Një situatë aspak etike dhe higjenike ka ndodhur në Filipinë. Mësohet se në restorantin e njohur Jollibee,
një kliente është përballur me një situatë që e detyroi që të shkatërrojë plotësisht imazhin e këtij restoranti.
Mësohet se një klientja porositi një pulë të pjekur dhe i vjen një peshqir i pjekur. Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan “denoncimin”.
“Ne kishim porositur tek Jollibee mish pule për tim bir, dhe teksa e shpova me pirun për të ngrënë pak, vura re se ishte shume e vështirë për t’u ndarë .
U përpoqa ta hapja me duar dhe gjeta një “peshqir të skuqur.” Kjo është me të vërtetë shqetësuese…
Si dreqin e fusni peshqirin në brumë dhe madje edhe e skuqni?!””, shkruan ajo.
Mësohet se pas këtij lajmi, restoranti u mbyll për tri ditë, më pas u hap me kushtin për të respektuar standardet e kushteve të gatimit.