‘Në “Big Brother” ka fαntazma’! Erjola qan me dënesë: Çohesha me shenja në trυρ, i kërkova Ervinit që të më … (Video)

Modelja Erjola Doçi ka shpërthyer në të qara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Teksa bisedonte me banorët, ajo ka rrëfyer se ka vuajtur prej kohësh nga ankthi e se ndjente prezenca të tjera në shtëpi.

Moderatorja fliste dhe qante, në bisedë hyri edhe astrologia Meri Shehu, e cila gjithashtu pretendoi se në “Big Brother” ka ndjerë prezencë fantazmash.

BISEDA:

Erjola: Më demoralizon o Meri. Për shpirt të babait, isha ulur aty desh me ndali frymë

Meri Shehu: Unë kam ndjerë fantazma në shtëpi. E kapi fantazma këtë (për Erjolën)

Erjola: Gjithmonë o Juli duhet të më ndodhë diçka. Edhe dje ia kam dhënë dorën Ervinit që të më këndonte një sure. Ma kanë nxirë jetën. Edhe natën shihja hije. Kush dreqin i bën këto gjëra ia kthen Zoti! Më ka ndodhur, nuk e di ti se çfarë kam kaluar unë se nuk e kam ndarë me njerëz.

Romeo: Mos u fikso me këto gjëra.

Erjola: Nuk fiksohem ka vite ky muhabet. Edhe natën…Nuk fiksohem, se kam shkuar dhe jam parë në vend të mirë. Kam vuajtur unë nga ajo pjesë, çohesha me shenja në trup.

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8ce1984a-f6df-44cd-8597-4493db067944&ig_mid=7993D68A-8C84-4569-BA52-2CBE36610BDF

Mαrk Zuckerberg kërkon falje për demet e shkaktυara nga mediat sociale: Askush nuk duhet të vυajë si ju

Mark Zuckerberg Drejtor i Përgjithshëm i Meta, platformave më të mëdha sociale, ka kërkuar falje familjeve të pranishme në seancën e Komititetit Gjyqësor të Senatit.

Shefat e pesë kompanive të mëdha të teknologjisë akuzohen për dëme të mundshme nga produktete e tyre tek adoleshentët, duke përfshirë shqetësimin se rrezikon ti çojë ata në depresion apo edhe në ngjarje fatale si vetëvrasje. Zuckerberg tha se i vjen keq qe gjërat kanë shkuar kështu për familjet tuaja.“Më vjen keq për gjithçka që keni kaluar. Askush nuk duhet t’i kalojë gjërat që kanë vuajtur familjet tuaja dhe kjo është arsyeja pse ne investojmë kaq shumë dhe do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje në të gjithë industrinë për t’u siguruar që askush nuk duhet të kalojë gjërat që kanë vuajtur familjet tuaja.”

Si përgjigje ndaj faljes së kërkuar nga ana e Zuckerberg, Senatori republikan Josh Hawey i bëri thirrje atij që si miliarder të “kompesojë” familjet, fëmijët e të cilëve janë prekur nga platformat e tij.

Grυaja υdiq pas lindjes në maternitetin e Beratit/ Bαshkëshorti kërkon drejtësi: I kishin lënë ρΙacentën brenda

“Në sallën e operacionit pashë pjesë që janë hequr nga trupi i saj”

Fisnik Habibi kërkon drejtësi për bashkëshorten e tij, Miliena Sadushi e cila humbi jetën në maternitetin e Beratit pasi lindi vajzën e saj të tretë, 6 muaj më parë.

Habibi akuzon mjekët për mjekim të pakujdeshëm, pasi 40-vjeçarja iu nënshtrua një operacioni po në këtë maternitet. Ai tregon se atë ditë ai mundi të hynte në sallën e operacionit, dhe pa që nga trupi i saj ishte nxjerrë placenta, e cila kishte mbetur në trup që nga lindja.

“Një problem me operimin e parë në lindje, janë munduar në operimin e dytë të bëjnë dicka për infeksionin. Në sallën e operacionit pashë pjesë që janë hequr nga trupi i saj. E pyeta çfarë janë këta. Kurrë nuk na tha që është keq gjëndja por do të rregullohet. Njerëzit e mi kanë thënë se ishte placentë, doktoresha nuk më ka thënë çfarë është.”- tregon ai.

Pasi gjëndja e saj nuk po përmirësohej, familjarët e dërguan në spitalin e Milanos ku 40-vjeçarja vdiq pas mbërritjes. Mjekët italianë thonë se Milena vdiq si pasojë e mjekimit të pakujdeshëm.

“Ato 173 faqe tregojnë se në çfarë gjëndje ka vajtur në Itali më 1 shtator. Për ato 8 ditë sa ka qenë atje tregojnë sa e infektuar ka qenë dhe problematikat që ka pasur kur ka mbërritur. I gjithë stafi i spitalit të Milanos tregojnë rastin e saj. Pakujdesia, papastëria.”– tregon bashkëshorti i të ndjerës, i cili kërkon drejtësi nga shteti shqiptar dhe thotë se nuk do të heqë dorë duke e çuar cështjen deri në Strasburg.

“Do luftoj tërë jetën. Dua vetëm drejtësi. Nuk na tregoi mjekja. Vij shpesh, paraqitem në prokurori. U bë 5 muaj e ende nuk kemi asgjë. Do e çoj deri në Strasburg. Nëse ka pasur probleme gruaja ime, si erdhi në këmbët e veta? Lindi shumë mirë. Fëmija lindi 4.3 kg”- tha ai.

TRAGJIKE/ U rrëzυa nga shtγlla teksa ρυnonte, ndërron jetë elektriçisti 32-vjeçar

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Koshavicë

32-vjeçari Ylli Boba me profesion elektriçist ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e një incidenti teksa po punonte.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Koshavicë, të njësisë administrative Shupenzë, në Buqizë. Bëhet me dije se i riu është rrëzuar nga shtylla teksa po punonte dhe është dërguar menjëherë për në spital, por pavarësisht ndihmës së mjekëve nuk ka mundur të shpëtojë.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Bëhet υirale videoja kur bυrri i Arbana Osmanit zbυloi se Arbër Hajderi merr informata nga regjia ρërmes orës inteΙigjente

Në rrjetet sociale është shpërndarë së fundmi një video e vjetër e ish-regjisorit të Big Brother VIP Albania, Eduart Grishaj, e cila po shkakton debat tek ndjekësit e këtij reality-show.

Video e cila është regjistruar vitin e kaluar në emisionin “Fan Club” të vitit të kaluar, ka ngjallur interes të ri-dëgjuar pas komenteve të opinionistit Arbër Hajdari në edicionin e sivjetmë të Big Brother VIP Albania.Në këtë intervistë, moderatorja Megi Pojani e kishte pyetur Grishajn nëse ishte e vërtetë që Arbri përdor kufje dhe merr instruksione nga regjia gjatë emisionit.

Ndërsa Eduart Grishaj e mohoi ekzistencën e kufjeve, ai zbuloi se Arbri përdor një orë inteligjente nga e cila, sipas tij, regjia i dërgon informata dhe udhëzime.

Ky detaj është bërë viral në TikTok dhe X (ish-Twitter).

I maskυαr si lypës/ Kush është hajdυti që vodhi “Range”-in e parkuar në qendër të Tiranës (EMRI)

Autori ishte maskuar si lypës në momentin kur ka vjedhur makinën

Një automjet luksoz Range Rover u vodh mbrëmjen e djeshme, pranë stadiumit Arena Kombëtare.

Mjeti ishte i parkuar në momenti ne grabitjes, teksa pronari njoftoi policinë sapo konstatoi vjedhjen. Policia rrugore e cila u sinjalizua për ngjarjen nisi kontrollet në terren dhe falë ndërhyrjes në kohë, mjeti u gjet në Kamëz, duke lëvizur në drejtim të Fushë Krujës.

Policia arrestoi në flagrancë autorin e identifikuar si Adrian Hamalli, i cili ishte maskuar si lypës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:00, më datë 30.01.2024, u raportua vjedhja e një Range Rover-i me ngjyrë të zezë dhe targë AC007TC pranë hotel Marriott. Falë reagimit të shpejtë të shërbimeve të qarkullimit, mjeti u lokalizua dhe u bë bllokimi i tij. Shtetasi Adrian Hamalli u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin e vjedhur dhe tashmë është nën shoqërimin e Komisariatit Nr. 5.

IKU NË LULE TË RINISË/ MESAZHI PREKËS I DARDËS NGA KORÇA: “JO ME TË ZEZA ,NARDI MOS HARRO KITARËN…

Darda Dhimo, 20-vjeçarja nga Korça, që pak muaj më parë kishte zbuluar se ishte me leucemi akute, ka ndërruar jetë sot .Ndersa nje reagim prekes vjen edhe nga Kisha Ungjillore Korçë:

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se Darda ndërroi jetë herët në mëngjes. Darda është me Zotin tani!” përcjell njoftimin e trishtë Kisha Ungjillore e Korçës. Nesër, datë 01.02.2024 në orën 11:00 në sallën e Kishës Ungjillore Korçë do të mbahet shërbesa e funeralit për Dardën. Dhe në 13:00 përcjellja e saj për në varreza.

Këto janë fjalët e fundit të Dardës:

Shkunde predikimin Loren me SHPRESË dhe DASHURINË e Perendisë!

Nardi mos harro kitarën! Grupi I adhurimit të lavdërojë Perëndinë si asnjëherë! JO ME TE ZEZA në veshje! Nga Kisha të dalë trupi!

19 – vjeçarja, studente e psikologjisë me një buzëqeshje dhe forcë të adhurueshme, tregoi sesi e zbuloi sëmundjen e leuçemisë. Ajo tha se gjithçka ndodhi fare rastësisht dhe se nuk pati asnjë shenjë të sëmundjes teksa një ditë shkoi të dhuronte gjak, të bënte një vepër humane, të ndihmonte bashkëmoshatarët e saj, por aty jeta e saj do të merrte kthesën. Analizat e menjëhershme treguan që jo vetëm s’mund te dhuronte gjak por ajo që mësoi në ato çaste ishte tronditëse

https://mobile.facebook.com/KishaUngjilloreKorce/posts/762686309228099?ref=embed_post&wtsid=rdr_0TQgtr71Ev7HQAr7u&_rdc=1&_rdr

Vrαu agjentin “Doda”! Kush është Hoxha që ekzekυtoi shoqërυesin e Mond Kosenit?

Shqipëria i kërkon Britanisë së Madhe të ekstradojë Donald Hoxhën, i cili dyshohet për përfshirje në vrasjen e Roland Rexhepit, ish-agjenti i Antidrogës i thirrur me nofkën “Doda” më 2009 në Elbasan. Hoxha ishte 18-vjeç në kohën e vrasjes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 29 korrik 2009 në lagjen Vullnetari në Elbasan, ku ish-punonjësi i Antidrogës në Drejtorinë e Policisë Elbasan, mbeti i vrarë pas disa të shtënave me armë. Rexhepi është ekzekutuar sapo ka dalë nga pallati i tij, duke ju drejtuar garazhit për të marrë makinën dhe larguar në punë.

Në këtë moment i është afruar me motor njëri nga autorët e krimit, Armando Llakaj, i cili ka hapur zjarr në drejtim të Rexhepit duke e lënë të vdekur në vend. Për këtë ngjarje të rëndë që erdhi si rezultat i përplasjes mes grupit të Çapjave dhe familjes Mema në Elbasan, dy prokurorët e Elbasanit Milan Laskaj dhe Ritvan Suka, mundën të sigurojnë prova dhe arrestojnë Marjus Tafën dhe Armando Llakajn. Të dy këta persona konsideroheshin në 2009 si njerëz të afërm të familjes Çapja, ndërsa tashmë janë dënuar me 24 dhe 23 vite burgim, ku vijojnë të vuajnë dënimin në burgun e Peqinit.

Ndërkohë, pas 12 vite nga kjo ngjarje Prokuroria ka mundur të identifikojë dhe t’i komunikojë arrestin Florind Shabanit, njërit nga bashkëpuntorët në këtë vrasje. Identifikimi i Shabanit është kryer duke analizuar një profil ADN-je që është gjendur në një kapuç dhe një bisht cigare. Ky profil ka dalë i njëjtë me atë që ka dhe Florind Shabani.

“Shqiρonja” shtrin në ρarking trafikαntët që po shkëmbenin drogën(Video)

U kapën në flagrancë duke shkëmbyer drogë, vihen në pranga 4 persona. Sekuestrohen 16.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 90 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, shuma parash dhe 5 celularë.

“Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve D. D., 32 vjeç, H. Z., 23 vjeç, V. K., 23 vjeç dhe H. M., 23 vjeç.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta shtetas janë kapur në flagrancë, në parkingun e një qendre tregtare në periferi të Tiranës, duke shkëmbyer 2 qese plastike brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 16.2 kg.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit H. M., në Korçë, shërbimet e DVP Korçë gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë” njofton policia.

https://www.facebook.com/share/v/bwx5wUH58ySFmsha/?mibextid=I6gGtw

“Do marr hak vetë ρersonalisht”/ Vëllai nuk fal υdekjes e motrës tek Sρitali Amerikαn në Tiranë

E reja iu nënshtrua një procedure estetike të liposucionit ditën e hënë

Arenc Hasalla, vëllai i 28-vjeçares që vdiq ditën e djeshme në Spitalin Amerikan në Tiranë, ka thënë se do të marrë hak për të motrën.

“Motra vuante nga kanceri dhe s`duhet ta kishin operuar, pasi kartelën e kishin,” u shpreh ai për Breaking në Top News.

E reja 31-vjeçare, Irida Hasalla, ka ndërruar jetë tragjikisht ditën e djeshme në Spitalin Amerikan II pas një ndërhyrje estetike për rënie në peshë.

E reja iu nënshtrua një procedure estetike të liposucionit ditën e hënë, ndërsa të martën pësoi trompozë dhe ndërroi jetë.

Por sipas familjarëve 31-vjeçarja nuk duhet të operohej pasi njëkohësisht kurohej për kancerin në mitër në Belgjikë.