“Nuk mbaj mend të ketë qenë ndonjë kërcimtar…”, Iliri Shaqiri nuk kυrsehet për Albi Nakon

Koreografi Ilir Shaqiri ishte i ftuar sot në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, pas një shkëputje të shkurtër nga ekrani.

Mes të tjerash, Ilir Shaqiri sqaroi edhe deklaratat e ndërsjella mes tij dhe Albi Nakos.

“Unë me Albin kam punuar në Itali, në një trup baleti ka qenë balerinë, unë si koreograf. E njoh shumë mirë dhe më njeh kush. Atë që i kam thënë, mes dy profesionistëve duhet të ketë respekt. Karrigia ku ulej dhe rëndësia që iu dha e detyronte të ishte pak më thumbues, pak më intrigant për atë që ishte personazhi i tij. Unë me Albin nuk kam asnjë lloj problemi. Nuk e mbaj mend mirë çfarë vendi kishte te leva Albi, por nuk mbaj mend të ketë qenë ndonjë kërcimtar i rreshtit të parë.”- tha ai.

Skandal/ Ρolitikania demokrate kαpet në sh trαt nga bαs hkëshοrti duke e tr αdhëtυαr (Video)

Politikanja tajlandeze përfshihet në një skandal pas publikimit të një videoje nga ana e bashkëshortit të saj.

45-vjeçarja Prapaporn Choeiwadkoh, e cila i përket Partisë Demokratike, kapet mat në shtrat me një murg budist 24-vjeçar që çifti adoptoi vitin e kaluar.

Sipas Daily Mail bashkëshorti 64-vjeçar dyshoi se diçka nuk shkonte kur gruaja e tij nuk e ngriti telefonin.

Kështu ai vendosi të udhëtonte 5.5 orë për tu kthyer papritur në shtëpinë e familjes në Sukhothai nga Bangkok.

Pasi ka ai ka hyrë në shtëpi është drejtuar në dhomën e gjumit me celular në dorë, gati për të regjistruar provat e tradhtisë.

Pamja që pa, e tronditi atë më shumë sesa priste. Ai kapi mat gruan e tij të zhveshur bashkë me djalin që ata kishin adoptuar vitin e kaluar, me nxitjen e 45-vjeçares e cila thuhet se kishte ndjerë keqardhje për të riun.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-13300361/politician-bed-adopted-Buddhist-monk-Thailand-scandal.html?ico=embedded

EMRI+FOTO/ Ky është υrasësi i 21-υjeçares në Ferizaj

Një ngjarje e rëndë tronditi sot Kosovën, ku pas disa të shtënave me armë zjarri, një grua mbeti e vrarë, teksa një person tjetër u plagos.

Viktima është Erona Cokli, 21-vjeçare, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Valon Aliu, 36-vjeçar.

Po ashtu, është zbuluar edhe identiteti i autorit të dyshuar për vrasje.

Ngjarja ka ndodhur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ndërkohë që drejtoresha për Punë Sociale, Adelina Rexhepi tregoi shkurtimisht se si nisi konflikti.

Rexhepi tha se i dyshuari për vrasjen e Coklit kishte shkuar për ta marr fëmijën e tij dhe se nuk kishin konflikte me bashkëshorten, por me tu kthyer sërish te qendra kanë filluar konflikti, i cili përfundoi me vrasje.

“Realisht nuk kanë pasur konflikte, ka ardh bashkëshorti për ta marr fëmijën e tij nga ora 13:00, ka diskutuar me ata të qendrës për punë sociale, e ka marr djalin dhe ka dalë jashtë, është kthy prapë dhe është takuar jashtë institucionit me bashkëshorten e tij dhe të dy bashkë kanë ardhur prapë në qendër dhe nga aty ka filluar konflikti. Kanë qenë partnerë pa kurorë dhe kanë bërë kërkesë për divorc”, tha Rexhepi.

Tentoi të grαbiste ρikën e këmbimit υαlutor me pistoΙetë lodër, ρolicia arreston 29-vjeçarin në Durrës (Emri+Foto)

Ky që shihni në foto është autori i tentativës së grabitjes së pikës së këmbimit valutor në Durrës, me pistoletë lodër.

Mësohet nga burime policore se bëhet fjalë për shtetasin Erind Lubishta, 29 vjeç, i cili mëngjesin e sotëm tentoi të grabiste një pikë të këmbimit valutor në lagjen nr.1 të Durrësit.

Në momentin e arrestimit, i riu kishte me vete edhe pistoletën lodër, që përdori gjatë tentativës së grabitjes.

Bυçi ç mendet nga kërcimi ρroυokues që Erika i bën rivalit: O k**** (Video)

Buçi, konkurrent i formatit ‘Për’puthen’ është tërbuar nga kërcimi që Erika i ka bërë Muratit në emision.

Kjo pasi Buçi është shoqëruar disa herë me Erikën dhe siç duket ka krijuar një ‘simpati’ për të dhe ky gjest nuk i pëlqeu.

Fillimisht ai e ‘paralajmëroi’ që të mos e bënte atë kërcim duke bërë be djemtë e tij, mirëpo Erika as që ja hodhi sytë.

Aty konkurrenti është çmendur teksa ka nisur fyerjet ndaj saj: “Për kokë të çunave po të them unë, o k***, i kam q* ro*t, për kokë të çunave thash, kam bërë be çunat! Puthe iher për Buçin tat, unë bëra be fëmijët o plak. O vari*****. Më plasi mu mo…”, shprehet Buçi i revoltuar.

https://www.instagram.com/p/C5qynuYNC0w/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=invalid&ig_rid=10530222-a380-48f0-ad91-3ca039b68d94

https://www.instagram.com/reel/C5qynuYNC0w/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fbuci-cmendet-nga-kercimi-provokues-qe-erika-i-ben-rivalit-o-k-video%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1422%2C%22ls%22%3A833%2C%22le%22%3A1388%7D

“Koha për Ιυftë”/ SHBA-ja, Jaρonia dhe Koreja e Jugut i tregojnë “mυskujt” Kinës: Fqinjët kërcënues…

Kina ka përshpejtuar zhvillimin e armëve, dhe vetëm pak ditë më parë testoi një raketë hipersonike

Nën sytë e egërsuar të Penianit, Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia nisën stërvitje të përbashkëta detare, në të cilat u përfshi dhe një aeroplanmbajtëse amerikan, e gjithë kjo, siç pohoi marina e Seulit, për të siguruar gatishmërinë kundër kërcënimeve bërthamore dhe raketore nga Koreja e Veriut.

Vendi konunist ka shqetësuar me lëvizjet e fundit. Ai e ka përshpejtuar zhvillimin e armëve, dhe vetëm pak ditë më parë testoi një raketë hipersonike me lëndë djegëse të ngurtë. Udhëheqesi koreano-verior paralajmëroi se tani më shumë se kurrë është koha “të jenë të përgatitur për luftë”, duke përmendur gjendjen e paqëndrueshme gjeopolitike.

Në jug, deklaratat e tij nuk bien në vesh të shurdhër. Deklarata e marinës koreanojugore shpjegoi se stërvitja luftarake lidhej sidomos me reagimin ndaj nëndetëseve, për të përmirësuar përgjigjen ndaj kërcënimeve nënujore prej “fqinjit kërcënues”. Stërvitjet dyditore, të mbajtura në ujërat ndërkombëtare mes Koresë së Jugut dhe Japonisë sollën së bashku aeroplanmbajtësin Theodore Roosevelt e shkatërruesit Howard, Russell dhe Daniel Inouye, me luftanijet nga dy vendet aziatike.

Manovrat që synojnë zhvillimin e aftësive të përbashkëta për t’iu përgjigjur kërcënimeve nga Koreja e Veriut, vijnë pas një plani të përpiluar me kujdes në një samit mes palëve vitin e kaluar.

RAΡORTI / Shell dështon të gjejë naftë në Shρirag, fshin 600 milionë dollarë shρenzime në kërkim

Kompania gjigante e hidrokarbureve, SHELL raportohet se ka dështuar të gjejë naftë në vendburimin premtues të Shpiragut në Shqipëri.

Në raportin e fundit të kompanisë, SHELL njofton fshirjen nga regjistrat e saj të mbi 600 milionë dollarë investime, kryesisht në kërkim, në Shqipëri.

“Për tremujorin e parë, fshirjet e kërkimit të puseve pritet të jenë 0.6 miliardë dollarë, kryesisht në Shqipëri”, deklaroi kompania përditësimin e rezultateve financiare për tremujorin e parë të vitit.

Kompanitë shpenzojnë miliona dollarë në shpenzime për kërkimin e naftës në zona me potencial, por kur ndodh që kërkimet të jenë pa rezultat ato fshijnë shpenzimet nga regjistrat e tyre kontabël.

Lajmi për mundësinë e zbulimit të një vendburimi të madh të naftës në Shpirag e dha kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku në një konferencë të posaçme për mediat. Rama tha në atë kohë, se jo vetëm që ka potencial të madh për zbulimin e naftës, por se ajo është e cilësisë së parë, e krahasueshme me atë të Arabisë Saudite.

Ky është lυmi më i rrezikshëm në botë: Dυket i qetë, por askush nuk i ka shpëtuar përqαfimit të tij vdekjeρrurës

Në pyjet paqësore të North Yorkshire shtrihet një mrekulli natyrore piktoreske, por ka marrë jetë për shekuj.

Shtrirja e ngushtë e shtratit të lumit, e njohur si Bolton Street, duket si një përrua në shikim të parë, por në fakt fsheh një sekret të errët të denjë për çdo film horror.

Sipas legjendës, Bolton Strid është aq i rrezikshëm sa që asnjë person nuk ka mundur të mbijetojë nëse ka rënë në të. Madje, shumë trupa u zhdukën përgjithmonë.

Lumi Wharf duket si çdo lumë tjetër, rreth 30 metra i gjerë, ujërat e të cilit rrjedhin me një ritëm të qetë dhe të lehtë, transmeton metro.co.uk.

Megjithatë, një anomali gjeologjike unike ka bërë që lumi të merr rrjedhje tjetër në një pjesë, në terma laik (duke rrjedhur vertikalisht në vend të horizontalisht).

Pastaj ndryshon plotësisht natyrën e tij të zbutur, duke u bërë i ngushtë, tepër i thellë dhe i rrezikshëm. Nën shkëmbinjtë e rrumbullakosur dhe të rrëshqitshëm fshihen çarje dhe shpella që – së bashku me rrymën e fortë – thjesht do t’ju shtypin.

YouTuber Tom Scott, i cili pëlqen të eksplorojë natyrën, pretendon se rrymat e fuqishme “krijojnë kalime dhe tunele të reja nën shkëmbinj”.

Thellësia e saktë e seksionit Bolton Strid nuk është verifikuar zyrtarisht, por YouTuber Jack Snacks përcaktoi që ajo të ishte 65 metra duke përdorur sonar.

Nuk ka të dhëna se sa persona kanë humbur jetën në këtë vend, por flitet për aksidente që datojnë në shekullin e XII-të. Pretendohet se shkalla e vdekshmërisë në incidente të tilla është 100 për qind.

“S’jemi të pasur, as të mëdhenj”/ Krγeministri Rama konferencë të ρërbashkët me Macron: Nëse keni neνojë për ndihmë thërrisni një shqiρtar

Kreu i qeverisë, Edi Rama, gjatë një deklarate për mediat nga Parisi me presidentit Emmanuel Macron, është shprehur se Shqipëria ka një mik të afërt si Franca, e cila sipas tij, do të bëjë pjesë në historinë e vendit tonë jo vetëm si burim frymëzimi por dhe si një mbështetje konkrete e prekshme.

Rama theksoi se shqiptarët nuk janë të pasur dhe as të mëdhenj, por shtoi se “kemi një aftësi besnikërie që është unike”, ndërsa i premtoi presidentit francez që “nëse një ditë do të keni nevojë për dikë që të jetë me ju në një moment vështirësie të jashtëzakonshme thërrisni një shqiptar, ai do të vijë”.

“Franca do të bëjë pjesë në historinë tonë jo vetëm si burim frymëzimi por dhe si një mbështetje konkrete e prekshme dhe vetëm mund t’ju them faleminderit me gjithë zemër, në emër të shqiptarëve, që kanë qenë skeptikë në lidhje me Francën para disa viteve por sot ata e kuptojnë se Shqipëria ka një mik tjetër të afërt dhe ne shqiptarët nuk jemi të pasur dhe të mëdhenj, ne kemi një aftësi besnikërie që është unike.

Nëse një ditë do të keni nevojë për dikë që të jetë me ju në një moment vështirësie të jashtëzakonshme thërrisni një shqiptar, ai do të vijë”, tha Rama.

Momente tmerri për Elseid Hysajn/ Ferrari ρërfshihet nga flakët, futbollisti bΙΙokohet brenda makinës bαshkë me υjehrrin

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, ka përjetuar momente tmerri mbrëmjen e djeshme. Makina “Ferrari” e lojtarit, u përfshi papritur nga flakët.

Brenda makinës ishte Hysaj së bashku me vjehrrin e tij. Për disa çaste, Hysaj dhe vjehrri i tij nuk po arrinin të dilnin me dyert që u mbyllën në mënyrë automatike.

Por, për fat të mirë kjo ngjarje kaloi pa pasoja teksa makina u dëmtua totalisht. Vetë mbrojtësi në një prononcim të shkurtër për “Il Messaggero” bëri të ditur se zjarri mund të ishte shkaktuar nga një defekt i fabrikës në momentin e prodhimit.

“Makina mori flakë në mënyrë të papritur, për fat të mirë askush nuk u lëndua. Ia dolëm që t’i shpëtonim në kohë rrezikut, besoj se bëhet fjalë për një problem të fabrikës”, u shpreh Hysaj.