Stresi i drejtohet Edi Ramës: Dil reago për shokun tonë, çohet Albulena për një ngatërresë klubi dhe lëshon urdhër ndërkombëtar

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka reaguar sërish nga arratia përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar vendimet e fundit të marra nga Gjykata e Tiranës.

Vendimet përfshijnë mbajtjen në burg të kolegut të tij, reperit Noizy dhe ekstradimin e tij në Kosovë, një kërkesë kjo e bërë nga Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu.

Stresi, i cili gjithashtu është i kërkuar nga organet e rendit, ka bërë një apel publik kësaj radhe drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke kërkuar ndihmë për mikun e tij Noizy.

“Edi Rama, dil fol pak për shokun tonë, sepse është e padrejtë çdo gjë? Kaq kollaj qenka se çohet Albulena i teket asaj për një ngatërresë klubi dhe lëshon urdhër ndërkombëtar”, ka shkruar në një postim në InstaStory reperi me origjinë nga Tropoja, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj.

Ky reagim i Stresit vjen pas tensioneve të fundit mes tij dhe autoriteteve, duke theksuar sërish shqetësimet për drejtësinë dhe mënyrën se si po trajtohet rasti i Noizyt. Ndërkohë, çështja e ekstradimit të Noizyt në Kosovë mbetet ende e diskutueshme, me shumë fansa të tij që kërkojnë një zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë.

Arsyeja pse Nozy dhe Stresi gjenden në këtë telash thuhet të jetë një përleshje që ndodhi jashtë një diskoteke në Pejë, ku palët u përfshin në një konflikt me infuluencuesin e rrjeteve sociale, Medi Iseni.

Kjo pasi me një ndjekje të Noizyt nga Policia e Kosovës, shpallje në kërkim të tij dhe Stresi, kërkesës për ekstradim të nënshkruar nga Ministria Haxhiu dhe më pas me arrestimin e Noizyt në Shëngjin para pak ditësh.

E dh*nuan barb arisht në restorant; kush është biznesmeni i njohur që u bë “sebep” i sherrit mes motrave Berisha dhe modeles Klea Prenga

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga ngjarje e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e së martës(6 gusht) në një restorant në kryeqytet.

Klea Prenga ka denoncuar me pamje dhe me emra, sesi është dhunuar teksa ishte duke ngrënë darkë. Sipas saj, dikush e ka goditur nga pas dhe i ka thyer një shishe qelqi në fytyrë.

Fajtore për këtë sulm, modelja bën motrat Mariela dhe Antonela Berisha.

Kjo e fundit është e njohur për publikun si banore e ‘Big Brother’.

Ndërkohë Klea shprehet se personat në fjalë “as nuk më njohin dhe as nuk i njoh” dhe as nuk ka pasur kurrë kontakt me motrat Berisha.

Gjithashtu 24-vjeçarja ka zbuluar se regjistrimet e kamerave janë në duart e policisë dhe do të publikohen së shpejti.

Po për çfarë ka ndodhur ky sherr mes vajzave?

Sipas komenteve në postimin e Klea Prengës, gjithçka ka nisur pasi kjo e fundit është e dashura e bashkëshortit të Marielës.

Teksa komentuesit dënojnë dhunën në rrjetet sociale, shkruajnë se shkak është bërë një marrëdhënie mes Kleas dhe bashkëshortit të Mariela Berishës, Mir Pepa, gjë që Klea e ka mohuar.

Kujtojmë se Antonela Berisha e ka përmendur herë pas here kunatin e saj në daljet e ndryshme televizive, por pa zbuluar identitetin e tij.

Por kush është Mir Pepa?

Ky i fundit është një biznesmen i njohur në vend, që dikur ka qenë në lidhje me motrën e Oriola Marashit.

Pepa njihet nga të gjithë si një nga personat më të pasur në Shqipëri, për të është folur edhe me herët që ka qenë në lidhje me disa nga modelet më seksi shqiptare, e po ashtu ai bie shumë në sy për stilin e jetës së shfrenuar dhe të shtrenjtë që ka.

Por ishin komentuesit në postimin e Kleas, ata që shkruan emrin e biznesmenit nëpër komente. Madje ka nga ata që thonë se çifti në fakt është i ndarë.

“Më e forta është që paska kohë dhe qenka ndarë nga burri zonja e botës, e ka bërë veç nga inati. Më ordinere femra të dëshpëruara. Lëvizje të dëshpëruara”, shkruan një komentues.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal.

Këty dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë.’, njoftoi policia.

Kush është Vasil Bedinaj, biznesmeni që godet me grusht qytetarët?

Vasil Bedinaj, është pronari i rrjetit të hoteleve e restoranteve “Regina”. Në dhjetor të vitit 2023, Bedinaj u hetua në gjendje të lirë nga policia, pasi u konstatua duke ndërtuar pa leje në në zonën e Radhimës.

Në një obejkt me 5 kate me leje, Bedinaj po ndërtonte katin e gjashtë pa leje.

Në vitin 2016, Vasil Bedinaj, ishte shenjestra e një atentati të dështuar me eksploziv C-4 në zonën e “Liqenit të Thatë,’ në Tiranë.

Në vitin 2019, përmes kompanisë “Hotel Regina-Group”, Bedinaj iu drejtua Bashkisë Vlorë, prefekturës Vlorë, ministrisë së Turizimit, Ministrisë së Mbrojtjes, drejtorisë së Përgjithshme Detare, Agjencisë së Bregdetit, dhe Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, për të ngritur një stacion plazhi në Ishillin e Sazanit.

https://streamable.com/e/kby78d?quality=highest

D.h*noi rojen e sigurisë, arrestohet reperi i njohur

Reperi Travis Scott është arrestuar në Paris pasi u përfshi në një konflikt me një roje sigurie. ‘BBC‘ raporton se ylli 33-vjeçar dyshohet se ka sulmuar një roje sigurie që tentoi të ndalonte dy burrat në hotelin me pesë yje ‘George V’. Prokurorët francezë i thanë mediave se kanë hapur një hetim penal për “dhunë të paspecifikuar” kundër rojes.

Scott, emri i vërtetë Jacques Bermon Webster, u fotografua në ndeshjen olimpike të basketbollit të Team USA kundër Serbisë. Ai u fotografua pranë biznesmenit amerikan Michael Rubin dhe shokut të tij reper Quavo, ish-pjesëtar i grupit hip-hop Migos. Në fillim të këtij viti, Scott u arrestua në Miami në lidhje me një debat në një jaht privat. Faqja e lajmeve e showbiz-it, TMZ, raportoi se prokurorët kanë hequr dorë nga akuza kundër tij, por ai ende përballet me akuzën për shkelje të ligjit.

ZBULOHET BIZNESMENI/ Kush është “I DAS HURI” për të cilin u zunë motrat Berisha dhe Prenga ?!

Klea Prenga ka akuzuar Antonela Berishën dhe motrën e saj, Mariela, pas një sulmi barbar që ato të dyja kanë ushtruar ndaj saj.

Kjo gjë u bë publike mbrëmjen e djeshme pas një postimi në rrjete sociale nga Klea, ku tregon foto të fytyrës së saj të gjakosur dhe me prerje mjaft të rënda direkt pas sulmit.

Klea tregoi se teksa darkonte, një person e sulmoi nga pas dhe i theu një gotë në fytyrë dhe akuzon Antonela e Mariela Berishën si porositëse të këtij sulmi, ku shoqërohet edhe me një ‘mesazh’ edhe në telefonin e saj. Policia i shpalli në kërkim motrat Berisha për “Plagosje të rëndë me dashje”.

Por cili ishte shkaku i këtij konflikti mes vajzave?

Klea në reagimet e saj sqaron se ndaj saj janë hedhur akuza të rënda se ka ndërhyrë në familje duke theksuar se personi që e dhunoi “nuk ka burrë”. Pra “molla e sherrit” mes vajzave është biznesmeni i njohur, Mir Pepa, i cili njihet edhe si kunati i Antonela Berishës, pasi ka pasur një lidhje me motrës e saj Marielën me të cilën ka edhe një fëmijë. Edhe pse së fundmi kanë qarkulluar thashetheme se lidhja e tyre ka përfunduar dhe nuk janë më bashkë duket se Mariela nuk e ka hedhur këtë marrëdhënie pas krahëve.

Mir Pepa është një biznesmen i njohur në vend, që dikur ka qenë në lidhje me motrën e Oriola Marashit. Pepa njihet nga të gjithë si një nga personat më të pasur në Shqipëri, për të është folur edhe me herët që ka qenë në lidhje me disa nga modelet më seksi shqiptare, e po ashtu ai bie shumë në sy për stilin e jetës së shfrenuar dhe të shtrenjtë që ka./Gazeta Shqip

Putin humbet durimin/ Gjenerali më i rëndësishëm rus dështon në front, çfarë parashikohet

Forcat e armatosura ukrainase tronditën diktatorin e Kremlinit Vladimir Putin me një sulm spektakolar të befasishëm.

Gjenerali më i rëndësishëm i Putinit, Valeri Gerasimov, thuhet se është përgjegjës për humbjen në Kursk. Thuhet se Putini tani ka humbur durimin me komandantin e tij të përgjithshëm për luftën në Ukrainë.

Gerasimov dhe stafi i tij thuhet se kanë injoruar paralajmërimet e inteligjencës, raporton agjencia e lajmeve Bloomberg. Kishte indikacione për një sulm të afërt dy javë më parë.

Ajo që duhet ta zemërojë edhe më shumë Putinin është se me sa duket askush nuk e ka informuar për paralajmërimet. Gerasimov ishte shpresa e Putinit për një kohë të gjatë dhe konsiderohej si garanci e fitores. Ai u promovua në kryekomandant në fillim të vitit 2023 dhe në fakt duhej të ndryshonte balancën e fuqisë në luftën e Ukrainës në favor të Rusisë. Por ndodhi e kundërta: trupat ukrainase pushtuan territorin rus pak ditë më parë. Ata kanë kapur fshatra në rajonin e Kurskut – një sipërfaqe prej të paktën 140 kilometra katrorë, duke përfshirë një qytet rrethi.

Nuk ka pasur kurrë një pushtim kaq të madh të territorit rus! Rusia u befasua plotësisht. Fotografitë tregojnë ushtarët e Putinit duke u dorëzuar pjesërisht.
Dhe ukrainasit ndoqën: ata tani kanë sulmuar gjithashtu rajonin rus të Lipetsk, 300 kilometra më në brendësi se Kursk, me një sulm të madh me dron. Autoritetet lokale ruse raportuan për një sulm dhe zjarr “masiv” në një aeroport ushtarak, si dhe dëmtime në një termocentral. Për arsye strategjike, Presidenti Volodymyr Zelensky la veprimin e Kursk pa komentuar – madje u imponua një ndërprerje informacioni. Megjithatë, ai nuk i rezistoi dot një reagimi.

“Rusia solli luftë në vendin tonë dhe duhet të ndjejë atë që ka bërë,” tha kreu i shtetit – duke treguar se ai dëshiron t’i japë diktatorit të Kremlinit ilaçin e tij.
Putin sulmoi Ukrainën në shkurt 2022 dhe e detyroi atë në një luftë të kushtueshme.

QëIlohet 58-vjeçari shqiptar! U përfshi në she rrin e të birit për një video në “Tik Tok” por… (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kosovë ku një 58-vjeçar është vrarë pasi një sherri.

Raportohet se viktima është Agim Xani, i cili ka humbur jetën pasi është goditur me thikë.

Autori dyshohet se është Skënder Krasniqi, i cili së bashku me djalin e tij është përfshirë në një konflikt me viktimën.

Sherri ka nisur fillimisht mes djemve të autorit të dyshuar dhe viktimës, për një video të publikuar në rrjetin social “Tik Tok”. Më pas dy burrat janë konfliktuar duke u dalë në mbrojte përkatësisht djemve të tyre.

Nga sherri edhe djali 15-vjeçar i viktimës ka mbetur i plagosur, teksa Krasniqi dhe djali i tij janë në kërkim.

Denigronte e shantazhonte vaj zat në Instagram dhe TikTok nga një burg i Francës, dokumentohen 62 raste të krimeve kiberbernetike nga 34-vjeçari

Nga burgu në Francë kishte arritur të përndiqte online të paktën 62 persona. Krimi Kibernetik ka arritur të zbulojë tmerrin e përndjekjeve online dhe të dokumentojë me dhjetra raste të përndjekjeve online.

Bëhet fjalë për Fabjan Dodajn, i cili po vuan dënimin në një burg. Burime bëjnë me dije se kanë qenë disa qytetare që kanë bërë kallëzim.

Pas hetimeve ka rezultuar se Fabjan Dodaj është autori i këtyre përndjekjeve dhe ndaj tij janë ngritur disa akuza si falsifikim kompjuterik, ndërhyrje në të dhënat kompkuterike, përndjekje etj.

Ndërkohë ai po vuan dënimin në një burg të Francës i dënuar për komplot kriminal, vjedhje etj.

Përndjekja

Përmes impulseve dhe qelizave kompjuterike të cilat pulsonin nga burgu në Francë u bë identifikimi.

Menjëherë pas kësaj efektivët lajmëruan autoritetet franceze, të cilët ushtruan kontroll në qelinë e të riut ku iu gjetë një celular.

Fabjan Dodaj krijonte profile të rreme duke marrë fotografitë të vajzave të ndryshme dhe i denigronte në rrjetet sociale. Pas kësaj ai i shantazhonte duke i kërkuar foto dhe video intime.

NJOFTIMI I POLICISE SHQIPTARE

Tiranë – Vijon puna nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, për goditjen dhe dokumentimin e rasteve të përndjekjeve online dhe të çdo krimi kibernetik.

Zbardhen dhe dokumentohen 62 raste të përndjekjeve online, kryer nga një 34-vjeçar, i cili vuan dënimin në një burg të Francës.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, pas kallëzimeve të depozituara nga disa shtetase, për raste të përndjekjeve online në rrjete sociale, kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë hetimeve të kryera, janë siguruar prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin se shtetasi F. D., 34 vjeç, i cili aktualisht vuan dënimin në një burg në Francë për veprat penale “Vjedhje me pasoja të rënda” dhe “Komplot kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal Francez, ka konsumuar veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”,
“Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Perndjekja”, dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, parashikuar nga nenet 86/a, 121, 121/a, 293/b të Kodit Penal.

Pas identifikimit të interceptimeve kompjuterike që pulsonin nga burgu “Lyon Cobras”, në Francë, është bashkëpunuar me Interpol Tirana dhe autoritetet Franceze dhe është ushtruar kontroll në qelinë ku ndodhet shtetasi F. D., dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar aparati celular që ky shtetas përdorte për veprimtarinë kriminale.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, 34-vjeçari ndërhynte në profilet e rrjeteve sociale (kryesisht Tik Tok dhe Instagram) të shtetaseve të ndryshme dhe pasi merrte fotografi nga profilet e tyre, i publikonte ato në profile false të krijuara prej tij, duke vendosur përshkrime denigruese. Autori më pas i shantazhonte këto shtetase, duke i kërkuar fotografi dhe video intime në këmbim të fshirjes së materialeve të publikuara prej tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Fermerët denoncime të reja për vjedhjen e fondeve të IPARD, ja si paratë shkuan te xhepat e pushtetarëve

Programi IPARD II prej 94 milionë euro i menaxhuar nga Frida Krifca kur ishte drejtuese e AZHBR u shpërnda te klubi të miqve të pushtetit. Deri aty, duke i ndërruar edhe drejtimin fondeve, të cilat nga qëllimi për të ndihmuar fermerët e vegjël dhe të mesëm, shkuan për bujtina dhe restorante, disa prej të cilave nuk u ndërtuan kurrë, te biznesmenët e oborrit të qeverisë. Guximi për të abuzuar me fondet e BE-së për bujqësinë, teska kanë lënë pa mbështetje fermerët shqiptar, pritet të marrë përgjigjen e duhur nga drejtësia, pasi Altin Dumani konfirmoi së fundmi se SPAK po heton politikanë dhe biznesmenë të përfshirë në këtë skandal. Një nga ata është Frida Krifca dhe zyrtarë të lartë te AZHBR. Presioni i Brukselit sa vjen e shtohet duke kërkuar ndëshkimin e përgjegjësve. Fermerët ndodhen në gjendje të vështirë dhe këtë situatë e tregojnë dhe rrëfimet e tyre për mediat.

“Pasi punoi për vite me radhë si emigrant në Greqi, Bari Kika, 63 vjeç, u kthye në vendlindje dhe vendosi të investonte në një fermë të vogël e të mbarështonte dhi. Pas katër vitesh tufa e dhive numëron 270 krerë, por Kika, si shumë fermerë të tjerë të zonave, ka vështirësi ta sigurojë bazën ushqimore për dhentë pasi moti këtu është i ashpër. Ai përfiton një subvencion nga qeveria të barabartë me 1,200 lekë për çdo kokë bagëti, por ankohet se kjo shumë është shumë e vogël për të mbuluar shpenzimet. “Kam nevojë për të ndërtuar një stallë, por as që bëhet fjalë,” tha Kika, ndërsa shtoi se qumështin e dhive ua le kecave pasi shitet me çmim shumë të ulët. “Punoj vetëm me djalin tim, të cilin e kam ndaluar të shkojë në emigrim,” shpjegoi ai.

Skandali

Fondet e mbështetjes për bujqësinë në Shqipëri ndahen nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR), por fermerët ankohen se nuk e kanë të lehtë t’i qasin këto para, për shkak se përballen me burokraci gjatët hartimit dhe plotësimit e dokumentacionit të kërkuar. Në qarkun e Dibrës punojnë mbi 30 mijë fermerë dhe blegtorë, por Agjencia Rajonale Ekstensionit Bujqësisë Dibër (AREBD), shprehet se vetëm 6 për qind e tyre kanë përfituar mbështetje financiare nga fondet për bujqësinë gjatë vitit 2023. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, INSTAT në qarkun Dibër në vitin 2023 u mbollën rreth 47 mijë hektarë me kultura të ndryshme bujqësore, përfshirë foragjere, drithëra, grurë, misër, perime, elb, thekër, fasule, bimë medicinale dhe patate. Shumica janë fermerë të vegjël, për shkak se veprojnë në zona rurale me toka të parecelizuara dhe e kanë të vështirë për të plotësuar kushtet, kriteret dhe normativat për të përfituar subvencione nga qeveria ose fondet e BE-së. Shumica dërmuese e fermerëve në Dibër nuk subvencionohen pasi nuk i përmbushin kërkesat e duhura për të përfituar financimin, të cilat shpesh herë i perceptojnë si barriera të qëllimshme.

“Fondet tona, dyshoj se përvetësohen nga persona abuziv, që nuk lidhen me asnjë fushë me bujqësisë”, tha një fermer, njëherësh specialist në fushën e bujqësisë, i cili kërkoi të mbetej anonim. Ai tha se në zonën ku punon ai asnjë nga fermerët nuk arriti të marrë fonde nga programe të mëdha financimi si IPARD. “Këto fonde nuk vijnë tek ne, por tek persona të “zgjedhur””, theksoi specialisti. Ai kujtoi se shpenzoi 150 mijë lekë për të plotësuar dokumentet për një aplikim që do e ndihmonte të mbulonte vreshtin me rrjetë për ta mbrojtur nga breshëri, por nuk e fitoi dhe as nuk mësoi se pse kërkesa e tij u refuzua. Xhaferr Leti, fermer dhe bletërritës nga Dibra, tha se e vetmja ndihmë që merr nga shteti është një pagesë prej 1 mijë lekësh për koshere bletësh, por që sipas tij është shumë pak krahasuar me vende të rajonit si Kosova, ku për çdo koshere financohesh me 30 euro . “Madje në Kosovë, financohesh edhe me makineri për nxjerrjen e mjaltit, kosha modernë bletësh”, shpjegoi Leti. Ai u ankua se bletërritësit shqiptarë janë të pambrojtur nga dëmet që mund t’i shkaktohen për shkak të motit apo sëmundjet. “Unë kam 250 koshere dhe dua ti dyfishoj ato, por mungojnë financimet nga qeveria,” tha Leti. “Për ta zhvilluar këtë biznes nuk më mungon përvoja, pasi familja ime është marrë me rritjen e mbarështimin e bletëve që nga viti 1938”, shtoi ai.

Procesi i komplikuar

Leti shpresoi ta siguronte mbështetje nga fondet e Bashkimit Evropian, përmes Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit IPARD edhe pse ishte i vetëdijshëm që procesin ishte i komplikuar. “Duhet të themi të vërtetën, se për të përfituar këto fonde është tejet e vështirë, në mos e pamundur”, tha ai. Por përpara se Leti të aplikonte, fondet e programit IPARD III u bllokuan, pasi Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, njoftoi se ka identifikuar keqpërdorimin e 33 milionë eurove nga autoritetet shqiptare. Skandali u zbulua pasi disa nga qytetarët shqiptarë që aplikuan për fonde denoncuan zyrën shqiptare për praktika korruptive. Sipas sqarimit nga OLAF, hetimi i tyre zbuloi se aplikuesve u kërkohej të paguanin një përqindje të lartë të grantit te kompani konsulence “të parapërzgjedhura” të cilat lehtësonin realizimin e kontratave me AZHBR. Disa fermerët në Dibër ankohen që jo vetën nuk kanë qasje në fonde, por as në informacion mbi ekzistencën e tyre. “Nuk jam në dijeni, që dikush të na ketë prezantuar me këtë program”, tha Sali Bici, i cili ka investuar në frutikulturë. Megjithatë, Blerim Dibra, drejtor i AREB Dibër, i tha BIRN se puna për orientimin e duhur të fermerëve dhe seancat e informit për të aplikuar në fondet e AZHBR-së nuk ka munguar. “Në çdo bashki, janë organizuar në mënyrë të vazhdueshme dhe koherente sidomos nga zyrat e AZHBR, si dhe nga Agropikat, të cilat shpërndajnë informacionin e duhur, për mënyrën e aplikimit”, theksoi ai.

Aksident i rëndë / Autobusi përpIaset me shtyllën e betonit, 9 persona humbin jetën

Një aksident trafiku i rëndë ka ndodhur pranë distriktit Polatlı të Ankarasë të premten në mëngjes, kur një autobus pasagjerësh ka ngecur në këmbët e urës.

Guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin, i cili bëri një deklaratë për kanalin CNN TÜRK në lidhje me aksidentin, tha se sipas të dhënave fillestare, 9 persona kanë humbur jetën dhe 26 janë lënduar. Ai tha se mes pasagjerëve të vdekur ishte edhe shoferi i autobusit

Lidhur me shkakun e aksidentit, guvernatori Şahin tha se “Nuk ka shenja frenash, sipas vlerësimeve fillestare mund të ketë qenë pasojë e gjumit të drejtuesit të mjetit”. Ai tha se informacioni për shkakun e vërtetë të aksidentit do të ndahet “në orët në vijim”.

Në aksidentin e ndodhur në fshatin Olukpınar në rrugën Ankara-Eskişehir, u tha se autobusi i pasagjerëve doli jashtë kontrollit dhe goditi barrierat dhe më pas murin e mbikalimit.