‘Tërmet’ në oborrin e çiftit Meta-Kryemadhi, ish-krγetarja e LSI zbulon çfarë i sekυestroi SPAK pas hetimeve për dosjen e “zezë” të ραstrimit të parave

Ish-kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një intervistë televizive ka folur për kallëzimet ndaj saj në SPAK, por edhe për sendet e sekuestruara.

Gazetari: E keni apeluar një proces gjyqësor në GJKKO. Për çfarë bëhet fjalë?

Monika Kryemadhi: Ka të bëjë me një send i cili ka të bëjë lidhje me kallëzimet e mija, kjo është, do të keni në të ardhmen…

Gazetari: Pra, SPAK i ka sekuestruar diçka Monika Kryemadhit?

Monika Kryemadhi: Po ka marrë një send i cili ka të bëjë me kallëzimet e mija.

Gazetari: A jeni e shqetësuar ju për këtë send?

Monika Kryemadhi: Fare, përkundrazi, nëse ai send do të merret si provë do t’i shtohet më shumë kallëzimeve dhe argumenteve të mija që unë kam menduar se do t’i nxirrja pak më vonë

Gazetari: Është marrë në shtëpinë tuaj apo në një ambient tjetër?

Monika Kryemadhi: Nuk ka rëndësi!

Kryemadhi: Kallëzimet penale që janë bërë ndaj meje dhe familjes sime nga rrogëtarë të Erion Veliajt. Njëri është një i ashtuquajtur avokat që është i dënuar nja 8 herë për mashtrim dhe falsifikim, një tjetër është rrogëtar i Bashkisë së Tiranës. Ato janë në një proces.

Gazetari: A jeni e shqetësuar për këto kallëzime?

Monika Kryemadhi: Jo fare nuk më shqetësojnë. Pasi nuk kam asgjë për të fshehur dhe të gjitha janë fake, sepse off-shoret e Qipros, dhe paratë ruse janë rrëzuar automatikisht edhe mediatikisht. Por unë do të krijoj të gjithë infrastrukturën qeverisë shqiptare pasi më pas vijnë edhe dëmshpërblimet financiare qe me “Top Channel” që e kam nisur kërkesën për dëmshpërblim me 400 000 euro dhe do të vijnë duke u rritur, dhe bashkëpunimi im me drejtësinë do të jenë maksimale. Kjo është një Strategji e imja ligjore dhe financiare, sepse këta njerëz të cilët kanë bërë padi të rreme do të përgjigjen financiarisht.