Gazetarja Lala: Çopjat investuan 200 mln euro në Dubai. Një figurë ‘qendrore’ u pastron paratë në Shqipëri

Gazetarja Klodiana Lala ka analizuar aksionin e SPAK, të koduar “Plumbi i artë 2”, i cili zbërtheu grupi kriminal të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja.

Në fjalën e saj në “Çim Peka Live”, Klodiana Lala u shpreh se aksioni i kishte dhënë një goditje të fortë, një prej organizatave kriminale më me ndikim në Shqipëri.

Ndër të tjera në fjalën e saj, Lala foli edhe për një “figurë qendrore” që u pastronte paratë në Shqipëri dy vëllezërve nga Elbasani. Por nuk përmendi emra.

Klodiana Lala: “Për krimin e organizuar SPAK ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm. Kam bërë dy emisione për vëllezërit Çopja. Franc dhe Hajdar Çopja konsiderohen sot për sot dy nga personat më të rëndësishëm të krimit të organizuar. Grupi Alibej dhe Çopja janë dy grupimet më të ashpra dhe më të rrezikshme që kanë vepruar në Elbasan.

Për çfarë arsye?

Masakra e Bradasheshit ku u vra Endrit Alibej ishte një masakër e ashpër dhe problematike. Kur e kam nxjerrë faktin për herë të parë që ishte rrahur një roje në Britaninë e Madhe, ishte masakruar, ka pasur një sulm frontal ndaj meje nga të dy grupimet. Erion Alibej për vrasjen e të vëllait urdhëroi gjithë spastrimin e grupit kundërshtar dhe bëri të paktën 6-7 vrasje. Nga ana tjetër Çopjat mendohet se në Dubai kanë investuar 200 milionë euro. Vetëm në Shqipëri u kapën 1 mln euro cash. Në Shqipëri kanë hyrje në të gjitha fushat e shoqërisë. Belgët kanë qenë të interesuar…kur kërkuan ekstradimin e Franc Çopjas, kanë bërë një marrëveshje sepse e deshëm me çdo kusht. Sepse kanë një figurë shumë qendrore që pastron paratë në Shqipëri, faktet do të dalin ditë pas dite”.

Si asnjëherë më parë, ‘gardiani’ i portës së Partizanit Alban Hoxha, publikon foton e rrallë me të birin

Gardiani i portës së “Demave të kuq” të Partizanit Alban Hoxha bën pjesë tea ta personazhe që nuk janë aktivë në rrjetet sociale.

Hoxha i cili është në një marëdhënie me këngëtaren Çiljeta Xhilaga sëfundmi ka nisur të jetë prezent me pastime.

Këtë të premte Albani në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një foto me të birin e tij Beko të cilin e ka fryt nga martesa me ish-gruan e ndjerë e cila prej vitesh ka ndërruar jetë.

Pamje të rënda! Publikohet momenti i dh*nimit të Medi Isenit nga Noizy dhe grupi i tij (Video)

Ky është momenti kur dhunohet personazhi i njohur i rrjeteve sociale Muhamet Iseni, i njohur ndryshe dhe si Med Iseni.

Ai është rrahur barbarisht në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme nga tetë persona.

Ai ka qenë i shoqëruar nga kunati i tij, i cili gjithashtu ka përfunduar në spital i gjakosur.

Video u publikua fillimisht nga Stresi, e më pas Medi ndau të plotën duke shkruar:

‘Ky është Arkimed Lushaj, edhe video mka bo djali i Sali Lushës t’besës.

10 veta kjo osht pa besija po mirë mirë fituat’.

Medi Iseni e akuzon Stresi pas dhunës ndaj tij se e kishte prerë në besë në ambientet e klubit, duke e mbyllur në prapaskenë, teksa aty hynë disa persona të cilët e dhunuan.

I akuzuar për përfshirjen në ngjarje është edhe reperi tjetër shqiptar, Rigels Rajku i njohur si “Noizy”.

Shiko videon:

Video Player

Rikthehen reshjet e shiut? Ja si do të jete fundjava e parë e gushtit

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mbizotërim të motit të kthjellët, por nuk do të mungojnë alternime të herëpasherëshme vranësirash.

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët veri dhe lindje të terriorit, gjatë ditës së Shtunë.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-verilindje 3-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 7-14m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-4ballë.

Temperaturat më të larta këtë fundjavë do t’i përjetojë Berati, Durrësi dhe Elbasani.

Po raportonte për situatën e zjarreve, gazetares i ndodh e papritura, ja momenti kur… (Video)

Gazetarja e televizionit kroat RTL ishte duke reportuar nga Dalmacia për situatën e zjarreve në vend. Por në një moment teksa ajo po qëndronte në këmbë dhe fliste para kamerës, ka përfunduar e lagur nga koka te këmbët.

Më saktësisht, teksa ajo ishte duke qëndruar në rrugë e rrethuar nga tymi i dendur dhe duke u përpjekur të raportonte për zjarret, mbi të fluturoi një aeroplan që derdhi ujë drejt zjarreve, por përfundoi duke lagur edhe reporteren. Në përshkrimin e videos shkruhet:

Raportimi në situata emergjente ndonjëherë mund të përfundojë kështu!

Kujtojmë se pas zjarrfikësve të vendosur në stacionet e zjarrfikësve në zonën e Dalmacisë, qëndron një tjetër ditë e vështirë dhe ende nuk janë shuar dy zjarre të mëdha, ai në Tuçepi dhe në Vrsine pranë Trogirit. Në Tuçepi, 306 zjarrfikës me 77 automjete janë përpjekur që nga mbrëma e së martës për të shuar zjarrin në një zonë të hapur, i cili u transportua nga era dhe përfshiu Parkun Natyror Biokovo dhe arriti në Podgora, ku banorët u transferuan nga shtëpitë e tyre në shkollë. Deri më tani në atë zonë janë djegur rreth 400 hektarë bimësi dhe pyje me pisha.

Zbulohen dokumentet/ Ivi Kaso dhe gruaja e Fullanit legalizuan ish-restorant ‘Berlinin’ në Bllok, dy vite pasi ishte prishur

Anëtarja e Gjykatës se Lartë, Arjana Fullani dhe sekretari për çështjet ligjore në PD, njëkohësisht, njëkohësisht ish- inspektori antikorrupsion i ish-kryeministrit Sali Berisha, dyshohet se janë përfshirë në përfitimin e një prone në mënyrë të dyshimtë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Anëtarja e Gjykatës se Lartë, Arjana Fullani dhe sekretari për çështjet ligjore në PD, njëkohësisht, njëkohësisht ish- inspektori antikorrupsion i ish-kryeministrit Sali Berisha, dyshohet se janë përfshirë në përfitimin e një prone në mënyrë të dyshimtë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Ndërtesa, e cila ishte e paligjshme, u prish nga Policia Bashkiake e Tiranës në vitin 2010, ndërsa përfituesit e kësaj sipërfaqe toke, afërsisht 200 metra katror, e kanë legalizuar atë sikur të ishte ndërtesë në bazë të një vetëdeklarimi në Drejtorinë e ALUIZNI-t në shkurt të vitit 2013, afërsisht 2 vjet pasi ndërtesa nuk ekzistonte.

Sipas origjinës së pronës së përfituar, në vendin ku më parë ka qenë restorant “Berlini”, është legalizuar një sipërfaqe ndërtimi 200 metra katror, për shkak të supozimit se ka ekzistuar një ndërtesë 190 metra katrorë.

Pas kësaj, në Hipotekë shfaqet si pronare jo personi që ka vetëdeklaruar legalizimin, por Arjana Fullani, Ivi Kaso dhe një qytetare tjetër, jo person publik. Të tre poseduesit e rinj të pronës kanë bërë bashkimin e pasurisë dhe rezultojnë pronarë të saj.

Vetëdeklarimi për legalizim në mënyrë të paligjshme, është bërë nën garancitë e një personi që mbulonte zyrën antikorrupsion të Berishës, dhe një gjykatëseje të Gjykatës së Lartë. Edhe hipotekimi është bërë në kohë rekord.

Nga Vlora në Sarandë, revista prestigjioze i dedikon artikull plazheve të virgjëra shqiptare

Revista e njohur prestigjioze CN Traveler ka bërë një artikull duke reklamuar plazhet e virgjëra shqiptare.

Vendi mesdhetar që deri para pak vitesh sfumohej nga fqinjët e saj Kroacia dhe Greqia, tanimë po del në dritë dhe fjala po përhapet shpejt për bukuritë e saj, shkruan në artikullin e saj media e njohur amerikane e specializuar në ofrimin e këshillave turistike për miliona lexuesit e saj.

CN e tregon Shqipërinë si një destinacion ku mund të gjesh gjithçka, por mbi të gjitha plazhe të mrekullueshme dhe jo të mbipopulluara thotë prestigjiozja, për një romancë vere të paharrueshme.

Në artikull përmenden disa prej gjireve dhe plazheve më të paprekura nga dora e njeriut ku listën e kryeson gjiri i gramës në Vlorë, dhe më pas duke shkuar më poshtë rivierës së jugut me Dhërmiun, Drimadhën, Llamanin, Himarën, Sarandën dhe ishujt e Ksamilit. Borshi dhe plazhi i Qeparoit përmenden si ato që ofrojnë një natyrë të egër me pemët e ullirit që rriten në mënyrë spontane në shtëpitë e banorëve, ndërsa për më shumë privatësi, CN Travelere rekomandon edhe plazhin e Gjilekës.

Listës nuk i ka shpëtuar edhe Durrësi, ku revista prestigjioze shprehet se turistët do mund të gjejnë përveç disa vendeve të njohura romake, si amfiteatri, banjat dhe një ujësjellës antik, ai është i bekuar me një shtrirje plazhi rreth 12 kilometra të gjatë që garanton gjetjen një shezlong ku mund të vendosni peshqirin tuaj.

https://top-channel.tv/video/top-channel-nga-vlora-ne-sarande-revista-prestigjioze-artikull-per-plazhet-e-virgjera-shqiptare/embed/#?secret=Xyfdda71b4

“Fjalorin banaI ma mësonte babai, një pjese nuk ia dija kuptimin”- Zbardhet dëshmia e 10-vjeçarit që u detyrua të dilte në TikTok nën kërc. ënimin  nga i ati dhe gjyshja

“Babai më kërcënonte gjatë gjithë kohës me thikë që të shfaqesha në rrjetet sociale”, kështu ka deklaruar 10-vjeçari me iniciale A. K., videot e të cilit duke ofenduar me fjalor banal u bënë virale në TikTok, ndërsa në pranga u vendosën gjyshja e tij, Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku, pasi akuzohen për “Keqtrajtim i të miturit”.

Njoftimi i Prokurorisë

Detyruan të miturin të bëjë video për rrjetet sociale me fjalor banal, Prokuroria e Beratit dërgon në gjyq babain dhe gjyshen

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim shtetasit A.K., dhe N.R. për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”.

Nga hetimet e kryera nga ana e Prokurorisë në kuadër të procedimit penal nr.760/2023, u provua se shtetasit në fjalë kanë keqtrajtuar të miturin 10-vjeçar, i cili është djali dhe nipi i të pandehurve, duke e nxjerrë në rrjetin social “Tiktok” dhe duke përdorur fjalor banal.

Si pasojë e ngjarjeve traumatike, prokuroria vlerësoi se të pandehurit kanë ndikuar në cilësinë e jetës së të miturit duke mos e lejuar të ketë një qetësi shpirtërore, të ndihet i pambrojtur dhe i bullizuar, duke pasur frikëra të vazhdueshme.

Të pandehurit kanë detyruar shtetasin e mitur A. K., të bëjë video dhe të dalë në rrjetin social “Tiktok” duke përdorur fjalë banale dhe fyese tepër të rënda edhe për persona të rritur jo më për moshën që ka viktima e veprës penale, duke e rënduar emocionalisht këtë të fundit me anë të kërcënimeve të bëra nga dy të pandehurit. Nga administrimi i pamjeve filmike shfaqen video, ku djali i mitur ka përdorur sjellje dhe fjalor të papërshtatshëm i nxitur nga të pandehurit babai dhe gjyshja.

Shtetasi A.K. ka deklaruar se shpesh herë ka pasur kërcënime fizike dhe psikologjike kur dilte në “Tik Tok” dhe babai i tij e kërcënonte gjatë gjithë kohës me thikë që ai të shfaqej në rrjetet sociale edhe pse ai shprehej se nuk kishte dëshirë edhe një pjesë të fjalorit që ai përdorte në këtë rrjet nuk ja dinte kuptimin dhe deklaron se e mësonte babai në prezencë të gjyshes. Dhënia e thikës të miturit me gjatësi 25 cm duke ushtruar dhunë psikologjike të vazhdueshme, duke e ofenduar në vazhdimësi dhe në mënyrë të përsëritur me një fjalor shumë të rëndë ndaj tij dhe nënës së tij si dhe me goditje fizike kanë shkaktuar pasoja tek i mituri.

Prokuroria vlerësoi se dhënia e purove dhe pjeve alkoolike fëmijës së mitur nga dy të pandehurit, qartësisht rezulton se ndaj tij është ushtruar keqtrajtim fizik dhe psikologjik dhe është detyruar për të kryer veprime që dëmtojnë zhvillimin e tij mendor dhe fizik.

Sa më sipër, u arrit në përfundimin se ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës për faktin penal të “Keqtrajtimi i të miturit” e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 124/b/2 dhe 25 i Kodit Penal.

E dhi mbshme/ Pas babait, ndërron je të edhe 20-vjeçari Jetart Berisha

Ditën e sotme, ka ndërruar jetë Jetart Berisha, viktima e dytë e tentimvrasjes së para disa muajve në Pejë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Ka vdekur edhe viktima e dytë e plagosjes para disa muajsh që ka ndodhur në Pejë. Prokurori i shtetit ka lëshuar urdhër për obduktimin e viktimës”, tha Nikçi.

Kujtojmë se në qershor, ndërroi jetë edhe babai i Jetart Berishës, Jeton Berisha.

Tre persona u plagosën me 22 maj në qendër të Pejës, pas një mosmarrëveshje.

Të plagosur kishin mbetur Jeton Berisha dhe dy djemtë e tij Jetnisi dhe Jetarti. Babai Jetoni dhe djali Jetarti, kanë ndërruar jetë.

I dyshuar për këtë rast është Agron Gashi, të cilit Gjykata Themelore e Pejës, më 24 maj ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Ironia e Agron Llakaj për “B oom-in turistik”:Kush ka para, shkon tall b*thën në Dhërmi

Rritja e çmimeve në bregdetet shqiptare e sidomos në jug të vendit, ka tërhequr vëmendjen e aktorit Agron Llakaj.Ai ka ironizuar lajmet propagandeske pro qeverisë që flasin për “boom” turistik, ndërkohë që pamjet që qarkullojnë në rrjet nga terreni flasin të kundërtën.

Teksa shtron pyetjen se çfarë do të thotë “boom” turistik, Llakaj në një postim në rrjetet sociale tregon dy kategori të njerëzve: ata që kanë mundësi të shkojnë e të pushojnë ku të duan dhe të tjerë që përballen çdo ditë me luftën për të mbijetuar.“Çfarë domethënë boom turistik? “Kush ka para me bollëk, shkon tall bythën në Dhërmi. Kush s’ka asgjë në trastë, luan bythën në shtëpi”, shkruan aktori duke ironizuar situatën në vend.