut, ndodhet… trupi i Aleksandrit të Madh, sipas tij.

Studiuesi kombinoi të dhënat, nëpërmjet programeve moderne të realitetit të agumentuar, nga një varr në Aleksandri me atë të Shën Markut dhe identifikoi elemente të përbashkëta, duke përfshirë… Yllin e Verginës.

Video e dokumentarit:

Tërmet i fortë në Greqi, i dyti gjatë 24 orëve

Një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter, është regjistruar në zonën e Kyllini në Greqi.

Sipas informacioneve të Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 12 kilometra jugperëndim të Andravidës.

Kujtojmë se një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur edhe në të njëjtën zonë pasditen e së shtunës, konkretisht mes Kyllini dhe Zakynthos, në Greqi.

“Një lojtar dhe njeri i mrekullueshëm”, Saka elozhe për Xhakën: E admiroj

Granit Xhaka dhe Zvicra e tij mbyllën aventurën në Euro 2024 në fazën e çerekfinaleve pasi nuk mundën të shkonin përtej pas përplasjes me Anglinë.

Helvetët u eliminuan vetëm pas goditjes së 11-metërshave, teksa edhe njëherë tjetër, mesfushori me origjinë shqiptare ishte nga më të mirët në fushë, pavarësisht se luajti me një problem muskulor.

Pas përfundimit të ndeshjes, Bukayo Saka deklaroi se e admironte së tepërmi Granit Xhakën, duke theksuar se ai ishte një njeri i mrekullueshëm.

“Graniti ka fituar shumë trofe këtë sezon.

Ai është një lojtar i shkëlqyer, por mbi të gjitha një njeri i mrekullueshëm.

Përulësia që tregoi pas ndeshjes kur erdhi dhe na takoi të gjithëve tregon shumë për karakterin e tij.

Kam shumë respekt për Xhakën dhe e admiroj atë dhe skuadrën e Zvicrës”, u shpreh Saka, i cili më parë ka luajtur me Xhakën te Arsenal.

Beqaj, pronar faktik i “Gzona”/ SPAK përgjoi dhe vajzën e tij, pyeste klientët për restorantin

Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar la në burg dje ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, pas një seance maratonë që zgjati pothuajse 6 orë. Beqaj kërkoi lirimin e tij, kundrejt garancisë pasurore, duke mohuar akuzat e SPAK për fshehje pasurie apo mashtrim me pasoja të rënda.

Sipas Ora News, një prej provave që i ka shërbyer SPAK-ut, për të faktuar se Ilir Beqaj është pronar faktik i restorant ‘GZONA’ janë edhe komunikimet e kryera nga punonjësit e restorantit të cilët duket se i raportojnë për largimet nga puna, siç rezulton nga bisedat e përgjuara, ku administratori Gazment Prenga ka kryer me shtetasin Vladimir Prenga (ish-punonjës në këtë restorant).

Gjatë komunimeve ai shprehet se Ilir Beqaj “i ka të gjitha” dhe “çdo gjë e vendos Ermali”, duke kuptuar kështu se bisedat e komunikimet me personelin e restorantit dhe kontrollin mbi këtë subjekt ai i kryente nëpërmjet Ermal Kurtulajt.

Po ashtu rezulton se edhe familjarët e personit nën hetim, bashkëshortja dhe vajza e tij, në komunikimet e tyre flasin për “Gzonën” dhe për ndryshimet e bëra aty, fakte të cilat tregojnë për lidhjen e tyre me këtë restorant.

Në biseden (dt. 07.07.2023) rezulton se biseda zhvillohet mbi ditën ky kontakti “Deborah Beqaj” pyet se “Si kaluat mbrëmë?”, ndërkohë kontakti “Ada Cuci” i pergjigjet se:

“Mirë shumë. Te Gzona është bërë shumë nice me ndryshimet e reja… Oo kanë bërë shumë. Ka ardh një çun i ri që merret aty … Është shtruar poshtë me drasa dhe është bërë me 2 pjesë’‘.

Liberalizimi i vizave me BE, serbët e Kosovës “heqin dorë” nga Beogradi, kërkojnë pajisjen me dokumente nga Prishtina

Interesimi i qytetarëve për t’u pajisur me dokumente pas liberalizimit të vizave në Kosovë, është rritur dukshëm.

Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, rreth 270 mijë qytetarë kanë aplikuar për t’u pajisur me pasaporta dhe afro 130 mijë të tjerë me letërnjoftime.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe edhe qytetarët serbë kanë shprehur interesim të integrohen dhe të pajisjen me dokumente të Kosovës.

Kështu bëri të ditur drejtori i Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj, derisa tregoi se fluksi më i madh i qytetarëve me kërkesa për dokumente ka qenë në muajt janar, shkurt dhe mars të këtij viti.

“Kërkesat për pajisje me dokumente që nga janari kanë shkuar në ngritje, kështu që këtë vit kemi rritje të kërkesave.

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, kanë aplikuar diku rreth 125 mijë e 143 qytetarë për letërnjoftime.

Ndërsa, për t’u pajisur me pasaporta, diku kanë aplikuar 263 mijë e 850 qytetarë.

Ky është totali i gjashtëmujorit të parë. Tani jemi në normalitet, por kërkesat në fillim ishin shumë të mëdha, patëm një farë afati të stërzgjatur në pajisje me dokumente të qytetarëve, që iu desh të prisnin, por tani jemi në afat ligjor.

Pothuajse, afati për pajisje me pasaporta shkon diku 7 ditë pune, gjithashtu edhe për letërnjoftime.

Muaji janar, shkurt dhe nga mesi i marsit, ishte fluksi më i madh i qytetarëve për t’u pajisur me pasaporta, sepse ishte edhe liberalizmi i vizave”, theksoi Camaj.

Ai potencoi se pas liberalizmit të vizave në Kosovë është vërejtur interesim edhe nga qytetarët serbë për marrjen e dokumenteve të Kosovës.

Sipas tij rreth katër mijë qytetarë serbë kanë aplikuar për letërnjoftime në komunat veriore, ndërsa mbi tre mijë janë pajisur me pasaporta.

“Edhe qytetarët serbë janë të interesuar të integrohen dhe të pajisen me dokumente (të Kosovës).

Sidomos pas liberalizmit të vizave, qytetarët serbë kanë aplikuar nëpër komunat veriore, mendojnë diku rreth 4 mijë qytetarë janë pajisur me letërnjoftime.

Ndërsa, me pasaporta që në mujorin e parë janë pajisur diku rreth 3 mijë e 200 qytetarë.

Qytetarët serbë gjithashtu janë të pajisur diku në 4 komuna veriore me letërnjoftime mbi 46 mijë qytetarë, me pasaporta janë mbi 7 mijë e 500.

Ndërsa, në komunat me shumicë serbe në tërë territorin e Kosovës, janë të pajisur rreth 102 mijë me letërnjoftime dhe mbi 37 mijë me pasaporta”, potencoi ai.

Camaj tregoi se afro dy mijë qytetarë serbë kanë aplikuar për konvertimin e patentë shoferit, që nga vendimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme në muajin maj.

Ai potencoi se nga viti 2011 deri në 2020-n, janë konvertuar mbi 18 mijë patentë shoferë.

“Patentë shofer, nëse mendojmë konvertimi i patentë shoferëve që nga 10 maji kur është nxjerrë vendimi i ministrit për t’ia mundësuar qytetarëve serbë konvertimin nga patentë shoferët e strukturave jolegale të Republikës së Kosovës, deri më sot (05 korrik) kanë aplikuar rreth 1 mijë e 956 qytetarë.

Konvertimi i tyre është bërë nëpër faza, sidomos në bazë të marrëveshjeve.

Diku në marrëveshjet e para që nga viti 2011 deri në 2020, janë konvertuar mbi 18 mijë patentë shofer”, tregon Camaj.

Përveç këtyre, Camaj tha se në muajt e parë të këtij viti, për shkak të fluksit të madh të qytetarëve për dokumente, procesi shkonte më ngadalë, porse shton se tanimë gjërat i janë kthyer normalitetit.

Ai potencoi se afati për pajisje me pasaporta dhe letërnjoftime shkon në afro shtatë ditë pune. /KSP

Shpërthen në flakë makina në dalje të tunelit të Llogarasë, shpëtojnë për mrekulli familjarët

Një makinë ka marrë flakë sapo ka dalë nga tyneli i Llogorasë.

Merecedes TIP Fuoristradë ishte automjeti i cili u shkrumbua nga flakët që e përfshinë

Në makinë duke udhëtuar ishin edhe dy femijë të cilët kanë dalë së bashku me familjarët sapo kanë parë tymin.

Dyshohet se shkak i shpërthimit është shkëndija elektrike.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, në aksin rrugor Dukat-Dhërmi, dyshohet se aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. S, 55 vjeç. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.