Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 7 Maj 2024

Dashi

Ata qe janë ne një lidhje do e përmirësojnë jetën e tyre sentimentale dhe do ndihen me se miri sot. Te dy do tregoheni me te kuptueshëm dhe tolerante. Dielli do jete ai qe do i ndihmoje beqaret te gjejnë princin e tyre te kaltër. Ata do ndihen me te plotësuar tashme. Ne planin financiar duhet te tregoheni me te arsyeshëm nëse nuk doni te përballeni me te papritura.

Demi

Kushtojini me tepër vëmendje sot atij qe keni ne krah sepse ai do ketë me te vërtetë shume nevoje për ju. Dita do jete me e qëndrueshme dhe e ngrohte ne mbrëmje. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm sepse përndryshe do përballen me zhgënjime te mëdha. Ekuilibri financiar do jene i patundshëm, kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Binjaket

Dite e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri do mundohet t’ua plotësojë dëshirat me çdo kusht ne mënyrë qe ju te ndiheni sa me mire. Beqaret do kenë një dite te mbushur me takime emocionuese. Do e keni ju mundësinë te zgjidhni personin e duhur. Ne planin financiar mire është te mos shpenzoni kuturu.

Gaforrja

Lidhja juaj do jete me e qëndrueshme gjate kësaj dite dhe do keni mundësi te flisni hapur për gjithçka qe ju ka shqetësuar deri me sot. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare dhe asgjë me tepër sesa aq. Megjithatë emocionet do jene te mëdha. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do mund te kryeni te gjitha transaksionet e mundshme.

Luani

Nëse keni pasur mosmarrëveshje te mëdha ne jetën tuaj ne çift sot është koha e duhur për t’i zgjidhur një nga një. Yjet do ua qartësojnë mendimet. Beqaret do kenë gjithë mundësitë për te krijuar lidhjen qe aq shume kane ëndërruar. Jeta e tyre do marre një tjetër drejtim. Financat do jene te qëndrueshme dhe për disa do ketë përmirësime.

Virgjeresha

Sot nuk do i duroni dot gjerat e zakonshme dhe rutinën, por do kërkoni ne çdo moment te përjetoni ndjesi te reja. Flisni hapur me partnerin për këtë dhe te sy se bashku mundohuni ta ndryshoni situatën. Beqaret do kenë një dite te këndshme edhe pse nuk do e gjejnë dashurinë e madhe. Ne planin financiar do realizoni transaksione te rëndësishme.

Peshorja

Nëse jeni ne çift duhet t’i kushtoni me tepër rëndësi jetën suaj intime gjate kësaj dite sepse keni kohe qe e keni lënë pas dore. Edhe ajo është një nga pjesët me re rëndësishme te një lidhjeje. Beqaret do jene te papërqendruar dhe nuk do e kenë mendjen për te kërkuar dashurinë. Financat do jene mjaft te favorshme edhe për te kryer transaksionet e dëshiruara.

Akrepi

Fale mbështetjes qe do ju japë Jupiteri, marrëdhënia ne çift do filloje dalëngadalë te përmirësohet. Mundohuni te mos e idealizoni me shume sesa duhet atë qe keni ne krah, por te tregoheni realiste. Beqaret nuk do joshen aspak nga aventurat kalimtare kështu qe do qëndrojnë serish vetëm. Ne planin financiar duhet te vendosni pak rregull.

Shigjetari

Divergjencat ne çift do jene shume te mëdha gjate kësaj dite. Tregohuni me diplomate dhe mundohuni te zgjidhni gjithçka me kujdes dhe maturi. Beqaret do kenë disa takime, por jo te gjithëve do ju përshtaten me se miri personat qe do kenë pranë. Ne planin financiar do ketë disa probleme te vogla, por jo dhe aq shqetësuese sa mendohej.

Bricjapi

Ata qe janë ne një lidhje do kenë një nga ditët me te qeta dhe te ngrohta te vitin. Ndonjëherë duhet shume pak mund për te arritur kënaqësinë. Për beqaret priten takime mjaft te rëndësishme dhe qe do ua ndryshojnë tërësisht jetën gjate kësaj dite. Shfrytëzojeni sa te mundni. financat do varet nga sjellja juaj. Po e tepruat me shpenzimet do keni surpriza te këqija.

Ujori

Ambienti ne çift do jete shume i ngrohte sot. Do kuptoheni me se miri me atë qe keni ne krah dhe do zgjidhni edhe disa hatërmbetje qe keni pasur. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te mendojnë seriozisht për një lidhje. Personi qe do takoni do jete i mrekullueshëm. Financat do jene goxha te konsoliduara, mos u shqetësoni.

Peshqit

Do e përforconi marrëdhënien ne çift gjate kësaj dite dhe do e mendoni me tepër te ardhmen se bashku. Nga ana tjetër do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe do kërkoni falje. Beqaret do kenë takime, por nuk do kenë shume dëshirë te fiksohen diku. Ne planin financiar duhet te mendoheni mire para se te kryeni çdo investim te madh. Situata nuk do jene te gjendjen me te mire te mundshme.

15-vjeçarja shqiptare humb jetën në Greqi, shkoi nga Gjermania për të festuar Pashkët

Një 15-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Livadia, Greqi.

Shqiptarja me iniciale K.B është gjetur pajetë në banjën e shtëpisë pasditen e së premtes. Prindërit e saj thirrën menjëherë një ambulancë, por kur ajo mbërriti ishte tepër vonë.

Sipas mediave greke, 15-vjeçarja kishte shkuar nga Gjermania në Greqi me familjen e saj për të kaluar Pashkët në shtëpinë e prindërve, por fati e ktheu festën në tragjedi.

Policia ka përjashtuar motivet kriminale rreth kësaj ngjarje pasi ka dyshime se 15-vjeçarja ka humbur jetën për shkaqe patologjike.

Megjithatë, për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen tragjike, autoritetet kanë urdhëruar kryerjen e autopsisë.

“Para se të mbytej, pa Erdgysin me 18-vjeçaren që e tradhtonte”- Zbardhet dëshmia e familjes së 39-vjeçares: Ai e ofendonte, i thoshte të ndaheshin dhe…

Në dëshmitë e tyre, familja e Alma Arrazit kanë deklaruar se Alma dhe Erdgysi prej kohësh kishin probleme në martesën e tyre dhe se 31-vjeçari kishte krijuar një lidhje me një 18-vjeçare.

Madje kohët e fundit Alma kishte parë edhe një video të bashkëshortit të saj në telefonin e tij me 18-vjeçaren.

Sipas familjes së Almës Erdgysi e ofendonte dhe i thoshte të ndaheshin dhe fëmijët t’i mbante ai.

Sipas dëshmive të familjarëve më 2 maj, ditën e ngjarjes tregon Alma ka pirë kafe me kunatën (nusen e vëllait të burrit) dhe kur kanë dalë nga lokali ka parë të shoqin në një makinë me te dashurën 18-vjeçare.

Më pas Alma i ka thënë kunatës të kthehet në shtëpi sepse ajo do të shkonte në Durrës tek i vëllai, por ka marrë fëmijët dhe ka shkuar te ura e vjetër e lumit Buna aty ku kreu edhe aktin ekstrem.

Ήeidi shtαtëzënë? Romeo bën gjestin e νeçantë (Video)

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse.

Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Pas shpalljes së Romeos si finalist, çifti ka qenë më i lumtur se kurrë më parë. Teksa ditën e sotme Heidi ka marrë disa qetësues për disa shqetësimeve të vogla shëndetësore, Romeo e përqafon dhe i puth barkun edhe pse Heidi e kishte problem.

Romeo: E pive ilacin

Heidi: E piva

Romeo: Ma jep ta puth pak barkun

Çifti i shqiρtarëve shρërndante kokαinë në Angli, e ρësojnë keq (FOTO-EMRAT)

Një çift i të rinjve shqiptarë janë dënuar me brug pasi u kapën duke shpërndarë kokainë në Angli.

Bëhet fjalë për shtetasit Jurgen Kapica dhe Vinjola Geca, të dy 23-vjeç. Ata u vunë në pranga gjatë operacionit të koduar “Sarah Albo”, një pseudonim i përdorur në telefonat e tyre për të komunikuar me klientët.

Policia gjithashtu sekuestroi të paktën 7 telefona, para “cash” dhe qese me kokainë. Kapica dhe Geca shpërndanin kokainë në disa raste të dokumentuara mes korrikut të vitit të kaluar dhe deri në janar të këtij viti, kur edhe u arrestuan.

Një gjykatë në Ipsëich e dënoi Jurgen Kapicën me 3 vite e 4 muaj burg dhe Vinjola Gecën me 2 vite e 6 muaj burg.

Dyshimet për tradhti, vëllai i Erdgys Arrazit për ngjarje e rëndë në Shkodër: Edhe sikur ai të kishte pasur 20 lidhje…

Tradhtia e mundshme e Erdgys Arrazit, dyshohet se është një nga arsyet që shtyu drejt vetëvrasjes nënën bashkë me tre fëmijët e mitur, në lumin Buna, Shkodër.

Në lidhje me këtë dyshim, vëllai i Erdgys Arrazit, në një prononcim për media, është shprehur se në dijeninë e tij nuk ka patur lidhje jashtëmartesore, ndërsa shton se edhe ‘sikur të ketë patur edhe 20 lidhje ai veprim nuk është asnjëherë i justifikueshëm sepse është një ngjarje e rëndë’

“Unë nuk e di se ka patur një lidhje tjetër vëllai po sikur të ketë patur edhe 20 lidhje ai veprim nuk është asnjëherë i justifikueshëm sepse është një ngjarje e rëndë. Në dijeninë time nuk di të ketë patur lidhje jashtëmartesore”, tha ai.

Çfarë thuhet nga prokuroria për këtë pistë hetimi:

Prokuroria e Shkodrës thotë se “deri në këtë faze janë krijuar dyshime të arsyeshme bazuar në prova se Erdgys Arrazi, si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj, ka shkaktuar vetëvrasjen e Alma Arrazit e cila në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet të jetë hedhur në lumë bashkë me tre fëmijët e mitur.

Në këto kushte është kryer ndalimi i tij, si i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

Vijojnë hetimet me qëllim këqyrjen e të gjitha pamjeve filmike të kamerave përreth vendit të ngjarjes me qëllim zbulimin e itenerarit të Almës dhe fëmijëve të mitur, vijon pyetja e personave që kanë dijeni për ngjarjen dhe kryerja e hetimeve të tjera me qëllim për të grumbulluar të dhëna të nevojshme lidhur me zbardhjen e plotë të rrethanave të faktit penal dhe për individualizimin e përgjegjësisë penale”.

Ndodh për herë të parë për këtë vit, ulet çmimi i naftës, ja me sa shitet në pikat e karburanteve

Çmimi i naftës në tregun vendas e ka nisur javën me ulje, ku një litër naftë tregtohet 5 lek më pak, konkretisht nga 189 lekë që ishte në 184. Të njejtin trend ka ndjekur edhe benzina e cila këtë javë shitet 183 lekë për litër nga 188 që ishte.

Kjo është hera e parë që çmimet e karburanteve ndryshojnë për këtë vit që nga dhjetori i vitit të kaluar, ku çmimi i naftës pësoi rënie me rreth 10 lekë për litër. Megjithatë krahasuar me muajn maj të vitit të kaluar, aktualisht nafta shitet me një çmim 8.2% më shtrejntë.

Situta gjeopolitike e tensionuar nga konfliktete e ndryshme në Lindjen e Mesme si dhe lufta Rusi-Ukrainë, janë ndër faktorët kryesorë që kanë sjellë luhatshmëri në bursat ndërkombëtare të karburanteve përgjatë viteve të fundit.

Java për naftën BRENT ka nisur me një çmim tregu 83.5 dollarë në bursë, nga gati 90 dollarë që sihtej një muaj më parë.

Çmimet e naftës BRENT në Europë dhe West Texas Intermediate në SHBA, të cilat shërbejnë si referencë për çmimin e arit të zi në bursat ndërkombëtare, ranë respektivisht me 7% dhe 6.8%.

Sipas ekspertëve dhe operatorëve të tregut, rënja mund të lidhet me uljen e normës së interesit në rezervat federale në SHBA si dhe faktori gjeopolitik.

Armëpushimi i mundshëm i biseduar mes lëvizjes islamike të Hamasit dhe shtetit izraelit gjatë takimit të fundit në Kairo të Egjiptit, mund të kenë sjellë për spekulatorët e tregut një dritë jeshile për tregtimin e naftës, duke bërë kështu një parashikim më pozitiv për të ardhmen dhe në kontratat respektive.

Megjithatë asgjë nuk është e sigurt për tregun e luhatshëm të arit të zi. Nga ana tjetër Arabia Saudite këtë fillim jave shtrenjtoi çmimin e naftës së papërpunuar, e cila do të dorëzohet në qeshor. Shteti arab reflektoi një mosbesim në situatën në Lindjen e Mesme, dhe një frikë për zgjerim të konfliktit përtej kufijve aktual, duke kërcënuar kështu një nga rajonet kryesore të prodhimit të naftës.

I shoqi dyshohet se vrau çiftin e të moshuarve në Dropull, gruaja: Kërkojë ndjesë, ka marr kredi si ta shlyej

Eftiqia Mastora e cila është bashkëshortja e Thoma Mastorës i cili është i akuzuari kryesor për vrasjen e çiftit të të moshuarve në Dropull.

Bashkëshortja duket shumë e prekur dhe kërkon ndjesë për ngjarjen e rëndë.

Gjithashtu me lot në sy e moshuara tregon se Thoma Mastora ka marrë një kredi që nuk mund ta shlyejë.

“Nëse e kishte ndërmend le të shkarkohej te unë. U zu andej, të vinte e të shkarkonte te unë siç bënte nga hera.

Më mirë mua, jo botën. Botën jo. Ca i mungoi, i munguan ilaçet. Pse të shkojë të marrë kredi pa më pyetur mua. Ca faji kam unë tani. Ca të bëj unë, të vras veten. Është mëkat apo nuk është kështu. Ca të bëj. Nuk mendoj për mua, nuk mendoj për djalin. Ça të bëj unë, ku kam unë. Ku kam fuqi unë, ku të vete, ku të mbytem”, tha Eftiqia Mastora.

Akuzoi këngëtaren se bëri ‘hakmarrje’ ndaj Besit, reagon ashpër Xhensila dhe i përgjigjet Robert Berishës

Ka ardhur reagimi i Xhensila Myrtezajt për deklaratën e Robert Berishës.

Ky i fundit u shpreh në një intervistë mbrëmjen e djeshme se Xhensila bëri publik posterin e një koncerti ku pjesë do ishte dhe Roberti vetëm për të nxjerrë keq produksionin e “Ferma VIP”, ku pjesë është ish-partneri i saj, Bes Kallaku.

Kështu, Xhensila ka rishpërndarë në llogarinë e saj të Instagramit, reagimet e menaxherit të saj, i cili e ka quajtur deklaratën e Robertit një mashtrim — duke publikuar edhe prova.

Shkuan për pushime, por u zhdukën, 3 turistët gjenden të vdekur në një pus! U qëlluan me plumba në kokë

Trupat e tre turistëve të zhdukur prej disa ditësh janë gjetur në një pus në veriperëndim të Meksikës. Raportohet se ata janë qëlluar për vdekje me armë zjarri në kokë, thanë autoritetet.

Vëllezërit australianë Jake dhe Callum Robinson, 30 dhe 33 vjeç, dhe shoku i tyre amerikan Jack Carter Rhoad, 30 vjeç, u zhdukën më 27 prill ndërsa shkuar për të bër surfing në Ensenada.

Të afërmit e tre viktimave identifikuan trupat e tyre të dielën pasi udhëtuan në Meksikë për të ndihmuar autoritetet. Sipas zyrtarëve, të rinjtë dyshohet se u vranë nga disa grabitës që donin t’i vidhnin mjetin e tyre, por ata rezistuan, tha prokurorja e shtetit të Baja California, Maria Andrade.

Trupat e tyre u gjetën në një pus të thellë 4 m rreth 6 km nga vendi i sulmit në qytetin e Santo Tomas të premten. Aty pranë u gjetën tenda të braktisura, një kamionçinë e bardhë e djegur dhe një telefon që i përket një prej viktimave.

Një trup i katërt u gjet në pus, por qëndronte aty prej një kohe më të gjatë dhe nuk kishte lidhje me rastin, thanë zyrtarët.

Dy burra dhe një grua janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje direkte ose indirekte në sulm. Baja California është një nga shtetet më të dhunshme të Meksikës për shkak të bandave lokale të drogës.

Por zona Ensenada, rreth 120 km në jug të kufirit SHBA-Meksikë, konsiderohet më e sigurt dhe ka tërhequr prej kohësh turistë nga Kalifornia. Vrasjet kanë ngjallur frikë dhe zemërim.