Kampionia Elina Xhengo; “Jam greke por nuk e mohoj se prindërit e mi janë shqiptarë”

Është vendi im. Kam lindur dhe jam rritur këtu. Unë jam greke. Njëkohësisht pranoj faktin që jam edhe nga Shqipëria, ndiej që jam nga Shqipëria, prindërit e mi janë andej, të afërmit e mi janë nga Shqipëria” – është shprehur kampionia Elina Xhengo

E pyetur më tej nëse ka ndjerë racizëm për shkak të origjinës së saj, Elina Xhengo ka thënë që jo. “Përgjithësisht njerëzit në fshatin ku unë jam rritur më duan shumë dhe s’kam pasur probleme”, shprehet 19-vjeçarja duke pohuar gjithashtu se ndihet shumë mirë të thotë se është edhe nga Greqia edhe nga Shqipëria dhe se kjo nuk është dicka e keqe.

Modelja dhυ* όhet brυta!isht teksa konsumonte darkën, a kυzon personazhin e njohur të televizionit

Një vajzë e identifikuar me emrin Klea Prenga, e njohur si modele, ka denoncuar publikisht se është sulmuar teksa po darkonte në një restorant në Tiranë ditën e martë.

Në një postim në rrjete sociale ku shfaqet e prerë në fytyrë dhe e mbuluar në gjak, ajo pretendon se Antonela Berisha, ish-banorja e BBV1 dhe ish-konkurrentja e “Për’Puthen” dhe motra e saj, kanë porositur një person ta sulmojë teksa ndodhej në restortant ku siç tregon dikush iu afrua dhe e goditi me gotë xhami.

E reja ndër të tjera tregon se motrat Berisha e kanë kërcënuar, pasi sipas tyre ajo është futur në mes të familjes së Marielës dhe bashkëshortit të saj Mir Pepa, çka në fakt ajo e ka mohuar. Ngjarja do të ndiqet në mënyrë ligjore thotë ajo.

Në pamjet e rënda të plagosjes së saj, dallohen se ka pësuar disa çarje të thella në fytyrë, ndërsa në një prej plagëve ka patur edhe copën e xhamit brenda.

Ende nuk ka një reagim nga Policia e Tiranës sa i përket këtij rasti të rëndë ndonëse ka ndodhur që të martën, sipas denoncueses.

PAMJE TË RËNDA / Masakrohet në mes të Tiranës modelja

Mesazhi ku ajo pretendon se sulmin e ka porositur Mariela Berisha, motra e Antonelës

Denoncimi i plotë i Klea Prengës:

Të martën, rreth orës 21:30, teksa isha duke ngrënë qetësisht në një restorant në Tiranë, u përballa me një sulm të papritur dhe të dhunshëm. Dikush më goditi nga pas dhe më theu një gotë në fytyrë ndërsa po haja. Dëmtimet janë të rënda dhe kam shpëtuar për një qime. Tronditja e asaj nate është e paimagjinueshme.

Sulmi u krye nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha.

As ato dhe askush tjetër nuk mund ta shkatërrojë fytyrën dhe imazhin tim.

Më vjen keq për to, sepse e tyrja është e shkatërruar me kohë.

Nga anët tona as hasmi nuk goditet duke ngrënë. Po të ishe aq gangstere sa të duket vetja, do më kishe ardhur përballë.

Sa për mesazhin kërcënues që ke dërguar pasi ke kryer sulmin.Mua nuk ma prishin dot imazhin fundërrina si ju qe ju njeh e gjithë Shqipëria. Ti nuk ke familje vajzë e dashur që të të hyet në mes. Ti del e tregon përralla nëpër media për jetën tënde.
Femra xheloze si puna juaj meritojnë të izolohen në një spital mendor, sepse as sulmet e juaja të dhunshme nuk do të mundin të më shkatërrojnë mua apo jetën time.

Femra si puna juaj janë mësuar me jetën e rrugës dhe aq kapacitet keni sa të arrini në veprime të tilla jo njerëzore.
Por mua nuk ma prishni dot identitetin dhe vlerat e mia sepse vij nga një familje me vlera dhe integritet dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë.

Do jua çjerr maskën shumë shpejt.

Regjistrimet e kamerave janë në dorën e shtetit dhe do të publikohen së shpejti.

Jam mirënjohëse që jam ende këtu dhe se nuk përfundoi më keq. Policia po heton ngjarjen, dhe shpresoj që drejtësia të vihet në vend.

Ky sulm nuk do të më ndalojë; përkundrazi, do të më bëjë më të fortë dhe më të vendosur.

KUJDES! Pamjet mund të jenë të rënda për disa 👇👇

Plagosja e modeles në Tiranë

Erdogan telefonon Ramën, gazeta turke zbulon prapaskenat: Ja çfarë i kërkoi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku në fokus kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe si dhe çështjet rajonale dhe globale.

“Anadolu” raporton se zyra e komunikimit e Turqisë ka njoftuar se Erdogan ka thënë se marrëdhënia mes Turqisë dhe Shqipërisë është në një nivel të avancuar dhe se bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet më tej përmes kontakteve tregtare, ekonomike dhe ushtarake.

“Udhëheqësi turk iu referua përpjekjeve të FETO-s për të fituar një terren në Shqipëri, duke shprehur besimin se shteti ballkanik do të vazhdojë të punojë drejt eliminimit të strukturës së grupit në sektorët e tij arsimor, shëndetësor dhe fetar”, shkruan “Anadolu”.

“FETO dhe lideri i saj, Fethullah Gulen, orkestruan grushtin e shtetit të dështuar të 15 Korrikut 2016 në Tuqi, në të cilin 252 persona humbën jetën dhe 2.734 të tjerë u plagosën”, vijon artikulli.

FETO-ja gjithashtu akuzohet se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Broja në mes dy klubeve, sulmuesi shqiptar mbetet në Premier League

Armando Broja do të përcaktojë të ardhmen e tij në ditët e ardhshme teksa do të mbajë diskutime të rëndësishme me trajnerin e Chelseat, Enzo Marezca. Deri më tani, vetëm Everton dhe Wolverhampton kanë shfaqur interesim për shërbimet e sulmuesit shqiptar.

Broja u la jashtë skuadrës së “Bluve të Londrës” që humbi 2-1 ndaj Real Madrid në “Bank of America Stadium” të Charlottes. Por mungesa e tij nuk erdhi si pasojë e një dëmtimi.

22-vjecari kaloi një sezon jo të mirë në aspektin personal në sezonin e shkuar, pasi edhe në gjysmën e dytë ku luajti në huazim te Fulhami nuk arriti të lërë gjurmë.

Në pesë ndeshjet miqëosre në SHBA të Chelseat, Broja luajti vetëm 72 minuta. Në qendër të sulmit përpara tij u preferua 18-vjecari Marc Guiu, i cili u aktivizua në vend të Nicolas Jackson. Edhe Christopher Nkunku u përdor gjithashtu si një sulmues nga trajneri Enzo Maresca.

Të tjerë futbollistë që nuk janë në planet e Marescës dhe që mund të shiten janë Ben Chilwell, Renato Veiga dhe Angelo Gabriel. Pista e Everton është mjaft e hapur për Brojën, por që të transferohet në Goodison Park fillimisht duhet të largohet Dominic Calvert Lewin.

22-vjecari shqiptar është një produkt i akademisë së Chelseat, por në 38 ndeshje zyrtare me klubin ka shënuar vetëm 3 gola, raporton Supersport.

Atleti i “CrossFit” m bγtet live gjatë garës, askush nuk u hodh për ta ndihmuar (Pamje të rënda)

Një atlet i CrossFit është mbytur gjatë garës në Teksas, teksa autoritetet vetëm pak çaste më parë kanë arritur të nxjerrin trupin e pajetë.

Atleti 28-vjeçar Lazar Dukiç, është mbytur gati 100 metra larg vijës së përfundimit të garës 800 metra të gjatë në Fort Ëorth të Teksasit.

Tronditës është fakti se mbytja e tij është filmuar gjatë transmetimit live, teksa shikuesit mbetën të shokuar.

Një person nga publiku u hodh ta ndihmonte, siç raportojnë mediat, por u ndalua nga një punonjës i sigurisë me kajak.

Autoritetet e nxorrën trupin disa minuta më pas nga liqeni Marine Creek.

Polici ρështγn dhe tenton të godasë qytetarin, ja momenti kur fëmija mbron me trup të atin (Video)

Një tjetër incident i Policisë së Shtetit është shënuar në protestën e sotme të banorëve në autostradën Thumanë-Kashar, ku një prej efektivëve ka goditur një qytetar i cili po protestonte sëbashku me fëmijën e tij të mitur në krah. duke e gjakosur.

Nga pamjet e shpërndara në rrjet, dallohet se si polici e pështyn dhe godet me xhamin e skafandros qytetarin në fytyrë i cili mbante në krah fëmijën dhe kërkonte të hynte në korsinë e autostradës për të shprehur protestën e tij kundër vendimit të qeverisë për të mos lejuar banorët e kësaj zone që të kenë akses në këtë aks rrugor.

Kujtojmë se në protestën e së enjtes së kaluar, drejtuesi i Policisë Rrugore, Altin Qato dhunoi një tjetër banor duke e qëlluar me pëllëmbë, pasi ai mbështeti protestuesit në autostradën Thumanë-Kashar.

Mijëra banorë kanë dalë sërish në protestë për të katërtën herë në autostradën Thumanë-Kashar, pasi kërkojnë të kenë akses hyrje-dalje në këtë aks të rëndësishëm për lëvizjen e tyre të përditshme.

Stresi paralajmëron Eurofast: Mos m’u afroni se do bëhet nami! S’kam fjetur prej dy vjetësh rehat për shkak…

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, ka reaguar sërish në lidhje me urdhërarresin e lëshuar ndaj tij, për dhunën e ushtruar ndaj TikTok-erit të famshëm Medi Iseni, më 2 gusht në Pejë.

Ndërsa këngëtari Noizy (Rigels Rajku) dhe Dj Crax (Bahtjar Bajraktari) janë ndaluar nga policia, Sresi është ende në kërkim dhe përmes disa reagimeve në rrjete sociale është shprehur i nervozuar në pasi po kërkohet nga Eurofast.

Stresi shkruan se njësia Fast është krijuar për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqëore, ndërsa thekson se ky nuk është rasti, pasi bëhet fjalë për artist.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar njësinë policore, duke i kërkuar të mos i afrohen, teksa fajtore për situatën e krijuar bën ministren e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiaj.

Reagimi i Stresit:

Eurofast kujdes mos i hypni kalit mbrapsht ju sygjeroi mos u afroni se do bohet nami kaq po ju them ….

Ju keni punen tuj rrespekt po me ardh mem kap mu pa faj vec pse i teket ministres joo00000000 sdo ta lejoj skam fjet qe dy vjet gjume rehat prej sharjeve e kercenimeve, qohet kjo zdralica thot ekstradim a thu kemi vra njerëz

Ne shqipri me njeh e gjithe policia e shtetit gzojn rrespekt edhe gzoj per ata

Por sdo ti lejoj vec pse i teket ministres.

Shko bo bussines me shkiet tani leja gjykates ket pun e bashkpunoni me gjykaten e tiranes e zgjidhini problemin

Njesia Fast është krijuar per kapjen e personave të shpallur në kërkim (kryesisht ndërkombëtar) por që janë persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kurrësesi nuk mund të aktivizosh këtë njësi për kapjen e një/ disa artistave që i njeh gjithë publiku dhe nuk j’u fshihen drejtësisë. Është marrëzi!

Efi Dhedhes hυ.mb njeriun e shtrenjtë, pak orë pasi denoncoi Urgjencën për neglizhencë

Efi Dhedhes publikoi ditën e djeshme një video ku shihej mjaft e revoltuar me shërbimin e Urgjencës.

Në denoncimin e saj, Efi shprehej se si prej orësh ka kërkuar një ambulancë për t’i ardhur në ndihmë gjyshit të saj, i cili ndodhej në gjendje kritike për jetën.

Ndërsa pak më parë, Efi ka ndarë lajmin e trishtë me ndjekësit e saj. Ajo bën të ditur se fatkeqësisht gjyshi i saj ka ndërruar jetë.“U prehsh në paqe gjyshi im. RIP Selfo Mancellari”, shkruan ajo në InstaStory.

Efi Dhedhes humb njeriun e shtrenjtë, pak orë pasi denoncoi

Postimi i Efit

Kampionia ruse e shahut tenton të heImojë kundërshtaren e saj!

Një kampione ruse i shahut, e cila tentoi të helmonte një kundërshtare gjatë kampionatit të shahut të Dagestanit, që u mbajt në Makhachkala në fillim të gushtit, po përballet me tre vjet burg.

Pamjet e kapura nga një kamera sigurie tregojnë 40-vjeçaren Amina Abkarova duke hyrë në sallën ku do të mbaheshin lojërat më 2 gusht.

Gruaja shihet duke parë disa lista në një stol (që ndoshta tregonte se ku do të ulej kundërshtari i saj) dhe pasi sigurohet që fusha është e pastër, i afrohet një prej tabelave të shahut tashmë të vendosura.

Pasi hodhi një vështrim përreth për t’u siguruar që asnjë nga të paktët në dhomë nuk po e shikonte, ajo nxjerr diçka nga çanta. Më pas ajo shihet teksa derdh një substancë mbi tavolinë dhe pjesët e shahut dhe largohet.

Objektivi i Abkarova, sipas mediave ndërkombëtare, ishte 30-vjeçarja Umayganar Osmanova, e cila pasi u ul në tavolinën e shahut shfaqi përkeqësime të shëndetit, gjatë ndeshjes.

Ky veprim i 40-vjeçares doli në dritë pasi një gjyqtar i garave raportoi në polici për gjendjen e çuditshme të Osmanovas, duke bërë që të kontrolloheshin kamerat e sigurisë.

Abkarova më vonë pranoi para autoriteteve se kishte thyer një termometër në tavolinën e shahut të 30-vjeçares dhe kishte derdhur merkur mbi të.

Madje, ajo dyshohet se u përpoq të justifikonte aktin e saj duke thënë se Osmanova ishte ajo që nisi sherrin mes tyre, pasi në një turne të mëparshëm kishte ofenduar atë dhe familjen e saj.

“Jam e tronditur nga ajo që ndodhi. Nuk mund t’i kuptoj motivet që e shtynë një shahiste me përvojë si Abakharova të bëjë këtë veprim”, tha ministrja e Sportit e Dagestanit, Sazida Sazidova . “Veprimet e saj mund të kenë një përfundim tragjik, duke kërcënuar jetën e të gjithë konkurrentëve, përfshirë edhe veten.

Abkarova fitoi kampionatin rajonal të shahut të Kaukazit vitin e kaluar dhe punon si trajnere shahu në një shkollë në Makhachkala.

Ukraina hyn në Rusi dhe nis kundërofensivën, Putin mbledh gjeneralët

Për herë të parë ushtria ukrainase hyn në Rusi, në kundërofensivën e saj më të madhe që nga nisja e luftimeve dhe agresionit të Moskës, më shumë se dy vite më parë. Trupat ushtarake të Kievit njoftohet nga korespondentët e terrenit së kanë depërtuar në rajonin e Kurskut, ku luftimet po vazhdojnë.

Aq sa në mbrëmje (e mërkurë), 36 orë pas nisjes së operacionit të papritur ushtarak të Kievit, në rajon u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Përballë situatës, presidenti Vladimir Putin po bën thirrje për solidaritet kombëtar, për të ofruar ndihmë për rajonin që është nën sulm prej dy ditësh.

Ndryshe nga inkursionet e mëparshme të kryera në rajonet kufitare ruse nga njësi të parregullta, në të cilat luftuan edhe vullnetarë rusë, personeli i Forcave të Armatosura të Ukrainës u përfshi në inkursionin që po zhvillohej që nga mëngjesi i 6 gushtit në rrethet Sudzhansky dhe Korenevsky. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideroi “një provokim i madh nga ana e regjimit të Kievit”, teksa thirri një mbledhje të qeverisë dhe një tjetër të Këshillit të Sigurimit.

“Ai qëllon pa dallim me lloje të ndryshme armësh, duke përfshirë raketa, ndaj ndërtesave civile, ndërtesave të banimit dhe ambulancave”, vazhdoi presidenti.
Kreu i Kremlinit kërkoi një reagim në kohë, udhëzoi zëvendëskryeministrin Denis Manturov të koordinojë punën dhe ftoi rajonet të ofrojnë ndihmë për rajonin e Kurskut:

“Unë me të vërtetë llogaris mbështetjen tuaj”, u shpreh ai.
Putin u takua pasdite edhe me ministrin e Mbrojtjes, Andrej Belousov, drejtorin e FSB-së Aleksandr Bortnikov, sekretarin e Këshillit të Sigurimit, Sergei Shoigu dhe shefin e shtabit, Valerij Gerasimov. Gerasimov mori pjesë në takim përmes video-konferencës, “nga një nga pikat e kontrollit operacional”.

Dhe ai shtoi: “Veprimet e njësive që mbulojnë kufirin shtetëror së bashku me rojet kufitare dhe njësitë e përforcimit, sulmet ajrore të forcave raketore dhe zjarri i artilerisë, ndaluan përparimin e armikut në thellësi”.
Nga mijëra ushtarë të përfshirë në inkursion, sipas deklaratave të Gerasimov, afërsisht një e treta ra gjatë ofensivës.

“Si rezultat i veprimeve të ushtrisë ruse, armiku humbi 315 njerëz, nga të cilët të paktën njëqind u vranë dhe 215 u plagosën – raportoi Gerasimov – u shkatërruan 54 automjete të blinduara, duke përfshirë shtatë tanke”.
Megjithatë, ai nuk dha të dhëna për ndonjë humbje nga forcat e mbrojtjes të dislokuara nga Rusia. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Shëndetësisë, bombardimi që shoqëroi sulmin nga forcat tokësore shkaktoi të paktën 5 të vdekur dhe 31 të plagosur. Mes viktimave janë edhe gjashtë fëmijë, të cilët do të priten në spitalet e kryeqytetit.

Në mbrëmje kanalet e ashtuquajtura Telegram “Z” përhapën lajmin e pakonfirmuar për vdekjen e gazetarit të televizionit shtetëror “Vgtrk”, Evgeniij Poddubny.

“Forcat ukrainase kryen sulme të synuara kundër manastireve dhe kishave në rajonin e Kurskut”, tha Patriarku Kirill.
Të gjitha këto “krime”, komentoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakarova, ndodhin në sfondin e “heshtjes cinike” të Perëndimit, e cila përforcon “ndjesinë e mosndëshkimit” të Kievit. Komisioni Hetimor ka hapur një rast për sulmin ndaj civilëve. Rasti, sqaroi zëdhënësja Svetlana Petrenko, do të trajtohet si një rast sulmi terrorist dhe sulmi kundër oficerëve të zbatimit të ligjit.

Numri i ushtarëve dhe luftëtarëve ukrainas që hynë në rajonin e Kurskut, i vlerësuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe disa kanale Telegram pro-qeveritare, është rreth një mijë. Megjithatë, disa mijëra civilë janë larguar nga zona në 24 orët e fundit. Kjo u raportua nga guvernatori i përkohshëm i rajonit të Kurskut, Alexei Smirnov, i cili zhvilloi konsultime me kreun e shtetit natën midis 6 dhe 7 gusht.

“Më shumë se 200 njerëz u nxorën nga zona e bombardimeve me autobusë”, tha Smirnov. Të tjerët u larguan nga zona “me mjete personale”.
Gjatë natës u krijuan qendra pritjeje të përkohshme me rreth 2.5 mijë vende, të pajisura me ujë, ushqim, ilaçe dhe nevoja elementare. Mjekët dhe ndihmësmjekët nga Moska dhe Shën Petersburg po udhëtojnë në rajon.