Viktor Zhusti aktori i madh me origjinë greke që dekΙaron se është shqiρtarë festoi ditëΙindjen

Aktori i njohur shqiptar, Viktor Zhusti ka lindur më 8 dhjetor të vitit 1942. Pavarësisht pamjes së tij të re dhe jetes aktive, besojeni ose jo, aktori aq i dashur per publikun dje festoi 81-vjetorin e lindjes.

Ai kurre nuk e ka hedhur poshtë Shqipërinë dhe sa herë që e pyesnin deklaronte: Mamaja ishte greke. Shkova e takova në 1983 në Athinë. Sa më pa më njohu nga sytë

Dhe more pronën e saj në ishull?

Ajo ishte martuar dhe unë ia bleva pjesën tjetër të shtëpisë dy motrave të mia, që mamaja kishte nga një martesë
tjetër.

Po nga babai ishe i pasur?

Nga pasuria e trashëguar e babait kam marrë deri vonë 400 dollarë në muaj derisa qeveria e Tsipras na i preu.

Asgjë nuk mora. Ai ia la të gjitha gruas së dytë, njerkës sime dhe ajo nuk më la asgjë nga inati që unë u bashkova me mamanë time. Ata ishin grekë kurse une jam shqiptarë . Greqi mëmëdheu im, por Shqipëria është toka, atëdheu ku më ka rënë koka.

Ai ka luajtur shumë role dhe përpara viteve ’90 pasi kur lulëzonte veprimtaria në Kinostudio “Shqipëria e Re”, ishte një nga aktorët më të kërkuar. Ka luajtur partizanin e ashpër, por edhe babain e dhembshur, të riun përpara dilemave, por edhe të dashuruarin, që mundohet të tejkalojë paragjykimet.

Disa prej filmave ku ai ka luajtur, mund të përmendim telekomedinë “Shi në Plazh”, ku luan rolin e Alber-it, një nga komeditë më të bukura shqiptare, që i ka rezistuar kohës. Për të vijuar me filmin “nëntori i dytë”, ku luan rolin e Pandeli Sotirit, “Taulanti kërkon një motër”, rolin e babait, Pirros dhe shumë të tjera.

E ραbesυeshme: 45 mijë Ιetra kυndër Kadaresë i janë drejtυar Akademisë së Nobelit

Nga Roland Qafoku

Në librin “Dantja i pashmangshëm” Ismail Kadare shkruan “përpiqem të ngushëlloj veten se popujt energjik si grekët e vjetër dhe hebrenjtë kanë qenë të tillë si ne plot trazim, por për shqipëtarët ndodh kështu se ata në gjirin e tyre kanë shumë zemërim, inate dhe xhelozi”.

Paska qenë që jeta e gjithë krijimtaria e tij të kalojë nëpërmjet spiunimit, kritikave dhe akuzave. Një prej tyre unë po e publikoj sot, përmban një datë të vitit 1958, dhe duhet të jetë bërë nga një moshatar i Ismail Kadaresë nga Gjirokastra.

Gjeniu sapo kishte publikuar poemën “Princesha Argjiro” dhe kjo u shoqërua pikërisht me këtë spiunim. Një djalosh që në atë kohë ka dërguar një letër në organet e Komitetit Qendror dhe e sulmonte egërsisht autorin, pra Ismail Kadarenë, pikërisht për këtë poemë, sipas tij, ajo nuk mbështetet mbi fakte historike dhe nuk duhet të botohej, madje sipas tij kjo ishte një koncept i gabuar dhe antikombëtar.

Ishte me fat që Komiteti Qendror nuk e mori parasysh këtë letër, këtë spiunim, por ai natyrisht e mbajti në dosje dhe krijoi dosjen e tij, dhe imagjinoni që mund të ndërpritej tërë karriera e krijimtarisë së Ismail Kadaresë.

Në këtë letër të shtypur me makinë shkrimi, djaloshi që kishte bërë spiunimin, e që kishte edhe mundësira teknike për të bërë spiunime, e që është një faqe A4, shkruan me detaje për krijimtarinë e Kadaresë, por edhe për vetë Ismail Kadarenë.
Fati ishte, që siç e thamë më lart, që Ismaili të mos pësonte gjë, por sot pas kaq e kaq shumë vitesh është e diskutueshme dhe habitshme se si vazhdojnë të kenë akoma diskutime dhe debate për këtë, gati si tha një gazetar francez kur kishte në intervistë Ismail Kadarenë: “Ky shqiptari këtu akuzohet që nuk vdiq gjatë kohës së komunizmit”, pra është shumë e rëndë kjo dhe që ta kuptojmë këtë e dimë të gjithë që pas vitit 1990 ka pasur me dhjetra sulme, debate, akuza për Ismail Kadarenë, kulmi i tyre është ai që 45 mijë letra janë dërguar në Instituin (akademinë) Nobel në Suedi me kërkesën që Kadare mos ta marrë çmimin Nobel.

Është e turpshme, nuk na bën nder, një masivitet i tillë spiunime, kërkesa të liga etj, për çfarë, për atë që bëri Shqipërinë dhe gjuhën shqipe të njohur ndërkombëtarisht. Ismail Kadare nuk është thjesht një mit për ne, por është letrari, romancieri që e bëri gjuhën shqipe jo të mirë, jo të ëmbël vetëm për ne shqiptarët, por e bëri gjuhën shqipe të jetë e denjë krahas të gjitha gjuhëve të botës.

I përkthyer në 50 gjuhë, Ismail Kadare sot ka libra që vlerësohen nga kritika si më të mirët të letërsisë të shekullit të kaluar, por edhe të këtij shekulli, aq sa gazeta e njohur “Le Monde” shkruante që: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” është një nga 100 librat që njeriu duhet t’i lexojë në jetë”.

Po mbante fjaΙën e tij në Asamblenë Kombëtare, deρuteti pëson sυΙm në zemër. Sitυata e tij në gjendje kritike (Video)

Deputeti turk Hasan Bitmez pësoi një sulm në zemër ndërsa fliste në Asamblenë Kombëtare, duke shkaktuar shqetësim të madh tek kolegët e tij.

Ngjarja ndodhi gjatë debatit të planifikuar për buxhetin për vitin e ardhshëm.

Pasi mori fjalën në emër të partisë së tij, Hassan Bitmez kritikoi ashpër sulmet e Izraelit në Gaza.

Në përfundim të fjalimit të tij 22-minutësh, Bitmez tha: “Ju falënderoj të gjithëve me respekt” dhe u rrëzua, duke goditur kokën në shkallët prej mermeri prapa podiumit. Deputetët shkuan menjëherë pranë tij, për të parë se çfarë ka ndodhur.

Ai ndodhet i shtruar në spital në gjendje jashtëzakonisht të rëndë.

Dy zëvendës mjekë punuan për zemrën e tij për rreth 10 minuta. Më pas ai u transportua me ambulancë, duke vazhduar të merrte masazhe ndërsa ishte në barelë. Ai është trajtuar në spital, ndërsa është bërë e ditur se gjendja e tij shëndetësore mbetet e rëndë.

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë bëri të ditur se Hasan Bitmez ka pësuar infarkt dhe po trajtohet në reanimacion, ndërsa gjendja e tij është jashtëzakonisht kritike dhe e rëndë. Kryetari i Asamblesë Kombëtare ka shkuar me urgjencë në spital, si dhe kryetari i partisë së Bitmezit dhe kolegët e tjerë. Pas incidentit, diskutimet për buxhetin u pezulluan.

Ta q**** nonën”- Çfarë e detγroi Dua Lipën të shρërthejë në të shαra shqip mes emisionit me Seth Meyers (Video)

Dua Lipa, këngëtarja me famë botërore e origjinë shqiptare, e ftuar në emisionin Late Night të Seth Meyers.

Gjatë emisionin ajo u pyet për të sharën e saj të preferuar në gjuhën shqipe.

“Ta q**** nonën”, thotë Dua Lipa në shqip, ndërsa ia përkthen moderatorit “I’ll f*** your mom”.

Mes të qeshurash, Seth përsërit disa herë shprehjen, duke u drejtuar nga kamera.

Shiko videon më poshtë:

Dua foli edhe për hitin e saj më të ri “Houdini”, ndërsa përgatisnin kokteje të ndryshme.

Hiti i këngëtares “Dance the Night” është kandidat për Këngën e Vitit në Grammy Awards 2024. Kategoria prezantohet për kompozitorët, të cilët përfshijnë Lipa, Ronson, Carolina Ailin dhe Andreë Wyatt.

“Dronët “Baγraktar” së shρejti pjesë e Forcave të Armαtosυra”, Rama: Rëndësi për sigυrinë kombëtare! (Video)

Dronët “Bayraktar” së shpejti do të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Facebook, një video të dronëve, ndërsa thekson se i përkasin një teknologjie më të lartë të fluturimeve që përdoren për misione ushtarake.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama:

Kjo është pamja e dronëve “Bayraktar” që shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave tona të Armatosura, teknologjia më e lartë e fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile.

Kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve përbën rëndësi të veçantë në funksion të sigurisë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës, si respektim i detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s

Të përkushtuar për të përdorur teknologjinë më të avancuar në mbrojtjen e territorit tonë.

https://www.facebook.com/ediramaal?ref=embed_video

Shqiρja, gjυha mbi 6000 υjeçare/ Elena Kocαqi: Greqia nuk ka komb, ka një bαshkim fetαr!

Elena Kocaqi

Gjuha Shqipe mbi 6000 vjeçare sipas studimit të 33 gjuhëtarëve profesionist ndërkombëtar!

Ça kanë për të thënë këta specialistët shqiptar të gjuhësisë? Pra 33 gjuhëtar profesionist boterore nxjerrin shqipen si gjuhën më të vjetër të sistemit Indo- Evropian qe flitet prej së paku 6 mijë vjet dhe me fillesat tek 8 mijë vjet. E vërteta zhytet po kurrë nuk mbytet. Pas shqipes ata listojnë armenishten dhe me pas greqishten.

Ne fakt nga historia e gjuhës del qartë që armenishtja eshte degë e Shqipes, sepse një degë e frigasve dhe pellazgve te Thesalisë, iku ne Armeni. Ndersa greqishtja teknike fal fjalëve te Shqipes qe i ka qe nga Homerishtja, e ka marr kete status.

Ku është ai akademiku i madh qe thosh kjo nuk është shkencë, kur ne fakt nuk e ka idenë e shkencës.

Ky është fillimi, Shqipja është më shumë sesa kaq.

PS: ju prindër që ju mohoni fëmijëve tuaj Shqipen jeni thjesht mjeran.

PS: këto gjera i kam shkruar prej vitesh. Thjesht dua tu them atyre pakve qe shpesh janë tallur e kanë qeshur se ja dolëm dhe do ja dalim.

Feston sot ditën e Ιindjes, ja sa vite mbυsh aktori i mirënjohυr i skenës shqiptare

Aktori i njohur i skenës dhe kinemasë Petrit Malaj ka lindur në 12 nëntor këtë vit ka festuar ditëlindjen e 62.

Petrit Malaj, tani drejtues i Univeristeti të Arteve, është aktori i njohur për publikun shqiptar, ku me personazhet e interpretuara prej tij ka fituar simpatinë e të gjithëve. Malaj ka luajtur krah figurave më të mëdha të filmit shqiptar. Figura ikonike të ekranit dhe teatrit, të cilët janë krenaria e artit shqiptar si: Sandër Prosi, Kadri Roshi, Robert Ndrenika, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Ndrek Luca, Timo Flloko, Kastriot Çaushi, e shumë artistë të tjerë dhe regjizorë të talentuar. Malaj është vlerësuar edhe me shumë çmime të rëndësishme ku do të veçonim, medalja “Naim Frashëri” akorduar nga Kuvendi i Shqipërisë, medaljonin e festivalit në “Festivalin e Pestë të Filmit Shqiptar” si dhe shumë diploma të tjera për aktivitetin krijues e artistik.

Kujtojmë se pak javë më parë,Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj, të cilin e uroi për detyrën dhe shfaqi shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy shteteve simotra.

Petrit Malaj të cilin e njohim ndryshe edhe si “Doktor Bardhyli”, së fundmi u angazhua edhe në politikë, ku në zjgedhjet e funit pranoi ftesën e Kryeministrit për të qenë kandidat i Partisë Socialistë në Kukës.

Malaj është babi i dy fëmijëve, Erionit dhe Dartit, të cilët e kanë bërë gjysh 3 herë.

“Vrαsja e Liridonës krim mαsonik”/ Studiuesi: Ja domethënia e 3 gishtaυe, që Naimi i υendosi në baΙΙë

Vrasja e Liridona Ademaj është ende e rrethuar nga msiteri, dhe nuk dihen rrethasnat e plota të krimit të rëndë.

I ftuar në “Shqipëria LIVE”, konspiracionisti Arianit Sllamniku deklaroi se sipas tij, ky është një krim masonik. Ai e lidhi dyshimin e tij me disa fakte, që kanë të bëjnë me numrin 3, si mosha e Liridonës dhe Naimit apo edhe fakti që Naimi gjatë ceremonisë së varrimti i ka vendosur në ballë 3 gishta bashkëshortes së tij të vdekur.

“Unë dyshoj për ndonjë ritual masonik sepse ajo ka qenë në moshën 30-vjeçare kur është vrarë, por mediat e kanë nxjerrë se është 33 vjeç. 33 është grada më e lartë masonike. 33 mijë euro ishte dhe shuma që u pagua për vrasjen e saj, po ashtu janë 3 persona kryesorë të përfshirë në këtë ngjarje.

Edhe 3 gishtat që ai i ka vendosur Naimi Liridonës në ballë pas vrasjes, është simbol masonik. Unë dyshoj që ka qenë një ritual masonik që Naimi e ka ditur. Është lojë arrestimi i tij, sepse ai nuk do dënohet. Ligjin e bëjnë të fortët dhe është në dën të më të dobëtve.”– tha Arianiti.

Flet Shαban Murseli, babai i Naim Mυrselit: Djalin tim e njihnin Dua Lipa dhe Rita Ora. I kthyen të gjithë shρinën pas trαgjedisë

Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, në një intervistë për “Jetë Shqiptare” në RTSH ka rikonfirmuar takimin me djalin e tij në burg dhe ka hedhur poshtë aludimet mbi jetën e shfrenuar të të birit.

Murseli u shpreh se Naimi nuk ka pasur asnjë borxh dhe se në Suedi jetonte në shtëpi moderne.

Ai ka shtuar se nuk ka qenë në dijeni të problemeve martesore mes të ndjerës Liridona dhe Naimit.

Pjesë nga intervista:

Nuk ka pasur probleme financiare?

Naimi ka punuar, njeri më punëtor se Naimi nuk di. Naimi ka punuar që 14-vjeç. Nuk ka borxhe.

Ka shprehur pakënaqësi me Liridonën?

Kurrë në jetë nuk e kam ditur për asnjë problem. As Liridona, as Naimi s’ma kanë thënë diçka të tillë.

Biseda e fundit ka qenë më 28 nëntor. Kam bërë shaka me të, kam dërguar një fotografi të Albin Kurtit duke uruar 28 nëntorin. Ka qeshur. Kemi patur marrëdhënie shumë të mira.

Raporti me vrasësit, thjesht njohje, apo më të ngushta?

Unë me Kushtrimin e kam djalë motre. Nuk e di që ka patur njohje. Ato i zbardh prokuroria. Kushtrimi është nipi.

Çfarë reagimi ka patur Kushtrimi kur ka marrë vesh ngjarjen?

Unë kam udhëtuar mbi 35 orë, i tronditur, i lodhur. Të vetmin informacion e mësova nga mediat. Dhashë dhe një deklaratë nga varrezat.

Njerëzit këtu ishin më të informuar. Unë s’kam patur asnjë informacion. Është arrestuar Naimi në oborr dhe unë s’dija gjë.

Kur kanë bastisur dhomën e Naimit më kanë informuar.

Jeta e shfrenuar e Naimit, kontaktet me njerëz shumë të famshëm. Çdo thoni për deklaratat e bëra së fundmi se nuk ka qenë shumë familjar?

Sa i përket jetës së Naimit, kurrë jeta e tij nuk e ka ditur se ç’është bixhozi. E ka urrejtje edhe kjo që flitet për gjininë e njëjtë.

As kafe nuk pi, as alkoolin. Sa i përket fotografive, nuk është e vërtetë, se i dëgjoj ato deklarata. Për Naimin kanë pasur respekt të gjithë derisa ndodhi ky rast. Ne ishim në hotel kur e ka thërritur babai i Rita Orës.

Ka qenë djalë i sjellshëm, e kanë njohur edhe Dua Lipa dhe Rita Ora. Pas tragjedisë, njerëzit i kthyen shpinën.

Marrëdhënia juaj me familjen e Liridonës si ka qenë?

Me familjen e Liridonës jemi miq prej 50 vitesh. Nuk jena njohur mes Liridonës e Naimit, por kemi lidhje familjare. Familja e Liridonës edhe të më bëj rrafsh, është e mrekullueshme.

TMERR/ Shkoi e νetme nga Tirana në Pejë, 23-υjeçarja ρërdh*nohet në Kosovë

Një rast i rëndë abuzimi dhe shfrytëzimi seksual ka ndodhur në Kosovë, ku viktima është një 23-vjeçare me probleme të shëndetit mendor.

Vajza është me origjinë nga Shqipëria dhe prej disa ditësh, ishte shpallur e zhdukur në vendin tonë. Raportohet se 23-vjeçarja ishte nisur e vetme me autobus nga Tirana dhe kishte mbërritur në Pejë.

Ajo është gjetur më 8 dhjetor pasi familjarët dhe policia kishin shkuar aty për ta kërkuar. Në momentin kur vajza është gjetur, ajo ka qenë në gjendje shumë të rëndë psikologjike dhe shëndetësore, por pa shenja dhune në trup. Megjithatë, kontrollet mjekësore zbuluan se ajo ishte përdhunuar.

Sipas autoriteteve, abuzimi seksual ka ndodhur në një shtëpi të pabanuar dhe dyshohet se janë të përfshirë disa persona. Momentalisht po kryhen hetime dhe janë parë kamerat e sigurisë në zonat e qytetit ku vajza ka lëvizur, për të zbuluar më shumë për atë se çfarë ka ndodhur me të.

Momentalisht hetimet vazhdojnë per të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë.