Falë këtij gjeniu bota na quan Albania

Albania’ u popullarizua nga Anna Komnena (1083-1146), bija e perandorit bizantin Aleks i parë, e cila shkroi në historinë e saj të famshme Alekseida, se njerëzit që banonin në zonën përtej Durrësit e quanin veten ‘Arbanez’

Më 23 korrik të vitit 90 në Aleksandri, provincë romake, Egjipt – lindi Klaudius Ptolemy (Ptolemeu), astrolog, muzikolog, matematicien, shkrimtar dhe gjeograf.

Prejardhja e saktë e tij nuk dihet. Disa thonë se ishte romak, të tjerë thonë, helen, por nisur nga emri ‘Ptolemy’, ai mund të ketë qenë me prejardhje nga Ptolemenjtë e periudhës së Aleksandrit të Madh.

Ptolemeu shkroi shumë libra, traktate shkencore, studime, por shqiptarët e përmendin atë kryesisht për Gjeografinë e tij (rreth vitit 130), ku Ptolemeu sjell për herë të parë të dokumentuar emri ‘Albanian’ me kryeqytet Albanopolis, sa kalon Durrësin, diku midis Tiranës dhe Krujës. (kjo faqe në librin e tij thuhet se ka humbur a është grisur, por të dhënat citohen nga burime të asaj kohe).

Dhe kështu fillon rrugëtimi historik i një emri; ‘Albania’ u popullarizua nga Anna Komnena (1083-1146), bija e perandorit bizantin Aleks i parë, e cila shkroi në historinë e saj të famshme Alekseida, se njerëzit që banonin në zonën përtej Durrësit e quanin veten ‘Arbanez’; në fillim të shekullit XII normanët në epikën e tyre në frëngjisht, ‘Këngët e Rolandit’ e quajtën ‘Albania’ rajonin nga Durrësi në Vlorë; në shekullin XIV, ata që ikën në Greqi nga këto troje e quajtën veten në dialektin gjuhësor ‘Arbanitë’ – ‘Arvanitë’; në shekullin XV ata që ikën në Italinë jugore e quanin atdheun e tyre ‘Arbana’ dhe veten ‘Arbëreshë’; Gjon Buzuku, një nga shkrimtarët e pare shqiptarë të shekullin XVI, i referohej vendit të vet ‘Arbën’;

Madje Buzuku ishte i pari që e quajti gjuhën e tij ‘Shqip’; ndërkohë bota vazhdon të përdorë emrin e vjetër ‘Albania’ (ndikuar nga Ptolemeu) dhe ‘Albanian’ për gjuhën që flitet, ndërsa vendasit mbështeten në fjalën ‘shqip’ dhe ‘Shqipëri” dhe ‘Shqiptarë’ e quajnë veten e tyre.

Gjeografia” nga Ptolemeu

Ptolemeu është përgjegjës për disa nga tekstet e historisë më të rëndësishme në astronomi dhe hartës. “Gjeografia”, udhëzuesi i tij për kartografinë, konsiderohet si përpjekja e parë e vërtetë në botë për krijimin e një harte të botës.

Ndërkohë që ideja e Ptolemeut mbi botën mund të mos duket si globi modern ku ne kemi qasje sot, mbetet sërish një punë mbresëlënëse për shekullin e 2-të. Shumë nga teknikat moderne të hartës që përdorim sot ende varen nga risitë e bëra nga Ptolemeu në trajtimin e portretit të tij.

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 25 Maj 2024

Dashi

Do të arrini të korrni avantazhe të rëndësishme në vendin e punës dhe kjo gjë edhe në sajë të intuitës tuaj të shkëlqyer. Do të jeni mjaft të përqendruar dhe kjo gjë do ju bëjë të suksesshëm në vendin e punës. Në dashuri parashikohen shkëndija të reja.

Demi

Kjo është një ditë e cila ju sugjeron që të kaloni më shumë kohë cilësore bashkë me familjen ose partnerin/en tuaj. Mundohuni që të tregoni më shumë kujdes për ndjenjat tuaja, pasi së fundmi keni qenë të hutuar ose shumë të angazhuar.

Binjakët

Kjo e shtunë do të jetë mjaft e favorshme, për gjithë ata që janë në kërkim të dashurisë. Parashikohen mundësi të mira për të bërë takime të reja. Në vendin e punës do të jeni shumë të angazhuar. Disa situata tranzitore duhen përballuar me më shumë kujdes.

Gaforrja

Parashikohet një ditë mjaft pozitive e cila do ju lejojë që të pushoni dhe mendoni më shumë për veten dhe mirëqenien tuaj. E gjithë lodhja e akumuluar gjatë këtyre ditëve, ka shkaktuar keqkuptime dhe ngadalësime në vendin e punës. Vetëm nga e diela do të nisin përmirësimet.

Luani

Në këtë moment është e rëndësishme që të përqendroheni më shumë në punë, në mënyrë që të fitoni ndonjë aleat më shumë në vendin e punës, për shkak se jeni gati për të nisur një rrugëtim të ri të rrezikshëm. Në dashuri, këshillohet që të mos tregoheni shumë kokëfortë.

Virgjëresha

Kjo fundjavë do ju gjejë të qetë dhe të relaksuar. Do të keni mundësi për të kaluar më shumë kohë cilësore me personat që keni përzemër. Kjo është një ditë mjaft e favorshme për të organizuara aktivitetet e reja të vjeshtës.

Peshorja

Mos i neglizhoni momentet e takimeve dhe daljeve intriguese, pasi ky është momenti më i frytshëm për emocionet. Mos u druani dhe jini sa më të hapur, pasi mundësitë e mira nuk do të mungojnë. Në vendin e punës do të shpërbleheni.

Akrepi

Kjo e shtunë ju fton që të mos dorëzoheni përballë provokimeve të të tjerëve. Është një ditë e cila do ju gjejë të acaruar nga sjellja e personave që keni përzemër. Shmangni shfaqjet agresive dhe favorizoni dialogun.

Shigjetari

Më në fund do mund të merrni rezultatet e dëshiruara dhe kënaqësi nga pikëpamja sentimentale. Më në fund do të keni përkrah një person që vlerëson dëshirën tuaj për liri dhe do arrini që të ndiheni plotësisht të vlerësuar. Megjithatë mos nënvlerësoni disa marrëveshje në vendin e punës.

Bricjapi

Kjo fundjavë do ju gjejë mjaft të nxituar, sidomos nëse jeni në prag të dorëzimit të një projekti me të cilin po punoni prej kohësh. Kjo ditë sugjeron që të jeni më të kujdesshëm me shpenzimet dhe të mos ndikoheni nga kritikat e të tjerëve.

Ujori

Gjatë kësaj fundjave do të keni mundësi që të bëni një takim i cili do të ndryshojë plotësisht bindjet tuaja, sa i takon sferës emocionale. Një rikthim pasioni mund të sheshojë të gjitha keqkuptimet e së kaluarës, të cilat ju kanë tensionuar dhe ju kanë krijuar pasiguri.

Peshqit

Nga pikëpamja ekonomike, kjo është një fundjavë e cila do ju lejojë që të organizoni strategji të reja lidhur me çështje të lëna pezull. Në vendin e punës do të jeni shumë pozitiv, ashtu si dhe në dashuri. Rezultate mjaft të favorshme, janë fare pranë.

E rëndë në Itali, 42-vjeçarja shqiρtare pΙagos me thikë dy fqinjët e saj në banesën e tyre! Nënë e bijë në gjendje kritike për jetën

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pavia të Italisë. Një 42-vjeçare shqiptare është arrestuar për tentativë të dyfishtë vrasjeje.

Mediat italiane bëjnë me dije se 42-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e fqinjëve të saj mbrëmjen e së mëkurës, rreth orës 18:00. Ajo ka gjetur në shtëpi një të moshuar 90 vjeçare dhe vajzën e saj, 62-vjeçare.

Pa asnjë arsye, shqiptarja ka nxjerrë një thikë kuzhine dhe ka goditur disa herë nënë e bijë, në pjesët e sipërme të trupit.

Më pas, ajo është strehuar në një oborr të brendshëm të shtëpisë, ende me thikën në dorë.

Karabinierët e lokalizuan dhe armën e ftohtë e sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Mësohet se nënë e bijë ndodhen në gjendje kritike për jetën, në spital. Gjithashtu në spital është dërguar dhe 42-veçrja shqiptare e cila po mbahet në departamentin e psikiatrisë për hetimet e nevojshme.

“Silvinjo më thotë “s’më ke sjellë lojtarë të mirë””, Bushi analizon Kombëtaren para Euro 2024: Logjika thotë që Broja dhe Asani nuk kapin formën

Alban Bushi ka bindjen se Shqipëria mund të bëjë më mirë se në Euro 2016 dhe se ka forcë që në Gjermani 2024, të kalojë grupin. Trajneri i përfaqësueses Shpresa, ka analizuar kuqezinjtë në një intervistë për “Sport News” në “News 24”, duke shfaqur bindjen që ka për atë që mund të bëjë ekipi.

Në bashkëbisedimin me moderatoren Trevisa Tufa, ai foli edhe për të ardhmen e përfaqësueses që drejton, duke e cilësuar si gjë shumë të mirë nëse Shqipëria merr organizimin e Euro 2027, edhe pse tifozët e kontestojnë aktivitetin në bashkëpunim me Serbinë.

Pikësëpari Bushi, përpara se të flasim për ekipet përfaqësuese, të dielën luhet finalja e titullit, Partizani-Egnatia. Si e shihni këtë sfidë, kë shihni favoritë?


Janë dy ekipet më të forta, janë plotësisht me meritë aty. Unë mendoj se Egnatia është më favorite pasi ka qëndruar gjatë gjithë vitit në krye. Në krahun tjetër, Partizani është favorit se luan në shtëpi.

Bushi, jeni të kënaqur me skemën, ishte një risi për të gjithë…

Gjithmonë ka pakënaqësi. Po të pyesësh Egnatian do t’i vijë keq pasi ka qenë në krye prej fillimit të sezonit, për ekipet e tjera është një favor. Risi, ka qenë e duhura, për momentin. Duhet të shikojmë finalen, rëndësi ka edhe ajo ndeshja për vendin e 3-të.

Në nivel përfaqësues, ka pasur elementë të rinj, lojtarë që mund t’i shërbejnë ekipeve zinxhirë? Prisni diçka më shumë nga klubet, nga puna me ekipet zinxhir? Për shembull Gaz Demi, e ka fiksim, në çdo dalje publike, kërkon aktivizimin e lojtarëve të rinj. Halili gjithashtu…


Strategjia vjen nga koka, pra nga të mëdhenj. Nuk jam i kënaqur nga ajo e të rinjve, sepse shumë pak luajnë. U bënë shumë vite që nuk luajnë të rinjtë. Gjithsesi, janë strategjitë e tyre, klubet janë disa private, disa jo. Unë mendoj që duhet t’i japim më shumë mundësi të rinjve. Ne e kemi në gjak futbollin. Nëse një fëmijë nuk ka një fushë ku të luajë 3 ose 4 orë në ditë, është e vështirë që një shtet të zhvillohet.

Ky ishte një vit i rëndësishëm për futbollin shqiptar, për ekipet përfaqësuese. Kur kthen kokën pas, ke ndonjë peng Bushi, mund të kishit marrë diçka më shumë nga kualifikueset e Evropianit? E kam fjalën për përfaqësuesen që ju drejtoni…


Ne kemi dhe 3 ndeshje, janë 9 pikë, nëse marrim 9 pikë ia dalim, pra kualifikohemi. Nuk mund të them se kam, pasi që kur hidhet shorti, e shikon që janë skuadra më të përparuara se ne, si Zvicra, Rumania, gjithashtu edhe Finlanda. Unë kam një peng, por do ta them pas 3 ndeshjesh. Ajo ndeshje me Finlandën në Tiranë mund ta fitonim, ajo është një peng, pasi jemi -2 pikë, po t’i kishim ato pikë do ishim më mirë.

Fakt është që U-21 ka qenë një burim i madh për Kombëtaren A. Në këndvështrimin tënd, kush janë “xhevahiret” e Bushit, lojtarë që janë gati për ekipin A?


Është e vërtetë, do të jenë 2-3 lojtarë të ekipit shumë shpejt pjesë e ekipit A. Zhvillimi, vazhdimësia, duhet të punojnë shumë që të kalojnë te ekipi A. Mendoj që janë djem që e duan fanellën dhe kombin. Emër? S’dua të përmend emra.

E di që jeni në kontakt të vazhdueshëm me Silvinjon dhe stafin e tij. Përveç lojtarëve, ka ndonjë kërkesë specifike, interesohet për ndonjë lojtar konkret, apo filozofi loje?


Filozofi loje jo, bisedojmë gjithmonë me drejtorin sportiv. Secili trajner luan si mendon ai dhe në bazë të elementëve. Silvinjo nuk ka një kërkesë specifike, ndonjëherë me batuta më thotë që ke kohë që s’më ke sjellë lojtarë të mirë.

Dikur, ishe i pari që flisje për cilësitë e Brojës, për potencialin e tij, u bërë viral me profecinë tënde. Sot që flasim, cili është parashikimi i radhës i Bushit, kush lojtar do mund të ngrihet në nivele të tilla?


Doni, s’doni, doni të nxirrni një emër. Unë kam thënë për Pajazitin, Medon Berisha ka një zhvillim shumë të mirë kohët e fundit. Fetahi, i datëlindjes 2005. Mendoj se do kemi xhevahire shumë shpejt.

Së fundmi Shqipëria ka hedhur kandidaturën për organizimin e “Euro2027”. Çfarë do të thotë për Shqipërinë, nëse miratohet gjithnjë? A do të ishte dhe për ju një provë e madhe, një test i fortë?


Shqipëria ka bërë gjëra të mëdha në aspektin futbollistik, gjëra të paimagjinueshme. Federata e di se sa ka qenë respekti ndaj nesh, tani na shikojnë ndryshe. Kemi organizuar evente si ai i Conference League. Do Zoti e marrim këtë organizimin e Euro 2027, është diçka pozitive. Unë jam i bindur se do ta arrijnë edhe vetë, pa qenë nevoja të jesh vend organizator.

Bushi, e mendoje që brenda 8 vitesh do riktheheshim sërish në Evropian, më thuaj të vërtetën?


Patjetër që po, unë mendoj që duhet të jemi edhe në Botëror. Unë e kam thënë edhe më përpara, që Shqipëria jo vetëm që do kualifikohet, por edhe do kalojë edhe ture. Tani ka ardhur momenti. Kur shikon lojtarë që kushtojnë shumë, edhe një amator e di që ajo skuadër do bëjë mirë. Nuk jemi si Italia dhe Spanja, por ngadalë do vijë edhe ajo ditë.

Bushi, jemi në ethet e listës, është e vështirë për një trajner. Ju keni qenë pjesë edhe e stafit të De Biazit tete vite më parë…


Gjëja më e vështirë, kjo është pjesa më e vështirë. Kur duhet të lësh një lojtarë në tribuna, është e vështirë. As De Biazi nuk e kishte të lehtë atëherë kur la Gjimshitin, Rashicën dhe Rrahmanin në shtëpi. Kam qenë atje, më vinte shumë keq. Duhet pranuar vendimi dhe duhet punuar më shumë për të qenë pjesë e listës.

Për kuriozitet, e ke diskutuar ndonjë herë me Gjimshitin atë që ndodhi tetë vite më parë? Ajo pamja juaj teksa përcillje Gjimshitin, Rrahmanin dhe Rashicën ka bërë xhiron në rrjet për shume vite…


Nuk e kam diskutuar, Gjimshiti është treguar profesionist. Një lojtar që luan në Armeni, shënon, luan në eliminatore, ekipi merr pjesë në Europian. Mendoj që me atë sjellje ka treguar se është profesionist. Jo më kot është një nga më të mirët. Ata dy të tjerët ikën te Kosova, ky qëndroi te Shqipëria.

Mund të ndodhin edhe këtë herë skenarë të tillë, rrezikojmë të humbasim ndonjë lojtar me vlera?


Po e mendoj, 3-4 do të qëndrojnë në shtëpi. Nuk mendoj që do jetë një lojtar vendimtar si Gjimshiti, nuk do jetë ky rast tani.

Për ironi të fatit, pikërisht aty ku ka Silvinjo me shumë dilema, në sulm, pikërisht sulmuesit po shpërthejnë këtë periudhë. Manaj, Seferi, Daku po kalojnë një formë të shkëlqyer…


Janë gjëra që duhen pranuar. Me këtë që UEFA ka marrë vendimin për të qenë 26 lojtarë, mund të jetë diçka më e mirë.

Ndërkohë dy lojtarë si Broja dhe Jasir Asani nuk luajnë asnjë minutë, ka vend për t’u shqetësuar? A mund ta kapin formën vetëm me fazën përgatitore dhe me testet miqësore?


Nga ana logjike nuk mund të kapin formën. Kur bëhet fjalë për 3 ndeshje, mendoj që lojtari jep më të mirën, pasi motivimi është shumë i madh. Nuk është e sigurt, por mund të bëjnë mirë edhe këta të dy.

Ndryshe nga kualifikueset ku legjionarët ishin “zjarr” me ekipet respektive, në këtë fund sezoni nuk janë shumë në formë. Përveç Brojës dhe Asanit, Uzuni gjithashtu ka luajtur i dëmtuar, Bajrami ka luajtur pak, etj. A mund të ndikojnë këto detaje në Europian?


Këto ndikojnë, kur bëhet fjalë për shumë. Të gjitha skuadrat i kanë lojtarët në Europian me nga 90 minuta në këmbë. Kur është komplekse kjo, normalisht që ndikon. Mendoj se ndikon. Kur luan për Shqipërinë, të gjithë japin maksimumin.

Çfarë Europiani pret Alban, mund të bëjmë më mirë se sa në “Euro2016”, apo fati ynë u shkrua në short?


Nuk është shkruar në short. Edhe kur na doli Portugalia, Serbia e Danimarka në short, unë dola dhe thashë që do kualifikohemi, ne u kualifikuam. Për pjesëmarrjen në Europian, kemi bërë paraqitje shumë të mira me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë që fituam. Ndaj Zvicrës lamë rast me Gashin. Fati ndonjëherë shkon me ekipet e mëdha. Shpresoj që të jetë fati me ne, ne kemi fituar ndaj Çekisë dhe Polonisë, tifozët janë të karikuar si në Hamburg, Dyseldorf dhe Dortmund. Kam besim se kalojmë grupin.

Më mirë, më shumë se tre pikët, kam përshtypjen se do duhej një mrekulli, por kujt mund t’i marrim pikë?


Mendoj Kroacisë dhe Italisë, besoj te fitorja.

Prej tetë vitesh shqiptarët kujtojnë ende golin e Sadikut, kush shënon këtë Europian?


Te ne kanë shënuar shumë. Ne kemi lojtarë shumë të shpejtë, kemi Uzunin që ka bërë gola, kemi Cikalleshin që ka eksperiencë.

E fundit, si trajner, po të ishe në vendin e Silvinjos, do kishe firmosur kontratë të re përpara Evropianit? Edhe kjo një lloj sfidë është, sepse mund të bëjmë hapa të mëdhenj përpara, por mund të bëjmë dhe hapa pas. Apo Silvinjo e bëri pjesën e tij duke na dërguar në “Euro2024”?


Një pyetje që nuk më takon të flas. Po të isha unë, nuk diskutohet. Për Silvinjon nuk e di.

PANORAMASPORT.AL

U υetëvra me αrmën e shërbimit në banesë, poΙicia shoqëron të dashυrin e efektives 21-vjeçare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme (24 maj) në kryeqytet, ku një efektive policie është vetëvrarë në banesën e saj në lagjen “Ali Demi” me armën e shërbimit.

Efektivja Aldorjana Loshi, prej një viti e gjysëm punonte në komisariatin e policisë nr.5 në Kamëz dhe nuk kishte shfaqur asnjë shenjë depresioni.

“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” njoftoi policia.

Së fundmi policia ka shoqëruar të dashurin e efektives që u vetëvra, pasi sipas burimeve ata kanë pasur nje debat me njëri-tjetrin.

Debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund ta ketë çuar 21-vjeçaren drejt këtij akti të rëndë.

Vrαυ veten me αrmën e shërbimit, ρυblikohet foto, ja kush është efektiνja 21-vjeçare që kreu αktin e rëndë (Detajet)

21-vjeçarja në foto është Aldorjana Loshi, efektivja e policisë e komisariatit nr.5 në Kamëz, që vrau veten sot me armën e shërbimit.

Dyshohet se ajo ishte e vetme në shtëpi kur i ka dhënë fund jetës jetës me armën e shërbimit. Mësohet se kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të hapur derën e banesës së saj.

Ajo jetonte në Tiranë, por prej një viti e gjysmë punonte në komisariatin nr.5 që ndodhet në Kamëz. E reja jetonte me qira me nenën dhe vëllain që e ka më të vogël.

“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas njoftimit të policisë.

Kush do ta fitojë ‘Big Brother VIP’? Astrologu i njohur tregon emrin e konkurrentit që është më shumë i favorizuar nga yjet

I ftuar në emisionin televiziv ka qenë astrologu, Jofiel Koço.

Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me finalen e madhe të edicionit të tretë të Big Borther VIP dhe gjithashtu ka analizuar se cili nga finalistët është më i favorizuar.

Sa i përket datës së finales ai u shpreh se: Më 25 në darkë ne do të kemi një Hënë midis Shigjetarit dhe Bricjapit. Kjo do ta tensionojë pak situatën.

Duke u ndalur tek finalistët, astrologu theksoi se: Personi më i favorizuar astrologjikisht është Meritoni. Sepse ka një grupim yjesh që nuk e kanë të tjerët. Heidi ka një pozicion që e shqetëson. Juli bashkë me Romeon kanë përmirësim si shenjë e Virgjëreshës që janë të dy, por përsëri ka dy planetë që i qëndrojnë keq dhe që i krijojnë probleme. Në vendin e parë nga yjet, duke gjykuar vetëm nga yjet Meritoni është në vendin e parë, momentalisht ka një tranzit të fuqishëm të planetit mjaft të rëndësishëm Jupiterit në shenjën e Binjakëve dhe që është pikërisht në hyrje sepse Meritoni është fillimi i shenjës së Binjakëve. 10-ditëshi i parë.

Momentalisht kemi edhe planetin Vener që hyn në shenjën e Binjakëve pikërisht ditën e sotme është edhe ajo tranzit. Ky grupim bashkë me Diellin e vendos atë në piedestal më lart nga të gjithë. Në vendin e dytë për nga favorizimi astrologjik që nuk ka pengesa përpara është Egla. Në vendin e tretë do vendosja dy Virgjëreshat që kanë një problematikë përpara. Kanë përmirësim por prapë nuk është përfundimtar. Në fund do të vendosja Heidin sepse është vërtetë në fundin e Luanit por preket edhe nga influencat e Virgjëreshave.

“Ka qenë i dërrmuar kur ka hyrë në BBV”, Turjan Hysko zbulon konkurrentin që mbështet në reality show: Po del më i fortë falë…

Këngëtari Turjan Hysko ka treguar konkurrentin që mbështet publikisht në shtëpinë e “BBV”.

Bëhet fjalë për aktorin Julian Deda, për të cilin ai tha se ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP” në momentin më të errët të jetës së tij, sepse ishte i dërrmuar nga vdekja e të atit, Zef Deda.

Hysko iu bëri thirrje publikut që ta votojnë aktorin, pasi sipas tij nuk do ta fitojë vetëm Juli çmimin e madh, por të gjithë fansat e tij.

“Pse duhet të voton Julian Dedën në ‘BBV’? Mund të rendis shumë arsye por po them vetëm njërën të cilës as ai, as familjarët e vet nuk do ti mëshonin për të fituar pikë! Juli ka hyrë aty në momentin më të errët të jetës së tij! Vdekja e Zefit e ka dërrmuar më shumë sesa e imagjinojnë njerëzit! Juli hyri aty më i dobët se kurrë emocionalisht dhe po del më i fortë falë mbështetjes së njerëzve.

Kur ai thotë më ka marrë malli për publikun tim, nuk gënjen. Njerëzit janë energjia e tij, stamina, forca për të vazhduar përpara. Juli përtej strategut, është një Piter Pan i përjetshëm që tashmë, humbja e Zefit e bëri një burrë më shpirt të butë. Paratë i duhen çdo artisti, por ja i bindur që fitorja për Julin do të jetë fitorja e secilit prej nesh që dikyr, diku është thyer dhe është ringritur më fort se kurrë falë mbështetjes nga ata që na duan! Kështu që ‘zemrat e Julit’ uroj ta mbështesin, votoni dhe gëzoni të gjithë fitoren e tij”, ka shkruar Turi.

“Grυαja më bënte mαgji, dγshekun e kam gjetur ρlot me…”, 63-vjeçari rrëfen tr@dhtinë e bαshkëshortes: Kishte disa Ιidhje, mua më hidhnin llafe!

Një 63-vjeçar nga Vlora ka treguar historinë e jetës së tij, deri në divorcin me bashkëshorten në vitin 2004, ai thotë se gruaja e tij i ka bërë magji, madje e ka tradhtuar.

Në rrëfimin e tij, ai tha se ka gjetur dyshekun plot me pisllëqe, duke shtuar se gruaja e tij kishte disa lidhje.

Historia e tij ka nisur shumë vite më parë, në periudhën e komunizmit, por divorcin e ka bërë në vitin 2004.

“Unë kam bërë ushtrinë në Himarë. Kisha mamanë vetëm, se vëllezërit e motrat ishin martuar. Erdha në Vlorë dhe u lidha me gruan time. U pleksa, u martova. Por kur u lidha, pashë që poshtë shtëpisë e sillte dikush tjetër. Kam gjetur dyshekun plot pisllëqe. Unë më 1984 jam martuar dhe isha 23 vjeç e ajo ishte 37 vjeçe. Në Vlorë më hidhnin dhe llafe. Ajo kishte disa lidhje. Pas martesës më tradhtonte sërish dhe më 1986 kam shkuar për t’u ndarë. Gjyqtarja më tha se e ke vendin në internim nëse ndahesh, më bëri presion. Më 1994 gruaja shkoi në Greqi. Nuk kisha si të shkoj në Greqi se kisha nënën. U martova me gruan se më bëri magji. Nuk jetonim më bashkë, edhe pse ishim të martuar me letra. Edhe ekonominë e kishim veçmas. Më 2004 jam divorcuar”, rrëfeu 63- vjeçari.

Ρrindërit shqiptarë, të ETUR për famë/ Fatalisht FURNITORË të ρ edofiΙëνe: Fotot apo videot mund të…

Dorina, një nga mamatë më të famshme në TikTok-un shqiptar, njoftoi pak kohë më parë se do të hiqte çdo video që ka me vajzën e saj të vogël në rrjetet sociale.

Duke arsyetuar vendimin e saj, Dorina tregon e shokuar se pjesa më e madhe e audiencës së saj ishin burra të një moshe të madhe, të cilët ndiqnin dhe ruanin videot e fëmijës së saj.

“Shtysa filloi nga një video, kur unë dhe vajza kishim bërë një trend TikTok-u dhe numri i personave që e kishin ruajtur atë video ishte shumë i lartë. Kur u futa ke lista e njerëzve që kishin bërë save, një pjesë shumë e madhe ishin meshkuj, burra. Nuk ka sens ta bëjnë burrat. Ku i nxirrja unë fëmijët e mi!”, shprehet Dorina në video teksa i bën thirrje të gjitha nënave të mos ekspozojnë fëmijët e tyre në rrjete sociale.

Padashur dhe paditur, prindërit “influencer” në TikTok dhe jo vetëm bëhen të preferuarit e pedofilëve, të cilët përballen me imazhe dhe video të pafundme fëmijësh.

Edhe pse pamjet mund të mos kenë nota seksuale, ato i shërbejnë më së miri një pedofili, analizon psikologia klinike, Manolita Hida.

“Pedofilët online të cilët qëndrojnë vetëm në stadin e vëzhguesit, nëse nuk kanë akses ndaj pornografisë me fëmijë, fillojnë të “ushqehen” me fotot dhe videot e fëmijëve “influencer” dhe jo vetëm, të cilat gjenden rëndom në rrjete sociale. Këto foto apo video për prindin apo fëmijën mund të mos kenë ngjyresa seksuale, por për pedofilët fëmija është thjesht objekt i cili përmbush nevojat e tij/saj, ndaj në foto ai/ajo do të shohë një imazh i cili ndez fantazitë seksuale. Ndonëse p.sh.: mund të konsiderohet e pafajshme një foto ose një video e fëmijës duke ngrënë ushqim, për pedofilin kjo aktivizon dëshirat seksule duke vendosur zonën e gojës dhe buzëve të fëmijës në plan të parë të fantazisë së tyre. Gjithashtu fotot e fëmijëve lakuriq, ose gjysmë lakuriq, qoftë edhe me rroba plazhi për gjysmën e poshtme të trupit, janë material i volitshëm për një pedofil online. Seksualizimi i veshjeve të fëmijëve, veshja e rrobave që nuk janë normale për një fëmijë, dhe hedhja e fotove në rrjet, i ekspozon gjithashtu ndaj pedofilëve seksualë online”, shpjegon Hida.

Sipas psikologes adresat pretendohen se menaxhohen nga prindërit në një pjesë të rasteve por kjo nuk përjashton as rastet në të cilat vetë të miturit të kenë profilet e tyre, dhe prindërit të dinë pak ose aspak mbi këtë.

Psikologia Hida, tregon për Gazetasi.al se rrjetet sociale mund të kthehen në një parajsë për abuzuesit dhe një ferr për të miturit.

“Rrjetet sociale i ofrojnë pedofilëve online material të lirë, të pacensuruar të cilin ata mund ta shohin, mund ta marrin dhe ta përdorin sipas dëshirës së tyre. Fotot apo videot e hedhura në rrjete sociale mund të merren dhe mund të hidhen në Dark Web më tej, prej pedofilëve online.  Nëse më parë interneti ka qenë i kufizuar, dhe në një formë “rreziku” ka qenë jashtë mureve të shtëpisë, tashmë me përdorimin masiv të tij, në rrjete sociale apo kanale komunikimi me video, rreziku është tashmë brenda shtëpive të gjithsecilit nëse nuk ka një kontroll të qenësishëm dhe marrëdhënie prind-fëmijë është problematike dhe jo efektive”, thotë psikologia Hida.

Ajo shton se shkëmbimi apo tregtimi i imazheve online është dhunim i dyfishtë për viktimat dhe riviktimizimi ndodh çdo herë që këto imazhe dhe video shihen. Hida paraqet të dhënat e trishta që raportojnë se 1 në 10 fëmijë abuzohet seksualisht. 78 shtetas kanë qenë të burgosur për vepra seksuale me të mitur deri në dhjetor 2023 në burgje shqiptare.

Edhe Elidon Shehu, psikolog pranë drejtorisë vendore të Policisë së Shtetit, thotë se sipas rasteve të përditshme, dhuna seksuale online strehohet në Telegram dhe TikTok thotë Shehu, me anë të imazheve foto dhe video.

“Mbi 800 raste janë raportuar dhe 50% e tyre janë nga grupet në Telegram. Ka një rritje të rasteve të dhunës dhe në ‘TikTok’. Llogaritë mbyllen nga AKEP pas procedimit dhe vendimit të gjykatës. 85% e këtyre personave përdorin numra të huaj për të hapur llogari virtuale dhe gjurmimi bëhet më i vështirë, por shumica e tyre kapen me sukses”, tregon Shehu për Gazetasi.al.

AKCESK Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve gjatë vitit 2022 ka raportuar në Portalin Online 25 faqe me përmbajtje të paligjshme të cilat janë evidentuar në rrjetet sociale dhe youtube

Edhe shifrat mbështesin këtë shqetësim, TikTok një fole për pedofilët. 41% e sulmeve kanë ndodhur në këtë rrjet social, ndjekur nga Instagrami me 26% dhe Facebook-u me 19%.

Të dhënat statistikore nga organizata CRCA tregojnë se fenomeni është i përhapur gjerësisht në rrjetet online të Shqipërisë.

Në vitin 2022, ngacmimi dhe shfrytëzimi seksual online i fëmijëve ishte incidenti më i përhapur në rrjet, ndërsa në 2023-shin vendin ia zuri bullizimi. 

Raporti për dhunën online, publikuar nga platforma Isigurt.al tregon se përmbajtjet pornografike të fëmijëve janë sulmi më shpesh i raportuar gjatë 2023-shit, 44 herë. 77% e rasteve janë raportuar nga djem dhe 23% nga vajzat.

Sipas grafikut, me incidente të llojit sexting, mesazhe/foto me përmbajtje seksuale janë përballur vetëm vajza. Po ashtu edhe në incidente me postim të fotove personale apo shantazhe, dominojnë viktimat vajza. Gjithsesi siç thekson CRCA, gjinia nuk është gjithmonë përcaktues i sulmeve.

62% e incidenteve gjatë 2023-shit, janë raportuar nga vajzat, kryesisht të moshës 15-18 vjeç, të ndjekur nga ata të grup-moshave 18-30 vjeç dhe 11-14 vjeç.

Në punën e tij të përditshme, psikologu Shehu thotë se vajzat janë viktimat më të shumta të abuzimit, por ka një rritje dhe të rasteve të raportuara nga djemtë.

Përgjatë vitit 2022 pranë platformës iSIGURT.al janë bërë 150 raportime për 243 faqe. Të dhënat tregojnë se në 46% të rasteve faqet, profilet apo videot e raportuara janë mbyllur, ndërsa rreth 44% e tyre janë ende të hapura online.

Raportimet për dhunë seksuale nga fëmijët përfshijnë burra të grupmoshave 19-24 vjeç, 25-34 vjeç, 55-64 vjeç. Për shkak të mundësive që rrjetet sociale ofrojnë në favor të fshehjes së identitetit, është vështirë të bësh një profil të abuzuesve, por jo e pamundur.

Psikologu Elidon Shehu, krijon identikitin e një abuzuesi. Shehu i ndan në dy kategori sipas moshës.

Të parët janë të rinjtë deri në 22-vjeç që në shumicën e rasteve shfaqin problematika të personalitetit, frustrimit dhe janë të vetmuar. Por këta të rinj, thotë psikologu Shehu jetojnë në një botë virtuale dhe kjo është “arma” e tyre duke nisur kështu një zinxhir vjedhjesh të dhënash, fotografish e rrjedhimisht shantazhim të vajzave të reja.

Tipologjia e dytë e abuzuesve është ajo e një moshe më të madhe, 50-65+ vjeç të cilët kanë pikërisht moshën si “armë”.

Shehu e quan “manipulim moshe” taktikën që përdorin këta abuzues për t’ju afruar fëmijëve, të cilët i ndjejnë si nipërit e mbesat e veta. Për shkak të moshës edhe prindërit manipulohen thotë psikologu Shehu. Në shumicën e rasteve ai tregon se abuzuesit e këtij grupi kanë një status social të lartë, me punë dinjitoze dhe të ardhura të konsiderueshme.

Psikologia Hida tregon se pedofilët veprojnë në komunitet dhe aty ku ka një pedofil ka një grup pedofilësh.

“Të dhënat tregojnë se një pedofil seksual, nuk është asnjëherë i vetëm, qëndrojnë në grupe dhe komunitete të tyret, dhe shpërndajnë materialet online. Në jo pak raste në Shqipëri, viktimat e abuzimeve seksuale kanë qenë të filmuara dhe imazhet janë përcjellë në mjete të tjera komunikimi, duke rritur numrin e abuzuesve. Pra, për një abuzues online, imazhi grafik nuk është më i mjaftueshëm, videoja të cilën kanë, nuk është më e mjaftueshme, ndaj ato kalojnë tek viktima e tyre dhe kryejnë aktin seksual. Në këtë formë, nga pedofil online kthehet në pedofil offline”, tregon psikologia Hida.

Hida tregon strategjinë e një pedofili, hap pas hapi.

“Pedofilët online mund të jenë persona të njohur ose jo për fëmijën dhe familjen e fëmijës, por ajo për të cilën sigurohen më së miri është që në asnjë moment të mos tregojnë identitetin e tyre të vërtetë pa siguruar atë çka duan. Një pedofil online i cili përpiqet të vendosë kontakt me fëmijën, synon të fitojë besimin e fëmijës. Pedofili online mund të marrë një identitet tjetër përballë fëmijës, të shtiret sikur është dikush tjetër, derisa besimi të jetë fituar, të shtiret se pëlqen të njëjtat gjëra që pëlqen dhe fëmija, mund të përgëzojë fëmijën për aspekte të ndryshme, mund të tentojë të japë dhurata, dhe pasi të jetë vendosur marrëdhënia pedofili online do të tentojë ta orientojë bisedën nga seksi. Fëmija mund të vendoset në pozita të atilla në të cilat i dërgon foto apo video pedofilit online, i cili nga ana tjetër, mund t’i përdorë për ta detyruar që të kryejë edhe veprime të tjera ose që ta takoj. Një ndër kërcënimet më të shpeshta mbetet frika se do t’i tregohet të tjerëve e veçanërisht familjes. Kjo e mban fëmijën të lidhur ndaj pedofilit online” tregon plot detaje psikologia duke theksuar se një pedofili i mungon insajti (të kuptuarit e sjelljes së tyre dhe se si kjo sjellje prek dhe dëmton të tjerët, në këtë rast fëmijën) mbi sjelljen e kryer prej tyre.

Në përfundim të analizës së saj, psikologia klinike, Manolita Hida retorikisht pyet: “Ende mendon se është gjithçka në rregull nëse e ekspozon fëmijën tënd në rrjet?!”./Si