Dëshmia e rrallë e emigrantit nga Tirana, që fitoi 10 milionë lireta në “La ruota della fortuna” në vitin 1994

Nga Uvil Zajmi

Kjo është historia e rrallë e Mërkur Lekës, shqiptarit të parë që konkurroi në një emision, nga më të spikaturit televizivë të kohës, në “Kanalin 5” të “Mediaset”, “La ruota della Fortuna”, që drejtohej nga Maik Bonxhorno (Mike Bongiorno), një ndër moderatorët, prezantuesit më të famshëm, një legjendë e ekranit, jo vetëm në Itali e botë, por shumë i njohur edhe në Shqipëri. Në një rrëfim emocionues sot pas 25 vitesh, Leka i rikthehet asaj pjesëmarrjeje.

Mërkuri na tregon; që nga ideja, kërkesa për konkurrim dhe befasia kur një i huaj, djalë simpatik, inteligjent nga Shqipëria, befasoi njeriun e së famshmes “Alegria, Alegria”, me përgjigjet e tij. Nga bisedat pas kuintave me Bonxhornon, njohja që kishte ai për Shqipërinë, nisur nga mbiemri i tij si ‘Mirdita’, që mori famë në emisionin “Rischia Tutto”, gjysmë shekulli më parë, te Bashkim Kruja, një ish-shok gjimnazi në Itali.

“Ka qenë fat pasi nuk të qëllon shpesh, madje të gjithë e kishin ëndërr ta takonin e qëndronin me njeriun televiziv të tri gjeneratave, mbi 60 vite në ekran, më shumë se kushdo tjetër në botën televizive. Aq popullor e i dashur, ishte Bonxhorno. Për mua ishte surprizë, mendoni isha vetëm 31 vjeç, as dy vite në Itali, i kam ende të gjalla, konkurrimin, emocionet, gjithçka”, tregon Leka, duke qenë edhe i pari i huaj fitues, në “La ruota della fortuna”.

“Një sfidë e dyfishtë, jo thjesht nga fati, por edhe çështje njohurish e për më tepër në gjuhë të huaj, nuk ishte e lehtë”, shprehet Leka, sot një administrator në një ndërmarrje të suksesshme në industrinë ushqimore në Tiranë.

Leka, kur ishit përballë Bonxhornos, çfarë dinit për jetën e tij?

Michael Nicholas Salvatore Bongiorno, kështu e kishte emrin e plotë dhe këtë e mësova gjatë qëndrimit me të. Me baba amerikan dhe nënë italiane, i larguar në vogëli nga Nju Jorku, kishte jetuar thellësisht me trishtim të madh, ndarjen e prindërve. Pastaj ardhja në Itali, burgimi, pasioni për sportin, si atlet dhe fillimet si gazetar sportiv. Me mua ai tregua i kujdesshëm, pasi; “më kujton fëmijërinë, emigrimin”, më thoshte.

Në librin autobiografik, “La versione Mike”, ai flet edhe për Shqipërinë…?!

Sapo i thanë nga jam, më shpjegoi se për Shqipërinë, kishte dëgjuar nga xhaxhai i tij, një gjeneral i kohë së Luftës, që njihte mjaft mirë disa shtete, (në veçanti Shqipërinë), për të cilën ai fliste me simpati. Pastaj më tregoi se në gjimnaz, pati njohur një shok shqiptar, Bashkim Kruja quhej, të cilin në vitet që vijuan, nuk e kishte takuar më. Më pas edhe unë u interesova, por nuk munda të marr asnjë informacion, për këtë person.

Po për Rischia Tutto-n?

Flitet për emisionin e famshëm të tij, “Riscchia Tutto”, që në vitet ’70-të, ka qenë shumë i ndjekur edhe në Shqipëri. Unë kam qenë 9 vjeç, bashkë me fisin e shikonim rregullisht. Ai mori famë te ne edhe për shprehjen e njohur të tij, se; “ekziston një krahinë në një vend të botës, që kishte lidhje me mbiemrin e tij”.

E keni fjalën për Mirditën shqiptare?

Kur ia risolla në kujtesë, ai më tregoi se në një ndër emisionet e “Riscchia Tutto”, ai iu drejtua njërit konkurrent, me një pyetjen në fushën e gjeografisë, duke i thënë se; “në ç’vend të botës, ndodhet një krahinë që ka si emër, mbiemrin tim”?

Dhe, si ishte përgjigjja?

Konkurrenti në fjalë, ka qenë Masimo Inardi, mjek, i famshëm për saktësinë e përgjigjeve, shumë herë fitues, njohës i jashtëzakonshëm i muzikës. Pasi u mendua, tha se kjo zonë quhet Mirdita dhe është në Shqipëri. Unë e kisha në letër përgjigjen, i sigurt që ai nuk e gjente dhe u befasova nga përgjigjja e tij, më tregoi Majku.

Kthehemi te “La ruota …”?

Bonxhorno më informoi, se ishte një emision amerikan, “The Wheel of Fortune”, që me propozim, idenë e tij dhe mbështetjen e Berluskonit, e kishin eksperimentuar të moderuar në Itali. E drejtonte ai, menjëherë pasi kishte nisur punë në “Mediaset”. Në vitet ‘92, ‘93, ‘94 dhe ’95, vlerësohej si më i miri për kuicet. Më vonë kam lexuar se, ka qenë emisioni me jetëgjatësinë më të madhe televizive në Itali për kuicet, nga viti 1989, deri më 2003, kur u mbyll, mbi tre mijë transmisione, mbi 8 milionë shikues çdo mbrëmje, nga ora 19:00-20:00.

Sa njohuri kishit për kuicet?

Isha rritur me kuicet e “Rai”-t, në radio dhe televizion, pasi ai Italian, ka qenë i rëndësishëm për ne. Pastaj dashuria për gjuhët e huaja nga babai, linguist, përkthyes i njohur në Shqipëri, ishin një nxitje gjithmonë e më e madhe dhe që na jepte mjaft njohuri.

Një shqiptar në “La ruota…”, e kishit menduar ndonjëherë, si lindi ideja?

Asnjëherë më parë. Zakonisht në shtëpi, në Bolonja, çdo mbrëmje kur kthehesha nga puna ndiqja “La ruota…”, pasi fillonte në orën 7:00. Konstatoja se një pjesë të mirë të frazave, i gjeja pa dalë ende përgjigjja e plotë. Kjo më joshi, më tundoi të konkurroja edhe unë.

Dhe vjen kërkesa juaj?

Kur e mbyllte zakonisht Majk, i ftonte admiruesit të merrnin pjesë në “La ruiota…”. Mjaftonte një kërkesë shoqëruar me një foto. U ula e shkrova dhe a nisa redaksisë, sigurisht jo shumë seriozisht. Pas dy muajve më vjen përgjigjja, se duhet të paraqitesha në “Mediaset”, në “Cologno Monzese”, Milano, për seleksionim.

Dhe jeni para jurisë?

Ka qenë tetor 1994. Ishte një noter, ai i emisionit, që të bënte pyetje se çfarë informacioni, njohuri ke në përgjithësi, thjesht për të parë botën tënde. Isha bashkë me 4 – 5 të rinj të tjerë. Nuk të thoshin nëse ke fituar apo jo. Vetëm kur u ktheva nga Krishtlindjet, që i bëra në Tiranë, në shtëpi gjej një zarf dhe ftesën, për pjesëmarrje në emision.

Vjen konkurrimi, jeni me fat…!

Ka qenë janar, flija te vëllai në Komo dhe shkoja në Milano. Pata fatin që në ditën e parë të konkurrimit, të mos ndeshem me kampionin më të madh të “La Ruota..”, pasi ishte si kriter, që pasi kishe fituar pesë here, dilje nga gara. Atë ditë kisha në krah dy vajza, studente të gjuhës italiane dhe espanike. Koha për t’u përgjigjur pasi rrotulloje rrotën dhe kërkoje germën ishte vetëm 5 sekonda. Kam konkurruar në tri emisione, më 27, 28 shkurt dhe 1 mars të vitit 1995.

Prezantimi, fjalët e para, ju vijnë ndër mend?

Afërsisht, kur Bonxhorno iu drejtua teleshikuesve me fjalët: “Zotërinj, si konkurrent kemi një djalë simpatik të huaj, njeh mjaft mirë gjuhën tonë italiane, shprehjet tona. Kaq e vërtetë është, sa ai arrin t’u japë gjetje gati të gjitha frazave që i kemi paraqitur. Një i ri që është për t’u vlerësuar”.

Emocion i madh…?

Shumë, veçanërisht kur tha: “Quhet Mërkur, një emër i veçantë, asnjëherë i dëgjuar. Mërkur Leka, nga vjen”? Vij nga Tirana, Shqipëria, dhe kam dy vite që jam në Itali, ku edhe punoj. ‘Mërkur, një emër i perëndive’, – i them.

Dhe si vijoi më tej?

Kujtoj se u shpreh që; “më intereson ky fakt, sepse janë shumë shqiptarë, miliona ndoshta, që kanë ardhur në Itali, duke kaluar detin Adriatik. Ju si keni ardhur”? Kam qenë pak më i privilegjuar, pasi kam ardhur me fletë pune, i përgjigjem.

Fillimisht më dukej vetja i rezervuar me ato konkurrente dhe gjykova të paktën të bëj një figurë të mirë. U befasova kur Majk e hapi telekuicin, ndërsa tha: “E atëherë le të nisim garën, jeni ju Mërkur”. Pasi rrotullova rrotën, si fillim zgjodha germa “S” si Savona e përforcova, pastaj vijova me “L”, si Livorno, “N”, si Napoli, duhet të gjeja lidhjen e plotë të shprehjes; “Nell Tibet, villaggi di sherpa e mandrie di yak”.

Italianët nuk e kanë germën “Sh”, që mua më ndihmoi dhe bëhej fjalë për fjalën “Sherpa”. Pasi u përgjigja saktë, u çlirova dhe mendova se edhe mund të fitoja.

Ndonjë detaj tjetër të veçantë?

Para emisionit ishte një person, Damiano quhej, mbiemrin nuk e mbaj mend. Detyra e tij ishte të elektrizonte studion, duke treguar barsoleta, një personazh që krijonte atmosferë të gëzueshme, të nxehtë, para se të niste programi. Ndërsa Bonxhorno përdorte një si çekiç simbolik të vogël, ishte pjesë e emisionit, për të goditur konkurrentin, kur ai gabonte, një veprim që shoqërohej nga publiku, me një; “aj, aj”, shprehje e njohur e Bonxhornos.

Thuhet se Bonxhorno, ju kujtoj edhe nënën tuaj?!

Ai ishte i paparashikueshëm. Në një çast, për të më ndryshuar edhe gjendjen emocionale, më thotë: “Mërkur, përse nuk i bën një përshëndetje nënës tendë në Tiranë”? “Po,-i them unë me kënaqësi dhe, – Mama të përshëndes”. “Çfarë është kjo shprehje” – më pyeti, që edhe vetë ai pati vështirësi, kur e shqiptoi? “Të ‘përshëndes’, do të thotë ‘saluti’”, ia shpjegova, pas së cilës në studio pati duartrokitje.

Kujtoni njërën nga pyetjet?

Kujtoj disa, por do të veçoja; “Sono sette” (Janë shtatë). “Një shprehje e urtë, që duhet ta keni edhe në Shqipëri”, – më thotë Bonxhorno. Bëhej fjalë për shtatë netët, shtatë virtytet, shtatë ngjyrat dhe shtatë mrekullitë e botës.

Dhe ajo që ju ka lënë shije të hidhur?

Të tre konkurrentët kishim mbetur te një germë. Radha më erdhi mua. Një shprehje e vështirë e gjatë dhe unë e lexova “dermatoglifi”, por e shqiptova gabim, pasi duhej; “dermatoljifi”. Vetëm për atë gabim, nuk fitova 7 milionë lireta. E gjeti konkurrenti pas meje.

Po ajo me Edith Piaf?

Ishte një frazë, me “zërin apo fytin si bilbili”, që unë nuk e gjeta.

Germa “A”, pastaj “T”?

Sa herë që kërkoja germën “A”, ndërhynte Bonxhorno, “A, si Albania” – sqaronte. Po kështu për germën “T”, ai konfirmonte “T si Tirana”. Më shoqëronte dhe kisha një ndjesi të çuditshme për këto dy germa, “A” dhe “T”, që i kërkoja vazhdimisht, sidomos Tirana.

Cilat ishin “valetat” shoqëruese të emisionit?

Kur unë konkurrova, ishte Paola Barale, me të cilin Bonxhorno kishte mbi 7 vite që punonte, nga 1989. Pas saj, shoqëruese te “La Rutoa…”, kanë qenë edhe Antonela Elia, Mirian Trevisa, të gjitha të bukura, elegante, që u bënë më pas të famshme. Ato visheshin nga gruaja e Majkut.

Më thatë se Barales, i kërkuat një puthje?

Ditën e tretë të konkurrimit, në mbyllje të emisionit, kur ajo më ofroi një dhuratë, i kërkova që ta puthja. Sigurisht nuk refuzoi, pasi ishte një ritual normal. Por Bonxhorno, pa hezituar më pyet: “Po në Shqipëri, do ta puthnit kështu një vajzë? Do të kishte xhelozi? Keni vajza të bukura, më shumë bionde apo brune”? “Dominojnë ato brune, sigurisht që ka edhe bionde”, iu përgjigja.

Bonxhorno ju përcakton si një kampion i “La Ruota….”?

Kështu më vlerësoi ai. Madje, shtoi se; “Si një kampion i ri, me siguri do ta dërgoja këtë trofe në Shqipërinë e tij”. Pastaj më pyeti ku jetoja, isha i fejuar apo jo? Në Bolonjë banoj, punoj dhe jam i lirë, i them me humor.

Keni qenë shqiptari i parë, në një konkurrim të tillë italian televiziv?

Edhe mundet. Konkurrimi në “La ruota della fortuna”, ka qenë dhe mbetet i veçantë për mua, jo vetëm si i pari i huaj fitues, sigurisht çastet e kuicit, por edhe bisedat shumë miqësore pas kuintave me Bonxhornon, stafin etj. Majk ishte njeri me kulturë të madhe, njohës i shumë fushave, tejet njerëzor, çdo informacion që merrte e arkivonte në memorie.

Ju ndiqnin në familje?

Duke qenë se emisioni ishte i regjistruar një muaj përpara, unë i njoftova familjarët, të cilët ishin angazhuar në Tiranë, me në krye vëllain e madh, sigurisht edhe prindërit. Ai u transmetua në fund të shkurtit, në tri ditë. Por, edhe në Itali, më kanë ndjekur miq, shokë, të afërm. Me të gjitha komunikoja pas mbylljes së emisionit.

Sa ishte shuma që fituat?

Sigurisht, ajo ishte publike. Fitova 10 milionë e 800 mije lireta. Kujtoj se Bonxhorno më pyeti, si quhet monedha shqiptare. “Lek”, i them unë. Qenka i përafërt me mbiemrin tënd, më thotë ai. Pastaj duke vijuar, shtoi: “Çfarë do të bëni me paratë e fituara”?

Keni ndonjë peng të fshehur?

Kur i shikoja më vonë, ditën që emisioni jepej në televizor, mërzitesha, pasi për gabime, pasaktësi të vogla në përgjigjet e mia, kam humbur rreth 30 milionë lireta.

“La Ruota…” mbetet një aventurë e bukur?

Sigurisht, madje kështu e mbylli Bonxhorno konkurrimin tim, kur u shpreh se; “Kjo aventurë e bukur e mikut tonë Mërkur, mbyllet këtu”. Nga ai emision kam ruajtur disa foto, pak momente filmike dhe tri monedha floriri që të jepnin, njërën prej të cilave, ia kam dhuruar mbesës sime, Eda, dhe një tjetër familjes ku jetoja në Bolonja. Të tjerat i shkëmbeva në lireta.

Ka një kuriozitet: Si ju te “La ruota…”, edhe Mateo Renci?

Edhe ish-Kryeministri italian, Mateo Renci, ka qenë pjesëmarrës, madje fitues në “La ruota..”, duke konkurruar një vit para meje, në janar të 1994, kur ishte 19 vjeç dhe pëlqente të bëhej arbitër futbolli. Ndryshe nga unë, ai fitoi 48 milionë lireta.

E keni takuar më vonë njeriun e së famshmes “Alegria, Alegria?

Jo asnjëherë. Ato tri emisione te “La ruota della fortuna”, kanë qenë të parat dhe të fundit me Majk Bonxhornon.

E papritur: Pas shpalljes si finalist, Robert Aliaj largohet nga gara

Robert Aliaj mori vendimin e papritur gjatë natës gjysmëfinale, duke vendosur të ndërpresë rrugëtimin e tij në “Ferma VIP”.

Ai theksoi se dëshiron të mirëkuptohet dhe të jetë i lirë.

“Është një spektakël që ka brenda familjen, shoqërinë, dashurinë”, tha Roberti.

Më tej, ai u përshëndet me fermerët, të cilët i konsideroi si një familje.

Statistikë e vitit 1908: Tuzi me 100% shqiptarë, në Prizren asnjë turk!

Një kopje të një botimi shumë interesant ka publikuar faqja Shqiptarët në Malësi.

Bëhet fjalë për një statistikë turke (1908 – 1909), ku tregohen vendet me shumicë të popullsisë shqiptare me numër të saktë të popullsisë dhe përqindje.

Në këtë statistikë bien në sy vendet shqiptare në Mal të Zi: Tuzi, Gucia dhe Rozhaja.

Sipas kësaj statistike, Tuzi kishte 7647 banorë dhe të gjithë ishin të përkatësisë etnike shqiptare.

Gucia kishte gjithsej 12073 banorë nga të cilët 9905 prej këtyre banorëve ose 82,6% ishin shqiptarë, 1812 banorë apo 15,5% ishin serbë ndërsa të tjerë ishin 356 banorë apo 2,9%.

Rozhaja kishte gjithsej 17466 banorë prej ku prej tyre 15032 banorë apo 86,5% ishin shqiptarë kurse 2434 banorë apo 13,5% ishin serbë.

FOTOT e rralla nga zbulimet arkeologjike, një vizitë në Butrintin e 1934-s

Një Butrint ndryshe nga ai që shohim sot…! Vendi duket i mbuluar nga bimët e egra dhe rrënojat duken aq tërheqëse, duke mbajtur shenjat e gjurmëve dhe mistereve të antikitetit ilir. Butrinti si nuk e kemi parë asnjëherë vjen në retrospektivë nga një penë e shquar e gazetarit të viteve ‘30 , zotit Nebil Çika, kryeredaktor i “Minervas”.

Gazeta dyjavore me një profil artistik, politik dhe shkencor është një nga enciklopeditë kronikale më të shkëlqyera të retrospektivës historike të viteve ’30. Duke shfletuar arkivat e kësaj gazetë zbulon shumë të panjohura nga historia e vendit; si marrëdhëniet diplomatike me fqinjët, ekonomia, historia e zhvillimit urban të qyteteve të Shqipërisë, trashëgimia, zhvillimet e artit dhe të kulturës. Gjithçka ka ndodhur në vendin tonë në vitet ‘20-‘30 e gjen të pashkruar në gazetën më të madhe të kohës.  Duke shfletuar këto arkiva të vjetra të “Minevrës” syri të ngelet tek disa skulptura të rralla të sapozbuluara në Butrint nga eskpedita e Ugolinit,  një pjesë e të cilave siç dihet kanë përfudnuar në muzetë e Europës. Nënteksti i këtij shkrim flet shumë edhe për shpërdorimin e veprave të arkelogjisë shqiptare nga vet Mbreti Zog, i cili i ka dhuruar kryeveprën e zbulimeve arekelogjike…… Musolinit. Nebil Çika ka përshkruar me profesionalizëm të lartë historian e zbulimeve 10-vjeçare në Butrint, sipas shënimeve të përpikat që ak marrë nga intervista dhe bisedat me Luigi Maria Ugolinin, arkeologu më të diskutuar në historinë e arkeologjisë shqiptare. Le të ndjekim reportazhin e shkruar në …të vitit 1934.

“EPIDAMNOS (Durrës), Apollonia (Pojani), Lissos (Leshja), Bytlis (qytet afër katundit Hekal të Mallakastrës,  Amantia (qytet afër katundit Ploça në Juglindje lë Vlorës), qyteti afër Klosit të sotmë, Finiki ( afër Delvinës dhe Butrintoja: ja disa nga emërat e qyteteve të mëdhenj të Shqipërisë së vjetër, qytete të cilët në kohën e tyre kanë patur aqë rëndësi sa mund të i ketë sot Stambolli, Pireja,  Marsilja, Viena, Roma….

Qyteti i madh i Apollonisë cilësohej prej Romakëve “Magna urbs et grabis” në lë cilin i madhi Qezar dërgoi nipin e tij Oktavianin August për të kryer mësimet e universitetit. Një shkrim varri, i gjetur në Pojan, tregon se i varrosuri, ka qënë një farë “Markos Sopatros, pithagorikos philiosophos”. Pra si ç’duket haptas në Shqipërinë’ e vje tërsisë klasike, jo vetëm që ka pasur qytete të mëdhenj e të ndriturë  kur rrihte pulsi i jetës së atyre kohëve, por janë rritur dhe imperatorë e filosofë. Mirëpo ne shqiptarët e sotëm s’kemi patur as kohë e as zotësin’ e duhur që të nxjerrim në dritë glorjen e këtij Atdheu t’onë shqiptar. Patëm vetëm urtësinë t’u japim leje disa misioneve arkeologjikë të huaj që të vijën e të na nxjerrin në dritë thesaret e së shkruarës s’onë tremijëvjeçare. Një nga këto Misione është ay që ka kryesuar Profesor Ugolini, një djal i ri, i
ndritur dhe fatbardhë në karrierën , e. tij idealistike.  Ugolini ka plot dhjetë vjet që po punon në Shqipëri, dhe, në vitrat e fundit tërë aktivitetin e tij e ka përqendruar në Butrinto (Buthrotum, e quanin Romakët dhe katundarët që banojnë aty për rreth e quajnë besnikërisht Vuthrotë).

Sot do të bëjmë pakës fjalë mbi atë qytet të ndritur, të themeluar disa shekuj para Krishtit, e që qëndron i përzitur përpara Korfuzit…
Dhe po u jap këndonjësve disa hollësira për zbulimet arkeologjike lë Butrintos, në bazë të shënimeve që pati mirësinë të më japë proprofesor Ugolini.

Butrinto – Epopea  Omerike dhe Virgjili

Butrintoja me afërinat e saj ka lidhje tepër lë ngushtë me më të madhen epope të antikitetit: me luftën e Grekërve kundra Trojanve, për rrëmbimin e Elenës, luftë e cila mori fund me shkatërrimin e Trojës. Po ndërsa gjestet historike legjendare posaçërisht Trojane gjetën këngëtarin e tyre tek ati i Vjershës Homer-I, Butrintoja dhe ngjarjet  që u zhvilluan aty na u kallëzuan nga “Virgjili (Aenea. III.)

Ky vjershëtor epik i Romës imperiale na i këndon me dhimbje dhe magji, gjithë ç’pa Aenea e tij kur zbriti ne Butrinto.

Aty gjeti Trojanin Helen, të birin   e Priamit ( Mbretit të Trojës) i cili Helen ishte martuar me Andromakën (lë të ven’ e Hektorit) dhe ishte bërë Mbret i Haonis (nga Saranda e sotme e gjer poshtë në Çamëri  pas vdekjes – Mbretit të mëparshme Pirro Neoptolemeut (bir i Aqilesë ). Heleni kish themeluar këtu mbretërinë e vet dhe kish goditur (ngritur-dh.h.)një kështjellë të vogël që i shëmbëllente asaj të qytetit të vet dhe i kish vënë po atë emër, ashtu si ç’u kish vënë emra trojane të gjithë portave, krojeve dhe lumenjve rreth e përqark Butrintos. Në këtë qytet Aenea ndenji dy ditë, pa pallate madhështore me kollonata lë mermerta e brenda tyre shërbime të çuditëshme me “vaso të ergjenta dhe kupa të florinjta”. E mbushur me peshqeshe të vlyera, Aenea u-nis prej Butrintos e kënaqur dhe me shpresë që m’ at anë Adriatikut të mund lë ngrihej një qytet që të mund t’i shëmbëllente Trojës dhe Butrintos.

Zbulimet Arkeologjike

Janë shumë të pakta vendet që kanë një pamje piktoreske si ajo  e Butrinstos, më tha Profesor Ugolini kur unë po admiroja pejzazhin nga  kështjella. Pa asnjë dyshim isha në në një nga vendet më të bukura të Shqipërisë. I këtij mendimi do të  jetë kushdo që ka pasur rastin ta vizitojë. Disa pamje të bukura të , vendit po i botoj në këto faqe.

Me të arritur misioni arkeologjik italian në Butrinto, në vitin 1928 ngriti tendën mu mbi Akropolin. Dhe duke ndjekur pak a shumë përshkrimet e Virgjilit filloi dhe gërmimet, duke u kujdesur që të zbulohej më përpara “Porta” për të cilën bën fjalë Poeti. Dhe pas shumë mundimesh “porta” u gjet madhështore dhe shumë impozante nga çdo pikëpamje: 5 metra e lartë, e pacënuar fare, pjesa e sipërme e saj e lidhur dhe e mbështetur me arketrave, Pasandaj u gjet edhe një portë tjetër me dimensione më të vogla, por edhe më interesante sepse në krye të saj është skalitur edhe një luan që çan një dem dhe për këtë shkak është quajtur “Porta e Luanit”. U çudita shumë me pikturën e  skalitur: është një vepër krejt futuriste.

Zbulimi më me rëndësi që është bërë në Butrinto, më i zorshmi dhe më i frytshmi është pa dyshim ay i Theatrit. Vetëm majat e mureve të skenës dukeshin jashtë dhe gjithëshka ishte e mbuluar me baltë dhe me pemë lë dendura që përbënin gati një pyll.

Punë  e zorshme ka qenë puna e zbulimit, aq i vlefshëm dhe me rëndësi ka qenë dhe përfundimi. Theatri ndodhet nga an’ e poshtme e kodrinës. Amfiteatri (vendet e ndënjes së popullit janë krejt prej një lloj mermeri të bardhë dhe shpesh gjenden mbi ‘to gërmime dhe përshkrime dekretesh, alleancash, falje skllevërish. Amfiteatri, teatri është si gjysmërrethi dhe ka shkallë që ndajnë lë pesë pjesët qe për- përbëjnë. Vendi i orkestrës është gjithashtu me mermer të bardhë dhe si punë është fare e bukur-. Pandehet se ky Theatër është goditur tamam 24 shekuj më parë. Shumica e statujave me rëndësi gjer tashi janë gjetur në pallatenë e këtij theatri.

Njëra prej tyre, sigurisht ajo më e bukura dhe më e vlefshmja, “Perëndesha e Butrintit” iu fal nga ana e Lartmadhënisë së Tij Mbretit Tonë, Duçes italian, z. Mussolini. Edhe një nga statujat me rëndësi është ajo e Eskulapios, prototip i cë cilës vjen prej artit grek të të pestit shekull para Krishtit (Shkollë e Fidias).

Pjesa Romake

Misioni arkeologjik i dha rëndësi natyrisht edhe zbulimit të monumenteve të epokës romake. Afër Theatrit u gjend  një pavement që iu përgjigjet ambientit të fermave romake. Ky pavement është krejt mozaik i mirërujatur me shumë forma dhe formon një vizatim gjeometrik shumë të bukur. Mbas Thetarit u gjend një tempull i vogël dedikuar Eskulapit. Brenda në këtë u gjetën dy statuja e disa pëshkrime dhe shumë dhurata që sillnin falësit dhe adhuronjësit. Jo shumë larg Theatrit është zbuluar një Nympheo, një magje e madhe e rrethuar më mure një metra të lartë. Midis shumë gjërave të vjetra që u gjetën doli në dritë edhe një bust i një djaloshi Baçus. Çuditërisht i bukur dhe një bust i Apollonit që të dyja të epokës romake.

Rëndësi të madhe iu dha edhe zbulimit të një pusi, i cili është interesant për diformacionin e si për përdorimin e tij në shekuj. Gjithashtu edhe sepse ujët e  tij quhej i shenjtë. Pusi është goditur (ngritur-dh.h.) në epokën greke. Ujët rrjedh nëpër tre gojë. Në pjesën e sipërme të gjysmëhënës shihet një pikturë e mrekullishme me bojëra të forta; në të cilën shihen dy pallonj dhe një vazo e vogël. Në grykën e pusit gjendet ky mbishkrim grek: “Junia Rufina, Hyjnesha e Nymfave”. Masanadaj është zbuluar i famshmi Battisfero i rrumbullakët i bërë në të pestin shekull para Krishtit. Me 16 kolonat e mermerta, mbi të cilat qëndronte Çatia. Me mes të tyre, u gjet magjja e madhe me Ritet fetare, e cila ka formën e kryqit të kishës greke. Po ajo që është më interesante nga të gjitha është pavimenti dyshemeja mosaike e shumë lojërave, e cila është fare e pacënuar. Kjo është e ndarë në shtatë zona koncetrike. Dy nga këto zona janë të përbëra nga medaljone (61 copë gjithsej) e secila nga këto mban nga një pikturë, mjeshtërisht të punuar të kafshëve të ndryshme.

Koha Veneciane

Në arkivat e  Republikës venciane mbushen shumë dokumente rreth Butrintos. Por edhe në Butrinto ndodhen shenja të punës veneciane. Në krye të Akropolit shkëlqen kështjella veneciane në mes të ullishtave të dendura. Kjo kështjellë me mure të forta e të mëdha nganjëherë 11 metra e lartë, so të bëhet muze. Gjithë ç’është gjetur deri tashti, konfirmon shënimet historike që dihen.

Nekropoli (Varroshi)

Më në fund janë bërë kërkime edhe në qytetin e të vdekurve. Shumë varre janë hapur. Të cilat arrijnë gjer në epokën helenistike. Brenda në varre janë gjetur shumë vogëlina. Vazo të vogla, kocka të punuara, xhame, etj. Shpesh janë gjetur dhe sende stolie të florinjta.

Por përveç kësaj janë gjetur edhe sende që i përkasin epokës prehistorike. Në këtë mënyrë vërtetohet se në këtë Bregdetin Lindor të Adriatikut ka rrojtur një popull që historikisht është i implikuar edhe në legjendën e madhe të shekujve, në luftën Greko-Trojane. Vërtetohet se edhe këtu kanë banuar njerëz edhe përpara se të arrinin njerëzit të merrnin shënime….

Kur do të dalin djelmtë e rinj studiozë e idealistë, me pasionin e tyre të madh dhe me dashurinë që duhet të kenë për brezat e zhdukura nëpër shekujt, atëherë shumë gjëra do të dalin në shesh. Qytetet e vjetra që përmendëm në fillim të këtij artikulli, nuk do të na duken më një ëndërr, po një realitet.’ Mabse atëherë do të mund të njohim vetëhen më mi rë. Po gjer atëherë na duhet t’iu jemi mirënjohës Profesor Ugolinit me shokë. Dhe u jemi thellësisht mirënjohës profesor Ugolinit me shokë. Dhe u jemi thellësisht mirënjohës…

Dhe tani le lë vijmë në një … nuk di si ta cilësoj, prandaj po them çështje mbi Butrinton. Butrintojaja tërheq mjaftë vizitorë të huaj turistë, ose gjahtor, me qenë se në dimën ka gjah shumë n‘ato anëra. Të gjithë këta të huaj vijnë me anë të Korfuzit. Që është pikërisht përkundrejt Butrintos. Udhëtimi me barkë benzime  mban vetëm një ose një orë e gjysmë. Kjo rrjedh ngaqë s’ka një rrugë që të shpie nga Saranda në Butrint. Ka një rrugë të keqe këmbësorësh……(vijon komenti për rrugën-dh.h) Një shkak tjetër që të huajt shkojn në Butrint me anët ë Korfuzit është propagnada turistike që ka bërë Greqia. I  huaji e di se në Korfuz do të gjejë tërë komoditetet e veç kësaj të gjitha lëhtësitë nga autoritetet e vendit…..” (nga Nebil Çika).

Në faqet e fundit të këtij artikulli Nebil Çika rrëfen vështirësitë që një turist i huaj gjen nëse do të qëndronte në një natë në Butrint ngaqë është shumë i urbanizuar. Më tej ai shkruan:

“Besoj se shumë pak janë ata që dijnë se Butrintoja është një vend shumë interesant dhe tërheqës për shkak të zbulimeve arkeologjike e për shkak të pamjeve piktoreske, siç e dimë, Butrintoja ka një peizazh të mrekullueshëm dhe zbulimet janë madhështorë e entuziamonjës.” Kryeradaktori i “Minervës” Nebil Cika në këtë shkrim guxon dhe i terheq vëmendjen qeverisë së Zogut që të Butrinti të bëhet me rrugë dhe turistët ta shohin atë me bileta 25-30 frangëshe, ku fondet të shkojnë në dobi të shtetit shqiptar.  Ky artikull i Nebil Çikës mbi Butrintin është pjesë e projektit të tij me reportazhe nga Tirana në Konispol. Ky cikël i udhëtimeve mbyllet me Butrintin, njofton vet gazetari.

, FOTOT e rralla nga zbulimet arkeologjike, një vizitë në Butrintin e 1934-s
, FOTOT e rralla nga zbulimet arkeologjike, një vizitë në Butrintin e 1934-s
, FOTOT e rralla nga zbulimet arkeologjike, një vizitë në Butrintin e 1934-s
, FOTOT e rralla nga zbulimet arkeologjike, një vizitë në Butrintin e 1934-s
, FOTOT e rralla nga zbulimet arkeologjike, një vizitë në Butrintin e 1934-s
, FOTOT e rralla nga zbulimet arkeologjike, një vizitë në Butrintin e 1934-s
, FOTOT e rralla nga zbulimet arkeologjike, një vizitë në Butrintin e 1934-s
, FOTOT e rralla nga zbulimet arkeologjike, një vizitë në Butrintin e 1934-s
, FOTOT e rralla nga zbulimet arkeologjike, një vizitë në Butrintin e 1934-s
, FOTOT e rralla nga zbulimet arkeologjike, një vizitë në Butrintin e 1934-s
, FOTOT e rralla nga zbulimet arkeologjike, një vizitë në Butrintin e 1934-s
, FOTOT e rralla nga zbulimet arkeologjike, një vizitë në Butrintin e 1934-s
, FOTOT e rralla nga zbulimet arkeologjike, një vizitë në Butrintin e 1934-s

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Euro në “krizë”, ja me sa këmbehen monedhat e huaja

Sot, më 9 qershor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.1 lekë dhe shitet 93.1 lekë.

Euro sot blihet me 100 lekë, ndërsa në shitje me 100.6 lekë.

Paundi britanik sot blihet me 117.2 lekë dhe shitet me 118.1 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 102.5 lekë, në shitje me 103.6 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 67 lekë dhe në shitje me 68.3 lekë.

Për më tepër ndiqni tabelën e mëposhtme.

“Β URRlT TIM I Ρ ËLQEN TË MË SHlKOJ DUKE E B. ËRË ME SΗ OKËT E TIJ”

Deidre është rubrikë e veçantë në kuadër të The Sun, e cila merret me problemet personale të individëve të ndryshëm.

Ekipi i Deidre i përgjigjet rreth 1,000 lexuesve në javë, duke iu përgjigjur atyre në problemet se ksuale, emocionale dhe problemet familjare, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, së fundmi ka qarkulluar një rrëfim mjaft interesant i cili ka bërë bujë, ku një grua 30 vjeçe tregon për martesën e saj me burrin pervers.

Ky është rrëfimi i plotë i saj:

“Të dashur Deidre,

Burrit tim i pëlqen të më shikoj duke bërë se ks me meshkuj tjerë përderisa ai shikon dhe tani kam rënë në dashuri me njërin nga ta.

Meshkujt zakonisht janë shokët nga birraria. Ai i merr në shtëpi kur mbyllet birraria dhe kur të gjithë janë të de hur. Pasi që vijnë, ata vazhdojnë të pinë edhe për një orë ose dy.

Ndonjëherë ndonjëri nga ta eksitohet dhe fillon të më prek, ndërsa burri im nuk reagon.

Gjithmonë është ndonjëri që dëshiron të jetë vetëm me mua në dhomën tjetër ose edhe në kuzhinë. Burri im gjithmonë e vëren se çfarë është duke ndodhur dhe vjen të shikoj.

Tani ka ndodhur e pashmangshmja dhe kam rënë në dashuri me njërin nga ta! Ai është i dashur, ndryshe nga tjerët, dhe asnjëherë nuk më bezdis për se ks. Herën e parë vetëm kemi folur dhe jemi përqafuar.

Ndjenjat tona kishin filluar të rriten dhe takimet ishin shpeshtuar. Zakonisht takohesha me të gjatë kohës kur vajza jonë 12 vjeçare ishte në shkollë, e burri në punë.

Para një viti, i kisha mbushur 30 vjet dhe e pyesja vetën se çfarë jam duke bërë, pse po i pranoj idetë perverse të burrit tim. Ai është 48 vjeçar!

E dija se është koha të largohesha. Problemi ishte se vajza nuk dëshironte të largohej nga shoqëria e saj, prandaj ajo kishte qëndruar ndërsa unë i isha bashkuar dashnorit tim.

Gjithçka ishte e përsosur, mirëpo burri im nuk kujdesej siç duhej për vajzën tonë dhe unë brengosesha se ajo është në rrezik. Prandaj jam rikthyer dhe kam ngecur në një martesë pa dashuri me një mashkull që e urrej. Ende shihem me dashnorin tim, mirëpo nuk e lë të vijë në shtëpi.”

Stafi i Deidre i është përgjigjur këtij rrëfimi duke thënë se vajza e tyre din shumë pak për rrethanat, mirëpo fëmijët janë shumë më vëzhgues sesa që e dinë prindërit.

Stafi i ka sugjeruar asaj t’i tregoj vajzës se askush nuk duhet të pajtohet me aso rrethanash mizore.

“Burri juaj nuk është i dhunshëm, mirëpo sjelljet e tij janë abuzive, prandaj mund të kërkoni ndihmë edhe nga organet e ndryshme. Fillojeni një jetë si prindër i vetëm dhe e organizuar, pastaj shikoni si po ju shkon lidhja me dashnorin”, ka shkruar stafi i Deidre.

Horoskopi për ditën e sotme,e diel 9 qershor 2024

Dashi

Përfitoni nga kjo fundjavë për të kaluar më shumë kohë cilësore në familje, sidomos nëse gjatë ditëve të fundit keni qenë tepër të zënë me zgjidhjen e konflikteve të vogla në vendin e punës. Merrni disa orë pushim dhe përkushtojuni më shumë fushës së ndjenjave.

Demi

Ndonëse mund të ketë tensione të vogla në vendin e punës, do të arrini gjithsesi që të ruani qetësinë dhe të ballafaqoheni siç duhet me bashkëpunëtorët tuaj. Kjo gjë do ju bëjë autoritarë dhe të pazëvendësueshëm për realizimin e një projekti të ri. Kjo e diel ju fton që të tregoni më shumë kujdes për fizikun tuaj.

Binjakët

Kjo fundjavë do të jetë mjaft intriguese dhe pozitive, për gjithë ata që kanë dëshirë të zbulojnë ndjenjat e tyre dhe të rindezin pasionin. Nga ana tjetër tashmë do të ndiheni tejet të motivuar, dhe për këtë arsye edhe situatat më të komplikuara do të rezultojnë mjaft të lehta për tu zgjidhur prej jush.

Gaforrja

Parashikohet një ditë mjaft e lodhshme, ndaj sigurohuni që të krijoni momente pushimi gjatë saj, në mënyrë që ta mbyllni ditën sa më mirë. Parashikohen mundësi shumë të mira për të bërë takime të reja apo për të rindezur sferën e ndjenjave.

Luani

Kjo e diel do ju gjejë mjaft të përfshirë në zgjidhjen e një situate romantike, e cila ju ka turbulluar prej kohësh. Jini më të pavarur dhe mos kini frikë nga vetja juaj. Në punë do të merrni përgjigje të cilat i prisnit prej kohësh.

Virgjëresha

Përfitoni nga ky moment për të planifikuar strategji të reja në vendin e punës. Në këtë moment është e rëndësishme që ti kushtoni më shumë vëmendje familjes dhe sferës së ndjenjave. Jini gati për tu përballur me prova të rëndësishme për krijimtarinë tuaj.

Peshorja

Më në fund do të rigjeni spontanitetin dhe ëmbëlsinë në çdo raport ndërpersonal dhe kjo për shkak të rigjetjes së besimit në veten tuaj. Sa i takon dashurisë, kjo është periudha më e favorshme e vitit, gjatë së cilës mund të merrni vendime të rëndësishme. Të papritura parashikohen në sferën profesionale.

Akrepi

Janë ditë të cilat ju shohin mjaft të angazhuar në punë, por kjo gjë nuk do ju pengojë që të arrini rezultate të mëdha. Mos jini pesimist, pasi me bashkëpunëtorë të vlefshëm do arrini rezultate të mëdha. Në dashuri parashikohen surpriza.

Shigjetari

Parashikohen të reja interesante në sferën e ndjenjave, por duhet të jeni të gatshëm që të merrni vendime të rëndësishme, në mënyrë që të vlerësoni dhe planifikoni të ardhmen tuaj në çift. Në vendin e punës do të ndiheni të vënë në provë, por do të arrini gjithsesi që të merrni rezultate të mira.

Bricjapi

Kjo e diel do ju gjejë mjaft romantik dhe të përfshirë nga emocionet. Ndërkohë tashmë keni gjetur besimin në vete dhe e keni më të lehtë që të hapeni me partnerin/en tuaj. Ndërkohë në vendin e punës duhet të tregoheni më të vendosur.

Ujori

Është një periudhë e cila ju fton që të pushoni më shumë dhe të ruani të gjithë energjitë tuaja, për projekte mjaft intensive dhe të komplikuara. Mos u tregoni shumë krenar, por ndajini përgjegjësitë me kolegët tuaj, lidhur me gjërat që janë më urgjente.

Peshqit

Kjo fundjavë është e rëndësishme për të zyrtarizuar një histori dashurie, e cila ka nisur prej kohësh. Më në fund do arrini të lini mënjanë të gjitha dyshimet që keni patur në të kaluarën dhe do të nisni të planifikoni konkretisht të ardhmen tuaj në çift. Kjo e diel do të jetë mjaft interesante në punë, ku marrëveshjet e reja janë mjaft të favorshme.

Mediat britanike i tremben incidenteve: Në Gjermani kanë mbërritur huliganët shqiptarë dhe ata polakë

Mediat britanike i tremben incidenteve dhe trazirave gjatë zhvillimit të kampionatit europian në Gjermani.

“Express” i ka dedikuar një shkrim grupeve huligane, duke veçuar ata shqiptarë dhe polakë.

Gazeta britanike thotë se tifogrupi i “Illyrian Elite”, i përjashtuar tashmë nga mundësia për të përfituar bileta gjatë ndeshjeve të kombëtares shqiptare, ka mbërritur në Gjermani.

Gazeta thotë se ata kanë shpërndarë në kanalin e tyre në Telegram një fotografi ku bëjnë përshëndetjen naziste.

Huliganët polakë janë edhe më të rrezikshëm, thuhet në shkrim, ata kanë bërë thirrje për sulme ndaj njerëzve me ngjyrë dhe myslimanëve

Pas deklaratës së Megit për Xhensilën e Besin reagon Stresi: Ti sa νarësi ke?

Megi Pojani së bashku me motrat e saj në podkastin “Me Kast” mes të tjerash kanë folur edhe rreth çështjes së ndarjes së aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezajt.

Moderatorja Megi, pretendon se shkak i ndarjes së tyre dyshohet se është varësia e Besit ndaj alkoolit.

Sakaq, pak momente më herët ka ardhur një reagim prej këngëtarit Stresi i cili nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, ka bërë një reagim ndaj deklaratës së Megit për ish-çiftin.

Teksa ka shpërndarë një lajm lidhur me këtë deklaratë ai ka shkruajtur përbri: Meqë jemi pjesë e estradës dhe kemi të drejtën e mendimit, po ti a e di sa varësi ke? Respekt për ish-çiftin.

Detaje nga νr*asja e Lilit në Reggio Emilia, Itali. Shtypi: ‘Ky shqiptar i dashυr dhe gazmor, υiktimë e një mendjeje të sëmυrë’!

lirjan Minaj 61 vjeç, i njohur si “Lili”, gjithmonë gati për të buzëqeshur dhe për të bërë shaka u nda nga jeta në mënyrë mizore.

Ai u godit fatalisht nga një njeri i rëndë me probleme mendore të shkaktuara nga varësitë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 23:00, në godinën në via Fratelli Corradini 6, në Bibbiano di Reggio Emilia. Një shaka në italilisht – kur Riccardo Stefani, lindur në 1983, po i ngjitej shkallëve tek të afërmit e tij, u shndërrua në një debat gjithnjë e më të ndezur.

Kur Stefani i shkoi në banesë, Minaj duhej që t’i kishte dhënë goditje të fortë derës, sepse ajo u rihap menjëherë dhe Stefani me sytë e një maniaku vringëlliu një thikë në dorë dhe si një bishë iu hodh plakut, duke i prerë gjoksin, ndoshta dy herë. Zemra e tij u godit, i moshuari u rrëzua për tokë dhe vdiq në një kohë shumë të shpejtë.

Kush ishte viktima e krimit Bibbiano?

Minaj ka lindur më 29 nëntor 1962 në Korçë, një qytet i bukur i rrethuar me male në Shqipërinë qendrore-jugore, në kufi me Greqinë. Prej disa vitesh ai ishte shpërngulur me gruan e tij Natasha në Bibbiano, ku tashmë jetonin disa të afërm dhe këtu ishte rritur edhe vajza e tij tashmë 19-vjeçare.

Një burrë i thjeshtë, shumë i afërt me familjen e tij, pasionet e të cilit shkëlqejnë në faqen e tij në Facebook: i apasionuar pas futbollit, në imazhin e tij të profilit ai portretizohet i veshur me një fanellë të Ajax para dyqanit zyrtar të skuadrës holandeze.

Një punëtor, i cili kryente edhe mirëmbajtjen dhe pastrimin e vogël të ambienteve të përbashkëta të pallatit ku banonte, nja dy dyer përpara njeriut që më vonë u bë vrasësi i tij.

Burri ishte i dashur nga të gjithë, ai shihej shpesh në shesh me miqtë ose duke bërë pazar në supermarketin Sigma: askush nuk do ta imagjinonte një fund të tillë për të.

Ose më mirë: të gjithë në Bibbiano prisnin që herët a vonë Stefani do ta kalonte kufirin, se do të lëndonte vërtet dikë.

Të gjithë shpresonin se ai do të përfundonte pas hekurave ose në një objekt të sigurt. Por ishte e paimagjinueshme që mendja e tij e sëmurë ta kishte armatosur kundër një plaku kaq të këndshëm dhe të sjellshëm,” përfundon artikulli i shtypit italian.