“Jemi më mirë se në EURO 2016, kemi ardhur të kalojmë grupin”, Duka bën parashikimin: Shqipëria e para, Italia e dyta

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është i bindur se Shqipëria ka potencialin që duhet për të kaluar fazën në grupe të Euro 2024.

Edhe pse ai ka pranuar se përballë janë tre skuadra shumë të forta në Grupin B, në intervistën e tij për “Sport News” në “News 24”, numri 1 i futbollit në vendin tonë ka shprehur besimin se kuqezinjtë mund t’ia dalin.

Ai ka argumentuar këtë me eksperiencën e akumuluar gjatë këtyre 8 viteve që nga pjesëmarrja e parë, por edhe nga cilësitë e futbollistëve që ka, teksa nuk ka ngurruar që në bashkëbisedimin me moderatoren Trevisa Tufa, të parashikojë vendin e parë në grup për kuqezinjtë.

President, si është atmosfera, si po shkojnë këto ditë të para grumbullimi? Shohim kudo fëmijë të lumtur, flamuj kuqezi…

Këtu në bazën e ekipit kombëtar çdo gjë është e organizuar shumë mirë, pritja nga autoritetet lokale ka qenë fantastike, nga komuniteti shqiptar, nga fëmijët e tyre, gjithçka ka qenë fantastike. Dje kishim edhe një stërvitje të hapur ku morën pjesë shumë nga mbështetësit tanë, por tashmë duke ardhur dita e ndeshjes rritet presioni, emocionet, më shumë emocione, më pak buzëqeshje.

Si po e përjetojnë djemtë, trajneri Silvinjo. Më bëri përshtypje, tifozë që qëndronin në shi duke ndjekur seancat stërvitore…

Dje në stërvitjen e hapur kishte kohë me shi, këtu është pak më ftohtë, ndryshim i madh me Shqipërinë. Ekipi po përgatitet shumë seriozisht, çdo gjë ka shkuar shumë mirë, në të gjitha këndvështrimet, gjendja duket e mirë. Tani jemi në ditët e fundit, jemi në pritje të ndeshjes së parë, rritet përgjegjësia, emocioni. Pritshmëritë janë të mëdha, por unë i thashë edhe dje djemve në fushë. Ne nuk kemi pse të mbajmë përgjegjësinë, le ta mbajnë këto tre të tjerët, tre kundërshtarët tanë vijnë në këtë kompeticion mbase për të fituar, përgjegjësia e tyre është shumë e madhe, ndërsa ne e kemi fituar Europianin tonë në një lloj mënyrë, kështu që duhet të luajmë lirshëm, të mos kemi emocione të jashtëzakonshme. Nëse do të bëjmë mirë, do të bëjmë, nëse do të largojmë atë mbingarkesën emocionale. Padyshim që një ndeshje ndaj Italisë ka përgjegjësinë, por duhet ta kemi deri aty sa të mos dëmtojë gjendjen sportive të skuadrës.

Ju shohim dhe ju personalisht shumë të përfshirë, por ketë herë nuk e hiqni kostumin. Tetë vite më parë keni qenë më sportiv, çfarë të ka bërë më shumë përshtypje këtë herë, çfarë do veçonit?
Ne si Shqipëri, si ekipi kombëtar, si Federatë, jemi për herë të dytë, kemi një eksperiencë më shumë. Nëse e shohim nga pikëpamja organizative, në raport me tetë vite më parë, nëse do të shohim kushtet tani, janë një ndryshim i jashtëzakonshëm, është progresi i tetë viteve, është eksperienca e tetë viteve. Realisht në këtë kompeticion jemi në kushte shumë të mira, por dhe vetë klima, pasi një pjesë e çunave e kanë për herë të dytë, të gjitha këto na bëjnë të jemi ndryshe, të jemi një hap përpara. Tani nga pikëpamja sportive, sporti i ka të gjitha të papriturat, grupi jonë siç thatë dhe ju është i vështirë, nuk e di nëse do të bëjmë më mirë apo në keq, në rezultat, në raport me 2016. Jam i sigurt që në lojë do të bëjmë më mirë, rezultat nuk e di.

Dy teste miqësore, 6 gola të shënuar, një i pësuar. Çfarë të pëlqeu dhe çfarë jo?
Ajo që më ka pëlqyer gjithnjë në skuadër, edhe gjatë këtyre ditëve grumbullimi që shihet në fushë, është fryma e skuadrës, atmosfera pozitive, kjo shihet edhe në fushë. Slogani i Kombëtares: “Jemi një”, është demonstruar edhe në ndeshjet miqësore, jam i sigurt që kjo do të shpaloset edhe në fushë. Që skuadra është një, stafi është një, jemi të gjithë bashkë. Ne e kemi theksuar, ne nuk është se kemi yje në skuadër, por kemi një skuadër kompakte me një atmosferë pozitive, me këto ne shpresojmë që të bëjmë rezultat.

Ka diçka që i druhesh president? Ka diçka për të cilën ke frikë? Po Silvinjon çfarë e shqetëson, besoj keni kohë për të diskutuar edhe detaje…
Frikë, pikërisht kjo është, që nuk duhet të kemi frikë, por respekt po. Kemi tre kundërshtarë shumë të mirë, kujdesi dhe respekti i shtuar për kualitet që kanë, janë të tre skuadra shumë të mira. Italia, rivali jonë i parë, ka kualitete shumë të mira. Ka shumë që mendojnë që nuk është Italia më e mirë, e yjeve të kaluara. Por ne e pamë në miqësoren e fundit, atë kundër Bosnjës që ishte e vendosur shumë mirë, me kualitete, një ekip që mund të dëmtojë në çdo moment. Pra jo frikë, por kujdes për kualitetin e rivalëve. Dua ta përsëris, të mos kemi mbingarkesë emocionale, të mos i dhurojmë asgjë, pastaj në fund diferencën le ta bëjë kualiteti, apo fati.

Flitet pafund për Shqipërinë në rrjet, madje italianët shkruajnë më shumë respekt. Mendojnë që mund të jemi një “Hirushe” e këtij Europiani, po ju besoni realisht?
Unë jam realist dhe mendoj se të tre ekipet janë përfaqësuese shumë të mira, janë pretendentë për të fituar, nuk do të ishte çudi që një prej tyre të fitonte Europianin. Në letër, me statistika, me histori, ne jemi më keq, por në kompeticionin e fundit ne kemi bërë shumë mirë, kemi fituar grupin përpara Polonisë, Çekisë. Pra edhe në kemi bërë progres të jashtëzakonshëm. Nëse marrim historinë, të tre ekipet janë shumë më të mira se ne. Nëse marrim kompeticionin e fundit, skuadra jonë ka bërë mirë, mund ta përballojë dhe mund ta kalojë këtë grup.

Për Italianët, për mediat sigurisht, e konsiderojnë Shqipërinë provën e zjarrit, ndeshja që duhet fituar. Edhe në Shqipëri është krijuar ky perceptim, që Italinë e shohin si rivalin më të mundshëm që mund t’i marrim pikë. Ju si mendoni?
Ne nuk duhet ta shohim si provën e zjarrit. Italia, po, për pretendimet që kanë, ata janë të dënuar jo vetëm për të kaluar grupin, por për ta fituar, pavarësisht se Italia nuk ka marrë pjesë në dy Botëroret e fundit. Ata duhet ta shohin si ndeshje zjarr, kanë të drejtë ta shohin kështu, pasi në rast të një rezultati negativ me Shqipërinë do ta kenë shumë të vështirë të kalojnë grupin sepse janë edhe dy kundërshtarë të tjerë shumë të fortë. Në llogaritë e tyre, jam i bindur se ata llogarisin tre pikë me Shqipërinë, ndërsa ne nuk kemi pse ta shohim si një ndeshje zjarri, duhet ta shohim si një ndeshje radhe me respekt maksimal për kampionët e Europës, por me objektiv për t’i sfiduar.

Çfarë pret nga sfida e 15 qershorit, a do të krijohet “muri” kuqezi? Keni një info sa tifozë shqiptarë mund të jenë në stadium në atë ndeshje?
Unë jam shumë i sigurt që stadiumi do të jetë më shumë me tifozë shqiptar, jam shumë i sigurt që do ta mbështesin skuadrën, do të jenë një vlerë e shtuar. Ai muri i verdhë do të jetë mur i kuq. Uroj që të gjithë ata që do të jenë në stadium ta shijojnë, uroj që skuadra t’i kënaqë më shumë me rezultat se sa me lojë.

President, sporti, mbi të gjitha Kombëtarja, bashkon shqiptarët kudo në botë. Përveç ish futbollistëve, a do këtë të ftuar të tjerë VIP, kryeministri Rama, apo Albin Kurti… Ramën e kishit pranë edhe në finalen e Champions League?
Ne kemi ftuar të jenë pjesë e ndeshjes hapëse me Italinë të gjithë ish lojtarët e kombëtares, ish trajnerët, anëtarët e FSHF-së. Padyshim që në stadium do të jetë edhe kryeministri Rama, një pjesë e kabinetit, Ministria e Arsimit, Manastirliu, Taulant Balla, Ministri i Brendshëm, e shumë të tjerë. Kryeministri i Kosovës dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës do të jenë në ndeshjen e dytë me Kroacinë, edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë do të jetë në ndeshjen e dytë. Do të ketë shumë mbështetje, por mbështetja më e madhe do të jetë e murit kuqezi.

Tani, pasaportat diplomatike i morëm përpara Europianit, edhe Silvinjon e bëmë shqiptar. Prisni ndonjë dhuratë tjetër nga Qeveria, kam përshtypjen se politika është në borxh me sportin…
Silvinjo është një nga figurat, ai është histori për futbollin shqiptar, për atë që ka kontribuar. Ai po vazhdon të bëjë mirë, unë pres nga qeveria Ligjin e Sponsorizimit dhe pasaportat diplomatike. Klubet kanë nevojë për më shumë financa. Kemi edhe premtimin e Ligjit të Basteve, që një pjesë e tyre duhet të kalojë për futbollin dhe sportin në përgjithësi. U tha që do kenë mundësi klubet për reklama, por që në fillim u përjashtuan.

President kemi realisht një objektiv të qartë në këtë grup?
Në çdo ndeshje do futemi për të fituar, këtë e kam gjithë kohën. Në çdo ndeshje do hyjmë për të fituar. Ne të gjitha ndeshjet, unë ju them se nuk kemi ardhur vetëm për turizëm. Unë e di realitetin. Objektivi jonë është që të kalojmë grupin e pastaj të shikojmë sesi do shkojnë gjërat. Unë jam me këmbë në tokë, por natyrisht që kemi një objektiv.

Ndryshe nga Italia, Kroacia dhe Spanja duken në top formë. Kujt i druheni më shumë, apo cili është ai skenar që i druheni më shumë?
Ndeshja nuk i ngjan ndeshjes. Miqësorja, ndryshon nga eliminatorja, apo edhe nga ndeshjet e grupeve. Tani jemi në turne dhe do të shikojmë sesi do shkojnë gjërat. Të 23 kundërshtarët janë skuadra me nivel, sepse kanë kaluar pengesa për të ardhur këtu. Nuk mund të them kush është më i fortë edhe më i dobët. Askush nuk ka arritur rastësisht këtu.

President, Spanja nuk priti Europianin për të bërë publike rinovimin e kontratës me De La Fuente. Po në çfarë presim, besoj keni diskutuar edhe për këtë, a keni gjetur një akord final?
Ne jemi të fokusuar te Europiani. Nuk e kam dëgjuar këtë lajmin për De La Fuenten. E kemi shprehur me kohë dëshirën tonë në lidhje me Silvinjon. Pastaj, duhet të jetë edhe ai vetë që të na tregojë dëshirën e tij. Marrëveshja është dypalëshe, jo njëpalëshe.

President, nëse kalojmë grupin, keni menduar për një premio, besoj e keni menduar edhe këtë?
Jemi një nga federatat që kemi dhënë më shumë bonuse së të tjerët. Të njëjtën gjë do bëjmë edhe në Europian, nëse do kemi rezultate pozitive. Ajo që i motivon lojtarët është fanella dhe flamuri.

Në rrjetet bëhet shumë parashikime, algoritme. Ju si një financiar, i njihni mirë shifrat. Me jep një parashikim, një konfigurim të grupit…
Shqipëria e para, Italia e dyta, Spanja e treta.

E fundit, të vjen keq që Cikalleshi nuk është atje me ju? Të vjen keq për Uzunin, që aq shumë e priste këtë Europian…
Më vjen keq për çdo lojtar që ka kontribuar dhe që nuk i është dhënë mundësia që të jetë me ne. Ky është futbolli, nuk t’i realizon gjithmonë pritshmëritë. Këtë situatë kam përjetuar edhe në vitin 2016. Ka mërzi kur nuk grumbullohesh, ka mërzi edhe kur je në pankinë, ka mërzi nuk merr asnjë minutë. Të jesh pjesë e një Kampionati Europian është një objektiv madhor. Më vjen keq për ata që nuk janë, Uzuni, Cikalleshi, Bare, e pse jo edhe Veseli. Kryesorja është të jemi të fokusuar, duhet ta inkurajojmë grupin. Unë, sido që të shkojë, jam krenar për këtë skuadër.

VIDEO/ Boksieri Tyson Fury i kthehet sërish alkoolit, zvarritet në rrugë i dehur

Tifozët e boksit kanë shprehur shqetësimin e tyre për Tyson Fury pasi ai u filmua duke u shoqëruar nga një lokal në qytetin e tij të lindjes, Morecambe, përpara se të rrëzohej në trotuarin jashtë.

Pamjet tashmë janë bërë kudo virale në rrjetet sociale, ku nuk ka munguar as zhgënjimi për gjenjden e mjerueshme të 35-vjeçarit.

Kjo vjen vetëm disa javë pasi ai pësoi humbjen e tij të parë profesionale kundër Oleksandr Usyk në Arabinë Saudite.

Një burim i tha The Sun se Fury ‘kishte pirë shumë dhe nuk po ndihej mirë’ pas festës me miqtë dhe fansat. 

Britaniku kaloi pothuajse tre vjet jashtë ringut pasi mundi Ëladimir Klitschkon në 2015, ndërsa ai iu kthye alkoolit dhe dhe vuajti një betejë të gjatë me shëndetin e tij mendor.

“Kjo është vërtet e trishtueshme për t’u parë duke marrë parasysh problemet që ai ka pasur në të kaluarën. Shpresoj se ai nuk do të shkojë përsëri në një rrugë të errët”, postoi një fans në X.

Vula e PD, Shpërthen Spahiu: ‘Lufta’ Basha-Berisha teatër për të mashtruar amerikanët

Vendimi i Apelit për t’i dhënë vulën e PD-së Sali Berishës, sipas juristit Kreshnik Spahiu ka zbuluar teatrin Berisha-Basha për të mashtruar amerikanët. I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’, juristi Kreshnik Spahiu tha se shqiptarët duhet të kuptojën sot saga e vulës ishte thjesht një lojë që nisi pasi SHBA i kërkoi Bashës që të largojë Berishën non grata nga partia.

“Shqiptarët duhet të kuptojnë sot lojën Basha-Berisha. Lufta mes Bashës dhe Berishës ishte një teatër për të mashtruar amerikanët. Skenar që filloi pas shtatorit 2021, kur SHBA detyruan Bashën të përjashtonte nga politika dhe partia Berishën, pasi ai ishte shpallur familjarisht non ngrata. Të gjendur përballë kësaj situate Basha dhe Berisha vendosën të zhvillojnë një lojë luftash për t’u rikthyer pas 3 vitesh si fitimtar, për të kthyer vulën, partinë, në emër të gjykatës, shumicës.

SHBA zbuloi lojën dhe teatrin mes Bashës dhe Berishës, dhe prandaj 1 vit qëndruan indiferent dhe izoluan Bashën nga axhenda diplomatike, dukë përjashtuar mbështetësit dhe ata që bënin lojë të dyfishtë, nga takimet e nivelit të lartë, siç ishte përjashtimi nga takimi me Blinken”, tha Spahiu.

Çfarë është? Kjo gjallesë filmohet në mes të Tiranës (Video)

Një gjallesë e pazakontë për sytë e qytetarëve është filmuar në Tiranë.

Ajo është filmuar nga një turist që ka vizituar kryeqytetin, i cili më pas e ka hedhur videon në rrjetet sociale duke pyetur se çfarë është.

Ata që i janë përgjigjur në fakt janë të ndarë, disa mendojnë se është ketër (Pine marten), disa të tjerë thonë se bëhet fjalë për një shqarth apo nuselalë.

Ne Shqiperi e perzun sot ka dy klinika ne Gjermani. Historia e mjekes qe u dashurua me inxhinierin

Aurora Dollenberg është shqiptarja nga Patosi i Fierit, që ka emigruar në Gjermani, ku ka zhvilluar karrierën si mjeke. Atje ajo ka njohur edhe bashkëshortin gjerman, me të cilin ka krijuar familje.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Aurora tregoi fillimet në Gjermani, si u njoh me bashkëshortin dhe marrëdhënien mes tyre.

“Unë jam nga Patosi i Fierit dhe vendosa të largohem para 10 vitesh nga Shqipëria. Ka qenë mosha 25-vkeçare. Kam qenë me ëndrra të mëdhaja dhe nga bota nuk kisha parë shumë. Në Gjermani nuk kisha qenë ndonjëherë, për atë kohë ishte diçka shumë e re dhe e frikshme”, tha ajo.

Ndërsa, bashkëshorti i saj, inxhinier, Gotz Dollenberg, i pyetur se si ju duk Aurora për herë të paë, u përgjigj: “Pak e mbingarkuar nga lodhja dhe gjithsesi shumë e dashur. Vura re që kishte nevojë për praninë time. Faktikisht nuk ishte përjashtuar si mundësi, se babai im më ka thënë që do të martohesh me ndonjë spanjolle, apo ndonjë nga jugu se aty ka kaluar fëmijërinë e vetë”.

Sakaq, Aurora shtoi: “Jemi njohur në spital, ai bënte një seminar. Edhe gjatë seminarit ai shpjegonte dhe unë kam pasur shumë qejf fizikën dhe kisha shumë pyetje, por nuk i bëra. Edhe vendosëm të dilnim.

Burri nuk është shumë romantik. Që në momentin e parë, kemi qenë shumë të prerë me njeri-tjetrin. E duam njëri-tjetrin, kemi gjetur shpirtrat binjak”.Ne4

Akυzohet se νrαυ mbesën 11-vjeçare pasi tentativave për ρërdh* nim/ “Dalin pamjet filmike

Banorët e zonës së Ilisë janë ende në tronditje pas zbulimit të vrasjes mizore të 11-vjeçares Vasiliki, ku pas ngjarjes së rëndë qëndronte më në fund daja dhe kushëriri i nënës së saj, të cilët aktronin duke u shtirur si i shqetësuar për fatin e vogëlushes.

Edhe pse 37-vjeçari ka rrëfyer aktin e tij të neveritshëm, ai nuk ka treguar ende në polici arsyen që e shtyu t’i merrte jetën vajzës në mënyrë kaq të neveritshme. “E çova në fushë dhe e vrava”, pranoi ai me cinizëm pa iu përgjigjur më pyetjeve. Në videon e mëposhtme shihet makina e zezë e autorit, pak sekonda pasi ka marrë fëmijën dhe largohet.

Ndoshta përgjigjet për aktin e tij çnjerëzor mund të merren nga e kaluara e tij pasi në vitin 2017 ai u arrestua dhe më pas u dënua për përdhunim të një të miture. Megjithatë, ai nuk ka qenë asnjëherë në burg, pasi gjykata ka vendosur të qëndrojë i lirë me kushte deri në gjykimin e çështjes në shkallë të dytë.

Pra, ajo që beson policia është se vrasësi e ka nxjerrë 11-vjeçaren në fushë, ka tentuar ta përdhunojë, ajo ka rezistuar dhe më pas ka kapur një kaçavidë dhe e ka vrarë duke e goditur vazhdimisht me thikë në qafë. Diçka që pritet të shihet kur të përfundojë ekspertiza mjeko-ligjore.

Ai është “tradhtuar” nga video

Sipas informacioneve, numërimi mbrapsht për arrestimin e autorit ka nisur kur policët me përvojë të Sigurimit të Kullës kanë gjetur pamjet video, në të cilat vajza shihet ditën e zhdukjes duke dalë nga shtëpia dhe duke vrapuar brenda brenda një makine që kishte ndaluar pranë shtëpisë së gjyshit të tij. Siç shpjeguan për protothema.gr burime me dijeni të rastit, efektivët e policisë kur panë planin në fjalë, identifikuan pronarin e makinës dhe sapo morën vesh se i arrestuari më vonë ishte akuzuar për përdhunimin e të mitur, iu vunë pas 37-vjeçarit. Pasi i bënë presion 37-vjeçarit, ky i fundit është “thyer” dhe ka rrëfyer se e ka nxjerrë të miturën në fushë dhe e ka vrarë me kaçavidë, ndërkohë arma e krimit është ende në kërkim.

Mitsotaqis mbledhje me eurodeputetët fitues, Fredi Beleri lidhet ‘live’ nga burgu i Fierit

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka takuar në zyrën e tij eurodeputetët që do përfaqësojnë Demokracinë e Re në Parlamentin Europian. Pesë prej tyre ishin të pranishëm, ndërsa dy të tjerë midis tyre edhe Fredi Beleri kanë marrë pjesë me telekonferencë.

Kreu i qeverisë greke ka anuluar një udhëtim në Jordani dhe ka organizuar shumë takime me bashkëpunëtorët e tij për të analizuar zgjedhjet e së dielës për PE.

Berisha me dhimbje në shpinë, ja si mund të luajë Shqipëria kundër Italisë

Kombëtarja ka zhvilluar ditën e djeshme dy seanca stërvitore, një paradite e cila nisi në orën 11:00, ku përveç portierit Etrit Berisha, i cili kishte dhimbje në shpinë, i gjithë grupi tjetër u stërvit normalisht.kombetarjaTë vendosur në kampin bazë në Kaiserau, në një kompleks shumë të mirë sportiv që prej ditës së shtunë, kuqezinjtë dolën në fushën e stërvitjes edhe për seancën e dytë e cila u zhvilluar pasdite dhe u ndoq nga një numër i lartë tifozësh, të cilët nuk u trembën nga shiu, kjo pasi hyrja ishte e lirë për të ndjekur nga afër lojtarët.

Sa i përket formacionit, dilema mbetet në portë mes Strakoshës dhe Berishës, ndërsa në mbrojtje Hysaj është më i avantazhuar se Balliu, ndërsa balotazh të fortë ka mes Ajetit dhe Ismajlit. Pjesa tjetër mbetet si më poshtë: Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Ramadani, Bajrami, Asani, Seferi, Broja.

Kush e rrëzoi euron?! Ndonëse ra në nivele rekord, në Shqipëri ka hyrë më pak valutë

Në tremujorin e parë 2024 kursi mesatar i euros në raportet e këmbimit me lekun arriti në 103.8 lekë, niveli më i ulët historik.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një vit më parë, kur euro këmbehej mesatarisht më 115 lekë, monedha e përbashkët është nënçmuar me 9.7%.

Rënia e euros teorikisht do të thotë që në vend ka hyrë zyrtarisht më shumë valutë dhe ka dalë më pak, duke shtuar në këtë mënyrë ofertën për monedhën e përbashkët. Burimet e hyrjes së valutës më vend janë eksportet, shpenzimet e turistëve të huaj, prurjet e emigrantëve, të ardhurat nga shërbimet etj.

Ndërsa shpenzimi më i madh është për blerjen e mallrave të importit, nga të cilat po bëhemi gjithnjë e më shumë të varur, si rrjedhojë e vështirësive që po kalon prodhimi vendas.

Por, të dhënat zyrtare në tremujorin e parë të bilancit të pagesave, që mat transaksionet e hyrjes dhe daljes së valutës në vend treguan se shifrat zyrtare nuk e shpjegojnë forcimin e lekut. Deficiti i llogarisë korrente pësoi një rritje të fortë për tremujorin e parë 2024 dhe arriti nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit

Beri krenar te gjithe Shqiptaret. 6-vjeçarja shqipatre fiton vendin e parë në botën në matematikë

Dua 6-vjeçerja nga Kosova triumfoi mes 30 pjesëmarrësve nga 45 shtete të botës, duke fituar vendin e parë në kategorinë në garat e Matematikës.

Vogëlushja Dua përfundoi e para 40 detyra për 2 minuta e 52 sekonda. Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, Vlera Matoshi tregoi se 6-vjeçarja është apasionuar edhe pas baletit dhe pikturës.“Kemi pothuajse një vit që ushtrohemi.

Vazhdimisht Dua punon për gara. Prindërit e Duas vazhdimisht më informojnë për aktivitetin e saj. Dhe gjithashtu kemi mbajtur edhe mësime ekstra. Ne jemi shumë të gëzuar sepse edhe rezultati ka qenë shumë i mirë. Kemi 18 kampionë gjithsej pasi 18 nxënës kanë marrë vendin e parë dhe 7 vendin e tyre. Jemi shumë krenarë që kemi arritur rezultate të mira”, ka treguar Vlera Matoshi.