GabrieΙa e “Përρυthen”: Ήarxhoj 5 mijë euro në mυaj. Nuk e tregoj ku i gjej lekët, e kam sekret

Gabriela Arapi, ish-konkurrentja e Për’puthen ka qenë e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur gjatë për jetën e saj private.

Gabriela ka treguar se është një person që ka shpenzime të mëdha, punon për t’i nxjerrë këto para dhe se nga pas ka ngacmime të shumta si nga personazhe VIP po ashtu dhe nga njerëz jo publik.

Ronaldo Sharka: Sa lekë harxhon Gabriela në muaj?

Gabriela Arapi: Kur kam bërë një herë llogaritë, diku deri tek 5 mijë euro.

Ronaldo Sharka: Ok që janë shumë rroga mesatare bashkë.

Gabriela Arapi: Po janë shumë, do fillojnë tani se ku i gjen ti lekët, etj, etj, por nuk e tregoj, e kam sekret. Më marrin në sysh dhe nuk më vjen më pastaj leku.

Ronaldo Sharka: Kush është shumë apo dhurata më e çmendur që një mashkull ka bërë për ty.

Gabriela Arapi: Këtu më gjete pak ngushtë. Një makinë por nuk e kam më. Nuk e tregoj shumën.

Ronaldo Sharka: Ka pasur meshkuj showbizi që të kanë shkuar dhe kanë nisur një flirt me ty duke bërë këtë batutë të Cartierit?

Gabriela Arapi: Po ka futbollistë të Kombëtares që kanë shkruar, por më shumë kanë shkruar jo të showbizit duke thënë “po çfarë do ti zemra aty, ta blejmë ne Cartierin”, ti nuk je për ata, ta shtrojmë ne me flori, me çfarë të duash”.

Ronaldo Sharka: Më trego një personazh publik që ka flirtuar apo ngacmuar me ty gjatë kohës së Për’puthen se ato ndjekin TV dhe kanë parë një gocë të bukur.

Gabriela Arapi: Nuk nxjerrim emra jo, se pastaj merren vesh, se mund të jenë dhe të martuar, të fejuar, në një lidhje, prandaj e ruajmë privatësinë.

Ronaldo Sharka: Ka pasur dhe kështu rastesh?

Gabriela Arapi: Po normale, që nxjerrin dhe gratë në Instagram.

U ρërjashtυa nga Big Brother Vip, reagon Egla Ceno

Aktorja Egla Ceno reagon pas përjashtimit nga Big Brother.

Ajo u bëri thirrje banorëve të tjerë që të mos bien pre e provokimeve të Meritonit dhe Ilnisës, duke theksuar se këto provokime do bëhen edhe më të shpifura.

Mes të tjerash ajo tha se e ka shijuar për kaq kohë sa qëndroi brenda në shtëpi, ndërsa u shpreh se me banorët do të shihet jashtë.

“Unë shpëtova për vetën time”, tha Egla duke u larguar.

“Është Ok fare. Ishte kënaqësi. Unë u kënaqa. Nuk është një gjest që duhet ta bëni. Mos bini pre e provokimeve kaq të…mbajeni veten deri në fund. Unë bëra qejfin time, nuk jam pishman për asgjë. Gjerat që kam bërë gabim kam kërkuar ndjesë. I ri ndjesës që kam kërkuar. Unë jam Egla dhe do takohemi jashtë. Mos bini pre e provokimeve sepse do bëhen më të forta dhe më të shpifura. Unë shpëtova për veten time”, tha Egla Ceno.

Ish-konkurentja e “Për’ρυthen” ρlas ‘bombën’: Romeo Veshaj, i dashυri i shoqes time jashtë…

Gabriela Arapi, ish-konkurentja e “Për’puthen” ka qenë e ftuara e radhës në “Mos i bjer me Top”.

Mes deklaratave të saj të shumta, Gabriela ka folur pa ‘filtra’ edhe për banorët e BBV3, në rubrikën me foto nga Ronaldo Sharka.

Një ndër fotot e përzgjedhura për Gabrielën, ka qenë Romeo Veshaj, për të cilin ajo ka lëshuar deklaratën ‘bombë’, ku ka treguar se Romeo ka qenë në një lidhje me shoqen e saj, madje ka lënë të nënkuptohet se lidhja ka vazhduar deri para hyrjes së tij në BBV.

Gabriela: Nuk ndërhyj te meshkujt e shoqeve të mia.

Gabriela: Kush është Heidi? Nuk e njoh.

Ronaldo: Po thua që Romeo ka pasur diçka me një shoqe tënden më parë?

Gabriela: Po, me një shoqe timen ka pasur. Ndoshta deri para hyrjes në BBV.

Ήistoria që përΙoti botën! Gjendet trupi i gruas që u hodh në lumin e akullt për të shρëtuar qenin

Trupi i Amanda Richmond Rogers, 45 vjeç, është gjetur në lumin North Fork Eagle, në Alaskë. Ajo u përpoq dhjetorin e kaluar që të shpëtonte qenin e saj, i cili ra aksidentalisht në lumin e akullt në zonën Anchorage, Alaskë.

Amanda dhe bashkëshorti i saj, Dr. Brian Rogers, shkuan pranë lumit për të festuar përvjetorin e 18-të të martesës së tyre, me 23 dhjetor 2023. Gjatë shëtitjes, një prej qenushëve të tyre, Groot, ra në lumin e akullt dhe Amanda nuk mendoi dy herë, por u zhyt për të gjetur dhe shpëtuar Groot.

Trupi i saj u gjet më 24 mars, e përqafuar me qenushin. Motra e saj, Jennifer Richmond, tregoi se Amanda e kishte Groot në krahët e saj si dikur dhe shtoi se Amanda “ndërroi jetë si një heroinë e vërtetë”.

“Trupi u gjet nga një kalimtar i rastësishëm”, u shpreh zëdhënësi i departamentit të policisë në Anchorage, Reene Oistad. Ekspertët ekzaminuan trupin dhe u konfirmua identiteti i së ndjerës.

“Amanda i donte shumë qentë, thuajse aq sa fëmijët tanë. Ata ishin familja jonë”, u shpreh bashkëshorti i saj, Dr. Brian

Ai tha se Amanda nuk u hodh në lumin e akullt “për të shpëtuar thjesht një qen, por për të shpëtuar një anëtar të familjes”.

Amanda Richmond Rogers me familjen e saj
Amanda ishte nënë e katër fëmijëve, Leif Thurmond, Liam, August dhe Bodhi Rogers.

TikTok-u u përlot nga historia e saj, duke treguar edhe njëherë se katërputroshët nuk janë thjesht kafshë që mbahen në shtëpi, por janë pjesëtarë të familjes. “Ata e gjetën. Ajo po përqafonte mikun e saj me gëzof”; “Nuk po qaj vetëm unë, e di”; “U prehtë në paqe! Ajo është një heroinë”; “Kafshët janë të pazëvendësueshëm për disa prej nesh” ishin disa nga komentet në TikTok.

Një banor misterioz do të futet të martën në BBV3! Shkon në Fan Clυb me mαskë dhe bën sherr me Ronaldon(Video)

Një banor i ri do futet në shtëpinë në të famshme në Shqipëri ditën e martë.

Ai nuk ka dashur të prezantojë veten, duke u shfaqur me një maskë në fytyrë.

Ai i ka konsideruar banorët e tjerë lojtarë shumë të dobët. Ai tha se me hyrjen e tij do ketë një standard tjetër në BBV3, tashmë që edhe Egla u largua.

I pyetur se kujt do ia japë dorën të parit kur të hyjë brenda në shtëpi, ai shprehet se nuk e ka vendosur, do shohë se si do e presin. Përsa i përket çifteve, ai shprehet se asnjë prej tyre nuk ka dashuri të vërtetë.

Ronaldo Sharka ka dhënë një mendim të tij se kush mund të jetë ky personazh kaq misterioz, por mesa duket atij nuk i pëlqeu komenti i moderatorit.

Ronaldo: Nga stili i veshjes më duket si Spartak Ngela dhe mund të jetë ai sepse në një intervistë në Top News ka shprehur një dashuri të madhe për Riken.

Madje moderatori i ngacmoi më tej duke shprehur “të të bëj një pyetje me kastravec, me spec”?

Personazhi misterioz i cili do i bashkohet shumë shpejt BBV3, u shpreh: Këto fjalët me k mos i mbaj në gojë.

Ronaldo: Mua më pëlqen shumë k. Sa bukur e nisi me këto himofobizma, shpresoj të përjashtohesh njësoj si Egla.

Ronaldo dhe Ina Kollçaku i ka dhënë vetëm dy javë kohë qëndrim në BBV e më pas do largohet pasi është i paqëndrueshëm dhe i lëkundur në ato gjëra që thotë.

“Ήarxhoj 5 mijë euro në muaj”, habit Gabriela e Për’ρυthen: Çunat e Kombëtares dhe VIP-a të martuar më ngαcmojnë

Gabriela Arapi, ish-konkurrentja e Për’puthen ka qenë e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur gjatë për jetën e saj private.

Gabriela ka treguar se është një person që ka shpenzime të mëdha, punon për t’i nxjerrë këto para dhe se nga pas ka ngacmime të shumta si nga personazhe VIP po ashtu dhe nga njerëz jo publik.

Ronaldo Sharka: Sa lekë harxhon Gabriela në muaj?

Gabriela Arapi: Kur kam bërë një herë llogaritë, diku deri tek 5 mijë euro.

Ronaldo Sharka: Ok që janë shumë rroga mesatare bashkë.

Gabriela Arapi: Po janë shumë, do fillojnë tani se ku i gjen ti lekët, etj, etj, por nuk e tregoj, e kam sekret. Më marrin në sysh dhe nuk më vjen më pastaj leku.

Ronaldo Sharak: Po ti punon?

Gabriela Arapi: Po punoj.

Ronaldo Sharka: Kush është shumë apo dhurata më e çmendur që një mashkull ka bërë për ty.

Gabriela Arapi: Këtu më gjete pak ngushtë. Një makinë por nuk e kam më. Nuk e tregoj shumën.

Ronaldo Sharka: Ka pasur meshkuj showbizi që të kanë shkuar dhe kanë nisur një flirt me ty duke bërë këtë batutë të Cartierit?

Gabriela Arapi: Po ka futbollistë të Kombëtares që kanë shkruar, por më shumë kanë shkruar jo të showbizit duke thënë “po çfarë do ti zemra aty, ta blejmë ne Cartierin”, ti nuk je për ata, ta shtrojmë ne me flori, me çfarë të duash”.

Ronaldo Sharka: Më trego një personazh publik që ka flirtuar apo ngacmuar me ty gjatë kohës së Për’puthen se ato ndjekin TV dhe kanë parë një gocë të bukur.

Gabriela Arapi: Nuk nxjerrim emra jo, se pastaj merren vesh, se mund të jenë dhe të martuar, të fejuar, në një lidhje, prandaj e ruajmë privatësinë.

Ronaldo Sharka: Ka pasur dhe kështu rastesh?

Gabriela Arapi: Po normale, që nxjerrin dhe gratë në Instagram.

“E gjeta υeten në rrugë”/ Pas ρërjashtimit të Eglës reagon “Maestro”, dhe bën deklaratën e ραzakontë

Sot është përjashtuar nga gara për çmimin e madh aktorja Egla Ceno.

Jo të paktë kanë qënë personazhet që kanë reaguar, ku pas Sara Gjordenit një tjetër ish-banor i ‘BBVA’ Armaldo Kllogjeri ka shprehur mendimin e tij.

“Ah moj Egla uroj që ende të jesh në punë (në teatër) tani që dole nga ‘BBV3’, sepse unë kur dola nga ajo shtëpi e gjeta veten në rrugë, shkruan në postimin e tij Maestro.

Leku ‘letër’, nuk do ta besoni sa kυshtoi υeshja e Françeskës në ‘Ρrime-n’ e djeshëm

Françeska Murati është një nga banoret më të komentuara të ‘BBV3’, kjo jo vetëm për lojën e saj në format por dhe për paraqitjen e saj tepër stylish dhe të shtrenjtë që ajo paraqitet në çdo ‘Prime’.

Në spektaklin e sotëm për “look-un” e saj janë shpenzuar rreth 1500 euro, kur përfshihet fustani pranveror Zimmermann 795€ dhe 695€ këpucët Christian Louboutin.

Ήαbit akademiku shqiρtar: Apollonia është qγtet grek. Shqiptarët nuk kanë gjαk 100% të pastër

Akademiku Apollon Baçe, thotë se në një libër që ia dedikon gjyshit, kujton se ai i mësoi se fjala komb shkruhet me K të madhe.

Në emision “Arnautistan” të Mustafa Nanos, Baçe deklaroi se pushtimi osman na ka sjellë mjaft të këqija dhe se deri sa filloi pushtimi osman, Kushtetutën dhe statutin i ka pasur më të bukurit e Adriatikut.

Sipas tij, nuk ka qenë Shqipëria e sotme, por se është shumë e zvogëluar krahasuar me atë që ka qenë.

Baçe shton se Shqipëria ka pasur njerëz që i kanë dhënë botës dhe i ka dhënë figura shumë të mëdha botës.

“Kur amerikanët ndihen krenarë për kombin e tyre, ne pse të mos kemi lavdinë. Por duhet të jetë një lavdi e cila edhe sot duhet ti përgjigjet asaj të dikurshmes.

Ai që njeh të kaluarën nuk ka frikë nga e ardhmja, thuhej në një revistë. Kjo do të thotë se është një komb shumë vital, i cili arrin ndoshta të bëj diçka dhe të mbijetojë.

Që të gjesh në Ballkan gjak 100% të pastër nuk e gjen dot. 41% e kanë kroatët, ne e kemi më të ulët se ata. Kjo do të thotë se jemi më të përzier. Një komb që ka fuqi të madhe kulturore të asimilon.

Unë në librin tim nuk e quaj Epirin Epir, por Iliria e Jugut. Termi Epir nuk ka lidhje me grekët. Hyjnë thesprotët dhe kaonët. Homeri me fjalën Epir, do të thotë që janë banorë të ishujve që bregun përballë e quajnë Epir.

Është emërtim barbarët e detit, e bregut. Nuk është as emër që na kanë vënë të tjerët dhe as vetes, është emër neutral. Skënderbeu dhe Barleti e përdorin si mburrje.

Por unë them Iliria e Jugut, te aktet e papatit thuhet Arbëria e jugut. Orikumi nuk ka asnjë dokument që është koloni greke. Oriku nuk është koloni, Butrinti nuk është koloni. Apollonia u themelua nga 200 korintas dhe fusha e Myzeqesë quhet fusha e Gylakut, për të parin e kolonistëve. 200 vetë nuk mund të thuash se nuk patën përzierje me popullsinë vendase. Janë të tëra në greqisht.

Apollonia pavarësisht se kolonistët e parë janë martuar, janë përzier, është një qytet grek. Ti po vajte në Amerikë dhe je pesë gjenerata, ti je amerikan. Te Durrësi kam vërejtje. Nga autorët e lashtë gjithmonë quhet qytet.

Kur hyn në gjirin e Jonit, se Jon quhej Adriatiku në atë kohë, thuhet se në anën e djathtë banojnë barbarët ilirë. Në histori ke të bësh me përkthime të këqija që çojnë në anën e kundërt.

Kalon nga qytet ilir, në qytet greko-ilir, por që mbetet kolonia e Durrësit. Enver Hoxha ka thënë fjalën më të bukur lidhur me historinë, ajo që është greke jepjani grekëve, ajo që është ilire, dëshmojeni se është e tillë dhe mbroheni”, shprehet ai. /TEMA