Egla Ceno do futet në “Grande Fratello”?

Aktorja Egla Ceno pasi u shpalll fituesja e “Big Brother VIP”, mesa duket ka si synim të rrëmbejë një tjetër çmim.

Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit një post në Instagram, ku ka shprehur dëshirën që të marrë pjesë edhe në “Grande Fratello”.

“Pas Big Brother Vip Albania ‘më hajnë duart’ për Grande Fratello! Vazhdojmë”– ka shkruar Egla në postimin e bërë.

Megjithatë nuk dihet nëse postimin Egla e ka bërë sa për të marrë vëmendje apo me të vërtetë ish-konkurrentja po mendon që të marrë pjesë në “Big Brother Italia”.

Egla Ceno do futet në “Grande Fratello”?

Mori ryshfet kundrejt favoreve, momenti kur oficeri i krimeve arrestohet (VIDEO)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pas hetimeve intensive të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksiinit të Përgjithshëm Tiranë, duke aplikuar edhe metoda speciale të hetimit, ka arrestuar në flagrancë oficerin e policisë, Nënkomisar Kastriot Palushi, 35 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga hetimi i kryer, u administruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik dhe atributet e policisë gjyqësore, ka kërkuar dhe marrë shumën monetare prej 50.000 lekësh, duke premtuar shmangien nga përgjegjësia penale ndaj një shtetasi, i cili disa ditë më parë ishte kallëzuar nga një tjetër shtetas për kanosje.

Në përfundim të veprimeve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 50 mijë lekësh, një automjet Hyundai, një aparat celular dhe dokumenta të tjera që lidhen me ngjarjen.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë me prova ligjore, si dhe identifikimin e punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.

VIDEO

“Ç mendet” moti/ Pjesa më e madhe e vendit po “përvëIohet”, në Kolonjë ia pIas breshëri i fortë (PAMJET)

Reshje të dendura shiu shoqëruar me breshër kanë përfshirë pasditen e së dielës disa prej fshatrave të bashkisë së Kolonjës.

Intensiteti me i larte i breshrit ka qenë në fshatin turistik të Rehovës si dhe fshatrat e tjerë rrëzë pllajës se malit të Gramozit.

Reshjet e shiut shoqëruar me breshër kanë vazhduar për mbi 30 minuta, breshër që mësohet se ka shkaktuar dëme të shumta në të mbjellat në veçanti në vreshtari aq sa në këtë fshat dëmi ka shkuar në masën 80%.

Prani breshëri ka pasur edhe në disa fshatra të fushës së Korçës por nuk ka shkaktuar dëme serioze.

Po pushonte me familjen në Shëngjin, gazetari humb jetën (Foto)

Isuf Kadriu, korrespondent i Radios Evropa e Lirë në Shkup, ka vdekur papritur sot në moshën 52-vjeçare.

Ai ka vdekur si pasojë e një sulmi kardiak në qytetin e Shëngjinit në Shqipëri, sa ka qenë në pushime me familjen.

Kadriu ka raportuar për REL-in, prej Shkupit, prej vitit 2002, dhe është një nga emrat me të shquar në redaksinë e Radios Evropa e Lirë.

Prej vitit 2008, ai ka qenë edhe zëvendës-kryeredaktor në mediumin Alsat në Maqedoni të Veriut.

Shkollimin e mesëm e ka mbaruar në gjimnazin e Gjilanit, ndërsa studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës, si njëri ndër gazetarët e parë të diplomuar nga Maqedonia e Veriut.

Ai e ka nisur karrierën më 1998 në Televizionin Era, ndërsa nga viti 1999 deri më 2008 ka punuar në Televizionin e Maqedonisë së Veriut, në programin për gjuhën shqipe.

“Kolegu Isuf Kadriu do të mbahet mend në memorien e historisë së gazetarisë së një kontribuues për dinamizimin e gazetarisë, si një promovues i ndjekjes objektive të ngjarjeve dhe si një shtjellues profesional i çështjeve dhe dukurive politike dhe shoqërore. Të gjitha këto përpjekje profesionale i bënte gjithmonë duke respektuar parimin e punës ekipore dhe respektimin e standardeve profesionale dhe normave etike”, është thënë në reagimin e kolegëve të Alsat-it.

Ai ka lënë mbrapa vetes gruan dhe tre fëmijë, por dhe një trashëgimi të pashlyeshme me punën e tij në REL.

“Jemi të gjithë gati”- Gjimshiti: Të provojmë ta bezdisim Spanjën, asgjë nuk është e pamundur

Shqipëria do të përballet në mbrëmje me Spanjën në ndeshjen e fundit të grupeve të Europianit.

Në prag të këtij dueli, kapiteni i Kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti ka qenë krah trajnerit Silvinjo në konferencën për shtyp.

“Besoj që të gjthë çunat janë gati për këtë sfidë, kemi ende mundësi për të kaluar grupin, të propvojmë ta bezdisim Spanjën. Nuk ndikon aspak formacioni i dytë e dimë kë kemi përballë dhe kjo është gjëja me e rëndësishme, nuk e besojmë që do të luajnë me ekipin e dytë. Duhet të fokusohemi në ndeshjen e nesërme, Daku ka bërë një gabim por kërkoi falje. Do kemi një kundërshtar të vështirë dhe kjo është ajo për të cilën duhet të fokusemi,. Asgjë nuk është e pamundur në jetë por do të jetë ndeshje e vështirë, duhet të tregojmë pse jemi këtu, dhe do tentojmë të bëjmë më të mirën nesër. Nuk jam këtu për të folur për gjobat e vendosura nga UEFA, do të kemi shumë tifozë dhe duhet të besojmë në veten tonë”, përfundoi Gjimshiti.

PANORAMASPORT.AL

Formacioni i mundshëm ndaj Spanjës dhe tri dilemat e Sylvinhos

Sylvinho dhe skuadra e tij kanë takim me historinë në mbrëmje (21:00), ku do të matin forcat me Spanjën.

Kuqezinjtë do të luajnë shanset e kualifikimit përballë skuadrës së Luis De la Fuentes, në një duel tepër të vështirë e të ndërlikuar.

Tekniku brazilian i Shqipërisë është kujdesur që të mos japë shumë të dhëna për formacionin që do të hedhë në fushë në stadiumin e Dusseldorfit. Teksa pritet që mes titullarëve të Shqipërisë të ketë disa ndryshime krahasuar me sfidën e fundit kundër Kroacisë.

Në kokën e timonierit të kuqezinjve janë tri dilema, që do e mundojnë deri ditën e ndeshjes. SuperSport ka mundur të mësojë dhe formacionin e mundshëm për këtë sfidë vendimtare.

Në portë, Thomas Strakosha duket i padiskutueshëm. Ndaj Kroacisë ishte protagonist me 9 pritje dhe sërish do të vihet mes shtyllave. Ivan Balliu është në balotazh me Elseid Hysajn për linjën e djathtë të mbrojtjes.

Balliu aktivizohet në La Liga dhe i njeh mirë shumicën e kundërshtarëve, ndaj duket më i avantazhuar për ta nisur titullar. Në qendër të mbrojtjes, përkrah kapitenit Berat Gjimshiti me shumë gjasa do të vendoset Ardian Ismajli.

Mbrojtësi i Empolit shihet si më i përshtatshëm për ta nisur nga fillimi këtë takim. Në të majtë Mario Mitaj e ka vendin e sigurt. Sylvinho pritet të rreshtojë skuadrën me skemën 4-1-4-1.

Para mbrojtjes Ylber Ramadani në rolin e “shkatërruesit”. Ndryshime në mesfushë. Tekniku brazilian preferon të shtojë muskujt krahasuar me ndeshjen fundit, teksa mund t’i dhurojë një fanellë titullari Amir Abrashit përkrah Kristjan Asllanit.

Me Qazim Laçin e Nedim Bajramin nga krahët. Por, Asani gjithashtu ka kuota për ta nisur nga minuta e parë. E nëse sulmuesi nga Shkupi konfirmohet mes titullarëve, atëherë Laçi mund të marrë vendin e Abrashit. Me Asanin që do të vendosej djathtas.

Në rast të aktivizimit të Asanit, skema do të ndryshonte në 4-2-3-1. Në majën e sulmit, Armando Broja mund të rikthehet titullar. Sulmuesi nga Malësia e Madhe, edhe pse nuk mori asnjë minutë përballë Kroacisë, shihet si një lojtar që ndaj spanjollëve mund të ketë më shumë rezultat, për shkak se është një futbollist I shpejtë e mund të gjejë më shumë hapësirë.

FORMACIONET E MUNDSHME

(4-1-4-1)
Strakosha
Balliu (Hysaj); Ismajli-Gjimshiti; Mitaj
Ramadani

Laçi; Abrashi-Asllani; Bajrami
Broja

(4-2-3-1)
Strakosha
Balliu (Hysaj); Ismajli-Gjimshiti; Mitaj
Ramadani-Laçi
Asani-Asllani-Bajrami
Broja./ Super Sport

“Doli te ‘Metamorfoza’”/ Gazetari i njohur plas deklaratën e fortë: Ilir Meta porositi v*asjen e vëllait të deputetit Ndoka

Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në një emision televiziv thotë se Ilir Meta është në gjendje të rënduar për shkak të hetimeve që po kryen SPAK.

Një fakt të rëndë që përmend gazetari Dervishi, është dhe çështja që ka dalë në dosjen e fundit të ‘Metamorfoza’, ku është edhe historia e vrasjes së vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka, Aleksandër Ndoka në 2017.

Sipas gazetarit në është folur dhe nëpër media, se është e porositur nga Iliri, madje edhe shuma e lekëve është dhënë nga ai

‘Besoj se është goxha i frikësuar pasi ka disa dosje që janë shumë të rënda. Te Cez-Dia, aty dëmi që i është bërë shtetit shqiptarë është shumë i madh, nuk e di sa është pjesë e tij pasi mund të jetë edhe e njerëzve të tjerë ky dëm, por tani të llogaritet një dëm nja 100-mln deri në 400 mln dollarë janë gjëra të rënda,. Pra shkak-pasojë se nuk besoj i futi në xhep. Nuk e di tani deri ku ka shkuar SPAK, në pronave! Është e rëndë për të që thuhet se ka prona në Britani të Madhe, luajnë gazetarët, mbase i kanë dhe të sakta që kanë ardhur përgjigje për SPAK-un, por këta janë shumë të rënda, nëse kanë ndonjë gjë të vërtetë brenda.

Të mos harrojmë që është dhe një çështje që ka dalë te Metamorfoza e fundit që është shumë e rëndë për Ilirin, ne nuk e pamë të shkruar në dosjen e fundit, por aty kemi atë historinë e vëllait të deputeti Ndoka që është folur dhe nëpër media, se është e porositur nga Iliri, madje edhe shuma e lekëve. Këto janë shumë të rënda. Nuk është çudi që këto në marrëdhënien që ai ka më SPAK-un edhe ta kenë trysnuar shumë dhe ta kenë çuar në atë gjendje që ne e shohim. Besoj ka shumë kohë q ëka filluar ta humbasë ekuilibrin psikologjik.’- tha Dervishi.

Shtatë prej grupe kriminale më të mëdha në Shqipëri, me shtrirje gjeografike në qytetet kryesore të vendit, u goditën nga megaoperacioni i SPAK më 18 maj 2024, ku lëshuan 50 urdherarreste .Gjatë kontrolleve në vilat e bosëve të krimit janë gjetur reth 3 mln euro cash si dhe flori e pasuri të tjera, në total 4.5 mln euro.

Si u shpik shqiponja me duar që “ç mendi” shqiptarët e trazoi Ballkanin

U bënë vite që simboli që identifikon shqiptarët në evente dhe mbledhje publike është shqiponja me duar. Një gjest që sa ka “çmendur” njerëzit, të cilët shfrejnë patriotizmin e tyre viral në rrjete, por që nuk lënë prapa politikanët dhe personazhet publike që duan të fitojnë pikë për tu treguar si patriotë.

Nuk ka më asnjë event apo zijafet që të mos përdoret shqiponja me dy duar. Simbol që ka çmendur fqinjët tanë, sidomos serbët e grekët, që kanë marrë tmerr nga ajo.

Nuk lënë rast pa e sharë në rrjete, apo edhe protestuar institucionalisht kur e konsiderojnë “provokacia”. Edhe pse serbët shqiponjën e kanë në flamur, por edhe grekët e kanë futur në të ashtuquajturin “Flamur të Vorio-Epirit”.

Përfundimisht mund të thuhet qartësisht se shqiponja me duar, është betonuar si një symbol kult, përkatësisht një totem popullor që përfaqëson shqiptarët.

Por si lindi, kush e nxori për herë të parë publikisht shqiponjën me duar, e që më pas u kthye në një fenomen që e përdorin e dhe VIP-a botërorë, që për arsye të ndryshme, duan të tregojnë simpatinë ndaj shqiptarëve.

Kush ka lindur në fund të viteve 60 të shekullit të shkuar, apo kryesisht në vitet 70, mban mend një fenomen gati viral që praktikohej në plazhet me rërë të Detit Adriatik kryesisht, që ishin edhe më të mbipopulluarit. Në atë kohë nuk kishte Chers-long apo shezllonë në plazhe. Të gjithë shtriheshin në rërë gjërë e gjatë, e vetëm ndonjë tip “mikroborgjez” kishte sajuar nga jashtë ndonjë karrike portative apo një peshqir të ardhur prej Europe.

Fëmijët, si një nga lojrat më popullore mes tyre, apo gara të vogla, bënin shqiponjën me duar e vendosnin në gjoks, e më pas shtriheshin në rërë, duke konkuruar kush e bën më të bukur.

Më pas fëmijët e viteve 80 apo 90, që quhet përgjithësisht “brezi i çokokremit”, jo vetëm që nuk e bënë këtë, po rata nuk ndoteshin në rërën e plazhit. Dolën shezllonet, dysheqet e peshqirat, ku rëra quhej e tmerrshme edhe po të ngjitej në këmbë, ku hiqej si të ishte pisllëk. Kështu ai gjesti i shqiponjës humbi e u tret si fenomen cool. Fëmijët e viteve 70 ishin bërë burra, ku plazhi për ta nuk ishte plandosja në rërë, por përqafimi apo gili vilit nëpër ujë me vajza.

Rikthimi në publik

Shqiponjën me duar për herë të parë në publik e ka bërë Kreshnik Spahiu në vitin 2011, në një aktivitet të Aleancës Kuqezi që sapo themeloi, ku tha “shqiptarët nuk duhet të bëjnë dy gishtat apo grushtin, por shqiponjën”.

Pas Kreshnikut, këtë symbol e bënë kapiteni i atëhershëm i kombëtares kuqezi, Lorik Cana dhe një grup artistësh që bënë edhe një videoklip për llogari të Aleancës Kuqezi. Madje u kthye edhe element parodie e kabareje në Portokalli

Më pas, shqiponja u kthye në “provokacion nacionalist”, pasi shkaktoi polemika, që në vend ta ndalnin e bënë një gjest mbarëpopullor. Madje, Ilir Meta, njeriu që bëri gjithçka te Edi Rama në vitin 2013 që Aleanca Kuqezi të mos hyjë në koalicion kundër Berishës, e ktheu në gjestin më të dashur kur ishte President me “popullin e 2 marsit”. Natyrisht e ktheu në parodi. Por në aspektin politik, shqiponja hapi aq probleme, sa Berisha ngriti një komision Hetimor për të ndëshkuar Kreshnik Spahiun, asokohë Nënkryetar i KLD, se “po na prish marrëdhëniet me fqinjët.

Megjithatë ujrat rrodhën, bashkë me politikën dhe lëvizjet e saj, e sot shqiponja me duar është një gjest kult, ku mitomanë pellazgjikë rrjetesh kanë nisur ta kërkojnë edhe në shkrimet apo skulpturat antike. Megjithatë, autori, pra Kreshnik Spahiu, sipas gjasave nuk e ka regjistruar si patent që të marrë të paktën të drejtën e autorit. Ndoshta jo kur ajo kthehet në gëzim popullor, por në një pamflet politik…

Moderatores së njohur i bëjnë magji? Nuk do ta besoni çfarë gjen në kutinë e dhuratës (Foto)

Moderatorja Fjoralba Ponari me anë të një videoje në Insta Story ka treguar se është shokuar kur brenda një kutie aksesorësh, që ia kishin bërë dhuratë, gjeti flokë dhe nyje.

“Jam totalisht e shokuar nga kjo që do t’ju tregoj tani. Isha duke bërë gati valixhen. E kam kthyer shtëpinë përmbys. Dhe duke kërkuar mes aksesorëve hapa një kuti që ma kishin bërë dhuratë dhe kjo ishte brenda saj”, tha duke treguar flokët me nyje të mbështjella me letër. “Nëse s’do të kisha parë flokët, do ta kisha hedhur”, shprehet Fjoralba.

Më pas ajo tha se nuk beson në magji, por megjithatë nuk e mohoi që nuk u ndie mirë, ndaj edhe kërkoi ndihmën e ndjekësve.

“Benzi” i parkuar në anë të rrugës, furgoni me turistë e përplas nga pas dhe e hedh në kanal

Dy automjete përfshihen në një aksident rrugor në afërsi të fshatit Gurishtë në aksin nacional Pogradec-Maliq.

Sipas policisë, një mjet tip “Benz” ka qenë i ndaluar në anë të rrugës nacionale ku brenda ka qenë dhe drejtuesi i mjetit kur një mjet tip furgon ka kryer një manovër të gabuar në parakalim aq sa drejtuesi i mjetit tip furgon e ka patur të pamundur të mbante në kontroll mjetin e për rrjedhojë është përplasur me Benzin e parkuar në anë të rrugës, duke sjellë dhe lëndimin e drejtuesit të këtij mjeti.

Për fatin e mirë, ka patur vetëm dëme të shumta materiale në të dyja mjetet, por asnjë nga turistët slloven nuk ka pësuar lëndime.

Policia ka marrë në pyetje drejtuesin e fugonit me turistë slloven për të mësuar më shumë për shkakun e këtij aksidenti, por paraprakisht mendohet se dy kanë qenë arsyet e përplasjes së dy mjeteve, shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë.