“Mαmin e harruam në mαkinë”, vëllai i Liridonës zbυΙon bisedën me fëmijët pas ngjarjes së rëndë

Një ditë pas ngjarjes që tronditi Kosovën e jo vetëm, Leonard Ademaj, vëllai i 30-vjeçares, Liridona Ademaj, ka folur pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, ku motra e tij mbeti e vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën ‘Dalip Alshiqi’ në Prishtinë.

Porositësi i gjithë vrasjes dyshohet të jetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, i cili u raportua se ka paguar 30 mijë euro për vrasjen e të shoqes.

Në një prononcim për mediat kosovare, Ademaj ka zbuluar edhe bisedën që ka pasur me fëmijët e të ndjerës momentin e parë që i ka takuar pas ngjarjes tronditëse.

“Mamin e harruam në makinë”, i kishin thënë fëmijët dajës së tyre.

“Atë ditë ka ndodhë krejt ngjarja, krejt rasti. Djali e kishte shtrënguar dorën shumë. Kur kam shkuar në polici, më është afruar dhe më përqafoi. Më pas më tha dajë hajduti më kërkoi paratë, por nuk ja dhashë. E hapi dorën dhe i kishte akoma në dorë.”, tha Leonard Ademaj.

Kujtojmë se Policia ka arrestuar dje tre persona të dyshuar për vrasjen e Liridonës, përfshirë edhe bashkëshortin e saj, Naim Murselin, i cili akuzohet dhe dyshohet si organizatori i gjithë vrasjes. Në pranga është vënë edhe ekzekutori, Granit Plava dhe nipi i Naim Murselit, Kushtrim Kokalla, i cili është pjestar i FSK-së.

Si ndodhi ngjarja?

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren, Liridona Murseli duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik. Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit. Naim Murseli, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në makinë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i grabitën.

Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip ‘BMW’ me targa të huaja.

Naim Murseli e νrau grυαn e tij për 20 milionë euro!

Ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në prishtunë ku një 30 vjeçare e identifikuar si Liridona Ademaj Murseli ka tronditur rëndë opinionin public.

Pas hetimeve nga policia u hodhën dyshimet e vrajsa e të resë ishtë e inskenuar e gjithë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Murseli dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, nënë e dy fëmijëve. Sipas mediave, Murseli ka pranuar para organeve të drejtësisë organizimin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Por cila ishte arsyeja që e nxiti atë drejt kësaj vepre kriminale e monstruoze?

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Naim Murseli para disa kohësh i ka paguar sigurimin jetësor Liridona Ademajt në një kompani të fuqishme suedeze.

Sigurimi jetësor ndër të tjera garantonte që në rast të ndonjë fatkeqësie apo tragjedie jetësore, sigurimi mund të mbulonte shpenzimet deri në 20 milionë euro.

Naim Murseli duke qenë në dijeni për këtë shumë shpaguese dhe mund të jetë inspiruar që të organizojë fundin tragjik të nënës së dy fëmijëve të tij.

Murseli ende s’ka treguar para organeve të drejtësisë arsyen që ka bërë këtë krim, por një nga pistat e besueshme mund të jetë kjo, bazuar në burime të afërta me ish-çiftin.

Policia e Kosovës njoftoi se ka sekuestruar armën me të cilën u qëllua për vdekje Ademaj si dhe 19 fishekë, ndërsa është sekuestruar edhe makina e porositësit të krimit Naim Murseli.

EΙena Gjika, kjo sυliote nga Ραrga e Çαmërisë

Në shfletimet për Elena Gjikën varianti më i shpeshtë i vendlindjes së saj thuhet se është Bukureshti, por ndoshta faktet duhen shqyrtuar me më shumë kujdes. Jo më kot është cilësuar “elitë e vjedhur“.

Dora d’Istria (1828-1888), pseudonim i Elena Gjikës, ka qenë një figurë e rëndësishme e kulturës shqiptare dhe europiane të mesit të shekullit XIX. Ajo ishte publiciste, feministe, etnologe dhe shkrimtare me shtetësi rumune me prejardhje shqiptare.

Data e saj e lindjes është 22 janar 1828, por mbi vendin e lindjes dihet po aq pak sa edhe për jetën e saj të herët. Familja fisnike Gjika, i ka rrënjët në Pargën e bukur, (para se të krijohej shteti Grek.) vend i cili i ngjallte jo pak nostalgji Elenës.

Elena Gjika në vëllimin e veprës së saj “Les femmese en Orient” “Gratë në Lindje”, botuar në Zyrih në 1859 jep letrën që i kish dërguar një mikeshës së vet ku shkruan: Jam lindur në brigjet e Shqipërisë së Jugut, jo larg maleve të Sulit, në qytetin e Pargës, me fatin e keq të së cilës, disa vjet pas rënies së Napoleonit u muar mbarë Europa. Parga ime e dashur, e cila në shekuj nuk e ka parë gjysmëhënën mbi muret e vet. Parga iu dorëzua të pamëshirshmit Vezirit të Janinës, Ali Pashës, i cili që prej kohësh e gjykonte këtë qytet, të cilit nuk ja falte fajin për ndihmën që u kish dhënë vazhdimisht heronjve të Sulit. Një qytet prej katërmijë shpirtësh iu shit Vezirit prej Thomas Maitland, Komisar i lartë anglez i ishujve të Jonit për 150 mijë lira.

Parganjotët e përbuzën me neveri këtë çmim të tokës së lindjes së tyre dhe preferuan më mirë të marrin rrugët se sa të jetonin skllevër. Mbasi dolën në Korfuz e mandej në Trieste, prindët e mij u vendosën në Zyrih Nëna vdiq e para me emrin e Pargës në buzë dhe nuk vonoi shumë që këtë e ndoqi në varr babai”. Elena Gjika shkruan për shqiptarët: “Bij besnikë të një race që ka ruajtur trashëgiminë dhe nuk është prishur asnjëherë”. Ajo shkruan se “Liria si thonë fatosat e Sulit në një këngë, ka qenë kurdoherë bija e ngadhënjimit”. Suliotët të cilët janë çamër të shpërngulur nga krahina e Margaritit (Margëlliçit) u vendosën në malet e Sulit nga barbarizmat e pushtuesit Otoman kundër të cilit Çamëria bëri rezistencë të vazhdueshme dhe nuk iu nënshtrua as Ali Pashait. – Gazeta Çamëria, 29.01.1999 Autor Jonuz Kuçuku

Elena Gjika – Dora D’Istria, kjo elitë e vjedhur, lindi në Pargë të Çamërisë, më, 22 janar, 1828 – dhe vdiq në Firence, më, 17 nëntor, 1888. Elena Gjika, shkrimtarja, publicistja iluministe kërkoi barazinë gjinore dhe u rendit mes 10 femrave më përparimtare të shek. XIX. të Europës.

Dora D’Istria përmes një letre të shkruar prej saj, e cila gjendet në bibliotekën e Vatikanit, ku ajo u kundërvihet shpifjeve se është me origjinë greke apo nga një fshat pranë lumit Vjosë. Ja si shkruan ajo: “Deri tani është shkruar dhe folur shumë për origjinën time. Atë që s’e kanë thënë të tjerët, po e them unë. Quhem Elena Gjika, kam pseudonimin tim “Dora d’Istria”, jam jetime çame nga Parga. Rrjedh nga familja e Gjikajve. Kur u prish Suli, shkova në Korfuz. Aty u njoha me një zonjë rumune , e cila më mori në Rumani, ku u shkollova për letërsi. U martova me një kont rus, i cili vdiq shpejt. U largova nga Rumania dhe u vendosa në Itali. Kam patur lidhje me Jeronim De Radën, me të cilin këmbeja mendime për Pavarësinë e Shqipërisë. Shpesh herë ndodh nga pseudohistorianët e huaj që shqiptarët trima e të ditur t’i mohojnë si të tillë , sepse duan t’u përvetësojnë lashtësinë .” – Jasin Bala, Çamëria lëngon, Çamëria denoncon”faq.25

Përgatiti: Elis Buba/usalbanianmediagroup

 

“Βυrri është gjithçka e imja”, çfarë shkrυante Liridona për bυrrin që e νrau

Liridona Ademaj–Murseli, është 30-vjeçarja që u vra gjatë një grabitje të inskenuar nga bashkëshorti i saj.

E reja, nënë e dy fëmijëve, duket se ka pasur dashuri të madhe për Naim Murselin, bashkëshortin e saj. Këtë dashuri ajo e shfaqte edhe në rrjetet social ku në Instagram kishte shkruar:

Burri im është gjithçka e imja’, duke e shoqëruar me dy zemra dhe me shkronjën N, për bashkëshortin e saj Naimin.

Liridona ndoshta nuk e kishte imagjinuar kurrë se bashkëshorti, gjithçka që ajo kishte, do ta vriste në mënyrë mizore madje para fëmijëve të tyre.

Murseli thuhet se i ka paguar 30 mijë euro një bashkëfshatari të tij, ndërsa në ngjarje është përfshirê edhe nipi i tij Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së i cili është arrestuar.

Çmimi i ρaketave të cigαreve shtrenjtohet me 20 lekë!

Çmimi i shitjes së paketës së cigareve do të rritet me 20 lekë, kjo në kundërshtim me atë çfarë ligji parashikon.

Akciza e cigareve ndryshon në muajin janar dhe rrjedhimisht edhe çmimi i shitjes së tyre, por ky ndryshim në vlerë është aplikuar 5 javë më herët.

Rritjen e unifikuar me 20 lekë për paketë e kanë bërë disa marka të njohura që shesin cigare në vendin tonë. Theksojmë se aktualisht paketa më e shtrenjte në vend aktualisht shitet me çmimin maksimal 380 lekë.

Bazuar në një studim të realizuar së fundmi nga DSA (Development Solutions Associates), 1 në 4 të rritur në Shqipëri konsumojnë duhan apo e thënë ndryshe 25 % e popullsisë madhore, duke i shkaktuar vetes dëme shëndetësore dhe ekonomike.

Trόndit modelja greke: Tre burra shqiρtarë më ρërdh* nυan, u fυtën në mαkinën time dhe…

Modelja greke Maria Alexandrou ka denocnuar se është përdhunuar nga tre burra me origjinë shqiptare.

Denoncimi i saj është bërë ne policinë e Selanikut, një pas incidentit të abuzimit nga pronarja e qendrës së bukurisë, e cila pasi e rrahu i preu flokët me një palë gërshërë.

Modelja përshkruan me detaje ngjarjen tronditëse në ankesën e saj dhe

përmend tre persona si autorë të përdhunimit të saj dhe thotë se ata ishin tre burra me origjinë shqiptare.

Ngjarja e rëndë, sipas saj ka ndodhur në orën 04:30, më 21 prill 2021.

Në dosjen e çështjes që disponon protothema.gr, modelja dëshmon se tre personat me origjinë shqiptare e kanë futur me dhunë brenda një BMË-je të zezë.

Ajo thotë se ngjarja ka ndodhur në rrugën Christou Kanaki në Ampelokipi, ku shqiptarët i kanë marrë telefonin në mënyrë që mos lajmëronte për ndihmë dhe më pas e kanë çuar në një zonë rurale të Selanikut.

Tortura e ish-modeles në duart e tre burrave zgjati mbi 12 orë, sipas asaj që ajo raportoi në polici. Ajo pretendon se të tre burrat, njëri pas tjetrit me radhë, e detyruan secili të kryente marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të saj.

Në një gjendje të mjerueshme, Maria Alexandrou u largua nga vendi i shkretë në këmbë pasi përdhunuesit e saj të dyshuar e lanë atë atje.

Në Drejtorinë e Sigurimit të Selanikut, modelja ka njohur tre meshkujt nga fotot që i ka treguar policia teksa është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore

Mediαt italiane jehonë υαjzës shqiptare: Të gjitha Ιëndët me nota 10 për dy vite rαdhazi

Një vajzë me origjinë shqiptare ka pushtuar faqet e para të mediave italiane, për shkak të rezultateve ekselente në shkollë.

Samantha Gjeci, nxënësja që sapo ka mbyllur vitin e katërt në gjimnazin Canova të rajonit të Trevisos, cilësohet si studentja model, pasi në dy vite radhazi ka pasur në diplomë të gjitha notat dhjeta.

Siç ndodhi edhe qershorin e kaluar, mendimet e vajzës teksa prononcohet për mediat lokale janë kthyer menjëherë nga familja.

“Prindërit e mi më mbështesin dhe janë shumë krenarë”, shpjegon Samantha.

“Tridhjetë vjet më parë babai im zbarkoi në Itali nga Shqipëria. Dhe e di sa sakrifica ka bërë për mua“.

Dashuria për të studiuar nga ana e Samanth-ës është e pamohueshme.

Vajza i thotë gazetës Il Gazzettino: “Unë jam një perfeksioniste. Kjo më nxit. Ishte më e ndërlikuar të konfirmohesha në këto nivele. Ndjeva pak presion, por në fund i menaxhova emocionet”.

Në fakt, Samantha përpiqet të mos e privojë veten nga aktivitetet tipike të kohës së lirë të moshatarëve së saj.

“E gjej kohën për pasionet e mia. Më pëlqen të lexoj, të dal me miqtë, të takoj kushërinjtë dhe familjen time etj….”, tregon ajo.

Një marrëdhënie e shkëlqyer është krijuar edhe me shokët e klasës, pavarësisht reputacionit te “njerëzit”. Samantha po ashtu ka kryer tashmë një stazh në sektorin e ndërtimit të Bashkisë Treviso.

“Më pëlqejnë pak më shumë lëndët shkencore, matematika dhe fizika”, përfundon Samantha, e cila për zgjedhjen e universitetit thotë: “Para disa kohësh isha pak më e pasigurt, por tani jam orientuar drejt degëve të inxhinierisë”.

Rikthehet “gangsterja” e Bilishtit, konfliktohet me 22 νjeçarin, i përρΙas makinën

Rikthehet edhe njëherë tjetër në qendër të mediave e reja nga Devolli 28 vjeçarja Deizi Arapi.

Policia lokale bën të ditur se Arapi dhe 22 vjeçari Nallbati nga qytet i Bilishtit janë konfliktuar për motive të dobëta në qendër të qytetit.

Kaq ka mjaftuar që Arapi të perplasë makinën e të 22 vjeçarit e ky i fundit ka bërë të njëjtën gjë duke e dëmtuar mjetin e 28 vjeçares Deizi Arapi.

Per të dy këta prokuroria ka filluar hetimin në gjendje të lirë.

Deizi Arapi edhe herë të tjera është bërë objekt i mediave, për shkak të ngjarjeve të ndodhura mes saj dhe personave të tjerë, midis tyre dhe deputeti Bledjon Nallbati, ndaj të cilit nuk ka kursyer akuzat për djegien e automjetit, ngjarje kjo e ndodhur një vit më parë.

28 vjeçares edhe herë të tjera në derë të shtëpisë i janë djegur mjetet.

Njoftimi i policisë;

DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 2 shtetas, për veprën penale të dhunës dhe dëmtimit të pronës private

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Xh. N., 22 vjeç dhe D. A., 28 vjeçe, të dy banues në Bilisht, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, i kanë dëmtuar njëri-tjetrit, automjetet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Misteri i ‘aΙienëve’ të Meksikës/ Eksρerti bën zbυΙimin që nuk pritej: 30% e ADN-së së tyre është nga…

Në kthesën e fundit në historinë e trupave misterioz të mumifikuar të “alienëve” të paraqitur në Kongresin Meksikan, një analizë e mbetjeve të çuditshme thuhet se ka zbuluar se 30% e ADN-së së tyre vjen nga një specie e panjohur.

Pretendimi thuhet se është bërë nga eksperti i UFO-ve, Jaime Maussan, i cili u bë i famshëm në botë në shtator kur ia prezantoi ekzemplarët e çuditshëm një grupi politikanësh në një seancë dëgjimore të UFO-ve. Në takimin e tij më të fundit me Kongresin e vendit javën e kaluar, studiuesi thuhet se dha një përditësim mbi studimin e tij të trupave misterioz që thuhet se ishin gjetur nga një shpellë në Peru.

Sipas Maussan, në një analizë të kohëve të fundit të ADN-së së mbetjeve ai zbuloi se 30% e ADN-së së tyre ” nuk vjen nga ndonjë specie e njohur ” dhe edhe një herë iu kundërpërgjigj skeptikëve të mostrave duke këmbëngulur se ato janë “të vërteta” dhe jo një lloj trillimi që është krijuar shumë kohë më parë.

I vendosur në besimin e tij se trupat ishin të natyrës së botës tjetër, ai deklaroi me guxim në Kongresin e vendit se “kjo është hera e parë që jeta jashtëtokësore është paraqitur në këtë mënyrë”. Duke hedhur dritë shtesë mbi mostrat enigmatike, Maussan raportoi se implantet metalike të dallueshme brenda tyre janë të përbëra nga kadmiumi dhe osmiumi, megjithëse qëllimi i tyre mbetet një mister.

Si një avokat për një kohë të gjatë i zbulimit të UFO-ve, Maussan përdori me të drejtë trupat e supozuar jashtëtokësorë si një trampolinë për t’i bërë thirrje Kongresit Meksikan të zbulonte të vërtetën rreth fenomenit. “Publiku ka të drejtë të dijë për teknologjinë jo-njerëzore dhe qeniet jo-njerëzore”, argumentoi ai, “ ky realitet e bashkon njerëzimin në vend që ta ndajë atë. Ne nuk jemi vetëm në këtë univers të madh, ne duhet ta pranojmë këtë të vërtetë .“