Boksierja e Algjerisë, Imane Khelif është në qendër të vëmendjes për shkak të pjesëmarrjes së saj në Lojërat Olimpike të Parisit
Ajo është vënë nën sulm pasi mposhti boksierin italiane Angela Carini, teksa personazhe të njohur si Elon Musk apo shkrimtarja J. K. Roëling e kanë dënuar pjesëmarrjen e saj në boksin për femra.
Shumë besojnë se Imane Khelif është një mashkull që ka tranzituar dhe identifikohet si femër, megjithatë lidhur me të shkuarën e Khelif ka shumë të paqarta.
Ajo cilësohet si “biologjikisht mashkull” për shkak të disa testeve biokimike që çuan në skualifikimin e saj nga Organizata Botërore e Boksit në vitin 2023, pavarësisht se një vit më parë, në 2022 ajo ishte shpallur fituese.
Megjithatë, lloji i testeve që janë kryer dhe rezultatet nuk janë bërë publike për shkak të kofidencialitetit të personit në fjalë. Në atë kohë u tha se ajo kishte rezultuar me nivele të larta testosteroni.
Megjithatë, kjo ka bërë që shumë të spekulojnë se Imane Khelif ka rezultuar me kromozome XY që e bëjnë atë biologjikisht mashkull.
Imane Khelif
Por të shumtë janë algjerianët që thonë se Imane Khelif nuk ka qenë kurrë mashkull, por ka lindur femër dhe si e tillë është identifikuar gjatë gjithë jetës së saj.
Ata pretendojnë se Khelif ka hiperandrogjenizëm, një gjendje që shkakton prezencë të lartë të testosteronit dhe hormoneve të tjera mashkullore te femrat. Pretendimet i mbështesin duke theksuar se Algjeria është një ndër shtetet që i ka shpallur transgjinorët dhe tranzitimin në gjini tjetër të paligjshme që prej vitit 1966.
Në rrjetet sociale janë shpërndarë disa foto të Khelif kur ishte fëmijë, por mbeten ende të pakonfirmuara nëse bëhet fjalë për të.
Edhe boksierja e Tajvanit Lin Yu-Ting që garon në këto lojëra olimpike është përfshirë në të njëjtin skandal.
Në mars 2023, Yu-Ting dështoi në një test seksual dhe iu hoq një medalje bronzi nga Kampionati Botëror i Boksit të Grave, nga Shoqata Ndërkombëtare e Boksit (IBA) dhe iu dha bullgares Svetlana Staneva.
Aksident në rrugën Ioniane në zonën Agrinio për një familje shqiptare me banim në Athinë prej shumë vitesh.
Nga aksidenti ka humbur jetën Ana Prifka, ndërsa në spital, jashtë rrezikut për jetën janë vajza e saj 22 vjeçare, Karolina Prifka dhe bashkëshorti që ishte dhe shofer, Vasil Prifka.
Në vendin e aksidentit sot në 11.30 u gjendën menjëherë 8 zjarrfikës dhe 4 ambulanca.
Dje në media u raportua për një përleshje mes dy grupeve në Sancy Club në Pejë, e cila përfshinte edhe reperin e njohur Noizy.
Në përgjigje të këtyre raportimeve, një reagim ka ardhur dhe nga menaxherët e klubit.
Në një intervistë për ata sqaruan se incidenti i përmendur ka ndodhur jashtë ambientit të klubit dhe nuk ka asnjë lidhje me aktivitetet brenda tij.
Ata theksuan se: “Sancy Club ka përcjellë me shqetësim raportimin e bërë në disa media, ku shkruhet mbi një incident të një artisti në ambientet e diskotekës sonë. Duke qenë se i detyrohemi publikut, dëshirojmë të sqarojmë se rasti i përleshjes mes personave të raportuar në media ka ndodhur jashtë ambientit të Sancy Club në Pejë dhe jo brenda diskotekës. Ne sigurojmë të gjithë mysafirët tanë se siguria brenda Sancy Club është 100% e garantuar, ashtu si në çdo mbrëmje tjetër”.
Menaxheri theksoi se Sancy Club nuk merr përgjegjësi për ngjarjet që ndodhin jashtë ambienteve të tij, pasi ato janë jashtë kompetencave të sigurisë së klubit. Hetimet për rastin kanë nisur nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.
“Është inicuar rast për këtë çështje. Policia është në fazën e grumbullimit të provave. Jemi në pritje për gjeturat e Policisë. Prokurori i shtetit, pasi të marrë gjeturat e Policisë, do veprojë në përputhje me dispozitat ligjore”, tha Nikçi. Ky incident, ndonëse i ndodhur jashtë Sancy Club, ka ngritur shqetësime në lidhje me sigurinë në ambiente të ngjashme dhe thekson rëndësinë e mbajtjes së një mjedisi të sigurt për të gjithë vizitorët.
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka reaguar po ashtu pas publikimit të incidentit në Aeroportin e Shkupit ku u përfshi presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se sot rreth orës 10:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, teksa presidentja Vjosa Osmani po kalonte kontrollin kufitar, në momentin kur iu kërkua që të kalonte celularin në skaner, një person nga sigurimi i saj është larguar nga punonjësja e TAV-së, me qëllim që ajo të kalonte pa telefon të skanuar dhe bagazh dore.
“Por më pas bagazhi u kthye dhe kaloi përmes një skaneri. Pas gjysmë ore erdhi një person nga sigurimi i kryetarit të Kuvendit Gashi (polic) me dy persona të tjerë (polic) dhe filluan të kërcënojnë punëtorët e TAV-së dhe të pyesin se kush i ka shkaktuar problem presidentes. Në të njëjtën kohë ka shtyrë edhe një punonjës policie që punonte në pikën kufitare”, sipas njoftimit.
Po ashtu, Ministria e Brendshme e RMV-së bën të ditur po ashtu, se pas incidentit, Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale po marrin masa për zbardhjen e rastit.
Reagimi i plotë:
Sot (01.08.2024) rreth orës 10 në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit përderisa presidentja e Kosovës ka kaluar kontrollin kufitar, në momentin kur i është kërkuar që të lëshojë telefonin për të kaluar nëpër skaner, një person nga sigurimi i saj ka shtyrë personin e punësuar nga TAV, për të shmangur kalimin e telefonit nëpër skaner që ishte në çantën e dorës.
Më vonë, çanta ka kaluar nëpër skaner. Pas gjysmë ore, në vendin e ngjarjes ka mbërritur sigurimi i kryetarit të Kuvendit, Gashi (zyrtar policor) me dy persona tjerë zyrtar të cilët kanë kërcënuar dhe kanë kërkuar llogari nga personat e punësuar në TAV se kush e ka shqetësuar presidenten. Menjëherë është njoftuar Kontrolli i Brendshëm në MPB, hetuesit e kriminalistikës për standarde profesionale në MPB, Prokuroria publike dhe po merren masat e duhura për të zbardhur rastin
Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ndodhi mbrëmjen e sotme në autostradën Levan – Tepelenë pranë vendit të quajtur Kafaraj.
Sipas burimeve paraprake drejtuesi i mjetit tip “ Mercedes Benz” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Mësohet se viktima është Aurel Yzeiraj, 34 vjeç.
Siç shihet dhe nga fotot mjeti është përmbysur pasi ka dalë nga rruga dhe është dëmtuar komplet.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:30, në fshatin Kafaraj, shtetasi A. Y., 34 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, shtetasi A. Y., ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Modelja e njohur Jori Delli është shumë aktive në Instagram, së fundmi ajo ka postuar foto me bikini nga pasqyra.
Modelja ka zgjedhur të bëj disa pushime në Mykonos të Greqisë, ajo ka pozuar para pasqyrës me një palë bikni stil leopard të cilat i nxjerrin në pah linjat perfekte trupore. Jori shihet mjaft në formë dhe e tonifikuar.
Modelja ka qenë në qendër të vëmendjes në mediat shqiptare, që pas hyrjes së saj në Big Brother VIP 2. Ajo bëri mjaft përshtypje dhe ngjalli kureshtje për publikun, si një vajzë shqiptare e rritur në Itali. Në këtë kohë që flasim ndjekësit e njohin shumë më shumë Jorin. Pas daljes nga BBV ajo është intervistuar nga shumë televizione shqiptare ku ka folur për veten dhe jetën e saj.
Kohët e fundit ajo është komëntuar për lidhjen e dashurisë që ka më këngëtarin Fred De Palma, çifti e ka publikuar lidhjen e tyre disa muaj më parë dhe janë shumë aktiv në rrjetet sociale.
Një rrahje brutale ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në njërin prej klubeve të natës në qytetin e Pejës.
Të përfshirë në sherr kanë qenë reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy si dhe tiktokeri Muhamet Iseni i njohur si Medi.
Dyshja edhe më parë kishin pasur përplasje. Por mbrëmë rreth orës 03:00 të mëngjesit në klubin e natës “Sancy” në Pejë situata ka degraduar duke u përfshirë në rrahje masive.
Detaje për ngjarjen ka dhënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi teksa tha se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Pejës.
“Rreth orës 3:37 stacioni policor në Pejë është njoftuar nga spitali rajonal i Pejës se kanë pranuar dy persona të lënduar të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ka kontaktuar me viktimat dhe të njëjtit kanë deklaruar se deri sa kanë qenë në një diskotekë, janë sulmuar nga persona të panjohur të cilët u kanë shkaktuar lëndime trupore dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, konfirmoi Gashi për Insajderin.
Ai tha se dyshimet janë për 7-8 persona të përfshirë në rrahjen masive.
“Rasti është në fazën e hetimeve dhe nuk mund të japim emra, kanë qenë 7-8 persona që janë përfshirë në rrahje dhe janë të dyshuar por ende është herët për të dhënë konstatime, policia po punon për me i identifiku të dyshuarit. Deri më tash nuk kemi asnjë të arrestuar”, shtoi Gashi.
Nga sherri masiv disa persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë duke u trajtuar në spitalin e Pejës.
“Dua të bëhem polic, të fus babin në burg, që të mos e prekë më mamin”. Mjaftuan këto fjalë të një fëmije që ndjek shkollën fillore në një qytet të vogël në zonën e Biellës në Itali për të alarmuar mësuesen.
Djali i vogël ishte shumë i inatosur me të atin, sepse ai i kishte “bërtitur” disa herë nënës së tij në praninë e vogëlushit.
Mësuesja e kuptoi menjëherë peshën e situatës pas këtyre fjalëve dhe njoftoi drejtorinë e shkollës , e cila nga ana e saj dërgoi një raport të detajuar në Prokurori.
Hetimet iu besuan karabinierëve të qytetit ku banon familja. Pasi morën në konfidencialitet maksimal elementet që vërtetonin hipotezën e mundshme të një rasti dhune në familje, karabinierët iu afruan me delikatesë nënës së fëmijës, një grua 42-vjeçare, duke fituar besimin e saj dhe ia dolën që ta bindnin që ajo tu tregonte historinë e saj, të rrëfente terrorin në të cilin jetonte për shkak të keqtrajtimeve që partneri i saj, një i alkoolizuar, i kishte bërë për vite me radhë, madje edhe para fëmijëve dhe që ajo nuk e kishte raportuar kurrë për shkak të frikës.
Frikë e justifikuar, duke qenë se pasi kishin zhvendosur nënën dhe fëmijët në një qendër pritjeje, karabinierët kishin gjetur në shtëpinë e tyre një pistoletë, me karikatorin brenda, të vendosur mbi frigorifer dhe brenda një dollapi u gjet një pushkë dhe disa fishekë. Të dy armët kishin numrin serial të gërvishtur.
48-vjeçari u arrestua për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje. /corriere.it
Erion Isai i ftuar në një emision, ka zbuluar se shpesh jeta private dhe profesionale e tij ka qenë shpesh burim lajmesh e thashethemesh, ku aktori më në fund vendosi t’i sqaronte përpara kamerës.
Një prej miqësive që gjithashtu ka qenë pre e lajmeve është raporti me Bes Kallakun.
Isai mohoi gjithçka duke e quajtur Besin “vëlla” dhe se në 19 vite, nuk janë zënë kurrë. Madje për këtë, ia atribuoi meritën shokut të tij.
Erion Isai: Besin unë e kam vëlla.
-Nuk jeni zënë me Besin, se ç’dolën ca fjalë kështu…
Erion Isai: Kurrë! Unë me Bes Kallakun, 19 vjet nuk kemi pasur hatërmbeteje një herë. Kjo është për meritë të Besit se unë jam gërnjar sa të duash.
Gazetari i kërkoi ta telefononte Besin gjatë transmetimit. Pasi ky i fundit u përgjigj, Erioni i bëri me dije se ishin në transmetim dhe më pas e pyeti nëse ka patur zënka mes tyre. Besi sigurisht që s’e kurseu një përgjigje me humor.
Erion Isai: 19 vjet, a jemi zënë ndonjëherë o zemra?
Bes Kallaku: Po, jemi kapur njëherë prej flokësh te ato, te Instagram-i.
Erion Isai: Sapo thashë në intervistë që as hatërmbetje s’kemi pasur ndonjëherë, por kjo është meritë e Bes Kallakut se të ishte për mua ishim zënë nja 100 herë me këtë natyrë që kam.
Bes Kallaku: Jo more jo! Është meritë e dy shpirtrave të pastër me njëri-tjetrin.