Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e motrës së Almës: Para se të hidhej, pa Ergysin me 18-vjeçaren në…

Ngjarja e rëndë në Shkodër, ku nëna u vetëflijua bashkë me tre fëmijët e saj, duke u mbytur në lumin Buna, ka tronditur mbarë opinionin publik.

Më në brendësi të konflikteve që Alma kishte me bashkëshortin ishte motra e saj Genta. Ajo ka rrëfyer se Alma kohët e fundit, po vuante shumë nga i shoqi.

Ai e ofendonte dhe i thoshte të ndaheshin dhe fëmijët t’i mbante ai. “Ajo pa fëmijët nuk kishte më jetë”, tregon Genta.

Një herë kur motra iku nga shtëpia ai i mori rrobat e saj, i mblodhi në oborr dhe i dogji. Në sallon kishin një fotografi familjare të cilën ai e mori dhe e shkeli me këmbë në oborr, duke i prishur fytyrën motrës, tha ajo.

Sipas saj, e motra kishte gjetur fakte në telefon se i shoqi kishte marrëdhënie me një vajze 18-vjeçare, me të cilën shëtiste hapur në qytet madje shpesh e takonte dhe me të birin 3-vjeç, për të cilat ajo kishte foto.

Motra i kishte thënë se jetonte në shtëpi me shpresën se dashuria për vajzën e re, do t’i zbehej dhe do kthehej në familje por kjo nuk ndodhi.

Çdo ditë po bëhej edhe më keq dhe kohët e fundit ai nuk po kujdesej më për familjen, pasi të ardhurat nga biznesi i shpenzonte me vajzën e re me te cilën ishte lidhur.

Ditën e ngjarjes tregon Genta e cila ka treguar faktet e dhunës në polici, motra ka pirë kafe me kunatën (nusen e vëllait të burrit) dhe kur kanë dalë nga lokali, ka parë të shoqin në një makinë me te dashurën.

Aty i ka thënë asaj të kthehet në shtëpi, sepse ajo do të shkojë në Tiranë tek i vëllai dhe ka kryer aktin ekstrem.

“Shkonte me të tjera, më tha ‘babai ai bashkëjeton me një gocë të re’”- I ati i Alma Arrazit: Iu luta që të ndahej! S’donte që fëmijët t’i gëzonte dikush tjetër, ndaj flijoi veten dhe 3 engjëjt

Babai i Alma Arrazit ka treguar arsyet që e çuan Alma Arrazin të mbytej së bashku me 3 fëmijët e saj të mitur mbrëmjen e 2 majit në lumin Bunë.

Babai i Alma Arrazit: Fjalët për probleme mendore nuk janë të vërteta, e deklaroj me përgjegjësinë time. Sikur të ishte e tillë, im shoq si e mori për grua. Edhe nëse s’e ka ditur në fillim, do e kuptonte më vonë. Si jetoi 10 vjet dhe bëri 3 fëmijë me vajzën time, nëse vajza do ishte në atë gjendje që pretendojnë. Nuk kam marrë ndonjëherë ilaçe depresioni për vajzën, unë kam qenë edhe në Gjermani kur ka qenë vajza me bashkëshortin atje. Kanë kaluar mirë. Pasi u kthyen, vajza shprehej se ai ka një të dashur, shkonte me të tjera, filloi të jepte shenjat e veta, derisa arriti në këtë gjendje.

Më tha bashkëjeton me një gocë të re, fle në një dhomë më vete me tre fëmijët. I thashë çfarë pret më, ka mbaruar çdo gjë. I jam lutur, lere se ka mbaruar. Ai i tha nuk të dua, çfarë pret më. Ik. Më tha fëmijët nuk i le dot, nuk jetoj dot pa fëmijët. Ai nuk ia linte fëmijët. Pa fëmijë nuk rrinte dot, atë e donte jashtë mase. Aty ka marrë vendimin për të flijuar jetën e vetë dhe të tre engjëjve.
Nuk më ka thënë për dhunë fizike, por dhunë psikologjike ka pasur që nga momenti kur ai ka nisur një lidhje jashtëmartesore. Ajo më thoshte nuk dua që fëmijët e mi nuk dua t’i gëzojë dikush tjetër, i kam bërë unë, do t’i rris unë. Ka qenë një nënë shembullore, e përkushtuar për fëmijët.

‘Erdgysi i kaloi para me makinë, kishte dhe të dashurën’, fjalët e fundit të Alma Arrazit: E prisja dhe këtë ditë që ta shihja me sytë e mi

Ditën që Alma Arrazi vendosi që të hidhet në Bunë bashkë me fëmijët, ka parë burrin e saj Erdgys Arrazin në makinë bashkë me të dashurën duke i kaluar para saj.

Kështu tregon në intervistën për Report Tv motra e saj Genta Bushati.

“E pyeta Valentinën, si ishte momenti kur e pe Almën që i kaloi ai para këmbëve, çfarë të tha Alma? Më thotë se Alma u shpreh që: “E prisja dhe këtë ditë, që do ta shihja një ditë para këmbëve me sytë e mi”, ka treguar Bushati.

U vetëmbyt bashkë me 3 fëmijët e mitur në Bunë, gjendet trupi i pajetë i nënës

Gjendet trupi i pajetë i nënës, Alma Arrazi. Trupi i nënës që është viktima e katërt, u gjet në fshatin Pentar të njësisë Dajç.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se gjetja e trupit të pajetë u bë nga palombarët e forcave RENEA.

Tashmë me gjetjen e nënës përfundon operacioni i gjetjes së katër kufomave të familjes Arrazi, 39-vjeçares dhe tre fëmijëve. Ditën e sotme u gjet dhe trupi i djalit 3-vjeçar të familjes Arrazi. Ndërkohë, dje dhe pardje u gjetën trupat e vajzave, 8 dhe 9 vjeçe.

Në gjendje të rënduar psikologjike gruaja u hodh bashkë me fëmijët nga ura e Bunës dhe për pasojë të katërt humbën jetën, pasi dyshohet se dhunohej nga bashkëshorti i saj. Ky i fundit ndodhet pas hekurave për shtytje drejt vetëvrasjes së Alma Arrazit, ndërsa gjykata caktoi ndaj tij masën ‘arrest shtëpie’.

(Balkanweb)

Lot dhe dhimbje, dy motrat ishin në një klasë, nxënësit homazhe në shkollën e dy vajzave që u hodhën me nënën në lumin Buna

Mëngjesi sotëm, ka qenë i trishtë në shkollën 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër. Nxënës, me lule në duar i janë drejtuar sot shkollës për të kujtuar dy bashkëmoshatarët e tyre, Ergesa dhe Greis Arrazi, 9 dhe 8-vjeç që humbën jetën tragjikisht.

Shkolla ku mësonin dy vajzat e familjes Arrazi, është pushtuar nga dhimbja. Dy motrat 8 dhe 9- vjeçe, humbën jetën bashkë me nënën dhe vëllain e vogël në ujërat e lumit Buna.

Mungesa Ergesës dhe Gresës në klasën e dytë, ka lënë një dhimbje të madhe. Shokët e shoqet e klasës bashkë me prindërit e tyre, u shfaqën të pikëlluar e me lot në sy.

Librat e dy motrave 9 dhe 8-vjeç, u zëvendësuan në bankat e shkollës me lulet e bashkëmoshatarëve të tyre.

Samra Mishaj, është një prej prindërve e cila ka vajzën në të njëjtën klasë ku mësonin dy viktimat e mitura dhe që njihte edhe Alma Arrazin.

Mishaj ashtu si prindërit e tjerë, tregojnë se e kishin tejet të vështirë t’ua shpjegojnë fëmijëve të tyre mungesën e Ergesës dhe Gresës.

Ajo tha se e njihte Almën dhe nuk kishte kuptuar që kjo e fundi të kishte ndonjë shqetësim. Disa prindër të tjerë e kishin të pamundur, për shkak të ngjarjes të rëndë të flasin për humbjen tragjike të jetës të tre fëmijëve dhe Alma Arrazit.

Një grup mësuesish bashkë me psikologët dhe drejtoren e shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër dhe ndihmën e prindërve, po mundohen që të gjejnë formën e duhur për të folur me nxënësit e klasës së dytë, ku bënin mësim edhe dy vajzat Ergesa dhe Gresa Arrazi, 9 dhe 8-vjeç.

Kujtojmë se në lumin Buna, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të nënës, Alma Arrazi dhe djalit të saj 3-vjeçar.

Sakaq, Ergys Arrazi ndodhet pas hekurave, nën akuzën e shtyrjes drejt vetëvrasjes së familjes së tij.

Këmbimi/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

Sot, më 07 maj 2024, dollari amerikan, blihet me 93 lekë dhe shitet me 93.9 lekë.

Euro, blihet me 100.1 lekë dhe shitet 100.8 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 102.3 lekë, ndërsa në shitje me 103.2 lekë.

Paundi britanik, blihet me 116.4 lekë dhe shitet me 117.4 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 67.7 lekë, ndërsa në shitje me 69.2 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Nis sot ‘Eurovision 2024’ ja kur do të performojë Shqipëria

Mbrëmjen e sotme nis spektakli i “Eurovision 2024” i cili mbledh të gjithë artistët nga shtetet evropiane.

Konkursi këtë vit do të zhvillohet në Malmo të Suedisë me dy gjysmëfinale në datat 7 dhe 9 maj.

Shqipëria do të performojë në natën e dytë të gjysmëfinales ku do të jetë në radhë e 6-ta në 9 maj.

Besa Kokëdhima do të na përfaqësojë këtë vit me këngën “Titan”.

Eurovision 2024 do të transmetohet drejtpërdrejtë ne RTSH 1, RTSH muzike dhe Radio Tirana 1. Vetëm 16 shtete do të zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të vijuar më pas në finalen e madhe që do të zhvillohet më 11 maj, të cilat do t’u bashkohen 5 shteteve të përhershme finaliste.

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 7 Maj 2024

Dashi

Ata qe janë ne një lidhje do e përmirësojnë jetën e tyre sentimentale dhe do ndihen me se miri sot. Te dy do tregoheni me te kuptueshëm dhe tolerante. Dielli do jete ai qe do i ndihmoje beqaret te gjejnë princin e tyre te kaltër. Ata do ndihen me te plotësuar tashme. Ne planin financiar duhet te tregoheni me te arsyeshëm nëse nuk doni te përballeni me te papritura.

Demi

Kushtojini me tepër vëmendje sot atij qe keni ne krah sepse ai do ketë me te vërtetë shume nevoje për ju. Dita do jete me e qëndrueshme dhe e ngrohte ne mbrëmje. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm sepse përndryshe do përballen me zhgënjime te mëdha. Ekuilibri financiar do jene i patundshëm, kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Binjaket

Dite e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri do mundohet t’ua plotësojë dëshirat me çdo kusht ne mënyrë qe ju te ndiheni sa me mire. Beqaret do kenë një dite te mbushur me takime emocionuese. Do e keni ju mundësinë te zgjidhni personin e duhur. Ne planin financiar mire është te mos shpenzoni kuturu.

Gaforrja

Lidhja juaj do jete me e qëndrueshme gjate kësaj dite dhe do keni mundësi te flisni hapur për gjithçka qe ju ka shqetësuar deri me sot. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare dhe asgjë me tepër sesa aq. Megjithatë emocionet do jene te mëdha. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do mund te kryeni te gjitha transaksionet e mundshme.

Luani

Nëse keni pasur mosmarrëveshje te mëdha ne jetën tuaj ne çift sot është koha e duhur për t’i zgjidhur një nga një. Yjet do ua qartësojnë mendimet. Beqaret do kenë gjithë mundësitë për te krijuar lidhjen qe aq shume kane ëndërruar. Jeta e tyre do marre një tjetër drejtim. Financat do jene te qëndrueshme dhe për disa do ketë përmirësime.

Virgjeresha

Sot nuk do i duroni dot gjerat e zakonshme dhe rutinën, por do kërkoni ne çdo moment te përjetoni ndjesi te reja. Flisni hapur me partnerin për këtë dhe te sy se bashku mundohuni ta ndryshoni situatën. Beqaret do kenë një dite te këndshme edhe pse nuk do e gjejnë dashurinë e madhe. Ne planin financiar do realizoni transaksione te rëndësishme.

Peshorja

Nëse jeni ne çift duhet t’i kushtoni me tepër rëndësi jetën suaj intime gjate kësaj dite sepse keni kohe qe e keni lënë pas dore. Edhe ajo është një nga pjesët me re rëndësishme te një lidhjeje. Beqaret do jene te papërqendruar dhe nuk do e kenë mendjen për te kërkuar dashurinë. Financat do jene mjaft te favorshme edhe për te kryer transaksionet e dëshiruara.

Akrepi

Fale mbështetjes qe do ju japë Jupiteri, marrëdhënia ne çift do filloje dalëngadalë te përmirësohet. Mundohuni te mos e idealizoni me shume sesa duhet atë qe keni ne krah, por te tregoheni realiste. Beqaret nuk do joshen aspak nga aventurat kalimtare kështu qe do qëndrojnë serish vetëm. Ne planin financiar duhet te vendosni pak rregull.

Shigjetari

Divergjencat ne çift do jene shume te mëdha gjate kësaj dite. Tregohuni me diplomate dhe mundohuni te zgjidhni gjithçka me kujdes dhe maturi. Beqaret do kenë disa takime, por jo te gjithëve do ju përshtaten me se miri personat qe do kenë pranë. Ne planin financiar do ketë disa probleme te vogla, por jo dhe aq shqetësuese sa mendohej.

Bricjapi

Ata qe janë ne një lidhje do kenë një nga ditët me te qeta dhe te ngrohta te vitin. Ndonjëherë duhet shume pak mund për te arritur kënaqësinë. Për beqaret priten takime mjaft te rëndësishme dhe qe do ua ndryshojnë tërësisht jetën gjate kësaj dite. Shfrytëzojeni sa te mundni. financat do varet nga sjellja juaj. Po e tepruat me shpenzimet do keni surpriza te këqija.

Ujori

Ambienti ne çift do jete shume i ngrohte sot. Do kuptoheni me se miri me atë qe keni ne krah dhe do zgjidhni edhe disa hatërmbetje qe keni pasur. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te mendojnë seriozisht për një lidhje. Personi qe do takoni do jete i mrekullueshëm. Financat do jene goxha te konsoliduara, mos u shqetësoni.

Peshqit

Do e përforconi marrëdhënien ne çift gjate kësaj dite dhe do e mendoni me tepër te ardhmen se bashku. Nga ana tjetër do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe do kërkoni falje. Beqaret do kenë takime, por nuk do kenë shume dëshirë te fiksohen diku. Ne planin financiar duhet te mendoheni mire para se te kryeni çdo investim te madh. Situata nuk do jene te gjendjen me te mire te mundshme.

15-vjeçarja shqiptare humb jetën në Greqi, shkoi nga Gjermania për të festuar Pashkët

Një 15-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Livadia, Greqi.

Shqiptarja me iniciale K.B është gjetur pajetë në banjën e shtëpisë pasditen e së premtes. Prindërit e saj thirrën menjëherë një ambulancë, por kur ajo mbërriti ishte tepër vonë.

Sipas mediave greke, 15-vjeçarja kishte shkuar nga Gjermania në Greqi me familjen e saj për të kaluar Pashkët në shtëpinë e prindërve, por fati e ktheu festën në tragjedi.

Policia ka përjashtuar motivet kriminale rreth kësaj ngjarje pasi ka dyshime se 15-vjeçarja ka humbur jetën për shkaqe patologjike.

Megjithatë, për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen tragjike, autoritetet kanë urdhëruar kryerjen e autopsisë.