Ναmi në rrjet! Ηαbit kuksianja: Nυk kαm b.υrrë, ama çdo nαtë unë b.ëj…

Një 34-vjeçare beqare thotë se e ka gjetur zgjidhjen kundër vetmisë.

Ajo thotë se orën para gjumit e kalon duke gatuar për të varfërit. Kjo është historia emoc/ionuese e rrë/fyer.


“Mirëmbrëma të gjithë lexuesve të faqes tuaj. Ju lexoj rregullisht. Unë jam një 34-vjeçare që jetoj në Londër.

Jeta nuk është treguar e drejtë me mua, por pa hyrë në detaje di t’ju them që unë nuk jam tërhequr kurrë.

Si çdo femër edhe unë kam dashur të krijoj familjen time, por i fejuari më la për një tjetër vite me parë.

Nuk u lidha më kurrë në jetë. Jetoj vetëm sepse prindërit më kanë vd/ekur prej vitesh tashmë.

Shumë më ftojnë këtu të dal netëve, ose mikeshat e huaja më këshillojnë të chat-oj me njerëz se aty shumë persona sipas tyre kanë njohur partnerët e jetës, por unë nuk mundem.

Netëve unë merrem me gatime. Gatuaj për disa të varfër që jetojnë në zonën ku unë banoj dhe punoj.

Kjo gjë më jep kënaqësi. Më duket sikur i kam familje dhe ndihem e plotësuar.

Këtë gjë e bëj me shumë dëshirë. Nuk arrij dot të besoj më në një mashkull. Ndaj nuk i futem aspak njohjeve.

Nuk them që s’ka njerëz të mirë, por unë paqen e gjej në qetësinë e vetmisë time dhe duke ndihmuar të tjerët.

Ju uroj të gjithëve fat në jetë…Ju përshendes nga larg…”, shkruan ajo.

VaΙυta/Ja me sa këmbehen monedhat e hυaja sot

Sot, më 16 Dhjetor 2023, euro blihet me 102.8 lekë dhe shitet 104.2 lekë.

Dollari amerikan blihet me 93.8 lekë dhe shitet me 95.4 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 108 lekë, ndërsa në shitje me 109.6 lekë.

Paundi britanik blihet me 119.2 lekë dhe shitet me 121 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 70 lekë, ndërsa në shitje me 71.5 lekë.

Ήαkmarrja që po “shυan” fisin Lleshi/ Nga ekzekυtimi në vitin 2013, tek νrasja e djeshme në bυrgun e Peqinit

Një krimi i ndodhur në Britani, nisi një hakmarrje që ka shkaktur 4 të vrarë dhe 1 të zhdukur në familjen Lleshi

Arben Lleshi ndërroi jetë mesditën e djeshme në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, pasi u vra me armë zjarri nga Sokol Mjacaj. Teksa ende mbetet mister si pistoleta e përdorur hyri në një burg të sigurisë së lartë, ekziston dyshimi se Mjacaj është paguar për të vrarë Lleshin.

Pistën e vrasjes me pagesë e përforcon edhe historia tragjike e fisit Lleshi, e mbushur me vrasje.

Arben Lleshi ishte i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Agim Hoxhës dhe djegien e trupit të tij brenda një makine, ngjarje e ndodhur në vitin 2012 në Britaninë e Madhe.

Pikërisht kjo ngjarje nisi sagën e vrasjeve dhe eliminimeve në fisin Lleshi, pasi në vitin 2013 u ekzekutua me armë zjarri Xhavit Lleshi, xhaxhai i Arben Lleshit.

Më pas në vitin 2016, u vra Hajredin Lleshi në fshatin e lindjes në Burrel, i cili është vëllai i Xhavitit dhe xhaxhai tjetër i viktimës së djeshme Arben Lleshi. Ndërkohë në vitin 2017 u zhduk pa gjurmë Artan Lleshi, djali i Hajredinit, i cili nuk është gjendur sot e kësaj dite.

Të njëjtin fat pati edhe Klevis Lleshi, i cili u zhduk në vitin 2020 dhe eshtrat e tij u gjetën në pronën e dajave të viktimës së vrarë nga Arben Lleshi në Angli, Agim Hoxha.

Me vrasjen e sotme të Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj, bilanci i vrasjeve në familjen Lleshi arrin në 4 të vrarë dhe një tjetër person që është zhdukur pa gjurmë.

Ρersonazhit të Tik-Tok i dόgjën makinën, PoΙicia zbardh skemën: Ρόrositësi Kleviol Ahmeti, ραgoi 1500 euro

Policia ka zbuluar autorët e djegies së makinës së personazhit të Tik Tokut, Kozak Braçi.

Sipas forcave të rendit, porositës i djegies së makinës së personazhit te Tik-Tok është reperi tjetër, Kleviol Ahmeti, i cili ka paguar dy shtetas për t’i vënë flakën, mjetit të Kozak Braçit.

Ahmeti mësohet se ka dhënë 1500 euro që të kryej kjo veper panale

“Në lidhje me këtë rast u bë dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i dy prej autorëve të dyshuar, shtetasve D. L., 40 vjeç, dhe M. L., 18 vjeç, të dy banues në Vlorë. Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. N., 24 vjeç, banues në Vlorë, dhe porositësi i djegies së automjetit, shtetasi K. A., 37 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi K. A., ka paguar shumën 1500€ për të djegur automjetin e shtetasit K. B., ndërsa dy të arrestuarit, së bashku me shtetasin E. N., kanë siguruar kushtet, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur automjetin”, thekson Policia.

Personazhi i Tik Tok, Kozak Braçi u bë i njohur per publikun rreth një vit me pare ku u rrëmbye dhe u dhunua live ne rrejetet sociale nga disa persona.

Tiranë

Dogjën një automjet, kundrejt një shume parash, identifikohen dhe vihen në pranga dy autorët e dyshuar. Njëri prej tyre, i arrestuar dhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre, si dhe një 37-vjeçar që porositi djegien e automjetit. Sekuestrohen veshjet që autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë ngjarjes, dhe automjeti me të cilin janë larguar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 02.12.2023, ku në Allias, është djegur automjeti i shtetasit K. B., kanë thelluar veprimet hetimore, për sqarimin e rrethanave dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.

Në lidhje me këtë rast u bë dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i dy prej autorëve të dyshuar, shtetasve D. L., 40 vjeç, dhe M. L., 18 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. N., 24 vjeç, banues në Vlorë, dhe porositësi i djegies së automjetit, shtetasi K. A., 37 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi K. A., ka paguar shumën 1500€ për të djegur automjetin e shtetasit K. B., ndërsa dy të arrestuarit, së bashku me shtetasin E. N., kanë siguruar kushtet, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur automjetin.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi M. L., është arrestuar dhe më parë, për të njëjtën veprimtari kriminale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshjet që autorët e dyshuar kanë përdorur gjatë ngjarjes, si dhe automjeti me të cilin janë larguar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

U gjet pa ndenja në ρishinën e banesës, zbαrdhet shkaku i vdekjes së Matthew Perrγt. Aktori hυmbi jetën nga…

Vdekja e aktorit Matthew Perry ishte një aksident i shkaktuar nga “efektet akute të ketaminës”, kanë konfirmuar zyrtarët mjekësorë në Los Anxhelos. Ylli u gjet i pavetëdijshëm në pishinën e shtëpisë së tij në LA në tetor, por një ekzaminim pas vdekjes nuk ishte përfundimtar në atë kohë. Mbytja u rendit si një faktor kontribues në vdekjen e tij. Ai ishte i njohur më së shumti për interpretimin e Chandler Bing-ut të mençur në serialin Friends. Finalja e serialit u shikua nga 52.5 milionë në SHBA, duke e bërë atë episodin më të ndjekur televiziv të viteve 2000.

Në kulmin e famës së tij, Perry po luftonte me varësinë ndaj ilaçeve kundër dhimbjeve dhe alkoolit, dhe ndoqi klinikat e rehabilitimit në shumë raste. Në vitin 2016, ai i tha BBC Radio 2 se nuk i kujtohej tre vjet filmime gjatë filmit Friends, për shkak të pijeve dhe drogës. Pas përpjekjeve për trajtim, ai shkroi në kujtimet e tij se ishte kryesisht i matur që nga viti 2001 – “me përjashtim të rreth 60 ose 70 fatkeqësive”.

Shkaqe të tjera kontribuuese të vdekjes së 54-vjeçarit u dhanë si sëmundja e arterieve koronare dhe efektet e buprenorfinës, e cila përdoret për të trajtuar çrregullimin e përdorimit të opioideve, tha në një deklaratë ekzaminuesi mjekësor i Qarkut Los Angelos. “Në nivelet e larta të ketaminës që gjenden në mostrat e tij të gjakut pas vdekjes, efektet kryesore vdekjeprurëse do të ishin si nga stimulimi i tepërt kardiovaskular ashtu edhe nga depresioni i frymëmarrjes,” shkroi zëvendës eksperti i lartë mjekësor Raffi Djabourian, sipas Press Association.

“Mbytja kontribuon për shkak të mundësisë së zhytjes në pishinë pasi ai ra në pavetëdije; sëmundja e arterieve koronare kontribuon për shkak të përkeqësimit të efekteve të miokardit të shkaktuara nga ketamina në zemër.”. Ai u gjet i pavetëdijshëm në shtëpinë e tij më 28 tetor dhe mjekët e konfirmuan vdekjen e tij kur u thirrën në vendngjarje. Një ditë më vonë, zyra e ekspertit mjekësor përditësoi dosjen e saj për të thënë se çështja e tij ishte shtyrë, dhe nevojiteshin më shumë detaje.

(BalkanWeb)

Ήoroskόρi për ditën e sόtme, e Shtυnë 16 Dhjetor 2023

Dashi

Një klime e qete dhe e ngrohte do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite sot ne jetën tuaj ne çift. Do e vlerësoni shume mbështetjen qe do iu japë partneri ne çdo fushe dhe do e falënderoni ne mënyrë te veçante atë. Beqaret nuk duhet ta humbin kohen duke u marre me kërkimin e dashurisë. Situata financiare do konsolidohet. Me ne fund do shpenzoni pa pasur frike se mos mbeteni pa para.

Demi

Do e thelloni edhe me tepër marrëdhënien ne çift gjate kësaj dite dhe do bashkëpunoni me tepër me personin qe keni ne krah. Emocionet do jene me te forta. Edhe beqaret do ia kalojnë me se miri fale disa takimeve interesante qe do kryejnë. Financat nuk do mund te tronditen nga askush dhe asgjë. Do ndiqni një strategji strikte dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli.

Binjaket

Asgjë për t’u veçuar sot ne jetën tuaj ne çift. Komunikimi do vazhdoje te mbetet i mire dhe do e toleroni here pas here njeri-tjetrin. Beqaret nuk do jene ne humor dhe do refuzojnë disa ftesa qe do iu bëhen. Përfitoni nga koha e lire për te qëndruar me shume kohe me familjaret. Ne planin financiar mos hidhni asnjë hap pa qene te sigurt për përfundimin.

Gaforrja

Dite e mbushur me surpriza te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Ai qe keni ne krah do ketë menduar çdo gjë ne detaje dhe do ua beje çdo moment me emocionues. Edhe për beqaret çdo gjë do shkoje sipas parashikimeve. Ne planin financiar mund te ketë disa te papritura jo te këndshme nëse nuk tregoheni te duruar dhe nëse nuk shpenzoni kuturu.

Luani

Do kuptoheni me se miri me partnerin tuaj sot dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli mes jush. Përfitoni nga kjo dite edhe për te marre vendime te rëndësishme. Beqaret do jene mjaft joshës dhe do bëjnë për vete një person shume te veçante. Rrjedha e jetës suaj mund te ndryshoje rrënjësisht. Financat duhen pasur gjithë kohës ne vëmendje.

Virgjeresha

Edhe pse mjedisi yjor nuk do jete shume i favorshëm për jetën tuaj ne çift, ju do arrini te ruani ekuilibrin financiar. Si ju ashtu edhe partneri do jete me i qarte për atë qe do dhe do e dini çfarë hapash te hedhin. Edhe për beqaret do jete një dite e favorshme. Shfrytëzojeni sa te mundni! Ne planin financiar mos shpenzoni kuturu qe te mos keni vështirësi.

Peshorja

Përgatituni për ndryshime rrënjësore sot ne jetën tuaj ne çift. Ambienti do jete me i ngrohte dhe do e keni te lehte te flisni hapur për gjithçka. Beqaret do jene shume joshës, mirëpo nuk do e takojnë as sot personin për te cilin kane ëndërruar gjate. Te ardhurat do kenë disa përmirësime, megjithatë shpenzimet duhet te vazhdojnë te kryhen me kujdes.

Akrepi

Partneri do iu jap enje lajm shume te rëndësishëm gjate kësaj dite dhe kjo do iu beje te ndiheni për mrekulli. Orët e mbrëmjes do jene te nxehta dhe drithëruese. Shfrytëzojini! Beqaret duhet te mendohen mire për te gjetur se çfarë duan te bëjnë ne te vërtetë para se te hedhin çdo hap. Ne planin financiar nuk do keni shume fat, por as ndonjë problem serioz.

Shigjetari

Do jeni shume te sigurte për lidhjen qe keni krijuar dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Do komunikoni për çdo gjë dhe do i buzëqeshni gjithë kohës njeri-tjetrit. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te krijuar një lidhje te qëndrueshme. Çdo gjë do jete ne dorën e tyre. Ne planin financiar duhet te tregoheni te matur dhe te mos kryeni operacione te mëdha.

Bricjapi

Plutoni do i mbroje gjate gjithë kohës ata qe janë ne një lidhje dhe nuk pritet as problemi me i vogël. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do e sqarojnë gjithçka. Beqaret do vazhdojnë te kenë te njëjtin status. Mos kërkoni te bëni asgjë me inat. Një menaxhim i keq i financave do iu çonte drejt problemeve serioze sot. Tregohuni shume te kujdesshëm.

Ujori

Do keni shume debate sot me atë qe keni ne krah dhe nuk do arrini dot te jetoni qetësisht. Me mire do ishte te qëndroni larg njeri-tjetrit për disa kohe. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë prandaj nuk do e ndiejnë shume nevojën për te krijuar një lidhje. Ne planin financiar do keni shume fat dhe do e stabilizoni shume shpejt situatën.

Peshqit

Dite shume e bukur dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Edhe ata qe kane pasur zënka do pajtohen dhe do shohin me optimizëm drejt se ardhmes. Beqaret do kalojnë momente te mrekullueshme pranë te afërmve. Ne planin financiar Jupiteri do iu ndihmoje te rregulloni problemet financiare dhe te filloni te bëni disa kursime.

“Krisen” mαrrëdhëniet mes familjles Meta dhe ‘çetës anti-amerikane’? Krγemadhi ‘lë në baΙtë’ Berishën dhe zbυΙon raρortin me Bardhin

Deputetja Monika Kryemadhi në një intervistë televizive foli mbi “krisjen” e marrëdhënies së saj me Gazmend Bardhin, por edhe për votën e saj në Kuvend për lejimin e arrestimit të Sali Berishës të cilën e kërkon SPAK.

Gazetari: Do ta votoni lejimin e arrestimit të Sali Berishës në seancë, aleatit të partisë tuaj?

Monika Kryemadhi: Me thënë të drejtën, unë jam partizane që deputetët të mos kenë fare imunitet dhe s’ka pse të vijë SPAK në parlament për të kërkuar deputetë. Për mua çdo deputetë duhet të marrë përgjegjësinë për tu përballur me drejtësinë, a besojmë ne tek kjo drejtësi? Është tjetër gjë, sepse këtë drejtësi e kemi lejuar ne ta kapë Edi Rama, sepse ne dogjëm mandate.

Gazetari: A mendoni edhe ju që SPAK është i kapur nga Edi Rama?

Monika Kryemadhi: Mund të mos jetë i kapur, por është i shantazhuar.

Gazetari: Cili është raporti juaj politik me Gazmend Bardhin?

Monika Kryemadhi: Unë kam shkuar shumë mirë me Gazmend Bardhin që të jem e sinqertë në kohën kur bashkëpunonim me Z. Basha. Kam besuar gjithmonë që ishte i vërtetë në gjërat që thoshte. U zhgënjeva shumë sepse ka thënë diku se i kemi propozuar LSI-së 15 kandidatë në listë të përbashkët në 2021, gjë që nuk është e vërtetë. Ai mund të jetë gënjyer nga Basha pasi të gjithë e dimë tanimë, ne nuk e dëgjuam Ilir Merën kur tha se ai gënjen për orën, por duhet ecur përpara. Kam dyshuar se mund të ishte lojë konflikti i tij me Lulzim Bashën, uroj që të mos jetë.

Gazetari: A keni më dyshime?

Monika Kryemadhi: E kam ndjekur në deklaratat e fundit, qëndrimet që ka bërë, opozitarizmi, dhe mendoj se unifikimi i opozitës është gjë e mirë për të gjithë ne, dhe ai ka rolin e tij në unifikimin e opozitës.

‘Çmendet’ moti në këtë υend! Temρeraturat ρritet të shkojnë minυs 40 gradë

Moti i keq vazhdon të mbizotërojë në Kinë, me temperaturat që janë nën zero në pjesën më të madhe të vendit, duke bërë që autoritetet të kufizojnë udhëtimet.

Temperaturat pritet të shkojnë nën -40 gradë Celsius në pjesën verilindore Heilongjiang dhe rajonit Xinjiang në veriperëndim, sipas parashikimeve të shërbimit meteorologjik kombëtar të vendit.

Në fillim të javës së ardhshme, rekordi i janarit 1980 prej minus 47.9°C në qytetin Tichun në Heilongjiang ka të ngjarë të thyhet. Në provincën Henan, reshjet e borës dhe rrugët me akull, së bashku me mjegullën e dendur shkaktuan shumë aksidente, duke bërë që autoritetet të marrin masa për kontrollin e trafikut.

Autoritetet e trafikut në provincën Ningxia thanë se disa autostrada nuk janë më të sigurta dhe vendosën kufizime të përkohshme të udhëtimit për shkak të reshjeve të borës.

Në Gansu fqinje, disa autostrada u mbyllën gjithashtu dhe disa shërbime të trenave u pezulluan, sipas mediave shtetërore.

Javën e ardhshme masa të ftohta ajrore do të vijojnë të prekin vendin, me temperatura të ulëta në rajonet qendrore dhe lindore. Sinoptikanët thonë se në pjesën më të madhe të vendit do të ketë temperatura më të ftohta se normalja gjatë dhjetë ditëve të ardhshme.

0Ιta Gixhαri sh tαtzënë ρër herë të dγtë? Dalin pamjet

Dyshimet se Olta do të bëhet nënë sërish u hodhën pas paraqitjes së saj disa javë më parë në Tuz të Malit të Zi, për premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” ku vihej re barku i saj i rrumbullakosur.

Por lajmi është konfirmuar dhe Olta Gixhari është në pritje të ëmbël.Kujtojmë që ajo është nënë e një djali, i cili quhet Amar.

Së fundmi, Olta ishte edhe në Spanjë ku bëri disa analiza, moment të cilin e ndau edhe me ndjekësit në Instagram.

FOTO

‘Tërmet’ në oborrin e çiftit Meta-Kryemadhi, ish-krγetarja e LSI zbulon çfarë i sekυestroi SPAK pas hetimeve për dosjen e “zezë” të ραstrimit të parave

Ish-kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një intervistë televizive ka folur për kallëzimet ndaj saj në SPAK, por edhe për sendet e sekuestruara.

Gazetari: E keni apeluar një proces gjyqësor në GJKKO. Për çfarë bëhet fjalë?

Monika Kryemadhi: Ka të bëjë me një send i cili ka të bëjë lidhje me kallëzimet e mija, kjo është, do të keni në të ardhmen…

Gazetari: Pra, SPAK i ka sekuestruar diçka Monika Kryemadhit?

Monika Kryemadhi: Po ka marrë një send i cili ka të bëjë me kallëzimet e mija.

Gazetari: A jeni e shqetësuar ju për këtë send?

Monika Kryemadhi: Fare, përkundrazi, nëse ai send do të merret si provë do t’i shtohet më shumë kallëzimeve dhe argumenteve të mija që unë kam menduar se do t’i nxirrja pak më vonë

Gazetari: Është marrë në shtëpinë tuaj apo në një ambient tjetër?

Monika Kryemadhi: Nuk ka rëndësi!

Kryemadhi: Kallëzimet penale që janë bërë ndaj meje dhe familjes sime nga rrogëtarë të Erion Veliajt. Njëri është një i ashtuquajtur avokat që është i dënuar nja 8 herë për mashtrim dhe falsifikim, një tjetër është rrogëtar i Bashkisë së Tiranës. Ato janë në një proces.

Gazetari: A jeni e shqetësuar për këto kallëzime?

Monika Kryemadhi: Jo fare nuk më shqetësojnë. Pasi nuk kam asgjë për të fshehur dhe të gjitha janë fake, sepse off-shoret e Qipros, dhe paratë ruse janë rrëzuar automatikisht edhe mediatikisht. Por unë do të krijoj të gjithë infrastrukturën qeverisë shqiptare pasi më pas vijnë edhe dëmshpërblimet financiare qe me “Top Channel” që e kam nisur kërkesën për dëmshpërblim me 400 000 euro dhe do të vijnë duke u rritur, dhe bashkëpunimi im me drejtësinë do të jenë maksimale. Kjo është një Strategji e imja ligjore dhe financiare, sepse këta njerëz të cilët kanë bërë padi të rreme do të përgjigjen financiarisht.