Feston sot ditëlindjen, e gjeni dot sa υjeç bën aktori i njohυr Robert Ndrenika


10 janar 1942, sot 82 vite më parë lindi kolosi i skenës shqiptare. Robert Ndrenika, njeriu i mbi 30 roleve në filma, Agushi tek (Zonja nga Fshati) Sokrati tek (Vëllezër dhe shokë), Stefi tek (Në shtëpinë tonë) Vangjeli tek (Përrallë nga e kaluara) dhe kushedi sa roleve në teatër.

Aktori tejet i dashur për të gjithë brezat, sjell gjithnjë mesazhe me peshë dhe aktuale me rolet e tij. Të gjithë e duan dhe e admirojnë thjeshtësinë e tij. Të gjithë e vlerësojnë për sjelljen në jetën reale, por edhe për personazhet që tashmë i përkasin. Askush s’i harron batutat e tij në teatër apo filma, dy botë që Ndrenika s’i ndau kurrë.

Robert Ndrenika ka dy vajza. Ai kishte një histori mjaft të bukur dashurie me gruan e tij, Polikseni. Ai e adhuronte bashkëshorten e tij. Por edhe ajo e adhuronte të shoqin, dhe e shoqëronte gjithmonë në prova. Por pasi Polikseni u sëmur dhe vdiq, Robert Ndrenika e vuajti shumë largimin nga jeta të bashkëshortes së tij. Aq sa për katër vite nuk shkeli më në teatër.

Por në prill të vitit 2012 ai fitoi mbi vuajtjen dhe iu rikthye fuqishëm teatrit me rolin e doktor Shuster.

Ai nderohet nga presidenti i asaj kohe, Bamir Topi me titullin “Nder i Kombit” ( ne 2012).

Ne 2014 ai futet në botën e një personazhi kapriçoz përmes premieres “Djemtë gazmore”, pjesë e shkruar nga shkrimtari amerikan Neil Simon.

Në 2015, u shpall Aktori i Vitit dhe gjatë marrjes së çmimit, publiku u ngrit në këmbë dhe duartrokiti gjatë në nder dhe respekt të tij.

Robert Ndrenika, “Artist i Popullit” meritoi çmimin vjetor nga Akademia e Artit dhe Kulturës “Kult”.
Robert Ndrenika përfaqëson jo vetëm nderin e dhe krenarinë e kombit por historinë e jashtëzakonshme të një njeriu të madh, që ka bërë histori përmes thjeshtësisë së madhështisë së tij

“Të vrava vëllanë”- Ρërdh *noi prej 9 vitesh vajzën e bashkëshortit të saj, flet e motra e 33-vjeçarit që u vra nga kunati: Nuk e dija, ja kur e zbulova

Motra e 33-vjeçarit Erjon Pelivani, i cili u vra nga kunati i tij Fatmir Tarellari, ka treguar se përdhunimin e vajzës së bashkëshortit nga i vëllai e ka mësuar vetëm pak ditë më parë

Njerka është shprehur se 18-vjeçarja, e cila është vajza e të shoqit nga martesa e parë, nuk i kishte treguar se 33-vjeçari kishte abuzuar seksualisht me të.

Gjithashtu, ajo u shpreh se vëllai i saj Erjon Pelivani ishte kujdesur të mbulonte veprimet e tij.

“Këtë e kam mësuar 3-4 ditë më parë. Nuk dija gjë, ai ka arritur ti mbulojë aktet e tij. As vajza nuk më tha gjë. Kur bashkëshorti im e zbuloi, e vrau. Më mori dhe më tha ‘Të vrava vëllanë’”, thotë ajo e tronditur për Protothema.

Mëngjesin e djeshëm (9 Janar), vajza 18-vjeçare vendosi të fliste me të atin për tmerrin që përjetoi nga duart e 33-vjeçarit, duke treguar njëkohësisht se ai e shantazhonte me video dhe foto gjatë momentit të abuzimit për t’i mbyllur gojën.

50-vjeçari ka marrë pushkën e gjahut dhe me justifikimin se makina e tij kishte pësuar i ka kërkuar kunatit të tij të shkonte ta ndihmonte.

Ata janë takuar në rrugën provinciale Volou-Zagoras dhe pas një debati mes tyre, 50-vjeçari e ka ekzekutuar vëllain e gruas së dytë me një plumb në gjoks dhe më pas është dorëzuar në Polici.

Vrαu kunatin ρasi zbυΙoi se i kishte ρërdh *uar prej 9 vitesh υαjzën dhe e shantazhonte me video in time, fotot e autorit dhe viktimës

Dalin fotot e autorit dhe viktimës të ngjarjes shokuese në Volos të Greqisë, ku 50-vjeçari Fatmir Tarellari qëlloi për vdekje me pushkë kunatin e tij, pasi mësoi se 33-vjeçari i kishte përdhunuar vajzën prej 9 vitesh dhe e shantazhonte 18-vjeçaren me materiale filmike nga momenti i abuzimit sek sual.

E bija 18-vjeçare, nga martesa e parë, i kishte rrëfyer Fatmir Talellarit mëngjesin e së martës (9 Janar) se 33-vjeçari Erjon Pelivani kishte abuzuar seksualisht me të që prej moshës 9 vjeçare, raportojnë mediat greke.

Gjithashtu vajza, nga martesa e parë, i ka treguar të atit se kohët e fundit viktima e shantazhonte se do t’i publikonte video dhe foto intime gjatë akteve të tij, duke i kërkuar një shumë parash.

I shokuar nga rrëfimi i së bijës, Fatmir Talellari ka marrë armën e gjahut dhe ka nxjerrë justifikim për të takuar 33-vjeçarin duke i thënë se iu ishte prishuar makina dhe kishte nevojë për ndihmë.

Autori ka treguar se është takuar me vëllain e gruas së tij të dytë pranë fabrikës AGET në zonën e Volos rreth orës 19:45 të pasdites së të martës.

Me të mbërritur në vendngjarje, pas një debati që ka pasur me të, autori e ka goditur 33-vjeçarin me tytën e pushkës në fytyrë dhe kur i riu ka tentuar t’ia heqë armën, e ka qëlluar për vdekje me një plumb të vetëm

Rrëfimi i babait të υαjzës që u abuzua nga υëllai i grυαs së tij: E υrava se ai më “heΙmoi” fëmijën

Kanë dalë në dritë detaje tronditëse nga ngjarja e rëndëq në Greqi, ku 50-vjeçari shqiptar Fatmir Terallari, ekzekutoi kunatin e tij, pasi mësoi se ky i fundit i kishte përdhnuar për 9 vjet vajzën.

Gjithçka që kishte ndodhur në shtëpi që prej moshës 9-vjeçare, u denoncua në policinë e Volosit nga vajza ditën e sotme.

Vajza, tashmë 18-vjeç, ka treguar në polici se si filloi abuzimi dhe se si së fundmi ai i dërgonte video në cellular, duke i kërkuar paratë.

Gjithçka që kishte ndodhur në shtëpi që prej moshës 9-vjeçare, u denoncua në policinë e Volosit nga vajza ditën e sotme.

Në fakt ajo i ka paraqitur policisë mesazhet e viktimës dhe i ka dorëzuar celularin, në të cilën viktima i dërgonte videot për t’i bërë presion psikologjik.

Në të njëjtën kohë, babai 50-vjeçar përshkroi në polici se si mësoi nga vajza e tij makthin që ajo jetonte dhe si mori vendimin për të vrarë vëllain e gruas së tij.

Siç tha ai, madje e kuptoi se diçka nuk shkonte kur vajza e tij, e cila studionte, filloi të mos paguante qiranë e banesës dhe t’i kërkonte dhe më shumë para.

Kanë dalë në dritë detaje tronditëse nga ngjarja e rëndëq në Greqi, ku 50-vjeçari shqiptar Fatmir Terallari, ekzekutoi kunatin e tij, pasi mësoi se ky i fundit i kishte përdhnuar për 9 vjet vajzën.

Gjithçka që kishte ndodhur në shtëpi që prej moshës 9-vjeçare, u denoncua në policinë e Volosit nga vajza ditën e sotme.

Vajza, tashmë 18-vjeç, ka treguar në polici se si filloi abuzimi dhe se si së fundmi ai i dërgonte video në cellular, duke i kërkuar paratë.

Në fakt ajo i ka paraqitur policisë mesazhet e viktimës dhe i ka dorëzuar celularin, në të cilën viktima i dërgonte videot për t’i bërë presion psikologjik.

Në të njëjtën kohë, babai 50-vjeçar përshkroi në polici se si mësoi nga vajza e tij makthin që ajo jetonte dhe si mori vendimin për të vrarë vëllain e gruas së tij.

Siç tha ai, madje e kuptoi se diçka nuk shkonte kur vajza e tij, e cila studionte, filloi të mos paguante qiranë e banesës dhe t’i kërkonte dhe më shumë para.

“Herën e fundit që vajza ime studionte vazhdimisht më kërkonte t’i dërgoja para. E dija se diçka nuk shkonte kur pronari i banesës ku jeton më telefonoi duke i thënë se i kishte borxh qiranë ndërsa unë dhe nëna e saj po i dërgonim para rregullisht. Kur fola me fëmijën për të parë çfarë po ndodhte ajo filloi të qante dhe më tregoi gjithcka jetonte prej kaq vitesh me 33-vjecarin që e përdhunonte dhe videot që kishte duke e shantazhuar dhe duke i marrë paratë, ai më helmoi fëmijën, bëra atë që duhej të bëja, jam baba…”, ka thënë ai.

50-vjeçari ka marrë armën, ka njoftuar bashkëshorten dhe i ka thënë se i është dëmtuar makina duke i kërkuar të thërrasë vëllanë dhe të shkojë ta gjejë për ta ndihmuar.

Autori i ka zënë pritë viktimës së tij, duke e qëlluar në gjoks dhe fytyrë dhe është dorëzuar menjëherë në polici

Këmbimi ναlutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e hυaja, ja me sa po bΙihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 10 janar 2024, dollari amerikan blihet me 94.6 lekë dhe shitet me 95.6 lekë.

Euro blihet me 103.6 lekë dhe shitet 104.6 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 111 lekë, ndërsa në shitje me 112 lekë.

Paundi britanik blihet me 120.2 lekë dhe shitet me 121.3 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 70.5 lekë, ndërsa në shitje me 71.7 lekë.

Trόnditëse në Greqi! “Më ka ρ*rd.hυnύαr daja që 9 υjeçe dhe…”, shqiptari υret me çifte kunatin 33-vjeçar, υetëdorëzohet pas krimit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Volos të Greqisë. Një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij 33-vjeçar, të dy shqiptarë.

Sipas informacioneve, autori duke përdorur një armë gjahu – të cilën e kishte në posedim të ligjshëm, ka qëlluar dhe ka vrarë vëllain 33-vjeçar të gruas së tij dhe më pas është dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin që ka kryer.

50-vjeçari dyshohet se ka thënë në polici se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij pasi mëngjesin e së martës vajza e tij 18-vjeçare zbuloi se 33-vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi, sipas asaj që ajo pretendonte, ai e shantazhonte për të publikuar video dhe foto të veprimeve të tij.

Autoritetet policore kanë sekuestruar armën e gjahut, ndërsa vajza do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

(BalkanWeb)

Nga “shefi i madh” te koρshtarët, ρolicia britanike çmonton rrjetin e fermaυe të kanabisit. Kush janë shqiptarët e dënuar

Një burrë me origjinë shqiptare për 4 vite dyshohet të ketë luajtur rolin e tij në një komplot të sofistikuar të rritjes së kanabisit, i cili mund t’i ketë sjellë atij mbi 500 mijë paund.

Një operacion i koordinuar që përfshin policinë e West Yorkshire dhe Shërbimin e Emigracionit çoi në burgosjen e pesë anëtarëve të një bande shqiptare të drogës shtatorin e kaluar, pasi ata krijuan kultivime të fshehura kanabisi në shtëpi në distriktin Bradford dhe në South Yorkshire.

Gjykata e Bradford Crown dëgjoi të hënën se organizatorët përdorën dokumente të rreme identiteti për të marrë me qira shtëpi dhe për të ngritur fabrika kanabisi duke gërmuar hapësira nën tokë dhe duke përdorur dyert e garderobës për të fshehur hyrjen në zonat e papafingo.

Erjon Xheladinaj, 33 vjeç, banues në Aspen Grove, u bë i pandehuri i fundit që u burgos pasi pranoi përfshirjen e tij për prodhimin e drogës e klasifikuar si B.

Shtatorin e kaluar, menaxheri dhe drejtori i operacionit të drogës Klesti Gorcellari, 24 vjeç, u burgos për shtatë vjet e gjysmë pasi u dënua për prodhimin e kanabisit dhe posedim të dokumenteve false të identitetit. Bashkëpunëtorët e tij të besuar Isuf Roshi, 24 vjeç dhe Armando Sulce, 27 vjeç, u burgosën me pesë vjet dhe katër vjet respektivisht pasi u shpallën gjithashtu fajtorë për të njëjtat akuza. Andrit Toci, 33 vjeç dhe Revi Shehu, 25 vjeç, u dënuan me nga 12 muaj burg për punë si kopshtarë kanabisi.

Në seancën e dënimit të vitit të kaluar, prokurori Gerald Hendron tha se oficerët nga Policia e West Yorkshire dhe shërbimi i imigracionit kishin vëzhguar adresat në Bradford, Keighley, Leeds dhe Barnsley dhe më 7 korrik 2021, u zhvillua një operacion i madh i koordinuar për të kontrolluar rrjetin e pronave me qira.

Fermat e kanabisit u gjetën të fshehura pas paneleve dhe dyerve të rreme dhe në gropa të pasigurta që i kishin bërë pronat në mënyrë të rrezikshme të paqëndrueshme. Ai tha se aksesi në bimë ishte përmes dollapëve, nën dollapët e kuzhinës dhe përmes kalimeve të fshehura mirë dhe kapakëve të papafingos. Në vitin 2019, një bastisje e policisë në një dyqan në Leeds zbuloi një fermë kanabisi prej 150,000 £ me disa nga 275 bimët e fshehura nën një derë në bodrum.

Në një shtëpi me qira në Thurston Garden, Bradford, oficerët gjetën një fermë kanabisi të fshehur në një hapësirë të paqëndrueshme të gërmuar dhe hyrja në të bëhej nga poshtë makinës larëse. Në atë adresë, bimët dhanë kanabis me vlerë pak më shumë se 19,000 £ dhe një drogë tjetër me vlerë 46,000 £ u zbulua në një pronë në Keighley. Gjykata dëgjoi se bimët po rriteshin në papafingo dhe se sasia totale e kanabisit e sekuestruar nga oficerët mund të kishte një vlerë rruge prej gati 500,000 £.

Klesti Gorcellari

Z. Hendron tha se drejtuesit e bandës kishin investuar shumë në organizimin me më shumë se 45,000 £ të paguara për të marrë me qira pronat dhe automjetet. Ai tha se në total nuk janë përfshirë pajisjet e nevojshme për ngritjen e fermave dhe ngrohjen dhe ujitjen e impianteve. Hendron tha se disa prej shtëpive u ishin shkaktuar dëme serioze. Fatura e dëmit në njërën prej tyre, vlerësohet të jetë 18,000 £. Prokuroria tha se Gorcellari kishte drejtuar dhe organizuar prodhimin e kanabisit në shkallë industriale dhe do të priste një shpërblim të konsiderueshëm.

Gjykatësi Jonathan Rose tha se nuk kishte kuptim që Xheladinaj me arsim universitar të kishte braktisur fermën e tij familjare në Shqipëri dhe të kishte paguar një shumë të konsiderueshme për të hyrë në këtë vend ku ishte i punësuar në punë të rëndomta. Gjykatësi tha se i pandehuri kishte bërë zgjedhjen më të keqe kur u përfshi në një kriminalitet të sofistikuar dhe të gjerë.

Ai i tha babait të një fëmije: “Gjykata nuk kënaqet kur dërgon një burrë me karakter të mirë deri tani për të vuajtur një dënim të gjatë me burg, por në të vërtetë nuk ka asnjë alternativë në rastin tuaj.” Gjykatësi tha se shkelja kishte ndodhur gjatë tre viteve dhe kishte përfshirë ngritjen e komplekseve në pronat rezidenciale dhe komerciale.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Mërkurë 10 Janar 2024

Dashi

Nuk do të ketë komplikime në jetën tuaj në çift. Një zhgënjim do t’ju çojë në disa grindje me partnerin/en, por për fat të mirë ju do të kuptoni se situata është e zgjidhshme. Beqarët do të duhet të heqin qafe kujtimet e vjetra për të jetuar përvoja të reja. Ditë e rëndësishme për të gjetur kontakte të reja profesionale. Zgjeroni gamën tuaj dhe bëni biznes.

Demi

Nëse nuk doni probleme në dashuri, jini të kujdesshëm në atë që thoni. Kthimi i një pushtimi të së kaluarës do të hedhë hije në marrëdhëniet dhe marrëveshja mund të ndikohet. Beqarët sot do të jenë magnetikë dhe do të jenë në gjendje të bëjnë takime të veçanta me njerëz interesantë. Në punë do të tregoheni shumë energjik. Në këtë normë së shpejti do të jeni në gjendje të arrini qëllimet tuaja.

Binjakët

Ditë e ndritshme, ju jeni shumë energjik dhe të pasionuar dhe do të tregoni anën tuaj të butë për të dashurit, duke pasur parasysh projektet e rëndësishme për të ardhmen së bashku! Për beqarët, takime të reja janë të mundshme, disa prej të cilave mund të jenë shumë interesante. Dikush do t’ju kritikojë dhe nuk do të humbasë mundësitë për t’ju vënë në një dritë të keqe. Shmangni reagimin.

Gaforrja

Vendosni një porosi të vogël në jetën tuaj dhe jepini përparësi maksimale gjërave më të rëndësishme: bëjeni gjithçka për të gjetur ngrohtësinë në marrëdhënien në çift, Venusi është në anën tuaj. Beqarët do të kenë më shumë besim në vetvete. Mos i kushtoni vëmendje thashethemeve të zhvendosura nga një koleg ziliqar. Ka kaq shumë që dëshirojnë të jenë në vendin tuaj!

Luani

Sot do të keni mundësi të shkëlqyeshme për të parë njerëz që nuk i keni parë për një kohë të gjatë. Në dashuri duhet të dëgjoni nevojat e personit që doni për të shmangur keqkuptimet. Zemrat e vetmuara duhet të jenë më të vëmendshme ndaj miqësive që ndërmarrin në rrjetet sociale. Shumë situata do të kthehen në favorin tuaj edhe nëse dikush përpiqet të vendosë shkopinj nën rrota.

Virgjëresha

Dashuria sot ju rezervon momente pasioni dhe butësie. Ato janë pak, por për fat të mirë janë të drejta. Beqarët nuk duhet të humbasin shpresën teksa janë në kërkim të shpirtit të tyre binjak, shikoni përreth, ndoshta është afër! Ju keni një forcë të jashtëzakonshme për të përballuar vështirësitë në punë dhe madje problemet e mëdha nuk ju trembin.

Peshorja

Në zemrën tënde ka ndjenja kundërshtuese dhe është rasti të reflektohet për të kuptuar atë që dëshiron. Nëse jeni çift ju do të duhet të përpiqeni dhe të merrni njëfarë hapi në marrëdhënien tuaj. Njohje të reja po vijnë për beqarët, të cilat mund të jenë vendimtare për dashurinë. Do të keni një shans të mirë për të kryer një projekt me sukses. Mundësi të mira për ata që kërkojnë një punë të re.

Akrepi

Disa keqkuptime me partnerin/en do të bëjnë që të lëvizni. Ju ndiheni të hutuar dhe çdo gjë shfaqet në një dritë tjetër. Edhe ata përreth jush mund të krijojnë probleme. Sot beqarët do të realizojnë shumë takime. Lajmi i mirë do të sjellë qetësi për ta. Mos u dorëzoni në atë që keni kryer me vështirësi. Edhe nëse ka pasur disa ngjarje të papritura, së shpejti do të keni kënaqësitë tuaja.

Shigjetari

Ndoshta nuk është dita më e mirë për të kërkuar një sqarim në fushën sentimentale, por duhet patjetër të bëni diçka për të sqaruar dyshimet tuaja. Beqarët do të vlerësohen dhe mund të bëjnë takime interesante. Përqendrohuni vetëm në atë që premton t’ju japë rezultate dhe ndërkohë reflektojnë në një ofertë pune të mirë.

Bricjapi

Do të ndiheni si jashtë “orbite” dhe nuk e kuptoni pse, por mos i nënvlerësoni reagimet e partnerit/es që mund t’ju bëjnë nervoz. Për beqarët do të ketë mundësi të shkëlqyera për të marrë një ftesë interesante për mbrëmjen. Ka të gjitha kushtet për një flirt intrigues! Në punë ju do të merrni shumë më tepër nëse rrisni angazhimin tuaj. Diçka duket të lëvizë në horizont.

Ujori

Sot do të jeni i guximshëm dhe do të habisni partnerin/en me disa lajme. Nëse keni qenë në një marrëdhënie për një kohë të gjatë, do të forconi edhe më shumë lidhjen me diçka të papritur. Beqarët do të kenë probleme me disa miqësi, por në mbrëmje gjithçka do t’i kthehet normalitetit. Kënaqësi të shkëlqyera në sferën e punës. Pas shumë vështirësive e meritoni, por mos humbni kohën tuaj, shkoni përpara.

Peshqit

Vendime të shtyra për disa çështje shumë delikate. Në vend të kësaj, kushtojini vëmendje gjërave të vogla për të rimarrë një marrëdhënie që është gati të degjenerohet. Beqarët do të duhet të tregohen të kujdesshëm në vendimet e tyre për të shmangur zhgënjimet në dashuri. Sot Mërkuri favorizon marrëdhëniet me kolegët. Është një moment i mirë për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimet e reja.

Ky është “Bυzëderri” që i υranë të birin me snajper dhe misteret e atentatit në Vlorë

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar për herë të parë një foto të Sokol Sinomatit, i njohur me nofkën “Buzëderri”, të cilit mbrëmjen e 7 Janarit i ekzekutuan me snajper të birin 23 vjeç, Gëzim Sinemati, në ballkonin e banesës së tij në qytetin e Vlorës.

Sokol Sinomati, ka qenë pjesë e bandës së “Gaxhait” në vitin 1997 në Vlorë, teksa në foto shfaqet bashkë me të akuzuarit e tjerë të kësaj bande në Gjykatën e Tiranës në vitin 1999.

“Ky është Sokol Sinomati në bankën e të akuzuarve me bandën e Gaxhait në vitin 1999 në Gjykatën e Tiranës”, shkruan shkurtimisht Artan Hoxha në foton e publikuar në rrjetet sociale.

I ati merr pjesë në varrim

Hakmarrja është pista kryesore ku është përqendruar grupi hetimor për zbardhjen e vrasjes së 23-vjeçarit, Gëzim Sinomati. I riu këtë të martë është përcjellë për në banesën e fundit, në një ceremoni mortore të blinduar me forca të shumta policie pasi në të ka qenë prezent dhe babai i tij, Sokoli, i cili aktualisht vuan një dënim në burgun e Fushë Krujës.

Hetimet

Dy ditë pas vrasjes së 23-vjeçarit, Gëzim Sinomati në Vlorë, policia dhe prokuroria ende nuk kanë rënë në gjurmët e autorëve. Hetimet e zhvilluara deri në këtë fazë kanë ngritur dyshimet se i riu i ekzekutuar me snajper mbrëmjen e së dielës në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë, mund të jetë vrarë gabimisht.

Sipas tyre nuk përjashtohet mundësia që shënjestër e këtij atentati mafioz të ketë qenë xhaxhai i tij, Benard Sinomati. Ky i fundit ka qenë së bashku me viktimën në banesën ku u qëllua i riu, i cili kishte pak ditë që ishte kthyer nga Belgjika, vend ku dhe jeton.

23-vjeçari ka qenë në ambientet e brendshme të banesës në afërsi të vetratës prej xhami, të cilën e kishte ulur pak për të qarkulluar tymin e cigares që po konsumonte. Mungesa e ndriçimit në rrugë sipas hetuesve mund të ketë ndikuar tek ngatërrimi i shënjestrës nga qitësi.

Dyshimi i krijuar nga policia dhe prokuroria vjen për shkak se xhaxhai i viktimës ka qenë shënjestër edhe e një sulmi me tritol në janar të 2021, ku po në lagjen Hajro Çakërri iu hodh në erë me eksploziv makina.

Zhdukja e çunave të Belgjikës

Por autoritet nuk përjashtojnë as vrasjen me motive të konflikteve të kohëve të fundit në Belgjikë, për një sasi të vjedhur të kokainës, ku rezultojnë të vrarë dy persona gjatë muajve të fundit.

Gjatë viteve të fundit “banda e Belgjikës”, është sulmuar disa herë dhe numëron 6 anëtarë të zhdukur ose humbur mes viteve 2014-2016. Gjithashtu 4 pjesëtarë të kësaj bande janë vrarë në atentate të ndodhura në vitet 2019-2020 duke përfshirë edhe ngjarjen e të dielës.

Ndërkohë sa i takon autorëve të kësaj vrasje që dyshohet se ishin të paktën 3 persona, hetuesit dyshojnë se ata kanë qenë vrasës me pagesë. Për të mos lënë asnjë gjurmë ata kanë përdorur një makinë me targa të dubluara të një automjeti në zonën e Kamzës, si dhe janë kujdesur të shuajnë çdo provë duke djegur makinën në një zonë pa kamera sigurie.

“Kυr rref mamin, ne fëmijët nuk ta Ιejojmë”, daΙin mesazhet mes vajzës dhe Xhemal Lokës

Emisioni Uniko ka publikuar mesazhet e Xhemal Lokës dhe të bijës së tij 21-vjeçare, e cila është e fejuar.

Në këto komunikime në WhatsApp, Xhemal Loka i shprehte të bijës nervozizmin që kishte ndaj bashkëshortes së tij Bedrie Loka, e cila nuk i bindej urdhrave të tij që të mos shkonte të takonte nënën e saj dhe familjarë të tjerë.

Bëhet fjalë për mesazhe mes Xhemal Lokës dhe të bijës, kur ai ka qenë në Greqi disa muaj më parë.

Këto komunikime janë sekuestruar nga Prokuroria dhe janë pjesë e dosjes hetimore.

Në bisedat mes tyre evidentohet qartësisht fakti se mes Bedrie Lokës dhe Xhemal Lokës kishte probleme si çift. Ndërsa vajza e tyre përmend edhe faktin që nëna, Bedria dhunohej nga bashkëshorti, dhe i thotë babait se këtë gjë nuk do t’ia lejojnë ajo dhe vëllezërit e tjerë.

Vajza: Mua më keni bërë të huaj. Po kur ti bën të padrejtë me mamin e ne fëmijët s’do ta lejoj fare. Se i ke ca gabime dhe ti o bab. Hajde për Vit të ri dhe merru vesh me të vetë.

Babai Xhemal Loka: Ti don me qan fmi taman, ti me kët qëndrim që të thashë unë nuk ke asnjë të drejtë.

Vajza: Kur ti bon sherr në familje rref mamin e bo këto gjona, jo unë po krejt fëmijët s’ta lejojmë. Ti kur i bën mamit ato gjëra s’do as ne.

Babai Xhemal Loka: Se mami jot nuk ka asnjë të drejtë me shku kund pa më pyet mua.

Vajza: Ti a thu se për mua ka vdek. Ajo s’është askushi. Hajde për Vit të Ri merru vesh me të.

Babai Xhemal Loka: Kaq di të them. Veji gishtin kokës.

Vajza: Ok ok. Të thashë edhe njëherë do ndërhyj kur do ti. Bo të padrejtë, rri e kërcënon. Me mua s’ke punë fare t’më peshosh mua me faj.

Babai Xhemal Loka: Unë nuk të kam ndërhyrë në familjen tënde.

Vajza: Po kur kam problem me familje do më dalësh përzot si bab. Unë shof se ju rrini e rrifi normal që do ndërhyj se jeni familja ime.

Babai Xhemal Loka: Dhe ti nuk ke asnjë të drejtë të fusësh hundët te familja ime merre vesh se ç’a po të them.

Vajza: Kur duheni s’kam pse ndërhyj, shyqyr si duheni.

Babai Xhemal Loka: Se ja ke qit met mamit tan dhe një shoqe e asaj.

Vajza: Kur rrifi ç’a të rri të shoh se ç’a jeni t’u ba.