Ε rëndë! Βυrri υret grυαn dhe 3 υαjzat, dγshohet se…

Një baba i pesë fëmijëve nga Çikago, Shtetet e Bashkuara akuzohet se ka vrarë gruan dhe tre vajzat e tij në shtëpinë e tyre, pasi sipas tij gruaja ishte e përdalë dhe donte vetëm para.

63 -vjeçari Maher Kasem mëngjesin e së dielës qëlloi 7 herë gruan e tij 53-vjeçare Majeda dhe vajzat Halema, 25, Zahia, 25 dhe Hanan, 24, brenda shtëpisë së tyre në Tinley Park.

Në momentin e vrasjes së katërfishtë, njëri nga dy djemtë e familjes ndodhej brenda në shtëpi dhe po flinte. Kasem, i cili kishte dalë në pension së fundmi, u tha oficerëve se gruaja e tij ishte gjithmonë e shqetësuar për paratë dhe veçanërisht për mënyrën se si mund t’i siguronte ato.

Para vrasjes Kasem ka qenë duke u zënë me njërën nga vajzat e tij në bodrumin e shtëpisë, ndërsa djali i tij 19-vjeçar po flinte në një dhomë tjetër. Djali thuhet se dëgjoi babanë e tij duke ecur lart e poshtë shkallëve më shumë se një herë ndërsa dy motrat e tjera dhe nëna e tij u përpoqën ta qetësonin.

Papritur djali dëgjoi të shtëna armësh dhe shkoi në bodrum ku pa nënën e tij të shtrirë në dysheme. Më pas babai qëlloi sërish gruan dhe vajzat në sy të të birit.

Pas të shtënave Kasemi thirri policinë për të raportuar se gruaja e tij ishte qëlluar, por nuk dha detaje të tjera. Kur mbërritën oficerët, ata e pyetën se ku ishte viktima dhe ai tregoi me gisht për në bodrum.

Policia më pas e pyeti Kasemin nëse dikush tjetër ishte qëlluar dhe ai u përgjigj se kishte katër viktima. Familjarët e autorit thanë se ai kishte nën vëzhgim të rreptë gruan dhe vajzat e tij dhe një sherr mes tyre ka çuar në vrasjen e tyre.

“Ai nuk e linte gruan të dilte nga shtëpia. Unë vija dhe e nxirrja fshehurazi jashtë. Ai po i thoshte të mos fliste me mua”, tha kushëriri Mohamed Kasem.

“Grυαja ime ishte k*rυë, më trajtonin si q en”, babai υret bashkëshorten dhe tre υαjzat 

Një baba mysliman i pesë fëmijëve nga Çikago, akuzohet se ka vrarë gruan dhe tre vajzat e tij në shtëpinë e tyre, sepse, siç i tha policisë, “gruaja ime ishte një k*rvë që kujdesej vetëm për paratë”.

63-vjeçari Maher Kasem mëngjesin e së dielës qëlloi 7 herë gruan e tij 53-vjeçare Majeda dhe vajzat Halema, 25 vjeç, Zahia 25 vjeç dhe Hanan 24 vjeç, brenda shtëpisë së tyre në Tinley Park.

Në momentin e vrasësit të katërfishtë, njëri nga dy djemtë e familjes ndodhej brenda në shtëpi dhe flinte. “Ata janë zhdukur të gjithë”, thuhet se ka thënë sulmuesi kur mbërriti policia. “Po shkoj në burg”.

Kasemi, i cili kishte dalë në pension së fundmi, u tha oficerëve se “gruaja e tij ishte gjithmonë e shqetësuar për paratë dhe veçanërisht se si mund t’i aksesonte ato”.

“Kam punuar gjithë jetën time për t’i dhënë familjes time një shtëpi më të mirë dhe po trajtohem sikur të jem një …”, u tha burri autoriteteve.

Duke u përpjekur të shpjegojë se çfarë e shtyu të vriste gratë e familjes së tij, ai tha: Gruaja ime më trajtoi si qen, më merrnin paratë. Përpara vrasjes Kasemi po zihej me njërën nga vajzat e tij në bodrumin e shtëpisë, ndërsa djali i tij 19-vjeçar flinte në një dhomë tjetër.

Djali thuhet se dëgjoi babanë e tij duke ecur lart e poshtë shkallëve më shumë se një herë, ndërsa dy motrat e tjera dhe nëna e tij u përpoqën ta qetësonin.

Papritur djali dëgjoi të shtëna armësh dhe shkoi në bodrum, ku pa nënën e tij të shtrirë në dysheme. Babai qëlloi sërish gruan dhe vajzat në sy të të birit. Pas të shtënave, Kasemi ka lajmëruar policinë se gruaja e tij është qëlluar me armë zjarri, por nuk ka dhënë detaje të tjera. Kur mbërritën oficerët, ata e pyetën se ku ishte viktima dhe ai i tregoi me gisht në bodrum.

“Ata janë larguar,” thuhet se tha ai. “Çdo gjë është në rregull”. Më pas policia e pyeti Kasemin nëse ishte qëlluar dikush tjetër dhe ai u përgjigj se ishin katër viktima: “Po shkoj në burg”, u tha ai oficerëve. “Unë jam i vetmi. Ata janë zhdukur të gjithë.”

Kasemi posedonte përgjithmonë një armë dhe ishte pa precedent penal. Një fqinj që e njihte familjen tha se ishte i tronditur nga vrasja dhe tha se “ata ishin një familje e mirë me një të ardhme të ndritur”.

“Vajza ime i njeh. Shkoi në shkollë me djalin e madh. Ai gjithmonë thoshte se ata ishin të gjithë shumë inteligjentë dhe kishin synime shumë të larta në jetë”.

Të tjerë e përshkruan Kasemin si një njeri që ndihmonte ata që e rrethonin dhe së fundmi kishte pastruar trotuaret nga bora.

Nga ana tjetër, të afërmit e autorit thanë se ai kishte nën vëzhgim të rreptë gruan dhe vajzat dhe një sherr mes tyre ka çuar në vrasje.

“Ai kishte të gjithë këta fëmijë rreth tij. Gruaja e tij nuk u lejua të dilte nga shtëpia. Unë vija dhe e nxirrja fshehurazi jashtë. Ai po i thoshte të mos fliste me mua”, tha kushëriri Mohamed Kasem për mediat e huaja.

ZvogëΙoi stomakυn për t’u dobësuar, 20-vjeçarja υdes pak ditë pas oρeracionit

Një kirurg turk do të përballet me drejtësinë pasi ka kryer operacionin e bypass-it të stomakut ndaj një 20-vjeçareje britanike, e cila vdiq disa ditë më vonë.

20-vjeçarja Morgan Ribeiro, me kursimet e bëra nga prindërit e saj, kishte arritur të mblidhte shumën prej 2500 paund për të udhëtuar drejt Turqisë dhe për t’iu nënshtruar operacionit që do ta ndihmonte të humbte peshë.

Mjeku turk Serkan Bagil e kreu operacionin më 5 janar. Siç tha familja e saj, vajza fatkeqe zgjodhi Turqinë sepse ishte një zgjidhje më ekonomike në krahasim me Britaninë ku i duhej të priste gjatë dhe gjithashtu të paguante 10 mijë paund.

Operacioni u krye dhe Morgan mori fluturimin e kthimit. Megjithatë, brenda në aeroplan ajo u ndje shumë sëmurë. Gjendja e saj ishte aq e keqe sa që fluturimi i Wizz Air duhej të bënte një ulje urgjente në Beograd, ku kirurgët i hoqën më shumë se 10 cm të zorrëve të vogla në përpjekje për ta shpëtuar. Mjekët i thanë familjes se gjatë operacionit i ishte prerë zorra e hollë. Vajza pësoi një atak në zemër, ra në koma dhe vdiq katër ditë më vonë nga shoku septik.

Kirurgu turk, i cili thuhet se ka praktikuar për më shumë se dy dekada, pohoi se kishte operuar me sukses dy pacientë të tjerë britanikë dhe se ata ishin shëruar mirë.

“Ai vdiq nga një emboli gjatë fluturimit, jo nga komplikimet nga operacioni. Jam i trishtuar, shumë i trishtuar, ajo ishte aq e re sa do të doja që kjo të mos kishte ndodhur kurrë, është hera e parë në karrierën time”, tha Bagil për Mirror.

E ëma e vajzës tha e tronditur: “Kjo nuk është vetëm ‘ka pasur emboli’, i ishte prerë zorra e hollë dhe besoj se nuk e kishte pikasur. Këtë na e kanë thënë kirurgët serbë”.

Biografia online e Bagil thotë se ai ka kryer më shumë se 8000 procedura mjekësore.

Në profile të tjera online thuhet se ai u diplomua në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Çukurova në Turqi në vitin 1996, ku përfundoi rezidencën në kirurgjinë e përgjithshme midis viteve 2003 dhe 2010.

Ai rregullisht publikon video në llogarinë e tij në Instagram të pacientëve që ndajnë gëzimin e tyre për operimin. sukses . Bagil shkruan se në klinikë “ne i kryejmë të gjitha operacionet në një ambient krejtësisht steril dhe spitalor”.

Ribeiro pagoi 2,500 £ për të kryer operacionin pas vitesh të tëra që i kërkohej të humbiste peshë.

TikTok-i i fundit i Ribeiro-s
Në një video të fundit që ajo ngarkoi në TikTok përpara se të fluturonte për operacion, ajo shprehu emocionin e saj:

“Postimi im i fundit përpara WLS (operacioni për humbje peshe)… shihemi në anën tjetër.”

Vlen të theksohet se një operacion i ngjashëm në Britaninë e Madhe kushton rreth 10,000 paund dhe për këtë arsye shumë preferojnë Turqinë e cila është shumë ekonomike. Por qeveria britanike po jep alarmin, duke thënë se di për më shumë se 25 shtetas britanikë që kanë vdekur në Turqi që nga janari 2019 deri më sot nga operacionet.

“Qënke i rrezikshëm ti”- Erjolës i bie ρeshqiri nga trupi teksa kërcente me Elvisin, gazetari: Me tek shikim ra na tokë

Një skenë e sikletshme dhe gazmore është krijuar këtë mëngjes në shtëpinë e “Big Brother VIP” mes moderatores Erjola Doçi dhe gazetarit Elvis Myrtaj.

Teksa të dy ishin duke kërcyer, Erjolës i bie peshqiri me të cilin kishte mbështjellë trupin.

Mes banorëve fillojnë të qeshurat ndërsa Elvisi fillimisht është munduar ta mbulojë.

“O lisi qënke i rrezikshëm ti’, i është drejtuar Erjola duke qeshur ndërsa ai ia ktheu duke it hënë se më një shikim të tijin, asaj i ra peshqiri në tokë.

Pjesë nga biseda:

Elvisi: Avash, apapa…

Erjola: O lisi qënke i rrezikshëm ti. Më ra peshqiri duke kërcyer me Lisin.

Elvisi: Me tek shikim o la, me tek shikim, pap peshqiri në tokë.

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fad4d3b3-a96f-40a5-9896-091a11cbc5d8&ig_mid=004AEE00-49CB-4332-8F74-45C9421D8254

Ilnisa i kërkon Meritonit të sh trihet αfër sαj, në një k. reυat dhe…!(Foto)

Ilnisa dhe Meritoni janë parë gjatë mbrëmjes shumë të afërt me njëri-tjetrin, në një krevat.

Gjatë një bisede, kur i ka parë shumë të afërt dyshe, Sara i është drejtuar Meritonit: Bebi jot është një xheloze e vogël, ka nevojë për përkëdhelje shumë.

Ndërkohë Ilnisa i ka kërkuar Meritonit të flejë me të në një krevat.

Pjesë nga biseda:

Ilnisa- Sarës: Ma ke marrë Bardhin sot, nuk ma kë lënë gjithë ditën po hajt më.

Sara: Po çe do, sot u kujtove për këtë ti?

Ilnisa: Jo unë jam kujtuar çdo ditë për atë.

Sara-Meritonit: Bebi jot është një xheloze e vogël, ka nevojë për përkëdhelje shumë.

Ilnisa: Kush unë?

Sara: Po! Shkrihet fare, mbaron, vdes, vetëm ta duash, ta përkëdhelësh, ta duash.

Ilnisa: Po, për atë punë kam lindur.

Sara: Sa lozonjare është.

Ilnisa-Meritonit: Këtu do flesh? Sa beb i vogël që je

Krijohet çifti i ραrë në “Big Brother Vip”? Bardhi ρυth bαnoren, çfarë ndodhi mes dγshes(Video)

Mbrëmjen e djeshme, këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Bardhi, përpara se të flinte ka puthur në qafë Sarën në “Big Brother VIP”.

Menjëherë pas kësaj, banorja është ndier në siklet dhe duke qeshur i ka kërkuar artistit që të largohet, pasi po lënë nam.

“Çohu dhe ik se lamë nam, shpejt”,– shprehet Sara.

Ditët e fundit, dyshja janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, ndërsa kjo gjë është vënë re edhe nga ana e banorëve të tjerë, të cilët e komentuar afërsinë e tyre.

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3dbbbc41-8360-49f0-abc1-898fb31c421d&ig_mid=09763F69-D40A-4D62-AC8A-DB6DF0CC95E7

Flet Edona, stυdentja që kërkoi fυtjen e gjuhës shqiρe në Universitetin e Harvardit: Dua që fëmijët e mi të fΙαsin shqip

Në fillim të vitit, listës së gjuhëve të huaja që mësohen në Universitetin e Harvardit iu shtua edhe gjuha shqipe. Kjo erdhi pas kërkesës së studentëve shqiptaro-amerikanë dhe mbështetjes së punonjësve shqiptaro-amerikanë në administratën e këtij universiteti.

Gazetari i “Zërit të Amerikës”, Burim Goxhuli, ishte në qytetin Cambridge, në Massachusetts, ku ndodhet Universiteti i Harvardit dhe solli më shumë hollësi mbi këtë programi. Gjuha shqipe, lëndë me zgjedhje në Departamentin e gjuhëve dhe Qytetërimeve të Lindjes së afërt, ofrohet në tri nivele, atë fillestar, të mesëm dhe të avancuar, pavarësisht nga njohuritë e studentëve. Ligjeruesi, Faton Limani, thotë se studentët që zgjedhin gjuhën shqipe nuk mësojnë vetëm bazën e gjuhës.

“Studentët mësojnë strukturën e gjuhës, gramatikën dhe morfologjinë, por edhe të folurit, shkrimin dhe leximin. Gjithashtu, unë si ligjërues, përveç atyre gjërave bazike që u duhen studentëve për ta mësuar, për ta folur dhe për ta shkruar gjuhën shqipe, kam futur edhe pjesën e kulturës dhe historisë. Për çdo semestër studentët bëjnë nga një prezantim ku zgjedhin tema të caktuara si historia e alfabetit të hjuhës dhqipe, historia e shqiptarëve, apo folklori, muzika, tradita e të tjera”, – u shpreh ai.

Ishte studentja shqiptaro-amerikane Edona Cosovic, ajo, që verën e vitit të kaluar parashtroi kërkesën që gjuha dhqipe të bëhej pjesë e studimeve në universitetin prestigjioz amerikan. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Edona thotë se ishte dëshira për të studiuar më shumë mbi origjinën e saj ajo që e shtyu të kërkonte përfshirjen e programit të gjuhës shqipe në Harvard.

“Kjo është një arsye e rëndësishme për ta pasur këtë lëndë në Harvard. Unë kam dashur ta mësoj gjuhën, është shumë e rëndësishme për mua. Të dy prindërit e mi janë shqiptarë. Dua që edhe fëmijët e mi të flasin shqip, por dua ta kem edhe kulturën. Të mësoj më shumë edhe mbi historinë e Shqipërisë. Unë jam shqiptare nga Mali i Zi dhe nuk i di të gjitha ndodhitë në Shqipëri dhe Kosovë. Tash, pak nga pak, në çdo klasë unë mësoj më shumë”,-rrëfeu ajo./Burimi “VOA”

Kυsh ishte babai i Nënë Terezës dhe si e heΙmuan serbet?!

Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, u përfol nga shumë media perëndimore se ajo ishte shqiptare nga Kosova. Por, ky lloj raportimi nuk vlen për mediat serbe dhe maqedonase.

Në të vërtetë janë sllavët e Maqedonisë ata që duan ta përvetësojnë bijën shqiptare, e kjo i konvenon edhe propagandës serbe që nuk do që bota ta njohë për shqiptare njërën prej humanisteve më të mëdha të historisë së njerëzimit.

Krerët e Maqedonisë thanë se shteti i tyre u bë me shenjtore, duke u bërë se gjasme nuk e dinë se Shkupi, që është kryeqytet i sotëm i Maqedonisë, në kohën kur ka lindur Agnesë Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza (26 gusht 1910), ishte pjesë e Kosovës.

Pavarësisht kësaj, edhe prindërit e saj vinin nga dy qytete të tjera të Kosovës: babai Nikollë nga Prizreni, ndërsa nëna Dranafile nga Gjakova. Pala maqedonase, që mundohet të përvetësojë histori të huaja, duke mos mundur ta mohojë tërësisht lidhjen e saj me shqiptarët, ka tentuar t’ia ngatërrojë origjinën e prindërve, duke e bërë gjysmë-shqiptare.

Çdo gjë nisi nga një shkrim i Aurel Plasarit, më 2003, që thotë se Nikollë Bojaxhiu, babai i saj, një burrë i suksesshëm e i pasur, ka qenë arumun, pasi ka gjetur një dokument që thotë se ai ka qenë përfaqësues i këtij komuniteti në Shkup.

Por, kjo deklaratë që ngatërroi shumë opinionin publik, bie poshtë nga studiuesi nga Kosova, Albert Ramaj, i cili bazuar në dëshminë e Lalush Lalevskit, përfaqësues i arumunëve ishte një me mbiemër Boiagjiev.

Sidoqoftë, Nënë Tereza personalisht ka pohuar: “Me gjak jam shqiptare”!

Dhe, është pikërisht kjo fjali që bëri sërish bujë kudo në botë.

Por ajo që nuk dihet me saktësi, është se Nikollë Bojaxhiu ishte një patriot shqiptar, i cili më 1912 ishte krah luftëtarëve që çliruan Shkupin. Madje, në ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, ai kishte mbajtur një takim me shumë emra të mëdhenj të kombit, përfshirë Bajram Currin dhe Hasan Prishtinën.

Kujtojmë se Nikollë Bojaxhiu vdiq i ri, në moshën 45-vjeçare (më 1919). Ai dyshohet se u helmua nga agjentët serbë.