“Pasi hodhi kaρsollën, bυrri mori ρeng shokun tonë korçar”

Disa adoleshentë nga Zvirina e Korçës kanë kontaktuar me redaksinë e Joq Albania në lidhje me një incident të çuditshëm që sipas tyre ka ndodhur në këtë fshat.

Ata shprehen se një burrë mori peng shokun e tyre duke e futur me forcë në shtëpinë e tij dhe duke i bërtitur atij dhe shokëve të tij me fjalor banal.

Adoleshentët informojnë se shkak për këtë ishte fakti se djali hodhi një kapsollë në rrugë.

Ata kanë dërguar edhe një video që kanë mundur të filmojnë.

https://www.instagram.com/_u/joqnews/?utm_source=ig_embed&ig_rid=85ca3b7a-e796-49cf-9051-794b3f80d47e&ig_mid=4B3926D1-945C-471F-8022-C9C196CF23D7

I ραpërmbajtshëm Kristian Prenga, mund me “KO” kampionin e ρeshave të rënda në boks

Boksieri shqiptar Kristian Prenga ka fituar me “KO” mbrëmjen e sotme përballë kampionit të peshave të rënda në fuqi Christopher Arnold, duke i rrëmbyer titullin.

Prenga e mundi kundërshtarin vetëm me dorën e djathë duke e mbyllur menjëherë ndeshjen që ishte planifikuar me tetë raunde.

Me këtë fitore ndaj Christopher Arnold, boksieri shqiptar Kristian Prenga shënon fitoren e 11 radhazi që nga humbja e tij e vetme, një humbje pikësh nga Giovanni Auriemma në Holandë.

Këtë fitore Prenga ia ka dedikuar shqiptarëve kudo që ndodhen me një postim në rrjetet e tij sociale ku gjithashtu i falenderon për suportin.

Ρrofesoresha e Athinës: Kosova do bαshkohet me Shqipërinë, jam aq e sigυrtë sa edhe hedh firmën (VIDEO)

Maria Efthimiu, profesoreshë në Universitetin e Athinës, e cila është dekoruar edhe nga Presidenti i Greqisë, është e angazhuar në një sërë fushash të dijes, në këtë video të publikuar në vitin 2015, në një leksion ajo flet për arvanitasit që jetojnë dhe kanë jetuar në Greqi.

Veç të tjerash, në këtë video ajo thotë që një pjesë e mirë e Greqisë së sotme në fillim të shekullit të kaluar ka folur shqip.

Pjesa më e madhe e Atikës, Patra dhe krahinat e saj, Korinti, Eubea, ishulli Specas, Çamëria etj, janë ndër rajonet e Greqisë ku në të kaluarën është folur shqip sipas profesoreshës.

Efthimiu thotë se në Greqi aktualisht jeton një numër i madh arvanitasish, por që janë ortodoks.

Ajo thotë që kur u bë marrëveshja për shkëmbimin e popullsisë mes Turqisë dhe Greqis, Arvanitët mysliman shkuan në Turqi si turq dhe jo si arvanitas.

Interesant për t’u përmendur është fakti se në këtë video duke filluar nga minuta e 13′ ajo flet për gegët duke theksuar se një pjesë e mirë e Malit të Zi përbëhet nga shqiptarë, se mbi 30% e popullsisë së Maqedonisë janë shqiptarë dhe se Kosova që është tashmë shtet i pavarur do të bashkohet me Shqipërinë.

“Kosova e cila përbëhet nga shqiptarë ka qenë rajoni jugor i ish-Jugosllavisë ndërsa tashmë është e pavarur dhe më vonë do të bashkohet me Shqipërinë, jam e sigurtë për këtë, madje edhe mund të hedh firmën që kjo do bëhet.

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia do të bashkohen një ditë, të shpresojmë të jetojmë e ta shohim që kjo të realizohet,” thotë profesoresha e Athinës, pikërisht në minutën e 14′.

Sa shqiptarë ρopullonin Athinën dy shekυj më ρarë?

Një shkrim në median greke me titull “Athina e vitit 1850: Shqiptarë, polakë, maltezë, zjarrvënës dhe të tjerë…”, citohet një francez të ketë thënë se Athina banohej në një pjesë nga shqiptarët asokohe.

“Një nga të huajt që vizitoi Greqinë pak vite pas çlirimit të saj ishte shkrimtari, akademiku dhe gazetari francez Edmond Abou (Edmond Francois Valentin About, 1828 – 1885). Ai erdhi në vendin tonë si bursist i Shkollës Franceze dhe u vendos në Athinë. Qëndroi në Greqi deri në vitin 1854. Ai udhëtoi në të gjithë vendin tonë të vogël në atë kohë dhe duke u kthyer në Paris, botoi në vitin 1855 veprën e tij ‘Greqia e Otto-s’, duke ngjallur një stuhi reagimesh.

Në vitin 1856 ai botoi romanin e tij ‘Mbreti i maleve’, i cili gjithashtu bëri bujë. Në të njëjtën kohë ai filloi të shkruante artikuj për gazetën Le Figaro. Më pas mori drejtimin e gazetës Shek.

Dhe ‘1/4 e popullsisë së Greqisë në mesin e shekullit XIX ishin shqiptarë shkruan Abou’

Në kapitullin dy të librit të tij, Abou shkruan si më poshtë: ‘Shqiptarët përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë së vendit. Ata janë një racë e fortë dhe e duruar, po aq e përshtatshme për bujqësinë ashtu siç janë grekët për tregti. Shqiptarët janë një popullsi e vendosur, ndërsa vllehët janë nomadë dhe mbarështues, punojnë dhe ushqejnë grekët.

Ata nuk kërkojnë punë dhe nuk kanë ambicie të ulen në zyrë. Çdo mbrëmje në perëndim të diellit takoni përreth Athinës karvanë të tërë shqiptarësh që kthehen me gratë e tyre nga puna në fusha. Pothuajse të gjithë jetojnë në shpate të Akropolit, në të njëjtën zonë ku dikur jetonin pellazgët”.

Por grekët nuk janë dakort me francezin dhe përshkrimin e tij.

“Kuptohet, leximi i këtij fragmenti të veçantë nga libri i Abou-së na bëri të mendojmë. Kështu kërkuam më shumë të dhëna për popullsinë e Greqisë në atë kohë”, shkruan Protothema dhe vijon:

Sipas të dhënave të regjistrimit zyrtar të vitit

“A ka mundësi që Abou të ketë bërë brenda dy viteve, 1852 – 1854, me mjetet dhe kushtet e kohës, udhëtime në të gjitha vendet dhe të bëjë një numërim të shqiptarëve? Ndoshta ishte e pamundur. Prandaj referimi i tij se ¼ e popullsisë janë shqiptarë është i gabuar. Po kush ishin shqiptarët e Abou-së? Natyrisht këta janë arvanitasit pasi zonat ku ata kanë jetuar, sipas Abou-së, kanë qenë Atika, Hidra dhe Arkadia”.

Këto ushqime nuk duhet t’i mυngojnë tryezës së natës të Vitit të Ri pasi ju sjellin fat!

Kultura të ndryshme në botë tregojnë se ka disa ushqime që konsiderohen “fatsjellëse” që nuk duhet të mungojnë në tryezën e Vitit të Ri.

Ne të gjithë e dimë se Gjeli i detit, sallata ruse dhe bakllavaja nuk mungojnë në tryezën e çdo familjeje shqiptare, por një traditë në Francë specifikon se në tryezë nuk duhet të mungojnë frutat e thata. Më konkretisht duhet të konsumohen rreth 13 fruta të thata pasi janë simbol i fatit të mirë, të paktën në këtë vend.

Thjerrëzat

Thjerrëzat simbolizojnë paratë. Dhe përdoret kryesisht në traditën italiane daton që nga koha e romakëve.

Rrushi

Spanjollët konsumojnë 12 kokrra rrushi në mesnatë. Kjo traditë daton që nga viti 1880 dhe legjenda thotë që nëse ke arritur të hash 12 kokrra (1 për çdo muaj) para se ora të shkojë 12:01, fati i mbarë është me ty.

Shega

Shega konsiderohet si një fryt fatsjellës në nisjen e vitit të ri në kulturën greke. Sipas tyre, sa më shumë kokrra të dalin nga përplasja e shegës në derën kryesore të shtëpisë, aq më i mbarë dhe fatsjellës do të jetë viti që vjen.

Speci djegës

Në shumë kultura, speci djegës përdoret si urim për pjellorinë, jo vetëm në familje, por edhe në agrikulturë.

Spinaqi dhe lakrat jeshile

Gjethet e spinaqit apo lakrave simbolizojnë paratë. Ngjyra e shpresës i përfshin ato në listën e ushqimeve që duhen futur në pazarin e festive të fundvitit

Rυben Saraiva drejt Shqipërisë, me ρranga në dυar pret ekstrαdimin

Ruben Saraiva me origjinë portugeze, i akuzuar si personi që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj më 19 prill në Shëngjin, do të ekstradohet në Shqipëri më 31 dhjetor. Përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe Interpolit Shqiptar ndodhen në Marok dhe Operacioni për vënien para drejtësisë së tij është drejt fundit.

Portogezi është marrë në pyetje nga autoritetet shqiptare, por ende nuk ka detaje mbi deklarimet tij. Vendimi për ekstradimin e vrasësit me pagesë u dha nga Gjykata e Marokut rreth 10 ditë më parë. Për të përmbyllur ekstradimin e Ruben Saraivës, ndërhyri Interpol, agjencia e cila bashkëpunoi me autoritetet shqiptare për lokalizimin e portugezit në marok rreth 7 muaj më parë.

Po për vrasjen e Nikulajt janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia si porositës. Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në shqipëri.

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër në qytetin e Lezhës, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima

Grαbitje si në filma, hajdυtët vjedhin αrgjendarinë nga υrima e haρur në mur

Bizhuteri me vlerë të lartë janë grabitur nga persona të panjohur herët mëngjesin e djeshëm në argjendarinë “Prigipo” në qendër të Athinës.

Siç u bë e ditur nga Policia, autorët kanë hyrë në orën 04:00-06:00 të mëngjesit, fillimisht në një pallat ngjitur i cili ishte i braktisur, nga ku me mjete kanë hapur një vrimë në murin e mesit.

Grida Dυma oρinioniste e Big Βrother VIP Albania 3?

Mbrëmjen e djeshme Olti Curri, Fatma Haxhialiu, Andi Vrapi dhe Altin Berisha kanë realizuar një video Live në Instagram. Aty ka patur shumë hipoteza dhe biseda mbi Big Brother VIP Albania 3.

Ndonse Olti Curri ka thënë se Arbër Hajdari do të vazhdojë të jetë opinionist në BB VIP, teksa Fatma ka treguar se nëse Arbri shkon pa pagesë, kjo është e leverdisshme. Teksa Olti shprehet se më shumë se çështje pagese është çështje PR.

Ndērkohë ka përmendur edhe emrin e Grida Dumës, nisur nga fakti që i kemi parë shumë së fundmi me Lori Hoxhën.

“Kam përshtypjen se gjithmonë këto të zotët e bizneseve kanë një marramendje ndaj një vartësi, në një moment ose një tjetër e duke qenë se është dashuria profesionale dhe pse jo e intelektuale. Unë mendoj se do ishte bërë një gjë shumë e bukur e do ngjante me Mediaset në qoftë se do ishte Grida Duma. Në qoftë se ka kohë, në qoftë se pranon kushtet e të gjitha”- ka thënë Olti.

TepeΙenë/ Çifti me dy fëmijë të mitυr strehohen në shρellë, të kërcënuar nga uria dhe i ftohti kërkojnë shtëpi: Ka raste që mbetemi 2 ditë pa ngrënë

E parë, por e padëgjuar ndonjëherë! Të braktisësh qytetin dhe të strehohesh në shpellë. Kjo ndodh me familjen Tralo në Tepelenë! Familja s’ka ardhur për atraksion por nga halli i madh, pasi pronari i shtëpisë ku jetonin me qira ka vendosur t’i dëbojë pasi do të ndërtohet një pallat.

Prej 5 muajsh Ervin Tralo me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur jetojnë në një kasolle, pranë shpellës në mal. Në kushte të paimagjinueshme këta vogëlushë për festa nuk kërkojnë lodra, por bukë.

“Dua bukë për drekë”, shprehet djali i mitur, ndërsa e motra thotë “dua shtëpi”. Ata shkojnë në shkojnë duke bërë çdo ditë disa kilometra në këmbë, pa veshje dhe pa ushqim.

Ervin Tralo është i papunë. Ai mbledh bimë medicinale në lartësinë e malit Golik dhe ruan disa bagëti, të cilat i shet për të mbajtur frymën gjallë.

“Kam jetuar me qira në një shtëpi të vjeter në qytetin e Tepelenës. Shtëpinë e mori pronari, s’kisha të ardhura për të marrë shtëpi tjeter me qira dhe erdha tek kjo shpella. Mezi i ushqej fëmijët, duke mbledhur lule në mal. Dua një shtëpi, kush mundet të na ndihmojë”, shprehet kryefamiljari Ervin Tralo.

“Fëmijët duan të hanë të vishen, të lahen. Ka raste që rrinë dy ditë pa ngrënë”, tha bashkëshortja e tij.

Edhe pse kanë trokitur ne dyert e Bashkisë Tepelene nuk është ofruar ndihmë për familjen Tralo. Jeta e këtyre fëmijëve të paushqyer e në ftohtë është në rrezik. Përmes Report TV kërkojnë ndihmë nga donatorët dhe shoqatat bamirëse.

Arbαna apo Ledioni? Konfirmohet zyrtarisht kush do e ρrezantojë Big Βrother VIP 3

Pas shumë aludimesh është konfirmuar zyrtarisht se cili do të drejtojë edicionin e 3-të të “Big Brother VIP Albania”.

Nëpërmjet një video në rrjetet sociale, “Top Channel”, ka konfirmuar se BBV këtë sezon ndryshe nga dy sezonet e kaluara, nuk do të jetë në drejtimin e Arbana Osmanit, por do të drejtohet nga moderatori Ledion Liço.

Po ashtu është konfirmuar se spektakli do të nisë më 13 janar.

https://www.instagram.com/topchannelalbania/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e3804262-0bf6-41d7-83b0-74856e99f4dd