Thyhet heshtja! Pas puthjes së bujshme në Paris, Ledri dhe Xhensila bëjnë reagimin e bujshëm

Prej disa ditësh, rrjeti po “zien” nga një video virale ku dy këngëtarët e njohur, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj, u kapën mat duke shkëmbyer një puthje pasionante në buzë në një club në Paris.

Pas publikimit të atyre pamjeve, dyshja zgjodhi heshtjen absolute, duke mos bërë asnjë reagim, sqarim apo qoftë edhe një postim të thjeshtë në rrjetet e tyre sociale.

Por, kjo “zhdukje” virtuale ka përfunduar ditën e sotme… dhe rikthimi i tyre ka ndodhur në mënyrë të sinkronizuar!

Të dy artistët kanë thyer heshtjen duke bërë saktësisht të njëjtin paralajmërim për ndjekësit e tyre.

Siç shihet në postimet e publikuara (të ndara edhe nga kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja), Ledri dhe Xhensila do të jenë të ftuarit specialë për të performuar në qytetin e Elbasanit më 13 Mars, pikërisht për koncertin e madh të “Natës së Verës”, një ditë para festës tradicionale të Ditës së Verës.

Ky njoftim ka ndezur menjëherë radarin e ndjekësve dhe mediave rozë. Fakti që dalja e tyre e parë publike (dhe rikthimi në rrjetet sociale) pas skandalit të Parisit i bën bashkë në të njëjtin qytet dhe të njëjtin event, ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin.

Tashmë të gjithë sytë do të jenë në Elbasan për të parë nëse dyshja do të kenë një performancë të përbashkët apo do të shkëmbejnë ndonjë moment në skenë!

Shqipëria në radarët e SHBA për MILIONA??? Mediat greke zbulojnë pse erdhi ambasadorja Guilfoyle në Tiranë

Sipas mediave greke, Kimberly Guilfoyle është takuar me Ramën mbi një projekt shumë të rëndësishme që lidhet me gazin e lëngshëm…

Media greke kanë zbardhur detaje për vizitën e fundit në Tiranë të ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Athinë, duke e lidhur atë me zhvillimet në sektorin energjetik në rajon.

Kimberly Guilfoyle, një figurë e afërt me presidentin Donald Trump, u pa dje në kryeministri, ku u prit me ngrohtësi nga Kryeministri Edi Rama.

Por “Energymag” e ka lajmëruar këtë vizitë që disa ditë më parë, pasi në datën 8 mars është publikuar një artikull se ambasadorja do të udhëtonte në Tiranë.

Sipas artikullit të publikuar në median greke, qëllimi i vizitës është mundësia e ndërtimit të një terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror (FSRU) në Shqipëri. Një projekt i tillë do të kishte rëndësi për furnizimin me gaz të rajonit dhe për rolin e vendeve të Ballkanit në rrjetin energjetik evropian.

Raportimi thekson se zhvillimi i infrastrukturës për LNG është kthyer në një çështje strategjike, veçanërisht pas tensioneve në tregjet globale të energjisë dhe përpjekjeve të Evropës për të diversifikuar burimet e furnizimit me gaz.

Media greke vërejnë gjithashtu se diskutimet për një projekt të mundshëm LNG në Shqipëri vijnë në një moment kur Greqia synon të forcojë rolin e saj si qendër rajonale për importin dhe shpërndarjen e gazit, përmes projekteve si terminalet LNG dhe rrjetet e interkoneksionit.

Çfarë është terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror?

Një FSRU (Floating Storage and Regasification Unit) është një terminal lundrues që përdoret për të importuar dhe përpunuar gazin e lëngshëm natyror (LNG). Ai zakonisht është një anije e pajisur me rezervuarë të mëdhenj ku ruhet gazi i lëngshëm që mbërrin me cisterna nga vendet prodhuese. Në këtë platformë gazi ruhet në temperatura shumë të ulëta dhe më pas përmes pajisjeve të posaçme kthehet sërish nga gjendja e lëngshme në gaz.

Pas këtij procesi, gazi dërgohet përmes tubacioneve drejt rrjetit energjetik të vendit ose të rajonit. Terminalet e tilla konsiderohen zgjidhje më të shpejta dhe më fleksibël se ndërtimi i terminaleve të përhershme në tokë dhe përdoren shpesh për të rritur sigurinë energjetike dhe për të diversifikuar burimet e furnizimit me gaz. /Pamfleti

Kam një mυaj s’bëj gjë me g. rυan. Më thotë do ndjekim shembullin e Mateo-Brikena”/ Mesazhi që habiti banorët

Platforma “Big Love” nuk sjell vetëm mesazhe emocionuese, por shpeshherë kthehet edhe në burim të qeshurash pa fund për banorët e “Big Brother VIP”.

Këtë herë, vëmendjen e ka rrëmbyer një mesazh me nota të larta humori, i drejtuar për çiftin Mateo dhe Brikena (ose siç i quajnë fansat, Bri-Teo).

Një ndjekës me emrin Landi nga Lezha ka ndarë me banorët dhe gjithë Shqipërinë “hallin” e tij, pasi i kishte lavdëruar të shoqes marrëdhënien e ngadaltë dhe pa nxitim të Mateos dhe Brikenës brenda shtëpisë.

Në ekranin e madh u shfaq mesazhi epik që i shkriu të gjithë së qeshuri:“Jam i martum qe 18 vjet. I kam thënë grus se Bri-Teo jan shembull. Kam 1 muaj që gruja vetëm më përqafon. Nuk më lë as me e puth as mu fut në shtrat se thotë do ndjekim shembullin.”

Siç e dimë, Mateo dhe Brikena kanë zgjedhur ta marrin lidhjen e tyre shumë ngadalë, duke u mjaftuar me përqafime, puthje në qafë apo në faqe, dhe pa kaluar ende tek hapat e tjerë intimë.

“Top Channel, kape lajmin”- Cllevio i dërgon LIVE mesazh këtij banori të Big Brother VIP(Video)

Platforma “Big Love” sjell gjithmonë surpriza për banorët e “Big Brother VIP Albania”, por këtë herë vëmendjen e ka rrëmbyer një mesazh i papritur nga një personazh tejet i njohur dhe i komentuar i rrjeteve sociale.

Bëhet fjalë për Kleviol Ahmetin, i njohur gjerësisht nga publiku si “Cllevio”, i cili ka zgjedhur të mbështesë mikun e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, DJ Gimbo.

Në mesazhin e shfaqur në ekranin e madh në living-un e shtëpisë, TikTokeri i njohur i kishte shkruar me stilin dhe zhargonin e tij karakteristik:
“Gango vetëm jo me bodyguarda, Gimbo në Top-Channel kape lajmin.”

Pasi lexoi mesazhin nga miku i tij para gjithë banorëve të tjerë, reagimi i Gimbos ishte i menjëhershëm.

I buzëqeshur dhe mjaft i gëzuar për këtë mbështetje nga jashtë, ai e përshëndeti Cllevion duke u shprehur: “Të dua vëlla, do të shihemi shumë shpejt!”

Video Player

Angela Merkel vlerësohet me Urdhërin Evropian të Meritës, çmimi më i lartë që jepet nga BE

Ish-Kancelarja Angela Merkel është ndër të parat që nderohet me Urdhërin e ri Evropian të Meritës akorduar nga Parlamenti Evropian. Çmimi njeh, ndër të tjera, kontributin e saj në integrimin evropian.

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkeldo të vlerësohet me urdhërin më të lartë evropian të meritës. Ajo i bashkohet radhëve të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ish-Presidentit polak Lech Walesa. Sipas Parlamentit Evropian, urdhëri, i prezantuar për herë të parë vitin e kaluar, nderon individë që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në integrimin evropian ose në promovimin e vlerave evropiane. Është çmimi i parë evropian i këtij lloji që jepet nga një institucion i BE-së.

Çmim me disa nivele
Merkel, Zelensky dhe Walesa marrin nderimin më të lartë. Çmime të tjera u takojnë kryesisht ish-presidentëve dhe kryeministrave të vendeve të BE-së, ose, për shembull, ish-kreut të Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet. Personalitete nga sporti dhe kultura gjithashtu nderohen me Urdhërin e Meritës.

Gjatë kohës së saj si kancelare nga viti 2005 deri në vitin 2021, Merkel vlerësohej si menaxherja e krizave të Evropës. Ajo mori pjesë në më shumë se 100 samite të krerëve të shteteve dhe qeverive dhe mbikëqyri, ndër të tjera, krizën financiare, Brexit dhe pandeminë e koronavirusit./DW

“Jam i zhgënjyer”/ Ilir Vrenozi pas protestës së Berishës: Zoti na shpëtoftë nga Edi Rama sepse politikanët ëhë

Ilir Vrenozi ka folur sërish për emisionin “Breaking” pas mbylljes së protestës së opozitës para Kuvendit.

Vrenzoi u shpreh i zhgënjyer, pasi sipas tij nuk u bë asgjë nga ato që ishin paralajmëruar. Ai tha se tashmë pret ndihmë vetëm nga Zot ipër të larguar Edi Ramën, pasi nuk ka besim tek politikanët.

“Ishte zhgënjimi i radhës sepse erdha për tjetër gjë. Erdhëm për momentin e fundit, kilometrin e fundit por doli doktori dhe tha shpërndahuni. Jam i tronditur. Kishim ardhur nga ana e anës. Duhej të bëhej diçka tjetër. Nuk e di a do marr më pjesë, jam i zhgënjyer. Zoti na shpëtoftë nga Edi Rama sepse këta politikanët ehe…”– tha Vrenozi.

“A do ishe ndarë nga gruaja për Selinën?”- Miri i përgjigjet hapur Mateos

Raporti i shumëpërfolur mes Mirit dhe Selinës vazhdon të jetë një “armë” e fortë në duart e banorëve të tjerë për të goditur në debate.

Gjatë ditës së sotme, tensionet mes Mirit dhe Mateos kanë arritur kulmin, duke degraduar në pyetje tejet personale që prekin jetën bashkëshortore jashtë shtëpisë.

Në kulmin e debatit, Mateo nuk është përmbajtur dhe e ka vënë Mirin me shpatulla pas murit, duke i përmendur lotët e tij dhe duke i bërë një nga pyetjet më të drejtpërdrejta dhe provokuese të këtij edicioni.

“Si thua e dua gocën e huaj ore. Si qan për gocën e huaj? Je i martuar edhe thua e dua gocën e huaj. Po të bëj një pyetje normale: Do ishe ndarë për Selinën?” – e ka pyetur Mateo.

Kjo ndërhyrje në jetën e tij private e ka revoltuar jashtë mase Mirin, i cili ka zgjedhur të mbrojë me forcë martesën e tij, duke refuzuar t’i japë Mateos material për lojë.

“Çfarë lidhje ke ti me jetën time bashkëshortore? Kam një grua të mrekullueshme dhe jam krenar për atë që kam,” – ia ka kthyer ai me ton të ashpër.

Pasi Mateo i është përgjigjur me një “Ta bekoftë Zoti”, Miri nuk e ka lënë me kaq, duke e akuzuar për goditje të ulëta dhe mungesë morali në lojë: “Të të vijë turp që e përdor. Je i pafytyrë.

Veshja e “papërshtatshme” e ambasadores amerikane në takimin me Ramën (Video)

Kimberly Guilfoyle, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Athinë, ka takuar mbrëmë Edi Ramën në Kryeministri.

Vizita mbetet misterioze, për sa kohë nuk ka asnjë njoftim zyrtar.

Por një detaj ra shumë në sy.

Veshja e ambasadores amerikane.

Ajo ka qenë me një fustan shumë të shkurtër dhe provokues.

Edhe pse ai nuk ka qenë një takim zyrtar, prapë veshja e saj konsiderohet e papërshtatshme.

‘Çmendet’ moti/ Breshëri ‘mbulon’ aeroportin, anulohen fluturimet

Roma është përfshirë nga moti i keq, ndërsa breshëri ka goditur vendin. Aeroporti Fiumicino në Romë është përmbytur si pasojë re reshjeve, por edhe breshërit masiv duke bërë që pista të përmbytet brenda pak minutash.

Shiu hyri në mjediset e aeroportit duke prekur zona të ndryshme dhe dyqane. Kjo solli edhe shumë vonesa dhe anulimeve të fluturimeve, për shkak të kushteve të këqija të motit.

Në pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit shihet, momenti kur uji vërshon nga çatia mbi një tabelë të madhe njoftimesh, duke rrezikuar pasagjerët dhe stafin.

JETlMJA shqiptare tregon mákthln: Çfarë më NDODΗl në d υsh dhe si i fe jυαri u zhdūk

Një e mbijetuar e kan.cerit rrëfen momentet kur mësoi sëm.undjen dhe si u përball me të.

Historia e saj është rrëfÿer për faqen tonë dhe përcjell një mesazh të fuq.ishëm force dhe besimi.“Isha vetëm 20 vjeçe, 7 vite më parë, dhe studioja në universitetin e Shkodrës.

Duke bërë dush, me dorë ndjeva një gùngè në shpatullën e majtë.Kur e prekja nuk ndjeja dh.imbje, por e ndjeja dukshëm me dorë.

Mendova mos ishte pùcèrr, por jo. Kështu që e lashë disa javë. Por nuk po ikte dhe u bë edhe e dukshme .

Kur shkova ta vizitoja, mjeku u ala.rmua përnjëherë. Ai zbuloi një gùngè me madhësinë e një kokrreje fasuleje, afro 7mm.

Sipas mjekut kishte një shans 99% që ajo të ishte e mirë, por unë këmbëngula që të hiqej dhe të bëhej biòpsí.

Atë kohë kisha 1 vit e fejuar, me një djalë që u morëm me dashuri, por familja e tij nuk më donte sepse unë nuk i kam prindërit.

Isha vetëm me motrën, kur morëm rezultatet e biòpsísë.Gunga ishte masë kan. cerogjene. 1 milion pyetje kisha në mendje.

U tmèrròva kur dëgjova fjalën ka.ncër. Si mund ta kisha në shpatull?Jam vetëm 20 vjeçe, si më ndodhi mua kjo?

Prisja të më mbështeste i fejuari, por ai në fillim më rrinte afër.Pastaj nisi t’më shmangej aq sa vjehrra më tha: Keni genin e príshùr.

Aty jam ndjerë po aq vetëm sa dita kur mora vesh që prindërit që më vd.iqën në áksídènt nuk do t’i shihja më kurrë.Kam ikur duke qárè nga shtëpia e tyre…Askush nuk më ndoqi, as djali që dashuroja.

Gjithçka ndodhi aq shpejt, sa në 2 pasditë isha për vizitë e ditën tjetër u futa në sallë op.erimi.

Pasi më op.eruan, kalova dy javë në spital. Pata pròblème me lëvizjen e shpatullës, por më t.merr ishte pritja e rezultateve e pas op.erimit.

M’u duk sikur rilinda kur më thanë se kan.ceri ishte hequr.Por traùmèn e atyre ditëve nuk do ta harroj kurrë. Aq më tepër t’i shpjegoja njerëzve se çfarë kishte ndodhur.

Isha dhe ende sot e kësaj dite jam e shqètèsuar për rikthimin e sèm. undjes në trupin tim. Zbulova kush janë njerëzit që vërtet na duan”, shkruan ajo.