Ρësoi he morr@gji në t ru pasi u dh* nua nga burri, hu. mb jetën e reja

Një grua me inicialet M.Zh., nga Gushterica e Poshtme e komunës së Graçanicës, ka ndërruar jetë më 2 gusht në Qendrën Spitalore Klinike në Prishtinë, pasi burri i saj e kishte rrahur duke i shkaktuar lëndime të rënda. Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë drejtori i Qendrës Emergjente në Prishtinë, Naser Syla.

“Fatkeqësisht, ajo ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Ajo kishte një hemorragji në tru nga lëndimet e rënda, dhe ne nuk mundëm ta operonim në atë gjendje. Ajo ishte në makineri 24 orë në ditë”, tha Syla. M.Zh., e lindur më 1983, ishte transferuar në Prishtinë nga Qendra Spitalore Klinike në Graçanicë, ku u pranua në gjendje të rëndë mbrëmjen e 31 korrikut. Policia e Kosovës ka konfirmuar se bashkëshorti i saj me iniciale D.Zh. është ndaluar dhe se ka nisur hetimet për këtë rast. Aktivistja për të drejtat e grave dhe drejtoreshë e organizatës joqeveritare “Pravo na pravo” nga Graçanica , Milica Stojanoviq, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tregon se institucionet kanë dështuar sërish kur është fjala për dhunën ndaj grave.

“Ky përfundim tragjik ka ardhur pikërisht sepse institucionet nuk janë marrë sa duhet me këtë problem. Më e keqja është se institucionet ende heshtin. Policia është përgjigjur me kohë, njeriu është dërguar në mbajtje, por varet edhe nga institucionet tjera se çfarë do të ndodhë”, tha Stojanoviq. Ajo tha se janë institucionet vendore ato që duhet të punojnë për fuqizimin e grave për të denoncuar në kohë dhunuesin dhe se institucionet e drejtësisë duhet të vendosin dënime më të rrepta për dhunuesit.

“Që të mos lirohen dhunuesit me gjobë, dhunuesi nuk duhet të lirohet asnjëherë 24 apo 48 orë pas ushtrimit të dhunës”, nënvizon ajo dhe shton se në raste të tilla duhet të reagojë edhe shoqëria, sepse dhuna nuk është kurrë “çështje private”.

Si qëndron e vërteta e sherrit mes Noizyt e Medit? Ja kush tjetër fshihet pas kësaj

Ditën e djeshme u raportua për një sherr masiv mes reperit Noizy dhe një figure të njohur TikToku në Sancy Club në Pejë edhe pse këta të fundit deklaruan se sherri kishte ndodhur jashtë ambientit të tyre.

Në grupin e Noizyt duket se i përfshirë ka qenë edhe reperi Stresi. Fillimisht erdhi një reagim nga Med Iseni, personi i cili u dhunua nga grupi i Noiyzt, ku u shpreh nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it se:
“E vërteta është që më kanë prerë në besë. Ja biseda shikojeni vet! Isha vet i dyti kurse ata mbi 8 veta të përgatitur me armë“,- shkruan ai. Pa kësaj erdhi një reagim nga Stresi.

Ai ka reaguar me një postim në InstaStory, ku thotë se prej vitesh ia kanë sharë familjen në mënyrën më të shëmtuar.

“Ju kam pre në besë, unë juve apo ju mua? Ju kam mbajtur në shtëpi të gjithëve dhe keni vite që na shani familjet në mënyrën më të shpifur për famë TikTok-u që vetëm një burrë nuk shan ashtu.

Atëherë më keni pre ju mua, jo unë juve. Ne e kemi parë ngjarjen por as unë as ai nuk të ka prekur me dorë dhe këtë e keni të vërtetuar.

Nipat janë rritur, nuk duruan eskaloi situata sepse ju keni sharë gjithë Kosovën e Shqipërinë.

Dhe mos doni me ju prit me duartrokitje? Ncncncncn shërim të shpejt mos e merr me stres. Unë do bëj çdo lojë me arrit te ai që më preku familjen, ç’lidhje ka besa këtu idiota.”

Por nuk përfundon me kaq… Një reagim i dytë ka ardhur përsëri nga Medi i cili shfaq një pjesë së bisedës së tij të bërë me Stresin në What’s app:

Stresi e ‘preu në besë’? Dalin FOTOT  e rra hjes Β RUTALE të Medi Isenit nga grupi i Noizyt!

Noizy bashkë me grupin e tij është përfshirë në një sherr masiv në diskotekën “Sancy” në Pejë të Kosovës, ku rrahën brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në rrjetin social TikTok si “Medi” dhe një familjar të tij, Bekim Hardergjonajn.

Medi Iseni dyshohet se u pre në besë nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.

Pasi Medi Iseni dhe shoku i tij u futën në një dhomë, aty ata u përballën me Noizyn dhe 7 persona të tjerë të grupit të tij, duke u dhunuar me doreza hekuri dhe sende të forta.

Pas ngjarjes ata u dërguan me urgjencë në spital, teksa media kosovare “Gazeta Sinjali” ka publikuar pamjet e Medi Isenit dhe Bekim Hadergjonajt, ku ata shihen me plagë të shumta në kokë dhe trup, si dhe të mbuluar në gjak.

VëIIanë ja v* anë me 27 th ika/ Arrestohet motra e Regis Runajt, zbardhet arsyeja

Prokuroria e Posaçme anti-Korrupsion arriti që të zbardhte gjashtë vrasje dhe atentate në Elbasan, Peqin dhe Rrogozhinë. Në shënjestër ishin vëllezërit Çopja, që dyshohet se janë njëri në Belgjikë dhe tjetri në Dubai.

Mes 33 personave që SPAK kërkoi arrestimin gjatë operacionin “Plumbi i artë 2”, duke caktuar masën e sigurisë “arrest në burg dhe “arrest shtëpie”, është dhe një sekretare gjyqësore e quajtur, Denada Toda alias Runaj për nxjerre të sekretit hetimor.

Ajo është motra e të ndjerit Regis Runaj, i cili në 29 korrik 2020 u masakrua me rreth 27 goditje thike, nga Euglen Halili, i cili kishte marrë urdhër nga Xhuljano Hoxha dhe Erjon Alibej për vrasjen e Runajt në qytetin e Elbasanit.

Syri.net shkruan se ajo ka shërbyer për më shumë se 10 vite si sekretare gjyqësore në gjykatën e Tiranës dhe atë të Elbasanit, duke punuar si sekretare pranë gjyqtares Pajtime Fetahu. Por prej disa kohësh ajo është larguar me dorëheqje nga gjykata e Elbasanit, duke u vendosur në Itali.

“Lekët nuk iu kthehen më”/ Moderatori i njohur paralajmëron qytetarët: Mos u mashtroni nga kjo faqe(Video)

Një prej gazetarëve dhe moderatorëve më të zëshëm në vendin tonë, Blendi Salaj, ka ngritur alarmin mëngjesin e sotëm duke u bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos bien pre e mashtrimit në një faqe interneti e quajtur “Nearest Edge”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, Salaj bën me dije se personat të cilët qëndrojnë mbrapa kësaj faqe kanë përdorur identitetin e tij si dhe të Edi Manushit me qëllim për të bindur qytetarët që të investojnë online.

Gazetari siguron ndjekësit e tij që ai dhe Manushi nuk e kanë bërë asnjëherë bisedën që është afishuar në këtë faqe duke u bërë thirrje që të mos investojnë lekët e tyre në këtë faqe pasi nuk do i marrin mbrapsht sërish.

“Kujdes nga mashtrimet. Më kanë njoftuar sot se ekziston një faqe interneti “Nearest Edge” ku gjoja mund të investosh me shumë përfitim. Është e gjitha një mashtrim. Faqja, që imiton faqen Ëeb të Top-Channel citon një gjoja-intervistë midis meje dhe Edi Manushit ku ne tregojmë sesi të bësh para përmes këtyre investimeve online. Është e gjitha mashtrim. S’e kemi bërë kurrë atë bisedë, s’kemi asnjë lidhje me këtë kurth, as ne, as Topi. Jam i bindur se kush fut lekë atje nuk ka për t’i parë më. Mos u gënjeni. Ndajeni postimin ju lutem, të mos lejojmë që të njohurit tanë të bien pre”, shkruan Blendi Salaj.

https://www.instagram.com/p/C-KDsfEo5Z3/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fleket-nuk-iu-kthehen-me-moderatori-i-njohur-paralajmeron-qytetaret-mos-u-mashtroni-nga-kjo-faqevideo%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A592%2C%22ls%22%3A278%2C%22le%22%3A474%7D

“Unë kam ngrënë bukë me Medin”, Noizy i r rahu shokun, Kozaku “ha kmerret” ndaj reperit

Një sherr u raportua ditën e djeshme nëpër media ku sipas asaj që u tha Noizy së bashku me 7 persona të tjerë dhunuan brutalisht me doreza hekuri brenda një klubi nate në Pejë, Medi Isenin dhe Bekim Hadërgjonajn.

Medi Iseni, njihet edhe si shoku i ngushtë i Kozakut, një personazh mjaft i njohur për të rinjtë në rrjetin social TikTok.

Lidhur me këtë ngjarje së fundmi ka ardhur edhe reagimi i Kozakut. Përmes një video live në rrjetin e tij social, “TikTok”, ai shprehet se i vjen keq për Medin dhe se pas kësaj ngjarje ka fshirë foton që ka pasur me Noizyn si shenjë “hakmarrje” kjo për dhunën që reperi ushtroi ndaj mikut të tij me të cilin ashtu si dhe Kozaku thotë ka ndarë bukën.

“E hoqa se unë kam ngrenë bukë me Medin. Sido që të jetë ai. E hoqa sepse u ndjeva keq kur e pashë Medin. Ç’punë kam unë me Noizyn, Noizy ka problemet e veta unë kam problemet e mija. Unë mendova se i kanë gjuajtur, por kur e kam parë më ka ardhur keq”, tha ai.

Gazetarja Lala: Ahmetaj mund t’i japë fund karrierës Rama-Veliaj! E shkërmoq brenda nate këtë qeverisje të korruptuar

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, ka komentuar intervistën e dytë të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Sipas gazetares, Ahmetaj është njeriu që sot për sot është i vetmi që mund t’i japë fund karrierës politike jo vetëm të kryeministrit Edi Rama por edhe kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe shumë figurave të larta politike në PS.

‘Do kisha dashur si gazetare që Arben Ahmetaj të fliste vetëm një herë dhe të ishte shterues i qartë dhe konkret. Ka dhënë shumë indicie të cilat kanë nevojë për tu hetuar dhe përkthyer në dosje hetimore. Arben Ahmetaj sot ka edhe gurin edhe arrën dhe duke pasur edhe gurin edhe arrën ka në dorë për ta shkërmoqur brenda nate këtë qeverisje të korruptuar’, u shpreh Lala.

Lala: Arben Ahmetaj është njeriu që sot për sot është i vetmi që mund t’i japë fund karrierës politike jo vetëm të kryeministrit Edi Rama por edhe kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe shumë figurave të larta politike në PS.

Do kisha dashur si gazetare që Arben Ahmetaj të fliste vetëm një herë dhe të ishte shterues i qartë dhe konkret. Ka dhënë shumë indicie të cilat kanë nevojë për tu hetuar dhe përkthyer në dosje hetimore.

Arben Ahmetaj sot ka edhe gurin edhe arrën dhe duke pasur edhe gurin edhe arrën ka në dorë për ta shkërmoqur brenda nate këtë qeverisje të korruptuar.

Jam krejtësisht e ftohtë nga ajo që përfaqëson Arben Ahmetaj.

“Unë dhe njeriu më i bukur në botë”, Fjoralba Ponari poston foton e rrallë me motrën e vogël

Fjoralba Ponari është treguar shumë e rezervuar për jetën e saj private dhe rrallë poston foto me familjarë.

Por e dinit që moderatorja ka një motër? Dhe të talentuar?

Ajo quhet Jehona dhe është këngëtare. Fjoralba ka publikuar dy foto me të ndërsa ka shkruar: “Une dhe njeriu me i bukur ne bote, ime moter”.

Komplimentet kanë qenë të shumta me fansat që mendojnë se ato janë njëra më e bukur se tjetra.

https://www.instagram.com/p/C-IedyytROn/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fune-dhe-njeriu-me-i-bukur-ne-bote-fjoralba-ponari-poston-foton-e-rralle-me-motren-e-vogel%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A705%2C%22ls%22%3A306%2C%22le%22%3A587%7D

E kishin marrë me qira 200 mijë euro në javë, turistët fundosin jahtin super luksoz (Video)

Një megajaht luksoz 47 metra i gjatë, i quajtur “Ethos”, u fundos në brigjet e Qefalonisë, në gjirin e Paleokaravos, në Greqi. Fatmirësisht njerëzit që ishin në jaht u evakuuan të gjithë.

Sipas asaj që është rikonstruktuar, duket se pakujdesia e ekuipazhit e ka fundosur pjesërisht jahtin.

Në rrjetet sociale, disa përdorues kanë publikuar video të episodit ku dallohet jahti gjysmë i fundosur teksa po lundronte drejt ishullit të vogël të Itakës.

Siç raportojnë mediat lokale, duket se një nga anëtarët e ekuipazhit ka lënë të hapur një derë anësore të anijes dhe nuk ka mundur ta mbyllë në kohë.

Kur jahti luksoz filloi të mbushej me ujë, në bord ishin pesë turistë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit. Fatmirësisht të gjithë personat e pranishëm në momentin e aksidentit janë evakuuar edhe falë ndihmës së një varke private aty pranë.

Anija vlerësohet në 19 milionë euro dhe i ishte nënshtruar një rinovimi të plotë vetëm disa muaj më parë. Marrja me qira e jahtit “Ethos”, e cila mund të strehojë 12 persona në bord kushton 213 mijë euro në javë.

Ndërron jetë Prof. Dr. Mevlan Kabo, themeluesi i Gjeografisë shqiptare

Prof. Mevlan Kabo është një ndër përfaqësuesit e denjë të plejadës së gjeografëve, që hodhën bazat e arsimit dhe të shkencës gjeografike shqiptare, për të cilat ish-studentët, kolegët e tij dhe breza të tërë mësuesish dhe gjeografësh i janë mirënjohës.

Kontributi i tij i madh u shtri në shumë fusha: pedagogjike, shkencore, drejtuese dhe publicistike: drejtues i suksesshëm i sektori në Institutin e Studimeve e Botimeve Shkollore dhe enciklopedike; drejtues i insitucioneve universitare (pedagog i gjeografisë dhe përgjegjës i katedrës së Gjeografisë, zv.dekan i Fakultetit të Historisë e Filologjisë në Universitetit të Tiranës); drejtues i institucioneve shkencore (drejtor i Qendrës së Studimeve Gjeografike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë; drejtues kryeredaktor dhe autor i veprës monumentale kombëtare Gjeografia fizike e Shqipërisë, botim i Akademisë së Shkencave (1991); drejtues e redaktor shkencor i gjeografisë në Redaksinë e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (1985 dhe 2008). Kontributi pedagogjik dhe shkencor i prof. Kabos u shtri edhe në Kosovë, ku vendosi themelet e bashkëpunimit shkencor me Universitetin e Prishtinës. Kudo ku ka punuar prof. Kabo u dallua për korrektesë, drejtësi, aftësi drejtuese, mendim novator dhe kulturë të gjerë shkencore gjeografike.

Profesor Kabua është autor dhe bashkëautor, në vepra të mëdha kombëtare, monografi, studime, artikuj studimorë, referime në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, harta, libra shkollorë për arsimin parauniversitar dhe universitar etj. Me formimin solid gjeografik dhe informacionin e gjerë dhe shumë të pasura gjeografik ai ishte një enciklopedi për gjeografinë e Shqipërisë.

Me ndërrimin e jetës së prof. Kabos familja humbi njeriun e dashur, arsimi dhe shkenca gjeografike shqiptare humbën pedagogun e talentuar, studiuesin dhe themeluesin e studimeve gjeografike shqiptare.