Vrαsja në Prishtinë/ 33-vjeçarja ishte me bαshkëshortin e fëmijët, dγshohet se u ekzekυtua nga…

Viktima, gruaja e ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit!

Mbrëmjen e djeshme Prishtina u trondit nga një krim i rëndë, ku mbeti e vrarë një grua. 33-vjeçarja e identifikuar si shtetasja, Liridona Murseli, u vra me armë zjarri në rrugën “Dalip Alshiqi”.

Viktima ishte në makinë së bashku me dy fëmijët dhe bashkëshortin, Naim Murseli, ky i fundit ish-këshilltar i Behgjet Pacollit.

“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Dalip Alshiqi’ në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjentë, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mediat në Kosovë shkruajnë se nga dyshimet e para bëhet fjalë për një rast grabitjeje. Dyshohet se krimi ndodhi në kohën kur Naim Murseli bashkë me gruan dhe dy fëmijët ndodheshin në makinë kur dy grabitës i zunë pritë me automjetin e tyre.

Ndërkohë bazuar në deklaratën e Naim Murselit që e ka dhënë para hetuesve policorë ka deklaruar se hajnat, fillimisht iu kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat më pas ka pasur të shtënë me armë.

Personat e dyshuar kanë qenë me një makinë të tipit BMW me targa të huaja dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes, në drejtim të panjohur.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, reagoi në lidhje me ngjarjen e rëndë. Në një postim në Facebook, Pacolli theksoi se ndan dhimbjen me familjen e të ndjerës, Liridona Murseli.

“Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit. Dhimbjen time e ndaj me familjen e të ndjerës Liridona!”.

Ρritet shtrenjtim i karbυranteve, Shoqata: Rënia e ναlutës po mbron konsumatorët

Ulja e paralajmeruar e prodhimit të naftës së papërpunuar nga Arabia Saudite, Rusia dhe anëtarët e tjerë të OPEC+ prej rreth 5 milionë fuçi në ditë është shoqëruar me efekte të menjëhershme me rritjen e çmimit në bursat ndërkombëtare.

Sipas Agjencisë së Lajmeve “Reuters”, çmimi e tejkaloi nivelin e 80 Dollarëve për fuçi, ose 1% më shtrenjtë se një ditë më parë.

Kjo luhatje pritet të reflektohet edhe në vendin tonë. Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve në vend, Luigj Aliaj, tha për Televizionin Klan se pritshmëritë janë që në javën e ardhshme, çmimi i karburanteve të shtrenjtohet më tej.

“Duhet patur parasysh se në çmimin final të karburanteve, 120 Lekë janë vetëm taksat dhe pjesa tjetër është çmimi real i karburantit. Dollari ka qënë në favorin tonë dhe na ka ndihmuar të mos rrisim çmimin e karburanteve, por situata gjeopolitike mes vendeve prodhuese dhe atyre eksportuese duket e tensionuar, duke u reflektuar me luhatshmërinë e çmimit të naftës në bursë. Në javën e ardhshmë do të duhet të blejmë sërish në treg dhe pritshmëritë janë që çmimi të rritet.”

Aliaj thotë se vendi nuk ka mundësi për krijimin e rezervave për të mbrojtur konsumatorin nga spekulimet me çmimin e karburanteve.

“Krijimi i sasive rezervë ka mbetur tashmë vetëm një nocion fizim, teksa në realitet ne operojmë duke përmbushur nevojat ditore të konsumatorëve. Duhet thënë që nevojat kanë qënë të larta, dhe importuesit kushtëzohen nga çmimi në momentin kur ata dalin në treg.”

Në Shqipëri vijon të ketë një trend rritës së çmimeve të naftës me pakicë, që prej momentit të shkrirjes së Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve. Për këtë situatë, Autoriteti i Konkurrencës është shprehur se tregu është nën monitorim duke mos përjashtuar mundësinë e vënies nën hetim të këtyre subjekteve.

Korçë/Μαmaja kërkon ndihmë në ρolici, më ka ikur ναjza 20 vjeçare

Një 20 vjeçare nga qyteti i Korçës është larguar nga banesa e saj

Ka qënë nëna ajo që ka denoncuar rastin në polici duke kërkuar dhe ndihmën e uniformave blu për gjetjen e saj.

Burime të siguruara pranë komisariatit të policisë Korçë bëjnë me dije se nuk është rasti i parë që 20 vjeçarja largohet nga shtëpia, madje në një nga largimet e saj është gjetur në kryeqytet

Policia pranon se vajza merr mjekime por burimi tha se gjendja e saj nuk është e rënduar me probleme të shëndetit mendor.

Pas denoncimit të nënës, policia edhe njëherë tjetër është vënë në kërkim të saj madje ka lajmëruar komisariatet e tjera përfshi dhe ato të kryeqytetit për të ndihmuar në rikthimin e 20 vjeçares në banesën e saj në qytetin e Korçës.

Njoftimi i policisë;

Më datë 28.11.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja K. L., 56 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa, vajza e saj, shtetasja M. L., 20 vjeçe, banuese në Korçë, e cila sipas deklarimit të 56-vjeçares, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e saj.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Horoskopi për ditën e sόtme, e Enjte 30 Nëntor 2023

Dashi

Prano kompromiset në qoftë se je në çift, ndonjëherë duhet të jepni më shumë nga vetja për të ruajtur harmoninë. Megjithatë, duhet të bëni diçka që stimulon edhe imagjinatën e partnerit/es. Ngjarje të mëdha në dashuri do të vijnë për beqarët, por duhet të jenë të kujdesshëm në zgjedhjet që do bëjnë! Është e mundur që ju të shtyni një projekt, por është mirë, sepse sot ai mund të jetë i rrezikshëm.

Demi

Dita do të jetë e bukur për ata që kanë një marrëdhënie për një kohë të gjatë, ju mund të bëni programe premtuese për të ardhmen. Yjet do t’ju ndihmojnë të realizoni një ëndërr. Beqarët janë duke përjetuar momente të kënaqshme, në të gjitha aspektet, por kjo nuk do të thotë se ata do të gjejnë shpirtin binjak. Gjendja astrale e yjeve nuk duket e mirë në aspektin profesional, por diplomacia juaj do të bëjë mrekulli!

Binjakët

Yjet tregojnë një pauzë të qetësisë dhe mirëqenies psikofizike. Është koha e duhur për të ndërmarrë një reflektim mbi jetën tuaj të dashurisë. Beqarët janë të lodhur duke pritur për dashurinë. Rruga drejt suksesit në punë është e dhimbshme, por midis një të papriture dhe tjetrës ju po arrini në mënyrë të sigurtë në qëllimin përfundimtar.

Gaforrja

Përballuni këtë të enjte me të menduarit pozitiv. Pushoni angazhimet tuaja dhe organizohuni, një mbrëmje romantike ju pret me të dashurin/ën tuaj! Zemrat e vetmuara do të jenë në gjendje shpirtërore të mirë për njohje të reja. Në aspektin profesional ka ardhur koha të dilni nga atributet sepse do të ballafaqoheni me situata ku nuk do të jetë e lehtë të jesh i durueshëm.

Luani

Nëse doni të zgjidhni problemet me partnerin/en tuaj, është më mirë të shtyni dialogët dhe vendimet në kohë më të mira. Jepni një arsye nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshironi. Beqarët do të përfshihen nga një tërheqje e fortë për një mik, por do të preferojnë të mos e zbulojnë atë. Projektet tuaja të biznesit mund të pengohen nga disa vështirësi, nuk do të heqësh dorë, do të gjesh një zgjidhje të mirë.

Virgjëresha

Dita do të jetë pozitive nga pikëpamja sentimentale, ju keni mbështetjen e padiskutueshme të Hënës në Dem, me gjithçka që vijon. Lajme dhe ndryshime pritet të vinë së shpejti edhe për beqarët e Virgjëreshës që me hijeshinë e tyre sot do të tërheqin shumë persona rreth vetes. Ditë e shkëlqyer edhe në aspektin profesional. Një frymë ripërtëritëse është rrugës, me qëllim arritjen e projekteve tuaja të preferuara.

Peshorja

Në dashuri diskutimet me një ish-in tuaj, do të jenë të mira për të kuptuar se jeta juaj ka marrë një kthesë tjetër. Jetojeni të tashmen pa frikë. Ata që janë vetëm do të duhet të qartësojnë disa ide në jetën e tyre për të cilat janë ende të paqartë. Së fundi, në punë pas një presioni të gjatë, mund të mblidhni atë që keni mbjellë në të kaluarën.

Akrepi

Nëse prisni një mundësi të mirë për të ndryshuar disa rregulla të marrëdhënies në çift, rrethanat aktuale janë të pafavorshme. Dita do të jetë mjaft e zymtë. Nga ana tjetër, beqarët do të jenë në gjendje të provojnë emocione të reja, është koha për të kthyer faqe! Nervozizmi do të jetë rendi i ditës suaj në punë, veçanërisht nëse keni ndonjë vështirësi në përmbushjen e angazhimeve tuaja.

Shigjetari

Me yjet në krahun tuaj, do të jeni në gjendje të gjeni ekuilibrin e duhur në qoftë se jeni në çift dhe jeni më shumë se kurrë gati për të jetuar një natë të bukur me partnerin/en! Persona të interesuar për beqarët do shfaqen në horizont, nuk do mungojnë takimet dhe njohjet e reja. Puna do të jetë pika thelbësore e ditës. Investimet janë ambicioze, por tregohuni të vëmendshëm me lëvizjet tuaja.

Bricjapi

Sot të lindurit e Bricjapit do ta kenë të lehtë për të shprehur ndjenjat dhe kjo do t’ju japë një dorë të mirë në marrëdhëniet me të dashurin/ën. Beqarët nuk do të jetë shumë të suksesshëm, kështu që do të jetë e padobishme të mundohen për të gjetur me patjetër shpirtin e tyre binjak. Në punë ju do të përdorni të gjithë energjinë tuaj me qëllim rritjen e të ardhurave.

Ujori

Është koha për buxhetet si në punë ashtu edhe në sektorin privat. Sigurisht, një debat me personin e zemrës nuk është fundi i botës, ju dini edhe se si të bëni paqe! Drita e hënës e favorshme për ata që janë vetëm, ju mund të rifilloni ndonjë lidhje të re në sferën private. Do keni një profil të ulët në punë, veçanërisht ata që kanë një biznes familjar.

Peshqit

Do të keni Diellin në favorin tuaj, por gjithashtu dhe Mërkuri do të stimulojë imagjinatën tuaj dhe do t’ju japë shumë mundësi të bukura për të jetuar me partnerin/en. Beqarët do të kenë mundësi të bëjnë gjëra që lidhen me pasionet e tyre dhe kjo do t’i bëjë ata të jenë të lumtur. Sot ju do të jeni në gjendje të planifikoni të ardhmen tuaj në punë, lidhur kjo edhe nga kushtet e të mira ku ndodheni.

Reρeri Drake sυrprizon shqiptarët me videoklipin e ri, shfaqet me xhaketën e kuqe dhe shqiρonjën e zezë (Video)

Një ditë pas 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, reperi kanadez Drake ka zgjedhur një nga format më të bukura për të na përshëndetur, ndonëse mund të mos jetë edhe e qëllimshme data e përzgjedhur për publikimin e videoklipit të ri.

Drake ka publikuar pasditen e sotme këngën e tij më të re “Polar Opposites” dhe ajo çka bie fuqishëm në sy, janë detajet me motive shqiptare, kryesisht në xhaketën që ai mban veshur, dhe po ashtu edhe modelët shoqërues.

Drake është i veshur me një xhaketë të kuqe ‘gjak’, ku pas saj është e stampuar shqiponja e zezë dykrenare, njëjtë si në flamurin e Shqipërisë.

Në videoklip duken edhe modelë të tjerë, të cilët janë pjesë e rrethit të tij shoqëror të veshur po kuq e zi.

Por, nuk mbetet me kaq, pasi në vargjet e këngës, ai duket se pyet dikë duke i thënë “Nuk e di se si bëhen gjërat në Prishtinë”, duke përmendur kryeqytetin e Kosovës.

Disa nga vargjet:

Ose unë po e lexoj gabim mesazhin tënd

Ose veprimet e tua janë çorientuese

Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë,

Por, di vetëm se tensioni po rritet…

Eva ishte ραsagjere/ Detaje nga aksidenti ku hυmbi jetën vajza e ish-deρυtetit: Shoferi 40-νjeçar në gjendje kritike

Aksidenti, i cili ka shkaktuar vdekjen e 24-vjeçares Eva Tavo, vajza e ish-deputetit Vangjel Tavo tronditi mbrëmjen e djeshme opinionin publik.

Bëhet me dije nga burimet për media se e reja po udhëtonte në mjetin tip ‘Audi’ nga Tetova për në Shkup, në momentin kur u përfshi në një aksident. Ngjarja ndodhi dje në ora 14:00 në autostradën “Nënë Tereza”, në fshatin Laskarci.

Mediat maqedonase raportojnë se mjeti me targa shqiptare, i drejtuar nga 40-vjeçari me inicialet V.M., shtetas shqiptar, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Aksidenti rezultoi fatal për pasagjeren, vajzën e ish-deputetit, ndërsa shoferi ndodhet në gjendje të rëndë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, ndërsa hetimet vijojnë.

Tmerrohet çifti, zbυΙon se kishin ρirë ujë tυαΙeti për 6 muaj

Një çift në Pekin, pa e ditur, piu ujë tualeti për gjashtë muaj pasi u transferua në apartamentin e tyre të ri në maj. Sipas New York Post, Tan dhe partnerja e tij filluan të përjetonin probleme të çuditshme shëndetësore menjëherë pasi u transferuan. Të dy pat një kollë të rëndë të pashpjegueshme, ndërsa Tan pretendon se i humbën flokët dhe iu shfaqën puçrra.

Pas gjashtë muajsh, ai e kuptoi se nuk e kishte paguar faturën e ujit, megjithatë apartamenti i tij prej 1400 dollarësh në muaj kishte ende ujë. Për gjashtë muaj çifti pinin, gatuanin dhe laheshin me ujë tualeti.

Pas disa testeve me matësat e ujit ai kuptoi se diçka nuk ishte në rregull. Kur çifti ka ndezur rrjedhën e ujit në banesë, matësi nuk ka regjistruar rritje në njësi.

Kështu ai vendosi të thërriste një hidraulik për të gjetur problemin. Pastaj erdhi zbulimi tronditës. Një tub shtesë, i cili kishte kaluar pa u vënë re, lidhte tubat e tualetit dhe ujit të rubinetit.

Për gjashtë muaj çifti pinin, gatuanin dhe laheshin në ujë tualeti. Hidrauliku rregulloi rrjetin, ndërsa Tan tani kërkon kompensim monetar nga kompania e qirasë së apartamenteve, e cila pretendon se ishte zgjedhja e disa qiramarrësve për të marrë ujë nga një pus aty pranë.

Kompania e qiradhënies pohon gjithashtu se uji i pusit kaloi kontrollet e cilësisë vetëm në muajin mars dhe u konstatua se mund të përdorej vetëm për shpëlarjen e tualeteve dhe ujitje të bimëve.

Në çdo rast, Tan thekson se ai dhe e dashura e tij nuk janë informuar asnjëherë për këtë marrëveshje përpara se të transferoheshin. Negociatat me kompaninë e qirasë në lidhje me kërkesën e kompensimit janë në vazhdim.

Άksidenti fatαΙ në SeΙanik, nëna e 21-vjeçares greke kërkon dënim mαksimal për shqiptarin

Për të dytën ditë në Gjykatën e Apelit Penal të Selanikut ka vijuar gjyqi për vdekjen e 21-vjeçares Ema nga Kreta, e cila humbi jetën në orët e para të 22 nëntorit 2022, pasi u përplas për vdekje në rrugë nga makina që drejtohej nga një i ri shqiptar.

“Në duar mbante një armë vdekjeprurëse, ishte i paligjshëm nga koka te këmbët”, tha nëna e viktimës, duke iu referuar 27-vjeçarit shqiptar, duke përmendur nga njëra anë se makina kishte pësuar modifikime dhe shtonte kuajfuqinë, dhe nga ana tjetër se shoferi nuk kishte patentë. Po ashtu nëna e Emës ka thënë se shqiptari ndodhej në Greqi në mënyrë ilegale dhe ishte pa dokumentacionet përkatëse.

Ndërkohë dëshmitarët okularë kanë deklaruar se kanë parë një “shpejtësi marramendëse”, me të cilën lëvizte mjeti dhe një “zhurmë të frikshme”.

“Godasim një kafshë dhe na vjen keq, ky njeri vrau një vajzë, një motër, një mbesë dhe thjeshtë iku nga vendi i ngjarjes”, u shpreh nëna e viktimës, e cila kërkon dënim maksimal për autorin.

Ishin kthγer në mαkthin e sρanjollëve, kush janë 8 “skifterët” shqiptarë të arrestuar(EMRAT)

Një grup kriminal shqiptarësh që kryenin grabitje u shkatërrua në Malaga të Spanjës të martën pasdite, 28 Nëntor, ku 8 persona u arrestuan, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin ishin kthyer në tmerrin e banorëve.

Autoritetet spanjolle kanë arritur të provojnë në total 18 grabitje banesash nga i njëjti grup. Sipas report Tv ata janë Marjan Ndoj, 28 vjeç, Anton Nikolli, 31 vjeç, Anton Kola, 32 vjeç, Romario Balliu, 30 vjeç, Gerald Hoxha, 25 vjeç, Taulant Kolaj, 28 vjeç, Mikael Lazi, 27 vjeç dhe Arben Lazri, 51 vjeç.

Vjedhja e banesave nga shqiptarët ishte kthyer në problem saqë banorët e Puerto de la Torre ishin organizuar për patrullimin dhe ruajtjen e zonës.

Dy prej anëtarëve të grupit janë arrestuar më parë, ndërsa të martën përfunduan në pranga 6 prej tyre.

Brenda ambientit ku ndërhyri policia, u sekuestrua 1 pistoletë simuluese, 10 mijë euro CASH, mjete për të kryer sulme, një çantë me reagent që përdoreshin për të kontrolluar nëse buzhuteritë janë prej ari, një koleksion monedhash e pullash, veshje të përdorura gjatë grabitjeve, 2 automjete, dokumente dhe hashash.

Pas dhjetëra denoncimeve, agjentët mblodhën prova që tregonin se ngjarjet kishin të njëjtët autorë. Në një prej zonave ku vepronte grupi banorët të pajisur me elektrik dore dhe kamera termike, prej disa javësh organizonin patrulla çdo natë në rrugë dhe për të mbajtur roje kundër grabitësve.

Ata i dërguan një letër Policisë Kombëtare dhe Këshillit të Qytetit të Malagës për të kërkuar prezencën e policisë. Hetimet e nisura i lejuan agjentët të mblidhnin një sërë provash që i çuan në një shtëpi, ku shqiptarët fshiheshin dhe u arrestuan.

Bizhuteritë e gjetura, disa prej tyre tashmë janë identifikuar nga pronarët e ligjshëm, ndërsa për të tjerat, sipas Policisë Kombëtare, vijojnë hetimet për origjinën e tyre. Hetimi mbetet i hapur dhe agjentët nuk përjashtojnë që të arrestuarit të jenë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera të së njëjtës natyrë.

“Audi” doli nga rrυga afër Shkυpit, detaje nga aksidenti që i mori jetën Evës, υαjzës së Vangjel Tavos

Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik që i mori jetën vajzës së ish-nënkryetar i Kuvendit dhe deputetit Vangjel Tavo. 24-vjeçarja Eva Tavo udhëtonte në mjetin tip ‘Audi’ nga Tetova për në Shkup, kur u përfshi në një aksident.

Ngjarja ndodhi dje në ora 14:00 në autostradën “Nënë Tereza”, në fshatin Laskarci.

Mediat maqedonase raportojnë se mjeti me targa shqiptare, i drejtuar nga 40-vjeçari me inicialet V.M., shtetas shqiptar, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Nga plagët e marra në aksident, pasagjerja mësohet se ka ndërruar jetë në vend, ndërsa shoferi është plagosur rëndë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, ndërsa hetimet vijojnë.

“Me datë 28.11.2023, në ora 14:00 në SPB-Shkup është raportuar se në autostradën “Nënë Tereza” në drejtim nga Tetova për në Shkup, në rajonin e fshatit Llaskarcë, automjeti i pasagjerëve “Audi” me targa të Shqipërisë, që po drejtohej nga shtetasi shqiptar V. M. (40), ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra në aksident, pasagjerja E.T.(24) nga Republika e Shqipërisë ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen e saj. Ndërsa, i plagosur rëndë ka mbetur shoferi V.M.”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut