“Më kapi nga flokët dhe donte të më fuste me forcë në magazinë”- I riu tentoi ta ρërd.hυnonte në biznesin ku ρunonte, 19-vjeçarja rrëfen si i shpëtoi nga duart: U tërhoqa zvarrë…

Vajza, e cila shpëtoi nga duart e 27-vjeçarit Marash Gjoklaj, që tentoi ta përdhunonte në biznesin ku ajo punonte në Tiranë, ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti në News24, 19-vjeçarja u shpreh pasditen e së shtunës, më 25 nëntor, i riu i shkoi në dyqanin ku ajo punonte dhe i kërkoi që t’i sugjeronte një produkt për të dashurën e tij, i cili sipas rrëfimit të vajzës, ia përshkruante format trupore partneres me fjalë jo etike.

Ajo tha se sjellja e Marash Gjoklajt ishte shumë provokuese dhe e largoi nga dyqani. Por disa orë më vonë, kur roja i biznesit ngjitur me dyqanin ku e reja punonte është larguar, 27-vjeçari është rikthyer sërish, por këtë herë me qëllime të tjera.

Sipas vajzës, ai i ka mbyllur gojën dhe e ka kapur nga flokët duke tentuar ta fusë në magazinën e dyqanit për ta përdhunuar. Por, 19-vjeçarja ka arritur t’i shpëtojë nga duart dhe duke u zvarritur ka arritur që të dalë jashtë dhe të kërkojë ndihmën e qytetarëve që kalonin rastësisht në rrugë.

Dëshmia e 19-vjeçares: Jam studente dhe mbasditeve punoj per te siguruar te ardhurat e mia. Punoj prane nje biznesi ne qender te Tiranes, per te hequr shpenzimet e mia studentore. Familja ime eshte larg dhe une jetoj me motren time.

Diten e shtune me date 25 nentor, ate dite isha ne pune si zakonisht, ishte shume ftohte dhe deren e dyqanit e mbaja te mbyllur. Rreth ores 18:00 hyn nje djal, i cili kerkoi ti sherbeja dhe sjellja e tij per nje produkt ne lidhje me te dashuren e tij te cilen e pershkruante per format trupore me fjale jo etike .

Pasi i dhash pergjigjen qe meritonte, pasi sjellja e tij ishte provokuese, ai largohet i qete dhe ne ato moment perveç sjelljes nuk e konsiderova si diçka shqetesuese qe duhet te me shqetesonte.

Rreth ores 20:10 pasi pa qe pran dyqanit tim largohet roja e biznesit ngjitur, djali hyn perseri ne dyqan dhe ne ato moment une isha prane tavolines se punes, u afrua prane meje duke mu drejtuar me nje fjalor banal, duke kerkuar te kryente mardhenie seksuale me mua.

Duke hasur ne kundershtimin tim ai me sulmoi duke me kapur nga floket dhe duke me vene doren te goja. Tentoi te me fuste me force ne magazine e dyqanit, ne keto momente ndodhi perleshja fizike duke tentuar te merrte edhe telefonin qe une te mos kisha mundesi te kerkoja ndihme.

Nuk e di ku gjeta forcen dhe kurajon u terhoqa zvarr dhe dola jashte dyqanit duke bertitur dhe duke kerkuar ndihme, te cilen e gjeta tek nje vajze dhe nje djal qe po kalonin rastesisht. Agresori ishte brenda dhe kur pa qe po me jepej ndihme u largua me shpejtesi ne nje rrugice shume prane biznesit.

Ne oren 20:18 kam njoftuar sallen operative dhe policia erdhi shume shpejte ne vendngjarje. Aty mbrriti komisariati nr 4 dhe grupi hetimor qe me moren ne pyetje, I cili ne bashkepunim edhe me komisariatin nr 3.

VIDEO/ Mijëra shqiptarë festύan Pavarësinë në rrύgët e Londrës, policia άrreston disa ρrej tyre

Mijëra shqiptarë u mblodhën mbrëmjen e djeshme në qendër të Londrës, për të festuar ditën e Pavarësisë, 28 Nëntorin.

“Dailymail” shkruan se rrugët rreth “Westminsterit” u bllokuan nga qindra shqiptarë që valëvitnin flamuj dhe ndiznin fishekzjarre.

Shqiptarët nxorën nga garazhet makinat e tyre luksoze, teksa kanë “ngritur në këmbë” qytetin me zhurmën e borive.

Policia Metropolitane konfirmoi se janë arrestuar disa prej shqiptarëve, të cilët kanë hedhur fishekzjarre si dhe kanë qëlluar me shishe drejt policëve.

Policia lëshoi një urdhër që shqiptarët të largoheshin nga rrugët e Londrës qendrore, por ata nuk i janë bindur urdhrit dhe kështu janë bërë disa arrestime për bllokimin e rrugëve dhe prishjen e qetësisë publike.

Videoja e shpërndarë në mediet sociale tregojnë demonstruesit shqiptarë që bëjnë paradë me makinat e tyre dhe flamurët mes Londrës.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-12803975/pro-albania-supporters-independence-day-rally-police-clash-central-london.html?ico=embedded

Erzen Zγberaj: Vrapova 260 km për shρirt të bάbait, ma la amanet

Shqiptari nga Kosova, Erzen Zyberaj, me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë përshkoi 260 kilometra nga Prishtina për në Tiranë.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians”, theksoi se janë rritur gjithmonë me frymën e patriotizmit dhe dashurinë e atdheut.

Më tej ai theksoi se ka ëndërr që Kosova e Shqipëria të bashkohen

“Kam vrapu për të githë ata shpirta të njerëzve që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë për Shqipërinë. Unë kam vrapu për shpirtin e tij. Rruga më shkoi 28-orë. Ka pasur komente të ndryshme e pozitive. Babi im dhe ne jemi gjithmonë jemi rrit me frymën patriotike. Kemis hikuar gjithmonë filma shqip. Tre orë kamd dëgjuar kolonën zanore të udhës së shkronjave. Ëndrra për të qenë një do të jetë deri në frymën e fundit. Ai njeri që e ndjen veten shqiptar, duhet ta ketë të ngulitur”-tha ai

Aksident i rëndë në Kroaci, 6 të ρΙαgosur, mes tγre 4 shqiρtarë

Katër shqiptarë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti automobilistik në Kroaci. Një shqiptar, 22 vjeç, me qëndrim të përkohshëm në Republikën e Kroacisë, i cili drejtonte automjetin tip Volkswagen Caddy është përplasur me një kamion MAN me targa të Slavonskobrodit që drejtohej nga një boshnjak, në qytetin e Črnec Dugoselski.

Në aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë të dy drejtuesit dhe katër pasagjerët e veturës, tre shtetas shqiptarë me vendbanim të përkohshëm në Republikën e Kroacisë, të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç dhe një shtetas nga Nepali, 26 vjeç.

Të lënduarve iu është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore Klinike në Zagreb dhe në Spitalin Klinik të Dubravës.

Ish banorja e BB vip poston foton unike, vizaton flamurin në buzë

Dea Mishel poston foton unike, vizaton flamurin në buzë

Moderatorja e njohur, Dea Mishel, njihet për talentin që ajo ka në pikturë.

Mbrëmjen e së martës, ajo ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram”, duke uruar ndjekësit e saj për festën e 28 Nëntorit.

Ndryshe nga të tjerët, Dea mori vëmendje pasi pikturoi flamurin në mes të buzëve, kështu duke ndarë foton më unike të ditët së sotme.

https://www.instagram.com/_u/deamichellee/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a554fa49-6028-47d8-a4df-683f9996fd70&ig_mid=260A6CFF-C2F4-40B9-A77B-3FB84F7CA70B

Bebe Rexha në ραradën e shqiρtarëve në Amerikë, υron festën e Pavarësisë

Në 111 vjetorin e Pavarësisë këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha ka uruar Shqipërinë.

Bebe, emri i vërtetë i të cilës është Bleta ka publikuar pamje nga festa e bashkatdhetarëve në Amerikë, të cilët dolën rrugëve të qyteteve duke bërë parada me flamurin kuq e zi.

“Urime 28 nëntori”, ka shkruar Bebe, me videon nën tingujt e këngës “Mora fjalë” të interpretuar nga këngëtarja Shkurte Fejza.

Mόnedhat e hυaja në ρikiatë historike/ Kursi i Këmbimit

Sot më 29 nëntor 2023, euro blihet me 102.4 lekë dhe shitet 103.3 lekë.

Dollari amerikan blihet me 93.5 lekë dhe shitet me 94.4 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 105.6 lekë, ndërsa në shitje me 106.8 lekë.

Paundi britanik sot blihet me 117.4 lekë dhe shitet me 118.5 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 68.3 lekë dhe në shitje me 70.5 lekë.

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja.

Humb jetën në aksident vajza e ish deputetit Vangjel Tavo

Ish-deputeti ndau lajmin e hidhur mbrëmjen e kësaj të marte, nëpërmjet një postimi të ndjerë në Facebook. Vajza e ish-deputetit, Eva Tako, e cila humbi jetën në aksident rrugorishte vetëm 30 vjeç.

Përcjella për në banesën e fundit për 30-vjeçaren do të bëjhet ditën e enjte, 30 nëntor, ora 11:00 në Gjirokastër. Kjo nuk është tragjedia e parë për familjen Tako. Disa vite më parë është ndarë tragjikisht nga jeta edhe nëna e Evës, Aristulla Xhumba.

Lajmi për vdekjen e vajzës së ish-deputetit ka tronditur të afërm, miq dhe kolegë të ish-deputetit.

Mes komenteve të shumta në Facebook për të ngushëlluar Tavon, ka shkruar edhe ministrja për Marrdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

“Lutem të gjeni forcë ta përballoni dhimbjen e madhe që të lë pa frymë. Evës së bukur i qoftë i lehtë dheu e i ndrittë shpirti!”, ka shkruar Spiropali në Facebook.

Horoskopi për ditën e sόtme, e Merkure 29 nëntor 2023

DASHI

Nëse nuk mundoheni të gënjeni dhe i bëni gjërat si duhet jeta juaj do ecë më së miri. Për ju të dashuruarit dita e sotme do jetë e veçantë dhe aspak problematike. Çdo gjë ka për të ecur ashtu si e keni ëndërruar gjithmonë. Nëse jeni beqarë duhet të bëjnë kujdes me çdo hap qe do hedhin pasi jo të gjithë personat janë ashtu si duken. Në punë, ashtu si të gjithë, edhe ju do bëni gabime. E mira është që t’i pranoni ato dhe të bëni të pamundurën për t’i zgjidhur. Sa më shumë të vonoheni për këtë gjë aq më keq do jetë. Buxhetin do e keni me tepër nën kujdes dhe do mundoheni ta riorganizoni në mënyrën e duhur. Situata do përmirësohet goxha.

DEMI

Gjatë kësaj dite duhet të tregoheni të kujdesshëm me çdo gjë sepse situata do ju dalë jashtë kontrollit tërësisht. Nëse keni një lidhje bëni kujdes me xhelozinë e tepruar sepse situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit dhe do keni probleme serioze më pas. Ju beqarët do jeni të hallakatur dhe nuk do e keni aspak mendjen për të filluar një lidhje. Në punë do ndiqni strategji strikte dhe çdo gjë do ju realizohet më së miri. Disa kolegë madje do ju kenë zili. Financat do arrini jo vetëm t’i stabilizoni, por edhe do i përmirësoni ndjeshëm. Shfrytëzojeni rastin për të shlyer borxhet dhe për të hequr disa para mënjanë.

BINJAKËT

Ditë me re do jetë kjo e sotmja për ju. Në shumë momente madje do ju duket sikur problemet nuk do kenë të mbaruar. Nëse keni një lidhje jeta juaj në çift do përballet me sfida goxha të forta dhe do merrni vendime vërtet të rëndësishme. Përgatituni për gjithçka që mund të ndodhë. Ju beqarët nuk do lodheni aspak për ta gjetur personin e duhur sepse ai do jetë më pranë nga sa ata e kanë menduar. Në punë do keni shumë ide në kokë, por do e keni të vështirë t’i vini në zbatim. Kërkoni ndihmë pa druajte. Hëna do ofrojë mundësinë që financat të përmirësohen gjithnjë e më shumë.

GAFORRJA

Do jeni shumë të shoqërueshëm dhe të dashur gjatë kësaj dite. Nuk do i vini re synimet e këqija të disa personave dhe mund të lëndoheni. Nëse keni një lidhje, edhe pse të afërmit do ju paralajmërojnë, ju sërish do e ngrini në piedestal partnerin tuaj. Kjo ka për t’iu sjellë zhgënjime dhe mërzitje të mëdha. Për ju beqarët do ketë plot takime, por do duhet kohë për njohje sa më të mire para se të hidhni hapa të rëndësishme. Në punë do keni aleatë të forta prandaj do i realizoni një e nga një të gjitha planet që keni bërë. Falënderojini sepse pa ta nuk do mundnit dot. Sektori i financave do jetë goxha i privilegjuar kështu që edhe po shpenzuat pak më tepër nga zakonisht nuk do keni tronditje.

LUANI

Nëse i dëgjoni këshillat që do iu japin të tjerët do dilni të fituar sot. Tregohuni edhe sa më realistë. Ju të dashuruarit do mundoheni të bëni të pamundurën që ta përmirësoni sa më shumë jetën tuaj në çift dhe me pak sakrifica do ja dilni mbanë. Për ju beqarët nuk do ndodhë asgjë e rëndësishme kështu që do ju duhet të prisni edhe pak. Në punë do ju realizohen të gjitha objektivat që i kishit vënë vetes dhe do ndiheni të përmbushur. Suksesi do iu japë më shumë shtysë për të bërë përpjekje edhe për të ardhmen. Saturni do jetë planeti që do sjellë vështirësi në planin financiar. Gjendja nuk do jetë aspak e qëndrueshme dhe me zor do kryeni edhe shpenzimet më të nevojshme.

VIRGJËRESHA

Edhe pse herë pas here do tregoheni më të hapur sesa duhet, në përgjithësi dita e sotme nuk ka për të pasur probleme. Nëse keni një lidhje, klima në jetën tuaj do jetë shumë e ngrohtë. Do ndiheni më të dashuruar se kurrë ndonjëherë më parë dhe të lumtur që keni dikë si partneri në krah. Ju beqarët do keni veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë më shumë sesa kaq. Në punë do jeni këshillues shumë të mirë dhe nuk do bëni gabime. Me ta në krah mund të shkoni shumë larg. Financat duhen menaxhuar me përpikmëri dhe kujdes të madh sepse në të kundërt situata mund të përkeqësohet.

PESHORJA

Falë Jupiterit jeta juaj do jetë më e bukur sot dhe do mendoni shumë më pozitivisht nga më parë. Nëse keni një lidhje dhe doni që të kaloni çaste të këndshme me partnerin tuaj, mundohuni t’i vini kapak së shkuarës dhe të mendoni vetëm për të ardhmen. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të pasur njohje të reja dhe do humbisni kështu mundësi të shkëlqyera. Në punë do jeni shumë kureshtarë dhe të gatshëm për të provuare dhe sfida të reja. Priten zhvillime mjaft pozitive që do ju lumturojnë pafundësisht. Me shpenzimet bëni sa më shumë kujdes. Po i shpenzuat të gjitha paratë tani nuk do dini çfarë të bëni më vonë.

AKREPI

Cilatdo të kenë qenë vështirësitë në jetën tuaj, sot do mund t’i kaloni sa hap e mbyll sytë. Do jeni më largpamës. Ju të dashuruarve do ju duket vetja sikur jeni nëpër ëndrra. Do mahniteni nga mënyra sesi do iu trajtojë partneri dhe nuk keni asgjë për çfarë të ankoheni. Ju beqarët nuk duhet të ndërmarrin rreziqe të mëdha vetëm për ta ndryshuar statusin sepse nuk do ia vlejë. Në punë do i bëni ëndrrat realitet . Pas shumë përpjekjeve do arrini të fitoni pozicionin që keni dashur dhe do futeni në një etapë të re. Financat do jenë tej mase të trazuara kështu që duhet bërë me kujdes çdo lloj lëvizjeje në këtë sektor.

SHIGJETARI

Sado t’i jepni kurajë vetes shpesh do gjendeni në situata të vështira sot. Gjërat nuk do ju ecin ashtu si i kishit menduar. Për ju të dashuruarit do ketë momente shumë të mërzitshme dhe të lodhshme. Rutina do ju pushtojë gjithë kohës dhe në disa momente do iu duket sikur mezi do merrni fryme. Ju beqarët do argëtoheni gjithë kohës me miq e të njohur dhe nuk do e keni mendjen për të kërkuar princin e kaltër. Në punë do ju bëhen shumë premtime, por nuk duhet t’iu besoni verbërisht. Disa vetëm sa do ju provokojnë për të parë si do reagoni. Financat do i keni më tepër nën kujdes dhe gjendja do filloje të ketë disa përmirësime të vogla.

BRICJAPI

Do jeni goxha të ndjeshëm sot dhe çdo kundërshtim që do ju bëhet do ju lëndojë. Mundohuni të mos e merrni asgjë personale. Për ju të dashuruarit do jetë një dite plotësisht rutinë kjo e sotmja. Do mërziteni tej mase dhe mezi do e shtyni çdo moment. Ju beqarët do jeni gjithë kohës në lëvizje për shkak të punës dhe ka mundësi të realizoni takime interesante. Nuk duhet të lini asnjë mundësi t’iu ikë nga duart. Në punë do keni mosmarrëveshje të shumta me disa kolegë që do mundohen t’iu bllokojnë rrugën për të ecur përpara. Buxhetin duhet ta riorganizoni me kujdes sepse etëm në këtë mënyrë situata do stabilizohet.

UJORI

O sot o kurrë. Ka ardhur dita e ndryshimeve dhe marrjes së vendimeve kështu që bëhuni gati. Për ju të dashuruarit është momenti ideal për t’u afruar sa më shume me partnerin tuaj. Po nuk e bëtë këtë gjë do pendoheni tej mase më vonë. Ju beqarët do dini si ta bëni për vete dikë që pëlqeni dhe shume gjëra kanë për të ndryshuar rrënjësisht në jetën tuaj. Në punë do i keni të gjitha mjetet për të arritur atë që dëshironi kështu që mund t’iu realizohen planet. Edhe kolegët do iu japin njëfarë mbështetjeje. Financat nuk do i mbani dot të stabilizuara sepse dëshira juaj për të kryer shpenzime gjithë kohës do jetë e papërmbajtshme.

PESHQIT

Gjatë kësaj dite mund të kaloni edhe momente pesimiste dhe nuk do ndiheni mirë, megjithatë gjithçka do kalojë falë mbështetjes së miqve. Nëse keni një lidhje mundohuni të tregoheni sa më realiste dhe mos e idealizoni shumë atë që keni në krah. Në këtë mënyrë nuk do përballeni as me zhgënjime. Ju beqarët do keni disa takime, por asnjë nga personat nuk do iu pëlqejë aq shumë sa për të filluar një lidhje me ta. Në punë do jeni shumë seriozë dhe nuk do gaboni në asnjë moment. Çdo gjë do ecë si duhet. Financat nuk do jenë të këqija, por rekomandohet të mos jepni para hua sepse shumë shpejt do ju nevojiten më tepër për vete

Në kremtimin e 111-νjetorit të Pavarësisë, ministria e Jashtme e Serbisë ka një mesazh për Shqiρërinë (Video)

Ministria e jashtme e Serbisë ka uruar Shqipërinë me rastin e kremtimit të 111-vjetorit të Pavarësisë së kombit.

“Urimet tona më të sinqerta për kolegët tanë në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë dhe popullit të Shqipërisë me rastin e Ditës së Pavarësisë. Ne mezi presim të forcojmë më tej marrëdhëniet tona miqësore dhe dialogun e ngushtë”, shkruhet në mesazhin e Ministrisë së Jashtme serbe në rrjetin social Space X (Twitter).

Gjithashtu dhe Ambasada e SHBA në Tiranë, ambasada britanike, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, uruan sot Shqipërinë për 111-vjetorin e Pavarësisë.

https://twitter.com/MFASerbia?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1729405603271819317%7Ctwgr%5E75cbbb5da86ac6b56ae9deae9fa4bfbe8acb8b99%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fne-kremtimin-e-111-vjetorit-te-pavaresise-ministria-e-jashtme-e-serbise-ka-nje-mesazh-per-shqiperine-video%2F