Kjo është g.. rυαja, 46-υj eçαrja që i ρreu or gαnet bυrrit dhe i zieu në teηxhere(Detaje)

Teresa Peric, 46 vjeç, besohet se ka droguar 42-vjeçarin Srdjan Peric përpara se ta godiste për vdekje, e më pas ta priste në copa e t’i ziente në një tenxhere të madhe.

Tereza Peric, është gruaja protagoniste e ngjarjes horror në Serbi e cila dyshohet se drogoi të shoqin, e theri për vdekje, i preu këmbët dhe organet gjenitale dhe i zieu në një tenxhere.

Ajo është arrestuar si e dyshuar për vrasjen e tij. 46-vjeçarja akuzohet se i ka prerë testikujt të shoqit me sharrë elektrike dhe i ka gatuar në një enë të madhe.

Vrasja e tmerrshme thuhet se ndodhi në shtëpinë e familjes në Zrenjanin, Serbi, rreth orës 21:00 të së martës.

Vajza adoleshente e Terezës thuhet se ka qenë dëshmitare e vrasjes së tmerrshme dhe ndodhet në gjendje shoku.

Një tjetër prej fëmijëve të gruas nga martesa e mëparshme e saj dhe i identifikuar si D.Lj. zbuloi se njerku i saj i droguar ishte zgjuar kur ajo po e qëllonte me thikë, raporton Daily Star.

“Isha me g. rύαn e fiΙαnit”, Gjyste Vulaj befasοn: Kam b. ërë s* κs me bϋrrin e…!!

Këngëtarja Gjyste Vulaj ka treguar detaje rreth jetës së saj personale.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Gjystja tregoi njohjen me bashkëshortin e saj dhe foli për jetën e tyre in.time.

E pyetur për të dashurit e saj dhe tr.adhtitë, këngëtarja tha se i vetmi mashkull, që ka pasur në jetën e saj është pikërisht bashkëshorti, Sokoli.

“Unë e fejuar me të që 16 vjeç, boll e kam pasur.

S’më ka shkuar ndërmend, jo të kem një tjetër lidhje, por as të kryej marrëdhënie s.ek.suale me dikë sa për një natë.

Kemi akoma jetë int.ime bashkë, kjo gjë nuk diskutohet, por s’e imagjinoj dot veten me dikë tjetër.

Kur i dëgjoj të tjerët të thonë ‘isha me gruan e filanit’, se imagjinoj dot të thonë emrin tim,”– tha këngëtarja.

“Armën ma dha një shqiρtar”/ Vrau ραrtneren dhe më pas shkoi në kafe me miqtë, 71-vjeçari “zbërthehet” para hetυesve

Vrasja e një 43-vjeçareje nga partneri i saj ka tronditur Greqinë në orët e fundit. Krimi u regjistrua dje në Salamina.

71-vjeçari ka mbërritur në Gjykatën e Pireut pa u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. 71-vjeçari, i cili u arrestua në Keratsini nga efektivët e Drejtorisë së Sigurisë së Pireut, pasditen e së martës, ka rrëfyer vrasjen e partneres së tij Gjeorgjia.

Siç ka thënë në polici, 43-vjeçaren e ka vrarë për xhelozi dashurie. “Ajo kishte një lidhje me dikë tjetër. E mora vesh, u çmenda dhe vendosa ta vrisja”, mësohet të ketë thënë ai .

Ndërkohë menjëherë pas krimit, autori ka shkuar për kafe në Keratsini me miqtë e tij!

Që në momentin e parë të arrestimit, 71-vjeçari, i cili është shofer autobusi dhe prej shtatë vitesh ishte në lidhje me viktimën, nuk ka shfaqur asnjë gjurmë pendimi për aktin e tij.

Për armën e krimit, që e posedonte në mënyrë të paligjshme, ai pretendon se e ka marrë nga një shqiptar që punonte në lokalin e ishullit.

Këmbimi υαlutor/ Me sa blihen e shiten doΙΙari dhe euro, ja çfarë po ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimi valutor sot një dollar amerikan do blihet me 93.6 lekë dhe do shitet me 94.7 lekë.

Monedha evropiane euro do blihet me 101.2 lekë dhe do shitet me 102 lekë,

ndërsa franga zvicerane do blihet me 106.8 lekë dhe do shitet me 108.

Ndërkohë paundi britanik sot do blihet me 118 lekë dhe do të shitet me 119.2 lekë.

Lirohet nga bυrgu i forti “Reqi i Korçës”

Është liruar nga burgu Elton alias Gentian Goskova, i njohur ndryshe si “Reqi i Korçës”. Ndërsa në kërkim vijon të qëndrojë Ervis Kosova, i cili për të njëjtën vepër penale që akuzohej Goskova, është dënuar me 2 vite e 4 muaj burgim.

Gazetari Elton Qyno shkruan se lirimi i Goskovës është kryer pasi nga përllogaritjet e kryera nga Drejtoria e Burgjeve, ka rezultuar se ai kishte përfunduar dënimin me 3 vite e 6 muaj burgim të dhënë nga Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimet të Organizuar.

48-vjeçari Goskova, i cili konsiderohet si i “forti” i Korçës u arrestua në 20 shkurt 2022 nga Prokuroria e Posaçme SPAK, pasi u përfshi në një ngjarje për korruptimin e të penduarit të SPAK, Luftar Reçi, i cili prej tre vite po bashkëpunon me prokurorinë.

Sipas dosjes hetimore, Ervis Kosova dhe Elton Goskova, kanë bërë përpjekje të shumta për të korruptuar dëshmitarin Luftar Reçi, që mbahej i izoluar në burgun e Drenovës në Korçë.

Rreth 260 mijë euro i janë ofruar bashkëpunëtorit të SPAK-ut në këmbim të tërheqjes së dëshmisë për implikimin e Emiljano Shullazit në vrasjen e Vajdin Lamajt dhe mikut të tij, Artan Arsi në vitin 2005.

Luftar Reçi është një nga 7 të pandehurit e SPAK të cilët nën operacionin “asgjë nuk harrohet” janë dërguar në gjykatë si autorë të grupeve kriminale që ekzekutuan në 2005 Klodian Saliun, Vajdin Lamen dhe shtetasin Artan Arsi.

Mes të pandehurve të cilët implikohen nga dëshmia e Luftar Reçit në vrasjen e Vajdin Lamaj janë: Viktor Bajraktari (Imeraj), Emiljano Shullazi, Indrit Taulla dhe vetë Luftar Reçi./ Elton Qyno

Gjimshiti la fushën i dëmtυαr, vijnë lαjmet e mira për Silvinjon. Ja sa do të mυngojë kapiteni kuqezi

Mbrojtësi Berat Gjimshiti doli mbrëmë nga fusha pas një dëmtimi në ndeshjen ndaj Torinos.

Mediat italiane kanë zbuluar se bëhet fjalë për një tërheqje muskulore në kofshën e majtë. Në pritje të analizave më të detajuara, ai pritet të mungojë afro 15 ditë.

Kapiteni kuqezi pritet të mungojë në sfidën kundër Milanit më 9 dhjetor, kjo e shqetëson shumë trajnerin e Atalantas, Gasperinin. Në 13 ndeshje, ai ka qenë i saktë në 89% të pasimeve, ndërsa është ndëshkuar vetëm 2 herë me karton të verdhë, një statistikë shumë domethënëse për një mbrojtës.

Ky është një lajm i mirë për Silvinjon dhe Kombëtaren kuqezi pasi të gjithë kishin frikë për dëmtimin e kapitenit dhe se mund të rrezikonte të humbiste Europianin.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Mërkυrë 6 Dhjetor 2023

Dashi

Do të mërziteni me ata që nuk ju kuptojnë, dhe që duan të kenë të drejtë me çdo kusht. Por mos e teproni, ndoshta nga ana tjetër, mund të ketë më shumë dëshirë dhe gatishmëri nga sa mendoni. Ata që janë vetëm do të kenë njohje dhe eksperienca të reja. Sa i takon sferës profesionale, parashikohen avantazhe të vazhdueshme, sidomos në sektorin financiar.

Demi

Raportet sentimentale janë të destinuara të rriten dhe fantazia do të jetë aleatja juaj më e ngushtë, në sajë të ndikimit të Mërkurit, Venusit dhe Neptunit. Për ata që janë vetëm, priten të reja interesante që do i rikthejnë në lojë. Shpirti i iniciativës do ju udhëheqë në punë, duke shënuar përmirësime të ndjeshme, sidomos nëse keni një aktivitet të pavarur.

Binjakët

Do të keni mundësi të shumta për të zgjidhur ndonjë problem në fushën e ndjenjave. Kërkoni ndjesë, hidheni ju hapin e parë dhe çdo gjë do të rregullohet! Nëse jeni vetëm, kushtojani kohën më të mirë një miqësie, e cila mund të ndryshojë tërësisht jetën tuaj. Në sferën profesionale i keni rrugët e hapura, për të marrë suksesin që meritoni. Herët apo vonë do të vijë, mos u dëshpëroni.

Gaforrja

Ruajtja e qetësisë gjatë kësaj dite do të jetë vërtetë e vështirë dhe do ju duhet të bëni një sforco të madhe për t’ia dalë. Kërkojini partnerit/es që të dilni në mënyrë që të mos bini në rutinën e mërzitshme. Ata që janë vetëm, do të marrin vlerësime që do të lënë gjurmë.

Mos u kushtoni rëndësi zilive në profesion, përkundrazi buzëqeshni dhe vazhdoni rrugën tuaj. Rezultatet nuk kanë përfunduar ende!

Luani

Frika se keni bërë diçka të pakënaqshme po ju torturon, por bëni mirë të jeni të qartë në shprehjen e mendimeve tuaja me partnerin/en, dhe do të merrni faljen. Nëse jeni vetëm, do të keni një ditë plotësisht për veten, ku duhet të pushoni për të rikuperuar forcat.

Një problem në punë ju shqetëson, ndaj bëni mirë të reagoni, nëse nuk doni që të ardhurat tuaja të cenohen.

Virgjëresha

Hëna dhe Saturni ju dhurojnë entuziazëm dhe pozitivitet. Do të jeni aq shumë të motivuar, sa që nuk do e vini re që partneri/ja, po ju lë pas dore. Përmirësime të ndjeshme, parashikohen për ata që janë vetëm, ku veçanërisht mbrëmja do të jetë hyjnore. Në sferën profesionale, ekziston mundësia e një ndryshimi, ndoshta mund të jetë pikërisht ajo që prisnit.

Peshorja

Pas një periudhe rrëzimi, vjen sërish ngritja. Raporti me personin që dashuroni do të gjallërohet, duke sheshuar të gjithë keqkuptimet që keni pasur. Për ata që janë vetëm, parashikohen të papritura si dhe vështirësi për të gjetur personin ideal. Në punë, planifikoni urgjent ndonjë ide apo strategji, për të arritur aty ku dëshironi.

Akrepi

Kjo ditë do ju lodhë për të arritur harmoninë që dëshironi, në raportin me partnerin/en. Disa keqkuptime në dashuri, nuk do të jenë të lehta për t’u menaxhuar. Ata që janë vetëm do të përballen me një zhgënjim. Në raportet profesionale, bëni mirë që të analizoni situatën para se të veproni.

Shigjetari

Mos shpenzoni më kohë, para se ti jepni fund një lidhje që nuk ju çon askund. Ndërkohë çiftet e reja, do të bëjnë projekte për të ardhmen. Ata që janë vetëm, do të kalojnë një mbrëmje zbavitëse, nën shoqërinë e miqve të tyre. Në punë, bëni kujdes nga ndonjë “thumb” i papritur.

Bricjapi

Do të jeni më aktivë se zakonisht, ku do të ndiheni të pushtuar nga një ajër i freskët. Gjithçka në sajë të ndikimit të Hënës, gjë që do të bëjë që partneri/ja t’iu konsiderojë më joshës se zakonisht. Ata që janë vetëm gjatë kësaj dite do të sistemojnë një çështje që kanë përzemër, duke rigjetur buzëqeshjen.

Ujori

Yjet do të ndriçojnë rrugën tuaj, duke premtuar momente të paharrueshme. Dashuria shkon më së miri dhe nuk ka asgjë që ju trembë. Për ata që janë vetëm, nuk përjashtohen takime interesante që premtojnë rrahje të forta zemre. Në punë bëni kujdes, pasi mund të përballeni me zili dhe thashetheme.

Peshqit

Dashamirësia dhe entuziazmi do ju karakterizojnë duke ju dhënë siguri dhe vetëbesim. Do të arrini që të transmetoni emocionet tuaja tek personi që dashuroni dhe do të përjetoni momente vërtetë të ëmbla Ata që janë vetëm do të spikasin në shoqëri dhe kanë të gjitha mundësitë për të bërë për vete një person. Angazhimet në punë, do t’iu marrin shumë kohë, por rezultati do të jetë i kënaqshëm.

Izraeli ρërfshin edhe Shqipërinë në hartën e νendeve ku dυhet patur kυjdes

Izraeli prej disa mujash ndodhet në gjendje lufta teksa Këshilli i Sigurisë Kombetare të shtetitka lëshuar alarm dhe ngritur nivelin e vigjilencës në 80 vende për shtetasit izraelitë.

“Që nga fillimi i luftës, ne kemi identifikuar përpjekje të shtuara nga Irani dhe përfaqësuesit e tij, duke përfshirë fraksionet e Hamasit dhe Xhihadit Global, për të dëmtuar objektivat izraelitë dhe hebrenj në mbarë botën,” deklaroi Këshilli i Sigurisë Izraelite në një deklaratë per mediat.

“Në të njëjtën kohë, ka një rritje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme të nxitjeve, tentativave për sulme dhe manifestimeve të antisemitizmit në shumë vende,” thuhet në deklaratë.

Thekosjmë se mbi 80% e paralajmërimeve të reja të kërcënimit pasqyruan një rritje fillestare të rrezikut në vendet e Nivelit 1, ku “këshillohen masat paraprake bazë, në nivelin 2, ku udhëtarët duhet të marrin “masa të shtuara paraprake”. Janë konsideruar si shqetësuese vendet e mëdha perëndimore: Mbretëria e Bashkuar dhe Australia ishin në atë listë, si dhe 17 vende në kontinentin evropian si Gjermania, Franca, Suedia dhe Holanda.

Ndërkohë vendet ku ekzistonte një kërcënim më serioz si Afrika e Jugut, Eritrea, Uzbekistani, Kazakistani, Kirgistani dhe Turkmenistani janë ngritur në një kërcënim të Nivelit 3, i cili rekomandon marrjen në konsideratë vetëm të udhëtimeve thelbësore.

Regjimi i Izraelit ka futur edhe Shqiperinë në listën e vendeve me kërcënim të Nivelit 3 nga vende të Nivelit 1. Ata u kanë kërkuar qytetarëve të tyre që të shtyjnë për një kohë tjetër udhëtimin për në vendet e Lindjes së Mesme, si dhe ato që kufizohen me Iranin dhe disa vende myslimane në Azi.

Shqiρtarët skαndαΙ në lexim, mαtematikë e shkencë: Të fυndit në testin PISA

PISA, studimi më i madh ndërkombëtar në botë për arsim ka bërë vlerësimin për njohuritë e nxënësve 15-vjeçarë në lexim, matematikë dhe shkencë.

Në testin e PISA 2022, Shqipëria ka shënuar një rënie drastike krahasuar me rezultatet e testit të fundit në vitin 2018.

Të dhënat e fundit tregojnë se Shqipëria ka humbur plot 47 pikë në lexim, 41 pikë në shkencë dhe uljen më të madhe me 69 pikë në matematikë.

Këto të dhëna tregojnë dukshëm nivelin e dobët të arsimit jo vetëm në rang rajonal por edhe botëror, pasi krahasuar me vendet e tjera ne kemi rënien më të madhe si në lexim, ashtu edhe shkencë e matematikë.

Sipas të dhënave nga PISA, nxënësit shqiptarë janë poshtë nivelit mesatar të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Vlen të thuhet se cilësia e arsimit në vend ka rënë nga viti në vit e kjo tregohet qartë te notat që nxënësit marrin në provimet e Lirimit, që janë ato të klasës së 9-të, por edhe në provimet e maturës ku nxënësit janë më mirë në gjuhët e huaja, se sa në gjuhë shqipe apo matematikë. Shpeshherë ata kanë probleme edhe me leximin dhe shprehjen pasi shumë fjalë i kombinojnë ose zëvendësojnë me fjalë nga gjuhë të tjera që dinë.

Programi për vlerësimin ndërkombëtar të studentëve (PISA: Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve) është një konkurs i organizuar nga OECD (Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim) çdo tre vjet.

Për shkak të pandemisë, ajo e mëparshme duhej të vonohej, kështu që në vend të vitit 2021, u zhvillua në vitin 2022. Morën pjesë 690,000 studentë 15-vjeçarë nga 81 vende – (38 vende anëtare të OECD dhe 43 vende të tjera).

Në provim, pjesëmarrësit vlerësohen në tre aftësi: të kuptuarit e tekstit, matematikë dhe shkenca natyrore dhe rezultati i tyre rezulton nga njohuritë që nxënësit e kësaj moshe pritet të kenë përvetësuar në fushat specifike. Në veçanti, hetohet nëse nxënësit janë në gjendje të zgjidhin probleme komplekse, të menduarit e tyre kritik dhe niveli i aftësive të tyre komunikuese. Efektiviteti i sistemeve arsimore të vendeve të tyre gjykohet nga rezultatet.

E RËNDË/ PërρΙαsje e dhυnshme mes bandave, νritet me thikë adoleshenti

Viktima është një djalë i zakonshëm, i cili e gjeti veten të përfshirë në një rivalitet rastësisht

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku një 15-vjeçar është vrarë.

Ngjarja ka ndodhur në Ézanville, në Val-d’Oise, gjatë një përplasjeje mes dy bandave rivale. Viktima është një djalë i zakonshëm, i cili e gjeti veten të përfshirë në një rivalitet rastësisht, raportojnë mediat e huaja.

Autoritetet lokale thonë se është hapur një hetim për vrasje me dashje dhe hetimet iu besuan brigadës së xhandarmërisë Montmorency. Asnjë arrestim nuk ka ndodhur në këtë moment.

Sipas kryebashkiakut të Ézanville, dy bandat rivale u takuan jashtë shkollës së mesme George Sand në Domont. Më pas sherri ka ndodhur në parkingun e një dyqani Picard. Këtu u godit me thikë i mituri.

“Kshte një sherr mes këtij të riu dhe të rinjve nga Domont, që daton javën e kaluar për një çështje të parëndësishme atletesh. Ata kishin premtuar se do të takoheshin përsëri dhe ai do të vritej,” tregoi një zyrtar i zgjedhur në lidhje me origjinën e sherrit.