Ήistoriani grek: Ilirët janë ρopull i Ιαshtë, shqipja më e νjetër se Ιatinishtja

Në shumë raste faktet e dokumentuara rreth shqiptarëve ndër shekuj janë lexuar subjektivisht nga historianët grekë. Edhe pse mbetet i ndikuar nga nacionalizmi i zakonshëm i historianëve grekë, Dhimitri Bethanis pranon se ilirët janë të lashtë, po aq sa grekët.

Një fakt i pakundërshtueshëm historik, por i pranuar hapur nga një historian grek, përbën risi.

Në kundërshtim nga historianët e tjerë grekë ai e sheh figurën e Skënderbeut si shqiptare, duke dalluar elementin përbashkues të heroit tonë kombëtar. Sipas historianit, Skënderbeu bashkoi grekët e shqiptarët kundër armikut të përbashkët, Turqisë.

Bethanis thekson idenë që Shqipëria dhe Greqia përgjatë gjithë historisë kanë qenë vende vllazërore, ndërsa shprehet se janë disa historianë të paditur shqiptarë dhe grekë që po krijojnë armiqësi të kota.

Sipas tij, ilirët janë të lashtë dhe gjuha shqipe është më e vjetër se latinishtja, por ai sajon disa ura komunikimi, kur komenton alfabetin. Ai shprehet se shqiptarët nuk kanë pasur alfabet dhe deri në krijimin e alfabetit që njohim sot, kanë përdorur shkronjat greke. Por, kjo ka gjasë të jetë e pavërtetë. Nëse i referohemi teorisë së Aristidh Kolës që thotë se “shtrati iliro-helen është i përbashkët, ai pellazgjik”, mund të dalë e vërtetë e kundërta, pra që alfabeti grek të jetë pellazg, pse jo ilir.

Megjithatë dokumentet për të faktuar njërën apo tjetrën tezë, nuk ka si gjenden në thellësi të kohëve mijëra vjet të lashta.

Historiani grek, Dhimitri Bethanis flet edhe për elemente të tjera përbashkuese mes Greqisë e Shqipërisë, të cilat edhe pse janë të rreme nuk vënë në dyshim faktin më të rëndësishëm historik, që edhe Bethanis thekson në këtë material: Ilirët janë popull i lashtë.

Aktori shqiptar: Jαm nga Shqiρëria, por lindur dhe rritυr në Greqi. Përse nuk dυhet ta shpreh mendimin?

Daniel Nurka është një aktor i ri në Greqi me origjinë shqiptare që ka luajtur në një serial të quajtur “Krushqit nga Tirana” në shtetin fqinj dhe që ka fituar simpatinë e publikut grek.

Në një intervistë për një televizion në Athinë, Danieli ka pohuar se është me origjinë shqiptare, por ka lindur dhe është rritur në Greqi.

“Babai im erdhi në Greqi në vitin 1997. Një vit më vonë linda unë. Ai erdhi vetëm për të rregulluar dokumentet dhe gjërat e tjera. Pastaj erdha unë, motra dhe mamaja. Tani kam kartë identeti greke, kam bërë shërbimin ushtarak, i kam shërbyer atdheut dhe kam votuar 2 herë”, thotë Daniel Nurka.

Aktori me origjinë shqiptare flet edhe për burokracitë në shtetin grek në lidhje me emigrantët shqiptarë si dhe për faktin që nuk ka pse të jetë i dyzuar për të shprehur mendimin e tij.

“Ekziston një burokraci në Greqi. Një miku im me origjinë shqiptare, është lindur këtu, është rritur këtu dhe është shkolluar këtu. Ai ka shkuar në Shqipëri vetëm 3 herë dhe ende nuk ka dokumente. Ekziston një burokraci e madhe. Përderisa kam jetuar dhe jam rritur këtu, përse nuk duhet që unë të shpreh mendimin tim për çështje sociale apo çdo gjë tjetër”, shprehet aktori.

Daniel Nurka përmendi edhe pjesën e edukimit në shtetin grek, ku theksoi se vitet e para të shkollës nuk kanë qenë dhe aq të vështira për të pasi në klasë ka patur shokë të mirë.

U nis me aυtobus për gjermαni, hυmb shqiρtari

Arben Gashi, një 30-vjeçar me banim në Gjermani ka humbur.

Gashi ishte duke udhëtuar nga Italia në Gjermani me autobus kur humbi kontaktet me familjarët. Për herë të fundit ai është parë në Pragë, Çeki dhe që prej këtij momenti, familjarët e tij nuk dinë asgjë për fatin e tij.

Ata e kanë denoncuar rastin në polici, por që prej një jave nuk kanë mundur ta gjejnë. 30-vjeçari është person me aftësi të kufizuara, prandaj kërkohet edhe ndihma e shqiptarëve.

Kushdo që mund ta ketë parë ose ka informacione për vendndodhjen e tij, mund të kontaktojë familjen Gashi në numrat e mëposhtëm:

+358442396546 +491759311506

Mesazhi i kushëririt të tij:

Mirmëngjes j.o.q. E kam nje kerkes nga zëmra Nje kusheri i imi ka humbur mbase ishe duke udhëtuar me autobus nga italia per ne gjermani… Dje para nje jave ka ndodhur ky rast. Policija ështe lajmeruar por nuk e gjëjne dot. Hera e fundit qe eksn par ishte ne Qeki. Tash me shpresoj qe te kemi ndoshta me ndihmen e popullit shqipetar me shum suksese qe ta gjejme Arbenin. Faleminderit per vemendjen tuaj. Ju uroj tju shkofte e mbara dhe tkeni suksese tpafundshme

No description available.

Babai kap Ίαkuriq kryeplakun e fshatit, po bënte s**s me υα. jzën. Akuza merr të pandehur Ervis Rapon

Ervis Rapo, kryeplaku i fshatit Rehovë në Korçë, është marrë i pandehur dhe dërguar në gjyq, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë me të meta mendore.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në muajin Prill 2023, ndërsa tashmë ndaj Ervis Rrapos është ngritur akuza e “Kryerjes së marrëdhënies seksuale pa dëshirë me persona të pazotë dhe të pambrojtur”.

Sipas dosjes hetimore i riu rezulton të jetë kapur në flagrancë nga babai i vajzës, i cili më pas i është drejtuar policisë duke depozituar kallëzim penal, kundër kryeplakut të fshatit.

Ditën e ndodhjes së ngjarjes në mëngjesin e 8 Prillit, Rapo, ndodhej në qytetin e Korçës.

Ndërsa në orët e drekës, së kësaj dite kryeplaku Ervis Rapo, është kapur nga babai i vajzës, teksa abuzonte seksualisht me B.G, brenda në shtëpinë e saj.

Sipas babait të vajzës, në datën 8 prill, ai është kthyer në banesën e tij, teksa kishte mbaruar punët e përditshme në fshat. Në banesë ndodhej vetëm vajza.

Kur ka hyrë në korridorin e shtëpisë, ka vënë re se çdo gjë ishte rrëmujë dhe në një cep ndodhej vajza e tij.

Sipër saj ishte kryeplaku i fshatit Rehovë, Ervis Rapo, i cili ndodhej i zhveshur lakuriq dhe ja kishte zënë gojën duke kryer marrëdhënie sek suale.

Të njëjtët dëshmi ka dhënë dhe vajza, e cila është marrë në pyetje në prani të punonjësve socialë dhe policisë.

Ndërsa kryeplaku Rapo, ka mohuar implikimin e tij në këtë rast përdhunimi, duke treguar në polici se gjithçka është një hakmarrje personale e babait të vajzës.

Rapo, ka mohuar dëshmitë e tyre, duke pretenduar se gjithçka është kryer në shenjë hakmarrje, pasi herë pas here ai ka pasur konflikt me S. G.

“…kam pasur disa herë konflikte me babain e vajzës dhe në datën 8 prill, S. ka shkuar në banesën e tij, rreth orës 19:00 dhe ka takuar babain tim, duke i thënë se djali jot më ka ngacmuar vajzën sot dhe në këtë kohë kam dalë unë dhe ka debatuar mbi këtë pjesë. Më pas nuk kam pasur asnjë lidhje me vajzën e tij…” – është shprehur Ervis Rrapo.

Por pas këtij debati, Ervis Rapon, e ka marrë në telefon, A.P., i cili është administrator i njësisë administrative, Vithkuq, duke i thënë që e ka telefonuar S. G, dhe i kishte pohuar se “…kryeplaku i fshatit me ngacmon çupën…”.

Por Ervis Rapo, i është kthyer A.P., se ky fakt nuk është i vërtetë dhe se ai po trillon.

Rapo shton se B.G dhe babai i saj S. kanë trilluar për shkak se ai ka pasur disa konflikte me këtë shtetas, mbi bagëtitë dhe ujin e pijshëm që furnizon fshatit. Ujë në të cilin, S., kishte bërë ndërhyrje të pa autorizuara.

Pavarësisht këtyre pretendimeve, prokuroria e Korçës ka marrë të pandehur kryeplakun Rapo dhe pritet që në ditët në vijim të zhvillohen seancat e para gjyqësore kundër tij.

Çmimet e karbυrantit në vendin tonë “të ngrira”, në tregjet botërore kanë rënë me rreth 20%!

Çmimet e naftës në tregjet botërore kanë rënë ndjeshëm krahasuar me nivelet maksimale vjetore që shënuan mes muajve shtator dhe tetor.

Në fillim të kësaj jave, nafta Brent tregtohej pranë vlerën së 78 USD për fuçi, ndërsa në fund të muajit shtator, çmimi i naftës bruto arriti nivelin më të lartë për vitin 2023, me 96.55 USD për fuçi. Në dy muajt e fundit, çmimi i naftës bruto ka rënë me afërsisht 18%.

Kjo rënie në vija të përgjithshme reflektohet edhe në çmimet e bursës së produktit final.

Ditën e hënë gazoili tregtohej në Bursën e Londrës me një çmim prej afërsisht 793 USD për ton, në vlera ndjeshëm më të ulëta krahasuar me nivelin prej pothuajse 1000 USD/ton të dy muajve më parë.

Por, prej afërsisht dy muajsh tendenca në rënie e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare nuk po reflektohet aspak në çmimet me pakicë të karburanteve në Shqipëri. Çmimet e gazoilit dhe benzinës në pikat e shitjes janë praktikisht të pandryshuara pranë nivelit të 200 lekëve për litër.

Madje, as forcimi i Lekut në kursin e këmbimit me dollarin gjatë muajit nëntor nuk ka sjellë ulje të çmimeve. Të hënën dollari amerikan këmbehej në vlerën e 93.63 lekëve, në rënie me më shumë se 7% krahasuar me fillimin e muajit tetor, kur paralelisht edhe çmimet e gazoilit ishin në nivelet më të larta vjetore.

Shifrat e analizuara nga Auitoriteti i Konkurrencës kanë treguar se tregu i karburanteve ka një shkallë të lartë përqendrimit në nivel të importit dhe të tregtimit me shumicë. Deri vitin e kaluar, tre kompanitë më të mëdha zotëronin rreth 75% të tregut me shumicë të naftës.

Hetimi i fundit i Autoritetit të Konkurrencës në këtë treg, që u mbyll në vitin 2022, nuk evidentoi shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Megjithatë, mungesa e plotë e elasticitetit të çmimit në tregun e karburanteve në muajt e fundit krijon dyshime për mirëfunksionimin e konkurrencës.

Shfuqizimi i Bordit që përcaktonte çmimet tavan të karburanteve në muajin qershor të këtij viti nuk duket të ketë ndikuar në një rritje të konkurrencës në këtë treg.

Madje, diferencat në çmimet me pakicë mes kompanive të mëdha, të integruara vertikalisht në nivele të ndryshme të tregut dhe pikave të tjera të shitjes me pakicë duket se janë ulur edhe më shumë.

Raiffeisen Research: Çmimet e naftës bruto do të ulen në tre vitet e ardhshme

Raiffeisen Research parashikon se gjatë dy viteve të ardhshëm oferta për naftë bruto do të tejkalojë gradualisht kërkesën dhe kjo do të sjellë ulje të çmimeve.

Sipas analizës së fundit të njësisë së kërkimeve të grupit bankar vienez, çmimi mesatar i naftës Brent parashikohet mesatarisht pranë nivelit të 85 dollarëve për fuçi deri në fund të vitit 2024, por për shkak të një rritjeje më të ngadaltë të kërkesës ai pritet të bjerë në 75 USD për fuçi në vitin 2025 dhe në 70 USD për fuçi në vitin 2026.

Deri më tani, prodhuesit më të mëdhenj të OPEC-10 (Arabia Saudite, Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti) kanë rënë dakord ta mbajnë vetë përsipër uljen e prodhimit, pa bashkëpunimin e prodhuesve më të vegjël anëtarë të kartelit.

Megjithatë, nëse lind nevoja për të ulur më tej prodhimin me qëllim mbështetjen e çmimeve, Raiffeisen Research beson se grupi i katër prodhuesve më të mëdhenj mund të jetë më pak i gatshëm të përballojë peshën kryesore të shkurtimeve shtesë të furnizimit, pa angazhimin e të gjithë anëtarëve të kartelit.

Raiffeisen Research pret që tregu global i naftës të lëvizë nga një deficit prej 0.9 milionë fuçi në ditë në tremujorin e parë 2024, në një suficit prej 0.8 milionë fuçi në ditë në gjashtëmujorin e dytë 2024.

Vlerësimet aktuale tregojnë se kërkesa globale për naftë bruto është afërsisht 102 milionë fuçi në ditë, ndërsa oferta afërsisht 101.8 milionë fuçi, me një deficit prej rreth 0.2 milionë fuçi në ditë./Monitor

Trόndit Karamuço: Βυrri hαrroi të mbyll telefonin, υrasësi i futi ρistoletën nga …

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tregoi me detaje në “Top Story” të gjithë pistën e vrasjes së Liridona Ademajt, ekzekutim që dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Ai tregoi se skena në të cilën ndodhi është një zonë ku nuk ka kamera, pak më larg rezidencës ku jetonte viktima së bashku Naim Murselin dhe dy djemtë e tyre. Ndërkohë që në atë zonë ka pasur një kamera të vendosur nga policia, që pas një grabitjeje të ndodhur më parë.

Sipas Karamuços, duke qenë një zonë me vila, ku jetonin njerëz me kushte shumë të mira financiare, uniformat blu kanë dashur të kenë në kontroll situatën. Eksperti i kriminalistikës tregoi se autorët kanë shkruar direkt në anën e pasagjerit, gjë që nuk ndodh nëpër grabitje, fillimisht autorët shkojnë në anën e shoferit.

Ndër të tjera ai shpjegoi se fëmijët e viktimës kanë deklaruar se mamaja e tyre nuk ka bërë rezistencë ndaj grabitësve, gjë që nuk i shtyn grabitësit të kryejnë vrasje.

Shpjegohet më tej se telefoni i dytë që Murseli ka pasur me vete, për të cilin pretendoi se ia kishin grabitur, ka qëndruar i hapur deri në mëngjes. Detajin tjetër të rëndësishëm që eksperti i kriminalistikës shpjegoi janë shenjat e gishtërinjve tek fishekët, pra Naim Murseli i ka futur fishekët tek arma vetë.

/5pyetjet.al

Ja kaseta ku është incizυαr Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Troρojë, si SPAK do e “υarrosë” përfundimisht ish-krγeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Juristi Romoe Kara paralajmëron se tmerri për Sali Berishën sapo ka filluar. Gjatë 32 viteve demokraci, në Shqipëri kanë ndodhur me dhjetëra masakra, vrasje dhe skandale që edhe sot janë pa autor. Që nga vjedhja me skemat piramidale, grushti i shtetit më 1998, vjedhja e floririt në Krrabë, vrasja e Azem Hajdarit, zhdukja e Remzi Hoxhës, shfarosja e fisit Haklaj në Tropojë, 21 Janari, Gërdeci, vjedhja e Rrugës Durrës-Kukës, videoja Meta-Prifti, skandali i CEZ-DIA, afera e ish-kompleksit Partizani, e shumë ngjarje të tjera kanë kaluar në heshtje dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi.

Por ditët e fundit po jepen sinjale se mund të gjendet drita e zbardhjes për këto. Si për koincidencë, në të gjitha ngjarjet e përmendura më lart, protagonist i drejtpërdrejtë apo indirekt ka qenë Sali Berisha. Vendimi i Departamentit të Shtetit për ta shpallur të padëshiruar ka rritur rrezikun ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha nga drejtësia e re. Deri më tani, Berisha ka qenë i paprekshëm pasi çdo çështje kundër tij është mbyllur. Por situata ka ndryshuar pas vendimit të DASH dhe presioni ndaj drejtësisë është rritur ndjeshëm. Nëse shohim të gjithë zyrtarët e lartë në vend, Berisha është personi që ka më shumë kallëzime.

Edhe pse ai është shprehur nëpër media se kurrë s’ka pasur akuza ndaj tij për korrupsion, në SPAK momentalisht kemi dosje që nëse hetohen si duhen, lëkundin pozitat e ish-kryeministrit. Por tani Sali Berishës i është shtuar dhe një tjetër dosje. Pas shumë vitesh në azil politik në Suedi, Muharrem Haklaj dhe Ajshe Haklaj, motra e madhe e Hakljave vendosën që të çojnë Berishën në SPAK me akuzën se ka shfarosur fisin Haklaj në Tropojë. Hetimet e kësaj dosjeje për juristin Romeo Kara do të “varrosin” përfundimisht mitin Sali Berishën. “Padyshim. Janë dhjetëra vrasje pa autor, për të cilat deri më tani, as nuk është marrë mundimi, për të filluar qoftë edhe një proces fiktiv penal.

Është jo vetëm detyrim ligjor, por edhe koha qe sistemi i drejtësisë dhe pikërisht organi i akuzës të vihet në nivelin e misionit të tij. Zbardhja e dosjes Tropoja, jo vetëm që do t’i shërbejë drejtësisë, por ajo mund te bëhet shkak për mbylljen e plagëve qe iu janë hapur jo vetëm familjareve të të vrarëve, por edhe vetë të vrarëve, te cilët nuk i kanë lënë të qetë as në varret e tyre. Nuk ka nevoje për koment, për të thënë se, Sali Berisha jo vetëm që do të tronditet, por nuk do të arrijë kurrë me ta mbledhë veten nëse kjo dosje zbardhet ligjërisht. Zbardhja e kësaj dosjeje, do t’a zhbëjë përfundimisht mitin Berisha. Për këtë jam plotësisht i sigurt”, u shpreh juristi Romeo Kara për gazetën “SOT”.

Si nisi kalvari i vrasjeve?

Juristi Romeo Kara ka treguar dhe si nisi shfarosja e fisit Haklaj nga dora e Berishës. Ai ka folur dhe për incizimin ku Berisha kërkon goditjen e Shkëlqim Haklajt. “Kalvari i vrasjeve, mallkimi pa kthim i asaj krahine filloi pikërisht në mitingun e PD-se të qershorit 1997, ku vete Berisha është incizuar duke u shprehur se, nuk largohej nga Tropoja, pa marrë me vete në Tiranë, Shkëlqim Haklajn, vrasja e te cilit në janar te vitit 1998 i vuri fitilin krahinës. Edhe pse Berisha e përdori politikisht vrasjen e Azem Hajdarit, për te motivuar rikthimin e tij ne pushtet në 2005, ai kurrë nuk u paraqit në prokurori apo gjykatë dhe kurrë nuk dëshmoi përpara tyre edhe pse iu dërguan me dhjetëra ftesa dhe kurrë nuk bëri asnjë tentativë për zbardhjen e të vërtetës siç premtoi, por përkundrazi, nen qeverisjen e tij, kulla e Haklajve u rrënua dhe varret e tyre u dhunuan. Në perceptimin publik, Berisha konsiderohet si zjarrvënësi i Tropojës dhe nxitësi i këtij kalvari vrasjesh qoftë me deklaratat e tij publike, ashtu edhe me përkrahjen totale qe i ka dhënë vrasësve të njërës palë. Prokuroria do të ketë shume pune me atë dosje dhe qasja ndaj saj, duhet te behet pa paragjykim dhe me ftohtësi të plotë. Besoj se ajo do te jete ne gjendje për te gjetur provat qe do te provojnë faktet tashme të njohura edhe publikisht”, tha ai ndër të tjera.

Organizoi υrasjen e bαshkëshortes me gjakftohtësi/ DETAJI që tradhtoi Naim Murselin në υαrrimin e Liridonës

Vrasja e Liridona Ademit në Prishtinë, ngjarje për të cilën akuzohet bashkëshorti Naim Murseli si organizator, tronditi mbarë opinionin publik pak ditë më parë, teksa ende vijon të jetë kryefjalë e mediave.

Siç edhe është publikuar më herët vrasja ishte organizuar si grabitje e shkuar keq, por Policia e Kosovës mundi ta zbardhë brenda pak orësh ngjarjen. Naim Murseli u arrestua si organizator i vrasjes pas varrimit të Liridona Ademit.

Por gjatë ceremonisë mortore, ku i pranishëm ishte edhe vetë Naim Murseli që përcillte për në banesën e fundit bashkëshorten të cilës ia kishte marrë jetën vetë, e tradhtoi një veprim i tij që kaloi pa u vënë re mirë. Ky moment, që është transmetuar nga emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, është mos falja e xhenazes Liridonës nga Naimi.

Të gjithë burrat e pranishëm në varrim marrin pjesë në faljen e xhenazes, ndërsa Naim Murseli nuk merr pjesë. Bashkëshorti i Liridonës u arrestua pas ceremonisë mortore nga Policia e Kosovës, të cilët prisnin të përfundonte ky moment i vështirë për familjen e të ndjerës.

Bashkë me të u arrestuan edhe 2 persona të tjerë; njëri prej të cilëve vrasësi direkt dhe tjetri bashkëpunëtor. Autori ishte paguar 30 mijë Euro nga Naim Murseli që të vriste bashkëshorten e tij, Liridonën, dhe ngjarja të inskenohej si grabitje.

Dëgjoi një zhυrmë dhe doli jashtë, makina përρlas për vdekje shqiρtarin

Një shqiptar vdiq tragjikisht dje në Itali. Një zhurmë nga furgoni me të cilin udhëtonte i kushtoi jetën. Sipas mediave italiane, viktima është një 44-vjeçar, i cili banonte në Altamura.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:30 të ditës së djeshme në dalje të Palo del Colle.

Shqiptari po kthehej nga puna së bashku me kolegët e tij, kur konstatuan një zhurmë nga furgoni me të cilin udhëtonin.

Ata ndaluan mjetin dhe shqiptari doli për të kontrolluar se çfarë nuk shkonte. Pikërisht në këtë moment një automjet që vinte në të njëjtin drejtim e përplasi për vdekje.

SkandaI: Klienti porοsit pulë, i vjen peshqir i pjekυr (Foto)

Një situatë aspak etike dhe higjenike ka ndodhur në Filipinë. Mësohet se në restorantin e njohur Jollibee,

një kliente është përballur me një situatë që e detyroi që të shkatërrojë plotësisht imazhin e këtij restoranti.

Mësohet se një klientja porositi një pulë të pjekur dhe i vjen një peshqir i pjekur. Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan “denoncimin”.

“Ne kishim porositur tek Jollibee mish pule për tim bir, dhe teksa e shpova me pirun për të ngrënë pak, vura re se ishte shume e vështirë për t’u ndarë .

U përpoqa ta hapja me duar dhe gjeta një “peshqir të skuqur.” Kjo është me të vërtetë shqetësuese…

Si dreqin e fusni peshqirin në brumë dhe madje edhe e skuqni?!””, shkruan ajo.

Mësohet se pas këtij lajmi, restoranti u mbyll për tri ditë, më pas u hap me kushtin për të respektuar standardet e kushteve të gatimit.