Bajrami shënon golin më të shpejtë të Europianit, shikoni reagimin ‘shqiptar’ të komentatorit turk (VIDEO)

Shqipëria u mund nga Italia 2-1 të shtunën e kaluar, por të paktën hymë në histori.

Goli i Bajramit ka bërë gjiron e botës dhe komentuar nga shumë media europiane, duke qenë se ishte goli më i shpejtë i historisë së europianeve.

Një video është bërë virale, i një komentatori turk, që po komentonte live ndeshjen nga stadiumi i Dortmundit.

Ai e komentoi me gjithë shpirt golin, dhe disa po e krahasojnë duke thënë që është edhe më mirë se komentatorët shqiptarë.

VIDEON e gjeni KËTU

Nedim Bajrami i theu rekordin, ish-sulmuesi rus: U habita që ishte shqiptar, i lumtë!

Ish-sulmuesi i kombëtares ruse Dmitry Kirichenko ka komentuar golin sulmuesit të kombëtares shqiptare Nedim Bajrami në EURO 2024, i cili theu rekordin e tij duke çuar topin në rrjetë pas vetëm 22 sekonda lojë.

Në ndeshjen e fazës së grupeve kundër Italisë, Nedim Bajrami shënoi në sekondën e 22-të të ndeshjes dhe theu rekordin e Kirichenkos, i cili shënoi kundër Greqisë në EURO 2004 në sekondën e 67-të.

“Jam shumë i habitur që ishin shqiptarët ata që thyen rekordin tim! Mendova se një ekip më i famshëm do ta bënte. Pra, pse të habitemi? Epo, ata shënuan në sekondën e 22-të. I lumtë”, tha ish-sulmuesi rus.

Ai shtoi se: “E vetmja gjë e habitshme është se rekordi im zgjati për njëzet vjet! 67 sekondat nuk janë aq të shpejt, kështu që jam i befasuar që u deshën kaq shumë vite për të shënuar më shpejt. Nuk prisja asgjë fare. Nuk kam menduar kurrë për rekordin tim në Euro në Portugali. Vetëm nëse ma kujtojnë atë”.

“Hysaj ka dhënë shpirtin për Kombëtaren, nuk duhet të kritikohet”/ Mitaj: Shpresojmë të marrim rezultatet pozitive me Kroacinë

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj doli në një konferencë për mediat dy ditë para ndeshjes me Kroacinë.

I ndalur tek sulmet që tifozeria i ka bërë Hysajt, ai tha se nuk mund të kritikosh një lojtar që ka dhënë shpirtin për Kombëtaren.

Mitaj theksoi se aktualisht janë të përqendruar tek ndeshja me Kroacinë, duke shpresuar tek një rezultat pozitiv.

“Trajneri nuk është se na ka folur shumë duhet të përmirësojmë goditjet standarde edhe pse kemi punuar shumë”, tha mbrojtësi kuqezi.

“Besoj që në përgjithësi të gjithë mundohen të luftojnë për Kombëtaren, kemi Brojën dhe Asanin që ka një gjuajtje të mirë, jemi një shtet i vogël por duhet të mundohemi që ta dërgojmë Kombëtaren sa më lart, por besoj Broja mund të bëjë më shumë dëm. E kemi harruar mërzitjen me Italinë që nuk morëm pikën që deshëm, do të futemi me të njëjtin personalitet dhe të bëjmë një lojë më të mirë për të marrë pikë. Unë kur futem në fushë nuk kam emocione më ikin dhe mundohem ta shijoj, sidomos kur luajmë me rreth 60 mijë tifozë shqiptarë, kam pasur emocione të mira. Në një ndeshje gjithmonë duhet bërë gabim pasi bëjnë edhe rezultatin. Ne nuk i nënvlerësojmë kundërshtarët, ashtu siç e kanë thënë të gjithë është grupi i vdekjes, ne duhet të përgatitemi dhe të marrim një rezultat të mirë. Në pjesën e dytë më furnizuan më shumë shokët me pasime, jam lojtar që më pëlqen të mbaj topin në këmbë.

Me thënë të drejtën nuk e kam menduar të ardhmen time, por jam i përqëndruar tek Kombëtarja. Të gjithë u habitën se goli u bë shumë shpejt dhe u emocionuam pak dhe kthyem në mbrojtje. Trajneri nuk është se na ka folur shumë duhet të përmirësojmë goditjet standarte edhe pse kemi punuar shumë. Mund të jetë pak faji im dhe faji i Seferit, krosimi i lojtarit sduhet të ishte bërë, është diçka që duhet ta përmirësojmë. Besoj se po, varet nga tifozët nëse do të vijnë në stadium. Ne po përgatitemi dhe e kemi analizuar mirë Kroacinë, tani na interesojnë vetëm ata dhe ishalla marrim rezultatet më të mira. E bukur nuk është të kritikosh një lojtar që ka dhënë aq shumë për Kombëtaren, ka dhënë shpirtin për mua nuk është një gjë e bukur, por çdo person bën atë kritikën e vet. I dimë cilësitë që ka Kroacia, sot është stërvitja që duhet ti analizojmë më shumë taktikisht dhe si do të futemi ne në fushë.

Të gjitha repartet e Kroacisë janë të forta. Janë ekip që i kanë repartet e mira, atmosfera nuk ndryshon është shumë e mirë, jemi shumë harmonik, jemi në një Europian dhe duhet ta shijojmë. E kemi respektuar kundërshtarin duhet të merrnim më tepër me Italinë, me Kroacinë duhet të futemi me një mentalitet tjetër. Ngarkesa psikologjike s besoj se ka luajtur rol, thjesht ishin më të mirë se ne dhe fituan ndeshjen”, përfundoi Mitaj./PANORAMASPORT.AL

“Më jep 10 copa druri dhe Hysajn t’i bëj…11”/ Rrjeti nuk ka të ndalur, Hysaj “mas@krohet” për golin e Italisë

Momenti kur Elseid Hysaj ul kokën dhe topi i gjuajtur nga Barrela përfundon në rrjetë, i ka ‘frymëzuar’ krijuesit e memeve në rrjetet sociale.

Memexhinjtë po e përdorin masivisht këtë çast për të krijuar batuta ironizuese dhe kritikuese ndaj mbrojtësit të Kombëtares.

“Më jepni 10 copa druri dhe Ronaldon, do të fitoj Champions League. Më jepni 10 copa druri dhe Hysajn t’i bëj 11”, shkruhet në një meme.

“Heroi i ndeshjes, Hysaj. Shmangu topin që po i vinte përballë me një shpejtësi prej 100 km/h”, thuhet në një tjetër postim sarkastik.

Duket se këtë vrull komentesh kundër tij, e kanë rënduar psikologjikisht Hysajn, aq sa ka marrë vendimin për të mbyllur profilet e tij në rrjetet sociale.

VIDEO/ Klienti i hedh kafen punonjëses sepse iu duk e shtrenjtë, 23-vjeçarja i thyen xhamin e makinës me çekiç!

Një video e filmuar në një kafene në jug të Seattle të SHBA-së, ka shkaktuar shumë reagime ku një klient i hodhi kafen që kishte blerë një punonjëseje.

E mërzitur nga ky gjest, ajo ka marrë një çekiç dhe i ka thyer xhamin e përparmë të makinës.

23-vjeçarja Emma Lee, ka postuar videon e marrë nga kamera sigurie së biznesit.

Në video, klienti i kafenesë shihet duke u grindur për çmimin e kafesë  (ai ka paguar 22 dollarë) përpara se ta hidhte përfundimisht në drejtim të 23-vjeçares.

Më pas Lee shihet duke goditur xhamin e përparmë me një çekiç dhe duke bërë një vrimë në të. 23-vjeçarja pretendon se ka reaguar në këtë mënyrë “sepse është ndjerë në rrezik”, pasi siç pretendon ajo, burri e ka kërcënuar duke i thënë “nuk do t’i mungojë askujt”.

“Para këtij kërcënimi, ai më bërtiti, më pështyu dhe tentoi të hapte dritaren”, ka përshkruar 23-vjeçarja për FOX 13.

VIDEO

Pasi u kritikua në rrjet Hysaj shfaqet në stërvitje, ja se si duket gjendja e tij (Foto)

Elseid Hysaj ishte një nga më të kritikuarit për takimin kundër Italisë, në atë humbje në Dortmund me rezultatin 2-1.

Gjithsesi duket se mbrojtësi e ka lënë pas atë disfatë dhe është shfaqur në stërvitje me Kombëtaren duke u bërë gati për takimin e radhës me Kroacinë, teksa shfaqej me një buzëqeshje në fytyrë.

Mbrojtësi i krahut të djathtë vendosi të mbyllte rrjetet e tij sociale pas takimit me Italinë dhe kritikave të shumta për atë humbje.

Ρasαnikja shqiρtare b ie ne dαshυri me ρunetorin e karburaηtit

Ditën e djeshme në redaksinë e JOQ Albania, mbërri një rast i një vajze, e cila rrëfente historinë e saj se si kishte rënë në dashuri me një djalë të cilin e kishte vëzhguar prej muajsh. 25-vjeçarja shprehte ndjenjat e saj dhe afeksionin e pazakontë për një roje karburanti, që i kishte verbuar sytë.

Ajo theksonte se ai nuk ishte në djeni të ekzistencës së saj, megjithëse i kishte folur të ëmës për të dhe megjithëse ishte në dijeni se i ati nuk do e kishte pranuar, ajo kishte ndjenja për djalin.

Pas kësaj në redaksinë tonë, ka ardhur mesazhi i djalit për të cilën po fliste vajza. Ai shkruan se e vlerson vajzën që e ka dashur në mënyrën e saj, ndërsa thekson se pasuria e babait të saj nuk vlen për të.

“Pershendetje joq nga un ‘shitesi i karburantit’Nuk e kisha me qef t kunderpergjigjem,por kam disa arsyje qe po bej!Nga postimi djeshem,kam mar shum mesazhe nga miqt,te aferm,shok,shoqe dhe kolege.

Disa me pergezonin,disa me ironizonin,disa benin lojra fjalesh dhe disa te tjer mendonin se e kam sajuar vet kte histori!E zejm sikur e kam shpikur un,sikur paskam pas nje qellim n mendjen time!

Ke cenova,kujt ja prisha terezin,ca gabimi bera,ku qendron problemi?!!!Nuk esht se me intereson fort pergjigja e ksaj pytjes time,ama dua tju them qe mos u merni me llafe,me pergojime nderkoh qe t verteten nuk e dini,por ju kshilloj qe ta zgjeroni horizontin,

mendjen tuaj te ngusht dhe te perfshiheni sadopak emocionalisht ne ate cfar esht shkrujt edhe nqs esht trillim,se n fund t fundit edhe shkrimtaret me t mdhenj e bejn kte gje n librart e tyre apo jo!Un personalisht dyshoj se mund ta ket shkruar dikush qe m njeh nga afer,por arsyjen se pse e ka bo,kte nuk e di dhe as nuk du ta thartoj trunin per kte pjes!

Do doja shum qe te ishte histori e vertet,do knaqesha duke pa jarget e ziliqarve dhe intriganteve!Po kaloj te pjesa e komenteve se m beri pershtypje komenti me i pelqyer qe kishte mar rreth 700-800 like,i cili ishte; ‘kush e lexon deri n fund fiton cmimin durim derri’ ,,,

tipik koment derrash!Per mu kjo nuk verteton dhe nuk deshmon asgje tjeter vec se injoranc te theksume tek populli jon sepse pikerisht si pasoj e mos pasjes durim per t lexuar,pra per t mar dije,kemi ngel ktu ku jemi!

Te mos kesh nerva dhe durim per t lexu nje pershkrim,qe po ta perkthesh ne faqe libri,nuk jan me shum se 4-5 faqe,qofshi ju qe jeni dhe ju rroft truni qe keni! Duket qart sa bagazh dhe kapacitet intelektual zotroni!Nuk kan faj pusht-tetaret ton qe na shalojn si gomar dhe ne vazhdojm ham bar,disa nuk e han me por kan filluar ta pin,ndoshta dhe un jam prej tyre!

Po e mbyll duke i then asaj vajzes se te vlersoj jashtzakonisht shum dhe te dua per menyren se si ti ke arrit te me duash,per te tjerat flasim brenda ktyre 3muajve.Ah se harrova!

O Tea,thuj vjerrit tim arrogant,se e gjith pasuria tij ne syt e mi nuk vlen as sa nje lemosh qe i ofrojm ndo1 lypsi,tjet i bindur per kte fakt!Me falni per gabimet drejtshkrimore por sdoja t bija n sy qe isha un autori i shkrimit djeshem! Hajt tungjatjeta t gjithve!

Prej dy vίtesh e hυmbur, 46-vjeçαrja gjendet e gjaIIë në mes të detίt

Një grua e zhdukur është gjetur duke notuar në brigjet e Kolumbisë dy vjet pasi humbi kontaktin me familjen e saj.

Prej dy vitesh familjarët e saj nuk kishin asnjë ide se ku ishte deri së fundmi kur ajo u gjet duke pluskuar rreth një milje larg një plazhi nga qyteti i Puerto Colombia në Atlantico më 26 shtator.

Më vonë, gruaja u identifikua si Angelica Gaitan, 46 vjeçe. Kur u gjet nga peshkatari Rolando Visbal,

Angelica ishte në gjendje të dobësuar me me shenja hipotermie pasi kishte kaluar tetë orë në det.


Pasi u shpëtua, ajo u shpreh për mediat vendase se ishte hedhur në oqean për të vrarë veten pasi ishte viktimë e abuzimit nga ana e ish-bashkëshortit.

Një grua e zhdukur është gjetur duke notuar në brigjet e Kolumbisë dy vjet pasi humbi kontaktin me familjen e saj.

Prej dy vitesh familjarët e saj nuk kishin asnjë ide se ku ishte deri së fundmi kur ajo u gjet duke pluskuar rreth një milje larg një plazhi nga qyteti i Puerto Colombia në Atlantico më 26 shtator.

Më vonë, gruaja u identifikua si Angelica Gaitan, 46 vjeçe. Kur u gjet nga peshkatari Rolando Visbal, Angelica ishte në gjendje të dobësuar me me shenja hipotermie pasi kishte kaluar tetë orë në det.

Pasi u shpëtua, ajo u shpreh për mediat vendase se ishte hedhur në oqean për të vrarë veten pasi ishte viktimë e abuzimit nga ana e ish-bashkëshortit.

Kur Sαli Berίsha i niste Berlusconit f emrα te bukυra me skαf, ja cfare merrte ne kembim

Teksa ish kryeministri shqiptar po informonte homologun italian se në brigjet e Italisë sa të ishte ai nuk do të mbërrinte asnjë skaf me klan destinë, mori përgjigjen se ishte gati për një “bunga-bunga” me femrat shqiptare pasi ishte beqar. Gazetarët shqiptarë u irrituan. Reaguan politika italiane dhe gazetarë e krerë të shoqatave shqiptare në Itali

Gazetarët që kanë shoqëruar kryeministrin Sali Berisha në takimin me homologun e tij italian Silvio Berluskoni në Romë janë gjendur në një siklet të madh, nga batutat bajate të tij.

Më tepër se një reagim ndaj kreut të qeverisë italiane, përfaqësuesit e mediave shqiptare e kishin inatin me Berishën, u cili nuk bëri as gëk as mëk ndaj fyerjeve që iu bë femrave shqiptare.

Në atë kohë ish kreu i qeverisë shqiptare kishte shkuar për të kërkuar ndihmë nga Italia për ta bërë Shqipërinë “një superfuqi energjetike”, por energjia “rozë” e Berluskonit e devijoi objektin e konferencës së shtypit. Bëhej fjalë për vitin 2009, në prag të zgjedhjeve parlamentare të atij viti, ndërsa Berisha kërkonte me çdo kusht një mandat të dytë.

Teksa Saliu po evidentonte faktin se moratoriumi për ndalimin e skafeve i kishte ruajtur brigjet italiane të paprekura nga klandestinët, ndaj kërkonte kompensim për këtë, Berluskoni në përgjigje të pyetjes së një gazetareje italiane e zhvendosi vëmendjen tek vajzat shqiptare.

Ai tha se mund të bëhet një përjashtim i vogël për skafistët që do të sjellin vajza të bukura nga Shqipëria në Itali. Berluskoni deklaratën e bëri në krah të Berishës, pas firmosjes së partneritetit strategjik me Shqipërinë.

“Do të bejmë ndonjë përjashtim për ata që sjellin femra të bukura në brigjet tona. Ju e dini, unë jam beqar”, ka thënë Berluskoni duke buzëqeshur dhe duke shprehur hapur maninë e tërheqjes pas s eksit të kundërt. E tha në mes të një salle të mbushur plot me gazetarë shqiptarë, italianë e të huaj. Madje shtoi se “disa prej tyre paskan mbërritur bashkë me kryeministrin shqiptar, si grup i shoqërimit mediatik”.

Një deklaratë që ka vënë në siklet gazetaret shqiptare, që për hir të së vërtetës u shqetësuan nga një fyerje e tillë publike, nga ai që cilësohej miku i Shqipërisë. Ndërkohë që “amico Sali” siç e quajti ai atëherë, sapo i kishte premtuar se deri në fundit të mandatit të tij nuk do të hiqej ligji i moratoriumit të skafeve.

“Unë s’dua që trafik antët të mb ysin shqiptarët në det. Tallet Berluskoni. Kavalieri është treguar shakaxhi edhe me gazetaret shqiptarë që ndiqnin konferencën”, ishte fjala e vetme e Berishës.

Ndërkohë që në fund të takimit me shtypin, duke pozuar për fotografët bashkë me Berishën dhe gazetarët, Berluskoni ka specifikuar sërish: “Dihet që jam beqar…”!

Pra nuk ishte një batutë që i kishte rrëshqitur, por ishte një formulim i mirëmenduar, ndoshta për bujë mediatike pasi gjendej nën hetim për “bunga-bunga” me minorene në vilën e tij. Menjëherë pas këtyre fjalëve për klandestinet ka ardhur reagimi i komunistëve italiane, të cilët nuk e kanë pëlqyer aspak humorin e ish kryeministrit italian.

“Zbarkime vetëm për femrat e bukura? Berluskoni s’përgënjeshtron shpirtin e tij të kazermës. Dhe përballë një tragjedie si emigrimi i njerëzve të gjorë në Itali, në këtë rast nga Shqipëria, kreu i qeverisë shfaq obsesionin e tij për gratë, të reduktuara në mish të freskët për t’u konsumuar”, deklaroi Paola Pellegrini. E cila ishte e zemëruar dhe me heshtjen e ish kryeministrit Berisha, të cilin ajo e dinte “njeri të ndershëm që s’bën shakara të tilla”.

Ndërkohë kanë reaguar menjëherë gazetarë e krerë të shoqatave shqiptare në Itali, të cilët kanë firmosur një letër të hapur, ku sqarojnë arsyet pse ndihen të fyer nga batutat e kryeministrit Berluskoni gjatë konferencës me kreun e qeverisë shqiptare, Berisha. Ata kanë kërkuar që kryeministri italian të kërkojë falje publike për të gjitha gratë shqiptare që jetojnë e punojnë në Itali. Por s’ndodhi as nga ai dhe as nga Berisha që heshti, pavarësisht që hiqej si “burrë me namuz” në Shqipëri.

Në letër thuhej se “po të mos ishte për batutat e kryeministrit Silvio Berluskoni, vizita në Itali e homologut të tij shqiptar Sali Berisha ndoshta do kishte kaluar pa u vënë re. Por në konferencën për shtyp , teksa flitej për luftën kundër skafistëve e gomoneve, Berluskoni shprehet: “Do bëjmë një përjashtim për ata që na sjellin vajza të bukura”.

Pavarësisht se kryeministri Berluskoni njihet për batutat e tij, konsiderojmë se deklarata është një shprehje ofenduese ndaj femrave shqiptare që jetojnë dhe punojnë ndershmërisht në Itali dhe në Shqipëri. Kreu i qeverisë bëri shaka me një nga plagët më të mëdha të tranzicionit demokratik në Shqipëri: Trafikimi i qënieve njerëzore.

Berluskoni duhet ta dijë se “vajzat e bukura shqiptare” vazhdojnë të na i sjellin nga Shqipëria për t’i nxjerrë në trotuare apo për ti punësuar në qendra shëndetësore të rreme. Ku italianët e pasur i përdorin për të ‘çlodhur’ veten nga ngarkesat dhe punët e përditshme. Janë trafikantët e qënieve njerëzore dhe krimi i organizuar që po menaxhon shfry tëzimin e pr ostitucionit”.

Ky ishte niveli i vlerësimit të Berluskonit për Berishën në atë kohë në hall pushteti, duke e bërë që të “gëlltiste” tërë fyrjet që lëshoi atë ditë, vetëm për pak mbështetje politike./Pamfleti

I dha çeΙësat e shtëpisë shokυt, i riu shqiptar s’u besοn syve kur kthehet…

Një 24-vjeçar me emrin Robert.L nga Velipoja do të gjykohet në gjykatën e Tiranës për akuzën e vj edhjes, katër muaj pas denoncimit të shokut të tij.

Dorian Qoli i tha policisë se një ditë i pandehuri i kishte kërkuar çelësin e shtëpisë. “E kam shok dhe më tha që në shtëpinë ku ai jeton me qira kishte njerëz. Më kërkoi çelësin sa të hante bukë e të pushonte”. 

Por pas bujarisë së shokut, 24-vjeçari është zhdukur bashkë me çelësin. Ndonëse kallëzuesi e ka telefonuar shpesh, i akuzuari justifikohej se gjendej në Kombinat dhe se do vonohej.

Në këto kushte duke qenë se nuk kishte ku të qëndronte, Doriani, mëson Gazeta Si e ka hapur derën e shtëpisë me forcë. Panorama që i shfaqur para syve ishin dhomat e boshatisura.

Në shtëpi mungonin orenditë, mes tyre lavatriçja, frigoriferi dhe soba me korrent. Siç përmendet në kërkesën për gjykim,

Doriani e ka telefonuar i shqetësuar shokun e tij duke e pyetur për orenditë, por ka marrë si përgjigje “Do t’i sjell, qetësohu”.

Policia ka shpallur më pas në kërkim të riun, ndërsa babai i tij është përpjekur ta zgjidhë çështjen duke fshehur gabimin e të birit.

Arben Leka ka kryer sakaq një hetim paralel për të birin dhe ka zbuluar se ai i kishte vje dhur pajisjet elektroshtëpiake për t’i lënë peng në një dyqan, pasi pronarit i kishte një borxh.

I ati thotë në dosjen hetimore kur policia e pyet se si i gjeti pajisjet që kishte “rrëmbyer” Roberti dhe si i kishte marrë për t’ia kthyer të zotit?

Arben Leka: U përpoqa dhe arrita të flas në telefon me tim bir. E pyeta ku gjendej dhe më tha në Sarandë kam gjetur punë të re.

Pastaj më tregoi se kishte marrë një borxh prej 200 mijë lekë tek një dyqan tek Pazari i Ri dhe se derisa ta shlyente borxhin ishte detyruar të merrte orenditë e shokut duke i lënë peng.

I gjeta 200 mijë lekë dhe i çova menjëherë tek dyqani i pengjeve dhe mora orenditë duke ia kthyer pas shokut të djalit. I kërkoj falje Dorianit, të cilit edhe djali i ka kërkuar falje dhe lutem që im bir mos t’i përsërisë më gabime të tilla.

Por pavarësisht gjestit të të moshuarit, prokuroria e konsideron babain e Robertit thjesht si dëshmitar. Fati i 24-vjeçarit u caktua nga një ekspert i kërkuar nga hetuesit, i cili vlerësoi dëmin dhe konkludoi që orenditë e vjed hura (që më pas u kthyen nga babai) kanë vlerën e 90 mijë lekëve.

Ky fakt juridiko penal sipas prokurorisë parashikohet si vje dhje, një vepër që dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Këto të dhëna iu përcollën për gjykim të mëtejshëm gjykatës së Tiranës, që do ta gjykojë si hajdut, ndonëse në fakt ai i ktheu pas të gjitha pajisjet.