Vdes në bυrgun e Koridhalos 36-vjeçari nga Lushnja, akυzohej për a bυzim se* sυαΙ. Dγshohet se shkak është…

Delin Beqiri, 36 vjeç nga Bubullima e Lushnjës, ka ndërruar jetë në burgun e Koridhalos në Greqi. 36-vjeçari shqiptar ka qenë jashtë në oborrin e palestrës kur është rrëzuar.

Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë me ekipet e shpëtimit për ta dërguar në spitalin e Pireut, por ai ndërroi jetë. Makroskopikisht, vdekja e 36-vjeçarit shqiptar mund të jetë për shkaqe patologjike ose për përdorim të tepruar të drogës.

Për shkaqet dhe rrethanat e sakta të vdekjes së 36-vjeçarit shqiptar, pritet raporti mjeko-ligjor. Beqiri u arrestua nga policia para rreth një muaji pas denoncimit të thjeshtrës së tij për abuzim seksual. Ajo gjithashtu e denoncoi atë për përdorim dhe tregëtim droge, vepra që kanë ndodhur në dijeninë e nënës së saj, shtetases Dhurata Shpata, 50 vjece, nga Bubullima e Lushnjes.

Policia menjëherë ka kryer kontrolle në banesat e Beqirit e Shpatës, ku ka gjetur dhe sekuestruar 14 gram marijuanë, 4 thika, 1 pistoletë sportive, 3 peshore, 1 grirës, 3 celularë dhe 15.000 euro. Jashtë banesave janë gjetur të fshehura 1 kg 491 gram marijuanë. Gjithashtu Shpatës i janë sekuestruar edhe 3275 euro.

Policia ka sekuestruar si provë materiale edhe të brendshme të 25-vjeçares. Gjatë marrjes në pyetje, 25-vjeçarja tha se ajo kërcënohej nga Delin Beqiri përmes videove që ai kishte gjatë akteve, ndërsa disa herë si shpërblim i jepte para dhe dhurata. Akti i fundit sipas saj, ka ndodhur midis orës 00.00 – 00.30 të 5 marsit, në banesën ku jetonin.

A ju dυket edhe juve se Ήeidi ngjason me këtë kαrakter që e njihni të gjithë?

Heidi ka shfaqur një pamje të jashtëzakonshme sonte në ngjarjen e fundjavës, duke shkaktuar komente dhe krahasime të shumta me princeshat e pasqyrave të kuqe.

Në një fustan të kaltër që harmonizohet bukur me ngjyrën e flokëve të saj ngjyrë floriri, Heidi ka shfaqur një stil të rëndomtë në të gjitha aspektet.

Nuk ka dyshim se pjesëmarrësit e ngjarjes kanë vënë re këtë pamje të jashtëzakonshme, duke komentuar dhe krahasuar Heidi-n me princeshat e tyre të preferuara nga përralla.

Ndërsa çdo detaj i pamjes së saj ka sjellë kujtime të shkëlqyera, fansat dhe ndjekësit kanë bërë spekulime dhe komente për pamjen e jashtëzakonshme të Heidi-s, duke e vlerësuar atë si një princeshë të vërtetë.

Me një stil tërheqës dhe një prezantim të jashtëzakonshëm, Heidi ka bërë që të gjithë të ndihen si pjesë e një mrekullie të vërtetë pasi kanë parë pamjen e saj sonte.

Ndërkohë, përveç vlerësimeve të përhapura për pamjen e jashtëzakonshme të Heidi-s, nuk ka dyshim se kjo shfaqje do të mbetet një kujtim i paharruar për të gjithë ata që kanë qenë të pranishëm në ngjarjen e sotme.

FOTO

Veshje Ιυksoze, udhëtime dhe biznese, jeta e Françeska Muratit jashtë shtëρisë së “Big Brother Vip” me bashkëshortin milioner

Kur ajo u bë pjesë e “Big Brother”, nuk ishte një figurë shumë e njohur për “showbizz”-in tonë, ndonëse vinte me një kurorë bukurie të fituar në Londër. Françeska Murati, u shpreh se donte të bëhej pjesë e lojës, pikërisht për të plotësuar një qëllim të sajin.

Që atëherë, 27- vjeçarja ka zbuluar pak nga jeta e saj, ku tashmë si nënë e një djali 1-vjeçar, e ndan kohën mes Shqipërisë dhe Londrës. Por veç familjes, në Shqipëri, duket se Françesa vjen edhe për biznes.

Prej disa kohësh, ajo është pronarja e një biznesi veshjesh në vendin tonë, por gjithashtu ka një karrierë të ngritur në Londër, ku për disa kohë ka punuar në sektorin e shërbimeve financiare.

Megjithatë, ajo që përgjatë kësaj kohe na ka rënë në sy, është fakti se kur vjen puna për “look”-un e saj, banorja nuk kufizohet. Përveç lojës, vajzat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip 3”, konkurrojnë njëra-tjetrën edhe sa u përket veshjeve. Por, si duket deri më tani stafetën këtë vit e ka marrë banorja më e komentuar, Françeska Murati.

E teksa vajzat e tjera veshin “Bershka” dhe “Zara”, Françeskën e kemi parë mjaft të kuruar dhe mjaft “të kripur”, si në përditshmëri brenda në shtëpi, po ashtu dhe gjatë “prime”-ve. “Dolce&Gabbana”, “MiuMiu”, “Alessandra Rich”, “Magda Butrym” e shumë marka të tjera të njohura, janë të zgjedhurat e Françeskës për të shkëlqyer ashtu si dhe i ka hije gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

Mjafton të themi se në netët e “prime”-t, ajo ka pasur veshje mbi 5 mijë euro, duke na konfirmuar tashmë se jeta e saj në Londër është një jetë luksoze, që natyrisht nuk sigurohet vetëm nga dyqani i saj i veshjeve që ka në pronësi. Edhe bashkëshorti i saj, Ervisi, është një ndër shqiptarët, që mund të thuhet ka ndërtuar një jetë të mirë edhe në Londër.

Me biznese dhe i njohur në qarqet e emigrantëve, Ervisi gëzon një status të mirë ekonomik, duke ia mundësuar kështu edhe Françeskës luksin në veshjet dhe aksesorët e saj. Sakaq, nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale të banores, vëmë re se ajo ka shumë foto duke udhëtuar, duke na zbuluar kështu edhe pasionin e saj për të shëtitur.

E njëjtë është tabloja edhe në rrjetet sociale, ku veshjet edhe në të përditshmen e saj janë të gjitha të markave luksoze. Sa i përket lojës, Françeska është gjithnjë aktive, duke e vendosur veten shpesh në qendër të debateve, por për jetën private, ajo ka folur rrallë, duke zgjedhur që të zbulojë pak detaje. Pak ditë më parë, ajo ka rrëfyer për herë të parë në shtëpinë e BBVIP se ka gënjyer banorët kur ka thënë se ka kryer studimet e larta.

Në një bisedë me Jetmirin, Françeska tha se nuk arriti ta kryente universitetin pas vuajtjeve me bullizmin që kaloi në shkollën e mesme dhe në kolegj. Ajo tregoi se ishte e bindur që universiteti nuk ishte rruga më e mirë që ajo mund të zgjidhte dhe ashtu bëri.

“E kam ndjerë veten të gjykuar dhe nuk e kam thënë të vërtetën time. Kam zgjedhur të mos tregoj gjithë të vërtetën, se kur ti nuk më le të shpjegohem, më mirë të mos flas. Kam thënë që kam pas eksperiencën e keqe në shkollën e mesme. Kur kalova në kolegj, ishte po aq e vështirë. E kam ndjerë veten në këtë stuhinë e brendshme në shpirtin tim. E pash veten në një dhimbje shumë të madhe. Kam thënë këtu, por nuk kam qenë një një universitet, kam gënjyer. Në jetë e kam dhënë shembullin tim, jam e lumtur që nuk e kam bërë e kam ndjerë vetën që të hiqja vuajtjen dhe mos ta vazhdoja, Vendosja mos të bëja diçka për të kënaqur prindërit. Prindërit më kanë luftuar për një kohë të gjatë. E kisha ndjesinë se nuk ishte gjëja e duhur për mua, kam pasur shumë paragjykime, por kisha një bindje tjetër dhe kam zgjedhur të bëjë eksperiencë. Puna ime e parë tamam fare kam punuar shitje-blerje. Punova tre muaj pa lekë, u bëra menaxhere dhe shita një hotel, nuk mu desh universiteti”, ka rrëfyer Françeska.

Klodian Duro ‘shρërthen’ ndaj Jυl Dedës dhe Arbër Hajdarit: Kjo është Shqiρëria e çunave të babit dhe kolloυarëve

Klodian Duro ka shënjestuar Arbër Hajdarin dhe Jul Dedën, të cilët kanë pasur një debat të fortë me Egla Cenon gjatë Prime të djeshëm.

Ish-futbollisti i kombëtares me nota ironie i ka etiketuar të dy, si “çunat e baballarëve që hanë bukë me emrin e babait”.

“Arbër Hajdari dhe Jul Deda, dy çunat e baballarëve që hanë bukë me emrin e babait, përballë një super goce të fortë si Egla Ceno.

Kjo është Shqipëria jonë e dashur, e çunave të babit, kollovarëve dhe k*rvave që lëpijnë majtas dhe djathtas. Mbyti Egla mbyti,” shkruan Duro në një postim në instastory.

Kujtojmë se eksperienca e Klodian Duros brenda Big Brother VIP zgjati shumë pak, pasi u skualifikua për shkak të një deklarate që shokoi publikun. Ai si me humor u shpreh se duhet të kenë kujdes nga ai, pasi kur ka dhunuar bashkëshorten e vet, i duken asgjë të tjerët.

Moti merr kthesën e fortë/ Temperaturat ρritet të υlen deri në zero gradë

Pas një fundjave me diell dhe një moti tipik për plazh, gjysma e dytë e prillit nis me luhatje të mëdha të temperaturave. Moti nis të freskohet të hënën e 15 prillit, ndërsa e marta shënon thyerje te tablosë sinoptike.

Rikthehen vranësirat me reshje të dobëta shiu, ndërsa temperaturat ulen me 4 gradë Celsius.

Mirëpo, sinoptikania Tanja Porja thotë se java e fundit e prillit do t’i ngjajë ditëve të dimrit. Moti do të jetë i paqëndrueshëm.

Në zonat malore kthehen reshjet e shiut dhe dëborës ndërsa temperaturat minimale i afrohen zero gradëve. Muaji i dytë i pranverës do të veçohet për anomalitë termike dhe kalimin nga vera në dimër me një luhatje prej 15 gradësh.

Zgjerohet Ιυfta? Izraeli vendos ti kυndërpërgjigjet sυΙmit të Iranit, priten detaje

Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit, por qëllimi i kësaj përgjigjeje ende nuk është përcaktuar, tha një zyrtar izraelit për CNN të dielën.

Zyrtari tha se Izraeli duhet të përcaktojë ende nëse do të përpiqet të “thyejë GJITHCKA” apo të bëjë diçka më të matur.

Opsionet pritet të diskutohen në detaje gjatë takimit të kabinetit të luftës të Izraelit të dielën, shtoi zyrtari.

Goditja u krye në përgjigje të lëshimeve që shkelën kufijtë nga territori libanez drejt veriut të vendit gjatë orëve të natës së kaluar”, shtoi ai.


Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit tha më herët të dielën se një sulm ajror izraelit kishte shënjestruar një ndërtesë në qytetin Nabi Sheet në rajonin Baalbek të Libanit.

Irani Ιëshon një kërcënim të ashρër për shtetet që ndihmojnë Izraelin

Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Gjenerali Mohammad Reza Ashtiani lëshoi një paralajmërim të ashpër për çdo vend që lejon Izraelin të përdorë hapësirën ajrore ose territorin e tij për të sulmuar Iranin.

Reza Ashtiani deklaroi se këto shtete do të përballen me një “përgjigje vendimtare” nga Irani.

“Çdo vend që hap hapësirën e tij ajrore ose tokën ndaj Izraelit për të sulmuar Iranin, do të marrë përgjigjen tonë vendimtare”, tha ai sipas raportimit të agjencisë shtetërore iraniane IRNA.

Irani ka nisur një sulm me dronë kamikazë ndaj Izraelit, ndërsa shtetet fqinje kanë deklaruar mbylljen e hapësirave ajrore.

Ka raportime të pakonfirmuara se Jordania ka deklaruar gatishmërinë për ta hapur hapësirën e saj ajrore për avionët luftarakë izraelitë.

5 νite më e re se ρartnerja e babait, si e priti vajza e biznesmenit lidhjen e tij me Diola Dostin

Lidhja e dashurisë së Diola Dosti dhe biznesmeni kosovar Erolld Belegu është në qendër të vëmendjes në mediat rozë e në rrjetet sociale.

Ky raporti erdhi i befasishëm për publikun, por duket se njësoj surprizues ka qenë edhe për vetë çiftin.

Historia e tyre ka nisur vetëm pak javë më parë dhe lidhja ka avanucuar me hapa të shpejt. Kjo pasi çifti është prezantuar me familjet dhe fëmijët përkatës.

Nëse e kemi përmendur se vajza e madhe e Diola Dostit e mbështet marrëdhënien e nënës së saj, sot po ju tregojmë se edhe vajza e Belegut e ka mirëpritur Diolën si partenren e re të babait.

Vajzat ndiqen në rrjetet sociale, dhe shkëmbejnë “like” me njëra-tjetrën.

Vajza e Erolld Belegut është vetëm 5 vite më e re se Diola Dosti, pasi kjo e fundit dhe partneri i ri kanë 20 vite diferencë. Por duket se shpirtrat e rinj e gjejnë njëri-tjetrin.

E FRIKSHME / Televizioni shtetëror iranian: Sapo u Ιëshua vala e parë e raketaνe baΙistike drejt Izraelit

Televizioni shtetëror iranian raporton se Irani ka lëshuar tashmë valën e parë të raketave balistike drejt Izraelit.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA njoftoi pak çaste më parë se breshëria e parë e raketave balistike është nisur drejt Izraelit, duke cituar një burim të sigurisë iraniane.

Raketat balistike janë më të shpejta, më të fuqishme se dronët kamikazë, dhe kanë më shumë mundësi të shmangin mbrojtjen ajrore izraelite.