Ραrashikimi i motit për jaνën e ardhshme/ Nga e marta dhe në vijim do të ketë reshje dëbore

Moti i keq i shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore pritet të vijoj deri në fund të muajit prill. Meteorologu Hakil Osmani tha se fillimi i kësaj jave do të shënoj një përmirësim momental të kushteve atmosferike ndërsa  nga e dita e martë dhe në vijim do të ketë reshjet të dëborës në veri dhe reshje shiu në jugperëndim

Temperaturat e regjistruara në vend gjatë këtyre ditëve rezultojnë se janë disa gradë nën normalen për këtë periudhë

Problematike parashikohet të jetë dhe era në vijën bregdetare do të jetë problematike, duke pritur që të kemi herës pas here problematikat e përkohshme për sa i përket trafikut detar./abcnews.al

Makina e tërhoqi 50 metra zvαrrë, ky është 17-vjeçari që u aksidentυa për νdekje

Isuf Mehmeti është 17-vjeçari që u aksidentua për vdekje mbrëmjen e kaluar në dalje të Fushë-Krujës, në lagjen “Bakushe Visha”.

I riu ishte duke kaluar vizat e bardha, kur u përplas nga një mjet tip “Hyundai” që po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Për shkak të shpejtësisë, makina ka marrë zvarrë të miturin për rreth 50 metra, duke bërë që viktimës t’i bien nga xhepat sendet personale por edhe një këpucë nga këmba.

Pas aksidentit policia arrestoi edhe drejtuesin e mjetit, ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:30, në Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin A. K., ka aksidentuar me pasojë vdekjen një të mitur 17 vjeç. Shtetasi A. K. është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Nuk i dha 50 mijë eurot e ρυnës, shqiptari kërcënon me armë e grαnatë grekun

Një tentativë zhvatjeje ndaj një 48-vjeçari është hetuar nga policia e Selanikut dhe për rastin 3 autorë janë identifikuar por vetëm një është arrestuar.

Sipas mediave greke, dy 48-vjeçarë, së bashku me një tjetër bashkëpunëtor, duke vepruar për llogari të një 45-vjeçari (nga Shqipëria), kanë shkuar në një dyqan në pronësi të një shtetasi 48-vjeçar nga zona e Bashkisë Thermaikos dhe e kanë kërcënuar.

Ata i kanë kërkuar 50 mijë euro duke e kërcënuar me një pistoletë por edhe një granatë që njëri prej tyre kishte me vete.

E gjithë ngjarja, sipas policisë, kishte të bënte me një marrëveshje që 48-vjeçari kishte bërë me 45-vjeçarin nga Shqipëria për disa punë që donte të bënte në dyqanin e tij. Por 48-vjeçari nuk ka mbetur i kënaqur me punën e bërë nga 45-vjeçari dhe ka refuzuar ta paguajë dhe për këtë arsye ky i fundit ka kërkuar paratë e punës.

Njëri rreh kυnatën, tjetri νëllanë, e pësojnë dy 52 νjeçarët në Korçë

Dy raste dhune janë denoncuar në policinë Korçës gjatë ditës së sotme. Dy 52 vjeçarë kanë ushtruar dhunë, njëri ndaj vëllait të tij kurse tjetri ndaj kunatës.

Të dhunuarit janë pajisur me urdhër mbrojtje kurse për dy 52 vjeçarët ka nisur hetimin në gjendje të lirë.

“U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. F., 52 vjeç, banues në fshatin Dardhas, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

“Më censurυan”, pas Ιαrgimit nga “Big Brother Vip” Jetmirit s’i del e keqja, sυΙmon sërish ρroduksionin (VIDEO)

Pas largimit nga “Big Brother Vip”, spektaklin e mbrëmjes së djeshme, Jetmiri duket se i ka shpallur “luftë” të hapur këtij formati dhe produksionit, ndaj të cilit ka vënë vazhdimisht në dyshim transparencën e tij. Në një video të postuar në rrjete sociale pas daljes ngë BBV, Jetmiri shprehet se i është mohuar e drejta për të bërë lojën e tij dhe se është ndjerë i censuruar nga produksioni. Siç shprehet ai, vendimi për të hequr dorë nga loja erdhi pas një trysnie psikologjike nga produksioni i këtij formati. (lexo këtu)

“Të dashur miq, siç ju e patë edhe në “Prime” e kaluar mua mu mohua një e drejtë ekzistenciale, pasi në të gjithë të drejtën e botës qoftë edhe të këtij formati, me rregulla dhe rregullore po deshët, nuk mund t’i mohohet e drejta një lojtari të vendosë të bëjë lojën si ta dojë ai. Në vazhdën e të drejtave të mohuara, të para gjithmonë në opinionin dhe perceptimin tim, unë ndjeva një censurë ndaj meje dhe nën kushtet e një trysnie psikologjike të tmerrshme vendosa të largohem nga loja. Nëse juve ju duket që gjykimi i “Big Brother” është i drejtë, atëherë kjo është Shqipëria tjetër”, tha Jetmiri.

https://streamable.com/o/22qrhc#?secret=9hKsk85oj5

VIDEO/ Ραmje mahnitëse që të lënë pa frγmë! Dëbora në prill mbulon Pυkën, Thethin e Vërmoshin

Banorët në qytetin e Pukës, janë zgjuar sot të rrethuar nga dëbora.

Reshjet e nisura në orët e para të mëngjesit dhe që vazhdojnë edhe tani, e kanë çuar deri në 25 centimetër, trashësinë e bores në qytet.

Kjo ulje e menjëhershme e temperaturave ka zënë të papërgatitur banorët e Pukës, të cilët pak ditë më parë shijuan verën e parakohshme, kur termometri shkoi deri në 30 grade celsius. Deri tani nuk ka probleme në Puke.

Ndërkohë reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe zonën e Qafë Thores, që është pika me e lartë në Theth dhe Vermoshin në Kelmend

https://top-channel.tv/video/top-channel-pamje-mahnitese-qe-te-lene-pa-fryme-debora-ne-prill-mbulon-puken-thethin-e-vermoshin/embed/#?secret=P4bg1tEUWI

Ngricë dhe dëborë, makina me famiΙjen me tre anëtarë αksidentohet në rrυgën e Kombit

Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në rrugën e Kombit, ku për pasojë ka prezencë akulli.

Vizion Plus mëson se një automjet ka dalë nga rruga afër traut duke shkaktuar dëme të mëdha materiale të mjetit, fatmirësishtë pa lëndime në njerëz

Në këtë automjet po udhëtonin tre anëtarë të një familje. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Vizion Plus, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bankinën anësore.

Nga përplasja makina ka pësuar dëme të konsiderueshmë, ndërsa fati ka shpëtuar tre udhëtarët në të

Drejtuesit e automjëteve duhet të tregohen shumë të kujdesshëm nga prezenca e borës e akullit në segmentin Fan- Kolsh pasi ka prezencë të borës e akullit

“Më fυti b rekët te jastëku”, ρΙαs mes Liamit dhe Eglës! Aktorja: Një grua nuk ρreket në mendim jo më në…

Gjatë ditëve të fundit Liami dhe Egla janë përfshirë në një debat tepër të fortë, u kanë lëshuar akuza dhe ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Në një klip të përmbledhur, shihet Liami duke i hedhur në pishinë Eglës rrobdishanin, apo momenti kur i shkon te krevati dhe i përplas dy tenxhere. Ndërkohë nga ana tjetër, Egla i kthehet me ofendime. Ndërkohë Juli dëgjohet duke folur me banorët që do ta ndihmojë ai Liamin që ta nxjerrë Eglën nga shtëpia, e këtij mendimi i bashkohet edhe Roza.

“Duke parë këtë klip e kuptoj pse ndihem si mace e ngordhur gjatë gjithë javës. Nuk e paskam kuptuar sa presion paskam pasur”, tha Egla e përlotur.Ndërkohë Liami u shpreh: Pas prime, unë kam qenë personi që më është thënë fjala maniak në këtë shtëpi. Pas prime dola dhe po bëja xhiro në pishinë më lagu, filloi të më ofendojë ‘maniak’.
Herën e dytë e hodha, dhe herën e dytë ka ardhur me robdishanin e Françeskës, dhe ato që kishte në xhep, paskan qenë të Françeskës. Egla mori brekët dhe mi futi te jastëku. Kush është maniak? Unë apo ajo?

Pjesë nga debati:

Egla: Duhet të mësosh se një grua nuk preket me mendim, jo më t’i prekësh rrobat.

Juli: Unë jam partizan që t’i lë njerëzit të bëjnë atë që duan dhe të marrin përgjegjësi. Hedhja e robdishanit ishte ideja e Liamit, dhe i thash po deshe me ia hedh, hidhja… Ai po thotë tani që nuk jam i shtyrë nga Juli. Për mua jemi në Big Brother, secili mban përgjegjësi për atë që bën.

Romeo: Ti the do mbaj Romeon që mos mbrojë një femër? Je më i poshtër se ai

Juli: E dëgjove si e thash?

Romeo: Që do mbaj Romoen

Juli: Romeo është në konflikt me Eglën, dhe nëse ai merrej me Eglën, plani i tij binte poshtë. Dhe unë thash që do bëj unë debat me Romeon, që ai të merrej me Eglën.

Roza: Po qesh që ka shkuar nivel i i muhabetit në lines dhe brekë… për mua Liami më pëlqeu që po merrej me Eglën. Më vjen keq që nuk e shtyva Liamin dhe e lashë përgjysmë atë që thashë

UFO në Fier? Çiljeta rrëfen historinë e frikshme: Dridhesha, kur ρashë drita të kuqe që rrotυΙΙoheshin…

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka treguar një histori personale, që e ka trembur më shumë dhe i ka ngelur në kujtesë.

Edhe pse thekson që nuk beson në UFO, ajo shton se vite më parë, teksa ka qenë duke lëvizur me makinë natën, ka parë disa drita të kuqe që lëviznin, duke mos kuptuar se çfarë ishin.

Ajo shton se u tremb aq shumë dhe trupi i dridhej, aq sa nuk drejtonte dot as makinën. Në atë kohë thotë Çiljeta, në lajme jepeshin kronika që jepnin dyshime për diçka të çuditshme.“Shoh përballë një dritë të kuqe dhe duke udhëtuar mendoja që s’kam parë ndonjëherë aviona këtej. Ishte dritë që nuk pulsonte, rrinte gjithë kohën ndezur. Mendoja që s’ka as male. Ec unë, ec dhe drita dhe pash pastaj që ndaloj dhe filloj drita rrumbullak.

Kam pasur edhe Audin me kambio manuale dhe nuk shtypja dot freksionin se dridhesha. Para një jave, kishte dhënë në lajme që gjenden në Levan të Fierit bari i djegur në formë rrethore, por unë kam parë vetëm dritat e kuqe që rrotulloheshin. Unë nuk besoj vetë në UFO, por…”, ka thënë Çiljeta.

Izraeli apo Irani? Kush ka υshtrinë më të fortë në rast të një Ιυfte “kokë më kokë”

Mesnatën mes 13 dhe 14 prillit Irani nisi një sulm hakmarrës në territorin Izraelit, me dronë dhe raketa, pjesa më e madhe e të cilave u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Tel Avivit.

Irani tha se sulmi ishte në shenjë hakmarrjeje për goditjen nga Izraeli të konsullatës iraniane në Damask, pak ditë më parë.

Sipas mediave të huaja, Irani po ashtu paralajmëroi se nëse Izraeli do i kundërpërgjigjej këtyre sulmeve, do të kishte sërish sulme të tjera nga Republika Islamike.

Por cila është fuqia e dy vendeve në rast të një përplasjeje “kokë më kokë” me njëra-tjetrën dhe renditja e 2 ushtrive në rang global.