“Netët e vona” – Xhensila Mγrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizγn në një stυdio muzikore (Foto)

Këngëtarja shumë e talentuar, Xhensila Myrtezaj, kohëve të fundit ka qenë shumë e komentuar në mediet rozë.

Kjo për shkak që lajmi se është divorcuar nga partenri i saj, aktori Bes Kallaku, bëri bujë të madhe.

Pa dhënë asnjë deklaratë rreth kësaj, Xhensila ka vendosur të vazhdojë me profesionin e saj si përherë, dukë iu përshkutuar muzikës.

Në disa imazhe të vetëpublikuara nga këngëtarja në llogarinë e sj në Instagram, ajo shihet në një studio muzikore e duket sikur po përgatitet për ndonjë projekt të ri.

Artistja në këto imazhe shihet nën shoqërinë e rep-artistit Noizyt, duke nxitur dyshime se dyshja mund të vijnë më ndonjë bashkëpunim.

SHIKO VIDEON KËTU

“Meta dhe Krγemadhi mund të arrestohen në çdo çast nga SPAK”, Artan Hoxha: Kush janë dy dëshmitαrët kyç

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të premte në emisionin Top Talk tha se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi mund të arrestohen në çdo çast.

Gazetari u shpreh se nuk do të habitej që në çdo moment SPAK të paraqitej në Gjykatën e Posaçme Anikorrupsion për të kërkuar një masë sigurie ndaj tyre, pasi sipas tij, hetimet kanë ecur në Prokurorinë e Posaçme.

Sipas Hoxhës, SPAK ka tentuar disa herë të bëjë bashkëpunëtor Kastriot Ismailajn, por ai nuk ka pranuar.

“Kemi dy çështje që janë për zonjën Kryemadhi dhe një çështje që është për zotin Meta. Secila nga çështjet ka ecur goxha, nuk do të habitesha në çdo moment që SPAK do të paraqitej në Gjykatën e Posaçme për të kërkuar një masë sigurie, zoti Meta e di këtë gjë dhe këtë shpërthimin e menjëhershëm të zotit Meta, ai nuk e ka fshehur, e ka thënë qartazi dhe në daljet publike, sidomos për çështjen CEZ-DIA ai i ka përmendur me emër dëshmitarët kyç që ka SPAK për çështjen CEZ DIA.

Ka përmendur juristin Karaj, drejtorin ekzekutiv të DIA-s, ish kryetar i FRESSH, i LRI, njeri i afërt për shumë kohë i zotit Meta, Elvis Mata, edhe emrin e ish-bashkëshortes së Kastriot Ismailajt. Ndërkohë për zotin Ismailaj prokuroria ka tentuar disa herë për ta bërë bashkëpunëtor, por ai nuk ka pranuar sepse po e bënte burgun deri në fund. SPAK, nëse personazhet e tjerë që përmenda kanë folur, sepse ata janë marrë, drejtori di shumë gjëra aty brenda, nëse ata kanë dhënë dëshmitë e duhura, informacionin e duhur, është detyrë e SPAK për ta kompletuar këtë dosje”, tha Hoxha.

Makina rrotυllohet në mes të rrugës, aksidentohet ministri izraeΙit i linjës së ashρër. VIDEO nga momenti i përplasjes

Ministri i Sigurisë Kombëtare i linjës së ashpër të Izraelit, Itamar Ben-Gvir u plagos lehtë në një aksident me makinë dhe u dërgua në spital të premten, tha policia, duke shtuar se ata po hetonin rrethanat.

Videoja e transmetuar në mediat izraelite tregoi se makina me të cilën po udhëtonte Ben-Gvir u rrokullis në një kryqëzim. Komisioneri i policisë Kobi Shabtai u tha gazetarëve se dy persona të tjerë u plagosën në incident. Ben-Gvir po largohej nga vendi i ngjarjes në qytetin Ramle pranë Tel Avivit, ku policia tha se një sulm i dyshuar me thikë kishte ndodhur pak më herët.

Haaretz raportoi në shtator se ministri urdhëron shoferët e tij të kryejnë kundërvajtje në trafik. Shefi i policisë së qarkut qendror Avi Biton tha se një burrë 21-vjeçar, i cili thuhet se ishte i paqëndrueshëm mendërisht, kishte goditur me thikë një grua 19-vjeçare.

Ai tha se i dyshuari kishte tentuar të largohej nga vendi i ngjarjes kur një civil e qëlloi dhe e “neutralizoi” atë, pa shpjeguar më tej. Shërbimi i ambulancës i Izraelit tha se gruaja ishte e vetëdijshme, por në gjendje të rëndë dhe u dërgua në spital për trajtim.

“E mbante Maya me para”, avokati i këngëtares flet pas sherrit të bujshëm: Procesi i divorcit po zvarritet, kërkojnë përjashtimin e…

Avokati i këngëtares Maya Aliçka, Idajet Beqiri ishte i ftuar në një intervistë televizive, avokati ka folur mbi sherrin e bujshëm mes këngëtares dhe bashkëshortit të saj, Arbenit, i cili u bë kryefjaë e mediave gjatë ditëve të fundit. Në një video të bërë publike nga vetë bashkëshorti, çifti shihet duke debatuar, ndërkohë që Maya bërtet për ndihmë. Në video vihet re edhe prania e forcave të policisë. Nga ana tjetër, Maya është pajisur me urdhër mbrojtje. Sipas avokatit, këngëtarja është pajisur me urdhrin e mbrojtjes dy vite më parë.

Beqiri: Është shtëpia e Mayas dhe ai gënjen. Ky shkoi atje dhe s’duhet të vinte se ka thyer urdhrin e mbrojtjes. Ka vetëm një të vërtetë, e vërteta e Gjykatës e cila ka dhënë një urdhër mbrojtje. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse një gjyq bëhet në gjykatë dhe një gjyq publik. Këtë video po e bën Arbeni. Ai ka shkuar në shtëpinë e saj. Megjithëse e kontrollon veten në maksimum që mos nxjerrë fjalë të keqe nga goja, që ta bindë opinionin publik. Kemi të bëjmë me një njeri që e ka në natyrë dhunën. Urdhri i dytë i mbrojtjes është marrë para disa kohësh, por nuk ka të bëjë me këtë video. Tani ai ushtroi dhunë tjetër dhe u mobilizua e gjithë policia. Kjo video ka një vit që është bërë dhe ai e nxorri sot sepse kjo dhunë ka të bëjë me urdhrin e parë. Nëse ajo do ta kallëzonte penalisht ai do hynte në burg sepse e kishte shkelur shumë herë urdhrin e mbrojtjes. Dy shtëpi janë të Mayës, janë të regjistruara me certifikatë pronësie. Ku i gjeti lekët ky? Çfarë pune ka? Ky ishte çfarë i jepte Maya.

E ftuar në studio ishte edhe aktivistja Suela Koçibellinj, e cila u ndal te fenomeni i divorcit. Ajo bëri thirrje që çdo çift që është drejt divorcit të mendojë për fëmijiët. Maya dhe bashkëshorti i saj janë prindër të një djali.

Suela Koçibellinj: Në parim urdhri i mbrojtjes është e vetmja mënyrë që i dhunuari, femër apo mashkull mund të mbrohet. Sido që të jetë, dy persona që kanë zgjedhur të martohen me njëri-tjetrin duhet të zgjedhin dhe mënyrën e duhur për tu ndarë me njëri-tjetrin. Fakti që filmohet brenda një banese, pa marrë parasysh se e kujt është banesa, do të thotë që aty brenda ka një fenomen dhune. Për sa kohë ka tensione, krijohet nervozizëm dhe nervozizmi agravon situatën dhe e çon në dhunë. Ku po shkojmë me këtë video? Në fund asnjë prej tyre nuk do marrë një pronë me vete kur të ikë nga kjo jetë. Maksimumi që mund të mendojnë është një pronë për fëmijën e tyre. Mesa di unë ky zotëri ka dy vite që jeton jashtë. Dy vite kush u kujdes për fëmijën? Mami. Divorci është vrasje, është një vdekje e vogël, është i dhimbshëm prandaj duhet të dalim mbi veten për të kuptuar që divorci na shpëton të dyve për të qenë të pavarur nga njëri-tjetri por me dakordësi.

Ndërkohë avokati Beqiri tregoi edhe pse po zvarriten procedurat e divorcit.

Beqiri: Duhet të kesh prova të forta që ta marrësh urdhrin e mbrojtjes. Arbeni bëri një kërkesë që dy prona të bllokohen në kadastër dhe pretendoi që është bashkëpronar, por Gjykata ia rrëzoi kërkesën. Ai shkoi në shtëpi, u fut atje dhe mendoi se do bëhej bashkëpronar. Ai i theu derën e shtëpisë asaj, futi disa punëtorë dhe ata filluan të shembin mure që ky të thoshte kam investuar edhe unë me lekët e mia. Manipulator i jashtëzakonshëm. Divorci po vazhdon. Të dy duan ta ndërpresin martesën. Ka një avokate, e cila në vend që të shikojë interesin e fëmijës, do të zhvasë sa më shumë. Do vijë një kohë që çfarë s’do dëgjoni të tjera ju. Nuk janë normal dhe e zvarrisin gjyqin. Kërkojnë përjashtimin e gjyqtares sepse i dha urdhrin e mbrojtjes. Kryetari i Gjykatës tha jo të vazhdojë kjo gjyqtare. Tashmë mbaroi sepse u caktua ekspertja psikologe dhe në seancën tjetër ajo do japë raportin dhe bëhet zgjidhja e martesës.

Ishte duke ρυnuar në një kantier ndërtimi në Itali, 18-νjeçari shqiptar rrëzohet dhe plagoset rëndë

Një punëtor 18-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth 10 metrash. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në Via Senato, në qendër të Milanos.

I riu ishte duke punuar në një kantier ndërtimi brenda një pallati në rinovim, kur për arsye ende nën hetim ka rënë në një boshllëk.

Zjarrfikësja e Milanos ndërhyri në vendngjarje për sigurimin e të riut dhe nxjerrjen e tij në sipërfaqe, nëpërmjet një manovre komplekse dhe të detajuar.

Punëtori më pas u transportua me ambulancë për në spital. Ai është transportuar në spitalin e Niguardës me kod të kuq, gjendja e tij është e rëndë. Në vendngjarje ndodhej edhe personeli i policisë lokale.

Stoltenberg i tregon “dhëmbët” Rusisë, flutυron me aeroρΙanin ushtαrak në Gjermani (Video)

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg ka demonstruar sot aftësitë ushtarake, teksa ka fluturuar mbi qiellin gjerman.

I hipur në një aeroplan ushtarak, ai ka ndjekur nga afër stërvitjen e NATO-s, teksa ka dëshmuar momentin kur një aeroplan gjerman furnizon me karburant një aeroplan suedez, përmes një demonstrimi spektakolar të punës së përbashkët të aleatëve të NATO-s.

Pamjet e fluturimit të Stoltenberg janë publikuar nga NATO në rrjetin social “X”.

“Ditën që Arbeni do takonte djalin, ajo e largoi në Angli duke…”, avokatja e bashkëshortit të këngëtares Maya zbardh detaje për sherrin midis çiftit: Zonja theu urdhërin e gjykatës

Rasti i këngëtares së njohur Maya Aliçkaj, e cila ka marrë urdhër mbrojtje duke pretenduar se bashkëshorti e ka dhunuar, ka bërë jehonë ditët e fundit.

E ftuar në një studio televiziv, avokatja e bashkëshortit të Majës, Nertila Qordja tregoi pretendimet lidhur me atë se çfarë ka ndodhur mes çiftit.

Nga ana e saj, avokatja Qordja pretendon se këngëtarja ka thyer urdhrin e gjykatës, duke penguar klientin e saj, Arben Shuaipi të takojë të birin.

“Ai po ndalohet të realizojë takimet me djalin e tij. Ne kemi kërkuar herë pas here masa të përkohshme që të takohet me fëmijën, kemi bërë kallëzim që asnjëherë nuk respektohet vendimi i gjykatës, pavarësisht si pretendohet. Klienti im nuk ka asnjë komunikim me majën ka 2 vite, i vetmi komunikim është për shkak të vendimit të Gjykatës kur i duhet të komunikojë me djalin sepse djali është 6 vjeç. Ditëne shtunë që kishte zoti Arben për të takuar fizikisht djalin, zonja e ka larguar djalin në Londër sepse ka përdorur mjetin tjetër të identifikimit gjerman. Ne kemi vajtur me patrullën e policisë për të takuar djalin dhe zonja thotë ta lash dje djalin ta merrje në kopësht sepse kam planet e mija. Pra nuk zbaton vendimin e gjykatës”, u shpreh ajo.

‘Çmenden’ ndjekësit, nuk do ta besoni kush është banorja e BBV që krγeson këtë jaνë në ‘Instagram’

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.

Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Por cilët janë banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në “Instagram”?

Ai është një banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Julian Dedën, i cili këtë javë është rritur sërish me 1 mijë ndjekës, nga 450 mijë ka shkuar në 451 mijë.

Roza Lati nuk ka asnjë ndryshim nga java e kaluar duke numëruar sërish 830 mijë fansa në “Instagram”-in e saj.

Kalojmë tek çifti i vetëm momentalisht brenda “BBV3”, Heidi Baci dhe Romeo Veshaj. Heidi ka pasur një rritje prej plot 5 mijë ndjekësish duke shkuar kështu në 137K, por nga ana tjetër Romeo ka shtuar 3K në numrin e ndjekësve duke pasur tani 339 mijë.

Sa i përket Meriton Mjekiqit, po ashtu si Romeo edhe ai është rritur me 3 mijë ndjekës dhe tani numëron 327K.

Ndërkohë, sërish një rritje prej 1 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 264 në 265 mijë. Sa i përket banores që ka fituar më shumë ndjekës këtë javë, është Françeska Murati e cila ka shtuar plot 5.4K në “Instagram”.

Sa i përket Liami Osmanit, ai ka fituar vetëm 100 ndjekës nga java e kaluar. Nga ana tjetër Egla Ceno, ka humbur 100 ndjekës dhe tashmë ka 72.4K në “Instagram”.

Aktori Arben Derhemi ironizon νëllezërit Veshaj pas show-ut të “helikoρterit të karafilave” (Video)

Aktori i njohur Arben Derhemi, duket në një video që qarkullon në rrjet duke ironizuar vëllezërit Veshaj.

Ky akt i aktorit erdhi menjëherë pas reagimit të Romeo Veshajt, pas suprizës së vëllait të tij binjak Donaldit, i cili nga helikopteri hodhi karafila në shtëpinë e “Big Brother Vip3”, në mbështetje të vëllait të tij.

Reagimi i Romeos ishte shumë emocional dhe nga disa komentues në rrjetet sociale, është cilësuar si qesharak dhe i ekzagjeruar.

I këtij mendimi mesa duket, është edhe aktori i njohur Derhemi?!

SHIKO VIDEON KËTU