Trupi i Faton Hajrizit, i cili u vra nga policia serbe, ka mbërritur në Kosovë mëngjesin e sotëm. Avokati i familjes, Arianit Koci, konfirmoi se trupi është dorëzuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës për procedura të mëtejshme.
Hajrizit, i arratisur nga një burg në Kosovë, akuzohej për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë më 18 korrik.
Serbia kishte njoftuar më 19 korrik se Hajrizi ishte vrarë, ndërsa autoritetet kosovare kishin kërkuar verifikimin e identitetit të të ndjerit.
Reperi i njohur Arkimed Lushaj (Stresi) vijon me reagimet e tij në lidhje me ngjarjen e 2 gushtit në Pejë, ku u dhunua TikToker-i Medi Iseni.
Stresi, i cili është në kërkim nga autoritetet e Kosovës për rastin, ka reaguar në lidhje me pretendimet e Isenit, se këngëtari ka qenë i armatosur në momentin e ngjarjes.
“Akuzohem qe kam qene i armatosur, po kundra kujt do gjuaja une…Plumi do burre se lloj lloj plehre ta flliq! Me te thene te drejten nese do ishin plumat prej m*ti shume kisha shpraze ne ju se vec aq meritoni”, shprehet ai ndër të tjera, teksa sërish thotë se nuk kanë ushtruar dhunë.
Postimi i plotë:
Deshira per vanitet eshte boshllek shpirteror te cilin nuk ka pushtet as pare qe ta mbush…
Ty , atij, asaj e gjithe soj-sorollopit te juj qe po shfrytezoni rastin me u klikue e me u permende neper “ hazer-xhevap” sot ndjej me te vertete dhimbje e keqardhje per ju!
Karrikja eshte per te ulur ndaj vihet b…ne te se po te vihej kryet pak njerez do uleshin aty.
Ju erdhi rasti me shfrytezue arrestimin e dy artisteve me shfry inatin qe paskeni pase me ne …. Akoma nuk e kuptoj mbi ç baze, prove a hamendesim mbahen ende ne burg Noizy dhe DJ Crack….? Pse u dashka une te rri ne arrati?
Sa marre tek lexoj fjalen “ ekstradim” per ne Kosove!!!!
Nuk ekziston asnje pamje ku provohet qe kemi ushtruar dhune. Nuk u hetua as nuk u pyet Asnje deshmitar, ju mjaftoi fjala e nje langaraqi …Madje tani po e kuptoj qe gjithe ky inskenim paska qene nje pakt mes djallit dhe poshtersise suaj per te hedhe balte mbi ne.
Njerzit shiten lire, kam degjuar te jene paguar gazetare me shume pak lek per te bere tituj kundra meje, u keni dhene hapsira lloj lloj laperi per te qelbe studiot tuaja kundra nesh ne emer te zerit te lire!!!
Akuzohem qe kam qene i armatosur, po kundra kujt do gjuaja une…Plumi do burre se lloj lloj plehre ta flliq! Me te thene te drejten nese do ishin plumat prej muti shume kisha shpraze ne ju se vec aq meritoni.
Duke dashur te na demtoni na bete me te fort edhe na i hapet syte me kuptue shume!
Sajoni kercenime, e flisni ne emer te vendosjes se rendit pa rend perversa tik-toku .
Noizy dhe Crack do dalin shpejt, po kjo ngjarje do ju mbet arre ne fyt dhe do ta keni veshtire ta kaperdini.
Ish-presidenti dhe njëherazi nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev ka paralajmëruar Gjermaninë pas nisjes së sulmit ukrainas në territorin e Rusisë, duke qenë se trupat e Kievit kanë përdorur tanket gjermane.
Medvedev iu referua tabloidit gjerman Bild, duke thënë se media në fjalë ka publikuar një artikull “revanshist”, ku njofton me krenari rikthimin e tankeve gjermane në tokën ruse.
Ai paralajmëroi se në përgjigje, Moska do të bëjë gjithçka për të sjellë tanket më të reja ruse në Platz der Republike, monumentin e famshëm në kryeqytetin gjerman, Berlin.
“Gazeta gjermane Bild ka publikuar një artikull revanshist ku njofton me krenari rikthimin e tankeve gjermane në tokën ruse. Si përgjigje, ne do të bëjmë gjithçka për të sjellë tanket më të reja ruse në Platz d. Republike”, shkroi ai në X.
Një numër i konsiderueshëm personazhesh publike kanë reaguar duke i dalë në mbrojtje reperit Rigels Rajku (Noizy), pasi u arrestua disa ditë më parë– shkak sherri në Kosovë.
Listës së gjatë i është bashkuar një tjetër emër i njohur, ai i këngëtares Tayna.
Në një postim në InstaStory, Tayna shprehet se, “Noizy përveç se është punëtor dhe një argëtues i mirë, është edhe një njeri shumë suportues që i shtyn të gjithë rreth tij drejt më të mirës”.
Më tej ajo shkruan: “Ndaloni me urrejtjen dhe pranoni suksesin e tjetrit. Ndaloni vnerit, mos provokoni situata e kaos dhe duajeni veten në rradhë të parë tani edhe tjert se bota ka shumë probleme tjera tashmë”.
Një avion me 58 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit në bord u rrëzua të premten në shtetin brazilian të Sao Paulos , njoftuan mediat lokale. Departamenti lokal i zjarrfikësve konfirmoi se aksidenti ka ndodhur në qytetin e Vinhedo , sipas mediave lokale G1, në kompleksin rezidencial Recanto Florido.
Rrjeti televiziv brazilian GloboNeës tregoi imazhe të një zone të madhe në flakë dhe tym që vinte nga avioni i rrëzuar.
Thirrja e parë e urgjencës ndodhi në orën 13:28 me orën lokale dhe shtatë njësi të personelit të urgjencës u mobilizuan menjëherë në vendngjarje, duke përfshirë zjarrfikës, anëtarë të njësisë së Mbrojtjes Civile dhe Ushtarake. Po kështu, spitalet pranë Vinhedo dhe Valinhos janë në gatishmëri në pritje të të plagosurve të parë./vizionplus.tv
Në San Benedetto del Tronto, notarët mund të qëndrojnë të sigurt!
Kjo falë kujdestarit të ri të plazhit, Dario Kercuku, djaloshi shqiptar me origjinë nga Lushnja. I riu në fakt ishte protagonist i 17 ndërhyrjeve të shpëtimit në det, ndërhyrje komplekse të kryera në Albula.
Ai është shprehur për median italiane duke treguar vështirësitë e punës dhe shpëtimit të pushuesve nga mbytja në atë bregdet:
“Tashmë në atë pikë është urdhëruar ndalimi i larjes së det. Mbi të gjitha, pushuesit janë në rrezikun më të madh, disi të “tradhtuar” nga prania e një shkëmbi në zonë. Shpesh ndihen të sigurt sepse janë afër shkëmbit dhe pikërisht aty përfunduam ndërhyrjen më të vështirë bashkë me dy shpëtimtarë të tjerë”, ka thënë ai.
Një video ku shfaqet biznesmeni vlonjat Vasil Bedinaj duke debatuar me një person në bregdetin e Vlorës, ka bërë xhiron e rrjetit, pasi në një moment të diskutimit, ai e godet me shuplakë dhe përleshen fizikisht.
Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar vetë Bedinaj, i cili shfaqet në një videomesazh së bashku me personin që ka goditur dhe kërkon ndjesë për atë çfarë qytetarët kanë parë.
Ai shprehet se janë të dy pronarë që punojnë dhe u shërbejnë turistëve nga mëngjesi deri në darkë, ndërsa thekson se ngjarja ka ndodhur një muaj më parë dhe se 30 minuta më vonë janë sqaruar dhe janë pajtuar.
Sipas biznesmenit, video është shpërndarë me qëllim nga persona që nuk e duan Vlorën.
Mesazhi i Vasil Bedinajt: https://streamin.one/v/702620c6
Të nderuar bashkëqytetarë, ju që sot keni dëgjuar dhe keni dëgjuar lajme pafund për ne, ne jemi dy komshinj, të dy pronarë, që shërbejmë për turizmin nga mëngjesi deri në darkë. Patjetër, ne me mish dhe gjak jemi. Kemi gabuar dhe për këtë ju kërkojmë ndjesë. E kemi kuptuar pas 30 minutash dhe kjo është një histori që ka ndodhur para një muaji e gjysmë, nuk ka lidhje me ditën e sotme.
Ne sot po shërbejmë të gjithë atyre që zgjedhin Vlorën si destinacion turistik, që tashmë e dinë që është një qytet turistik që i ka të gjitha kushtet.
Dhe unë dhe komshiu im këtu në zonën e mrekullueshme të Radhimës bëjmë të pamundurën nga mëngjesi deri në darkë për t’u shërbyer të gjithëve dhe për të krijuar një imazh pozitiv.
Edhe njëherë ju kërkojmë ndjesë për atë që keni parë sot. E rëndësishme për ne është që ta na kuptoni që jemi dy qytetarë, jo një pronar dhe një turist. Turistët ne i mbajmë në pëllëbë të dorës. Ju mirëpresim në Vlorë, ju përshëndesim. Dhe njëherë ndjesë për atë që keni parë sot nga ata që nuk na e duan të mirën në këtë qytet. Ju faleminderit.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. B., F. B. dhe M. R., pasi ditën e djeshme, në Radhimë, dyshohet se kanë goditur me grushte shtetasin D. B., për motive të dobëta. Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin D. B. dhe punohet për kapjen e shtetasve A. B., E. B. dhe J. B., pasi dyshohet se gjatë konfliktit, kanë dëmtuar me mjete të forta, automjetin e shtetasit V. B”.
Arkimed Lushaj, është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës në lidhje me dhunimin e personazhit të njohur të TikTok Medi Iseni, Stresi vijon të përçojë mesazhe në rrjetin e social, Instagram.
Teksa shprehet se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se nuk e ka dhunuar, ai thotë se është shpallur në kërkim pa të drejtë.
Me mesazhe më herët i është drejtuar ministres së Drejtësisë në Kosovë, duke i thënë se drejtësia duhet të arrestojë kriminelë, dhe jo atë apo mikun e tij Noizyn, tashmë pas hekurave.
Së fundmi Stresi ka postuar në Instastory një video ku shfaqet bashkë me Noizyn në një koncert të mëparshëm duke kënduar këngën e tyre, “Medaljoni”, ku ka zgjedhur që të dëgjohen vargje ku thonë:
“S’keni ça na boni! Plasni”, në kërkim nga
“Për rekorde s’un na flet asnjoni, kemi dy dekada lojë s’keni ça na boni. Dhe ja ku jena tash si cikloni, ma t’fortë se kurrë s’un na përballoni”.
Çmimet e apartamenteve në Tiranë ofrohen në nivelet e kullave në Dubai. Të dhënat e Agjencive Imobilare që nga viti që lamë pas e në muajt e parë të këtij viti çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur me shpejtësi.
Në një njoftim të publikuar thuhet: “Shesim apartament 2+1+2+post parking në qendër të Tiranës, me çmim €584,000 | 1 Sallon/Kuzhine | 2 Dhoma gjumi | 2 Tualete | 1 Ballkon | 154 m2”.
Pra çmimet e banesave në Tiranë po kapin vlerat e apartamenteve në Dubai. Sepse banesat pranë porteve në Dubai nisin nga 4,900 euro e më lartë.
Por, duke theksuar se këtu ka një hendek shumë të lartë, sepse pagat në Shqipëri janë shumë herë më të ulëta se në Dubai. Në këtë pikë nuk në mbetet të themi gjë tjetër veç se “mos shpenzoni për bileta, ne Dubain e kemi këtu”.
John Sims zbuloi diçka të pazakontë në kopshtin e tij dhe në një kohë fare të shkurtër zbulimi i tij u bë krejtësisht viral. Ai po merrej me kopshtin kur vuri re që një pjesë e tokës ishte pak më e thellë.
Kjo ngjalli kuriozitet të madh tek John, i cili vendosi ta zbulonte medeomos se për çfarë bëhej fjalë dhe surpriza i doli të ishte një derë e fshehtë.
Me të hapur derën atij iu krijua përshtypja se ishte një strehë nëntokësore dhe me hapësirë shumë më të madhe se sa dera të linte të kuptoje.
Dhe vërtet aty ishte një strehë nëntokësore e ndërtuar në vitin 1961, vit kur ishte i përhapur pa.niku i suImeve atomlke, kështu që ishte mjaft e zakonshme të ndërtoheshin strehime të tilla.
Me sa duket, pronari i mëparshëm i shtëpisë e kishte zbuluar atë, por e kishte “va/rrosur” përsëri.
Sims hetoi në komunë dhe arriti të gjejë planet e strehimit. Edhe pse dera është e vogël, në të vërtetë sapo të hyni në brendësi të saj mund ta kuptojmë se është mjaft e gjerë.
Baza e strehës është bërë prej betoni dhe kube prej qelqi.
Gjatë kohës, zona ku jeton John-i ishte një nga më të prekurat nga kërc.ënimi bër.thamor, pasi që ishin rreth 18 raketa baIistike. Megjithëse ai nuk gjeti objekte artificiale të braktisura, qëllimi i tij ishte të rivendoste strehën siç ishte planifikuar.