Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 26 Maj 2024

Dashi

Një ditë jo fort e mirë kjo e diel për të lindurit e kësaj shenje. Sot do jeni të nevrikosur. Nëse jeni përgjegjës për diçka në familjen tuaj, kjo do jeë ditë e tensionuar për juve. Duhet të jeni më të qetë për të shmangur kokëfortësinë dhe vrazhdësinë. Duhet të jeni të qetë!

Demi

Të lindurit e shenjës Demi janë punëtorë shumë të mirë dhe mund të trajtojnë një gamë të gjerë detyrash. Kjo është një ditë e mirë për të studiuar, për të përpunuar informacion, për të edukuar fëmijët dhe për t’u kujdesur për ta. Të gjithë iniciativat që lidhen me projekte ndërkombëtare, udhëtime, biseda biznesi, etj, do japin rezultat.

Binjakët

Në qoftë se ju merrni pjesë në një projekt të përbashkët, ju duhet të dini se si të mbroni interesat tuaja personale. Të gjitha shpenzimet e ditës kanë nevojë për kontrollin tuaj personal. Ju mund të shpenzoni disa nga borxhet e marra.

Gaforrja

Kjo ditë është stresuese për juve. Partneri që bashkëpunoni mund të jetë i mërzitshëm ndaj mundohuni që të mos përfshini emocionet tuaja. Nëse e shihni që nuk mund të mbani veten në kontroll, atëherë thirrni një person të tretë për të marrë pjesë në bisedimet e rëndësishme.

Luani

Bëni kujdes në punë sot.Duhet të jeni të kujdesshëm sot kur bëni procedura të profesionit, veçanërisht nëse keni të bëni me mjete të mprehta, medikamente apo kimikate. Jini të sigurt që gjithmonë të keni udhëzimet e duhura. Do keni nevojë ëpr disa shpenzime.

Virgjëresha

Një ditë e mirë kjo e sotmja.Dita sot promovon punën intelektuale, arsimin, punën letrare, si dhe organizimin e festimeve dhe gara sportive. Ju duhet të kushtoni vëmendje të veçantë për sigurimin e pjesëmarrësve dhe shikuesve në respektimin e rregullave.

Peshorja

Një e diel jo fort e lumtur për Peshoret. Problemet profesionale do të jenë urgjente. Ju do të duhet të zgjedhin midis qetësisë së brendshme dhe aktivitetit energjik, mund t’iu duhet të sakrifikoni mes mirëqenies së familjes suaj apo komoditetit tuaj.

Akrepi

Sot është dita për të provuar sfidat që ju keni. Ia vlen të rrezikoni.Kur të bëheni gati për një udhëtim, jini të sigurt të rezervoni një garanci për ndonjë emergjencë të paimagjinueshme, në këtë mënyrë ju do të ndjehen më të mbrojtur ndaj trazirave të paparashikueshme. Kujdes me financat!

Shigjetari

Financat ju shqetësojnë shumë këtë periudhë.Mund të ndiheni shumë të shqetësuar në lidhje me strategjinë tuaj. Në qoftë se jeni duke u përpjekur për të sqaruar të ardhurat tuaja zyrtare, mos u befasoni nga një bisedë e gjatë me menaxherin tuaj. Përgatiteni veten për këtë bisedë me fakte dhe argumente bindëse.

Bricjapi

Përgatituni për një dialog me partnerin/en që mund të bëhet shumë intensiv dhe emocional. Marrëveshjet e biznesit janë të mundshme sot, por me një çmim për përpjekje të mëdha. Nëse keni një konkurrent, rivaliteti juaj mund të kalojnë në një fazë të hapur të gjakmarrjes së pastër dhe në armiqësi.

Ujori

Një ditë jo e mirë kjo e sotmja.Mund të keni konflikte profesionale dhe përkeqësim të sëmundjeve kronike. Në qoftë se ju vendosni të shkoni te mjeku ose të përdorni ndonjë shërbim, ndërveprim tuaj me personelin e shërbimit mund të jetë mjaft emocional.

Peshqit

Ju ndiheni mjaft krijues si natyrë por bëni kujdes. Sot nuk duhet të mëbshteteni vetëm te frymëzimi juaj krijues. Sot keni dëshirë të eksperimentoni dhe të zhvilloni një talent, por rezultati do jetë ndryshe nga sa e prisni. Ndiheni të pasigurt për financat.

E rëndë/ Gjendet i vdekur në banesë 39-vjeçari, dyshohet se…

Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë në ambientet e banesës në fshatin Rëmbec të Maliqit.

Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë gjetur 39-vjeçarin dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se viktima vuante nga disa sëmundje, çka mundi t’i ketë sjellë dhe vdekjen e papritur.

Megjithatë trupi do të çohet në morg për ekspertizën mjeko ligjore për të zbuluar shkaqet e sakta të vdekjes.

Zbulohen mesazhet/ Çarë ndodhi mes 21-vjeçares që vrau veten me plumb në zemër dhe të dashurit para tragjedisë

Pasditen e djeshme u vetëvra policja 21-vjeçare, Aldorjana Loshi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Ali Demi”, rreth orës 18:30. E reja qëlloi veten me armë e shërbimit në zemër. Pas tragjedisë, policia e Tiranës arrestoi të dashurin e saj, Endri Nikën, 28 vjeç, pasi akuzohet për pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Kjo akuzë ndaj tij është ngritur pasi djali, ka fshirë mesazhet e komunikimit në celular me policen, pasi ka shkuar në banesën e saj dhe e ka gjetur të pajetë.

Ditën e djeshme i ka telefonuar me dhjetëra herë por nuk i është përgjigjur, më pas i shkuar në banesë dhe kur ka konstatuar trupin e pajetë ka njoftuar policinë.

“Kostandina ime e shtrenjtë, sot kam shumë lot për ty”- Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, Agron Llakaj i jep lamtumirën bashkëshortes me fjalët prekëse: Më prit

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj i ka dhënë lamtumirën bashkëshortes së tij, Konstandina me fjalët më të ndjera dedikuar asaj.

Pasi zbuloi në një postim në Facebook, se nëna e dy fëmijëve të tij kishte ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë, Agron Llakaj ka prekur me fjalët kushtuar gruas së tij.

“Sa shumë ke sakrifikuar për ne, ishe shtëpia, forca më e madhe që ne kishim ishe ti”, shkruan aktori në një status në rrjetin social Instagram, që e ka shoqëruar me një foto krah Kostandinës.

Agron Llakaj shprehet se sëmundja e pabesë u mbylli perden e skenës së jetës në momenti kur duhet ta shijonim më shumë.

Aktori e ka quajtur bashkëshorten e ndjerë “gjysma ime më e mirë”, ndërsa iu drejtua “Më prit…,nuk di se kur por ti do me presesh si perhere”

Postimi i plotë:

Kostandina ime e shtrenjte!

Edhe pse t’i kam thene shume e shume here…,sot ne lamtumiren tende te fundit, dua qe t’i kesh me vete.

Kemi patur nje rrugetim te veshtire, te lodhur dhe me shume sakrifica…,enderruam per nje jete te re dhe me shume ambicje.

E qe une te mbaroja shkollen e lart te arteve, ti sakrifikove nga jeta jote ,rrite dy femijet..Alkiden dhe Enon.

Sa shume ke sakrifikuar per Ne…,Ti ishe shtepia, forca me e madhe qe ne kishim ishe Ti.

Kur vendosem te vinim drejt Tiranes per nje te ardhme me te mire…,ishe po ti qe krijove Tiranen( Itaken )ne mua.

“Nuk do kthehemi mbrapa kurre Agron..,beso ne mua!Ne do tja dalim!”

Dhe ashtu ndodhi.

Dhe ecem e ecem, u rritem edhe ne bashke me femijet…,u beme dikushi, i buzeqeshem kohes dhe viteve,te qenurit nene e babe e pastaj gjysher…,sa shume enderra…,por ja qe jeta nuk eshte skenar i shkruar…, semundja e pabese na e mbylli perden e skenes se jetes ateher kur duhet ta shijonim me shume.

Dhe e fundit Kostandina ime…,sot kam shume lot per ty por di qe, kur nje artist largohet nga skena merr duartrokitjet me vete…,ti ishe gjysma ime me e mire e njeriut dhe artit, dhe tani me largimin tend nga skena une e kerkoj nje duartrokitje te madhe.👏👏👏

Falemnderit Kostandina!

Falemnderit GoNina!

Lamtumire ne qiellin e engjejve aty ku shpirti yt i mire e meriton!

Me prit…,nuk di se kur por ti do me presesh si perhere.🙏💔😭😭😭

U rrëzua nga shkallët?! Gjendet e vdekur motra e të moshuarës që u vra në Dropull

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Bodrishtë të Gjirokastrës, ku Marianthi Barka, 90 vjeç dyshohet se është rrëzuar nga shkallët e banesës së saj dhe ka humbur jetën.

Ajo jetonte e vetme dhe kishte vendosur shkallën të lante dritaren, por fatkeqësisht është rrëzuar.

Megjithatë vdekja është misterioze, pasi është motra e Kleoniqi Ilias, 88 vjeçarja e gjetur e vrarë në banesën e saj së bashku me bashkëshortin, Kosta Ilia, në fillim të këtij muaji, po në këtë fshat.

Çifti i të moshuarve dyshohet se u vranë nga fqinjini tyre, i cili u arrestua dy ditë më vonë.

E dimë ne, që në Turqi ka ende shqiptar ortodoks ?

Shkruan: Fahri XHARRA

Më duhet të thërras në ndihmë hyjnitë, sepse vetëm ato janë gjendje të ndriçojnë rrugën tonë kombëtare. Nga ajo që shihet dhe ajo që dëgjohet, kemi pak shpresa që ne të jemi në gjëndje për diçka më shumë se sa këto që i kemi . Nuk e kam nga ajo që i kam humbur shpresat, por dita e mirë shihet në mëngjes. Shikoni , vitëve të fundit nga nxemja globale kemi shumë ndryshime klimatike por edhe nga ajo që shihet se si po ecë kombi, nuk parashoh një pasditë të bukur edhe pse mëngjesi ishte plot diell .
Të iu them të drejtën as që më ksihte shukuar mendja që në Turqi kanë mbetur shqiptarër ortodoks sepse më 30 janar 1923 në Konferencën e Lozanës ishte nënshkruar një Konventë (Traktat) si një marrëveshje e veçantë ndërmjet Greqisë dhe Turqisë, dhe reyultatet e asaj konvente pak a shumë i dimë.
Nëse kërkohet në google ndonjë shkrim apo libër për temën që e kam në duar, e besoni apo jo janë vetëm dy të tilla që ndoshta siperfaqësisht e prekin temën shumë me vlerë . Të thuash që ka shqiptar musliman në Turqi, kjo dihet . Dihet bile edhe me numër përafërsisht të saktë.

Shqiptarët ortodoks të Turqisë, pra ata që kanë mbetur pas vendimeve të Konferencës së permendur të Lozanës janë dhe janë në një pozitë kombëtare shumë të vështirë. E them të vështirë sipas botkuptimeve të mia, ashtu si e shoh kombin. Ata janë në mesin e dy zjarreve, të Kishes Ortodokse të Stambollit që me çdo kusht i do për asimilim në grek, dhe poltikës turke që i shërbejnë si Joker kundër Greqisë .

“Patriarkana e Fanarit kishte Sinodin, që përbëhej prej 12 dhespotëve. Shqiptarët nuk kishin asnjë përfaqësues në të. Për të lehtësuar konvertimin e shqiptarëve në shtetas grekë, qeveria greke mori një vendim të posaçem. Ajo udhëzoi konsullatën greke në Turqi që t`u jepte shtetësinë greke edhe atyre personave, të cilët nuk kishin jetuar fare në Greqi, gjë që më parë kishte qenë krejtësisht e palejueshme. Ky vendim fshihte qëllime të largëta politike. Politika greke përfitoi edhe nga statusi jo i qartë dhe i pafavorshëm i emigracionit ortodoks shqiptar në Turqi. Në bazë të legjislacionit turk, qeveria turke nuk u jepte shtetësinë turke shqiptarëve ortodoksë. Kjo ishte njëra nga arsyet që, shumë shqiptarë kishin marrë shtetësinë greke. Nga martesat e disa shqiptarëve ortodoksë me gra, që kishin shtetësinë greke, kishin ndodhur shumë konflikte pronësie. Gratë me shtetësi greke ishin ndarë nga burrat dhe u kishin marrë pasurinë e tyre, duke i lënë pa asgjë. Për të gjetur një rrugëdalje, shqiptarët po shtyheshin të merrnin shtetësinë greke, sepse vetëm me shtetësi shqiptare atyre nuk u njihej e drejta e trashëgimit apo zotërimit të pasurisë. Në emigracionin ortodoks shqiptar ishin krijuar kushte që të depërtonte influenca greke dhe fëmijët e tyre frekuentonin shkollat greke. “ ( shkruan Prof. Beqir Meta, Shqipëria dhe Greqia (1949-1990) )

“ Për të plotësuar ndjenjat dhe dëshirat e gjithë emigracionit shqiptar ortodoks në Turqi, një grup shqiptarësh ortodoksë në dhjetor të vitit 1958, i kërkuan qeverisë turke lejen që të krijonin një komunitet fetar të ndarë nga Patriarkana e Fanarit. Mundësitë për krijimin e këtij komuniteti ekzistonin, për arsye se në Turqi kishin patur kishat e tyre edhe emigrantë të kombësive të tjera, si rusët, grekët, bullgarët etj. Sipas të dhënave, që kishte ambasada shqiptare, në Turqi dhe kryesisht në Stamboll gjendeshin 15000 shqiptarë ortodoksë. Ky numër ishte aq i rëndësishëm, saqë po të krijohej kisha shqiptare do të rrezikonte ekzistencën e Patriarkut grek në Stamboll.” ( po, aty)

Shikoni një tri trik të Stambollit ‘” Sipas një marrëveshje midis Turqisë dhe Greqisë, ai qëndronte atje në bazë të një numri të caktuar besimtarësh ortodoksë. Ky numër plotësohej pikërisht me shqiptarët ortodoksë, të cilët nga kisha greke konsideroheshin qëllimisht si grekë. “

Pas acarimit të krizës së Qipros (1960 ), autoritetet turke, në kuadrin e masave për të izoluar dhe ngushtuar rrezen e aktivitetit të Patriarkanës, dhanë sinjale se do t`i përkrahnin ortodoksët shqiptarë me qëllim që t`i shkëpusnin ata nga Patriarkana. Turqit dëshironin largimin e Patrikut grek nga Stambolli.

Funksionarë të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurimit Turk u kërkuan ortodoksëve shqiptarë që të mobilizoheshin për formimin e Komitetit Ortodoks Shqiptar, duke i këshilluar që të mos e lejonin legatën e Shqipërisë të përzihej në këtë çështje dhe të zhvillonte propagandën e saj në koloni .
E shihni lojën dhe interesat e dy anëshme me koloninë shqiptare ortodokse në Turqi ?
Përfaqësuesit e kolonisë shqiptare të Stambollit mendonin se për hapjen e kishës shqiptare duhej marrë më parë pëlqimi i Patrikut të Stambollit. Pa këtë miratim, shqiptarët nuk guxonin të shkonin në kishë, sepse u trembeshin mallkimeve të tij. Megjithkëtë, në fillim të vitit 1962 ata nisën të mblidhnin firmat e nevojshme dhe të kërkonin lejen nga autoritetet turke. Legata shqiptare e mbështeti këtë iniciativë dhe i nxiti drejtuesit e kolonisë të nxitonin për të marrë lejen e çeljes së kishës nga autoritetet turke, në këtë situatë të favorshme të marrëdhënieve të tendosura turko-greke. Hapja e kishës gjykohej si një sukses, i cili do të sillte pastaj hapjen e një shkolle ose kolegji shqiptar. Bukur shumë !
Legata e Shqipërisë, nga ana e saj, dha udhëzime që të shfrytëzohej, pikërisht kjo rrethanë, për të hapur kishën shqiptare. Çudi nga ana e Shqiperisë !

Me këtë që do e lexoni më poshtë do e shihni që shqiptarët ortodoks të Turqisë bëhen pjesë e lojës edhe për interesat e Shqiperisë komuniste ‘ ‘ Në fillim të vitit 1966, interesi i autoriteteve turke për funksionimin normal të KOASH, ishte i lartë. Me nxitjen e tyre, ortodoksët shqiptarë të Stambollit filluan të riaktivizohen dhe të shtonin përpjekjet për gjetjen e priftit shqiptar. Ata arritën një marrëveshje me “Vatrën” për të sjellë një prift nga Amerika. Marrëveshja, gjithashtu, parashikonte që “Vatra” t`i jepte KOASH të Stambollit edhe një ndihmë prej 20.000 dollarësh. Por këtë inciativë e pengoi me vendosmëri qeveria shqiptare, e cila po këmbëngulte në mënyrë të prerë që, prifti të vinte nga Shqipëria dhe të ishte plotësisht nën kontrollin e saj. Komiteti organizator i kishës ftoi nga Amerika priftin Noni. Ai erdhi në Stamboll në vitin 1967, por nuk mundi të qëndrojë, pasi ambasada shqiptare dhe njerëzit e saj në koloninë shqiptare të Turqisë e sulmuan atë, duke e paraqitur si agjent të grekëve dhe të amerikanëve. Ndërkohë, qeveria shqiptare kishte bërë një gjest miqësor ndaj qeverisë turke, duke përkrahur qëndrimin turk për Qipron. ‘ ‘

Qeveria shqiptare nuk dëshironte të ndërmerrte veprime efektive të drejtpërdrejta, duke e diskutuar çështjen e kishës shqiptare dhe të komunitetit ortodoks shqiptar me qeverinë turke, për gjetjen e një zgjidhje të përbashkët të këtyre problemeve…. Ndërkohë, në vitin 1967, në Shqipëri, u zhvillua fushata kundër fesë dhe institucioneve fetare, e cila e dëmtoi edhe më shumë imazhin dhe pozitat e qeverisë komuniste në emigracionin shqiptar. Qeveria shqiptare bëri edhe veprimin tjetër të gabuar, që i shkatërroi përfundimisht përpjekjet për krijimin e KOASH, në Turqi. Në pranverë të vitit 1969, ajo solli fshehurazi dhe kundër dëshirës së autoriteteve turke, një prift nga Shqipëria. Situata në komunitetin e shqiptarëve ortodoksë u keqësua. Gjithashtu, në vitin 1970 u fuqizua përsëri tendenca e ortodoksëve shqiptarë për t`u larguar në Greqi.

Këtë situatë u përpoq ta shfrytëzonte Patriarkana dhe konsullata greke në Stamboll, të cilat gjatë viteve 1970-1972 e intensifikuan punën dhe propagandën për largimin e shqiptarëve ortodoksë për në Greqi. Në vitet ’60, shqiptarët e Turqisë patën mundësi të mira për të krijuar kishën dhe komunitetin e tyre, por këto mundësi, siç e përshkruam më lart, nuk u shfrytëzuan. Një rol negativ luajti politika e gabuar klasore e qeverisë komuniste.
Nuk e di sa a ka ngelur më, ndonjë shqiptar ortodoks në Turqi pa u greqizuar ?
Më duhet të thërras në ndihmë hyjnitë, sepse vetëm ato janë gjendje të ndriçojnë rrugën tonë kombëtare. Pajtoheni ?

( Materiali për këtë shkrim është kryekëput nga libri i Prof. Beqir Metes “Shqipëria dhe Greqia (1949-1990)” )/ZgjohuShqiptar.info

Historiani zviceran: Shqiptarët kanë drejtuar botën që nga Mesjeta, Evropa i la qëllimisht mënjanë

Dr. Aleksandre Lambert, historian, drejtor akademik i “School of International Training” në Gjenevë, është autor i disa librave dhe artikujve në fushën e relacioneve ndërkombëtare të filozofisë politike, të politikës së sigurisë dhe lidhjeve civile-ushtarake.

Lambert ka vizituar Shqipërinë dhe ka filluar të njoh çështjen shqiptare që në rini të tij me kërkimet e bëra në Arkivin e Lidhjes së Kombeve Gjenevë, kur njohu mirë edhe çështjen çame.

Historiani zviceran Dr. Aleksandre Lambert këmbëngul se nuk është e rastit që shqiptarët në asnjë moment të historisë nuk njihen si komb që i kanë sulmuar kombet e tjerë dhe se shumë shqiptarë kanë shkëlqyer duke drejtuar qoftë perandori, qoftë shtete të tjera.

Po kështu, sipas tij, të tjerë shqiptarë kanë lënë emrin e tyre në fusha të ndryshme të shkencave në shtete të ndryshme të botës. Më tej historiani ndalet në zhvillimet pas Luftës së Dytë Botërore, duke shprehur bindjen se ajo që ndodhi me Shqipërinë, me lënien e saj në Bllokun e Lindjes ishte një llogari e bërë nga aleatët që fituan luftën. Në fund edhe disa këshilla se si duhet të veprojnë shqiptarët për t’u ngjitur pranë shumicës, aty ku ata tentojnë.

Ja ç’thotë ai për shqiptarët në kohën e Mesjetës:
Në Mesjetë shqiptarët i kanë dhënë udhëheqës botës, udhëheqës laikë ose fetarë dhe personalitete kulturore që i kalojnë kufijtë e Evropës. Disa Papë kanë qenë shqiptarë, për shembull, – Klementi XI më i dalluari prej tyre. Por shqiptarët kanë qenë në krye të feve me rëndësi botërore, si në krye të fesë ortodokse, ashtu edhe të asaj myslimane.

Në histori gjejmë udhëheqës të shquar shqiptarë në shumë vende të Evropës, madje edhe prej atyre që ngandonjëherë kanë përcaktuar fatin e shumë betejave historike (në vitin 1515 qe Merkur Bua me kalorësinë e lehtë të Venedikut, e përbërë e gjithë nga shqiptarë që përcaktoi fitoren e betejës së Marinjanit, që historia e emëroi beteja e gjigandëve dhe jo Françesku i I-rë i Francës, 19 vjeç, që ato dy ditë beteje mësoi se si luftohet).

Shqiptarët i kanë dhënë shumë kryeministra dhe gjeneralë të shquar Perandorisë Otomane (vetëm familja Qyprili i dha 5 kryeministra Perandorisë). Shqiptarët i kanë dhënë shumë heronj të pavarësisë greke, prej të cilëve po përmend Kundurjotis, Marco Boçari, Kanaris, Kolokotroni, Karaiskaqis, Bubulina. Që ishin në udhëheqje të revolucionit grek, prej të cilëve edhe disa kryeministra të shtetit të ri të pavarur grek.

Rumania gjithashtu ka pasur një familje princore me origjinë shqiptare(Aleksandër dhe Vladimir Gjika si dhe princesha Eleonora e njohur me emrin Dora Distria). Françesko Crispi, shok i Garibaldit, Kavurit e Macinit që ka qenë një kryeministër i madh Italisë, ishte me origjinë shqiptare.

Piktorë si Carpaçi, Albani etj., humanisti Leonic Tome, profesori i Kopernikut dhe shumë personalitete shqiptare, janë nderuar nga historia e Italisë. Muhamet Aliu, reformatori i Egjiptit Modern, që historia franceze e ka quajtur “Napoleon i Lindjes së Afërt” qe shqiptari që themeloi dinastinë mbretërore të Egjiptit që mbretëroi gati 150 vjet.

Arkitekti i “Taxhmahallit” në Agra të Indisë, kryevepra e arkitekturës islamike, ishte vepër e një shqiptari ashtu sikurse edhe “Xhamia Blu” e shumë xhami të rëndësishme të Stambollit. Dhe më në fund Heroi Kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një shembull gati universal i luftëtarit të lirisë, i nderuar në botën mbarë me përmendore jo vetëm në Tiranë, Prishtinë e Shkup, po gjithashtu në Romë, Bruksel, Gjenevë, Detroit, Buenos Aires.

Të tjera përmendore për Skënderbeun janë projektuar të ngrihen në Londër, Varshavë, Melburn, Manila etj. Kur shqiptarët kanë kontribuar kaq shumë për qytetërimin e njerëzimit, përse pak njerëz në botë janë të ndërgjegjshëm për këtë, përkundrazi shumë as nuk kanë dashur ta pranojnë këtë realitet?

Duhet thënë se një gjë e tillë shpjegohet edhe nga izolimi relativ jo pa qëllim i shqiptarëve nga komuniteti ndërkombëtar, dhe në mënyrë të veçantë nga ai evropian, që nga Kongresi i Berlinit e këtej (1878). Në të vërtetë pas mundjes së turqve në luftën ruso-turke, shtypi ndërkombëtar filloi punën për të injoruar shqiptarët duke i ndërruar emrin gadishullit të dikurshëm të Ilirisë të banuar që nga kohët parahistorike dhe deri në ditët e sotme nga ilirianët, shqiptarët.

Atë e pagëzuan me emrin e ri që ka edhe sot, Gadishulli i Ballkanit, vetëm duke u nisur nga vargu i maleve Ballkan. Përse iu vërsulën shqiptarëve? Pjesa më e madhe e diplomacisë konservatore evropiane ka përdorur termin pexhoratif “turq” për t’i cilësuar si turq të gjitha komunitetet myslimane në Ballkan, edhe pse shumica prej tyre nuk janë aspak turq. Evropa ka mbështetur dhe ka zmadhuar tokat e Greqisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi, në kurriz të shqiptarëve.

Asnjëra nga fuqitë e mëdha evropiane nuk e ka mbështetur çështjen shqiptare, kur shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit për të mbrojtur çështjen e tyre të drejtë kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. Ata u lanë në baltë nga të gjithë./ZgjohuShqiptar.info

Njihuni me Karl Gega-jn, shqiptarin që gjendet varrosur afër Mozartit, Beethovenit dhe Schubertit…

Karl Gega karrierën si inxhinier e filloi me ndërtime rrugësh dhe ujësjellës në Venedik. Ndër të tjera ndihmoi në ndërtimin e rrugës “Strada d’alemagna”, rrugës nga Treviso për në Cortina d’Ampezzo.Gega ishte me prejardhje shqiptare. Eshtrat e Gegës janë të vendosura në varrezat monumentale të njerëzve më të shquar të Austrisë, pranë Mozartit, Beethoven-it, Schubert-it, Strauss-it, Brahms-it dhe Alois Negrellit.Carl (Ritter) nga Ghega-Karl GegaPrindërit e Karl Gega-jt ishin me origjinë shqiptare, kjo dëshmohet edhe nga studiuesi dhe albanologu Kanadez Robert Elsie, kur thotë se prindërit e Gegës ishin me prejardhje shqiptare. Edhe dijetarët e tjerë e pranojnë faktin e prejardhjes së Gegës.

monumental i Karl Ritter von GegaNjihuni me Karl Gega-jn, shqiptar

Karl Gega studioi në Padova, Itali, ku në moshën 17 vjeç mori titullin Doktor i Shkencave Matematike. Karriera e tij si inxhinier filloi me ndërtimin e rrugëve dhe ujësjellësit në Venedik. Pastaj ai studioi shkencën hekurudhore në Angli dhe vende të tjera evropiane.Prej vitit 1836 deri më 1840 ishte udhëheqës i ndërtimit për pjesën e rrugës hekurudhore “Kaiser-Ferdinand-Nordbahn” prej Ludenburg deri në Brünn (Brno). Gjatë kësaj kohe (1836 – 1837) studioi shkencat hekurudhore në Angli dhe në shtete të tjera evropiane

Hekurudha e trenit Semmering veper nga Karl GegaMë 22 qershor 1869, Shoqata e Arkitektëve dhe Inxhinierëve Austriak inauguroi në Semmering, Austri, monumentin kushtuar projektusit dhe ndërtuesit më të famshëm të hekurudhës malore në botë, i cili hodhi poshtë një prej dogmës kryesore të shkencës inxhinierike angleze mbi pamundësinë e ndërtimit të hekurudhave malore; Karl Gega bëri të mundur ngritjen e trenit në një lartësi të paparë më parë – rreth 1000 metra mbi nivelin e detit.

Në nder të Gega-jt, rruga në qytetin austriak Vilach mban emrin e tij.Gega vdiq më 14 mars 1860 në Vienë nga pasojat e tuberkulozit. Ceremonia fetare u mbajt në Katedralen Kryesore të Vjenës, St Stephen (Stephansdom), dhe trupi u varros në varrezat Währinger në Vjenë. Në 1887, kur këto varreza u hoqën, sarkofag me eshtrat e Ghega u vendos në varrezat monumentale të njerëzve më të shquar të Austrisë, si Mozart, Beethoven, Schubert, Strauss, Brahms dhe Alois Negrelli.

Dokumenti/ Fjalët e para të Iliadës janë shkruar në gjuhën pellazg-shqipe dhe jo greke

Edhe germat e përdorura në të dyja poemat e Homerit janë germa të abecedarit pellazg, i njohur qysh në kulturën pellazge Vinkë-Turdas (mijëvjeçari 6 p.e.s.) dhe i përhapur më pas në viset e tjera të mesdheut, që e huazuan grekët dhe latinët, për të shkruar gjuhët e tyre. Por më tepër fjalë shqipe në Iliadë ka gjetur studiuesi A. Boçi (2012).

Këto të dhëna të rëndësishme duhet të ishin në themel të gjuhësisë sonë, si dokumenti më i vjetër i shkruar i gjuhës shqipe, por gjuhtarët dhe historianët tanë nuk duan ti pranojnë, duke shkelur të gjitha rregullat shkencore.

Studimet e Krispit u mbështetën nga dijetari shqiptar në Egjypt F. Adamidi (1902), i cili vërteton lidhje të gjuhës shqipe me gjuhën sanskrite, latine dhe greke, të cilat kanë huazuar shumë fjalë nga gjuha shqipe, Thomopoulo (1912), vërteton gjuhën shqipe në mjaft mbishkrime të lashta, S.Konda (1964) zbuloi shumë toponime me origjinë pellazge/shqipe në Greqi, që vërtetojnë vendbanimet pellazge, Z. Majani (1973) vërtetoi se gjuha etruske lidhet me gjuhën pellazge dhe shqipe, e cila është çelsi i zbërthimit të gjuhës etruske, N. Vlora-Falaski (1984) vërtetoi praninë e gjuhës shqipe në mjaft mbishkrime ilire nga Durrësi, Apollonia dhe Mesdheu, G. Katapano (1984) vërtetoi se Thoti, perëndia e mësimit, shkrimit, shkencës, magjisë së egjiptianëve të lashtë, ka qenë shqipfolës (pellazgo/ilir) dhe i ka ndërtuar hieroglifet egjiptiane mbi bazën e gjuhës shqipe, A. Kola (1995) sjell praninë e mjaft fjalëve të gjuhës shqipe në Iliadën e Homerit, P. Zheji (2005) sjell prova të reja të lidhjes së gjuhës së lashtë sanskrite me gjuhën shqipe, L. Peza (2006) vërteton në “shkrimin Linear B” (koha e bronzit) praninë e fjalëve të gjuhës shqipe, kështu ky shkrim i lashtë i diskutuar gjërë, i përket gjuhës pellazge/shqipe dhe jo gjuhës greke, L.Peza & L. Peza (2009) vërtetojnë se fjalët e para të Iliadës janë të gjuhës pellazge/shqipe, emërtimet e 6 kontineteve të botë dhe shumë toponime janë me origjinë pellazge dhe shpjegohen mjaft mirë nga gjuha shqipe, A. Shuke (2008, 2009) vërteton se gjuha shumere është e afërt me gjuhën shqipe, L. Peza & L. Peza (2012) vërtetojnë se shkrimet Vinka-Turdas janë në gjuhën pellazge/shqipe, L.Peza & L.Peza (2014) vërtetojnë se gjuha hitite është shumë e afërt me gjuhën shqipe dhe me prejardhje nga gjuha pellazge etj.

Këto studime me rëndësi të madhe mbi lashëtsinë e gjuhës shqipe në pjesën më të madhe nuk njihen nga gjuhtarët e institucioneve shqiptare të gjuhësisë, prej tyre nuk janë kundërshtuar, por duke shkelur disiplinën shkencore, nuk shfrytëzohen në studimet e tyre.

Kam parë me vemendje të madhe studimin e prof. Rahman Paçarizit “Gjuha Shqipe”. Ky është një studim i rëndomtë, që mund ta bëjë vetëm një nxënës i shkollës 8 vjeçare. Paçarizi aty përsërit çfar kanë thënë Çabej, Bop, Mejer etj., por asnjë të re nuk sjell. “Trualli i formimit i gjuhës shqipe besohet të jetë afërsisht territori në të cilin ajo aktualisht shtrihet, ndoshta me një zhvendosje kah veriu”. Kujt ja shet këto ky studiues, kur të gjithë e dinë se Iliria, Dardania, Maqedonia dhe Epiri, kanë folur gjuhën shqipe dhe kanë pasur një territor shumë herë më të gjerë se sa kanë shqipfolësit sot. Për dokument të parë të gjuhës shqipe ai pranon “Formulën e Pagëzimit të vitit 1462”. Por autori ka mospërputhje të madhe kur shkruan se “gjuha shqipe është pasardhëse e drejtpërdrejtë e ilirishtes së vjetër”, e mijëvjeçarit të fundit p.e.s., kur dokumentin e parë e ka të vitit 1462, d.m.th. të mesjetës?

Shkenca pranon vetëm dokumente, prandaj gjuha shqipe, sipas Paçarizit dhe mësuesve të tij, me dokumentin e parë “Formulën e Pagëzimit” e vitit 1462, del se është gjuhë, që ka lindur gjatë mesjetës dhe kështu nuk mund të ketë asnjë lidhje me gjuhën ilire, të kohës së bronzit.

Z.Majani ka sjell mjaft dokumente në mbishkrime të lashta, që vërtetojnë se gjuha etruske ka përputhje me gjuhën shqipe, ndërsa N. Vlora ka ecur më tej, ajo sjell majft dokumente në mbishkrime ilire nga Durrësi dhe Apollonia, që vërtetojnë se gjuha ilire përputhet me gjuhën shqipe. Asnjë nga këta studiues nuk ka lexuar Pacarizi.

Kështu e kanë katandisur gjuhën shqipe gjuhtarët e instituteve të gjuhësisë dhe të fakulteve filologjike të Prishtinës dhe Tiranës, kur e vërteta është krej ndryshme, sepse gjuha shqipe ka dokumentet e para të shkruara nga gjuha pellazge e Vinkës dhe shumë dokumente ilire, maqedone, thrake, që e çojnë lashtësinë e saj në neolit. Kështu gjuha shqipe është zonjë e parë midis shoqeve të saj, gjuhëve të tjera të botës.

Në seminarin e sivjetëm të Prishtinës paraqita referatin “Afërsia e gjuhës shqipe me gjuhën hitite dhe prejardhja e europianëve ” (bashkautor L. & L.Peza), që nuk u pranua. Gjuha hitite sot vlerësohet si gjuha më e lashtë e familjes Indo-Hitite (Indo-Europiane), prandaj ka rëndësi të madhe teorike dhe praktike. Shkencëtarët mendojnë se ajo dhe të gjitha gjuhët e tjera si motra të familjes e kanë origjinën nga gjuha më e vjetër, e quajturPara-Indo-Hitite.

Cila është kjo gjuhë më e vjetër PIH? Për këtë shkencëtarët e ndryshëm të botës po e vrasin mjaft vite mendjen, por nuk po e gjejnë dot. Ata e kanë studiuar gjuhën hitite, nga shkrimet e saj të vjetra kanë gjetur shumë fjalë të shkruara, por duke mos njohur gjuhën shqipe, kuptimin e tyre e kanë dhënë të ndryshëm./ZgjohuShqiptar.info