ZYRTARE/ I tha “jo” Greqisë për Shqipërinë, portieri i Kombëtares Shpresa transferohet te ekipi portugez

Anxhelo Sina, portieri shqiptar ka firmosur me Rio Ave. “Gardiani” i Kombëtares Shpresa është transferuar nga Olympiacos, në  formë huazimi.

“Mirësevjen Sina” – shkruan klubi portugez i Rio Ave në rrjetet sociale. Sinën e pret një punë e vështirë në kampionatin portugez, pasi konkurrenca është e madhe.

Vlen të theksojmë se lojtari refuzoi Greqinë, për të qenë pjesë e përfaqësueses së Shqipërisë. Debutimi i tij me Rio Aven në një ndeshje zyrtare mund të vijë ndaj Sportingut, në takimin e parë të Liga Portugal.

https://www.instagram.com/p/C-X36aWNqNz/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=990&rd=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com&rp=%2Fzyrtare-i-tha-jo-greqise-per-shqiperine-portieri-i-kombetares-shpresa-transferohet-te-ekipi-portugez%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1915%2C%22ls%22%3A751%2C%22le%22%3A1904%7D


(J.S/BalkanWeb)

E FUNDIT/ Konfirmohet se i ν*ari në Lloznicë është Faton Hajrizi

Personi i vrarë në Lloznicë të Serbisë më 19 korrik është konfirmuar se është Faton Hajrizi dhe trupi i tij gjendet në morgun e këtij qyteti, kanë bërë të ditur burimet e KOHËS të enjten.

Konfirmimi është bërë pas analizimit të materialit të marrë nga strishoja e nënës së Fatonit.

Në morgun e Lloznicës aktualisht gjendet avokati i autorizuar nga familja Hajrizi, Arianit Koci, i cili është duke u marrë me procedurat e tërheqjes së trupit dhe transportimit në Kosovë.

Faton Hajrizi u vra më 19 korrik në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës. Një ditë më herët, ai dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër. Faton Hajrizi qe arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.

Shkoi për të kërkuar borxhin, deΙ foto e shqiρtarit që υ ν*α në Itali!

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Itali, ku u vra me thikë një 38-vjeçari shqiptar, Dritan Idrizi.

Ibrizi ka qenë më parë i dënuar për drogë, ndërsa ka humbur jetën pas një përplasje me disa shqiptarë të tjerë

38-vjeçari së bashku me tre shqiptarë të tjerë, të pajisur me shkop gome kishin shkuar në shtëpinë e disa bashkëkombësve, ku do merrnin borxhin prej 5 mijë euro.

Gjatë debatit njëri nga personat në fjalë ka godit një grua me shkop në kokë, gjë që ka bërë që bashkëshorti i saj të nxirrte thikën dhe të qëllonte disa herë në gjoks 38-vjeçarin, i cili humbi jetën në vend.

Autoritet italiane po vijojnë hetimet për ngjarje, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar.

ΡërρΙasja mes dy familjeve SHQIPTARI/ 38-vjeçari shkoi së bashku me miqtë e tij i “ar matosur” për të marrë BORXHIN prej 5 mijë eurosh, por…! Dritan Idrizi u g.όdit me th* kë në z emër!

Një shqiptar është sulmuar fatalisht pas një sherri që dyshohet se ka nisur për shkak të aktiviteteve ilegale dhe konflikteve të vazhdueshme.

Fillimisht ka qenë një debat i furishëm dhe më pas goditja me thikë në zemër. Viktima është identifikuar si Dritan Idrizi, 38 vjeç, me precedentë të mëparshëm penalë.

Vrasja është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës (7 gusht), rreth orës 22:00, në kufirin me provincën e Rimini, në Tavullia, në territorin e Pesaro Urbinos.

Edicioni “Marche i Ansa”-s raportoi: “Krimi ndodhi në fund të një debati të dhunshëm mes familjeve me origjinë shqiptare, ku u plagosën të paktën katër persona të tjerë”.

Nga informacionet e para, viktima është 38-vjeçari Dritan Idrizi, banues në zonën e Rimini të San Giovanni në Marignano, i cili më pas ka ndërruar jetë në spitalin Cattolica, ku ishte transportuar për një operacion të dëshpëruar.

Për momentin dinamika e sulmit nuk është përcaktuar ende, teksa policia njoftoi se ka edhe disa të plagosur të tjerë nga përleshja. Të plagosurit e tjerë u transferuan në spitalin e Pesaros.

“Askush nuk është arrestuar deri më tani por hipotezat flasin për vrasje, tentativë vrasje dhe plagosje të rënda dhe Policia po heton”, vijon raportimin kjo agjenci.

Kurse media të tjera publikuan edhe disa detaje shtesë, sikurse fakti se “viktima, i armatosur me shkopinj dhe së bashku me 2 bashkatdhetarë të tjerë, shkoi në shtëpinë e një shqiptari të katërt për të larë hesapet dhe për të mbledhur mijëra euro për punë”.

Teksa më tej theksohet se ai kishte qenë i dënuar më parë për drogë.

Njëri nga anëtarët e grupit duket se ka goditur një prej familjarëve në kokë, ndoshta me çekiç, më pas një person i armatosur me thikë u kundërpërgjigj duke e goditur Idrizin tre herë në gjoks. Ende nuk është identifikuar autori i krimit, teksa hetimet janë ende aktive./RiminiToday

Shqiptarja tërhiqet zυσrrë në autostradë në Greqi, humb je tën

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të enjte në Greqi.

Sipas mediave vendase mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Patras-Pirgo ku 75-vjeçarja shqiptare teksa po tentonte të kalonte autostradën është përplasur nga një mjet dhe më pas është tërhequr zvarrë.

E moshuara kishte udhëtuar nga Kos për të vizituar një të afërm në Alissos.

Aksidenti ka ndodhur në orën 05:40 të mëngjesit, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Ndαhet nga je ta në moshën 20-vjeçare djali i legjendës së futbollit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në familjen e ish-mbrojtësit brazilian të Milanit, Serxhinjo. Djali i tij 20-vjeçar, Diego, është ndarë nga jeta në lule të moshës.

Ka qenë klubi i Milanit që përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta para kohe të 20-vjeçarit Diego.

“Ne mblidhemi rreth Serxhinjos dhe familjes së tij për vdekjen tragjike dhe të parakohshme të djalit të tyre Diego. Gjithmonë ne zemrat tona”, thuhet në postimin e Milanit.

Për momentin nuk janë dhënë detaje për atë që ka ndodhur. Rrjetet sociale janë ndezur me mesazhe dashurie dhe solidariteti, duke demonstruar ndjenjën e thellë të komunitetit brenda familjes së futbollit.

Trashëgimia e Serginhos në AC Milan është rrënjosur me vlerësime, duke përfshirë tituj të shumtë të Serie A dhe trofe të UEFA Champions League.

Na lujte…ta q* *sha nonën”-“Ç mendet” komentuesi, Luana Vjollca e ndan nga gruaja? (Video)

Prej javë më parë Luana Vjollca na surprizoi të gjithëve me një reels ku na zbuloi pak nga kënga e saj më e re që pritej të ishte bashkëpunim, por ende nuk dinim emrin apo emrat e artistëve.

Kënga u bë virale ende pa u publikuar, ku shumë përdorues të Instagram & Tiktok e përdorën si këngë në reels-at e tyre.

Epo tanimë nuk ka më sekrete dhe Luana sapo na zbuloi gjithçka mbi HIT-in e radhës.

Ajo dhe artisti i njohur shqiptar, Lumi B kanë bashkuar forcat për projektin e tyre më të ri.

Bëhet fjalë për një këngë që me siguri do të kthehet në hit, e cila do të titullohet “Atë natë”.

https://www.instagram.com/reel/C9Z7l52oTXT/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fna-lujte-ta-qsha-nonen-cmendet-komentuesi-luana-vjollca-e-ndan-nga-gruaja-video%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1426%2C%22ls%22%3A490%2C%22le%22%3A1381%7D

E projekti surprizues ka tashmë një datë publikimi. Ditën e nesërme, ora 18:00 do të na gjejë me youtube-n hapur, duke pritur padiskutim një nga këngët që do e dëgjojmë kudo këtë verë.

Dyshja kanë publikuar foton me datën e lançimit në instagram, teksa shfaqen të kombinuar me njëri-tjetrin: Luana me format trupore perfekte sensuale dhe Lumi B, i kuruar në çdo detaj.

Ajo që bie në sy në videon e publikuar para disa javësh, është një koment nga një ndjekës ku shkruan:

“E ta qifsha nonen se na lujte mendsh po na ndan edhe nga gruaja.”

Mundësi shqiptar Zelimkhan Abakarov fiton me përmbysje ndaj kampionit të Afrikës, kalon në fazën çerekfinale

Mundja mbetet shpresa e vetme e Shqipërisë, për të siguruar një medalje olimpike në “Paris2024”.

Zelimkhan Abakarov nuk zhgënjeu në sfidën e parë, madje dhuroi spektakël duke marrë kualifikim vetëm në limite.

Mundësi Zelimkhan Abakarovka, bërë detyrën përballë rivalit nga Guinea-Bisau, Diamantino Iuna Fafe duke siguruar një vend mes tetë më të mirëve të botës në disiplinën e mundjes së lirë për peshat 57 kg.

Përballë mundësit nga Guinea Bisau, Abakarov fitoi me pikë, 7-6. Mundësi kuqezi nuk e nisi mirë ndeshjen duke e gjetur vetëm në dizavantazh 4-0, por në minutën e fundit arriti të rikuperojë duke marrë 7 pikë që i dhuruan një biletë për në fazën çerekfinale.

Dueli i radhës do të jetë ndaj indianit Aman Aman.

HABlT gazetari, bën dekIaraten e papritur!, “Nuk dua të mα rtohem sepse jam…”(Video)

Habit gazetari, bën deklaraten e pa pritur!, “Nuk dua të martohem sepse jam…”

Të rinjtë kanë shumë konfuzion kur flitet për martesën.

Të martohen në moshë të madhe apo të re, është një nga dilemat e tyre.

Mirëpo ka dhe nga ata që martesën nuk e kanë si opsion në jetën e tyre dhe një ndër ta është dhe gazetari Ervin Kurti.

Teksa po flitej në rubrikën “Trotuar” për këtë temë, Ervini deklaroi se do të jetë një beqar i përjetshëm.

Kjo për faktin se ai dëshiron të jetë një person i lirë dhe nuk ka dëshirë t’i japë “llogari” askujt për veprimet që bën.