“Mezi e pres Italinë”, Asllani mesazh axurrëve: Nuk na llogarisni, por do ju surprizojmë

Nga Gjermania ku kombëtarja shqiptare është akomoduar dhe po zhvillon fazën finale të përgatitjeve për ndeshjen e parë të grupit përballë Italisë, Kristjan Asllani nuk ka nguruar të shprehë besimin për suksesin e Shqipërisë.

Në një intervistë për mikrofonin e “Sportmediaset”, kampioni zikaltër u përqendrua dhe kombëtarja dhe Euro2024, teksa u pyet edhe për Interin e tij, me të cilin triumfoi në Seria A.

Asllani nënvizoi me bindje se kuqezinjtë do të jenë surpriza në Gjermani, edhe pse grupi B, me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë është cilësuar si grupi i ferrit.

“Jemi në një grup të fortë dhe nuk na llogarisin, por ne kemi arritur këtu me meritë, duke djersitur shumë. Po punojmë shumë për të bërë të tjera surpriza, duke nisur nga ndeshja me Italinë, të cilën mezi e pres. Kam folur shpesh me shokët e mi te Interi për këtë përballje. Tani kam luajtur dy ndeshje miqësore të plota dhe kam ritmin e duhur në këmbë. Jemi gati të bëjmë maksimumin në fushë”, tha Asllani.

Sa i përket eksperiencës me Interin, ku gjatë këtij sezoni iu besuan më shumë minuta nga tekniku Inzaghi, mesfushori elbasanas nuk e mohoi dëshirën për të triumfuar vitin e ardhshëm në Champions League.

“Scudetto në derbi? E bukur, kam qenë gjithmonë tifoz i Interit. Jemi të lumtur, grupi ishte i fortë dhe kompakt, na u shpërblye puna që kemi bërë gjatë gjithë këtij viti. Sigurisht, Interi duhet të synojë gjithmonë të fitojë sa më shumë trofe të jetë e mundur. Le të shohim, tani është kombëtarja. Mezi pres të shoh përsëri shokët te Interi, flasim shpesh dhe jam i lumtur që jemi një grup i bashkuar”, deklaroi ai.

‘Qiranë e Italisë do e nxjerr prej saj!’, vëllai zhvat motrën, alarmohet Çobani

Thëllënxa ka një alternativë sesi mund t’ia shlyejë vëllait, Demirit, borxhin për të cilin ai e ka thirrur në “Shihemi në Gjyq”. Ajo thotë se shtëpinë e saj që banka kishte nxjerrë në ankand dhe i kërkoi ndihmë vëllait për ta blerë dhe ai e bleu rreth 30 mijë euro, mund ta shesë me 85 mijë.

Rezulton se Demiri ka kërkesa të tjera. Siç u shpjegua gjatë rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Thëllënxa ka 9 vite që vazhdon të jetojë në këtë shtëpi. Ajo tha se i ka kthyer 25 milionë lekë Demirit e madje paguan edhe një qira prej 150 mijë lekësh të vjetra. Këtë shumë ai është i gatshëm t’ia kthejë mbrapsht nëse ajo i shlyen të gjithë borxhin.

Por nga 85 mijë eurot, Demiri kërkon që të shlyhen fatura e shpenzime. Sipas tij, nëse do i kishte paratë që ka shpenzuar, do të kishte blerë shtëpi në Itali ku edhe jeton e nuk do të paguante qira. Kjo kërkesë tingëllon absurde në studio.

Demir: Unë kërkoj lekët e mia që kam paguar…

Ardit Gjebrea: Sa janë ato?

Demir: Ato që janë në dokumente, kërkoje dhe të gjitha shpenzimet që kam harxhuar sot qira shtëpie. Unë po të kisha ato lekë, unë do kisha blerë shtëpi në Itali.

Eni Çobani: Qiranë e Italisë tani?

Demir: Qiranë time të Italisë do ta nxjerr nga këto lekë!

Ardit Gjebrea: Jo, jo do qiranë e kësaj shtëpie.

Thëllënxa: Jo, jo!

Eni Çobani: Do qiranë që ka paguar në Itali!

Demir: Qiranë e Italisë unë kërkoj ta nxjerr nga këto lekë!

Eni Çobani: Çfarë flet mo?!

Sërish, Demiri thekson se mund t’i lërë motrës vetëm 5 mijë euro nga shitja. “Unë shumën nga Thëllënxa, edhe 80 mijë euro t’i marr, ia marr!”, thotë ai. Jo vetëm kaq, por sipas tij shtëpia nuk shitet për 85 mijë euro sepse sipas agjencive ka pyetur, shkon në 63 mijë.

Arsyetimi dhe kërkesat e Demirit nuk mbështeten aspak nga Eni Çobani. Ajo i bën thirrje që të pranojë vetëm paratë e borxhit që i takojnë dhe pjesën shtesë që Thëllënxa i premtoi e mos të kërkojë asgjë më tepër sepse po pretendon të blejë dy apartamente me çmimin e njërit.

Eni Çobani: Tani unë po dal me atë mendimin që tha Thëllënxa, po pse e bleve këtë shtëpi ti o zotëri se ti paske dashur të blesh dy shtëpi me një shtëpi!

Demir: Unë nuk blej dy shtëpi me një shtëpi!

Eni Çobani: Po jo pra, pse e bleve këtë shtëpi? Tani, një vëlla i ndershëm kërkon 30 që e ka blerë, po ta jap edhe 10 nga shpirti që më ke lënë 9 vjet brenda dhe ikën me 40 milionë. Por në qoftë se ti vjen dhe më thua dua 90 milionë për 30 që ke dhënë, kjo është abuzim pastaj!

Demir: Po pse mi zonja Eni?

Eni Çobani: Po vëllai nuk kërkon që me një të marrë dy apartamente!

Demir: Unë nuk i marr dot dy apartamente. Unë kërkoj lekët e dëmit që më ka shkaktuar! Nuk m’i ka kthyer lekët!

Eni Çobani: Tani, të lutem! Demir të lutem se po i kthehemi historisë nga e para! Kur ke ardhur të blesh apartamentin nuk i ke thënë zonjës për sa vite i do lekët, çfarë hallesh dhe problemesh ke ti në Itali që po paguan qira në Itali. Kjo është një kontratë borxhi më pas që do të bëje me zonjën, të vetmen deklaratë që ke në 2018 e ke për 3800 euro. Më fal, edhe 9 milionë me nipin. Tani ku doli kjo 60 mijë euro dëm që të paska bërë?/tvklan.al

I dënυar me 32 vite bυrg, shqiptari hap fushatë në Tik Tok për të mbledhur para, ‘The Sun’: Ja kush janë dy personazhet e njohur që i premtuan nga 2 mijë euro

Një mafioz shqiptar që po vuan 32 vite burgim për vrasje, po u lutet ndjekësve të tij në TikTok për para. Vrasësi i punësuar nga bandat, Eugert Merizaj, 33 vjeç, duket se po përdor një telefon celular dhe futet në Live në TikTok.

Merizaj foli me të vetëquajturin “Mbreti i Instagramit ” Kozak Braçin në një video javën e kaluar të filmuar brenda burgut në Manchester. Në klip, Braci i thotë Merizajt: Do të kesh 2000 € nga unë, 2000 € nga Fabio Dushku, si mbështetje për të dalë nga burgu.

Në video ai thotë se ka shpenzuar 50,000 £ për avokatët dhe shprehet: Askush nuk do të më lërë të dal. Më kanë ikur paratë. Apeli financiar vjen pasi u zbulua në gusht të vitit të kaluar se Merizaj po transmetonte video të drejtpërdrejta nga qelia e tij e burgut në Mbretërinë e Bashkuar në TikTok, ku flirton me gra dhe luan lojëra online me kriminelët në burgje të tjera. Ai madje u mburr se telefoni i tij ishte hedhur në burgun e tij në Mançester me dron dhe se ai e fsheh atë brenda një tualeti.

Merizaj u mburr gjithashtu se nëse telefoni i tij zbulohet nga oficerët e burgut ai thjesht do të ‘blinte një tjetër’. Ai pretendoi në atë kohë se ishte telefoni i tretë që përdorte në burg, ku secili i kushtonte 2000 £.

Si asnjëherë më parë, ja kush e shoqëroi Xhensilën në koncert (Video)

Këngëtarja Xhensila Myrtezaji ka performuar mbrëmjen e djeshme në Divjakë.

Por si asnjëherë më parë, në koncertin e saj kishte një e ftuar speciale.

Ajka, vajza e saj është shfaqur pranë Xhensilës teksa kjo e fundit e ka marrë në krahë dhe e ka ngjitur në skenë, një video e cila është bërë virale në rrjet.

Rikujtojmë që jeta private e Xhensilës ka qenë tepër e komentuar përgjatë këtyre kohëve të fundit pas krizës në marrëdhënien e saj dhe të aktorit të humorit Bes Kallaku, të cilët janë prindër të dy fëmijëve, Ajkës dhe Amenit.

https://www.instagram.com/reel/C7_qN6tN_9B/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fsi-asnjehere-me-pare-ja-kush-e-shoqeroi-xhensilen-ne-koncert-video%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1074%2C%22ls%22%3A466%2C%22le%22%3A1053%7D

Armando Broja: Dua të bëhem ikonë e Kombëtares, e bëj për babain dhe Shqipërinë

Sulmuesi i kombëtares, Armando Broja, është një nga talentet që gjithmonë flitet shumë. 22-vjeçari pritet të shkëlqejë në Euro 2024 në Gjermani me fanelën e kombëtares.

Broja dëshiron të bëhet jo vetëm një ikonë e Kombëtares, por edhe emri i tij të mos harrohet kurrë.

Për “Gazetta dello Sport”, Broja ka theksuar se diçka të tillë do të bëjë gjithmonë për babain dhe Shqipërinë.

“Jam shumë krenar kur luaj për Shqipërinë. Mund të bëhem një ikonë e të mos harrohem sa të jetë jeta. Kur karriera ime të ketë perënduar dua që emri im të mos harrohet kurrë! Këtë e bëj për Shqipërinë dhe babain”, ka thënë talenti i Kombëtares.

Gr*posi babain në kasollen e lopës, Hygerta Meta prej një jave e shtruar në sρital

19-vjeçarja Hygerta Meta, e cila muaj më parë së bashku me vëllezërit vranë dhe groposën në kasollen e lopës babain e tyre, Pëllumb Metën, prej më shumë se një jave ndodhet e shtruar në Spitalin e Burgjeve.

Sipas Newsbomb, e reja është nën kujdesin e mjekëve pasi ka shfaqur probleme shëndetësore. Mjekët kanë vendosur që e reja t’i nënshtrohet ekspertimit psikiatrik-ligjor me qëllim për të kuptuar nëse vuan nga problemet e çrregullimit të shëndetit mendor.

Vetë Meta, ka mbajtur qëndrime të ndryshme sa i takon vrasjes, fillimisht duke marrë përsipër krimin, dhe më pas duke e mohuar atë. Të tre fëmijët mbahen ende nën masën e sigurisë, arrest me burg, deri në përfundimin e hetimeve.

49-vjeçari Pëllumb Meta u ekzekutua më 10 shkurt në banesën e tij në fshatin Shënavlash dhe më pas tre fëmijët e tij, Hysen, Amarildo dhe Hygerta Meta e varrosën në kasolle, në tentativë për të fshehur kufomën. Ngjarja makabër u zbulua nga policia dy javë më pas, 23 shkurt, pasi djali i madh i familjes, Hysen Meta, e denoncoi të atin të zhdukur.

Të tre fëmijët e Pëllumb Metës ndodhen të arrestuar pasi djali i madh, Hysen Meta, akuzohet për “vrasje në rrethana familjare”, ndërsa Hygerta Meta fshehje dhe asgjësim të kufomës. E njëjta akuzë rëndon dhe për djalin tjetër të familjes, Amarildo Metën.

E pazakontë, mesfushori bie nga biçikleta dhe humbet Euro 2024-ën

Futbollisti i kombëtares së Çekisë, Michal Sadilek nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e Euro 2024, dhe arsyeja është e pazakontë!

Mesfushori 25-vjeçar, pjesë e Twentes në Eredivisie, pësoi një dëmtim në gju si pasojë e rrëzimit nga biçikleta…

Plaga e marrë nuk e lejon që të jetë në maksimumin e tij dhe në të tilla rrethana ka humbur pjesëmarrjen me Çekinë në Europianin e Gjermanisë.

Një situatë dhe dëmtim tepër i çuditshëm për një arsye të vështirë për t’u imagjinuar.

Dhe lojtarit nuk i mbetet veçse të bëjë tifo nga shtëpia për shokët e tij.

Çekia, kundërshtar të cilit Shqipëria i mori 4 pikë në fushatën eliminatore, ndodhet në grupin F. Me Portugalinë, Gjeorgjinë dhe Turqinë.

Duelin e parë, ekipi i drejtuar nga Ivan Hasek do ta luajë në datën 18 qershor përballë Portugalisë së Cristiano Ronaldos.

Aleksandri i Madh dhe origjina nga Mati (VIDEO)

Gjuhëtarja dhe akademikja Anila Omari e ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV foli për prejardhjen e shqiptarëve. Zonja Omari flet edhe për prejardhjen e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Akademikja tregon disa botime që tregonin për origjinën nga Mati të Aleksandrit të Madh.

“Në Mesjetë, në kohën e humanizmit në gjuhën e kulturës së asaj kohe në latinisht, thuhet që për shqiptarët përdorej termi maqedonas, ose epirot. Me maqedonas kuptoheshin shqiptarët. Gjithmonë shqiptarët i ka shoqëruar kjo ndjenja e lashtësisë. Unë kam gjetur shumë edhe nëpër shkrime. Kam lexuar librin e zonjës Rose Lane për Majat e Shalës.

Shqiptarët që ishin aty, me plakun e shtëpisë në krye, thanë: “Nuk e dini ju prejardhjen e shqiptarëve?” Plaku filloi të tregojë historinë që i kishin treguar paraardhësit e tij brez pas brezi që 400 vjet më parë. Ai jepte një prejardhje ndërsa numëronte gjithë mbretërit e Maqedonisë së Lashtë. Aleksandri i Madh, thoshte ai është mbreti ynë i 22-të. Nuk besoj që atij plakut të vjetër t’ia ketë mësuar dikush nga shkolla këto gjëra. Zonja Lane vitin tjetër bën një tjetër udhëtim dhe shkon në zonat e Matit, aty thuhej se kishte lindur Aleksandri i Madh. Aty konsistoi që banorët flisnin si për diçka të zakonshme për faktin se Mati ishte atdheu i Aleksandrit, apo për rrugën që kishte bërë ai kur u rrit dhe shkoi pastaj në Selanik. E tregonin si normalitet që kjo është zona e lindjes së Aleksandrit. Biles e quajnë Petrelë. Ajo Pela që thuhet se ka lindur Aleksandri, është Petrela. Kështu është thënë edhe nga autorët tanë të vjetër. Pjetër Bogdani thotë: Leka i Madh prej Petrele, ndë Arbën.” Emri “lek” u vu nga Zogu për nder të Lekës së Madh. Dhe në librat shqiptarë, tekste shkollore të paspavarësisë kështu trajtohet. Në kohën e pushimit italian nxorën një monedhë me figurën e Aleksandrit të Madh.”, thotë gjuhëtarja në DritareTV./K.C/dritare.net

Shqiptari që u dashurua me vajzën e shokut të ngushtë të Leninit!

Drama e ndarjes së çifteve shqiptaro-ruse në kohën kur lidhjet kishin ende pushtetin dhe  sharmin e kohës, përfshiu një pjesë të mirë të familjeve shqiptare duke lënë përgjysmë çdo gjë e duke mos menduar si zakonisht për asgjë, por vetëm për më të keqen. Ishte koha kur partia vendoste edhe për fatin e familjes së re. E vetmja gjë që Partia e Punës nuk bëri dot gjë ishte ndryshimi i gjinisë së fëmijëve nga babai te nëna. Ndiqni më poshtë historinë e jetës së artistit dhe skulptorit Thanas Papa, rrëfyer në Esencë nga artisti dhe skulptori Besart Papa.

Eljan Tanini: Si është historia familjare e babait tuaj dhe çfarë ju ka thënë ai për këtë fakt?

Besart Papa: -Diktatura e ndau babanë nga gruaja ruse dhe vajza e tij! Një skulptor nuk është gjithmonë i aftë të bëjë shumë gjëra!

Eljan Tanini: -Babai juaj vjen nga Berati. Do të flasim për një martesë dhe një jetë të vështirë nën diktaturë. Si i ri, nuk ishte fëmija i një artisti që befas bëhet skulptor deri në kohën kur shkon në Rusi për studime. Si ndodh e gjitha kjo?

Besart Papa: -Nuk ndodhi befas, babai lindi në fshatin Paftal të Beratit. U shpërngulën nga fshati për efektet të luftës. Shtëpitë u dogjën nga lufta. Ai spikati që kishte prirje artistike. Duheshin njerëz për ringritjen e vendit, ai spikati si element i ri i kohës së tij.

Te babai fiton bursën, shkon në Bashkimin Sovjetik, në Akademinë e Arteve të Bukura Repin. Rri 6 vite, 1 vit gjuha dhe pesë vite Akademia. Ndoqi edhe një fakultet që kishte të bënte me parqet dhe natyrën. Spikati në Rusi për talentin e tij dhe kërkuan ta mbanin atje. Paralel me to ndoqi edhe një fakultet mjekësie.

Eljan Tanini: -Atje në Shën Petërburg njihet edhe me një vajzë ruse?

Besart Papa: -Unë këto histori i kam të gjalla! Dashuria ishte ndryshe në ato vite, 2/3 e popullsisë në Shën Petërburg ishin zhdukur në luftë. Shteti kishte sjellë njerëz nga rrethinat, leningradasit ishin detyruar të përshtaten me popullin e ri nga rrethinat. Babai thoshte se kur shikoje dikë në rrugë do të përshëndeteshe. Një ditë gjatë rrugës që e bënte shpesh shkëmbehet me një vajzë ruse.

Jeta e Thanas Papës është si një skenar filmi, është reale. Gruaja e babait studionte për gjuhët e lindjes, ajo ishte transferuar me punë për në Kinë. Babai u habit që ajo do të ikte me punë, ajo nuk e kundërshtonte dot, nuk e zhbënte dot këtë gjë.

Shqiptari Thanas Papa, pra im at, ndërhyri që ajo mos të ikte larg tij. Më pas u interesua babai që të rrinin bashkë në një dhomë konvikti , rreth një vit. Babai kthehet në Shqipëri pas studimeve dhe pas një viti merr edhe gruan e tij ruse në Shqipëri me të cilën ishte martuar në Rusi.

Babai kërkonte që gruaja e tij te mos transferoheshe me punë larg tij. Për këtë gjë interesohet në institucionet e kohës dhe i thonë që të duhet një letër që quhet Zaks. Pra që është i martuar. Zaksi ishte akt celebrimi që ai nuk e kishte. Ata u celebruan pa praninë e saj, pa praninë e gruas ruse si fillim.

Ajo u shtang kur e mori vesh këtë veprim! Zaks ishte dokumenti i martesës, edhe ai shtanget kur e merr vesh se çfarë ishte Zaks dhe se çfarë kishte bërë. Ai si burrë i thotë: -Po pse nuk je dakord ti? Jam i thotë ajo, e kështu gjenden të martuar.

Ata ndenjën në Tiranë deri në vitin 1961. Babai luftoi shumë që ajo të rrinte këtu në Shqipëri. Thanas Papa me Valentinën bëjnë edhe një vajzë që quhet Tatjana. Në Tiranë qëndruan në Hotel Vjosa, ishte shtatzënë gruaja e babait në atë kohë qëndrimi në hotel.

Eljan Tanini: -A ishte e vështirë ndarja?

Besart Papa: -Ishte traumatike! Vajza ishte 3 vjeçe e pak, e madhe për të mbajtur mend traumën. Vazhduan komunikimet me letra! Më pas u ndërprenë letrat për shumë arsye. E thërrasin babanë dhe i thonë që të kanë sjellë një kërkese Divorci në Gjykatën e Tiranës. Ai e kupton situatën, diçka nuhat! E firmos letrën duke kuptuar se diçka po ndodhte. Im at me ish gruan ruse u takuan në vitin 1991 dhe këto biseda u bënë atje. Vajza e tyre u rrit, ajo studioi për inxhinieri elektronike dhe kozmosin.

Eljan Tanini: -Babai si jeton gjatë kësaj kohe?

Besart Papa: -Trauma ishte shumë e madhe për disa arsye!

Eljan Tanini: -Unë kam frikë se diktatura do të kthehet një ditë në Shqipëri, jo nga tanët, nga kushtet e atmosferës politike. Edhe lufta është diktaturë.

Besart Papa: –Atij ju prish familja, ishte një i ri që i kapërceu shumë shpejt disa gjëra të jetës së tij nga atje ku lindi deri atje ku shkoi. Thanas Papa im at studion në një nga Akademitë më të mira të botës me medalje ari. Në Rusi diplomohet me ekuestrin Skënderbeu.

Niveli i gjykimit i komisionit të shkollës ishte shumë i lartë. Babait i thanë që ky model skulpture nuk mund të realizohet nga një student. Aq ju desh Thanasit, babait tim, për ta marrë si sfidë këtë gjë. Vepra bëri shumë bujë, u mbush akademia edhe me njerëz nga rruga. Ky kompozim u vlerësua me medalje ari, pas 10 vjetësh që nuk ishte dhënë kjo medalje. Dominon atje në Rusi  një djalë i ri nga fshati Paftal i Beratit. Ishte 30 vjeç kur u nda nga gruaja e tij ruse.

Eljan Tanini: -Çfarë bën pas kësaj kohe?

Besart Papa: -Ju dha shtëpi dhe studio nga shteti shqiptar, studio për 3 artistë si Andrea Mano, Thanas Papa dhe Dhimitër Çani. U paracaktua që do ndërtohej për ta. Artistët zgjodhën parcelën, ishte periferi. Babai ishte më i riu për nga mosha dhe për nga natyra.

Ishin disa variante për të bërë studiot. Diku toka kishte probleme, diku vakëf, ndërsa toka e tanishme e studiove ishte pronë e dy pleqve. Futet në studio në moshën 30 e pak vjeçare, caktohet edhe me punë në muzeun arkeologjik. Edhe im at si nxënës në Lice ka marrë pjesë në ndërtimin dhe krijimin e atij që sot njihet si ushtari i panjohur në Tiranë.

Unë i thosha babait që ti ke qenë gjithmonë me bodyguard me vete. Ai dilte nga shtëpia në Rrugën e Durrësit dhe e shoqëronte një spiun deri te Sahati. Nga Sahati shkëmbeheshin dhe  vinte në shtëpi me tjetrin. Babai me biçikletë po ashtu edhe sigurimsi!

Ne e zbualuam emrin e Thanas Papës nga një listë që doli në lidhje me intelektualët e përgjuar në komunizëm. Busti i Musa Fratarit ishte porosia e tij e parë që ju bë nga shteti.

Eljan Tanini: -Babai juaj artist skulptor ia vuri emrin të birit Besart. Babai jeton mes sigurimit dhe punës së tij artistike. Thanas Papa fiton konkursin e relievit që do të vihej te Kryeministria, si është kjo histori?

Besart Papa: -Konkursin e fiton ai bashkë me një arkitekt. Kur u hap zarfi me emrin dhe u pa që ishte Thanas Papa, 1971. 1972 iu dha me komisionim disa të tjerëve, relievi u bë nga Kristaq Rama, Hektor Dule dhe një tjetër.

Eljan Tanini: -Gjatë kësaj kohe që babai jeton me punën e tij, vendos të martohet. Kur ndodh kjo?

Besart Papa: –Nuk vendos të martohet! Nga ajo goditje që ndodhi nuk vendos të martohet. Diçka të keqe ai priste, internim, transferim etj… Atij do ti ndodhte diçka. Ishte në rreth të kuq, mbase shpëtoi nga fati, manovroi aty për aty. Përballë me ne banonte vëllai i Kadri Azbiut, ku ky I fundit vinte te ne dhe dëgjonte pllaka gramafoni. Disa e mbronin disa e lëshonin.

Veprën e Skënderbeut në kalë e solli nga Rusia. Komisioni I vlerësimit të diplomave të Bashkimit Sovjetik, u caktua që ajo diplomë do të bëhej në dy kopje, një për në Rusi dhe një për në Shqipëri. Vepra lëviz në disa vende të Bashkimit Sovjetik dhe në disa vende socialiste, në fund vendoset në hollin e Shkollës Skënderbej. Atje e prishën, sa ishte shformuar, i thonë ta marrë veprën se e kanë hedhur poshtë te shkallët. Babai e merr veprën, deri në vitin 2010 ka qenë në studio e pa ngritur. Unë e marr mundimin ta kthej në gjendjen e parë.

Me mamanë time Shpresa Lekën njihet në vitin 1984, ishte 52 vjeç. Rasti i babait është fakti që njeriu nuk duhet të humbasë shpresën. Kur ky  njeri duroi, priti edhe pas kaq shumë vitesh gjeti fuqitë të nisë nga e para.

Eljan Tanini: -Nuk paska pritur shumë babai juaj! Në demokraci tenton të flasë me gruan e tij ish  ruse?

Besart Papa: -Ishin të kujdesshëm prindërit të mos flisnin çdo gjë. Ka tentuar të lidhet me ish gruan, vajzën e vogël e gjeti 32 vjeçe. Ishin te dy rreth 60 vjeçar, ajo, gruaja e tij ruse  vuante nga sëmundje të ndryshme. U takuan, vendosën disa lidhje të reja, por ajo ishte shumë e ftohtë, po ashtu edhe e bija!

Në ato vite Rusia ishte shumë keq, kur babai vajti atje, ka ngrënë mualebi fëmijësh, ndenji 3 ditë për të marrë një bukë. Pati një kontakt me një person që e lidhi andej me ish familjen e tij në Rusi.

Mamaja ime Shpresa Leka, ishte ajo që u bë sebep për të shkuar babai në Rusi,  ajo i tha të shkosh në Rusi e të takosh dhe të gjesh famijen tënde. Disa gjëra ishin sheshuar nga koha. E bija sillej normal por ftohtë. Gruaja e tij nuk ishte martuar.

Eljan Tanini: -Babai e fliste këtë gjë me ju në shtëpi?

Besart Papa: –E fliste vazhdimisht, por vitet e fundit nga mosha etj, nga rënia e forcës bisedat ishin të rralla. Kishte kujtime për Rusinë se ishte koha e artë e tij.

Eljan Tanini: -Si shiheni në atë kohë ata që ishin martuar me gra ruse?

Besart Papa: -Të kishe mbaruar në ato vite shkollën jashtë Shqipërisë ishe i veçantë. Im at dhe të tjerë ishin njerëz me fat për shkollën e tyre. Dikur ishte luks të ishe artist! Kur Jakup Keraj u kthye në Shkodër respektohej shumë, i veçantë si individ. Vëmendjet karshi këtij kontigjenti artistësh që janë pasuri nuk duhet të mungojnë. Unë sot vazhdoj të punoj në studion ku babai punoi për 70 vjet me radhë.

Eljan Tanini: -Kur ndërruan jetë babai dhe mamaja?

Besart Papa: –Në moshën 91 vjeçare babai, përpara 2 vjetësh. Mamaja 73 vjeçe, ata ikën të dy brenda nje muaji! Mamaja ishte arkitekte dhe urbaniste.

Eljan Tanini: -Në një kohë kur askush nuk e ka mendjen për asgjë, dikur shteti bënte çdo gjë për ta. Nëse nuk i ruajmë më vlerat e tyre deri në vdekje, nuk i mbron më askush sot.

Besart Papa: -Burimi i të gjitha të këqijave është injoranca. Pa art dhe kulturë nuk ka ekzistencë.