“Mua më ka lënë gjyshi shumë prona”, studenti që denoncoi se i kërkuan 5-10 mijë euro për vend punë nuk jep emra zyrtarësh: Te kafja e lagjes…

Në datë 15 dhjetor 2025, gjatë një proteste të Partisë Demokratike përballë kryeministrisë, një student doli në foltore dhe deklaroi se zyrtarët e shtetit i kishin kërkuar 5 deri në 10 mijë euro ryshfet për ta futur në punë.

Një akuzë e rëndë, por në atë fjalim, studenti Eljon Kaja, nuk e shoqëroi se në çfarë zyre ia kishin kërkuar këtë ryshfet.

“Unë erdha në Tiranë si student. Pavarësisht mesatares së shkëlqyer, nuk përfitova bursë, pasi bursën e përfituan miqtë e partisë. Falë mbështetjes së familjes sime dhe mundimit tim, ia arrita të mbaroja ato studime. Kërkova punë në zyrat dhe institucionet e korruptuara të Rilindjes. Por fatkeqësisht aty u përballa me njerëz me tetëvjeçare, që specializim të tyre kanë teserën e kuqe dhe më kërkuan 5.000 deri në 10.000 euro për një vend pune. Gjë që nuk ka asnjë garanci, pasi drejtorët e korruptuar të Rilindjes vazhdojnë e ndërrohen çdo muaj” tha ai.

Më pas shtoi se, ashtu si ai, janë qindra apo mijëra shqiptarë që mbarojnë studimet dhe përfundojnë kamarierë ose banakierë. Akuza të rënda, për një student, të ri, që aspiron t’i futet politikës.

“Prisni të merrni një rrogë te bashki, apo ditën e votimit të merrni një 200 eurosh të ndarë? Sigurisht që jo, nuk është kjo zgjidhja. Profesor Doktor Sali Berisha, ne demokratët, mbi të gjitha të gjithë shqiptarët të kanë besuar këtë detyrë, për t’i udhëhequr drejt fitores. Ne të rinjtë shqiptarë jemi të gatshëm të sakrifikojmë gjithçka, çdo gjë, me çdokush, me çdo çmim për t’u përballur me këto plehra dhe maskarenj, që çdo ditë po na vrasin shpresën dhe ëndrrën tonë” tha nga foltorja e 15 dhjetorit Eljoni.

Disa ditë pas këtij fjalimi, grupi i Fiks Fare e kërkoi Eljonin dhe e takoi në Tiranë. Ai është nga fshati Kryevidh i Rrogozhinës dhe është marrë me strukturat e Partisë Demokratikë, që nga mosha 13 vjeçare. Ai thotë se është bërë kryetar i FRPD-së në moshën 16 vjeçare dhe arrin të sjellë në Tiranë mbi 40 vetë në protestat e mëdha. Deri këtu s’ka asgjë të keqe, pasi një i ri që aspiron politikën, duhet të ketë dhe ide të reja. Të sjellë një frymë të re. Ndaj, dhe Fiksi e pyeti nëse ka apo jo prova për ryshfeti deri në 10 mijë euro.

“Të kërkojnë kudo lekë sekserët, në kafe. Nuk është ideja ku kam aplikuar unë. Po, pa shkuar fare në zyrë, po te lokali i lagjes. Vjen të thotë tjetri, këtej nga Tirana e kanë bërë. Shkon te kafja dhe të vjen njëri që thotë njoh drejtorin dhe të mbaron punë” tha ai në takimin me Fiksin.

A ka emra personash, zyrtarësh, institucionesh? Në çfarë vendi shkoi Eljoni dhe kush i kërkoi lekë?!

Ai përgjigjet se “s’jena me i bo keq njerëzve, prandaj them, as flas e asnjë gjë. Ti e di këtu sekserlliku mbaron punë”. Gazetarët këmbëngulin se në çfarë zyre ka shkuar, kë ka takuar. “S’kam shkuar në zyrë, s’kam shkuar, është kot. Kam shkuar vetëm te lokali i lagjes dhe të takojnë, me të njohur” vijon ai. Por, a ka emra konkretë edhe të sekserëve? “Jo s’kam, s’kam emra” vijon 23 vjeçari, ndërsa shton se s’do që të denoncojë, pasi i ka punët në terezi, pasi ka lënë gjyshi shumë prona. I ka lënë edhe babai.

“Unë e kam për këto të shkretët, të tjerët. Për studentë të tjerë, që janë hallexhi” shton Eljoni, ndërsa hedh një tjetër shashkë. “Ai muhabet ka 7 mua dhe janë ndërruar 4 veta. Në kafe ka thënë ai (sekseri) që e njoh unë. Unë kam qenë në një kafe lagje. Ato s’kanë faj që kërkojnë, unë ua kuptoj rastin” vazhdon ai.

Biseda me Eljonin është e njëjtë me politikanët e vjetër. Mendësia është e njëjtë. Madje, edhe nëse forca që ai aderon vjen në pushtet, Eljoni i ka idetë e qarta. Për vete dhe për njerëzit e partisë që e rrethojnë. “Se dhe tanët po qenë, një m… do jenë. Të gjithë atë punë bëjnë. Shpenzim kanë, kanë harxhuar aty që të zhvatin. Ne e dimë realitetin” përfundoi ai.

Fiksi tentoi të thellonte akuzën e Eljonit. Të shkonte bashkë me te në zyrat e shtetit. Ku dhe kush i kërkoi para për vendin e punës? Por, në fund, ai deklaroi se “edhe tanët po qenë, njësoj do kërkojnë lekë”.

Bisedë mes grupit të Fiks Fare dhe 23-vjeçarit Eljon Kaja:

Gazetari – Ti je me Forumet Rinore?

Studenti – Po unë jam Kryetari i Forumit Rinor në Rrogozhinë.

Gazetari – I kujt, i gjithë Rrogozhinës?

Studenti – Po.

Gazetari – Po bën shumë kohë që je angazhuar?

Studenti – Kam vite, kam qenë kryetari i Kryevidhit.

Gazetari – Sa vjeç je ti Eljon?

Studenti – 23.

Gazetari – 23 je.

Studenti – 7 vite kam që jam si kryetar, kam si kryetar 8 vjet. 2 vjet që merrem më përpara 9, që kam qenë me organizimin. 10 vite që kam me organizimin. 16 (vjeç) jam bërë kryetar, si u bëra kryetar! Jam bërë se sillja 40 veta këtu, i ke me foto e video të gjitha.

Gazetari – Në Rrogozhinë ë?

Studenti – Në Kryevidh fillova, kam pas grup të mirë.

Gazetari – Po ty ku të kanë kërkuar lekë, në çfarë vendi?

Studenti – Vëlla, kërkojnë ndonjë lekë sekserët kudo mo burrë.

Gazetari – Ku, në çfarë vendi?

Studenti – Po në kafe të kërkojnë!

Gazetari – Ti ku aplikove?

Studenti – Nuk është ideja ku kam aplikuar unë. Ideja është …

Gazetari – Ku shkove?

Studenti – Pa shkuar hiç fare mo në zyrë! Te lokali i lagjes mo burrë, të vjen të thotë tjetri vetë.

Gazetari – Në Rrogozhinë apo këtej në Tiranë?!

Studenti – Këtej, këtej vërdallë.

Gazetari – Ku në Tiranë?

Studenti – Ti e di vetë, s’dua të flas për këto punë. Vjen të takon njëri njoh drejtorin, të mbaron punë.

Gazetari – E njeh ndonjë që t’a regjistrojmë?!

Studenti – Jo or burrë. Ti e di këtu punë sekserlliku mbahet.

Gazetari – Ke shkuar te Ministria e Drejtësisë, ke shkuar te Burgjet?

Studenti – Jo s’kam shkuar në zyrë.

Gazetari – E zëmë ke shkuar te Kadastra …

Studenti – E kuptoj çfarë më thua. Nuk kam shkuar, është kot!

Gazetari – Po ku ke shkuar fiks?

Studenti – O vëlla, vetëm te lokali i lagjes vijnë të takojnë. Me të njofme, 1, 2, 3, këtu i njeh, ai e njeh.

Gazetari – Të tha që duhen kaq lekë?

Studenti –  Po kështu duhet të hysh.

Gazetari – Po ti ke emra konkret për këto?

Studenti – Jo s’kam! Emra nuk eee …

Gazetari – Ke apo s’do t’i denoncosh?

Studenti – Jo nuk kam.

Gazetari – Po flasim tamam.

Studenti – Jo nuk kam emra!

Gazetari – S’ke emra konkret?

Studenti – Jo. Edhe ato s’kanë faj që kërkojnë.

Gazetari – E di, e di.

Studenti – Se ashtu kanë arritur dy veta. Ne e dimë këtë histori. Kanë shkuar tu ble vota atje, se kanë arritur këtu. Realitetin, e di unë e di kushdo. Është pa vlerë dhe për çfarë për një vend pune të qelbur. Të dh… punët e tyre, nuk dua t’i shkoj. Se i kam për terezi të miat, kur ta kuptojnë ropt. Se unë jam vëlla, unë të thashë s’kam nisur (pasurinë) e gjyshit. Më ka lënë gjyshi nja 1 (milionë) euro gjendje.

Gazetari – Ke prona?

Studenti – Po. Më ka lënë 1 (milionë) euro gjyshi, kështu që me nis pastaj te plaku, edhe 1 mund të shkoj plaku, kështu që. Unë e kam për këto që i thuaj asaj tjetrës ça bona dhe t’a denoncoj rastin tat që i kërkojnë. Kam aplikuar prapë thotë, po lërë njëherë të shohim, inshallah bëhet ndonjë gjë. Unë e kam për këto mo, që janë hallexhi po unë.

Gazetari – Nëse ti thua më kërkuan 5 deri në 10 mijë euro, puna është akuzë konkrete, e kupton?

Studenti – Lëne mo vëlla, se muhabeti ka 7 muaj, 7 muaj që janë ndërruar 4 veta. Ose t’a thotë tjetri në kafe e njoh unë. Ka ik fare ajo punë.

Studenti – Ato s’kanë faj që kërkojnë, unë ua kuptoj. Se po tonët po qenë, më mut do jenë, po hajde tani.

Gazetari – S’është puna atje.

Studenti – Të gjithë atë punë kanë, se shpenzim kanë. Kanë harxhuar ata të shkretë, kanë ardhur aty do zhvatin tani. Ne e dimë realitetin.

Gazetari – Ideja është po s’e denoncove ti, po s’e denoncoi, po s’e denoncoi Sokoli, kush do t’a denoncoi?!

Studenti – O vëlla unë e thashë llafin tashti, ato që kanë nevojë të turren të denoncojnë./Fiks Fare

Hetimi i New York Times/ Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

Një studente nga Kosova, Ema Kurshumlija, pagoi rreth 2 mijë dollarë në vitin 2018 për të marrë pjesë në një praktikë pune në Nju Jork përmes programit amerikan të vizave J-1, i prezantuar si një “përvojë kulturore e bukur”.

Por realiteti ishte krejt ndryshe: pa trajnim paraprak dhe me javë pune deri në 60 orë duke kryer punë të rënda fizike.

“Na u premtua një përvojë e mrekullueshme. Kur pamë çfarë na priste, ishte një tronditje e madhe”, tha Kurshumlija.

Rasti i saj është vetëm një nga dhjetëra dëshmi që dalin nga një hetim i gjerë i New York Times, i cili zbulon se programi J-1, i administruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, shpesh shndërrohet nga një program shkëmbimi kulturor në një mekanizëm fitimprurës për organizata sponsorizuese, shpesh në kurriz të të rinjve të huaj.

Hetimi tregon se disa sponsorë kanë paguar drejtuesit e tyre mbi 500 mijë dollarë në vit, ndërsa familjarë të ekzekutivëve kanë përfituar mbi 1 milion dollarë në vetëm dy vite.

Pjesëmarrësit janë shpesh dërguar për të punuar në ferma apo biznese të familjarëve ose anëtarëve të bordeve drejtuese.

Studentët gjithashtu janë detyruar të blejnë sigurime shëndetësore dhe shërbime të tjera nga kompani të lidhura me sponsorët, duke rritur koston e pjesëmarrjes deri në 5 mijë dollarë për person.

Dhjetëra praktikantë raportuan punë të rënda industriale dhe bujqësore, pa mbrojtje dhe pa mbështetje nga sponsorët, edhe kur kanë pësuar lëndime ose janë përballur me ngacmime.

Një student nga Koreja e Jugut, Dongho Kang, pagoi afro 5 mijë dollarë dhe përfundoi duke pastruar depozita septike në një fabrikë çeliku në Indiana.

Të tjerë punuan në ferma derrash në Nebraska, ku sipas tyre, disa ndiheshin si skllevër.

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Shtetit kishte paralajmëruar që në vitin 2 mijë se disa pjesë të programit ishin “jashtë kontrollit” dhe disa sponsorë ekzistonin kryesisht “për të bërë para”. Megjithatë, rregullat nuk janë forcuar dhe sponsorët nuk kanë kufizime për tarifat që mund të kërkojnë.

Një përfaqësues i Departamentit të Shtetit hodhi poshtë kritikat, duke thënë se programi është reformuar ndër vite dhe sponsorët që nuk respektojnë rregullat janë përjashtuar, duke e quajtur hetimin e “New York Times” një “sulm të padrejtë”.

Megjithatë, për studentë si Ema Kurshumlija, përvoja mbetet një paralajmërim i hidhur për të rinjtë që ëndërrojnë Amerikën përmes programit J-1, por përballen me realitete shumë larg premtimeve.

Ka patur afërsi me Donald Trump, Bleona Qereti flet për politikanët shqiptarë

Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti në një intervistë për Grida Dumën, ka folur për përfshirjen e saj në politikën amerikane gjatë fushatës zgjedhore për presidentin e SHBA-ve pro Donald Trump.

Qereti thotë se dëshira e saj ishte të fuste Shqipërinë në administratën amerikane. Ajo thotë se me ndihmën e zyrtarit të Tump, Richard Grenell, arriti të mblidhte shumë shqiptarë për të votuar, pak rëndësi pro kujt.

Bleona Qereti gjithashtu foli dhe për marrëdhëniet me politikanët në Shqipëri për të cilët thotë se ua ka vendosur kufirin me kohë dhe se askush nuk guxon që ta telefonojë.

“Unë nuk mund të jem më krenare për këtë moment. Jemi një vend kaq i vogël, por që në momentin që nuk ke një forcë që të të ndihmojë, nuk ka kohë të të shohë njeri. Doja ta fusja Shqipërinë në administratën amerikane. Shqipëria dhe shqiptarët duhet të besojnë tek Amerika si shtet, si koncept.

Shumë njerëz nuk më marrin në telefon sepse unë e kam vënë kufirin me kohë. Mua nuk më bie telefoni nga politikanë, nga meshkuj, nuk më bie telefoni. Kam dashur të jem e lirë, por kam kaluar nga ana tjetër. Duhet të të bie telefoni ndonjëherë”, tha Qereti.

Pa iu dridhur qerpiku! Balluku bën reagimin e parë online

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është rikthyer në rrjetet sociale. Pas një heshtjeje që nga shfaqja e saj në Kuvend ku mbajti një fjalë pasi u thirr në SPAK dhe ku iu komunikua akuza e “shkeljes së barazisë në tendera”, numri dy i qeverisë kishte heshtur.

Ajo nuk foli as pas daljes nga SPAK kur u paraqit për masën e sigurisë, nuk foli as pasi Prokuroria e Posaçme kërkoi ndaj saj arrestimin. Këtë ditë Krishtlindjesh ajo publikoi disa foto në rrjetet sociale ku thotë se ka kaluar festën në famije lushnjare.

“Gëzimi i festave është akoma më i madh kur ndahet me njerëzit që duam. Zërat e gëzuar të fëmijëve, aroma e ëmbël e gatimeve dhe bisedat e zhurmshme të miqve, krijojnë një atmosferë magjike.

E kalova ditën sot mes ngrohtësisë së familjeve lushnjare, miq të mirë, me zemër të bardhë e mikpritës të rrallë. Gëzuar këtë ditë të bekuar! Paqja, shëndeti e lumturia të ulen këmbëkryq në vatrat tuaja!” – shkruan Balluku. ©LAPSI.al

E fundit! Plgoset për Krishtlindje biznesmeni i njohur shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në lagjen nr. 2 të Kavajës, ku një person është qëlluar me thikë.

Bëhet me dije se i plagosur me thikë është Artur Ligeja, i cili është pronar i një agjencie udhëtimesh dhe disa bizneseve të tjera.

Ende nuk dihet shkaqet që çuan në plagosjen e biznesmenit, apo cilat ishin shkaqet që çuan deri në përdorimin e thikës.

Ndërsa raportohet policia ka marrë në pyetje edhe personin e plagosur.

Ligeja është pronar i një agjencie udhëtimesh dhe disa biznese të tjera. Mësohet se ai ndodhet jashtë rreziku për jetën dhe është marrë në pyetje nga Policia.

Një grup hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur zbardhjen e saj dhe kapjen e autorit

E fundit! Dyndje emigrantësh shqiptarë drejt Shqipërisë, doganierët grekë u bëjnë të papriturën

Festa e Krishtlindjeve ka shtuar ndjeshëm numrin e hyrje-daljeve në pikën kufitare të Kakavijës, duke krijuar radhë të gjata pritjeje, kryesisht në anën greke të doganës.

Gjatë ditës së djeshme, deri në orët e vona të mbrëmjes, në secilën korsi janë krijuar kolona automjetesh që shkonin deri në dy kilometra, ndërsa vonesat në sportelet e doganës greke ishin të theksuara për çdo mjet.

Edhe mëngjesi i sotëm ka nisur me fluks të shtuar lëvizjesh. Pala greke vijon të punojë me numër të reduktuar sportelesh, çka po krijon vonesa të mëtejshme dhe automjete në pritje në radhë të gjata. Pala shqiptare po punon me 4 sportele në hyrje dhe 3 në dalje.

Sipas të dhënave nga Pika Kufitare Kakavijë, në doganën shqiptare, vetëm gjatë datës 24 dhjetor 2025 janë përpunuar 10 508 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 8 189 në hyrje dhe 2 319 në dalje, si dhe 3 219 mjete, prej të cilave 2 472 në hyrje dhe 747 në dalje.

Autoritetet kufitare u bëjnë thirrje udhëtarëve të planifikojnë lëvizjet dhe të respektojnë rregullat pasi fluksi pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Nuk ka ndodhur prej 40 vitesh! Nga Serbia , temperaturat do zbresin në -21 gradë

Parashikimet më të fundit meteorologjike tregojnë mundësinë e kthimit të dimrit, të cilin Serbia nuk e ka përjetuar për dekada të tëra. Meteorologu Ivan Ristiç paralajmëroi se modeli i tij prognostik IRIE për mëngjesin e 5 janarit 2026 parashikon temperatura deri në -21 gradë Celsius.

Siç ka theksuar Ivan Ristić, është e mundur që në janar të kemi shumë borë dhe temperatura që nuk i kemi parë prej 40 vitesh.

“Kjo është hera e parë që modeli im IRIE ka parashikuar -21 gradë për aeroportin e Beogradit mëngjesin e 5 janarit 2026, ky është rezultati më i fundit i modelit i detyruar me inteligjencën artificiale AIFS. Shumë borë dhe temperatura si 40 vjet më parë, një kthim në të kaluarën”, tha ai.

Instituti Hidrometeorologjik i Serbisë (RHMZ) herët këtë mëngjes lëshoi ​​paralajmërimin e fundit në lidhje me formimin e një mbulese bore gjatë ditës së sotme, 25 dhjetor, dhe sipas tyre, më shumë flokë bore do të bien në lindje të vendit.

Sipas parashikimit aktual, në Serbinë lindore do të bjerë borë gjatë pjesës më të madhe të ditës, me formimin e një mbulese bore me një lartësi mesatare prej 10 deri në 20 centimetra në zonat e poshtme të Timoçkës dhe Negotinska Krajinës.

“Deri në mbi 30-40 cm borë do të bjerë në zonat malore të rajonit Karpat, ku për shkak të forcimit të erës, pritet edhe formimi i shtresave të borës”, vëren RHMZ.

Në pjesë të tjera të Serbisë, veçanërisht në rajonet në jug të Savës dhe Danubit, pritet gjithashtu formimi i një mbulese bore, por me një intensitet shumë më të ulët.

Bora në ato zona do të jetë më e theksuar në orët e mëngjesit dhe të pasdites, ndërsa pritet ndërprerje e herëpashershme e reshjeve gjatë ditës, sipas RHMZ-së.

Mediat turke e bëjnë fakt: Erdogan sapo i ka bërë Edi Ramën një “NDER” të madh pas sikletit që i ndodhi

Turkish Airlines (THY) ka vendosur t’i dhurojë Republikës së Shqipërisë një avion me vlerë 11.9 milionë dollarë. Protokolli i dhurimit i nënshkruar midis Republikës së Turqisë dhe Republikës së Shqipërisë është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi, raportojnë mediat turke.

Kompania turke kishte vendosur të shiste 49% të aksioneve të saj në Air Albania, linjën ajrore kombëtare të Shqipërisë, dhe ndërsa kjo çështje ishte ende në diskutim, ndodhi ky zhvillim i ri.

Sipas informacionit të dhënë, avioni VIP, një Airbus A319-115J me regjistrim TC-GVC, është vendosur të dhurohet nga shteti turk për Shqipërinë. I prodhuar më 28 shkurt 2000, avioni ka bërë 10,176 orë fluturim deri më 27 qershor 2025.

Marrëveshja përcakton se dhurata synon të forcojë marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve. Brenda këtij kuadri, Turkish Airlines do t’ia transferojë pronësinë e avionëve të saj të aftë për fluturim Shqipërisë.

Vijon…

I kryer nga miku i tij, del Sondazhi që çmendi Edi Ramën!

Edi Rama nuk është më lideri i së majtës…

Një sondazh i publikuar së fundi në ABC News dhe i realizuar nga Eduard Zaloshnja nxori një përfundim mjaft interesant.

Edi Rama, i cili, në mungesë të një alternative apo opozite të besueshme, vazhdon të mbajë pushtetin, gjithsesi nuk rezulton të jetë ai “lideri i madh dhe i dashur nga të gjithë”. Përkundrazi, votuesit e majtë, të cilët e kanë mbajtur në pushtet që prej vitit 2013, nuk e konsiderojnë Edi Ramën udhëheqësin më popullor të tyre.

Siç bëhet e ditur në sondazh, një kampion i votuesve të së majtës nxirrte në pah se më pak se 34% e këtij elektorati e konsideron Edi Ramën si liderin më të padiskutueshëm. Rreth 18% e votuesve të majtë ruajnë ende nostalgji dhe respekt për Fatos Nanon, liderin themelues të Partisë Socialiste. Ndërkohë, 8% e këtij elektorati e konsiderojnë Enver Hoxhën figurën kryesore historike të së majtës.

Ky sondazh, në fakt, nuk është aspak i panjohur për Edi Ramën. Ai e ka ditur që në fillim se nuk është lideri i dashur nga të gjithë dhe, nga ana tjetër, as nuk është përpjekur ndonjëherë të bëhet i tillë. Përkundrazi, ai ka synuar të sjellë në Partinë Socialiste ardhje nga rrethina të tjera politike, të cilat i ka përdorur për interesa pushteti.

Por sipas sondazhit del qartë se të gjitha këto ardhje, që Edi Rama i ka sjellë si “bonus politik” për veten që nga viti 2000, kur kandidoi për kryetar të Bashkisë së Tiranës, asnjëherë nuk kanë qenë realisht lojalë ndaj së majtës.

Një pjesë e madhe e këtij segmenti, që është dukshëm klientelist dhe i lidhur me interesa të vogla, nuk voton dhe as ka votuar gjithmonë për Ramën, përkatësisht për Partinë Socialiste. E vetmja shtyllë që e mban atë në pushtet është “armata” prej rreth 800 mijë votuesish, plus-minus, e elektoratit tradicional të së majtës, siç del edhe nga sondazhi.

Kjo armatë, në shumicën e rasteve, voton për Edi Ramën duke “mbyllur hundën”, ndërsa më pas është e para që e kritikon dhe e sulmon pa mëshirë. Kjo mungesë dashurie mes Edi Ramës dhe socialistëve shqiptarë nuk është thjesht mungesë kimie mes liderit dhe bazës.

Ekziston edhe një mungesë vullneti për të gjetur pika afrimi, për të krijuar një mjedis miqësor, ku edhe nëse nuk ka dashuri, të paktën të ketë miqësi dhe marrëdhënie të hapura. Në realitet, Rama nuk i do socialistët, sepse e di që ky popull politik është formuar, në pjesën më të madhe, si një masë që nuk ka lidhje me nëntokën kriminale dhe veset e mëdha që karakterizojnë një pjesë të ashtuquajturës elitë politike.

Sot, Partia Socialiste e Edi Ramës nuk ka më një strukturë udhëheqëse që buron nga tradita e saj. Madje edhe udhëheqësit e rinj që ka sjellë kryetari janë të dërrmuar politikisht dhe penalisht.

E gjithë kjo situatë nuk ka ardhur rastësisht. Ajo është ndërtuar qëllimisht nga Rama për të ruajtur dhe izoluar pushtetin e tij personal dhe të rrethit të tij.

Nëse krahasohet popullariteti i Edi Ramës brenda elektoratit të majtë me atë të Sali Berishës brenda elektoratit të djathtë, del se të dy kanë një pjesë të madhe të bazës që nuk i pëlqen. Padyshim, Berisha e ka hendekun më të madh, madje mazhoritar, por as Edi Rama sot nuk pëlqehet nga më shumë se gjysma e votuesve të tij.

Ky është, në fakt, realiteti më i rëndësishëm politik në vend: ekziston një hapësirë e madhe për lindjen e një klase të re politike. Kjo justifikon edhe shtysën e ndërkombëtarëve për të ndihmuar jo thjesht një rotacion pushteti, por daljen në skenë të një komuniteti të ri politik, të një gjenerate të re, dhe jo rikthimin e dinosaurëve të vjetër./Pamfleti

Po shitet Shqipëria”/ Marin Mema paralajmëron skenarin e zymtë që e pret vendin

Gazetari i njohur shqiptar Marin Mema ka shpërthyer ndaj politikës shqiptare, duke deklaruar se ata nuk e duan një Shqipëri të drejtë, pasi sipas tij, iu pret rrjedhën e parasë së paligjshme

Po ashtu, Mema hedh akuza ndaj politikanëve, teksa shkruan se ata për para shesin kombin. Shtëpinë, por edhe veten.

Në postimin e tij në Instagram, Mema thekson se politikanët sot po tallen me ata që shanë jetën dhe shkrinë pasuritë për të ndërtuar këtë komb.

Postimi i plotë i Marin Memës:

Unë e di që ka shumë që nuk e duan një Shqipëri më të mirë, sepse një Shqipëri më e drejtë ua ndërpret rrjedhën e parasë së paligjshme.

Politika jonë, për para, shet gjithçka: jo vetëm Kombin e shtëpinë, por edhe veten.

Ahhh, o shpirtra atdhetarësh, rilindasish, luftëtarësh…. dhatë jetën, shkritë pasurinë për të ndërtuar Komb, pa e ditur se do vinte një kohë kur disa do ishin gati ta shisnin atë për një karrige dhe për paratë që ajo sjell. Sot, ata tallen me mua, me ty, me këdo që e ka shpirtin të pastër dhe e do vërtet këtë vend.”,

“Politika për para po shet kombin, por edhe veten”,
Postimi në Instagram i Marin Memës