Ήαbit mjekja estetiste: Mes.hkυjt shqiptarë po kërkojnë gjithnjë e më shυmë rr itjen e όr.gαnit g jenitαΙ

Në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel u fol sot për ndryshimet estetike që kërkojnë më së shumti meshkujt shqiptarë.

Pasi u fol për disa ndërhyrje që kanë bërë disa nga figurat publike, mjekja estetiste Senera Hoxha, tregoi se botoksi, ndërhyrja në hundë dhe tek veshët janë kërkësat më të shumta.

Megjithatë ajo shtoi se gjithnjë e më shumë meshkujt shqiptarë po kërkojnë ndërhyrje në organin gjenital.

“Ka gjithmonë e më shumë meshkuj që po vijnë e kërkojnë zmadhimin e organit gjenital që konsiston në zgjatjen dhe rritjen e trashësisë.

Është shumë e vërtetë sepse ka shumë që nuk ndjehen mirë me veten e tyre dhe kërkojnë një operación të tillë,” tha mjekja.

Dërgoi Kombëtaren në Eυropian, Silvinjo pajiset me ρasaportë. Trajneri: Jam puro shqiptar!

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo është qytetari i ri i Shqipërisë. Tekniku brazilian i kuqezinjve është pajisur me pasaportën shqiptare. Kjo u be e ditur në Samitin e Diasporës që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

“Jemi këtu në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë”, thotë Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili është prezent.

Më pas, Silvinjo shprehet: “Sigurisht, shqiptar puro. Shumë faleminderit”.

Nuk mungojnë as batutat me kreun e qeverisë, Edi Rama, ku ky i fundit nuk i lë zgjedhje alternative: “Është fakt i kryer. Nuk ke zgjedhje tjetër”.

“Timonieri” mori edhe vlerësimin “Shqiponjën e Artë”. “Këtë shqiponjë, nuk e kam as për një shqiptar, as për një arbëresh, por shqiptar mund të lindësh, dhe shqiptar mund të bëhesh, këtë shqiponjë e kam për një shqiptar në lindje e sipër. Dua ta ftoj këtu trajnerin e kombëtares tonë”, tha Rama.

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në Europian.

Aksidentohet gazetarja Sonila Meço, mαkina ρërfundon në…

Gazetarja, Sonila Meço, është përfshirë mesditën e sotme në një aksident.

TemA ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet se makina e gazetares ka përfunduar në trotuar, teksa Meço pret që policia të bëjë verifikimet e saj.

Aksidenti ka ndodhur në zonën “Kodra e Diellit” në Tiranë.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

BαΙΙist Morina proνokon serbët, komenton në faqen zγrtare të UEFA-s, paralajmëron një dron të dytë

Të gjithë e njohim Ballist Morinën, emri i vërtetë i të cilit është Ismail. Ai është bërë i famshëm dhe i dashur mes shqiptarësh për veprimin e pabesueshëm të 14 tetorit të vitit 2014, kur ngriti dronin e famshëm në stadiumin e Partizanit të Beogradit, gjatë përballjes mes Serbisë dhe kombëtares shqiptare të futbollit.

Por, duket se, tifozi i famshëm i kuqezinjve nuk është mjaftuar me kaq, pasi së fundmi ai ka lënë një koment në faqen zyrtare të UEFA-, që i ishte dedikuar kualifikimit të Serbisë në EURO 2024, përmbajtja e të cilit është konsideruar “skandal” nga mediat serbe.

“Qetësohuni lepuj, unë jam këtu për të rregulluar fatin tuaj, mos u shqetësoni për këtë! Shihemi në fazën e eliminimit!”

Ky është komenti që ka lënë Ballist Morina te faqja e UEFA-s, kushtuar kualifikimit të Serbisë në “Gjermani 2024”.


menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i medias serbe “kurir.rs”, e cila i kanë kushtuar makthit të tyre nisur nga komenti i lënë nga Ballist Morina në faqen e UEFA-s:

“SKANDAL! Sërish provokim i urrejtjes serbe: Një tifoz i Shqipërisë fyen dhe nënçmoi popullin tonë përmes llogarisë zyrtare të UEFA-s. Kualifikimi kombëtares serbe të futbollit në Kampionatin Europian shkaktoi shumë vëmendje në Shqipëri. Në llogarinë zyrtare të UEFA-s kushtuar EURO 2024, pasi Serbia siguroi zyrtarisht një vend në spektaklin e madh, një numër i madh komentesh negative nga Shqipëria thjesht ‘e varrosën’ këtë profil.

I pari që pa kalimin historik të Serbisë në Kampionatin Europian pas 24 vitesh ishte Ismail Morina, një fytyrë e njohur për ne. Njeriu që hodhi një dron në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, luajti më 14 tetor 2014 në stadiumin Humska dhe kështu shkaktoi trazira dhe ndërprerje të ndeshjes. Pastaj iku nga Beogradi dhe vetëm kur ishte jashtë kufijve të Serbisë u mburr me krimin e tij. Droni mbante flamurin e krijesës fashiste “Shqipëria e Madhe”.

Këtë herë në faqen e UEFA-s në Instagram, Ismail Morina, i cili e quan veten “Ballist Morina”, ka shkruar dy fjali provokuese, duke shkaktuar një ortek komentesh nga tifozët e Serbisë dhe Shqipërisë.

– Qetësohuni lepuj, unë jam këtu për të rregulluar fatin tuaj, mos u shqetësoni për këtë! Shihemi në fazën e eliminimit! (ky është komenti i lënë nga Ballist Morina në faqen e UEFA-s)

Simpatizantët serbë nuk i mbetën borxhli, ata u kundërpërgjigjën në të njëjtën mënyrë, ndërsa njoftimi i tij i provokoi bashkatdhetarët që të vazhdojnë të ofendojnë serbët dhe Serbinë në kor. UEFA nuk ka reaguar, pavarësisht komenteve provokuese dhe frikësuese dhe nuk ka fshirë gjithçka që është shkruar. Kjo lloj histerie vazhdoi për ditë të tëra më pas dhe në rrjetet sociale u shfaqën video të djegies së flamurit serb nga disa dhjetëra shqiptarë me mesazhin:

– Ju presim!

Është e qartë se shqiptarët po përgatisin një atmosferë linçimi dhe provokimesh ndaj serbëve, të mësuar nga përvoja e nëntë viteve më parë. Ndonëse tifozët e Shqipërisë ishin nismëtarët e incidentit dhe skenave të pakëndshme, federata e tyre dhe ekipi kombëtar nuk u ndëshkuan dhe shkuan të paprekur në Kampionatin Evropian për herë të parë në histori.

Më pas UEFA vendosi zyrtarisht fajin e Shqipërisë, por e ndëshkoi Serbinë. Ndeshja u regjistrua me rezultat 3:0 për Serbinë, por në të njëjtën kohë shqiponjave iu hoqën tri pikë, të cilat ishin vendimtare në rezultatin përfundimtar, në një precedent të paparë. Në Shqipëri, Serbia mundi vendasit 2:0 në një stadium të mbushur plot dhe armiqësor në Elbasan, me golat e Aleksandar Kolarov dhe Adem Ljajiç.

Duke marrë parasysh tensionet e mëdha nga ana e shqiptarëve ndaj serbëve dhe Serbisë, lind pyetja nëse UEFA duhet të veprojë me sens të shëndoshë dhe të ndajë dy kombëtaret në short. Kjo ndoshta nuk do të ndodhë, sepse zyrtarisht nuk ka tensione politike mes dy vendeve. UEFA ka ndarë më parë Armeninë dhe Azerbajxhanin, ose Rusinë dhe Ukrainën, në kualifikuese.

Ismail Morina u arrestua disa herë dhe u vendos në arrest shtëpiak. Pas incidentit në Beograd, ai u arratis në Kroaci, ku u burgos, por Zagrebi zyrtar nuk e dorëzoi në Beograd, edhe pse u kërkua, por në Itali. Në vitin 2015, policia shqiptare arrestoi Morinën për armëmbajtje pa leje, por e gjitha ishte një farsë për mediat. Në Shqipëri Morina shihet si hero kombëtar.”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e kurir.rs.

“Çmendυria”/ Shqipëria në νendet rekord me çmimin më të Ιαrtë të naftës, e 9-ta mes 56 vendeve në Europë

Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i gjashti në Europë dhe i nënti në botë për çmimin më të lartë të naftës. Të dhënat nga platforma “Global Petrol Prices” një litër naftë në vend kushton gati 2.1 dollarë. Hong Kongu është shteti ku nafta kushton më shumë, gati 3 dollarë për litër, ndërsa Venezuela më e lia me 4 cent për litër.

“Shumë shtrenjtë në raport me rrogat që marrim. Në Maqedoni dhe Kosovë nafta kushton gati 1 euro. 1 mijë e 80 lekë”, tregojnë qytetari.

Në fillim të vitit një litër naftë në vend shitej mesatarisht për 204 lekë, për të rënë në 179 lekë për litër në maj. Aktualisht në pikat e karburanteve, lënda djegëse tregtohet për rreth 198 lekë për litër.

“I bëjmë rritje kryeministrit të hapi rafineritë që të ulet çmimi. Janë çmimet më të larat në vitet e fundit”, tregon një tjetër.

Çdo litër naftë që shitet në pikat e karburanteve është i përbërë nga çmimi me të cilin lënda djegëse blihet në bursa dhe taksat e tarifat që aplikohen nga qeveria. Të dhënat nga bursa Platts tregojnë se çmimi naftës ka rënë në 836 dollarë për ton nga 883 dollarë muajin e shkuar.

Duke qenë se lënda blihet në dollarë, ndryshimi i kursit të këmbimit është faktor i rëndësishëm për përcaktimin e çmimit. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, në fillim të muajit një dollar këmbehet me gati 100 lekë, ndërsa aktualisht me 94.82 lekë. Po pse nuk ulet çmimi i naftës në vend?

“Duke qene se kërkesa për produktet vijon të rritet, kjo rrjedhimisht sjell çmime të larta nga pikat e karburanteve”, tha Mikela Qafa, ekspert për ekonominë ekonominë.

Këto argumente konfirmohet edhe nga të dhënat zyrtare. Shqipëria ka importuar këtë vit më shumë karburant se kurrë më parë. Të dhënat nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë tregojnë se në harkun e muajve janar-tetor u blenë nga jashtë 512 mijë e 352 tonë karburant. në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, importet janë zgjeruar me gati 50 mijë tonë apo 10.8 për qind.

“Shtetet anëtare nuk mυnd të vënë veton”/ PE-ja propozon ndrγshimin e traktatit të Βαshkimit Evroρian për νendimmarrjen

Parlamenti Evropian ka miratuar të mërkurën një raport përmes së cilit propozon ndryshimin e traktatin e Bashkimit Evropian, në mënyrë që blloku të jetë më i efikas dhe që të reformohet në të ardhmen. Po ashtu, në propozimin e PE-së është përfshirë heqja e të drejtës së vetos në vendimet e Këshillit dhe që vendimet të mund të kalojnë me shumicë të kualifikuar. Kjo do të evitonte në të ardhmen situata në të cilat ndonjë shtet anëtar do të bllokonte ndonjë vendim, siç ndodh tani.

Ky propozim ka shkaktuar më së shumti ndasi. Propozimet e PE-së janë në përputhje edhe me mendimet që janë shprehur nga qytetarët evropianë gjatë konsultimeve në Konferencën për të ardhmen e Evropës. Po ashtu, PE-ja ka propozuar që Komisioni Evropian të ketë më pak anëtar sesa që ka vende anëtare të BE-së.

Sipas propozimit, Komisioni më pas do të quhej “Pushteti ekzekutiv evropian” dhe do të kishte 15 anëtarë dhe gjatë formimit të tij do të merrej parasysh edhe balanca gjeografike. Aktualisht, KE-ja ka nga një anëtar nga secili vend anëtar i BE-së. Sipas propozimit, presidenti i Komisionit Evropian do ta zgjidhte Parlamenti Evropian, ndërsa atë do ta konfirmonin vendet anëtare në Këshill.

Sipas traktatit që është aktualisht në fuqi, është e kundërta, pasi presidentin e zgjedh Këshilli dhe e konfirmon Parlamenti evropian. Propozimi i PE-së parasheh që të krijohet edhe mundësia e votimit të mosbesimit ndaj komisionarëve individualë. Shtetet më të vogla janë shprehur kundër këtyre ndryshimeve nga frika se me to do të zvogëlohet ndikimi i tyre, pasi ato duan që secili vend anëtar të jetë i barabartë, pavarësisht nga madhësia e tyre.

Përmes këtyre propozimeve, PE-ja kërkon që të ketë më shumë transparencë në Këshillin e BE-së dhe të bëhen publike edhe qëndrimet individuale të shteteve anëtare. PE-ja ka propozuar edhe vendosjen e disa politikave që tash janë nën kompetencat nacionale të vendeve anëtare, duke kërkuar që këto të shndërrohen në kompetencë të përbashkët të BE-së. Në këtë kuadër, PE-ja ka kërkuar që të përfshihen fushat sikurse shëndeti publik, ruajtja e mjedisit, mbrojtja civile, edukimi dhe disa të tjera.

Ky raport në Parlamentin Evropian është miratuar me një dallim të vogël votash, me 305 për dhe 276 kundër. Ndërsa dallimi në votimin për një rezolutë që lidhet me këtë raport ka qenë edhe më i vogël, përkatësisht për të kanë votuar për 291 deputetë dhe 274 kundër. Parlamenti Evropian ka kërkuar që Këshilli, pa vonesa, të nisë procedurën për reformën e BE-së duke pasur para sysh këto propozime. /Rel/

“Po të kaΙoj 500 mijë euro nga ΙΙogaria e Elvanës”, zbαrdhen të tjera ρërgjime nga Sky. Si u ρërfshi emri i këngëtares nga Erzen Breçani me të birin

Dosjen prej dhjetëra faqesh të SPAK për grupin e kokainës ku është i përfshirë Ervin Mata, djali i Erzen Breçanit dhe disa emra të tjerë të botës së krimit, është zbuluar edhe një bisedë midis ish-zyrtarit të lartë policor dhe djalit të tij. Në bisedën midis Erzen Breçanit dhe djalit të tij, Eralbi, ku midis të tjerash përmend edhe këngëtaren Elvana Gjata.

Zbulimi nga aplikacioni Sky sipas dosjes së SPAK:

Me datë 18.08.2020 në orën 00:00:39, shtetasi Erzeni Breçani pasi ka marrë në posedim aparatin telefonik me SkyECC me përdorues K0B9EP, i dërgon mesazh zanor CC4RE2 më përmbajtje: “ça bone o prry a je mirë”. Më pas në orën 00:09:50 K9B9EP komunikon me djalin e tij Eralbi Breçani, përdorues i SkyECC S7DEGI. Erzen Breçani i tregon që aparatin telefonik me aplikacionin SkyECC ja ka blerë Bujar Ajeti për shkak se janë përgjuar. Erzen Breçani i tregon që ka patur një bisedë me Ervin Matën dhe ky i fundit i ka ofruar 500 mijë euro borxh për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i, por Erzeni ka refuzuar. Në bisedë më Eralbi Breçanin i tregon për HEC-in dhe etapat e ndërtimit që po zhvillohen aty. Ai i kërkon të birit që mos të vazhdojë më aktivitetin e tij jashtë shteti duke rrezikuar, ku dyshohet që i referohet aktivitetit të jashtëligjshëm me lëndët psikotrope që zhvillon Eralbi Breçani dhe për ti vënë në dukje rrezikshmërinë i tregon edhe për rastin që e ka përgjuar policia së bashku me Bujar Ajetin.

Ata shkëmbejnë mesazhet: “…Persh…A eshte ky… Tini i joti… Toni…Ok…Sa e kam une apo ate qe ta thash…Ma bleu bujari me 80 dit i mushun…Ngaqe na kan pergjue…Ca je ka bani ju…Si asht ervini…..Nuk pata ka me te than se mtha mue po ti dergoj nga llogaria e elvanes 500 mij euro borxh…E maroj punet sa ti kalosh kto halle…I thash jo ne asnje menyr…I ka eralbi po nuk ka me cka i sjell tha kam njerez une qe i sjellin sa te dush…Nuk jam ka te thom me nis gja jo po te
thash se me pat than vet dhe nuk te pata kallxue se nuk nejtem bashk..Tash sa ka mbjen ne mend hic per hecin me than te drejten…Nuk i thash une nismi mtha vet e i thash ne asnje menyr…

Me mujt me gjet noj lek me i ruejt per noj smundje se fola me bardhin e cka ka pas ka pague i rrug hekur e gjys pagese ramizit e nuk kem psque as puntoret gati nje muej jau kem shty rrogat po shof une kto dy dit e takoj do shok me u marr noj gja qe mos te rrim ne mshir te fatit…..I thash ramizit sot nuk kam lek me te dhan vetem me ben qet dig e ater lene punen e me tha shiko me gjej noj pun noj tender i thash pz po shof…Ai i nguli shtyplat derine tre copa i mbaroj sot nejta me te tan diten e u kputem e ke vap…Tash betem me i gjet nja 13 shtylla me jau nue dove mbeshtetese e ater me lidh telat e kabullat e tek nenstacioni me ba hyrjen dhe e oerfundojm…Ruje veten ti e me kan dhnosh per veti e lej punt ge rrezikojn se a po e shef si mu kan vu mue e bujarit tan shteti ne shpin…E kan fut nr tem e te dy tierve prap npergjim me than kta te policise… Kurse ervinit i kan than kta te dhikut…Shikut…Po ban edhe vet policia pa

‘Çmendet’ moti/ Stuhia e fortë ndan në dγsh αnijen në ρort(Video)

Turqia është prekur nga stuhi të mëdha dhe përmbytje, duke çuar në vdekjen e 9 personave, përfshirë një marinar që vdiq kur një anije mallrash u mbyt në Detin e Zi.

Njëmbëdhjetë anëtarë të tjerë të ekuipazhit janë ende të zhdukur. Operacioni i kërkim-shpëtimit u vonua për disa orë nga moti i keq. Por ndërsa situata u qetësua, shpëtimtarët gjetën trupin e një marinara.

Të paktën tre persona humbën jetën nga stuhitë në qytetin Eregli, ndërsa pesë persona humbën jetën në provincat juglindore të Dijarbakirit dhe Batmanit pasi u përfshinë nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur, tha ministri i Brendshëm Ali Erlikaya. Mes viktimave ishte një gjyshe dhe tre nipërit e saj. Rreth 50 persona u plagosën.

Një tjetër anije mallrash, Pallada me flamurin e Kamerunit, u nda në dy dysh si pasojë e stuhive të forta. Të 13 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan.

Të marr zναrrë e të thγej telefonin’, mësueset kacafγten për fΙokësh: Më tha ‘ρr*stitυtë’

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka shkuar në fshatin Kuç të Vlorës, në shkollën “Memo Meto”, ku në datën 18 Tetor 2023 në ambientet e shkollës, dy mësuese janë konfliktuar jo vetëm verbalisht, por situara ka degjeneruar edhe në dhunë fizike.

Blerina Muça, mësuesja e Bio-Kimisë, tregon se ka pasur një debat me një koleg të shkollës. Debati, sipas saj është regjistruar nga mësuesja e Anglishtes Irma Yzeiraj, e cila e ka kërcënuar me publikimin e videos.

Më pas, mësuese Blerina thotë se është bullizuar dhe ofenduar vazhdimisht nga kolegia Irma për faktin që sipas tij, ngaqë kolegia “mban syze optike është beqare”, apo duke e akuzuar për raporte intime me persona të ndryshëm.

Blerina Muça: Debati ka nisur në fund të muajit Maj diçka e tillë pa arsye nga ana e saj. Unë duke debatuar me një koleg, arsyeja domethënë, nuk kisha probleme me atë, kjo më regjistron dhe pas disa ditësh më kërcënon me këtë video e më thotë që “këtë video do të ta nxjerr tek “Jeta osh qef”, të të demaskoj dhe unë ndërkohë i them se cila është arsyeja, Më pas, më thotë që “arsyeja nuk je ti, është shkolla e drejtoreshë Muzikës” që të demaskonte drejtoreshë Muzikën. Aty u mbyll situata dhe zonja Irma ishte me kontratë. Vij këtë vit përsëri në shkollë dhe gjëja e parë që filloi ishin kërcënimet ndaj meje, me bullizim të tmerrshëm duke cënuar anën time morale.

Pyetje: Çfarë të thuhej konkretisht?

Blerina Muça: “Ke shkuar me shoferin e autobusit”, “je qorre”, “je e shëmtuar”, “të ka lënë Zoti të shëmtuar”, “je beqare”. Gjatë gjithë kohës në momentin kur më gjente vetëm, vinte së bashku me Lindita Idrizin, të dyja bashkë dhe krijonin situata ofenduese kundrejt meje. Fjalët më të rënda, “prostitutë”, “shet drogë”, “je e droguar”, “nuk të do familja”.

Pyetje: Ku agravoi gjithë ky konflikt?

Blerina Muça: Një ditë, si çdo ditë që vijmë në shkollë me furgonin e shkollës, si gjithmonë me kunjat e veta dhe ishte një moment kur unë nuk e durova dot dhe i thashë “çfarë problemi ke me mua?”. Pastaj më tha “dëgjo këtu, ti je një femër e degjeneruar, je një femër rrugaçe, je një femër e shëmtuar”, domethënë fjalët që i ka dëgjuar i gjithë kolektivi “je një femër imorale dhe unë të urrej për këtë gjë” dhe ndërkohë ja them dhe unë këto pasi ajo tha shumë fjalë për mua dhe unë i thashë “dhe ti je imorale për mua”. Në momentin që shkuam në oborrin e shkollës, zonja më vjen nga mbrapa, më kap për flokësh, duke bërtitur “do të të tërheq zvarrë, do të të shqyej”. Kjo më merr syzet optike sepse unë në njërin sy jam me 30% shikim dhe mundohet që t’i thyejë. Ja marrin nxënësit nga dora dhe ja japin drejtoreshës në dorë syzet. Drejtoresha e mbajti në mënyrë që të mos agravonte situata më tej. Kjo përsëri ja merr drejtoreshës dhe me një urrejtje të tmerrshme ja merr syzet dhe i shkasin përsëri nga dora. Përsëri për herë të tretë, nxënësit marrin syzet dhe ja japin drejtoreshës. Syzet m’u bënë copash.

Syzet janë optike dhe janë shumë të nevojshme për shikimin tim. Këto syze kanë pasur vlerën 370 Euro, janë blerë para 2 viteve. Më merr policia dhe bëjmë deklaratat. Drejtoresha bën mbledhje dhe zgjedh vetëm Këshillin e Disiplinës dhe të Etikës dhe prisja… por për këtë pjesë nuk u diskutua asgjë dhe drejtoresha më thotë që “ato po më kërcënojnë sepse ti je zënë me Çajupin, pra me mësuesin, debati i parë. Ke pasë një debat dhe ato më kërcënojnë se do ta publikojnë atë video sepse ti nuk ke marrë masë për ato 2 mësues. I them “drejtoreshë, akoma mbledhje?”. Më thotë “po, ja morëm këshillën e prindërve dhe vendosëm që ju të merrni nga një masë paralajmërim për heqje nga puna”. Por nuk qëndron ky problemi, por sepse ato të dyja vazhdojnë të njëjtën situatë, më ruajnë pas derës së klasës, më shajnë tek nxënësit.

Një debat i nisur në furgonin e transportit ka shkuar në pikën që në ambientet e shkollës mësuese Irma e ka kapur nga flokët Blerinën dhe i ka thyer syzet.

Mësuese Blerina: Më jep lekët e syzeve!

Mësuese Irma: Moj, do të marr zvarrë! Do të thyej telefonin!

Mësuese Blerina: Do më thyesh telefonin? Mbush ti moj?

Mësuese Irma: Bëj video!

Mësuese Blerina: Ashtu më ke bërë dhe ti.

Gjatë konfliktit kanë qenë prezentë nxënësit dhe drejtoresha e shkollës. Në fakt, ky konflikt është mbajtur brenda shkollës dhe nuk është çuar as në ZVA dhe as në DRAP.

Drejtoresha: Blerina të të jap lekët dhe të blesh syzet?

Mësuesja: Jo, lekët do m’i japi ajo. Pse duhet të m’i japësh ti?

Drejtoresha: Çfarë duhet të bëj unë?

Mësuesja: Të merrje masë, që i takonte!

Drejtoresha: Unë e bëra detyrën. (I ka thënë mësueses tjetër) I ke bërë dëm ekonomik. Jepi lekët,-i thashë. Lëri të tjerat çfarë keni bërë!

Mësuesja: Besoj, je koshiente për të gjitha gjërat, që kanë ndodhur.

Drejtoresha: Jam shumë koshiente për çdo gjë.

Mësuesja: A të thashë “merr masë, që i takon, se ato do vazhdojnë”? Jo,- më the,- se do më çojnë në DRAP Fier me videon, që më kërcënoi mua.

Drejtoresha: Më dëgjo mua tani! Jo, nuk të kam thënë, se më kërcënon, por unë nuk kam marrë masë në Qershor për gjënë, që ndodhi.

Blerina: Po dhe ajo vjen me videon, më kërcënon.

Drejtoresha: Po, e ka marrë një video atje dhe thotë “Ti s’ke marrë masë”.

Mësuesja: Ke ankesa nga mua?

Drejtoresha: Jo!

Mësuesja: Kam sjellje të keqe me kolektivin, siç pretendojnë ato?

Drejtoresha: Vazhdo punën, siç e ke nisur!

Mësuesja: Çfarë pune të vazhdoj? Më shkulën flokët para gjithë shkollës dhe më thyen syzet. Çfarë pune të vazhdoj?

Drejtoresha: Me thashethemet e këtyre, unë ta jap të drejtën.

Mësuesja: Masa “Paralajmërim për heqje nga puna”. Unë nuk kam bërë gjë.

Drejtoresha: Ato luftën e kanë njësoj, si me ty, si me mua. Ne, nëse biem në nivelin e atyre dhe të përulemi, dhe të themi, dhe të merremi me llafet e atyre…

“Stop” ishte në shkollën “Memo Meto”, por mësuese Irma fillimisht u fsheh e më pas nuk pranoi, që konflikti ka ndodhur në ambientet e shkollës.

Gazetarja: Zysha përshëndetje, si je. Pse po vrapon?

Mësuesja: Nuk jam e detyruar që të…

Gazetarja: Pse po vrapon?

Mësuesja: Nuk po vrapoj, po ngjitem.

Gazetarja: A të pëlqejnë këto syzet që kam vendosur unë?

Mësuesja: Dukesh shumë bukur.

Gazetarja: Fatkeqësisht nuk i kam xhamat sepse i keni thyer ju. A ju kujtohet?

Mësuesja: Duhet të pyesni kolegen. Nuk mund të më filmoni…

Gazetarja: Nuk është nevoja që të ikni me vrap. Ti je krenare që ke rrahur një mësuese. Nga çfarë keni frikë që po fshiheni?

Mësuesja: Absolutisht, nuk dua të dal në televizor!

Mësuesja Dhunë nuk ka kryer njeri me të. Të jesh e bindur për këtë. Në ambientet e shkollës. Jashtë ambienteve të shkollës, unë e zgjidh ndryshe problemin me atë. Jam njeri! Nuk ke të drejtë! Nuk dua të përgjigjem!

Gazetarja: Po ju ishit krenare për veprimet që keni bërë. Nuk jam unë.

Mësuesja: Nuk mund të hysh ashtu!

Gazetarja: Nuk jam unë krenare që kam dhunuar një mësuese.

Mësuesja: Nuk kam dhunuar një mësuese. Nuk ke punë në ambientet e shkollës. Nuk ka ndodhur në ambientet e shkollës!

Një fakt, provat tregojnë të kundërtën e asaj që mësuese Irma deklaroi, pasi sipas një përgjimi, ajo ishte shprehur me krenari për aktin e saj dhe madje kishte edhe ide se si dhuna ndaj mësueses do të bëhej lajm dhe gati kishte edhe titullin.

Mësuese Irma: S’bëhem pishman për asnjë veprim dhe asnjë fjalë, që kam thënë.

Denoncuesja: S’bëhesh pishman, që rreh njerëzit kot.

Mësuese Irma: Ty të tregova vendin njëherë.

Denoncuesja: Krenari e madhe që prek njerëzit me dorë, se ne s’kemi duar…

Mësuese Irma: Për mua krenari është. Ja, do dalim dhe në lajme. Do dalim dhe në lajme. Një mësuese? S’na pëlqen ky titull. Tek “Vlora news” lexoje, që sot. “Një mësuese rrahu një mësuese”. Unë do komentoj: “Unë isha ajo, që e rraha”.

Ρjesëmarrja në Euroρian, zbυΙohet shuma marramendëse që ρërfitoi FSHF-ja nga kualifikimi historik

Kombëtarja shqiptare arriti të kualifikohet në “Euro 2024” dhe kjo arritje i ka sjellë Federatës Shqiptare të Futbollit, 9.25 milionë euro.

Kjo shifër është minimalja dhe e njëjtë për 24 kombëtaret që do të marrin pjesë në grupe.

Më tej përfitimet nuk ndalen me kaq, pasi për çdo fitore në grup, UEFA ka vendosur një bonus prej 1.5 milionë eurosh, ndërsa barazimi vlen 750 mijë euro.

Por, nëse Shqipëria paraqitet mirë dhe kalon edhe grupin, ajo do të përfitojë edhe 2 milionë euro shtesë.

Ndërkohë, më tej shifra shkon në 3.25 dhe 5 milionë euro për këdo që arrin në gjysmëfinale. Duke e parë buxhetin e FSHFsë, një pjesëmarrje në Europian do sillte një bonus të madh për futbollin shqiptar.